Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Religjioni është universal... Mon May 23, 2011 9:48 am | |
| Religjioni është universal, i pranishëm dhe i rrënjosur thellë në njerëz
Religjioni për njerëzit është i natyrshëm, bile është i rrënjosur në instinktet e njerëzve, tregon studimi i ri i kulturave në mbarë botën
"Ne njerëzit jemi të prirë t’i shohim qëllimet në botë", tha udhëheqësi i studimit Roger Trigg, profesor i filozofisë në Universitetin e Oksfordit, duke i komentuar rezultatet e publikuara. “Mendojmë se diçka ekziston edhe kur kjo është diçka që ne nuk mund ta shohim ... E gjithë kjo inkurajon formimin e të menduarit religjioz. " Në hulumtimet që zgjatën plot tri vjet, janë përdorur 40 studime të ndryshme në të cilat kanë punuar dhjetëra shkencëtarë në vendet nga Kina deri në Poloni dhe Mikronezi. Në të gjitha këto vende ata kanë arritur rezultate të ngjashme, të cilët tregojnë se tek njerëzimi është përhapur besimi në një formë të jetës shpirtërore, dhe se njerëzit posedojnë instinktin ndaj përfundimit se dukuritë e natyrshme ndodhin me një arsye apo qëllim. "Fëmijët shumë lehtë mendojnë në mënyrë religjioze, ata pa kurrfarë problemi pranojnë që Zoti është i gjithëdijshëm", tha Trigg. Por, studimi ka treguar se edhe të rriturit mbështeten në shpjegimet të cilat i përfshijnë veprimet e një fuqie të padukshme në botë. Bashkë-autor i kërkimit Justin Barett, thotë se projekti i tyre nuk kishte për qëllim të përgjigjet në pyetjet se a ekziston Zoti apo jeta e përtejme. Trigg thekson se rezultatet e studimit për qëllimet e veta në mënyrë të barabartë mund t’i shfrytëzojnë edhe ateistët edhe besimtarët. "Sekularisti Richard Dawkins do të thotë se zbulimi ynë tregon se ne kemi nevojë ta tejkalojmë besimin. Në anën tjetër, besimtarët do të thonë se universaliteti i ndjenjave religjioze i shërben qëllimeve të Zotit ... duke përfunduar se nëse Zoti ekziston, atëherë do të na japë prirjen për ta kërkuar Atë", tha Trigg. Edhe pse studimi nuk zbulon nëse Zoti ekziston apo jo, filozofi britanik thotë se ajo ka implikime të rëndësishme për lirinë fetare. "Kur një tendencë është aq thellë e rrënjosur në natyrën e njeriut, çrrënjosja e saj do të thotë pamundësim që njerëzit t’i realizojnë interesat e tyre themelore", tha Trigg. "Ky hulumtim tregon se religjioni është universal, i pranishëm dhe i rrënjosur thellë tek njerëzit. Andaj ne kurrsesi nuk mund të shtiremi se nuk ekziston", tha profesori, duke shtuar se është i bindur se religjioziteti nuk ka gjasa të zhduket.
| |
|