Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:23 pm

Nëpër
Metaforën e lotin vetmimtar

PIKON (NDRIT) LOTI I VETMISË…).

Përsiatje e reflektime në poetikën adoleshente të kohës…
Nga Kristaq F. Shabani
Nertila Toska
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:23 pm

Poetizimet e sotme kanë shpërthime që quhen të vrullshme , duke eliminuar kohën e lindësisë së tyre, duke thyer /do normë të linduri dhe të shfaquri… Mendimi kritik ,pa dyshesë, kundron dhe ndien ligështi për këtë tranditje moshe , për këtë ecuri në korsime e startime poetike… Me syrin e tij të zgjuar ky mendim kritik evidenton kohën e fokuson atë dhe erotizmin e saj që ka shfaqësi të herët, erotizmëm ndoshta shumë i shpejtuar... dhe lëshon apelimin për hapje syri.. .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:24 pm

Prezente psikologjia e moshës tepër të re … me ofshama e pasthirrmime të jashtëzakonshme, që vuan dhe përbetohet, pa iu lidhur ende kërthiza… ka shpërthime të fuqishme erotizmi…
Mëdyshjet e dashurizave mbajnë vetmimtar shpirtin… Zemërzat hedhin vargëzime, duke u nisur nga hapësira dhe horizonti, përvoja e dashurizës… Në pikëtakimet e para, zanafillore, intimja shpërthen me fjalëza ndjenjësore, të cilat hidhen dhe përcillen nga protagonistë “valentinorë” ëndërrues të vegjël, të cilët “shfrejnë” dhe duan të precipitojnë në një skenë, ku aktrojnë për herë të parë… Prekja e syrit me syrin, lehtas dora me dorën, përkëdhelësia e flokëve tashmë të ikur nga natyraliteti, fjalë ndjenjësore të kryefjalëzuara nga fjala “Të dua”, në një kohë që s’ka ardhur ende. Shpirti i trazuar përzgjedh fjalë ngrohtësie, por në kohë trazimesh kryefjala e dashurizave është vetmia dhe ëndërrimi i pranisë. Dyshesa është parametër e ndjesive të sotme të shtuara në përqindjen e tyre, kjo e ka rrjedhën në “lodërtimet” që startojnë në moshë minore… Në shumë vëllime që kemi hulumtuar ka thyerje, ka zig-zage jetësore dhe momente pasigurie në procesin jetësor, e kondicionuar kjo nga kontrolli vetiak, apo i “përfoluri” i vetvetes dhe mos kontrolli prindëror .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:24 pm

Sinqeriteti ndjenjësor është vrapues, rend me një forcë shtysë, duke humbur edhe ritmin, stilin dhe projektplanin apo arkitekturimin e një “boshësie” erotike. Në këtë kontekst paralajmërimi i furtunës ndjenjësore jepet me sinqeritet, pa dozime dredharake, pra pa përdoruar dinakërinë, për të mos rënë në syrin e grerëzave opinionale. Këto vëllime tregojnë sinqeritetin e ekzistencës e të normalitetit për prezencën e tiparit karakterizues dashuror që nis shpejt e pa humbur kohë, sikur nuk ka kohë të mjaftë për të blinder ; ndoshta i nxitur si fenomen, ose për sprovë për një jetë panoramë, duke u nisur edhe nga prezenca e boshësisë erotike. Të përjetuarit e dramave improvizuese në vargëzime dhe në mesazhe, të thënët e të stërthënat për “ikje nga jeta“, ecurira sublime, për një dashuri të thyer, për një mosbesim dysh dhe për një mbulim trupor, e për një qiri të ndezur, për një trëndafil të mbjellur, për puthërim të etur, për krahasime sipas shtatërisë, me një figuracion jo shumëplotor, për një provë se si është ajo erotika fillestare, ç’melodicion ka ajo është një gënjeshtari “luledeleje”… Mosha kërkon vëmendje psikologjike edhe në kuadrin e psikologjisë letrare dhe tendecës pozitive për të rritur epërsinë e saj. Në këto vëllim të kapitullizuara vërehet një tendencë e kthimimit në të mirë, duke leksionuar për të gjithë moshën adoleshente… jepen prirjet e pasionit, të besimit, të kërkimit reciprok, të përbetimit, të kontrollit ndaj hedhjeve të fjalëzave mjaltore, të cilat kanë ngjyrim tjetër. Këtu shndrit edhe “përvoja e shoqeve “ autoreve dhe autorëve të shumtë , të cilët kanë hedhur nga pak ndjesitë e tyre. Hedhja e vargjeve të puthëruara deri diku është karakteristikë e “prurjeve “ të vajzave të kësaj moshe, të cilat, si rrjedhojë e ngacmimeve të gjinisë tjetër, e shfryjnë define e tyre me lloj shgaravinash e pikturimesh “dashurore”, të cilat brenda kanë botën e tyre shpirtërore, por që duhen shtrydhur poetikisht për të fituar “tharmin” botues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:24 pm

Në kuadrin e lëvizjes për një njohje të botës shpirtërore të të rinjve dhe të adoleshentëve morëm një nismë të tillë reklamimi, por që kërkohet një punë e madhe me figurën, ritmin dhe stilin si dhe për të realizuar një kompozicion përshtatës dhe mendjedhënës me efekte sqimëtare. Përzgjedhja e fjalës së ndjenjës nuk bëhet lehtë dhe kërkimi i figurimit po ashtu. Niveli tregon edhe punën që bëhet aktualisht në shkolla për letërsinë dhe për të impulsuar talentin që del, por kërkon punë të talentohet dhe të konkurrojë.

Gjirokastër, gusht 2011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:25 pm

Ilustrimi poetik



Pikoi syri im
e fshiu dora jote,
U shpreh buza ime ,
“Hesht,”- i tha puthja jote…
Në mëdyshje

Të të them të dua sa lulet,
është fare pak…
Të të them të dua sa yjet,
janë shumë larg…
Të dua sa qielli,
bota pafund…
Po ti je larg,
larg jam dhe unë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:25 pm

Ah, djemtë!...

Ah, ç‘ndodh kështu
me djemtë çapkënë!…
Çdo vajzë shigjetojnë
me fjalën e thënë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:26 pm

Çasti fatkeq

Me fjalë hipokrite
më vrave dashurinë,
Në atë çast
ra nata plot hije…
Nisi një suferinë…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:27 pm

Dy pozimet e ëndrrës

Ëndrra e shkretë :
Pa ty
Ëndra e lumtur :
Me ty…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:27 pm


Çekuilibrim

Të doja në heshtje ,
por ti s’e kuptove,
Më deshe si shoqe,
Unë të dashurova.
E more vesh,
fare papritur,
Dhurove veç
një buzëqeshje të mitur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:27 pm

?
Kjo natë shkoi
me ëndërrime,
sërish erdhi mëngjesi,
Oh , ky shpirti im
Te ty kërkon të vdesi…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:27 pm

Si vij unë…

Hapja portat kraharorit
si një fllad i ëmbël,
unë, dije
nuk vij tek ty
“si djall”,
por vij
me trajtë - ëngjëll.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:28 pm

Kuptimi i jetës

Merr pak dhimbje
nga dhimbja ime,
shpirti im
tashmë po thërret,
se jeta po
s’pati dhimbje,
jetë jo, kurrë,
s’mund të jetë…

Jepi shpirtit tim
pak frymë,
ndieja tretësinë,
ndryshe.
mes të gjallëve,
më quaj
veç vdekësirë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:28 pm


Kur me zjarr të buzëve

Zogu la folenë
e në gjoks më hyri,
tretur me vështrime,
nëpër lule bliri.

O ti, blir i rrugëve,
e mban mend natën,
kur me zjarr të buzëve ,
Ne të vumë flakën?...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:28 pm


Përkufizimi im për dashurinë

Dashuria është e ëmbël,
lumturim të fal,
shpesh ngecet në ëndërr,
thyhet si kristal…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:29 pm


Si zjarr eja digju,…

O ëngjëll i lindur,
se ç’ ma trete shpirtin,
Ç‘është para meje
“Kryqëzimi” i Krishtit.

O ëngjëll, që erdhe,
si lulja e jetës,
nëse s’më mban gjallë,
përse të më vdesësh?

Ti dhimbje më jep,
dhimbje pambarim,
si zjarr eja digju,
brenda shpirtit tim…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:29 pm

Zgjidhe çastin

Zemrën ma rrëmbeve
me dy fjalë të ëmbla.
Më puth një herë
të kënaqet ëndrra…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:29 pm

* * *
Eh, sa larg ike
në një natë të errët,
kur s’ke mua pranë,
vallë ç’të duhen të tjerët…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:29 pm

Vetëtimë e psherëtimë

Jeta m’u brengos,
më mungoke ti,
vetëtin në qiell,
sa herë psherëtij…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:29 pm

* * *
Malli më tronditi,
sa jemi larg,
po më mirë të heshtim,
sa të hapim plagë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:30 pm

Vallëzim

Vallëzo rreth pemës
me djalin e bukur,
me të dashurin e zemrës,
bëhesh vërtet flutur…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:30 pm

E përfytyroja

E dija një ditë dashurisë sime
do t’u vinte fundi,
e ndieja se puthjeve të zjarrta
do t’i përgjigjej hidhërimi,
se zemrën time
do ta pllakoste vuajtja,
se trupin tim
do të ma mbulonte trishtimi.
Këto i kaloja
çdo ditë trishti ndërmend,…
Kështu, siç ndodhi,
e përfytyroja,
se dielli lind
në mëngjesin e bukur
dhe perëndon
në mbrëmje muzgu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:30 pm

Ta bëjë pikëz loti…

Kjo zemra ime
është mësuar
përmendësh
të dojë e të urrejë,
edhe në ditën
më të errët,
një shpresë
do ta gjejë…

Kjo zemra ime
është mësuar,
dhe kurrë s’rreh
kot së koti,
të marrë
flokëzën e borës,
ta bëjë pikëz loti…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:30 pm

Pak mall

Dy gjethe lehtas
ranë në tokë
dhe era i shtoi
dalë nga dalë,
më ngjasojnë
si dy fjalë zogjsh,
ku bashkë me erën
vërtitej pak mall.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   EmptySun Aug 07, 2011 9:32 pm


Simbolizim

Për mua nuk je
as hënë, as dielli,
Për mua nuk je
as toka, as qielli,
për mua nuk je
as vesa e mëngjesit,
por je i vetmi Yll
në mes të UNIVERSIT!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty
MesazhTitulli: Re: Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska    Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska   Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Neper metaforen e lotit vetmimtar nga Nertila Toska
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
»  Arti grafik i nje vepre nga NERTILA TOSKA, BERAT
» KERCOVA NEPER SHEKUJ
» ROLI I TUPANIT NËPËR SHEKUJ
» Mencuria Iliro-Shqiptare neper Bote !
» Cullak hanet neper televizionet tona...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: