Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA

Shko poshtë 
+3
xhema
BashKom
arberia
7 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyTue Jun 07, 2011 10:00 am

nuk po them vetem ty qe te eshte bere alergji por te gjithe Edvinisteve Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyTue Jun 07, 2011 10:16 am

lojiken nuk njef ti Arberia me disa pakic servilesh
qe llomotitni per dhendore serbe e te llojit Basha tradhtare e kriminel
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyTue Jun 07, 2011 10:40 am

Llogjika ime eshte drejt PROGRESIT dhe jo ajo e REVOLUCIONEVE ME DHUNE,dhe s'ka luidhje fare servilizmi ne kete mes se mua ,more zoteri me mban puna ime dhe djersa ime dhe qe ne momentin me te pare qe do te shikoj dhe kuptoj qe edhe sali Berisha nuk me sherben mua dhe popullit tim,atehere do te flasim ndryshe por jo nepermjet dhunes,por nepermjet zgjedhjeve.
POR TE SIGUROJ SE SALI BERISHA DHE QEVERIA E KOALICIONIT ESHTE NE RRUGE TE PROGRESIT ASHTU SI TE GJITHE VENDET DEMOKRATIKE NE BOTE,KETE E FAKTOJ ME MEBESHTETJEN QE I BEHEN REFORMAVE QE NDJEK KJO QEVERI,NGA I GJITHE FAKTIRI NDERKOMBETAR DHE MBAREVAJTJA E JETES NE SHQIPERI!
tani ti mund te llomotisesh sa dhe si te duash dhe une te kuptoj shume mire se pse i ke syzet me xhama te zinj Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyTue Jun 07, 2011 7:53 pm

Mark Krasniqi eshte nje burre i madhe (NJE METER E ZHILET).
——————XHEMA—————–
Mars ’97, Berisha: “Do të bëj republikë islamike
Si ne 92-96 po dhe 2005 e 2009′n me ndimen e serbeve-helenve-islamisteve (fundamentalisteve sala mer pushtetin-mban pushtetin.
Sala nje nipe sllavi po dhe Lirija (SLLOBODANKA) mes e sllav’ve,Si u njoftuan-dashuruan kta dy?nipi sllav me mesen sllave,* ishte nje dashuri e vertete apo e montuar?.
Mes sales e dritero agollit * egziston nje lidhje sekerete,Ket e them nga arsyja se z.Dritero dy jave para se NATO te bombardonte sacet e millosh kasapit,dritero *. u ngerit ne parlamentin Shqipetare e i tha kto fjal-SHQIPETARTE E KOSOVES KANE KAPE ARMET NE DOR PER TI PERZON-DEBU SHKIJTE PREJ KOSOVES.
Fati yne ishte qe SHBA’ja me aleatet e vet kishine vendos qe Sh.. e Kosoves ti shpetojn nga kta kasapet e milloshit,ashtu qe askushe sjau mnoj veshin fjalve te DRITERO AGOLLIT.
—————–XHEMA——————
“CIA dekonspiroi Berishën që mbronte lobin proserb”
Lidhjet e Berishës me islamikët
Mars ’97, Berisha: “Do të bëj republikë islamike”
Baze: Lidhjet e Berishës me islamikët. Abdyl Latif Saleh, sponsor i tij dhe PD-së
Marrëveshja e ujërave me Greqinë, Kuvendi i kërkon llogari Haxhinastos
Kolonel Myslim Pasha: Rifituam detin dhe dinjitetin
Vizat dhe myslimanizmi shqiptar
Vizat, kërkohet dalja e Shqipërisë nga Konferenca Islamike
Ktu me nalte para se te jape nje komente te shkurt e te kjarte,une ceka disa tituj shtypi ku flitej po dhe argumentohen tradhtit e sales ndaj kombit Shqipetare.Per fate ter kto tradhtija anti Shqipetare gjer sote sallaudinit i deshtuan.
Frigen me te madhe qe kam po dhe e ndij ne zemer eshte viti 2011,
Ne vitin 2011 plani sallaudinit-pollos-dritero,qe kta kane planifikua nje regjisterim te popullates Shqipetare me perkatesin kombetare po dhe fetare.
Ksaje radhe si thashe dhe me par kame frig qe plani sallaudin-salovic do korre fitore,ashtu qe sala me kompanjonet e vet do percajne populline shqipetare,Fitusi me i madhe do jete-jen helenaset e pastaj do korrin fitore dhe kta fundamentalistet,humbeje te mdha do psoj populli Shqipetare,ku ne trojet e veta do mbesin “PAKIC”.
Te nderuar’* lexus e komentus,kame nje pyteje?
Sala qe bene kto tradhtija ndaj kombite Shqipetare,* eshte tuje ndejek rrugen e “amet zogicit” ashtu qe me ndimen e armikut me cdo kushte te jet ne pushtet,apo sala eshte nje person me “DNA” anti Shqipetare,Ket kurre them me “DNA” une them nga dyshimi se si ishte e mundur qe sala-nipe sllavi te dashurohet ne nje grua qe dhe ajo eshte mes sllavi me emrin “sllobodanka” sote perkethyar ne Shqipe “LIRIJA”.

Ju lutem drejtueve ,gjykatesve e personelit te gjykates Hages…Ju kujtoj se keni lane ne harres apo e ka rradhen tani.S.R.B.- SALI RAM BERISHA,pa arrestu edhe kete ne nje dhome me Ratko Mlladicin,nuk do keni mundesi te merrni ne pyetje sepse operacinet,furnizimet e tankeve me nafte jane kryer nga Sali Berisha…Merrni arrestoni qe te shpetoje perfundimisht populli shqiptare dhe ballkani nga kriminelet dhe te pranohet Shqiperi,kosove serbi ne BE.
Njoftim njoftim.
Ju njoftoj se une sote kame zbulua kodin e identitetit te vertete salovice.
Ja identiteti kodi sekret i salovicit eshte:
SALA (S)-RAM (R)-BERISHA (B),Kodi sekret te identitetit te vertete salovice eshte “SRB” do thot Sali Ram Berisha.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyWed Jun 08, 2011 12:11 am

po mire more ti po pse rruga drejt demokracise eshte vaj ....????po pse nuk ka gabime te cilat ai qe eshte patriot dhe i devotshem do t'i korrigjoje por sigurisht duke i zbatuar me perpikmeri ato detyra qe icaktohen?Po pse mos e kujtosh ti denimin e 5 grekerve nga Sali Berisha qe benin politiken shoviniste dhe antishqiptare ,ne jug te shqiperise???Po ketu tradhetar te duket ty ky sali berisha????po rrri ore se edhe asnje kontrate nuk eshte firmosur per detin,n.q.s. e gjen na e posto ketu pra,dhe mos u merrni me llogje pazari....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyWed Jun 08, 2011 12:29 pm

Arberi
krejt do udbashe po naj perkrahe
ky njeri eshte bashkpunetore me i ngushte i serbise.
kete e thojne edhe Amerikanet qe kane nzjerre listen e shpijuneve serbe
po edhe shqiptaret e denuar nga keta komuniste titiste dhenore serbe.
Ky edhe sote ka femijet ne beograd.
vetem po ja fute ,a ske lidhje agje fare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyThu Jun 09, 2011 4:45 pm

ehuu s'po merem me me ty se ti i bike legenit kot dhe nuk na sjell faktet e tua ketu,keshtu qe mos u mer me Salen se ehuuu sa ne rregull eshte ai ,ti sé mer vesh dhe sa per amerikanet po te jete ajo qe po na thua ti e kishin qeru me kohe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptySat Jun 11, 2011 4:47 pm

po ky qe po te postoj me poshte i kujt bashkepuntor eshte as me thua?
POLITIKË
Edi Rama kërcënon Shqipërinë për karrigen e vet
11-06-2011 / Gazeta 55Edi Rama kërcënon Shqipërinë për karrigen e vet

Shantazhi që Edi Rama ushtron publikisht ndaj aspiratës për kthimin në familjen evropiane është pozicioni më ekstrem që një antishqiptar ka arritur në shfaqjen e vet publike. Dje Edvini rikonfirmoi se ishte gati të bënte fli statusin e kandidatit për postin e kryebashkiakut, por ai harron se iku koha e pengmarrjes dhe e sakrifikimit për karrigen e kolltukofagëve të korruptuar

Edi Rama ka ripërsëritur dje kërcënimin ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kërcënimi i Edi Ramës, i shndërruar në refren të këtyre ditëve për karrigen e tij, sërish dje është veshur me petkun e “mos integrimit” të Shqipërisë.
Kërcënimi i djeshëm i Edi Ramës nuk ndryshonte aspak nga kërcënimet e mëparshme të tij për rrezikun “e mos integrimit” të Shqipërisë në Europë, në rast se ai nuk rizgjidhet kryetar i bashkisë së Tiranës. I vetmi ndryshim në kërcënimin e djeshëm, që bënte dallimin me kërcënimet e mëparshme të këtij “standardi”, lidhej se dje, Edi Rama, kacavirrej pas draftit të një televizioni i cili nga ana e tij, i referohej një drafti të ndërkombëtarëve, i cili ky nga ana e tij, pritet që të publikohet dhe të shndërrohet në raport, vetëm diku andej nga mesi i muajit tetor.
Ndërsa ajo që dihet e sigurt, të paktën deri sot, është që kandidati i bashkisë së Tiranës, i referohet draftit të një drafti të pompuar nga një televizion që e ka shpallur atë fitues të bashkisë së Tiranës (sikurse në zgjedhjet e vitit 2009, Ilirian Celibashi me OJQ-në e tij e shpalli fitues të zgjedhjeve të përgjithshme). Por, ajo që nuk dihet me siguri, është se çdo të thotë Edi Rama, për të njëjtin draft, i cili në tetor do të shndërrohet në raport (por që Edi Rama e ka konsumuar si draft që në qershor), pikërisht atëherë, kur edhe vetë “kandidati” i bashkisë së Tiranës, do të jetë shndërruar në një “ish-kryebashkiak” i Tiranës.
Kërcënimi i Edi Ramës, i ripërsëritur në këto ditë të fundit, përpos tentativave të tijat për ta lidhur me fatin e tij, dukshëm zhvlerëson konsumimin e tij gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Ndërsa gjatë fushatës elektorale Edi Rama kishte si “kalë beteje” argumentin sipas të cilit, e cilësonte garën (jo të bashkisë së Tiranës), si një garë politike, pas konfirmimit të humbjes së tij me 81 vota, ai e ka ulur nivelin e kësaj gare, duke e lokalizuar në nivelin e bashkisë së Tiranës. Kjo, sigurisht, që nuk është gjë e keqe, por sikurse shprehja “më mirë vonë se kurrë”, Edi Rama e ka kuptuar më në fund se ajo garë nuk ishte politike, sikurse ai e shihte, por ishte thjesht dhe vetëm ishte një garë lokale, për të cilën dhe për më tepër për karrigen e tij, Edi Rama po investohet shumë më shumë, nga ç’u investua në fushatë.
Këtu qëndron edhe kundërshtia tjetër e Edi Ramës.
Sepse..., sepse..., ndërsa ai më në fund kuptoi se gara e 8 majit ishte vetëm një garë vendore, ai bën gabimin tjetër, që për këtë garë vendore, saktësisht për karrigen e tij, “implikon” draftin e një drafti ndërkombëtarësh, pse kështu e stimuloi në mënyrë artificiale një televizion, i njohur për lidhjet afektive me Edi Ramën...
Por edhe këtë e bën në mënyrën kërcënuese, por më me pa etikë, duke e shitur veten si “shpëtimtar”.
Se sa Edi Rama mund të konsiderohet “shpëtimtar” (tashmë kur ai e ka kuptuar se gara ishte një garë lokale), po aq mund të konsiderohet “shpëtimtar” edhe bie fjala, Kastriot Begaj, ish-kryebashkiaku socialist i Librazhdit, i cili edhe ai si Edi Rama humbi në zgjedhjet e 8 majit 2011... E thënë ndryshe, edhe Kastriot Begaj me humbjen e tij mund të pretendojë se ka në dorë “fatin” e integrimit të Shqipërisë.
Kjo është më shumë se e tmerrshme...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptySat Jun 11, 2011 4:48 pm

lexo perseri per Edvinin tend:

OPINION
Edhe 20 vjet pas rithemelimit, ish-komunistët e Ramës e gjejnë veten jashtë sistemit demokratik
10-06-2011 / Redaksionale

Edhe dy ditë na ndajnë nga ditëlindja e Partisë Socialiste, e cila mbush 20 vjeç. Dy dekada për një parti që doli nga mitra e përgjakur e Partisë Komuniste nuk janë as shumë dhe as pak. Thjesht janë shprehje e asaj adoleshence naiv-socialiste të pallatit 176: “Sot mbusha njëzet vjeç edhe jeta më thërret”. Jeta thërret, po kë? Sigurisht një sy historik do të thoshte se janë shumë pak në kuadër të hapjes ndaj hapjes mendore dhe ideore të demokratizimit të politikës, pa reflekset e trashëguara gjenetikisht. Natyrisht Partia Socialiste nuk u themelua, por ishte pasojë e një shndërrimi lëkurë. Boja e kuqe u zbeh në rozë, sikurse komunistët u bënë socialistë në politikë, kurse në sektorin privat monistët u bënë “specialistë” siç thoshte i ndjeri Pjetër Arbnori.
Sakaq ky 20 vjetor e gjen sërish Partinë Socialiste jashtë sistemit demokratik. Njësoj si njëzet vjet më parë jo nuk është e gatshme të njohë pluralizmin parlamentar, çka e vërteton bojkotimi i institucioneve kushtetuese. Regresi që shoqëron kalendarin e lëvizjes jopolitike të kësaj partie është padyshim meritë e Edi Ramës, i cili si kryetar i një organizate politike, që njëzet vjet më parë e quante trashëgimtare të diktatorit Hoxha, kurse sot kalëron bashkëpunëtorët e regjimit të kaluar si Gramoz Ruçi, apo promovon në politikë pinjollët e bllokmenëve. Fijet jo vetëm që nuk janë ndarë me të kaluarën ideologjike dhe biologjike, por përkundrazi janë lidhur për t’i tjerrë një këmishë force demokracisë shqiptare. Kromozomi i diktaturës gjendet në mbiemrat Rama, Peza, Bushati, Beqja, Gjoni, Shamku, Ylli, Pëllumbi, që sot korrespondojnë me emrat e deputetëve socialistë, Edi, Dashamir, Ditzi, Ledi, dy Ilirat, Fideli dhe në fund Xhaçka, që janë njerëzit më me ndikim në Partinë Socialiste. Janë lidhur si rrathët e një zinxhiri që synon të mbajë peng lirinë dhe demokracinë në këtë vend.
Ndërkaq sjellja e adoleshentëve dhe biznesmenëve në parti largoi politikanët “dobiçë” të epokës “Nano”, që ishin si ishin, por goxha më të rrezikshëm politikisht se Dash Peza, Shalësi, Tahiri, Veliaj apo Kodheli, kjo duhet pranuar. Të mbyllur në një sekt endemik marrin vendime anemike, që shërbejnë vetëm për 3 minuta të kronikës së lajmeve. Është e vërtetë që Edi Rama ka 6 vjet në krye të Partisë, por po aq e vërtetë është se ai kurrë s’ka pasur një platformë politike, të një program alternativ, një ide për t’u ndjekur seriozisht. Në mungese të ideve dhe vizionit, ajo që ka fituar në PS është inercia, të ndjekim Ramën në çdo hap, se ndoshta merr pushtetin.
Mirëpo kjo logjikë është e rrezikshme sepse investon Ramën me një dëshirë për të plotësuar dëshirat e atyre që kanë etje për sundim të pushtetit. Një uri dhe etje për pushtet, që pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2009-s, është bërë edhe më imperialiste brenda Partisë Socialiste. Edhe bojkotet, protestat, greva, demonstrata dhe revoltat popullore socialiste janë vetëm maja e ajsbergut të asaj çfarë fshihet në nënndërgjegjen politike të Edvin Ramës. Është e qartë se Edi Rama kërkon ri-imponimin e një agjendë konfliktuale. Përgjatë dy viteve të shkuara opozita socialiste adaptoi një agjendë konflikte permanente përpara liberalizimit të vizave dhe vendimit për Statusin e Kandidatit. Nga këto dy objektiva Rama arriti vetëm të bllokojë marrjen e statusit të vendit kandidat sepse një gjë e tillë kërkonte një konsensus politik, kurse liberalizimi i vizave u materializua sepse ishte një investim administrativ dhe impulsit të qeverisë “Berisha”.
Nuk është turp më të thuash se nëse ka diçka që nuk shkon në këtë vend është mungesa e Partisë Socialiste në një agjendë konstruktive të reformave konsensuale, pra të atyre votimeve që duan një shumicë të cilësuar. Ka plot ligje që presin një qëndrim konstruktiv të Partisë Socialiste. Por siç duken bathët, agjenda Rama ka qenë dhe mbetet destruktive, d.m.th prish e shkatërro, se kur të vijmë ne, do të rregullohet gjithçka. Partia Socialiste, pas dy ditësh 20 vjeçe, nuk po kupton se vendi s’ka kohë për të humbur pas një agjende konfliktuale, që harxhon energji aq të nevojshme në arritjen e standardeve jo vetëm ligjore, por edhe etike dhe shoqërore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptySat Jun 11, 2011 8:25 pm

Abdi Baleta kundër Ismail Kadaresë
Abdi Baleta

Të dashur lexues të “Bota Sot”,

Deri sot, më 22 maj 2011, nuk kisha kurrfarë oreksi për të shkruar për zgjedhjet vendore të 8 majit në Shqipëri. E kisha fjetur mendjen se ato që kisha me thënë i kisha shkruar në dy artikujt e datave 20 dhe 23 prill 2011, nën titujt “Përmasa ndërkombëtare e zgjedhjeve shqiptare” dhe “Arvizu, ambasadori dinjitoz i një vendi të madh”. Qysh prej një muaji, sidomos pas fillimit të numërimit të votave të hedhura nëpër kutira më 8 maj, përmasa ndërkombëtare e zgjedhjeve shqiptare është zgjeruar dhe ka peshuar gjithnjë e më rëndë në skenën politiko-zgjedhore të Shqipërisë. Kurse roli i ambasadorit shumë të nderuar amerikan, Arvizu, dhe i dy kolegëve të tij, përfaqësuesit të OSBE-së, Volfart dhe i përfaqësuesit të KE-së, Sekui, ka qenë vendimtar për ta mbajtur procesin zgjedhor në kufijtë e një politike të kontrollueshme dhe për të shmangur rrjedhojat tejet të dëmshme që i dëshirojnë për Shqipërinë forcat politike rrënuese në Shqipëri dhe disa politika të huaja e mjedise mafiozo-masonike ndërkombëtare, që hedhin gurin e fshehin dorën.

Pas analizave që paraqita në dy shkrimet e mësipërme më tërhoqën më shumë veprimtari të tjera politike. U angazhova në përurimet e tri librave me shumë vlerë të zotëri Sabri Maxhuni-Novosellës në Tiranë e në Prishtinë. U mora me përgatitjet për botim të librit tim “Jo, plebishitit venizellist”, që u shtyp në Prishtinë nën kujdesin e zotëri Novosellës dhe tani po shpërndahet në Kosovë e në Tiranë. Fushata zgjedhore në Shqipëri ishte një rutinë e njohur, e bezdisshme. E kam ndjekur sa për të qenë në dijeni të zhvillimeve në vijat e tyre kryesore dhe, si shumë shqiptarë të tjerë, pa kurrfarë emocionesh. Dëshira ime kryesore ishte që të kalonin sa më shpejt ditët, të mbylleshin procedurat dhe të përfundonin zhurmat e kota marramendëse, sidomos ato që bënin “analistët e opinionistët” në ekranet televizive. Nuk besoja se do të kishte ndonjë ndodhi që të më detyronte të shkruaja. Por, nuk ishte e thënë të mbetesha deri në fund në pozitën e vëzhguesit të qetë, që nuk ngacmohet nga zhvillimet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, siç ia kisha imponuar vetes deri në mbrëmjen e datës 21 maj 2011.

“Dita e fundit të botës” në Amerikë dhe “kolapsi kadarean” në Shqipëri

Data e 21 majit 2011 ishte shpallur nga një shoqatë e çuditshme fetaro-biblike në SHBA si “dita e fundit të botës”. Në ekranet televizive kishim parë paradën e organizuar nga kjo shoqatë në qytetin e Nju Jorkut, disa ditë para se të vinte “fundi i botës”. Më 20 maj “Financial Times” kishte botuar një shkrim me titull “Henri Kisinxheri flet me Simon Shema”, ku bëhej fjalë për librin e Kisinxherit “Mbi Kinën”. Shkrimi mbyllej me fjalitë sarkastike: “Rreth e rrotull Amerikës këto ditë janë shfaqur pllakate biblike që njoftojnë se bota do të marrë fund një herë e përgjithmonë më datën 21 maj 2011. Në qoftë se ata kanë të drejtë ju nuk do ta lexoni dot këtë shkrim. Por në qoftë se ka të drejtë Kisinxheri ata mund të kenë rastin për ta shtyrë pakëz datën. Mos thoni se historia dhe Henri Kisinxheri nuk ju paralajmëruan”.

Sikurse shihet arritëm ta lexonim shkrimin mbi librin e Kisinxherit, pa mbetur të çuditur që ndodhi kështu. Nuk e kishim besuar se do të ndodhte ai “kijameti i madh” i paralajmëruar në Amerikë. Më shumë u habitëm që pikërisht më 21 maj 2011, disa orë para se të mbyllej “dita e fundit të botës” në Amerikë (në matjen kohore midis Tiranës e Nju Jorkut ka një ndryshim prej 6 orësh) dëgjuam se një “kijamet i vogël” mund të ndodhë në Shqipëri. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, pikërisht më 21 maj 2011, kishte lëshuar alarmin se “Shqipëria e kombi shqiptar po hynin në kolaps”.

Gjithë mbasditën dhe mbrëmjen e datës 21 maj 2001 i kalova në një zijafet gazmor me të afërm e miq, diku në periferinë e Tiranës, pa ia hedhur sytë ndonjë ekrani televiziv. Kur mbaroi dhe atmosfera e gëzueshme dy të afërm të mi m’u afruan dhe me njëfarë shqetësimi më thanë se shkrimtari Ismail Kadare i kishte dërguar “një letër të fortë” kandidatit për kryetar bashkie në Tiranë , Lulëzim Bashës dhe i kërkonte të tërhiqte kandidaturën e tij dhe t’ia linte edhe një herë kryetarllëkun e Tiranës Edi Ramës. Të afërmit e mi dyshonin se mos ky veprim ishte ndonjë inskenim më i gjerë ndërkombëtar, që po kurdisej nëpërmjet Kadaresë, dhe shqetësoheshin se mos kandidati Basha do të lëshonte pe para këtij inskenimi. Unë shpreha mendimin se Basha e ka të pamundur të bëjë një gjë të tillë, pavarësisht se kush mund të qëndrojë prapa këtij inskenimi, sepse tërheqja do të ketë rrjedhoja shumë të rënda për profilin dhe karrierën politike, ende fillestare të Bashës, për forcën politike që përfaqëson dhe për më shumë se gjysmën e zgjedhësve në Tiranë e në mbarë Shqipërinë.

Gjatë kthimit drejt Tiranës një miku im më dha disa hollësira më tepër për lajmin që kishte gjëmuar nga ekranet televizive. Mikut tim, me pikpëpamje të ndryshme politike nga të miat, u detyrova t’i bëja një reagim të parë me fjalët: “Ky qëndrim i Kadaresë më neverit. Ky njeri e ka tepruar shumë herë me politikanizma që u ngacmojnë nervat shumë shqiptarëve. Kësaj radhe mendoj se ka bërë gjënë më të rëndë, që nuk i lejohet askujt ta bëjë. Nëse kishte vërtetë dëshirë që ngërçi zgjedhor për Tiranën të zgjidhej me tërheqjen e njërit prej kandidatëve, ai këtë këshillë dhe kërkesë duhej t’ia bënte Edi Ramës, jo Lulzim Bashës”.

Kureshtjen e kisha të madhe, sidomos për zgjedhjen që kishte bërë Kadareja: pse tërheqjen e kandidaturës ia këshillonte dhe ia kërkonte Bashës, dhe jo Ramës, sikurse më dukej mua më e logjikshme ta bënte. Prandaj, më 22 maj në mëngjes puna e parë që bëra ishte të gjeja e të lexoja tekstin e letrës kadareane në gazetat e ditës.

Edhe pse afati i tmerrshëm për “fundin e botës” ishte kapërcyer në Amerikë, letra e Kadaresë po paralajmëronte një zhvillim apokaliptik për Shqipërinë, ndoshta dhe për Ballkanin e Europën, nëse Edi Ramës nuk i lihej për të katërtën herë kryetarllëku bashkiak i Tiranës. Letra e Kadaresë m’u duk shumë ngacamane jo vetëm ndaj Bashës, por ndaj të paktën gjysmës së zgjedhësve që kishin votuar në Tiranë, ndaj gjysmës së popullit shqiptar. Mbase dhe më shumë. Letra m’u duk shumë provokuese, e palogjikshme, intriguese, megallomane në kulm, arrogante e cinike sa nuk ka ku të vejë më. Dhe mbi të gjitha ishte për Kadarenë më vetëdemaskuese se sa e kisha menduar. Njëfarë miklimi cinik ndaj Bashës shoqërohej aty për aty me paralajmërime për pasoja të pallogaritshme që do të sjellë për Shqipërinë mostërheqja e kandidaturës së tij. Basha shpallej paraprakisht, pa të drejtë apelimi, si fajtori i vetëm i këtyre pasojave.

Për mua paralajmërimet apokaliptike të Kadaresë për izolim të shqiptarëve nga Europa, janë gjithmonë zbavitëse, madje qetësuese. Sa herë që ai ka lëshuar mesazhe të tilla, ka ndodhur e kundërta: Europa ka bërë gjeste pranimi ndaj shqiptarëve. Por ndërsa mesazhe të tilla më rrisin qetësinë, ato njëkohësisht më shtojnë neverinë ndaj tyre.

Këto janë ndjesi të mia personale, që dua t’i shpreh dhe publikisht. Nuk i shkruaj që i nderuari lexues të ndikohet prej tyre. Rëndësi këtu nuk ka aq shumë shpalosja e ndjesive personale, por gjykimi politologjik mbi letrën e Kadaresë drejtuar Lulzim Bashës, sepse kjo letër përbën tashmë një ekzemplar të rrallë të keqpërdorimit të famës si shkrimtar, si mbartës i gjithfarë titujsh, nga një shqiptar, për të imponuar një politikë të caktuar, prapa kurrizit të popullit shqiptar, nëpërmjet metodash aspak demokratike, nëpërmjet qëndrimesh absurde, nëpërmjet marifetesh e batakçillëqesh të neveritshme. Aq shumë e ka mbushur kupën e provokimit politik Ismail Kadareja me këtë letër sa dhe në gazetën “55”, të Fahri Balliut, mikut të tij më të përulur e ditirambistit të tij më zhurmues, në mëngjezin e datës 22 maj 2011 binte në sy kryetitulli në faqen e parë “Letra e Kadaresë ka adresë të gabuar”. Këtë shkrim nuk e nënshkruante vetë drejtori i gazetës, miku i madh i Kadaresë Fahri Balliu, siç kishte bërë një ditë më parë me një artikull fshikullues për Presidentin Topi, që aksidentalisht rezultoi se kishte votuar për Edi Ramën. Por, gjithsesi, tashmë Kadareja ishte bërë i pambrojtshëm dhe për ithtarët e tij më fanatikë.

Duhet një arsye e fortë që dikush, për më tepër një personalitet si Ismail Kadareja, t’i bëjë thirrje publike në çastet e fundit të numërimit të votave njërit prej dy kandidatëve për kryetar bashkie i Tiranës të braktisë garën, për t’i lënë rrugën të lirë drejt fitores rivalit të tij. Duhej një arsye tepër e fortë që Kadareja të vinte gishtin pikërisht mbi kandidatin e PD-së, Lulzim Basha, për t’u tërhequr nga gara në favor të Edi Ramës. Kadareja është përpjekur shumë me imagjinatën e tij prej shkrimtari të rendisë disa arsye për hapin e tij të pashembullt e të pakuptimtë që zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Tiranës t’i katandisë thjesht në një pazarllëk mjeran midis dy individësh (as midis dy forcave poltike që i kanë propozuar ata), duke nëpërkëmbur kështu një proces zgjedhor të gjatë, të mundimshëm, të tensionuar para e gjatë fushatës zgjedhore dhe pas votimeve gjatë numërimit të votave. Zhvleftësim të një procesi zgjedhor si ky që propozoi Ismail Kadareja nuk kishim parë deri tani në Shqipëri.

Të gjitha “arsyet” që ka renditur Kadareja janë rrjedhojë e “mosarsyes” flagrante në arsyetimet që ai ka bërë:

Së pari, Kadareja pretendon se për shkak të zgjedhjeve në Tiranë “është gjendur në kolaps të papritur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar”. Kadareja fryn qëllimisht tej mase vështirësitë e krijuara nga veprimet e dhunshme të Partisë Socialiste, pa i qortuar fare këto veprime, që të detyrojë kandidatin Basha të lëkundet në pozicionin e tij politik dhe të kapitullojë nga frika para Edi Ramës. Nuk pi ujë manovra hipokrite e Kadaresë se ai këtë veprim po e ndërmerr në “interes të Shqipërisë”, si shkrimtar (“i madh” thonë disa pa pushim) që është.

Së dyti, Kadareja shpreh si “parandjenjë” të keqe se “ky kolaps do të trondisë demokracinë e jetën e brendshme në Shqipëri dhe do të çojë në izolim të ri të vendit”. Dhe përsëri shpëtim nga kjo gjëmë, sipas Kadaresë, qenka vetëm kapitullimi personal i Lulzim Bashës para ambicjes së pakufizuar të Edi Ramës për të mbetur kryetar bashkie. Por Kadareja nuk jep asnjë argument pse lënia e Ramës në krye të bashkisë së Tiranës nuk do të çoka në izolimin e Shqipërisë (!). Duke parë se çfarë ka bërë dhe me sa arrogancë politike është sjellë Rama deri tani, Europa e Amerika mund të zemërohen me Shqipërinë e me shqiptarët më shumë po të qëndrojë Rama si kryetar bashkie në Tiranë.

Kadareja nuk e thotë shprehimisht, po e lë të nënkuptohet lehtësisht, se po t’i hiqet kryeparllëku i Tiranës, Edi Rama është “njaj sherrxhi” në krye të “njatyne sherrxhijsh” që mund ta bëjnë Shqipërinë lesh e li, si në mbasditen e 21 janarit 2011, apo si në pranverën e vitit 1997. Thirrja e Kadaresë është: lereni bashkinë e Tiranës që të mos hani shpinës dajakët e Ramës. Erion Braçe nuk di më as vetë çfarë marrëzish nxjerr nga goja para kamerave televizive, aq sa ambasadori amerikan u detyrua ta këshillonte publikisht Braçen “të pushojë”. Në anglisht ambasadori ka përdorur sigurisht termin që ka kuptimin “të çlodhet” dhe që në shqip u përkthye krejt korrekt “të pushojë”. Por termi shqip ka dhe avantazhin se do të thotë njëkohësisht “të mbyllë gojën”. Kot të besohet se Braçja mund të mbyllë gojën, apo të kuptojë nuancën diplomatike të shprehjes angleze “he needs some rest” (ka nevojë të çlodhet pak). Çlodhje për Braçen, apo për një tufë zonjash të reja që kanë formuar një korr politik soc-ramist, është të çirren me nota sa më të larta para kamerave televizive për të kënduar marshet funebre të demokracisë zgjedhore në “Shqipërinë e gomave të djegura”.

Është vetë Rama që vazhdimisht i ka ashpërsuar termat për të mobilizuar falangat e tij zjarrvënëse e tymlëshuese. Ai nuk flet më për “tubime paqsore”, për “manifestime të autorizuara”, sipas ligjit. Përkrahësit e tij shpallin se kanë kaluar tashmë në fazën e “mosbindjes civile”, dhe kjo sipas tyre u dhënka të drejtën e plotë të bëjnë çfarë t’u shkrepet në kokë, të mos respektojnë më asnjë ligj, madje kërkojnë që mekanizmat shtetërorë, mbrojtës të ligjit, të heqin dorë nga zbatimi i ligjit, dhe nga vetë funksionet e tyre, meqenëse ndodhen para “mosbindjes civile”, ndryshe “anarkisë së shenjtëruar socialiste”. Ata “mosbindjen civile” e kuptojnë dhe e interpretojnë mbrapsht, si “detyrim të shtetit dhe të ligjit të kapitullojnë para mosbindjes ndaj shtetit e ligjit”, para shkelësve të ligjit. Ata synojnë të krijojnë kaosin e plotë shoqëror, që të arrijnë qëllimin e tyre për të shtënë në dorë pushtetin shtetëror, vendor e qendror. Është një imitim pikë për pikë dhe hap pas hapi i hitlerizmit. Idhtarë të kësaj “demokracie” të mos bindjes ndaj ligjit dalin dhe dy intelektualët tanë të njohur që mbajnë titullin “Nderi i kombit”, Rexhep Qosja e Ismail Kadareja.

Më 21 janar 2001 Edi Rama zëvendësoi termat “manifestime” e “protesta” me termin më luftarak “demonstrata të pakontrollueshme”, që dihet se çfarë rezultati sollën. Tani ka hequr dorë dhe nga kjo terminologji dhe flet për “revoltë popullore”, që është sinonim i termit “kryengritje”. Madje ka qenë një intelektual amerikano-shqiptar (i brezit të tretë në Amerikë) që ka zbuluar në një mesazh drejtuar ambasadorit amerikan se po të mos mbetet Rama kryetar bashkie i Tiranës, në Shqipëri do të ketë kryengritje. Ka qenë Rexhep Qosja që në shkrimet e tij ka predikuar vazhdimisht kryengritje në Shqipëri që të mbetet Rama në fuqi e të marrë edhe më shumë fuqi. Rexhepi ka qortuar rëndë dhe vetë Ramën se nuk po tregohet sa duhet revolucionar dhe i vendosur që nuk po shpërthen “revolucionin e dytë të vonuar demokratik” në shkallë të gjerë. Ramën po e qortojnë dhe disa ngatërrestarë të rëndomtë në shtypin shqiptar, spiunologë “demokratë”, se po humb kohën me llafe, në vend që të hidhet furishëm në veprime më radikale.

Dhe më në fund u shfaq vetë “shenjtëria e intelektualizmës shqiptare”, Ismail Kadareja, të merrte rolin e korifeut në krye të gjithë këtij kori britës-kryengritës. Me “mosarsyen” e arsyetimeve të tij Kadareja synon t’u imponojë shqiptarëve mendimin, se largimi i Edi Ramës nga kolltuku i kryetarit të bashkisë së Tiranës do të jetë gjëmë e madhe për tërë kombin shqiptar. Kadareja përpiqet t’i lemerisë shqiptarët me “izolim të ri ndërkombëtar”, në rast se Edi Rama largohet nga bashkia. Kadareja bëhet përçues i fatalitetit se nuk ka forcë që tund Edi Ramën nga bashkia, pa ndodhur një katrahurë në Shqipëri. Pra, e thënë shprehimisht, Kadareja i shtyn shqiptarët drejt zgjedhjes së vështirë “o Edi Rama në bashki, o Shqipëria shkrumb e hi”, sipas motos së “revolucionarëve” të qershorit të vitit 1924, “o ne në fuqi, o Shqipëria pluhur e hi”.

Kurse faktet dëshmojnë se faktorët ndërkombëtarë, më të angazhuar dhe më të përgjegjshëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri, nuk e shohin kështu procesin zgjedhor dhe nuk bëjnë paralajmërime për ndonjë kërcënim apokaliptik, apo që Shqipëria të bjerë në izolim ndërkombëtar më të fortë. Ata vetëm kujtojnë se gjendja që është krijuar në Shqipëri do të ndikojë për keq në ritmet e veprimeve praktike për integrimin europian. Faktorët ndërkombëtarë kanë dhënë mjaft shenja se më tepër përgjegjës për krijimin e kësaj situate ata konsiderojnë Edi Ramën e PS-në dhe asnjëherë nuk kanë aluduar se mund t’i bjerë barra kandidatit Lulzim Basha të bëjë sakrifica politike për të shpëtuar zhvillimet në Shqipëri.

Qëndrimi i “çuditshëm” i Kadaresë mund të shpjegohet vetëm me dy mënyra:

a. Nuk e frenon dot më imagjinatën trilluese (si shkrimtar që është) për të prodhuar diçka në mbështetje të politikës së Edi Ramës.

b. Është nën trysninë e fortë të mjediseve të caktuara politike e masonike të huaja për të bërë një gjest të fundit të dëshpëruar në mbështetje të Edi Ramës. Dihet se kur Berisha në fillim të qeverisjes, pas fitores në vitin 2005, lëshoi shumë bubullima kundër Edi Raëms në Shqipëri, ia behu Xhorxh Sorosi, dhe bubullimat u rralluan e heshtën. Më vonë është bërë një vizitë e drejtuesit të loxhës masonike franceze “Orienti i Madh”, që gjithashtu u përputh në kohë me një tjetër fushatë sulmesh kundër Ramës, fushatë që përsëri u fashit pas kësaj vizite.

Së treti, Kadareja lëshon edhe një herë spekulimin frikësues se “izolimi i ri do të jetë fatal për dy shtetet shqiptare në Ballkan”. Kështu ka bërë dhe herë të tjera Kadareja. Pas ngjarjeve të 17-18 marsit 2004 në Kosovë ai u vërsul me mallkime e akuza kundër shqiptarëve dhe i paralajmëroi se kishin humbur gjithë simpatinë që kishin fituar në botë; se pas atyre ngjarjeve diplomacia ndërkombëtare do të braktiste përfundimisht Kosovën dhe nuk do të çante më kokën për shqiptarët. Kurse zhvillimet treguan të kundërtën: pikërisht pas atyre ngjarjeve diplomacia ndërkombëtare i kushtoi vëmendjen më të madhe Kosovës dhe në vitin 2008 Kosova u njoh si shtet i pavarur. Prandaj nuk mund të bëjnë ndonjë përshtypje të madhe drithëruese gjëmat që parasheh Kadareja. Kadareja e ka humbur bastin atëherë, siç e kishte humbur kur hidhte fallin e lig se Europa nuk do të pyeste më për Shqipërinë pas pranimit të saj në Konferencën Islamike etj. Kanë dalë qesharake fallet tij për “izolime të reja” të Shqipërisë, sa herë zhvillimet në Shqipëri, ose për çështje shqiptare, nuk kanë qenë sipas midesë së Kadaresë, ose sipas orekseve të mjediseve europiane ku Kadareja ka gjetur azil shpirtëror e mendor, pasi braktisi Shqipërinë.

Por edhe sikur të pranojmë për një çast se ka diçka racionale në parandjenjat e parashikimet alarmuese të Kadaresë të shprehura në letrën dërguar Lulzim Bashës, përsëri nuk ka logjikë të shëndoshë që shpëtimi u dashka kërkuar pikërisht në kapitullimin e Lulzim Bashës para Edi Ramës dhe jo në një zgjidhje të problemit sipas ligjeve e procedurave ligjore, që mund të jetë fare natyrshëm njohja nga Edi Rama të humbjes së tij në përballjen me Bashën. Pse Kadareja nuk e vë fare në llogaritë e tij politike këtë mundësi në ato “arsyet e mosarsyes” së arsyetimeve të tij? Sepse Kadareja ka vetëm një pikësynim, ose një detyrë për të bërë: të kërkojë dhe të mbështesë fitoren e Ramës me çdo kusht, edhe jashtë një procesi normal ligjor, jashtë normave e procedurave ligjore.

Për të mbështetur fitoren e Ramës në rrugë jashtëligjore Kadaresë i duhet të sajojë sa më shumë skena e skenarë apokaliptikë, në emër të imagjinatës pjellore të shkrimtarit. Këtë është munduar të bëjë Kadareja me letrën dërguar Lulzim Bashës, që në fakt është një “kërkesë ultimative” për kapitullim para Edi Ramës. Po të mos ishte ky synimi i Kadaresë, ai me arsyen më të zakonshme qytetare, jashtë ndikimit të mosarsyeve politike, këshillat dhe kërkesën e tij për t’u tërhequr nga gara duhej t’ia kishte drejtuar Edi Ramës.

Kadareja mund t’i thoshte fare mirë, krejt njerëzisht Edit: Je zgjedhur tri herë radhazi kryetar i bashkisë së Tiranës, duke qëndruar si askush tjetër 10 vjet pa ndërprerje në këtë post. Ky qëndrim kaq i gjatë të ka velur, të ka konsumuar. Nuk të ka mbetur më imagjinatë e pasion për të sjellë risi në këtë punë. Edhe njerëzve u bëhet e mërzitshme të shohin kaq gjatë të njëjtin kryetar, me të njëjtat shprehi, me të njëjtat vese, me të njëjtat mendësi, me të njëjtat gjeste ekstravagante, me të njëjtat teka të papërshtatshme për një kryetar bashkie, i cili vetëm përsërit vetveten. Prandaj, është për të mirën tënde, të Tiranës e të gjithë Shqipërisë (ndoshta dhe të dy shteteve shqiptare për të cilët Kadareja ka filluar të mendojë shumë e të flasë shpesh). Mbi të gjitha largimi yt nga kryesimi i bashkisë do t’i bënte mirë Partisë Socialiste, sepse do të përqëndroheshe në drejtimin e saj. Është e lodhshme për cilindo të mbajë dy kunguj të mëdhenj e të rëndë në një sqetull, të jetë kryetar i bashkisë më të madhe, sa një e katërta e krejt popullsisë së Shqipërisë, dhe i Partisë Socialiste që rivalizon me PD-në për pushtetin qendror. Është e pakuptimtë që i njëjti njeri të punojë me kohë të pakufizuar si kryetar partie dhe me kohë të pamjaftueshme si kryetar bashkie.

Pra, gjëja më e arsyeshme do të ishte që Kadareja sugjerimin për tërheqje nga gara t’ia bënte Edi Ramës, i cili do të largohej dhe me kryet lart, se nuk kishte pësuar ndonjë disfatë shkatërruese, pas 10 vite kryetarllëku, që gjithsesi e konsumojnë tepër njeriun dhe profilin e tij politik. Kadareja mund t’i thoshte Edit: lere tani atë punë se po e mbyll me nder, po del para partisë tënde se pësove një humbje tejet të ngushtë dhe se nuk je politikan që kapesh patjetër me thonj e me dhëmbë pas karriges së një kryetari.

Mirëpo në letrën e Kadaresë nuk gjejmë gjëkundi as shenjën më të vogël të arsyetimeve të tilla. Përkundrazi letra është dërguar, siç ka shkruar me të drejtë këtë here gazeta “55” në adresë të gabuar, i është drejtuar Lulzim Bashës, sepse si duket, Kadareja ëndërron në mendjen e tij që Edi Rama të qëndrojë në kolltukun e kryetarit të bashkisë së Tiranës, aq kohë sa të barazojë, ose të thyejë rekordin 18-vjeçar të kryebashkiakut të Moskës, Juri Lluzhkov, i cili u shkarkua para disa muajsh me motivacionin “ka humbur besimin e presidentit të Rusisë Medvediev”. Në fakt mëkati i tij i madh ishte se kishte monopolizuar korrupsionin në kryeqytetin rus.

Kadareja ka bërë gjënë më të lehtë për të nxjerrë “kombin e dy shtetet shqiptare” nga “kolapsi” i krijuar prej zgjedhjeve në Tiranë: ai ka kërkuar të ikë vetëm ai që ende nuk është ulur në karrigen e kryetarit dhe e lë kryetarin që është të vegjetojë edhe më tej në atë kolltuk. Kjo s’ka ku të rrijë, kur një “shkrimtar i madh” arsyeton kështu. I kërkon të japë dorëheqjen atij që nuk ka se nga çfarë të heqë dorë, dhe nuk e shtyn drejt dorëheqjes atë që i ka kaluar koha për të lënë postin. Kjo do të thotë se “shkrimtari i madh” më shumë po sillet si “sekser i vogël pushteti”, si “avokat arbitrariteti”, jo si “këshilltar shteti” dhe “ndriçues mileti”.

Kadareja nuk flet fare për shkaqet e shkaktarët e vërtetë të atij “kolapsit” të tmerrshëm nga ku do të nxjerrë kombin e “dy shtetet shqiptarë”. Rama në arsyetimet e Kadaresë nuk figuron gjëkundi. Protagonist i “kolapsit” është një figurë e vetme politike, Lulzim Basha, meqenëse ia pruri shumë ngushtë Ramës në këto zgjedhje, ndryshe nga sa kishin bërë kandidatë të tjerë të PD-së në tri zgjedhjet e mëparshme.

Prandaj Kadareja i është vërsulur me një egërsi të madhe Lulzim Bashës, duke i shkruar: “Si politikan dhe si zyrtar, ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj sesa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapshti”.

Këto janë letrarizma të kota që maskojnë keq një politikanizëm pështirosës. Këtu megallomania intelektualiste, tërbimi akuzator, provokimi politik, ligësia shpirtërore e Kadaresë ndaj Lulzim Bashës ka kaluar dhe imagjinatën e lejueshme letrare, ka përfunduar në dalldi të mbrapshtë politike të Kadaresë. Ky po i thotë Bashës: ose bëj si po të urdhëroj unë “shkrimtari i madh” (në fakt sekseri politik i rëndomtë) ose gijotinën ta kam bërë gati dhe mallkimi im kadarean do të të ndjekë, edhe kur të mos jetosh më. Të tilla histori u kanë ndodhur politikanëve shqiptarë në të shkuarën. Por nuk mendojmë se Basha është aq frikacak sa t’i marrë seriozisht këto mallkime e kërcënime të Kadaresë, që patjetër nuk janë vetëm të Kadaresë. Besojmë se Basha e kupton aq gjë se kapitullimi para ultimatumit kadarean e “varros për së gjalli” politikisht.

Basha, dhe gjithkush që nuk mendon si Kadareja, ka të drejtën dhe duhet të pyesë: po Edi Ramës i ka hedhur ndonjëherë ndonjë fjalë të kësaj natyre Kadareja?! Pse vetëm Basha qenka shkaktari potencial i ciklonit “për t’i mbyllur kombit rrugën e përparimit”, kur përditë shohim se këtë rrugë përpiqet t’ia mbyllë pikërisht Edi Rama? Ka sy në ballë Kadareja të shohë se çfarë bëhet në Shqipëri? Ka veshë të dëgjojë Kadareja ulërimat e Edi Ramës për të futur vendin në luftë civile, sa herë që nuk pranohet ndonjë tekë e tij kryeneçe?

Për shpëtimin e trupit, të shpirtit e të emrit të Bashës, Kadareja me shumë “dhimbsuri” ka gjetur një mjet magjik kur shkruan: “do t’ju propozoj një gjest, që sot për sot, është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare: tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie”. Bravo Kadare, kandidati i përjetshëm për çmimin “Nobel” në letërsi, që një politikani të ri përpiqesh t’i fusësh tmerrin, ta bësh të braktisë idealin politik, qysh në të parën betejë të tij serioze, pikërisht në çastet e mbrame të betejës, kur ai është dhe favorit për të fituar në rrugë ligjore. Kurse Ramës, një politikani problematik qysh prej 20 vitesh, që shkallaret e karrierës i ka ngjitur me mënyrat më të dyshimta, duke shfrytëzuar ose krijuar konjuktura të pështira politike, Kadareja nuk i sugjeron të bëjë asnjë “gjest të rrallë”, por e mbështet të vazhdojë gjestet e shëmtuara që ka bërë deri tani, vetëm që të qëndrojë në pushtet. Pas këtyre mendimeve të Kadaresë duhet shtruar pyetja: a kanë nevojë kombi shqiptar dhe dy shtetet shqiptarë për një “Nderi i Kombit” që të predikojë me mallkime e kërcënime gjeste të tilla çnderimi të politikanit?!

Kanë bërë mirë një numër intelektualësh që Bashës i kanë nisur mesazhin: “Mos dëgjo Kadarenë. Nuk është koha për gjeste kalorsiake. Vota duhet numëruar” (“Gazeta Shqiptare”, 22 maj 2011). Po Kadareja vet çfarë “gjesti kalorsiak” ka bërë”? Edhe sa kohë do të mburret me atë “ikjen në Francë” në prag të shpërthimit të zhvillimeve demokratike në Shqipëri? Por Ramës çfarë “gjesti kalorsiak” ka ndërmend t’i rekomandojë? Të përsërisë tentativën për grusht shteti të 21 janarit 2011? Të vazhdojë të prodhojë tym të zi në politikën shqiptare, që të mos dalin të tjerë si Basha e ta rivalizojnë në votim? Apo të kthejë gjithë anëtarsinë dhe elektoratin e Partisë Socialiste në forca paramilitare që të bllokojnë çdo ditë rrugët e Shqipërisë, të nxijnë qiellin shqiptar, duke djegur goma makinash, të rrahin e të plagosin policët që kryejnë shërbimin e tyre, në pritje të ndonjë të vrari tjetër, për të shtuar radhët e “dëshmorëve” të soc-ramistave?! Çfarë ka për të thënë Kadareja për këto? Nuk mundi të heshtë më gjatë edhe gazeta e mikut të tij, Fahri Balliut, për faktin se Kadareja në komentet e tij për ngjarjet e 21 janarit 2011 faktikisht u radhit në krahun e avokatëve politikë e intelektualë të grushtit të shtetit.

“Arsyet e mosarsyes” në arsyetimet e tij Kadareja ka mundur t’i mbështesë vetëm mbi një “argument”, duke shkruar me një logjikë absurde dhe në formë perfide e cinike në përmbajtje: “Propozimin për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush (d. m. th. si Bashës dhe Ramës), por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, se për tjetrin, që është shef i opozitës”. Sa mirë e paska përvetësuar atje në mërgim Kadraeja metodologjinë cinike të disa mjediseve europiane, që në vend të përkrahjes së të drejtës përballë të padrejtës, të kërkojnë zgjidhjen e kontestimit në dëm të palës që nuk e kanë për zemër dhe në dobi të pamerituar të palës që u pëlqen. Nuk u bëjnë nder shqiptarëve të tillë “shkrimtarë të mëdhenj” që shkasin në meskinitete kaq të pahijshme.

Kadareja nuk e ka të qartë një gjë të njohur (ose qëllimisht hesht për të) se Rama ka 17 vjet që është në pushtet, si ministër e kryetar bashkie. Ka qenë kryetar i shoqatave të pushtetit lokal socialist. Ka një polici bashkiake që e përdor kundër policisë së ruajtjes së rendit. Rama kryeson një pushtet paralel në Shqipëri, madje synon të veprojë me gjithë strukturat e tij partiake dhe si shtet paralel. Nëse Kadareja shqetësohet vërtetë për stabilitetin e shtetit e të shoqërisë shqiptare duhet të kuptojë se kundërvënia e pushtetit të Tiranës, të drejtuar nga Edi Rama, ndaj pushtetit qendror, të drejtuar nga Sali Berisha, i ka shkaktuar probleme shumë të rënda shtetit shqiptar. E mira e do që sa më parë midis pushtetit të Tiranës dhe pushtetit qëndror të vendosen harmonia e bashkëpunimi dhe kjo mund të arrihet nëse Basha bëhet kryetar bashkie. Por këtë Kadareja nuk e do. Ai mbështet Ramën që të mos stabilizohet Tirana, siç mbështet Qosja Ramën që të mos stabilizohet Shqipëria.

Në letrën drejtuar Bashës del qartë se Ismail Kadareja nuk ka fare haber si ndërtohet shteti e pushteti në demokraci. Ai punën e ardhjes e të ikjes nga pushteti, të zgjedhjeve e të emërimeve në poste e percepton dhe e trajton me mendësitë e xhambazit. Por Kadareja sillet dhe si provokator në këtë rast. Rama e ka më të lehtë se Basha të tërhiqet, sepse është vetë shefi i opozitës (partisë e koalicionit të tij, ku nuk lejon kend të bëjë gëk apo mëk). Kurse Basha ka të tjerë mbi krye në partinë e pushtetin e shumicës, dhe duhet të pyesë ata më parë. Kurse Kadareja e nxit Bashën të rebelohet kundër udhëheqjes së tij partiake, d.m.th. kundër Berishës, duke e trembur me fjalë për lloj-lloj përgjegjësirash politike e historike; dhe duke i bërë dhe ndonjë ledhatim me gjuhë gjarpri para se t’i injektojë helmin mpirës.

Me atë arsyetimin që i drejtohet Bashës, Kadareja duhet t’i drejtohej Berishës e t’i thoshte: “tërhiqe kandidatin tënd dhe lëre edhe një herë të adhuruarin tim Rama të ulet në kolltukun e kryetarit të bashkisë”. Por si duket Kadareja nuk ka pas sukses pranë Berishës, as pranë ndërkombëtarëve për të siguruar funksionimin e kësaj skeme dhe ka provuar gurin e fundit, duke shpresuar se Basha mund të trembet nga kadareizmat dhe ia dredh Partisë Demokratike, Berishës e ndërkombëtarëve që e mbështesin. Sigurisht ky duhet të jetë një veprim i dëshpëruar i Kadaresë dhe i atyre që e shtyjnë. Para pak javësh ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, përmendi në një ekran televiziv se kishte pasur një darkë të këndshme me “shkrimtarin e madh” Kadare. Atëherë kjo darkë na u duk si “jashtë vendit e kuvendit”, si jashtë kohe, jashtë halleve politike të Shqipërisë. Nuk kishim si të dinim më shumë. Por me sa duket edhe darka të tilla Kadareja i kas pas në kuadër të veprimtarisë për të krijuar “atmosferë mbështetëse” ndërkombëtare që Basha të tërhiqej e Rama të mbetej.

Mëkati më i rëndë etiko-moral i Kadaresë është se përpiqet ta shtyjë Lulzim Bashnë të bëjë tradhtinë më të shëmtuar zgjedhore, të tradhtojë të gjithë atë elektorat të Tiranës që votoi për të, si asnjëherë tjetër në historinë e zgjedhjve në kryeqytet për një kandidat të PD-së.

Për nxitjen e Bashës drejt një tradhtie të tillë të shëmtuar (që vetë kandidati i mbështetur t’i hedhë me përbuzje në koshin e plehrave votat që u dhanë për të se kështu sugjeruaka “Kadareja i madh”) mund të bëhen plot komente. Por fatmirësisht vetë Lulzim Basha ka shpjeguar menjëherë pozicionin e tij në këtë pikë therëse: “Unë kam vendosur të respketoj të gjitha procedurat normative që parashikon procesi i numërimit të votës në respekt të shtetit ligjor, duke u frymëzuar nga një qëndrim paqsor e qytetar dhe në shërbim të stabilitetit e të paqes sociale. E gjithë filozofia e fushatës sime është mbështetur në dëgjimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë me qytetarët. Ndaj sot e kam të pamundur të përmbys zërin e mbi 124 000 qytetarëve, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim për shndërrimin rrënjësor të kryeqytetit të shqiptarëve, që mjerisht po përjeton një kolaps urban, mjedisor dhe mund të themi ekzistencial. Nuk jam unë që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i bashkisë. Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë. Unë besoj se gara dhe demokracia i vlejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ndërkohë që dhurimi në tavolinë ose pazaret në favorin tim apo të kundërshtarit dëmtojnë atë. Më mirë një garë deri në votën e fundit sesa një garë e munguar”. Turp për Kadarenë që edhe pas 20 vjetësh qëndrimi në Europë nuk paska kuptuar asgjë nga “abc-ja” e demokracisë dhe e tregon veten aq dështak, sa të ketë nevojë për leksione të tilla! E gjjthë përgjigja e Lulzim Bashës është korrekte, dinjitoze, e shkruar me përgjegjësi e saktësi dhe hedh poshtë “gjestet kalorsiake” të sugjeruara nga Kadareja dhe provokimet e bëra prej këtij që Basha të tradhtojë PD-në, Berishën, por mbi të gjitha zgjedhësit dhe të turpërojë veten për jetë.

Për të turbulluar gjykimin e Bashës e të tjerëve Kadareja ka spekuluar shëmtueshëm me historinë: “Desha t’ju kujtoj se themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, më 1912 ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes, për gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europaine, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë. Mendoj se Shqipëria nuk duhet të harrojë këto shenja të mira të qytetërimit të saj. Ajo duhet t’i kultivojë ato, të tregojë se nuk është shtet tribal. Por shtet europian, demokratik, pjesë e familjes së emancipuar të kombeve”. I gjori “shkrimtari madh” që nuk e njeh si duhet historinë, as i punon mirë tashmë arsyeja për të gjykuar si duhet ndodhitë historike. Ai di vetëm të spekulojë, që “mjeranen historike” ta përshkruajë si “madhështoren e sotme pseudopolitike”.

Ismail Qemali ishte mbajtësi i flamurit për shpalljen zyrtare të pavarësisë dhe kryesuesi i qeverisë, por kjo nuk e bënte themeluesin e vetëm të shtetit shqiptar. Këtë shtet e themeluan shumë burra njëkohësisht, para Ismail Qemalit, bashkë me Ismail Qemalin dhe pas tij. Mjaft më me “folklorizma krahinariste” që keqpërdoren dhe për spekulime politike! Ka dhe të tjerë që i dinë punët. E vërteta është se “Shqipëria më 1913-14 nuk pati mundësi të konkretizohej si shtet”- siç ka vënë në dukje dhe tani vonë një profesor universiteti në Itali, Exhidio Ivetiç, në studimin e tij “Luftërat Ballkanike” (2006, botimi shqip 2008, fq. 157). Në atë kohë, që vetë Kadareja e ka emërtuar “Viti i mbrapshtë” (1914), nuk kishte kuptim të flisje për dorëheqje, siç nuk kishte dobi të flisje as për qeverisje. Ismail Qemali ishte dhe mbetet një figurë madhore, më shumë simbolike se pushtetore.

Kur ra qeveria e Vlorës nuk kishte asgjë madhështore, por vetëm një situatë mjerane. Ismail Qemali nuk dha kurrfarë dorëheqje, që mund të shërbejë për paralelizëm me dorëheqjet e sotme, sidomos me “pseudodorëheqjen” që kërkon Ismail Kadareja nga Lulzim Basha. Nëse Kadareja është i mahnitur prej “dorëheqjes së Ismail Qemalit” se paska themeluar institutin politiko-juridik të dorëheqjes në Shqipëri, le të bëjë përqasje me dorëheqjet e Fatos Nanos nga kryetar i Partisë Socialiste dhe nga posti i kryemnistrit, që i hapën rrugën e karrierës Edi Ramës dhe t’i rekomandojë Edit të ndjekë shembullin e paraardhësit të tij në krye të PS-së, në vend që të nanurisë Lulzim Bashën për “dorëheqjen e Ismail Qemalit”.

Por më parë Kadareja të përpiqet të mësojë për vete një rregull të artë se “zgjedhjet janë mënyra më e mirë jo për të ardhur në pushtet, por për t’u larguar me lezet nga pushteti”. Në qoftë se Kadareja vërtetë trembet nga “kolapsi” politik në Shqipëri, le të ndihmojë Edi Ramën të kuptojë se zgjedhjet e sivjetme i japin rastin për ta lënë në mënyrën më të mirë një pushtet që nuk i shkon më në krye të bashkisë së Tiranës. Madje nuk është nevoja as për dorëheqje të Ramës, por të lihet të shkojë normalisht procesi zgjedhor drejt përmbylljes dhe të pranohet rezultati. Kadareja nuk i do të tilla zhvillime, prandaj përpiqet të impresionojë Bashën me “dorëheqjen” e Ismail Qemalit, që s’ishte fare dorëheqje, por një urdhër i 6 fuqive të mëdha që të ndryshonte qeverisja në Shqipëri, siç ka ndodhur edhe me largimin e Berishës nga pushteti më 1997. Është e pahijshme që shkrimtarët tanë të dëgjuar spekulojnë me Ismail Qemalin kur duan t’u kundërvihen politikanëve që nuk u pëlqejnë. Dritëro Agolli në vitin 1997 në një poemë të tij rebeluese ngrinte Ismail Qemalin nga varri që të trembte Sali Berishën. Ismail Kadareja tani i thërret sërish Ismail Qemalit të trembë Lulzim Bashën. Në vitin 1913 Mihal Grameno i thurrte elozhet më të mëdha Esat Pashtë Toptanit për luftën që kishte bërë në mbrojtje të Shkodrës dhe njëkohësisht e kërcënonte se po të mos ulte kryet para Ismail Qemalit do të damkosej si tradhtar. Ismail Kadareja tani, pas gati një shekulli, i bën ca përkëdheli bajate Lulzim Bashës që t’i kërcënohet se do të mbajë gjithë përgjegjësitë historike e politike në qoftë se nuk ul kokën para Edi Ramës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptySat Jun 11, 2011 8:54 pm

Enver Bytyçi:Pse rekomandimet e shkrimtarit Ismail Kadare izolojnë Republikën e Shqipërinë

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue May 24, 2011 12:43 pm
Enver Bytyçi:Pse rekomandimet e shkrimtarit Ismail Kadare izolojnë Republikën e Shqipërinë



Shkrimtari i shquar, Ismail Kadare, i ka shkruar një letër të hapur Lulzim Bashës, me të cilën i kërkon që të tërhiqet nga gara për kryetar të Bashkisë së Tiranës. E përkthyer saktë dhe qartë: që t’ia lërë vendin në tavolinë kandidatit të Partisë Socialiste, Edvin Kristaq Ramës. U përpoqa të shoh se cilat janë argumentet e Kadaresë, madje me shumë vëmendje, sepse nuk besoja se një njeri i madh, i respektuar, si më vitali i letrave dhe mendimit shqiptar të kohës, të shkruante pa fakte, pa argument dhe të jepte një porosi-urdhër thjesht i motivuar, por pa ndonjë kasus-beli. Më kujtoi kjo letër një deklaratë të tij të vitit 2001, kur merrte në mbrojtje kryeministrin socialist të asaj kohe, megjithëse ai ushtronte një dhunë të pashembullt kundër opozitës. Atëherë Kadare fliste për nevojën e forcimit të shtetit dhe kritikonte qëndrimin e opozitës demokratike. Tani flet për nevojën e integrimeve dhe merr hapur anën e kreut të opozitës. Ky pozicionim politik i Ismail Kadaresë majtas, e komprementon atë, sepse e largon nga “egocentrizmi”, e largon atë nga realiteti. Unë kam shkruar disa libra, shumicën prej tyre si libra studimorë, në të cilët i jam përmbajtur dhe kam zhvilluar idetë dhe vlerat që ka përfaqësuar shkrimtari i shquar shqiptar. Si mijëra shqiptarë të tjerë, jam ndier krenar kur në libraritë e Gjermanisë më kanë rekomanduar librat e tij të përkthyer në gjermanisht. Librarët dinin me saktësi titujt e veprave të tij dhe sinqerisht që më ndrisnin sytë nga gëzimi që një shqiptar kishte bërë një emër aq të madh në botën e qytetëruar. Po letra drejtuar Lulzim Bashës a bën pjesë në këtë korpus të lavdishëm të Ismail Kadaresë? Nëse lexuesi do të më lejojë të shpjegohem, mendoj dhe besoj se kjo letër bën pjesë në pjesën emocionale të pamenduar mirë prej tij. Në zgjidhjen e konflikteve, i dashur Kadare, është me vend që të fuqishmit t’i drejtohen atij që ka më shumë logjikë, shfaq më shumë modernitet e civilizim, atij që pranon të jetë viktimë për një ideal më të madh, për një çështje më të shenjtë. Letra juaj i përmbahet kësaj fryme. Që në hyrje të letrës bëhet fjalë për pasojat e situatës së krijuar në Shqipëri. “S’është nevoja të zgjatem këtu për pasojat e rënda të këtij kolapsi, që nis pas tronditjes së demokracisë dhe kalendarit të jetës së brendshme, deri te rreziku i izolimit të ri të vendit, çka do të ishte fatale sot për të dyja shtetet shqiptare në Ballkan”. Pra, motiv i letrës janë pasojat e situatës së krijuar. Por që t’i kërkosh Bashës tërheqjen, do të thotë që ta fajësosh atë për këtë situatë konfliktualiteti. Që t’i drejtohesh Bashës dhe vetëm Bashës, që ky t’ia japë në tavolinë si në kohën e diktaturës, kreun e Bashkisë Edi Ramës, vetëm pse ky i fundit është kryetar i opozitës, ky nuk është e nuk mund të shërbejë as si argument, as si shans për integrime dhe mosizolim. Basha duhet të tërhiqet që të shpëtojë Shqipëria, nënkupton Kadare në letrën e tij. Po kush po e fundos dhe shkatërron Shqipërinë? A nuk është ky thelbi i konfliktit në Shqipëri?! A nuk duhet që Kadare të kapet pas kësaj analize, që të mbërrijë te përfundimi për tërheqjen e Bashës?! Me sa duket Kadare ka rrëshqitur. Dhe nuk besoj se e ka bërë këtë thjesht nga emocionet, as nga padituria, as nga mosnjohja e rregullave në një demokraci. Unë mendoj dhe besoj se shteti ligjor dhe rregullat e demokracisë e integrojnë një vend në bashkësinë e vendeve të qytetëruara. Jam i bindur se këtë mendim ndan dhe shkrimtari i shquar. Po a mund të flitet për rend e shtet demokratik, nëse rezultati i fitores në zgjedhjet politike vjen nga tërheqja e kundërshtarit?! A do të ishte e rregullt dhe demokratike, nëse me Edi Ramën nuk do të përballej asnjë kandidat tjetër për Tiranë, thjesht me motivin se ai është kryetar i opozitës?! Natyrisht, kjo logjikë vjen në leximin e drejtpërdrejtë të letrës së Kadaresë, por nëse e lexon atë midis rreshtave, atëherë Kadare shkon në një linjë me Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi. Edhe Bamir Topi e ka votuar Edi Ramën për kryetar Bashkie të Tiranës, sepse ka menduar se “meqë pushtetin qendror e ka Partia Demokratike dhe ‘Aleanca për Qytetarin’, atëherë kreun e Bashkisë në Tiranë duhet ta ketë opozita, përkatësisht kreu i saj, për të cilin ka votuar”. Me këtë logjikë Topi nuk ka votuar kandidatin e Partisë së tij, Lulzim Bashën, por ka votuar kreun e opozitës. Arsyeja të çon në lidhjen e këtyre dy “qortimeve”, të cilat vijnë nga dy njerëzit që natyrshëm do të duhej të ishin më të pushtetshmit në Shqipëri. Vetëm ndryshimi është që Topi qorton Arben Ristanin, Kadare i drejtohet Lulzim Bashës. Edi Rama për të dy këta është jashtë liste, jashtë skemës. Edhe pse ai prej dy vitesh e në vazhdim vijon me retorikën e kërcënimeve, fyerjeve, dhunimeve, sharjeve nga më të ndyrat në fjalorin moralo-politik, atij Kadare dhe Topi nuk i japin asnjë lloj përgjegjësie. Thjesht pse është kryetar i opozitës, Rama duhet ta gëzojë e trashëgojë postin e kreut të Bashkisë së Tiranës. Kjo logjikë nuk e çon Shqipërinë drejt integrimeve. Aq sa e çon dhuna e rrugës që ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë opozita dhe kreu i saj i papërgjegjshëm. Nëse ka njerëz të përgjegjshëm dhe me integritet, të përkushtuar për integrimin dhe zhvillimin e Shqipërisë, ata janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Kadare dhe Topi i njohin besoj angazhimet dhe rezultatet e këtyre dy njerëzve të politikës shqiptare. Por ata nuk duan dhe nuk kanë me sa duket asnjë interes që të jenë mirënjohës, përkundrazi shfaqen, sidomos ky i fundit, pa fund mosmirënjohës. Jo thjesht se Berisha dhe Basha e respektojnë Ismail Kadarenë, as pse ata e katapultuan Topin në postin e presidentit. Por mirënjohja për këta dy njerëz shkon për shkak të kontributeve të jashtëzakonshme për t’i dhënë Shqipërisë frymën dhe shpirtin evropian, fytyrën e Evropës. Kështu ka ndodhur me liberalizimin e vizave, kështu ka ndodhur me procesin e pranimit të vendit në NATO, kështu ka ndodhur me procesin e ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, këtë e shohim te veprat gjigante në ndërtimin e infrastrukturës së vendit, këtë e pamë në fushatën moderne të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj për zgjedhjet lokale, këtë e pamë në reagimet postzgjedhore e kështu me radhë. Unë nuk besoj se Kadare nuk ka veshë të dëgjojë dhe Bamir Topi nuk sy që të shohë. Ndaj dhe më duhet të jem shumë kritik e të mos e pranoj këshillën e tyre. Së fundi, tërheqja e një kandidati, edhe nëse motivohet me interesat e dy shteteve, gjë me të cilën shpesh spekulojmë pa fund, kjo nuk e shëndosh demokracinë në Shqipëri. Përkundrazi, ky akt është jodemokratik dhe krijon precedentin e vitit 2007, kur gojët e këqija thonë se Edi Ramës ia dhanë Bashkinë e Tiranës në tavolinë, me kushtin e pjesëmarrjes së tij në ato zgjedhje lokale. Pikërisht një akt jodemokratik i para katër viteve, edhe në atë kohë në emër të stabilitetit të vendit, e çoi Shqipërinë nga njëra tek tjetra katastrofë. Kreu i opozitës, i cili e kishte korrur fitoren në tavolinë, ishte dhe mbetet arkitekti i kësaj katastrofe. Shihni çfarë thotë tani. Po rendis vetëm disa fjali të dy ditëve të fundit: “Është koha të marrim në dorë fatin e atdheut”, ishte një nga fjalitë e perifrazuara nga konferenca e shtypit e ditës së shtunë. A nuk i duket Kadaresë kjo një thirrje lufte?! A nuk tingëllon si një apel për konflikt civil në Shqipëri? Po sikur të bënte të njëjtën thirrje edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha, çfarë do të kishte ndodhur? Atëherë pse Kadare i drejtohet vetëm Bashës, pa thënë asnjë fjalë për Edi Ramën, i cili po i vë flakën Shqipërisë për pushtetin personal të konvertuar në paratë e krimit e të mafies? Ose së paku, pse me letër të hapur dhe jo me një letër “të mbyllur”?! Cila është domethënia e kësaj letre, e cila e komprometon rëndë atë?! Cili është shkaku i vërtetë i saj, kur ajo nuk atakon shkaktarët, ndërkohë që qorton viktimat e këtij kaosi politik në Shqipëri? Dhe së fundi, Kadare flet për reagimin e militantëve të Bashës e të Partisë Demokratike. Aq shumë ka ngjitur propaganda e Ramës, ose aq shumë është ngjitur Kadare pas Edi Ramës dhe Bamir Topit, sa në letër merret vetëm me moralizime “egocentriste”, siç i quan ai, duke hedhur baltë mbi “militantët” e së djathtës. Po këtu nuk është fjala për militantë të Bashës dhe Partisë Demokratike. Edhe nëse bëhet fjalë për ata, ata janë shumë, më shumë se 124 mijë veta, të cilët kanë votuar Lulzim Bashën. Në të vërtetë militantët e Bashës janë në heshtje, edhe pse Edi Rama ka mobilizuar të gjithë militantët e tij për ta bllokuar Shqipërinë dhe djegë atë. Kjo është e pamoralshme, e pafalshme dhe gati e turpshme. Të ofendosh mijëra simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike, pse dëshiron ta shohësh kreun e opozitës në krye të Bashkisë së Tiranës, kjo është e patolerueshme për një shkrimtar të madh si Ismail Kadare, sesa për Bamir Topin, gjithçka ka marrë rrokullimën, për shkak se Zoti tha që ai të votojë në një kuti të gabuar, madje i vetëm, e për pasojë t’i zbulohet vota kundër partisë së tij dhe Lulzim Bashës. Prej atij momenti ai nuk ka më as tagër, as autoritet moral, as integritet politik që të përfaqësojë unitetin e popullit. Është një rast që së bashku me vetëdenoncimin e Dritan Priftit do të hyjnë në librin “Gines”. Këtij libri, me sa duket dëshiron t’i shtohet edhe Ismail Kadare. Këtë radhë jo më si shkrimtar i shquar dhe njeri i madh i letrave shqipe, por si hartues i letrave të hapura, përmes të cilave rekomandon rrënimin e demokracisë dhe të lirisë së shqiptarëve për të zgjedhur e për t’u zgjedhur. Rekomandimet e Kadaresë e izolojnë Shqipërinë. Me fitore të jashtëligjshme të zgjedhjeve Shqipëria nuk integrohet. Përkundrazi, ajo humbet shanset për të shkuar drejt integrimeve. Nëse Basha do t’i përgjigjet pozitivisht Kadaresë dhe rekomandimeve të tij, ai do t’i bëjë shërbimin më të keq vendit të tij, demokracisë dhe të ardhmes sonë integruese. Është tërheqja e Lulzim Bashës ajo që do ta izolonte Shqipërinë. Nuk është falja e mandatit, mënyra e çlirimit të saj nga konflikti absurd i krijuar artificialisht thjesht për interesat personale të një individi, qoftë ky dhe kreu i opozitës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyMon Jun 13, 2011 6:11 pm

njeriu qe snjej ligj as demokraci eshte komunisti sali berisha dhenderri serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyMon Jun 13, 2011 11:34 pm

njeriu qe i vret njerezit ne bese eshte ai Edi Çetniku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyTue Jun 14, 2011 3:22 pm

lexoje 3edhe kete ore dedektiv:

124785 letra nga Tirana kunder zotit Rama
Basir Collaku
Ne nje fjalim ne vitin 2004, Presidenti amerikan Xhorxh Bush, thoshte se "ka momente ne jeten e nje kombi, ne te cilat ai pret pak nga lideret e vet. Ky nuk eshte nje nga ato. Ky eshte nje moment qe ka nevoje, ne kemi nevoje, per zgjidhje te sigurta, per nje pikepamje te qarte dhe per nje besim te thelle ne vlerat qe na kane bere nje komb te madh".

Duke rrokur dendesine e madhe te ngjarjeve politike ne Shqiperi, shoh se kjo thenie e mencur, lexohet sikur te jete e shkruar, e thene per ate qe ndodh ne vendin tone ne keto dite qe jane bartur me tension jo te paket, e me nje ardhmeri te turbullt per pritshmerine politike apo sociale. Pas se dieles se 8 majit 2011, kur nepermjet votimit ne vendosem zyrtarizimin e administratoreve ligjore te qyteteve, problemet, ne vend qe te pakesoheshin u shtuan ne mase. Duke marre shembull fjalen e Presidentit amerikan Xhorxh Bush, qe i drejtohej kombit te madh e fisnik te vendit te tij, duke lexuar letren e Edi Rames dy dite me pare, diferenca ne besim dhe frike eshte e madhe, sepse kemi mberritur ne nje cast ne jeten e kombit shqiptar, e Shqiperise, ku fatet anohen te marrin kosto te madhe, sepse ka qelluar rastesisht apo me metoda te tjera lider i opozites, nje politikan fort telashprodhues. Nje politikan drejtues i opozites se majte, i cili ne thelb te produktit te tij rrethanor ka dhunen maksimale, duke mos harruar as armet. Zoteri me te coroditur e me rrezikshmeri me te larte shoqerore ne politiken shqiptare se sa Edi Rama ne keto dy dekada, eshte veshtire te hasesh ne inventarin e ngjarjeve qe kane ndodhur. Duke renditur radikalizimin e tij, oferten e re te dhunes mbi drejtesine, mbi jeten e cdo qytetari, cmoj se duhet te marrim seriozisht dy problem te medha, precedente te tjere te krijuar rrezikshem me sjelljen sa individuale aq edhe politike. Perpara se te nis te bisedoj per dy shqetesimet, dua te ve ne dukje se letres se rrezikshme luftarake, revolucionare, te armatosur keqas te Edi Rames, si shkrumbim te Shqiperise nese ai humbet, i jane pergjigjur 124.785 qytetare te Tiranes. Te gjithe keto letra jane thjeshtesisht votat e 8 majit, jane qendrime kunder Rames, letra me peshe ligjore katervjecare, mbushur me vullnet pro Bashes ne te dielen e gares, ku kryeqyteti dha modelin me demokratik te komunikimit me Kushtetuten.

Ti kthehemi letres ultimative te Rames dhe problemet sipas meje, qe ajo sjell. Se pari, nese teorikisht gjithnje, presioni ushtarak qe buron nga shkresa cinike e Rames merr pergjigje pozitive nga institucionet ligjore te administrimit te procesit, duke e bere ate fitues, themelet e votes shemben perfundimisht. Para syve nga e nesermja e nje vendimmarrjeje te tille, ne kemi modelin tragjik per te drejten qe sa here nje vendim konkurrues elektoral prodhon rezultat kunder teje, atehere formula per ta permbysur e bere ne favorin tend eshte skema "Rama". Permbys, dhuno, kerceno, kanos, mos ler kusur pa bere ndaj individeve e familjeve te atyre qe kane ne dore te marrin vendime. Ver ne rrezik, ashtu si thote Edi Rama se " Vendimi i Kolegjit, ka pasoja per jeten e cdo shqiptari", duke lajmeruar se askush nuk do te jetoje i qete ne kete vend, nese atij nuk i jepet mandati i kryebashkiakut edhe padrejtesisht Drejtesia, perflet zoti Rama, eshte e duhur vetem kur i adresohet personit te tij, ne te kundert shqiptaret do ta kene pisk per te jetuar ne shtepite e tyre, bizneset e tyre, me miqte e tyre, ne shtetin e tyre, aq me keq t'u shkoje mendja te integrohen ne Bashkimin Evropian. Kjo pergjigje shuan shenjterine e votes dhe e rendit dhunen si mjet komunikimi institucional, duke na rikthyer ne dhjetera vite pas, me pamundesi korrigjimi.

Se dyti nese institucionet vazhdojne te japin drejtesi duke vleresuar proceduren dhe vendimmarrjen sipas hierarkise se shkalleve te gjykimit, atehere zoti Rama humbet, ashtu si ka ndodhur me mandatin e bashkise se Tiranes, sepse ka marre me pak vota se Lulzim Basha. Kjo do ta conte ate drejt premtimmbajtjes se radikalizmit, rikthimit te djegieve e shkaterrimeve, per te rrezuar marrjen e statusit kandidat per ne BE te pakten, dhe degraduar qetesine, ekonomine e gjithcka tjeter te shumten. Ne te dy rastet, Rama ka djegur shanset per te qene aktor respektues i ligjit. Gjykatesit jane ndjere te kercenuar me jete ne fjalite e zotit Rama dhe truperisht, asnje nga qeveritaret e drejtesise nuk mori mundin te flase se eshte kapercyer pragu. Mbi Kolegjin, mbi gjyqtaret, mbi trupen profesionale te drejtesise, Rama ka drejtuar 21 janarin e tij te gatshem. Kete e ka bere nepermjet nje letre, duke lene menjane me arrogance 124.785 letrat qe jane shkruar nje muaj me pare kunder tij.

As marrezia e Hitlerit nuk ka mberritur ndonjehere deri ne frazen se "Megjithate, llogarite me friken i kane bere gabim." Njeriu qe nuk ka lexuar qarte 124.785 letrat(votat) kunder tij, pro Lulzim Bashes, pro Partise Demokratike, qe e kane refuzuar te jete drejtues i Tiranes, jane ndjere te dhunuar nga fjala e radikalit, tek shkruante se "dua te shtoj se nga dhenia ose jo e drejtesise per kete ceshtje, varet fati i puneve te Shqiperise e shqiptareve per kohe te tera ne vijim...S'ka dyshim se nje tjeter vule e gabuar e Kolegjit Zgjedhor do ta fuste Shqiperine ne nje rreth kritik dhe integrimin e saj evropian nen nje pikepyetje shume te madhe. Shqiperia do te humbiste, pa dyshim, trenin e radhes per statusin e vendit kandidat per Bashkimin Evropian." Kemi pare zyrtare te krekosur te Keshillit te Larte te Drejtesise, qe kane muaj duke rendur per te bere patriotin, duke mbyllur syte e veshet ndaj kercenimit qe u behet qytetareve. Nuk u ndalen dot pese minuta nga bredhjet neper qytete e shtete per te firmosur partine e tyre te re, per te menduar njehere se e drejta e 124.785 qytetareve eshte vene ne rrezik nga Edi Rama. Ky keshill, tashme me drejtues sportive, qe nuk kane hall drejtesie, nuk flasin per te mbrojtur gjykatesit, por vrapojne te llakosen per te folur ne takime politike e patriotike, ka mbyllur misionin, ose ka bere kompromisin me kercenuesin. Nuk eshte e rende, mesazhi qartesohet me veprim nga njera pale qe eshte zoti Rama dhe mosveprim nga pala tjeter qe eshte pjesa drejtuese e KLD. Ne fund te leximit te perseritur thuhet se Rama shkroi letren me te deshperuar te jetes se tij, duke tentuar te shpetoje jeten politike si kryebashkiak e kryesocialist, me trazimin e fateve te shqiptareve. Aty vihet re se Rama kerkon te shpetoje nga ata qe e kane rrethuar ne parti, te justifikohet me ta, te laje "borxhet" duke kerkuar qe vendimi i drejte te merret sa me pare, sigurisht kunder tij e pro Lulzim Bashes. Sic ai e di, drejtesia vonon por nuk harron. Ish-kryebashkiaku socialist ka nisur te krehe zyren dhe te shkruaje letra. Ka shume personazhe politike qe i kthehen shkrimit pas nje detyre pushteti, kur jane lodhur ne te. Shembuj politikanesh shqiptare nuk mungojne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyTue Jun 14, 2011 3:26 pm

Edi Rama mes Gramshit e Geringut, drejt vetizolimit
Elida Bucpapaj
Kam perpara meje mesazhin nga Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit per Euroazine, Tomas Kantrimen, dhene ne nje takim me gazetare ne Uashington dhe letren e hapur te Edi Rames, kryetarit te PS. Mesazhi i Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit per Euroazine, Tomas Kantrimen ishte si nje "risposta pagata", i menjehershem, si nje pergjigje direkte nga Washingtoni zyrtar, letres se hapur te kryetarit te opozites dhe klases politike ne Shqiperi.

Ndersa letren e hapur te lideri te opozites do ta konsideroja si nje mish-mash te shkruar nga marksisti Antonio Gramshi dhe nga nazisti Herman Gering. Gramshi duke nxitur kulturen e luftes, ndersa Geringu duke nxitur kulturen e frikes. Gramshi duke folur ne emrin e popullit, Geringu ne emer te luftes - me sentencen e tij aq te njohur se "jane udheheqesit ata qe vendosin politikat e shteteve te tyre, qe te jete ajo demokraci, diktature fashiste apo diktature komuniste dhe per ta perfshire pas popullin, e kane shume te lehte, mjafton t'i thuash popullit se po i shkelen te drejtat, apo duke i denoncuar pacifistet se per mungese te frymes patriotike, jane duke e vene vendin e tyre ne rrezik". Sic po e ben konkretisht Edi Rama ne letren e tij te hapur, ku kercenon me perfshirjen e popullit opozitar ne rebelim. Dhe jo me kot shkakun per ta shkruar kete leter, ne vend qe ta shenonte ne krye, si do te duhej normalisht, e vendos ne fund te letres se tij te hapur kur shenon se "kjo leter per publikun, lindi prej numrit te jashtezakonshem te kontakteve e mesazheve te shkembyera me qytetare anembane vendit e jashte tij. Te gjithe shprehin mosbesim te madh tek Kolegji Zgjedhor, shume nder ta madje me kane kerkuar te terhiqemi nga rruga e kerkimit te drejtesise ne dyert e kolegjit. Te gjitheve u kam thene dhe u them se e drejta qe kemi me vete, na detyron te trokasim ne ato dyer, deri ne fund te rruges se hapur prej ligjit, sepse edhe keshtu kontribuojme per drejtesine e per shpetimin e demokracise". Po ne cilin vend demokratik te botes mund te vendoset per fatin e institucioneve kushtetuese permes sms-eve apo kontakteve me fanatiket apo militantet e liderit te PS? Vetem ne vendet ku sundon anarkia fatin e vendit e marrin ne duar anarkistet dhe atehere demokracine e ka marre lumi. Pra ne menyre implicite dhe kushtezuese, Edi Rama e paraqet veten ne kete leter si shpetimtar i demokracise dhe stabilitetit, se ai e ka ne dore qe te mos e lejoje popullin opozitar te shkoje ne revolte, ama duke e kondicionuar kete fakt me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, qe ky kolegj ta shpalle kryetar te Bashkise te Tiranes per te katerten here Edi Ramen. Jacque Shirak, ish-Presidenti i Frances, ka qene kryetar i bashkise se Parisit tri here, por me nje ndryshim 180 gradesh midis tij dhe Edi Rames, sepse Jacque Shirak, ka formatin e statistit ndersa Edi Rama prezantohet per te saten here me formatin e anarkistit. Por demokracia e nje vendi, perfshi ketu edhe demokracine ne Shqiperi, nuk mund te jete leter bixhozi apo nen varesine e nje individi, qofte ky Edi Rama, sepse po te ndodhe keshtu, do te jete diktature alla Gering apo alla Gramsh. Fati i demokracise ne Shqiperi nuk mund te varet kurrsesi nga individi Edi Rama, pasi ajo eshte demokraci e nje vendi te NATO-s, qe do te thote se i ka plotesuar te gjitha standardet per te qene anetare me te drejta te plota me vendet qe perbejne shtyllen e demokracise se Perendimit dhe te botes. Tentativa e Edvin Rames me letren e tij te hapur per ta shpallur vendin dhe demokracine ne rrezik eshte nje deshtim i tij, sepse procesi zgjedhor i 8 Majit 2011 u konsiderua nga SHBA si me i miri ne historine e demokracise shqiptare, ndersa Edi Rama dhe enturazhi i tij i ngushte, vollen vrere gjate gjithe procesit, duke nxitur nje klime konfliktuale dhe kercenimesh, teksa elektorati shqiptar i te dy kraheve demonstroi nivelin me te larte te kultures demokratike.

Ne kete leter te hapur Edi Rama sulmon dhe kercenon Kolegjin Zgjedhor, vendimin e te cilit e sheh vendimtar per fatin e Shqiperise, se ky fat do te jete ne shina te mbara nese Keshilli Zgjedhor ia dhuron fitoren atij dhe do te jete i rrezikuar, nese Kolegji Zgjedhor e shpall ate humbes, pasi Edi Rama nuk e njeh nocionin e humbjes dhe kercenon me rebelim. Po cfare eshte Shqiperia, republike bananesh qe institucionet kushtetuese t'i japin atij me cdo kusht fitoren, sepse Edi Rama duhet t'i fitoje me cdo kusht te gjitha zgjedhjet. Nese i fiton OK, nese i humb ka kercenime, ka bojkot, ka demonstrata, ka rebelime. Edvin Rama nuk e njeh rotacionin, mekanizmat eksplicite te demokracise, Edvin Rama kerkon fitore me cdo kusht, fitore me te gjitha mjetet, cka nuk ka te beje dhe nuk lidhet aspak me parimet e shtetit te se drejtes, pasi fati i demokracise shqiptare nuk mund te jete as ne doren e nje individi dhe as ne doren e nje partie, pasi fati i demokracise eshte ne doren e klases politike dhe institucioneve te pavarura te demokracise, legjislativi, ekzekutivi, institucioni i pavarur i drejtesise, institucioni i pavarur i presidenti ku te gjitha se bashku garantojne demokracine shqiptare. Edi Rama ka bojkotuar dialogut, ka bojkotuar Parlamentin e Shqiperise, ka bojkotuar eksponentet te PS qe nuk mendojne si ai. Kastriot Islami i tha qarte Edi Rames se ai shkon ne Parlament, jo pse i bindet Sali Berishes, Saliut, si e quan Edi Rama ne menyre vulgare kundershtarin e tij politik, por pse respekton orientimet e aleateve jetike, midis te cileve SHBA. Ne mesazhin e zotit Kantrimen, ardhur direket pas Letres se Hapur te Edvin Rames shprehet shqetesimi per situaten ne Shqiperi, duke nenvizuar faktin se SHBA "kane shprehur dyshimet e tyre" per bazen ligjore te vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te numeruar nje kategori te caktuar fletesh votimi. Ceshtjet lidhur me to i jane parashtruar Kolegjit Zgjedhor. Por per ne eshte esenciale qe te gjitha partite te sillen me te njejtin dinjitet qe tregoi populli shqiptar, te ruajne qetesine, te respektojne ligjin dhe te mos nxisin dhunen. Ne rezervohemi te shprehemi per rezultatin, deri sa te degjojme se cfare do te thote Kolegji Zgjedhor"-tha Kantrimen. Ndersa me poshte shton: "Ne nuk kemi pare mjaft udheheqes politike qe te kene vullnetin per te vene interesat kombetare te Shqiperise para interesave te partive te caktuara. Zakonisht udheheqesit politike jane te bindur se fitorja e partise se tyre eshte e njejte me interesin kombetar. Por kjo nuk eshte keshtu per gjithe te tjeret. Ne interesin e Shqiperise sot eshte qe t'u demonstrohet, vecanerisht vendeve anetare te Bashkimit Evropian se Shqiperia mund te funksionoje si te gjitha demokracite e tjera qe kerkojne te hyne ne Bashkimin Evropian. Dhe ne dy vitet e fundit, Shqiperia nuk e ka plotesuar ate kriter. Ajo qe me tremb sot eshte se ajo qe duhet te jete nje demonstrim shume pozitiv per Evropen, Brukselin dhe per gjithe vendet anetare per pjekurine politike te Shqiperise, nga nje sinjal pozitiv mund te kthehet ne nje sinjal negativ, nese nuk behen perpjekje reale nga partite politike per ta trajtuar kete ceshtje qetesisht dhe ne forme kushtetuese", nenvizon Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit per Euroazine, Tomas Kantrimen, dhe cdokush e ka te qarte se nese ka nje stanjacion dy vjecar, kjo i dedikohet rolit mizerabel qe ka ndermarre kreu i PS-se. Ne i kemi perrreth vendet qe jane te mbytura nga kriza, si Greqia, vend i BE-se, ndersa fakti qe Shqiperia ka mbetur jashte rrezes te krizes ekonomike duhet te na gezoje. Pra nuk ekziston shkak real qe Edi Rama te ngrihet ne rebelim. Edhe ne mesazhin e zotit Kantrimen vihet re ky fakt se "ne shume aspekte, Shqiperia ka ecur mire, si ne ekonomi, ne perpjekjet per reforma, por eshte politika ajo qe demton imazhin e saj ne Bruksel dhe gjetke". Ne mesazhin e Uashingtonit, Edvin Rames dhe secilit politikan i vjen i qarte mesazhi ku Kantrimen nenvizon fort se "partite politike duhet ta trajtojne kete ceshtje qetesisht dhe ne forme kushtetuese". Dhe forma kushtetuese eshte respektimi i vendimit te Kolegjit Zgjedhor apo cdo veprim qe duhet te hidhet duhet te kete kushtetutshmeri. Nuk mund te rrezohen me revolta anarkiste institucionet e pavarura te shtetit, te cilat jane zgjedhur me konsensus te plote bipartizan, te cilat mund te permiresohen, sepse ka vende plot per permiresim, vetem ne bashkepunim dhe dialog bipartizan. Ne nje demokraci njezet vjecare si Shqiperia duhen plot energji per te perfeksionuar shtetin e te drejtes, por kjo arrihet vetem kur PS dhe PD te kene konsensus te plote kur eshte puna per ceshtje te rendesise kombetare, ndersa rebelimi eshte shprehje me adeguate e luftes kunder shtetit te se drejtes, cka eshte e patolerueshme. Ndersa kercenimet qe Edi Rama ia ben permes letres te hapur Kolegjit Zgjedhor, vendimin e te cilit e konsideron si fatal per fatin e Shqiperise, jane fatalitet per ate qe i nxjerr nga goja dhe qe i shkruan here me dore marksiste dhe here me dore fashiste, pra per vete Edi Ramen. Edvin Rama duhet te ndryshoje stil, duhet t'i kthehet periudhes se para qershorit te vitit 2009, periudhes me te mire te bashkepunimit bipartizan PD-PS, sepse nese do te vazhdoje me kercenime, do te humbase totalisht mbeshtetjen nga brenda dhe jashte Shqiperise. Sepse Shqiperia dhe shqiptare nuk mund te izolohen me si ne kohen e diktatures, ndersa Edi Rama mund te vetizolohet, per shkak te veprimeve te tij te papergjegjshme. Edi Rama duhet ta marre parasysh se cfare mesazhi i vjen nga Uashingtoni, sepse SHBA jane aleate jetike te shqiptareve. Nese nuk i merr parasysh keshillat qe i vine nga Washingtoni le te jape doreheqjen. Edhe Sali Berisha duhet te respektoje deri ne nje, keshillat qe i vine nga SHBA dhe BE. Ky eshte kusht per cdo politikan te Shqiperise nese deshiron te qendroje ne majat e pushtetit. Ne jemi aleate te SHBA dhe duhet ta demonstrojme kete me veprime te pergjegjshme, si nje shtet demokratik qe ecen drejt integrimeve evropiane. Ne takimin e pare me Mikail Gorbacovin (Mikhail Gorbachev), me 1984, Margaret Thecer (Margaret Thatcher) i thote: "Une jam aleate e SHBA. Ne besojme tek te njejtat gjera, ne besojme me pasion per te njejtat beteja idesh dhe ne do t'i mbrojme idete tona deri ne fund. Asnjehere mos u perpiq te me ndash prej tyre". Kjo filozofi duhet te jete edhe ne mendjen e Edi Rames. Nese nuk e ka kete filozofi, atehere duhet te jape doreheqjen menjehere nga drejtimi i PS.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyTue Jun 14, 2011 5:15 pm

U miratu kerkesa e partise Socialiste per te shpallur te pa vlefshme votat e vjedhura nga Sali Sllobodanka basha Kryetari i Zgjedhjeve .
Me hajni ska fitore.
Arberia qka po na thue .......!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyWed Jun 15, 2011 10:52 am

POLITIKË
Ekstremistët serbë djegin flamurin e NATO-s – kujtojnë antievropianizmin e Edi Ramës
14-06-2011 / Gazeta 55


Me pankarta si, “Kurrë në NATO” dhe “Zhdukuni nga këtu”, nacionalistët serbë lëshuan thirrje kundër perëndimit, duke kërcënuar qeverinë e tyre që të mos nënshkruajë asnjë marrëveshje për integrimin euro-atlantik të Serbisë. Qëndrimet të kujtojnë përdorimin e politikave anti-NATO e anti-BE nga opozita e Edi Ramës



Një grup nacionalistësh serbë protestuan dje në Beograd me pankarta kundër NATO-s dhe perëndimit. Protesta e tyre lidhej me një konferencë të NATO-s që mbahej në Serbi. Rreth 200 ultranacionalistë serbë rrethuan zyrën e presidentit serb Boris Tadiç, duke brohoritur me thirrje dhe këngë nacionaliste kundër integrimit të Serbisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Dhjetëra prej tyre, u përleshën me forcat e policisë, ndërsa në pranga përfunduan një pjesë e mirë e tyre. Momenti më i egër i dhunës ishte kur një grup i madh i protestuesve nacionalistë serbë dogjën flamurin e NATO-s dhe duke e shoqëruar me thirrje kundër vendeve të perëndimit. Thirrjet e radikalëve i referoheshin sulmeve të NATO-s mbi Serbi në vitin 1999, për çlirimin e Kosovës nga gjenocidi serb. Ndërhyrja e forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i dha fund një sundimi gati shekullor të okupatorit serb mbi krahinën shqiptare të Kosovës. Me pankarta si, “Kurrë në NATO” dhe “Zhdukuni nga këtu”, nacionalistët serbë paralajmëruan politikanët e tyre që të mos nënshkruajnë asnjë vendim me përfaqësuesit e Aleancës, pasi në të kundërt protestat e tyre do përshkallëzohen frikshëm. Protesta e serbëve ishte edhe si shenjë zemërimi ndaj arrestimit të vrasësit të 8 mijë myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë, Ratko Mlladiç, i cili aktualisht po gjykohet nga Tribunali i Hagës. Ndërkaq, autoritetet serbe pro-perëndimore kanë rritur bashkëpunimin me NATO-n, duke iu bashkangjitur programit të Partneritetit për Paqe për vendet ish- komuniste si dhe, duke nënshkruan disa prej projekt-marrëveshjeve mbi integrimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Vetë presidenti serb Boris Tadiç ka zbutur tonet ndaj perëndimit, duke u shprehur i gatshëm për hapjen rrugë të integrimit të Serbisë në strukturat euro-atlantike. Pavarësisht “frymës” pro-perëndimore të qeverisë serbe, ende s’mund të jetë e qartë nëse protestat e nacionalistëve serbë përmbajnë ngjyrime të qarta politike si dhe të ndikuara nga qeveritarët me qëllim sprapsjen e negociatorëve të NATO-s mbi një aderim të mundshëm të Serbisë në Aleancën Veri-Atlantike. Megjithatë, protestat e herë pas hershme të radikalëve serbë, madje duke marrë pas vetes dhe një pjesë të mirë të nacionalistëve, idealistë të Mugoshës, Popoviçit dhe kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç. Ky është një tregues i qartë se ky shtet i Ballkanit perëndimor vazhdon të mbetet peng i mendësisë konfliktuale dhe historisë së zezë të Evropës së pas luftës së dytë botërore, me llogore konflikti që mban emrin Serbi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyWed Jun 15, 2011 10:56 am

Ja lexoje mire kete ore dedektiv ,qe te mund te kuptosh ,pasi une ta kam tehene qe ne krye se nuk mund te fitoje nje bastard -kriminel kelysh i komunisteve,ngulite ne trurin tend,jo se keshtu dua une, por keshtu eshte ne te vertete:

POLITIKË
Kolegji ligjëron numërimin e KQZ – urdhëron hapjen e të gjitha kutive
14-06-2011 / Gazeta 55


Rrëzohet themeli i kërkesës së socialistëve për të mos numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara. Nuk pranohet as akuza e socialistëve për cenim të kutive të materialeve zgjedhore dhe urdhërohet rillogaritja e tabelave përmbledhëse, pas ri-konsiderimit të të gjitha votave të kontestuara, edhe për kutitë e njësive dhe këshillave të minibashkive.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të numërojë edhe votat e kontestuara të 368 kutive të votimit të kryetarit të bashkisë, këshillit të bashkisë, kryetarit të minibashkisë si dhe këshillit të minibashkive”.
Ky është vendimi i Kolegjit Zgjedhor të Apelit, për rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës.
Kolegji Zgjedhor i Apelit i jep fund përplasjeve politike mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në rrugë gjyqësore, teksa ia ka ngarkuar përsëri Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përgjegjësinë e shpalljes së rezultatit përfundimtar për Tiranën. Kolegji Zgjedhor urdhëron KQZ-në që të numërojë të gjitha votat e kontestuara në kutitë e votimit të Tiranës, për të reflektuar më pas në një rezultat të qartë për bashkinë e kryeqytetit. Nga 117 kuti votimi të numëruara pak ditë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ku Lulzim Basha ishte në epërsi votash prej 81 votash, KQZ do të numërojë edhe votat e kontestuara që gjenden në 368 kuti të tjera, votat e të cilave duhet t’i atashohen në mënyrë urdhërore rezultatit përfundimtar për kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Në vendimin nr. 709, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ezauroi 80 për qind të votave të mbetura pezull, pra të pavlerësuara, të cilat ishin plotësisht të vlefshme, veçse ishin hedhur në kutinë e gabuar.
Vendimi i djeshëm i Kolegjit është pikërisht aprovimi i kërkesës së Partisë Demokratike për numërimin e çdo vote të vlefshme të shprehur në mënyrë të drejtë nga qytetarët e Tiranës gjatë votimeve të 8 majit. Partia Socialiste gjatë gjithës procedurës vendimmarrëse dhe funksionuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve insistonte në mos numërimin e fletëve të kontestuara, duke i konsideruar ato si të pavlefshme edhe pse vullneti i qytetarëve ishte shprehur drejt dhe korrekt. Pra, Kolegji vlerëson se puna e mirë e KQZ-së me vendimin nr. 709 ishte një procedurë e rregullt, duke deklaruar se, ajo ishte një vendimmarrje e drejtë, për të lexuar drejt votën e qytetarëve.
Kësisoj, mund të thuhet se pretendimet e Partisë Socialiste për rezultatin zgjedhor të Tiranës janë të pabaza dhe se tendenca politike e tyre, për të shpallur disakordancën elektorale mes votave në kuti dhe numrit të votuesve, ishte thjesht farsë për të maskuar humbjen.
Dy javë më parë trupa gjyqësore e Kolegjit Zgjedhor rrëzoi në mënyrë të prerë ankimimin e Partisë Socialiste për të shpallur të pavlefshëm vendimin e KQZ-së, për numërimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar. Po ashtu, në datën 3 qershor të këtij muaji Kolegji Zgjedhor i Apelit pushoi ankimimin e opozitës, i cili kërkonte shpalljen të pavlefshëm vendimin e KQZ-së, i cili nxirrte Lulzim Bashën fitues të Tiranës me 81 vota më shumë.

Seanca
Kolegji Zgjedhor nisi dje në orën 10:00 shqyrtimin e kërkesës së re ankimore të Partisë Socialiste, për zgjedhjet lokale të 8 majit, për kryetarin e bashkisë Tiranë. Seanca kishte për objekt shqyrtimin e kërkesë padisë së depozituar nga PS, që kërkonte rrëzimin e vendimeve nr. 710 dhe 711 të KQZ-së, të cilat nxorën fitues me 81 vota më shumë kandidatin demokrat, Lulzim Basha kundrejt kandidatit socialist, Edi Rama.
Ankimimi kishte për relatore gyqtaren Dhurata Haveri, ndërkohë që trupa gjyqësore përbëhej nga gjyqtarët Sashenka Jonuzi, Astrit Kalaja, Marie Qirjazi dhe Meriban Mullai. Partia Socialiste, si palë paditëse, u përfaqësua në këtë mbledhje nga Damian Gjiknuri, Eno Bushi, Arian Salati dhe Eridian Salianji, të shoqëruar nga deputetët socialistë, Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri. Ndërsa Partia Demokratike u përfaqësua nga avokatët Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi, ndërkohë që i pranishëm ishte dhe deputeti demokrat Viktor Gumi. Pala e paditur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, u përfaqësua nga drejtoresha juridike e këtij institucioni Dëshira Pasko. Përfaqësuesi i PS-së në Kolegj, deputeti Damian Gjiknuri tha se, PS kërkon pavlefshmëri të dy vendimeve të KQZ-së, të cilat sipas tij, janë miratuar në kundërshtim me ligjin, pasi rezultati i shpallur prej tyre ka ndryshuar të gjitha tabelat e KZAZ të depozituara në KQZ. PS ankon dhe faktin se në fund të procesit të rinumërimit dhe ndryshimit të tabelave, rezultojnë 357 fletë votimi më shumë se sa votues, ndërkohë që edhe konsiderimi si të vlefshme i fletëve të hedhura në kutitë e gabuara bie në kundërshtim me përcaktimet e Kodit Zgjedhor.
Ndërsa, drejtoresha juridike e KQZ-së, Dëshira Pasko, mbrojti vendimin e miratuar nga KQZ për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, duke e cilësuar “një vendim të drejtë”. Ajo hodhi poshtë si të pabaza pretendimet e PS-së për mospërputhje votash, duke i kërkuar trupës së Kolegjit rrëzimin e kërkesës së socialistëve, një qëndrim që iu bashkuan edhe përfaqësuesit e PD-së. Më 3 qershor, Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen mbi ankesën tjetër të paraqitur nga PS-ja për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Tiranë, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 23 maj, që nxjerr kandidatin demokrat Lulzim Basha fitues të garës për Bashkinë e Tiranës, me 81 vota më shumë se kandidati socialist Edi Rama.

Kolegji Zgjedhor, rrëzoi PS-në që në 3 qershor

Kolegji Zgjedhor, me relator gjyqtarin Tom Ndreca, vendosi pushimin e çështjes ankimore të Partisë Socialiste në seancën e 3 qershorit, ku opozita kërkonte rrëzimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili shpalli Lulzim Bashën fitues të zgjedhjeve për Tiranën. Kolegji e mori vendimin pas shqyrtimit të tabelave përmbledhëse për Tiranën dhe pasi dëgjoi palët, Partinë Socialiste, KQZ-në dhe Partinë Demokratike. Kolegji kërkoi, në cilësinë e provave materiale, tabelat përmbledhëse të 10 KZAZ-ve të Tiranës si dhe tabelat përmbledhëse të të gjitha grupeve të numërimit në mënyrë që të vërtetohej nëse ato ishin përmbyllur para 18 majit, ditë kur komisioni miratoi në parim projekt-aktin i cili parashikonte numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara. Kërkesë padia e PS kërkonte shpalljen të pavlefshëm të rezultatit të certifikuar nga KQZ, i cili certifikonte Luzim Bashën si fitues të Tiranës me 81 vota më shumë se rivali i tij, Edi Rama. Pushimi i çështjes në 3 qershor vinte pas rrëzimit të kërkesës së parë të PS, ku kërkonte shpalljen të pavlefshme të votave të hedhura në kutinë e gabuar. Arsyetimi i KQZ më 3 qershor lidhej me papërputhshmërinë ligjore të pretendimeve të Partisë Socialiste, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 23 maj, kishte zbatuar vendimmarrje në përputhje me ligjin dhe se, shpallja e Lulzim Bashës fitues të zgjedhjeve me 81 vota më shumë ishte një vendim i drejtë dhe ligjor. Kolegji arsyetoi se vendimi të cilit i referohej Partia Socialiste, pra ai nëse ishte akt normativ apo individual (ndryshimi është se i pari kërkon 5 vota dhe i dyti 4 vota), trupa e gjyqtarëve deklaroi se akti ishte individual dhe si i tillë vendimmarrja ishte e mjaftueshme me 4 vota “pro”. Kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bazuar në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të lënë në fuqi nga Kolegji Zgjedhor, rezulton të jetë fitues i bashkisë së Tiranës me 81 vota në avantazh kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste, Edi Rama.


Dhe une kete besoj more dedektiv
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyWed Jun 15, 2011 1:51 pm

Por Rama nuk është një e keqe e nevojshme. Nuk po dëmton vetëm PS-në. Ai po bëhet çdo ditë e më i padurueshëm për gjithë shqiptarët. Ai po mohon vlerat e PS-së, duke përjashtuar të gjithë ata që kanë kontribute, vetën që t’u bëjë qejfin puthadorëve. Se, kur tirani ndihet i vetmuar, fillon të qëmtojë sa më shumë servílë. Kur kryebashkiaku humbet mundësínë e blerjes së mbështetësve, nuk i sheh rreziqet, që i krijon vetes dhe vendit duke kërcënuar drejtësínë, shpëtimtaren e anarkisë dhe amullisë sociale. Demokracía nuk pengon kënd të kundërshtojë. Përkundrazi! Ajo nuk e duron konformitetin as me veten e saj. Për të kontestími i një vendími do të thotë kërkim i së vërtetës, ndihmë me argumente për zbulimin e thelbit të saj universal. Kurse kërcënimi i një organi të specializuar për të zbardhur të drejtën e një procesi zgjedhor, tenton të intimidojë më tej anëtarët e një kolegji juristësh, me qëllim që t’i jepet padrejtësisht “fitorja” një subjekti të “prekur” nga vendimi. Ky kërcënim, jo vetëm po fyen personalitetin e gjyqtarëve, por po vë në dyshim edhe pavarësínë e tyre duke i trajtuar ata si një tufë frikacakësh, që duhet të njohin autoritete kolltukofagësh, të cilët mund t’i bëjnë gjëmën edhe vendit (!) Por, që ta maskojë harbutërínë cinike të kërcënimit të tij ndaj Kolegjit Zgjedhor, Rama e formulon hakërrímin sikur, duke mos dhënë drejtësí, ky Kolegj e shpuaka vendin drejt një gremine të frikshme, të cilën nuk e paska në dorë as vetë Edvin Ramë rebeli (!) Mirëpo Shqipëría ka aq shumë përvojë në fushën e diktateve ndaj institucioneve, sa e nuhat që Rama me neo-bllokmenët, duke kërcënuar Drejtësínë, përbëjnë sot një rrezik potencial për kthim prapa. Por, edhe pse ky kthim prapa është një absurd, vetë tentatíva synon të frenojë shpejtimin e integrimit dhe europianizimit të vendit! Rama duket nuk e ka kuptuar se forca e demokracísë i shndërron edhe “lepujt” në luanë, kurse kërcënuesit e tyre në ca “lepuj”, edhe kur dinë të bëjnë bojkote, bllokime dhe greva të pakuptimta uríe!...Nuk është kanibalizëm numërími i votave, por përkundrazi, mosnumërími që kërkon Rama, i cili synon ta shtyjë sa më tej “gjëmën” që nuk po mundet t’i shpëtojë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyWed Jun 15, 2011 10:08 pm

Njeriu i vetum qe nuk njeh qenjen dhe kombin e vet, esht SALA me bllokun e vet.
Shqiptart, japin me mija euro, per pasaporta biometrike serrbe ,ndresa ky psikopat nuk jav mundson shqiptarve jasht shtetit sikur shtetet per reth qe jav mundsojn , komuniteti te vet.
Pra ktu shifet se ky esht vetun shizofren, idiot, psikopat, bastard ,tradhtar e gjith qka por kurren e kurres,nuk esht dhe ska gjak shqiptari....!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyWed Jun 15, 2011 11:42 pm

EDI RAMEN E LA EDHE MUSTAFA NANO,MIKU I TIJ ANALIST


Edi Ramen e le edhe Mustafa Nano: Eshte nje lider dizaster
« më: 15-06-2011, 09:21:12 »
Citim
Mustafa Nano, ka dale me nota te forta kritike ndaj kreut te Partise Socialiste, Edi Rama, duke e konsideruar si nje tahmaqar per pushtet. Ndersa shigjeton si dhe me pare mazghorancen aktuale, analisti Nano, ne shkrimin e djeshem ka renditur nje mori arsyesh qe sipas tij e bejne liderin e socialisteve, nje njeri te mbetur jashte vemendjes publike. Per me teper, Nano e vlereson Ramen dhe si nje politikan qe "jepet me shume pas hileve, marifeteve, cikerrimave te dites, qe i japin mundesi te ruaje e te marre pushtet".

Rama, sa shume tahmá per pushtet

"Nuk me shqeteson fakti qe Rama ka humbur zgjedhjet; me shqeteson me shume fakti qe Edi Rama ka me shume tahmá per pushtet, e me pak ide; me shqeteson fakti qe ai jepet me shume pas hileve, marifeteve, cikerrimave te dites, qe i japin mundesi te ruaje e te marre pushtet, e me pak pas politikes dhe politikave, qe ai nuk ka deshmuar se ka ndonje gje kunder sistemit e rendit te gjerave, por thjesht do ta kontrolloje e komandoje kete sistem e kete rend, qe ai nuk ka deshmuar se ka inteligjencen per te kuptuar se mbeshtetja qe i eshte dhene keto kohe nuk ka lidhje thjesht me te, dhe se kjo mbeshtetje do t'i jepej pak a shume cdo leader-i tjeter opozitar"

Zerat lokale kritike ndaj Edi Rames kane synuar denoncimin e kryetarit te Bashkise se Tiranes, por kane harxhuar fare pak fjale ne adrese te leader-it te opozites.

Si kryetar bashkie, Edi Rames do t'i njihen ca merita. Per hir te se vertetes ka bere edhe deme ne qytet, por kam pershtypjen qe historia, nje nder gjerat me te pasakta e me te padrejta te kesaj bote, do ta marre me te mire e do t'i regjistroje ndoca arritje. Ndersa si leader i opozites nacionale ai ka qene nje dizaster (ka hyre tanime kjo fjale e huaj ne zhargonin e rruges; e nuk di pse ma ka qejfi ne kete moment ta perdor kete zhargon). Dhe kur them kete nuk eshte se bazohem te ndonje fiasco e natyres elektorale (partia qe ai drejton eshte, ne fakt, partia nr. 1 e vendit, dhe opozita e komanduar nga ai nuk ka marre pak vota ne rrethanat kur ka pasur kunder nje establishment te tere sundues). Jo, e them kete dhe kam parasysh faktin qe ai ka bere pothuaj cdo gje gabim ne funksionin e kryetarit te opozites, qe ai ka humbur pothuaj te gjitha betejat qe ka bere, qe ai nuk ka mundur te sjelle ide te reja ne politiken shqiptare (dhe nuk mund te kete gje me te kollajte se sa te sjellesh nje ide te re ne politiken shqiptare), dhe qe ai nuk ka mundur te krijoje nje fryme opozitare (fryma opozitare ne Shqiperi krijohet edhe pa pasur ide; krijohet me energji, entuziazem, karizem, stil, klas, moral, autoritet, ekipe drejtuese, e gjera te kesaj natyre).

A mund te behet ai, me ne fund, nje leader frymezues? A mund te ngreje ai nje furtune te madhe opozitare, a mund te ndertoje ai nje program reformash qe lipsen ne kete vend, a mund te beje tok ai te gjitha energjite opozitare te kombit, a mund te mbledhe ai nje grup te madh njerezish qe kane mend, nder, moral, ndikim e autoritet ne kete vend, dhe bashke me ta, te ngreje Shqiperine ne kembe? Ka shume njerez qe mendojne se po, por personalisht kam frike, se jo. Madje, une kam nje frike me te madhe se sa kaq: ai as qe e mendon, se duhen te tilla gjera per te qene frymezues. Veprimtaria e tij politike e dy viteve te fundit, e sidomos zgjedhjet e muajit te shkuar, kane deshmuar si kurre me pare limitet, cenet, veset e papersosmerite e tij. Improvizoi nje fushate kuturú, aq sa perballe tij, edhe nje gerdalle e marrok si Berisha po u sillej shqiptareve si nje gje e ngjerueshme. Per sa i takon krahasimit me Lulzim Bashen, as qe mund te flitet; Lulzim Basha, u be stari absolut i kesaj fushate, dhe e gjitha kjo ngaqe perballe tij ishte nje gje e demotivuar, e merzitshme, pa nerv, fillikat, pa dell kreativ, si Edi Rama. E nuk ka se si te ndodhe ndryshe kur robi kandidon per here te katert. Pse e beri kete? Sepse "nuk kish nje kandidat tjeter me te mire", thoshin. Me vinin zorret te goja kur i degjoja ta thoshin kete gjepur idolatrike. Si ua ben goja ketyre njerezve te te thone, se "ne kemi vetem leader-in e nuk kemi asnje tjeter qe te barabitet me te"? A nuk eshte me kollaj te te vije ne mendje ideja tjeter, d.m.th. qe "ky eshte leader-i yne i gabuar"? Me siguri, me e kollajte eshte. Por ec e gjeje pse njerezit shkojne e mendojne gjene qe mezi arrin tek antenat e trurit. Pastaj, kur nje pohim i tille behet nga vete leader-i, kemi te bejme me nje vetepelqim te pahonepsshem. Dhe te frikshem.

Por perseris: Nuk me shqeteson fakti qe Rama ka humbur zgjedhjet; me shqeteson me shume fakti qe Edi Rama ka me shume tahmá per pushtet, e me pak ide; me shqeteson fakti qe ai jepet me shume pas hileve, marifeteve, cikerrimave te dites, qe i japin mundesi te ruaje e te marre pushtet, e me pak pas politikes dhe politikave, qe ai nuk ka deshmuar se ka ndonje gje kunder sistemit e rendit te gjerave, por thjesht do ta kontrolloje e komandoje kete sistem e kete rend, qe ai nuk ka deshmuar se ka inteligjencen per te kuptuar se mbeshtetja qe i eshte dhene keto kohe nuk ka lidhje thjesht me te, dhe se kjo mbeshtetje do t'i jepej pak a shume cdo leader-i tjeter opozitar.

E dini? Nje shkrim te fokusuar te hallet e opozites e kisha menduar per ta bere pak me tutje, pasi Kolegji yne i famshem te bente te veten e pasi gjakrat te qetesoheshin, por me cyti nje leter e hapur qe Edi Rama na u dergonte te gjitheve (apo askujt?). Nuk eshte se e lexova. I hodha nje sy kalimthi. Nuk mund ta lexoja. Ajo ishte veper e nje njeriu qe s'di me se c'te beje. Me siguri ka harxhuar nja dhjete ore te mira per ta hartuar ate leter te gjate. Po pse valle e ka pare te udhes te beje nje gje kaq te ngeshme? Eshte trill artistik i njeriut te penes? Eshte ngasja e krijimit, qe e ka kapur (ai di te shkruaje)? Ndoshta, mirepo ishte gjeja me pak politike qe mund te jete bere keto njezet vitet e fundit. Dhe ndodhi ajo qe prisja. Askush nuk i kushtoi vemendje. E kuptoni? Leader-i i opozites ben nje leter te hapur publike, dhe askush nuk merret me te. Kjo eshte e rende.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyThu Jun 16, 2011 10:42 am

Uhu sa njeri ka hik prej sale psikopatit ..
Seshte interesante ,njerezit po bahen per interesa ,prej nje partie ne tjetren.
Kjo eshte qmenduri te shqiptarhanja...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyFri Jun 17, 2011 12:46 pm

Doda: Ja si e turperuan Shqiperine ne Evope, Rama dhe Veliaj
Deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda, ka folur dje ne Tirane mbi debatin e zhvilluar ne Bruksel me europarlamentaren Tanja Fajon, lidhur me ceshtjen e Griselda Roshit. “Ngjarja”, ndonese ishte nje sajese e pranuar boterisht nga vete protagonistja u perdor nga Tanja Fajon si kazuse diskutimi per te drejtat e njeriut ne Shqiperi. Doda tha se politikanet duhet te jene shume te pergjegjshem ne informacionet qe u percjellin nderkombetareve, per te mos demtuar ne menyre artificiale imazhin e kombit.

Ndaj deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda, ka sqaruar debatin e zhvilluar ne Bruksel me europarlamentaren Fajon, lidhur me ceshtjen e Griselda Roshit. Doda tha se politikanet duhet te jene shume te pergjegjshem ne informacionet qe u percjellin nderkombetareve, per te mos demtuar ne menyre artificiale imazhin e kombit. Ajo terhoqi vemendjen per faktin se si Edi Rama dhe Erion Veliaj i nxitur prej tij, ndonese perkohesisht, e turperuan Shqiperine ne Evrope, permes dhenies se informacioneve te pakonfirmuara qe dolen te paverteta dhe histori te denja kinematografike, inspiruar edhe nga filma hollivudiane.

Fajon u informua mbi zhvillimin nga ana e koordinatorit te Partise Socialiste, Erion Veliaj me ane te nje e-maili. Kete fakt, e konfirmoi gjate seances edhe deputetja Fajon. “Besoj se eshte nje histori sa komike aq edhe tragjike. Komike, sepse nje ngjarje e sajuar nga mendja e nje gruaje kthehet ne nje problem per te drejtat e njeriut ne PE. Mesa duket edhe per kete fajin e ka Saliu. Nga ana tjeter eshte tragjike per imazhin e vendit. Ata qe informojne nderkombetaret duhet te jene me te kujdesshem per te mos demtuar imazhin e vendit”, tha Fajon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyFri Jun 17, 2011 1:23 pm

1 prilli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 EmptyFri Jun 17, 2011 10:54 pm

jojojojojojojo lexo ne shtyp qe te bindesh pasi ne e pame live ne seancen e parlamentit europian....kjo eshte strategji e njohur e krimineleve te PS-se,me Edvin RAmen ne krye
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA
» PSE VATIKANI NUK E NJEH KOSOVËN?
» PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE
» NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI
» Pavarsia e Kosoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: