Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA

Shko poshtë 
+3
xhema
BashKom
arberia
7 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyThu May 26, 2011 1:26 am

Privatizohet Rruga e Kombit
Pjesa shqiptare e Rrugës së Kombit shumë shpejt privatizohet. Krejt kjo në mungesë të kapaciteteve për mirëmbajtje.

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 18:43
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka kërkuar të mërkurën në mbledhjen e qeverisë privatizimin e Rrugës së Kombit, pasi që Shqipëria nuk ka kapacitete për mirëmbajtjen e saj.

Kreu i ekzekutivit shqiptar ka pohuar se Shqipëria do i nënshtrohet një privatizimi thuajse tërësor, ku si pronë publike do të mbeten vetëm digat e mëdha, shkollat, spitalet, parqet kombëtare, tokat pa pronarë, të cilat janë publike, ndërsa të tjerat do të jenë tërësisht në zotërimin, administrimin, menaxhimin e sektorit privat.

"Në 4-vjeçarin që shkoi, u ndërtua vepra më e madhe publike në historinë e këtij vendi. Ne e ndërtuam atë, por Shqipëria nuk ka kapacitete publike për mirëmbajtjen e kësaj autostrade. Ministria e Punëve Publike dhe e Transportit ka kontraktuar me IFC-në për ta dhënë sa më shpejt në menaxhim privat autostradën Durrës-Kukës-Morin, deklaroi Berisha.

Ndërkohë që kryeministri paralajmëroi për menaxhim të sektorit privat edhe të akseve të tjera rrugore në Shqipëri.


Ky nuk njeh ligj e popull se nderton rrugen me pra te popullit,dhe tash ju qet taksa popullit,kjo esht demagodji se jo mahi te jap (syt) por ti nxerri perseri.....!
Pra ky ka vetum nji emer,anti shqiptar dhe shizoid.....!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyThu May 26, 2011 9:44 am

Fitoi qytetaria
s'ka si te jete ndryshe,Shqiperia
ky milet gjithe sy e vesh
nuk duroi te shkonte per lesh
se me eda dhe me balla
nuk ecet as ne mehalla
shqiptari do Evropen
dhe jo tí hapesh gropen
Fitoi Luli ,deli djale
iku Edi ,me bisht nder shale
me bisht nder shale
iku i gjori
dhe Ps-ne ne hale e mori
Po si eshte Erjon Bracja
,ne kuvend nuk do te vere
po ku do hani mor te mjere?
Apo thesi s'ka mbaruar
sapo e keni filluar
mjere mjere o ju te mjere
qe s'ju eci kete here.......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyThu May 26, 2011 10:03 am

Vjza e sales fle jeton me fazliqin
kurse sala i ka miqte me te mire dhe ja fali tiranen
kurse detin ja fali miqve grek
gjat luftes shkeli embargon ju dha nafte serbeve
basha punoi me unmik dhe vajza e sales Argita keta mbledhen shenime kunder uck-se.
akuzuan uck.per krime kinse.
ajo punoi te dajte e vete ne veri

ah moj shipni e mera shqipni kushe po te rrase me krye ne hi
sala basha argita po te lene nen serbi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyFri May 27, 2011 5:08 pm

megjithese nuk eshte kjo tema e postimit tim,po po ta sjell qe te kesh durimin dhe ta lexosh se kush eshte puna e kesaj qeverie dhe si e vlerojne nderkombetaret,pastja ti vazhdo tí bijesh atij legeni.....

Lajmet Kryesore
Berisha: Rezoluta e PE, vlerësim për arritjet e qeverisë
Kryeministri vlerëson si votë historike, qëndrimin e Komisionit të Jashtëm të KE

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha ka vlerësuar vendimin e marrë nga PE për heqjen e vizave. Kryeministri theksoi se votat nga PE ishte vlerësim i ndershëm dhe miqësor i të gjitha përpjekjeve të qeverisë shqiptare, por jo vetëm të qeverisë , por të gjitha institucioneve të vendit që me përkushtim të madh punuan

për të konkretizuar dhe për të shndërruar në realitet të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit të KE për heqjen e vizave. Kryeministri Berisha siguroi se qeveria po punon me intensitetin dhe seriozitetin më të madh, për të plotësuar edhe tre rekomandimet e rëndësishme të KE, të njoftuara nga Komisionerja Malmstrom. “Sot kam kënaqësinë të informoj qytetarët shqiptarë se Parlamenti Evropian, Komisioni i jashtëm i KE votoi pak më parë, pothuajse në unanimitet të plotë, vetëm 1 votë kundër dhe 59 pro, rezolutën për heqjen e vizave për Shqipërinë.” Berisha e ka quajtur historike votën e marrë nga PE dhe shumë të rëndësishme për Shqipërinë. e gjithë kjo arritje ka ardhur si rrjedhojë e punës së mirë të qeverisë shqiptare. “Ka qenë ky seriozitet i institucioneve të vendit, i qeverisë shqiptare, reformat e thella, të cilat zhduken çdo lloj hezitimi për tu dhënë të drejtën e lëvizjes së lirë, në hapësirën e BE-së qytetarëve shqiptarë. Këto janë një vlerësim i seriozitetit të madh me të cilin ne kemi trajtuar këtë çështje duke qenë të bindur se çdo reformë, çdo çmim apo ligj ishte i dobishëm dhe i domosdoshëm, për të garantuar qytetarëve shqiptarë, një dimension të ri, të madh, në lirinë e lëvizjes së tyre, atë të heqjes së vizave për lëvizjen në BE”, u shpreh kryeministri. “ Përgëzoj të gjithë qeveritarët, zyrtarët, punonjësit e mbi 40 institucioneve të këtij vendi , të cilët kanë bërë përpjekjet më të mëdha, më serioze, më të suksesshme për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga udhërrëfyesi i heqjes së vizave”, ka thënë ai. Ndër të tjera, në mbledhjen e sotme, kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Arsimit marrjen e masave, për funksionimin sa më të mirë, të bibliotekave të shkollave, për pasurimin e tyre me veprat e korifenjve të letërsisë shqipe, si dhe të gjithë shkrimtarëve shqiptarë të mirënjohur brenda dhe jashtë vendit. “Duhet të bëjmë një betejë shumë të madhe, që libri të udhëheqë të gjithë procesin e pasurimit të gjuhës.” u shpreh Kryeministri. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha u shpreh: “Sot kam kënaqësinë të informoj qytetarët shqiptarë se Parlamenti Evropian, komisioni i jashtëm i KE votoi pak më parë, pothuajse në unanimitet të plotë, vetëm 1 votë kundër dhe 59 pro, rezolutën për heqjen e vizave për Shqipërinë. Kjo përbën një votë historike në këtë parlament për qytetarët e Shqipërisë, ndaj dhe dua me këtë rast tu shpreh falënderimet e mija, tu shpreh mirënjohjen e thellë, për votëbesimin e shkëlqyer që dëshmuan parlamentarët evropianë ndaj qytetarëve shqiptarë. Ti siguroj gjithashtu se qeveria po punon me intensitetin dhe seriozitetin më të madh, për të plotësuar dhe tre rekomandimet e rëndësishme të Komisionit Evropian të njoftuara nga Komisionerja Malstrom, me rastin e njoftimit të vendimit të Këshillit të Komisionerëve për të propozuar heqjen e vizave për Shqipërinë. Dita e sotme shënon një arritje madhore në procesin e heqjes përfundimtare të vizave, proces në të cilin, sipas traktatit të Lisbonës, Parlamenti Evropian ka një zë përcaktues. Ka qenë ky seriozitet i institucioneve të vendit, i qeverisë shqiptare, reformat e thella, të cilat zhdukën çdo lloj hezitimi, për tu dhënë të drejtën e lëvizjes së lirë, në hapësirën e BE-së qytetarëve shqiptarë. Këto vendime janë një vlerësim i seriozitetit të madh, me të cilin ne kemi trajtuar këtë çështje duke qenë të bindur se çdo reformë, çdo çmim apo ligj ishte i dobishëm dhe i domosdoshëm për të garantuar qytetarëve shqiptarë një dimension të ri, të madh, në lirinë e lëvizjes së tyre, atë të heqjes së vizave për lëvizjen në BE. Procesi është i pandalshëm. Pritet që gjatë korrikut të vijnë edhe një herë, siç është lënë, përfaqësuesit e komisionit, i cili funksionon siç e kam theksuar edhe njëherë, me parimin e Shën Thomait, vjen dhe i prek gjërat në vend. Gjithashtu, ka thënë Berisha, sot është një ditë tjetër e veçantë për Shqipërinë, sepse merr çmimin e dytë në botë, për transparencën, duke u bërë vendi i parë me prokurime elektronike 100 %. Sot, OKB jep në Lisbonë, çmimin e saj më prestigjioz që ajo ka.

Meta: Me rezolutën, BE tregoi angazhimin për integrimin e Shqipërisë
Entuziazmi që PE ka votuar rezolutën për Shqipërinë ka bërë Ministrin i Jashtëm Ilir Meta edhe më optimist për çështjen e liberalizimit të vizave, si një proces që do të jetë në funksion të të gjithë shqiptarëve. Meta ka thënë: “se rezoluta e miratuar ditën e djeshme nga Komiteti i Jashtëm i Këshillit të Europës, tregon angazhimin e BE-së në procesin integrues të Shqipërisë. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta duke përshëndetur miratimin e rezolutës nga Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian për integrimin europian të Shqipërisë, ka thënë se dokumenti konfirmon angazhimin e BE për integrimin e Shqipërisë. Luan Rama ka qenë personi tjetër që ka reaguar nga radhët e LSI për rezolutën e miratuar nga PE-ja. “Ky është padyshim një moment tepër i rëndësishëm vlerësimi natyrisht, por edhe konfirmimi për arritjet e bëra, për të gjitha reformat që ka ndërmarrë dhe që ka realizuar qeveria shqiptare. Është gjithashtu një konfirmim për punën e jashtëzakonshme të bërë për të përmbushur të gjitha kriteret , është certifikimi i standardeve evropiane në të cilat ndodhet Shqipëria, gjë për të cilin meritojnë përshëndetjen dhe vlerësimin të gjithë ata që kanë qenë pjesë e angazhimit dhe e këtij kontributi”, ka thënë Rama. “Përgëzoj gjithë eurodeputetët që kanë votuar rezolutën, dhe në mënyrë të veçantë do të veçoja këtu një falënderim të posaçëm për të gjithë eurodeputetët e majtë të cilët përmes këtij votimi, sjellim dhe për aktualitetin politik shqiptar apelin e nevojshëm se si duhet të sillen të gjithë politikanët e përgjegjshëm, sesi duhet të sillen të gjithë ata që mendojnë dhe punojnë për Shqipërinë evropiane”, ka thënë Rama duke shtuar se qëndrimi i sotëm është një herësh dhe një apel i rëndësishëm. Është më shumë se kaq, një thirrje për më tepër angazhim, për më shumë përgjegjësi. Prandaj gjej rastin sot t’i kërkoj qeverisë shqiptare që të vazhdojë më me ngulm përpjekjet për të përmbushur dhe ato pak detyrime që kanë mbetur deri tek arritja e heqjes përfundimtare të vizave, dhe njëherësh, më lejoni ta konsideroj këtë si një moment ku secili politikan shqiptar të kuptojë dhe të gjejë veten tek konstantja evropiane e zhvillimeve në Shqipëri. Është koha për të lënë mënjanë demagogjinë dhe retorikat pa vend për të qenë pjesë e angazhimit dhe e kontributit për hyrjen përfundimtare të Shqipërisë në BE. E ndërsa komentuar edhe deklaratën e Edi Ramës për mosprezencën në zgjedhjet lokale. “Shpresoj dhe besoj se socialistët shqiptarë, ata që janë pjesë e kontributit të standardeve në të cilat gjendet Shqipëria sot, të kuptojnë se pjesëmarrja , kontributi, energjitë pozitive, janë një sjellje europiane me të cilat ne duhet të ballafaqohemi me njëri-tjetrin dhe jo vetëpërjashtimi, bojkoti, mospjesëmarrja, apo më keq akoma shfaqja, me rudimente të një politike arkaike, të një politike më të vjetër sesa politika e vjetër që nuk i shërben Shqipërisë”, ka thënë Rama duke theksuar se gjitha kjo që po ndodh sot, domethënë mbërritja në momentin heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë, një stad më i avancuar dhe më i konsoliduar në rrugën drejt integrimit të Shqipërisë, është një fakt domethënës se Shqipëria evropiane dhe Shqiptarët evropianë meritojnë tjetër sjellje politike, meritojnë tjetër hapësirë për kontribute në të mirë të integrimi evropian të Shqipërisë.

Berisha, dritë jeshile kompanive botërore për investime
Kryeministri Berisha ka pritur dje Presidentin e shoqërisë Podiumtech, Z. Francois-Pierre Le Scouarnec. Kjo kompani ofron shërbime konsulence, teknologjie, si edhe menaxhim dhe financim projektesh. Podiumtech është e pranishme në Europë, Amerikën Veriore dhe atë Jugore, si edhe në Afrikë. Gjatë takimit me Kryeministrin, Presidenti i kompanisë shprehu interesin për të investuar në vendin tone, në fushën e energjisë, furnizimit me ujë, si edhe në agrikulturë. Kryeministri Berisha mirëpriti interesin e tyre në këto fusha të rëndësishme dhe i sigurojë se qeveria do të mbështesë brenda kuadrit ligjor përpjekjet e tyre për të pasur një histori suksesi.

Fakter: Shqipëria, ndër themelueset e Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion
Kryeministri Berisha ka pritur Ministren e Brendshme të Republikës Federale të Austrisë, Maria Fekter. Fekter i shprehu Kryeministrit Berisha përgëzimet për reformat e jashtëzakonshme që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në vitet e fundit, në të gjitha fushat dhe që janë të dukshme jo vetëm në sytë e vendeve të rajonit, por edhe të të gjitha vendeve mike, mes të cilave edhe të Austrisë. Falë këtyre reformave, jemi të bindur se Shqipëria do të marrë në vjeshtë vendimin final për liberalizimin e vizave nga Komisioni Europian. Gjatë takimit, Kryeministri u ndal në kontributin thelbësor të qeverisë austriake në realizimin e regjistrit kombëtar të gjendjes civile, si një nga standardet e rëndësishme për realizimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët dhe që ishte një nga aspektet kryesore që bëri të mundur zhvillimin e zgjedhjeve më të mira në historinë e Shqipërisë, ku për herë të parë nuk pati probleme me listat e votuesve. Kryeministri Berisha i ka thënë Fekter se qeveria shqiptare është e hapur për të bashkëpunuar me qeverinë austriake në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e sigurisë. Lidhur me këtë, Kryeministri Berisha e njohu ministren e Brendshme të Austrisë me të gjitha reformat e thella të ndërmarra nga qeveria shqiptare për forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit në vend, si dhe i shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ndërmarrë të gjitha hapat për thellimin e mëtejshëm të saj. Berisha është shprehur q fal punës kemi arritur ti dalim mbanë vendimeve tona. Falë këtyre reformave të qeverisë shqiptare, jemi të bindur se Shqipëria do të marrë në vjeshtë, vendimin final për liberalizimin e vizave nga Komisioni Europian. Ministrja Fekter u shpreh se Shqipëria do të jetë një nga anëtarët themelues të Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, një dëshmi e qartë kjo, theksoi zonja Fekter, e vullnetit të madh të qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit. Ministrja Fekter i shprehu Kryeministrit Berisha përgëzimet për reformat e jashtëzakonshme që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në vitet e fundit, në të gjitha fushat dhe që janë të dukshme jo vetëm në sytë e vendeve të rajonit, por edhe të të gjitha vendeve mike, mes të cilave edhe të Austrisë. Madje, shtoi zonja Fekter, ka disa arritje të Shqipërisë, të cilat duhet të jenë shembull edhe nga vende shumë të zhvilluara si Austria.

Berisha: Rritja ekonomike sjell investitorë të rinj
Rezultatet e publikuara së fundmi mbi ekonominë shqiptare dhe performanca e saj kanë bërë që investimet të rriten në sektorin e minierave nga biznese të ndryshme që vinë nga bota. Kryeministri Berisha ka pritur një grup biznesmenësh austriakë, të përbërë nga Alexander Krasner dhe Michael Mogilevsky, përfaqësues të kompanisë Industrial Minerals, e cila e ka shtrirë aktivitetin e saj në shumë vende si Turqi dhe në rajon dhe Drejtorin Ekzekutiv të kompanisë TSC (Trade Sevice Consulting) Stephan Lehmden. Ata vlerësuan potencialin e rezervave minerare në Shqipëri, si dhe reformat e ndërmarra nga qeveria në këtë sektor. Interesi i tyre konsiston në projekte të mëdha shfrytëzimi të mineraleve si krom, bakër, hekur nikel. Kryeministri Berisha i falënderoi për projekt idetë e propozuara dhe, pasi u bëri shkurtimisht paraqitjen e reformave të ndërmarra nga qeveria e tij dhe atyre në vijim në industrinë nxjerrëse, theksoi faktin se së shpejti, Shqipëria do të anëtarësohet në nismën e transparencës së industrive nxjerrëse. Kryeministri i garantoi ata se do të kishin mbështetjen e plotë të qeverisë dhe strukturave të saj, për t’i çuar drejt suksesit projektet e tyre në këtë sektor strategjik, shumë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Kryeministri Berisha përmendi edhe traditën shumë të mirë të bizneseve austriake, tashmë në projekte të mëdha në Shqipëri.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyFri May 27, 2011 5:17 pm

meqenese ti thua gjithe ato te zeza per Sali berishen ,lexoi edhe keto te bardha te punes se tij qeverisese:
Këtë vit pritet të rritet numri i turistëve
Sezoni turistik ka nisur tashmë dhe përmirësimi i imazhit të vendit është në fokus të aktivitetit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Franka Paloka, u shpreh në një intervistë për mediet, se aktivitetet promocionale si panairet, pritet të rrisin numrin e vizitorëve edhe gjatë këtij sezoni turistik që sapo ka nisur.

Sipas zonjës Paloka, krahas përmirësimit të imazhit të vendit, po synohet të jetë në nivelin e duhur produkti i ofruar.

Sipas Palokës, për këtë sezon janë realizuar një sërë botimesh promocionale në gjuhë të ndryshme.

Gjatë vitit që shkoi, numri i vizitorëve u llogarit në rreth 3,5 milionë, duke e kthyer kështu Shqipërinë në një destinacion të rëndësishëm turistik në rajon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyFri May 27, 2011 6:58 pm

ska bardhe per nje vrases te popullit e shites te kombit
tradhtari eshte tradhtare dhe funde
ky moti ka site atdheun kombin per miqte e vete serbe se ata e mesojne se si duhet bre politika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyFri May 27, 2011 7:05 pm

Ik se je bo me zi se nje virus .
Respektin ndaj ty eshte gabim , ti nuk e kupton ate , ndaj duhet ndryshe me virusa sikurse ti ,se naj lodhe ... me ato komente primitive te njejta ne gjdo postim,

HYN TASH ME TJETRIN EMER :)
Folirant .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyFri May 27, 2011 8:00 pm

pse ti a sje ba virus me ato komente ne perkrahje te tradhtareve udbasheve spijuneve ,bashkpunetore te serbise
ti ndesh respektom ndesh jo ,une p them ate qe eshte e ju po thuani qe ferkemi une qe ujku..
edhe ti na lodhe me ato komente ne perkrahje te tradhtareve
shiqo atdhetaret ,Qosja etjere si Adem demaqi etj
une jam me kete emer qysh se kam hy ne forum,
per kete u largua edhe xhiti ,sepse e pa qe shumica ketu jeni me mera te ndryshem po jeni nje dhe ..
tek e fundit eshte mendimi im,sdo te thote se une duhet tju perkrahi juve ne mendime antishqiptare

me emer folirant futnu ju qe a keni zanat..
ska lidhje levizja vetvendosje me ty dhe me salen tende ...dhenderrin serbe..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptySat May 28, 2011 1:29 am

Rruga që njeh Edi Rama
19.05.2011 @ 11:15
NOA
Rruga që njeh Edi RamaNga Armand Shkullaku Tensioni në rritje në Tiranë dhe kalimi të mërkurën në akte të pastra të konfrontimit fizik, mund ta shndërrojë përfundimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri në fillimin e një konflikti të ri mes dy forcave kryesore politike në vend. Pamjet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që të kujtojnë ato të 14 viteve më parë, kur përkrahës të Leka Zogut dhe elementët më të inkriminuar të pushtetit të atëhershëm të Berishës përdorën dhe armët për të kundërshtuar një rezultat zgjedhor, janë një shenjë e qartë se përballja mes dy forcave nuk është mbyllur bashkë me kutitë e votimit. Mosbesimi i thellë dhe klima e acaruar politike po rrezikojnë të nxjerrin jashtë loje institucionet dhe t’ia lënë rrugës tagrin për të përcaktuar se kush është më i forti. Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, bëri thirrje për revoltë popullore, për përballje “me zemër dhe trup” kundër një regjimi diktatorial, sipas tij, duke dëshmuar kështu se PS nuk ka ndërmend të presë vendimin e autoriteteve zgjedhore, të cilat, është e bindur se kontrollohen nga PD. Në këtë klimë të sëmurë, është e kotë të shtrohen argumente se a duhej apo jo të zyrtarizohej nga KQZ rezultati paraprak i zgjedhjeve në Tiranë, se kur ka të drejtë të ushtrojë KQZ funksionet e një KZAZ-je të madhe për të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës dhe më kryesorja, se a duhen numëruar votat për kandidat, të hedhura gabimisht në kutitë e tjera. Pavarësisht bindjes personale se ato vota duhen numëruar, tashmë problemi e ka kapërcyer rastin konkret duke shtruar një çështje më të madhe: atë se cila është rruga që duhet ndjekur në raste të tilla, përleshja trup me trup, revolta popullore apo konsumimi i krejt mjeteve ligjore? Dhe në fund, nëse kauza është e drejtë dhe padrejtësia e hapur, pse jo, të shkohet edhe në protesta e forma të tjera të kundërshtimit. Partia Socialiste e Edi Ramës nuk e bëri këtë. Nuk do ta bënte edhe sikur Rama të kish humbur vetë me 10 vota. Njëlloj do të thërriste grupin e gatshëm të deputetëve para KQZ-së, njëlloj do të bërtiste për manipulime dhe do të ishte ai që do të kërkonte të mos zyrtarizohej rezultati për Tiranën. Por mosbesimi që një forcë politike ka ndaj sistemit nuk i jep domosdoshmërisht asaj të drejtën që ta kundërshtojë atë pa u lënë mundësi qytetarëve të binden për anësinë apo paanësinë e tij. Edi Rama mund të jetë fitues ose humbës në Tiranë, por për këtë verdiktin e jep arbitri. Dhe nëse arbitri, në këtë rast KQZ, është i korruptuar politikisht, siç pretendon opozita, atëherë vendimi i tij duhet kundërshtuar edhe në Kolegjin Zgjedhor. E, nëse edhe ky Kolegj ndikohet nga maxhoranca, atëherë opozita ka të drejtë të kërkojë forma të tjera të kundërshtimit nëse me kauzën e saj i bind qytetarët ta ndjekin pas. Protesta e djeshme përpara KQZ nuk ishte kundërshtim qytetar, por presion i hapur ndaj një institucioni që palët e kanë ngritur dhe e kanë pranuar bashkërisht. Dhe institucionet nuk rrethohen e nuk sulmohen sa herë palët mbeten të pakënaqura nga vendimet e tyre. Me këtë logjikë, çdokujt i lind e drejta të rrethojë gjykatat, Parlamentin, qeverinë sa herë nuk është dakord me vendimet e tyre apo është i bindur subjektivisht se i është bërë një padrejtësi. Shqipëria sot duhet të pranojë, qoftë me koston e dhimbshme për dikë, se nuk është më në vitin 1997. Rrugët ligjore duhen konsumuar deri në fund dhe e drejta për protestë gjithashtu, por kjo e fundit nuk mund të mbivendoset për të rrëzuar institucionet, sado të kritikueshme të jenë ato. Për tetë vjet me radhë, ndonëse në shumë çështje mund të ketë pasur të drejtë, opozita e Sali Berishës ishte në qendër të kritikave pikërisht për mënyrën e të bërit opozitë, për sulmin ndaj institucioneve dhe rrugën e ndjekur për të kundërshtuar qeverinë. Përleshjet, armët, bojkoti mobilizojnë një pjesë, por ftohin pjesën tjetër. Shumica e arsyeshme ka nevojë të bindet për drejtësinë e një kauze me argumente dhe kur e sheh se nuk ka asnjë mundësi ligjore të verë në vend një padrejtësi, atëherë mund t’i drejtohet rrugës. Edi Rama e ka përmbysur këtë rend të gjërave duke vënë rrugën të parën si e vetmja mundësi për t’i ndryshuar gjërat. Kjo është një zgjedhje e tij që ndoshta dhe i sjell rezultat, por vështirë ta çojë larg. Rezultati i 8 majit, nëse lexohet me kujdes, është një parathënie e kësaj rruge në të cilën e ka futur opozitën Edi Rama. Humbja spektakolare e Berishës në bashkitë kryesore të vendit ishte një ndëshkim për të, për mënyrën e tij të qeverisjes, për abuzimin dhe arrogancën me pushtetin, dhe jo një fitore e Ramës. Në këto zgjedhje fitoi fryma opozitare, por jo modeli opozitar. Ajo që ndodhi në Tiranë, fytyra e ngrysur e Edi Ramës që u kap pas një grushti votash si i mbyturi pas fijes së kashtës, është fakti i pamohueshëm se opozitarizmi i vërtetë dhe lideri që e përfaqëson atë janë shumë larg njëri-tjetrit. Me ose pa 10 votat e fatit, Edi Rama e ka humbur de facto Tiranën. E ka humbur madje përballë një kundërshtari që e kryqëzoi me akuzat më të rënda, sepse modeli i tij ka mbledhur votat kundër, por nuk i ka bindur dot ata që duan të zgjedhin se ku ta hedhin votën. Edhe sot Edi Rama ka përcaktuar përsëri rrugën të parën për të kundërshtuar atë që po ndodh në KQZ, duke përjashtuar çdo veprim tjetër para saj. Ai ka kaluar në një përballje forcash pa pritur verdiktin final të autoriteteve zgjedhore. Mund edhe t’ia dalë, por do të jetë një rrugë që kurrë nuk do t’i falë paqe. Nesër, edhe nëse ndodh të vijë në pushtet, ia ka lanë gati kundërshtarit mënyrën më të keqe të luftës politike, asaj lufte që ende sot nuk po e lë Shqipërinë të ngrejë kokë. * Shkrimet e rubrikës “Opinion” nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptySat May 28, 2011 7:20 pm

Jua kujtoj edhe një herë marrëveshjen Berisha-Bullatoviq 1995,Serbia kishte embargo,por vetem nga Doktori jo.Tashë aktuale Berisha-Fazliq,bisnismen me prejaardhje Serbo-Boshnjake,perndryshe nipi i Stanishiqit,ishë shefi i sigurimit Serb(UDB),njeriu ma i besuar i Millosheviqit.Për ketë njeri,doktori u deklarua se e kam mikun e shtepisë time.O vllezer qka pritet nga Doktori ma shumë,vetem hajni,mashtrime,trazira ne Shqiperi se keshtu e dojn Shqiperin te huajt,ma se shumti lobi Serbo-Grekë.Turp






Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptySat May 28, 2011 8:51 pm

Ajtyresa: PD-ja humbi, por Saliu vodhi
28.05.2011, ora 19:06




“Sali Berisha tregoi që është ai orkestruesi i kanibalizmit elektoral në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha anëtarja e Asamblesë së Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa.

Në përgjigje të deklaratës së zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ajtyresa tha se kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, foli me shifra jo me fjalë.

“Shifrat u treguan shqiptarëve se çfarë kanë bërë Saliu e Ristani për të përmbysur rezultatin në tavolinë, pasi numërimi nxori humbës Saliun në sytë e miliona shqiptarëve dhe të komunitetit ndërkombëtarë. Të harrojë Saliu se mund ta gëlltis Shqipëria e bota demokratike gjellën e pistë të tavolinës së Ristanit. Ka humbur zgjedhjet po edhe standardet. Këtë turp s’mund ta mbulojë as ta ndajë më askënd, është turpi i tij dhe i qeverisë së tij”, tha Ajtyresa. /albeu.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptySat Jun 04, 2011 8:32 pm

Po Edvini,c'fare ka?
Turfullon dhe derman s'ka,
s'ka c'te beje dereziu
fajin e ka Saliu Wink
Derezi dhe ditezi,
c't'u desh politika ty?
Politika do mend shume ,
ty t'kane rrjedh ne lume,
Mire ishe atje ne France,
ku s'te njihte askush ,
pervec Anrit-lepurush,....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptySat Jun 04, 2011 9:14 pm

Agim Doçi, Kadaresë: Përsëri një "Letër e Hapur"!
“Kandidatit” për Nobel, Ismail Kadare
O gjeniu ynë i madh, Kadare!
O populli ynë “i vogël” shqiptar!
Thashë të bëja dhe unë një nga “këto” letrat e hapura, se kurrë nuk e kam provuar më parë. Një herë thashë ta bëja anonime, si Jovan Bregu, por kur lexova letrën tënde, o Gjeniu ynë, kur pashë nivelin e të shkruarit tënd sipë(mje)ran, mendova le të dalë ku të dalë...
M’u kujtua që të gjitha “Letrat e Hapura” që u janë drejtuar shqiptarëve, popullit në dekada, pra, e kanë origjinën nga Gjinokastra (!).
E mbani mend të nderuar lexues, që të gjithë Letrat e Hapura që dilnin nga korridoret e krimit të KQPPSH-së, i hartonte një gjirokastrit.
Po ju kujtoj disa “Letra të Hapura”, që i drejtoheshin popullit. Po e nis me më të çuditshmen ku dhe i mëshohej fort parimit “Kur flet kllasa -hesht burokracia!”. Ishte kjo Letër që Partia u bënte gjëmën të gjithë të shkolluarve në akademitë europiane, duke eliminuar intelektualët e vendit. Numërohen rreth 169 akademikë shqiptarë që mbaruan shkollat e larta në Itali, Austri, Francë e gjetkë, që shkuan për lesh.
Apo ajo “e famshmja” “Letër e Hapur” drejtuar ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve dhe gjeneralëve për “heqjen e gradave”!? Pasi ua hoqi gradat, ua hoqi dhe kokat nja 36 gjeneralëve akademikë (!). Madje i quajti “puçistë dhe komplotistë” më besnikët e tij, ushtarakët, që flinin me çizme veshur?!
Po ajo letra e hapur “Bujqësia, çështje e të gjithë popullit”, që pikërisht për herë të parë u prodhua buka në vend, e dënoi paradoksalisht ministrin e Bujqësisë P. Dodbiba (!), duke e degdisur në humbellat e Belshit...
Po ajo “Ta bëjmë kursimin natyrë të dytë”, apo ajo e “Revolucionarizimit të Shkollës”, duke e “sistemuar” ish-ministrin Deljana në Stallat e Tepelenës. “Letra e Hapur” për “rrufjanët politikë” apo për “sabotimet” në naftë.
“Letra e Hapur” për “rolin drejtues të Partisë”, apo për organizatat e masave, ku të zgjodhën ty, o gjeniu ynë, madje përkrah sh. Nexhmije si nënkryetar të Frontit “Demokratik” të Shqipërisë, etj.
Pra, ky lloj inventarizimi i Letrave të Hapura na duhej dhe në vitin 2011 të na vinte prej një gjirokastriti francez. Burojnë dhe nuk shterojnë këto bëmat dhe gjëmat e gjirokastritëve!
Rrofsh, o gjeniu ynë, se na hoqe mall për komandantin, që Ti dhe vetëm Ti e fute si personazh kryesor te “Dimri i madh”, tek “Dimri i fundit”, tek “Koncert në fund të Dimrit” etj. Se ashtu porosiste Maksim Gorki! Futja e udhëheqësit në letërsi të realizmit socialist, është Hop Cilësor në letërsi. Dhe ti e kreve këtë detyrë shkëlqyeshëm. Tashti, në Shqipëri, që ti e sheh me dylbi” (prej Pigalit ndofta) ka pranvera demokratike. Në kapërcyell të viteve ’90-të, Ne e donim një shkrimtar disident. Ti “mjeshtërisht” na e kërkove të pohonim “disidencën” tënde dhe ne, çuditërisht, na vinte turp të mos ta jepnin “titullin” e lypur prej teje dhe dhuruar prej nesh si fansa të tu. Ne “intelektualët” që ishim kavie ideologjikë të diktaturës, menduam se sa “pa gjë”, të kemi një disident dhe të zgjodhëm Ty.
Aferim të qoftë! Na e fute... Madje, ata të vërtetët që guxuan e thyen vargonjtë e diktaturës i quajte “jashtëqitje e kombit”. Ti asokohe, kur vareshin, pushkatoheshin, eliminoheshin, burgoseshin Avzi Nelaj, Bilal Xhaferi, Jorgo Bllaci, M. Myftiu, ishe monument që mbroheshe nga shteti diktatorial. Pastaj, ishe dhe nga Sokaku… Ne fisnikët mediokër gegë, të deshëm si vëllanë tonë toskë. Nuk bëmë ndonjë mëkat, ishim mjeranë që ende nuk na ishte larguar frika dhe, sinqerisht, si mjeshtër në pendë.
Sa shkrimtar i madh je, aq njeri i vogël ke mbetur. Ti, kur hyn në politikë, nga Mal kthehesh në buburrec. Po pse me votën tonë do tallesh ti, gjeniu ynë?! Ke të drejtë se hileja yt prej një shpirti demoniak gjirokastriti qëndron tek një fakt, duke e parë sesa fisnik është Kandidati dhe, pse jo, Kryetari i Bashkisë kryeqytetase, L. Basha, i kërkove atij djallëzisht “Jep dorëheqjen!”, se qetësia dhe rrënimi i vendit varet nga fisnikëria e Lulzim Bashës, duke i dhënë bashkinë z. Rama. Madje, ngul këmbë që Basha “të mos ta marrë pushtetin në tavolinë (!). Po pse ku numërohen votat tona o gjeniu ynë, në maj të mullarit apo në maj të Eifelit!?. Po nuk bëhesh interesant, madje dhe atij çmimit që të del në ëndërr çdo natë i je larguar kaq shumë, ose i “je afruar” me urdhër masonerie.
Na përmendje Ismail Qemalin që dha “dorëheqje”, se ia ka paska kërkuar Europa (!). Po çfarë e gjeti Shqipërinë pasi ay iku? Shkodrën e morri Mali i Zi, Korça u bë Republikë Franceze, Mirdita u bë Republikë Katolike, Durrësi Republikë Myslimane e Toptanit, Vlorën e morri Italia, Dibrën e morën sllavët dhe Shqipëria mbeti nën mëshirën e Cute Gjatës, dhe Shahin Matrakut, (personazhet e tu të preferuar). Mos e ngatërro Edvinin me Cute Gjatën?!.
Shkruan në Letër të Hapur drejtuar Bashës, që për hir të qetësisë, Lulzimi të japë dorëheqjen. Të ha meraku që të ruhet qetësia në vend. Po cila qetësi po të prishet ty, në mes të Parisit apo bijave të tua, që pushteti demokratik ku bën pjesë dhe L. Basha i emëron Ambasadore, ndërsa plot demokratë janë pa punë apo me asistencë.
Ore gjeniu ynë, je në vete apo...?!
Pra, siç shkrova në krye të radhës, të gjitha “Letrat e Hapura” e kanë origjinën nga Gjinokastra(!). Kësaj here, për çudi, Ismail gjirokastriti na e shkroi nga Parisi. Nuk e besova që të ishte e vërtetë. Pandeha se ndonjë emigrant i dështuar e ka pseudonimin “Ismail Kadare”. Dikush më tha: “Je në vete, ore poeti ynë patriot, vetë Ismaili e ka pseudonimin “gjenerali”.
I thirra mendjes më pas dhe u kujtova! Po dhe ky nga “Sokaku i të Marrëve” është. Banorët e qytetit të gurtë Gjinokastrës, vetëm atyre të Sokakut të të Marrëve, që zbrisnin në kadërdhëmet e Palortosë me nallane druri si të azdisur, saqë trokëllima e nallaneve, çmend një qytet i dha emrin banorëve të atij Sokaku, që siç thonë janë dhe kushërinj midis tyre.
Aty linde dhe Ti gjeniu ynë, Kadare. Padyshim gjenitë lindin dhe nga incesti. A nuk ishin nëna e i ati i Enverit kushërinj të parë si ata të tutë!? Po ti, Z. Kadare, a nuk e di sesa shumë (madje më shumë sesa e ke merituar) të kemi dashur dhe respektuar? Të kam thënë dikur, që ruaju mos të zëntë mallkimi gegnor! Kur të mallkon Mirdita, thotë: “Të vdektë fjala!”. Pikë e zezë, ku i pate mendtë kur shkrove atë trahana intelektuale?
Ti sistematikisht i ke rënë në qafë gegëve. Çuditërisht gegët të kanë vënë në ballë të oxhakut. Madje, dhe kur shkrove për malësorët trima që kishin hapur bordell(!), apo kur ShtojZo’vallet e Bjeshkëve i fute në Shtëpitë publike. Pah, çfarë mllefi deri në urrejtje ke për ato Bjeshkë. Madje, dhe kur të dhanë titullin e (pa)merituar “Nderi i Kombit”, Ti nga Kulla Eifel, e ulje dhe e ngrije edhe dhënësin e titullit malok! “Fajin” e ka Saliu! Ai të vlerëson, ti ia kthen mjaltin me pështyma! Po a kjo është mirënjohja o gjeniu ynë?
Habitem se si nuk të vjen turp që i shkruan ashtu Lulzim Bashës apo sepse ta emëroi vajzën tënde Besjanën (një fëmijë që kaloi një fëmijëri skizofreneje plot andralla dhe me mungesë edukate maksimale) Ambasadore të UNESCO-s në Paris?! Apo kjo është “mirënjohja” për Bashën? Kur nuk e mban mend ti, ta kujtoj unë, kur i kërkoje Edvinit aparat celular, se i ishte prishur madam Helenës ai “i vjetri” dhe ti, me shpirtin cingun të gjirokastritit tipik, mezi prite të vinte nga “rojet” e Ramës celulari i ri. Tashti, kjo Letra e Hapur, mos është shpërblimi për atë celularin që të dërgoi Rama asokohe?! Po ky Rama i dha Çelësin e Tironës Janullatosit, madje dhe Goran Bregoviqit, atij që pozonte me kallash kundra shqiptarëve të Kosovës përgjatë genocidit millosheviçian (!)
Mos harro! Jam malësor kokëshkamb! Jam nip andej nga Kolonja dhe kurrë nuk shkruaj keq për vallezrit jugorë! Ndërsa Ti nuk je lodhur kurrë duke na përfolur dhe shpërfillur, madje dhe fyer. Jam 12 vite më i ri nga Ti, o gjeniu ynë!... Nuk lodhem nga rruga e gjatë dhe e lodhshme e tranzicionit. Por do bëhet Shqypnia Etnike dhe ti do jesh për fatin “e keq” në minorancë, si në këtë “Letër te Hapur”.
Dikush t’u përgjigj që ke gabuar adresë. Unë them që bëre mirë që shkrove “Letrën e Hapur” Lulzim Bashës, se, më në fund, e morëm vesh se ku fle “lepuri”...
Shkrove dikur “Ra ky mort dhe u pamë.”
Unë po të përgjigjem në emrin e Votës sime që, edhe pse nuk jam i detyruar ta bëj të ditur publikisht, u ngrit në kufijtë e vlefshmërisë për Aleancën për Qytetarin. Ndërsa votat për Rrugën e Vetme, kishin biletë njëdrejtimëshe. Ikën dhe nuk u kthyen në fitore. U kthyen në bllokime autostradash, në djegie gomash të konsumuara, u kthyen në protesta urlatorësh e oratorësh të konsumuar prej 1941-shit. Ra, pra, “fitorja” e bojkotuesve! Ra miti i Edvinit dhe betonit.
Ra, pra, vota me notën dhjetë!
Ndaj përfundoi: Ra kjo “votë” dhe u pamë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptySun Jun 05, 2011 11:17 am

PS, kërkesë-ankimore për pavlefshmëri
05.06.2011, ora 10:02




Partia Socialiste do të dorëzojë në Kolegjin Zgjedhorë të martën kërkesën ankimorë për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të Tiranës, këtë herë për pavlefshmëri të rezultatit të shpallur nga KQZ-ja.

“Kërkojmë pavlefshmërinë e vendimeve të KQZ-së për të urdhëruar ndryshimin e tabelave të rezultateve të qendrave të votimit të njëmbëdhjetë KZAZ-ve të Tiranës, ndryshimin e vendimit 711 të KQZ-së, duke miratuar rezultatin e tabelave përmbledhëse të zonës zgjedhore Bashkia Tiranë, në bazë të tabelave të nxjerra nga grupet e numërimit deri më 16.05.2011, duke u shpallur fitues Edi Rama i Aleancës për të Ardhmen” pritet të jetë formulimi i kërkesës ankimore të Partisë Socialiste, raportoi të dielën Panorama.

Të martën është dita e fundit e afatit pesë-ditor nga rrëzimi i kësaj kërkese nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndërkohë që Partia Demokratike ende nuk ka vendosur nëse do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të goditur vendimin e KQZ-së, i cili rrëzoi kërkesën e tyre për të përfshirë në rezultat edhe votat që dolën nga 24 kutitë që hapi KQZ-ja. /albeu.com/


Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptySun Jun 05, 2011 6:13 pm

Orban: Votat, te rinumerohen sic u be ne Amerike
Rozeta Rapushi
Kryeministri Hungarez, vendit qe ka presidencen e radhes te Bashkimit Evropian, Viktor Orban, sugjeroi dje qe Shqiperia te ndjeke shembullin e Amerikes, per vleresimin e votave te hedhura ne kutine e gabuar. Nderkohe qe kryeministri Sali Berisha siguroi se do te njohe vendimin e dhene nga Kolegji Zgjedhor per kete ceshtje. Deklaratat te dy kryeministrat, i bene gjate takimit dhe konferences se perbashket per shtyp. "Une nuk dua qe t'i fyej shqiptaret duke nderhyre ne punet e tyre te brendshme, por e vetmja gje qe mund te themi ne parim eshte ne te tilla raste ju lutem mund te beni ate qe kane bere amerikanet. Ka ndodhur nje here, apo jo. E keni pare ne televizor, une e kam pare ne televizor. Ju duhet te shikoni votat, te numeroni votat, fletet e votimit", keshilloi Orban. Sipas tij, eshte gje e mire qe edhe televizioni tashme i trajton keto ceshtje. "Pas kesaj, ju duhet te mbeshteteni rehat-rehat ne karriget e kolltuket tuaja e te lejoni gjykatat te marrin vendimin perkates. Kjo ndodhi ne Amerike. Me falni, por une nuk kam ndonje keshille, sugjerim me te mire, sesa kjo praktike amerikane", theksoi ai. Ndersa kryeministri Sali Berisha, siguroi se krahas zhurmes politike ne Shqiperi, shteti ligjor funksionon normalisht, institucionet e tij garantojne zbatimin e ligjit. "Ceshtja e votave ne kutite e tjera, numerimi i tyre eshte nje ceshtje themelore ndergjegjeje. Politikani, si cdo njeri, ka per detyre te qendroje prapa bindjeve te ndergjegjes se tij. Kjo eshte praktika e vendeve te qyteteruara. Kjo eshte praktika e vendeve qe kane nje tradite 200 vjecare ne zgjedhje dhe nje sistem drejtesie me te fortin", tha Berisha. Sipas tij, edhe mbi bazen e ligjit shqiptar, i cili ne te gjitha percaktimet e tij nuk i perfshin keto vota ne vota te pavlefshme, u kerkua numerimin e tyre. "Por ne themelin e cdo sistemi, ligji baze eshte numerimi i cdo vote. Sot eshte nje gjykim dhe nuk ka asnje medyshje se shteti ligjor do te respektohet ne cdo rast. Pra ne qofte se ne mbrojme bindjet tona, bindja jone me e thelle eshte se nje shoqeri nuk mund te jete e lire pa funksionimin e shtetit ligjor. Keshtu qe ne qendrojme ne respektimit te plote te vendimit te institucioneve, edhe kur na pelqejne edhe kur nuk na pelqejne", beri te qarte kryeministri. Ndersa per sa i perket, historise se bojkotit te Kuvendit nga opozita, kryeministri Hungarez, tregoi nje eksperience te ngjashme ne shtetin e tij. Por qe u zgjidh pas mos pagimit te rrogave pas bojkotit ne Kuvend. Orban theksoi se palet ne Shqiperi duhet te zgjidhin situaten e tensionuar politike ne vend, pavaresisht keshillave te shumta qe behen.

Historia Hungareze me bojkotin e opozites

Bojkoti i deputeteve ne Kuvend, duket se nuk eshte nje praktike e nisur nga opozita shqiptare. Por ne rastet e tjera nuk ka shkuar aq mire. Ne Hungari, ka ndodhur e njejta gje. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha dje se ne zgjedhjet e fundit partia e tij fitoi 2/3 e Parlamentit dhe ishte ne gjendje te miratonte nje Kushtetute te re. "Opozita donte te na bllokonte ne kete nisme, por nuk kishin forcen. Atehere ata vendosen qe te mos merrnin pjese, dolen nga Parlamenti. Por ne fund ne e miratuam dhe kryetari i Parlamentit, thjesht nuk i pagoi deputetet e opozites, meqenese ata nuk kishin marre pjese", rrefeu ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptySun Jun 05, 2011 6:16 pm

AKTUALITET
Deklarata e 3 ambasadorëve: Jemi njohur me vendimin e Kolegjit, partitë politike të respektojnë vullnetin e qytetarëve
05-06-2011 / Gazeta 55Deklarata e 3 ambasadorëve: Jemi njohur me vendimin e Kolegjit, partitë politike të respektojnë vullnetin e qytetarëve

Përmes një deklarate zyrtare trojka e ambasadorëve në vendin tonë i apelon faktorit politik të respektojë vendimin e Kolegjit si dhe verdiktin e votuesve shqiptarë. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Ëollfarth, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu dhe Kreu i Delagacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadori Ettore Sequi, deklaruan sot së bashku se vendimi i Kolegjit respekton të drejtën e votuesve për të zgjedhur. Sipas kësaj deklarate, në 8 maj qytetarët e Shqipërisë votuan për kandidatët e zgjedhur prej tyre.

Deklarata e 3 ambasadorëve
“U njohëm me vendimin e Kolegjit Zgjedhor shqiptar, si organi më i lartë ligjor që gjykon apelimet zgjedhore. Është thelbësore që të gjitha palët të veprojnë, pas këtij vendimi, në mënyrë të qetë, të pjekur e të përmbajtur, duke vënë interesin kombëtar përpara çdo lloj interesi partizan vetjak. Po aq e rëndësishme është që të gjitha palët, partitë politike dhe qytetarët, të presin derisa rezultetet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç kërkohet nga legjislacioni shqiptar. Ne besojmë se më 8 Maj, qytetarët e Shqipërisë votuan për kandidatët e zgjedhur prej tyre. Ky zë tashmë duhet të dëgjohet dhe të respektohet nga të gjitha partitë politike. Ne do të ndjekim nga afër përmbylljen e procesit zgjedhor dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare, si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it, duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura në deklaratat tona të mëparshme”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptySun Jun 05, 2011 6:19 pm

OPINION
Fundi i “perandorisë” së kuqe në Tiranë
05-06-2011 / Nga Bajrush Morina

Më 8 maj në Tiranë ishte një festë e demokracisë dhe e votës së lirë. Megjithëse mbaheshin zgjedhjet e nivelit lokal, për kryetar bashkie, minibashki e komuna në mbarë Shqipërinë, gara më e rëndësishme e këtyre zgjedhjeve ishte në Tiranë. Dy koalicionet e mëdha në Shqipëri, koalicioni i djathtë apo Aleanca për qytetarin që drejtohej nga Partia Demokratike dhe koalicioni i majtë apo Aleanca për të ardhmen që drejtohet nga Partia Socialiste, gjithë potencialin e tyre politik e kishin “derdhur” dhe drejtuar në Tiranë.
Më 8 maj të këtij viti kam qenë dëshmitarë i një manifestimi madhështor jo vetëm politik. Më bëhej sikur gjithë tiranasit, i madh e i vogël ua kishin mësyrë kutive të votimit. Në disa prej qendrave të cilat i kemi vizituar në paraditen e 8 majit kemi parë më sy një rend të gjatë të njerëzve që pritnin për të hedhur votën e tyre. Kur disa prej miqve të mi u tregoja se shumica prej tiranasve që i kam takuar pas votimit dhe që i kam pyetur se për kë keni votuar pa asnjë hamendje më janë përgjigjur: “Për Lulin ore, për kë tjetër!” Dhe këtë përgjigje nuk e kam marrë vetëm nga votuesit që kishin votuar afër selisë së Partisë Demokratike. Përgjigje të tilla kam marrë edhe nga votues të cilët kishin votuar në qendrat e votimit që konsiderohen si “çerdhe” të Partisë Socialiste apo të “stalingradit” socialist.
Në ditën e votimit më 8 maj në Tiranë kandidati i Partisë Demokratike Lulzim Basha hynte e dilte shpesh prej selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Ai lëvizi disa herë prej selisë “blu” deri te selia e qendrës së tij elektorale. Dhe gjithmonë lëvizte pa veturë, pa përcjellje bodiguardësh. Gjatë rrugëtimit këmbë Luli (siç e quajnë me emër përkëdhelës të gjithë miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij) ndalej e përshëndetej dorë për dore me tiranasit të djathë apo të majtë.
Më 8 maj Mark Krasniqi erdhi në Tiranë për të përkrahur jo vetëm me votë Lulëzim Bashën. Erdhi edhe ta takonte kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. Me vete mori edhe disa libra të tij të fundit të cilat i kishte dedikuar për kryeministrin Sali Berisha, për zv.ministren Edit Harxhi. Tre libra i kishte dedikuar edhe për Lulëzim Bashën. Megjithëse dedikimi i shkruar mbante datën e 7 majit, profesor Mark Krasniqi në këto libra kishte shkruar: “Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulëzim Bashën!” Pra profesor Marku e kishte “shpallur” kryetar Bashkie Lulzim Bashën më 7 maj, një ditë para se të mbaheshin votimet në Tiranë dhe pothuaj një muaj para se edhe Kolegji zgjedhor të merrte vendimin përfundimtar për hedhjen poshtë të ankesës së Partisë Socialiste dhe verifikimin e vendimit të KQZ-së për shpalljen e Lulzim Bashës fitues të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.
Kryebashkiaku i ri i Trianës Luëlzim Basha pranoi me kënaqësi këto libra dhuratë nga profesor Mark Krasniqi. Me këtë rast në një deklaratë për gazetën “Bota sot” që e dha më 8 maj Lulëzim Basha tha; “Jam i sigurt se do të fitoj!”
Por Lulzim Basha do të ishte fitues edhe pa vendimin e kolegjit zgjedhor e madje edhe pa vendimin e KQZ-së. Pse mendojmë kështu? Lulzim Basha arriti ta sfidojë “mitin Rama” në Tiranë i cili për 3 mandate rresht arrinte t’i fitonte zgjedhjet përballë kandidatëve të Partisë Demokratike madje me një diferencë të madhe që shkonte në mijëra vota! Në votimet e 8 majit Basha jo vetëm që përmbysi rezultatin prej mijëra votash por e ngushtoi diferencën deri në fitore prej 81 votash. Lulzim Basha e shembi këtë “mit”, e ndryshoi “fasadën e kuqe” të Tiranës me ngjyrë blu! Lulzim Basha, nga pozicioni i një ministri dhe nga posti i një anëtari të kryesisë së partisë i doli përballë një lideri të një partie të dytë politike në Shqipëri. Pra garonte një anëtar i kryesisë përballë një lideri partiak, një ministër policie përballë një kryebashkiaku me tre mandate. Lulzim Basha e largoi nga skena politike liderin socialist Edi Rama! E mundi me vota Edi Ramën, jo si lider partie por si një kandidat i një partie!
Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana për gati 12 vjet ishte shndërruar në një “çerdhe” të ngjyrës së kuqe politike ku lideri socialist, në vitet më të vështira për popullin shqiptar të Kosovës, organizoi koncert për rokerin shovinist serb Goran Bregoviq të cilit i dhuroi edhe “çelësin e Tiranës”. Lulzim Basha përfundimisht ia ndryshoi ngjyrën politike kryeqytetit të Shqipërisë. E shembi “perandorinë” e kuqe dhe ia ndryshoi Tiranës jo vetëm “çelësin” e portës por do t’ia rikthejë Tiranës edhe imazhin shqiptar të kryeqytetit të Shqipërisë.
Prej 3 qershorit lideri socialist Edi Rama është i papunë në Tiranë, është i humburi i Tiranës dhe i Shqipërisë. Nëse e takoni netëve të vona nëpër rrugët e Tiranës në gjendje “agonie” njoftojeni Emergjencën apo stacionin më të afërt të Policisë sepse edhe ai është qytetar i thjeshtë i Tiranës për të cilin tash e tutje do të kujdeset kryebashkiaku Lulëzim Basha.
Prej 3 qershorit kryebashkiaku i Tiranës është Lulzim Basha.
“Bota sot”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptySun Jun 05, 2011 6:23 pm

Bota sot
Borba e e beogradit
lul patriotat qe pe perkrahin slaen bashen
berllogu i kosoves qe skane kurrfare autoriteti fare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyMon Jun 06, 2011 9:42 pm

Kosova “hakmerret” për pataten, bllokon importin e barnave shqiptare
2011-06-06Tekstilet, shtohet puna për shqiptarët
Kosova “hakmerret” për pataten, bllokon importin e barnave shqiptare
“Betejat arabe” shkurtuan tragetet dhe rritën çmimet
50 milionë USD
Tregtia
Përveç taksave doganore, Shqipërinë e konsiderojnë vend i Botës së Tretë
Konflikti mes Shqipërisë dhe Kosovës është zhvendosur te barnat “Made in Albania”. Pavarësisht se qeveritë e dy shteteve i konsiderojnë raportet ekonomike pozitive dhe pa pengesa reciproke për tregti të lirë, në realitet ndodh e kundërta. Në nivelin administrativ, të dyja vendet po hasin probleme. Dikur ishin bizneset kosovare që ankoheshin (dhe vijon ende) për taksat që dogana shqiptare aplikon për mallrat e tyre. Kryefjalë e kësaj beteje ishte patatja, me të cilën Kosova kishte kryer tregti pa pengesa, derisa pala shqiptare vendosi taksa dhe referenca doganore për të mbrojtur produktin vendas. Kjo ndodhi edhe për lëndët e tjera.

Po sot, janë bizneset shqiptare që ankohen, duke dhënë të njëjtat argumente, si kosovarët me pataten, ndoshta me më tepër motive.

SHIFNE SHKA BEHET ME 2 SHTETE SHQIPTARE POR MA SHUM.!ZOT RUNA NGA KETA APSURDA KUSH PO NA UDHEQ.....!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyMon Jun 06, 2011 10:07 pm

mos harro se temen e kemi per njeriun qe nuk njeh ligjin,ka vetem nje emer:Edvin Rama Wink

POLITIKË
Dështon tentativa anale e PS-së për t’u vënë zjarrin institucioneve të Kavajës
06-06-2011 / Nga Ervin QemalliDështon tentativa anale e PS-së për t’u vënë zjarrin institucioneve të Kavajës

Pas fabrikimit të rastit “Griselda” ishte gati plani për sulmimin dhe djegien e institucioneve vendore të Kavajës, për ta paraqitur si një hakmarrje për rezultatin e 8 majit. Por hemorragjia anale e nxitur nga Erion Veliaj ka dështuar, sapo është marrë vesh se piromanët ishin zbuluar

“Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore…” Kështu i paralajmëronte Erion Veliaj, “miqtë” e tij anglisht-folës, disa orë pasi (mos)rrëmbimi i Grieilda Rroshit, bashkëshortes së kryebashkiakut të sapo zgjedhur të Kavajës Elvis (Ervin) Rroshi, “kishte marrë dhen”. Bashkë me paragrafin pasues, ko ishte pjesa më e vërtetë (e pritshme, por që s’ndodhi për shkak të pavërtetësisë së gjithë pjesës tjetër të kësaj tragjedi-komedie) e letrës së Erion Veliajt për “miqtë” e tij. Vërtetësia e pjesës së fundit të letrës së Erion Veliajt, ka edhe “bishtin mbrapa”. Pas “njoftimit të shkurtër”, që jo për rastësi Edi Rama do ta bënte në Kavajë, pikërisht te dera e jashtme e banesës së çiftit Elvis (Ervin) dhe Griseilda Rroshi, denoncimi i tij për “foshnje-rrëmbyesit”, prapa fshihte edhe skenarin ogurzi, të djegies së institucioneve. “Infrastruktura” dhe “asetet” ishin gati. Biles, biles, institucion-djegia, do të fillonte nga Kavaja dhe do të shtrihej, me aq sa merret vesh, të paktën deri sa “të gjendej foshnja e rrëmbyer”. Por, ngjarja rrodhi shumë shpejt dhe në drejtimin e kundërt. Shumë shpejt, u mësua se, jo grua shtatzëne nuk ishte rrëmbyer, por aq më tepër edhe ndonjë foshnje në barkun e kësaj gruaje shtatzëne nuk ishte rrëmbyer. Kjo, për një fakt shumë të thjeshtë dhe banal..., sepse nuk kishte grua shtatzëne, që të kishim rrëmbime të rrëmbimit. Aq shpejt rrodhi ngjarja, sa edhe udhëtimi nga Tirana në Kavajë, nuk i mjaftoi Edi Ramës (si kohë), për të mësuar se kishte një rrëmbim të një shtatzëneje dhe foshnjës së saj në bark, por..., që nuk kishim shtatzëne. Kaq mjaftoi, sa zjarrvënësit e bërë gati për të filluar institucion-djegien në Kavajë, të kuptojnë se pas moslëshimit të “njoftimit të shkurtër”, nga ana e Edi Ramës për denoncimin “foshnje-rrëmbyesit”, ata të tërhiqen. Pas kësaj tërheqje, jo vetëm zjarrvënësit, por mbarë opinioni shqiptar, biles, biles edhe “miqtë” anglisht-folës të Erion Veilajt, kuptuan se varianti “remix” i Griseilda Rroshit, ia kalonte ku e ku, Marigosë së Andon Zako Çajupit. Po kush e solli situatën, de ri në atë pikë sa zjarrvënia të fillonte nga Kavaja? Ah, ka një emër... Në fakt janë disa. Por, mbi të gjithë, shquan Erion Veliaj, me letrën e tij dërguar “miqve” anglisht-folës. Cinizmi, këtu të lejon të thuash shumë gjëra, deri edhe duke mos kursyer ironinë dhe talljen, e Erion Veilajt me “miqtë”, por që për fatin e keq, vetëm Elvira Dones “e hëngri”.... “E hëngri” e shkreta, sepse i besoi dy herë Erion Veliajt. I besoi një herë si “gjinekolog parte-time” dhe një herë si “burrë”, i cili, ndryshe nga (mos)dija e Elvis (Ervin) Rroshit, ky (Erion Veliaj), “kishte lënë” shtatzëne Griselidën; i sigurt për këtë, “kishte dijeni për rrëmbimin” e saj; dhe ca më tepër i sigurt, nuk e vinte “në dyshim as rrëmbimin e foshnjës” në barkun e nënës. Sa për atë pjesën e “mbulimit në gjak”, ky është rast i mirëfilltë për studim, me gjithë se të dhënat e para, tregojnë se për këtë pjesë Erion Veliaj, “e ngjeu penën” te përvoja personale, ku mësohet e besohet se hemorragjinë e tij anale (dhierjen gjak) të vetën, tentoi ta tipizojë te “personazhja” e tij... Pritet që hemorragjia anale (dhierja gjak) e Erion Veliajt të vazhdojë ende, për deri sa ditët e fundit, u mësua edhe një tjetër fakt, sipas të cilit Griseilda Rroshi, nuk ka qenë as bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis (Ervin) Rroshi, por thjesht dhe vetëm dashnorja e tij, Elvis (Ervin) Rroshit. Pas zbardhjes së kësaj ngjarje, më shumë se çdokush, duhet të ndjehen krenarë dhe me fat, Kavaja dhe banorët e saj, që i shpëtuan zjarrvënies. Imagjinoi çdo të ndodhte, në qoftë se Kavaja do të digjej për dashnoren e kryebashkiakut të saj. Historia do i kapërcente kufijtë, jo të letërsisë së Rilindjes shqiptare, por edhe të letërsisë Antike greke, ku Helena e Trojës, do të ishte, asgjë më shumë se hija e Griselda Rroshit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyMon Jun 06, 2011 10:08 pm

OPINION
Fokus/Anti-familjariteti - nga Edi Rama te Elvis Rroshi
06-06-2011

Të gjithë e pamë shfaqjen e të mërkurës së kaluar në errësirë, kur i gjithë grupi parlamentar socialist, me në krye Edi Ramën dhe ky i pasuar nga bashkëshortja Linda (Basha) Rama si dhe dashuria e tij politike, Erjon Veliaj, “rrethoi” shtëpinë e Elvis Rroshit në Kavajë. Arsyeja e “shtëpi – rrethimit” lidhej me një krim “makabër”. Elvis Rroshit i kishin rrëmbyer ‘bashkëshorten’ shtatzënë, Griseilda Rroshi, si dhe më pas i ishte marrë fëmija pas një lindje të detyrueshme. Broçkulla me ‘mbret’.
Por lajmi mori dhen nisur dhe nga mungesa e profesionalizmit të gazetarëve të disa prej televizioneve kryesore në vend, të cilat nga mungesa e informacionit apo imponimi i drejtuesve i përcollën opinionit publik gënjeshtra që s’ishin dëgjuar ndonjëherë. Pikërisht ky fakt e bënte sa të pavërtetë ‘lajmin’ e gënjeshtërt aq edhe e etiketonte atë, si pjesë të koleksionit të pasur të çudive të famshme të Kavajës, të cilat bota e thashethemeve i njeh si ‘llogje’, apo fjalë të tepërta, e larg realitetit.
“Rrëmbimi” dhe “lindja” e detyrueshme e Griseldës, ishin as më shumë e as më pak, por mirë-filltazi “llogje” Kavaje. Elvis Roshi, i sapo zgjedhur në bashkinë e Kavajës, gjatë fushatës së tij elektorale përdori shtatzëninë e bashkëshortes së tij, (të cilën ai në një intervistë mediatike e ka mohuar), si ‘lobim’, te qytetarët, duke i kujtuar atyre familjaritetin e çmuar të djalit të qytetit, Elvisit. Por, vetëm 4 javë pas fushatës elektorale, Elvis Roshi, me pafytyrësinë më të madhe del e thotë se Griselda Roshi s’ka qenë ndonjëherë bashkëshortja e tij, por thjesht e dashura, me të cilën ai as nuk bashkëjetonte, e jo më të tentonte të lindte fëmijë...
Mungesa e kredibilitetit moral, shoqëror dhe familjar e kthen Elvis Roshi në një bandit çnjerëzor, i cili për interesa politike largpamëse, dukshëm me tendencë pushteti, të sajonte jo vetëm shtatzëninë, por edhe rrëmbimin e lindjen e detyrueshme... “derisa i kishin marrë fëmijën e kush e di se ku e kishin çuar”...
Ky turp i padëgjuar, shumë shpejt do dilte në dritë dhe kurrsesi ajo letër – ndjese e kryetarit të bashkisë së Kavajës s’mund të mbulojë ‘makabritetin’ moral dhe psikologjik që rëndon mbi bashkëshorten e tij legjitime Griselda Roshi.
Djali i Kavajës, Elvisi, nuk është i vetëm në këtë rrugë të antifamiljaritetit dhe dhunës fizike, morale e psikologjike ndaj anëtarëve të familjes. Shembulli i tij më i mirë është vetë kryetari që e përzgjodhi si kandidat në 8 maj, Edi Rama. “Marigoja” e tij, Edi Rama është treguar “burrë” i vërtetë se për 9 vjet me radhë s’ka njohur atësinë e djalit të tij. Po ashtu edhe ti, pasi sajove shtatzëninë, rrëmbimin dhe lindjen e detyrueshme, mohove edhe bashkëshorten.
Tashmë ju jeni dy.
Jo si atëherë kur shoqëronit njëri-tjetrin në takimet elektorale në Kavajë, por ui bashkon ndjenja dhe fryma e përbashkët e antifamiljaritetit. Edi Rama dhe Elvis Roshi janë jo vetëm shokë të ngushtë, por po ndjekin gjurmët e njëri-tjetrit. Më i vogli drejt hapave të më të madhit. I pari shquhet për bëmat e tij antifamiljare. Edhe i dyti hyri në hollitë e të parit, sapo i bëri bëmën më të madhe jetës së tij dhe sigurisht edhe bashkëshortes Griselda...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyMon Jun 06, 2011 10:09 pm

OPINION
Edvini, bretkosa që desh të fryhej sa një ka
06-06-2011 / Nga Sejdi Peka

Pritej nga i gjithë opinioni se çfarë do të sajonte Edi Rama në konferencën për shtyp, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që hodhi poshtë ankimimin e Partisë Socialiste lidhur me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. I rënë në një dëshpërim të thellë, nuk dinte se nga tua fillonte marrëzive. Duke medituar si në përçart, ai këtë radhë sulmoi drejtësinë në Shqipëri. Përsëri ia “paskan vjedhur votat” dhe nëse ai nuk është Kryetar i Bashkisë së Tiranës çdo gjë nuk ekziston. Të bie ndërmend ajo fabula e famshme e La Fontenit, e bretkosës që desh të fryhej sa një ka, por dihet se çfarë i ndodhi. Me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, Tirana dhe e gjithë Shqipëria u çlirua nga një makth që e kishte kapluar. Atë natë ashtu si edhe pritej, Edi Rama mbeti i vetëm në selinë e Partisë Socialiste. Nuk e ndihmoi as vota e hedhur në favor të tij edhe nga Presidenti i Republikës që ngjan edhe kjo me fabulën e La Fontenit. Tradhtinë vetë Zoti e ndëshkon me turp.
Edi Ramën e braktisën edhe deputetët që i rrinin çdo ditë si ajo gjëja pas këpucës. Tirana kërkonte ndryshimin, kërkonte të largonte nga Bashkia e Tiranës njeriun e sëmurë me delir. Të gjithë tani më kishin kuptuar se i sëmuri i PS nuk kishte hallin të përmirësonte sa të ishte e mundur në jetën e qytetarëve të Tiranës, por gjetkë ishte qëllimi. Kërkonte të bëhej me të gjitha mënyrat e dhunës bolshevike kryeministër i Shqipërisë.Tirana ishte e lodhur. Aferat e karteleve të ndërtimit që e kanë bërë këtë njeri monstër, njeriun më të pasur të Ballkanit po i rrëshqisnin nga duart dhe bashkë me këto do ta braktisnin edhe “shpura” e milionerëve dhe miliarderëve të grupit parlamentar të PS. Do ta linin fillikat si në një kënetë që kulprat gjenerojnë vrullshëm të kapen pas një trungu tjetër, pas atij që tanimë është kalbur dhe është zhytur në llucë. Këto arrinte t’i kuptonte në vetminë e tij Edi Rama, aty në zyrën e tij partiake, që me shumë gjasa edhe aty ditët i ka të numëruara. Ishte një pamje e çuditshme që trasmetonin live TV-të në të gjithë Shqipërinë, që vetëm një kone e vogël vraponte në korridoret e shkreta të PS. Edhe vetë nomenklatura është e lodhur dhe e rraskapitur nga veprimet donkishoteske të të sëmurit psiqik në krye të sajë. Siç bëhet e ditur, tani kohët e fundit Edi Rama ka filluar rrahjet dhe keqtrajtimet e të gjithë atyre që e kundërshtojnë në marrëzitë e tij. Edhe institucionet ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë në proceset demokratike; BE, OSBE, ODIHR, Dep.Amerikan i shtetit etj, janë të lodhura nga dyfytyrësia dhe pafytyrësia e këtij njeriu që për interesat personale të pasurisë dhe postit për t’u bërë kryeministër, është i gatshëm si Neroni “t’i vërë zjarrin Romës”.
Por “ëndrra vazhdon” e Edi Ramës u ndërpre. Një djalë i ri e sfidoi ballëpërballë, e përmbysi vrullshëm me një alternativë qytetarie europiane të një fushate elektorale brilante, të paparë ndonjëherë në Shqipërinë postkomuniste. U ngjalli njerëzve shpresën e një Shqipërie europiane të ëndërruar dhe ideuar nga lëvizja studentore e Dhjetorit ‘90 me të paharruarin Azem Hajdari, “ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Dhe përmbysja ishte katastrofike për Edi Ramën. Humbi lart më shumë se 23 mijë vota krahasuar me vitin 2007 për Bashkinë e Tiranës dhe 7 njësi bashkiake. Dhe tani kërkon të kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës” në 10 vota, ndërkohë kur procesi i numërimit akoma nuk kishte përfunduar. Marrëzia nuk paska të ndalur tek ky njeri që i etur nga megalomania për pushtet... Në këtë kontekst dhe në të gjitha pikëpamjet, Edi Rama është humbësi i madh me një fund të palavdishëm. Ai ka edhe një mundësi në rastin e tanishëm, që të pranojë humbjen dhe t’i urojë fitoren Lulzim Bashës. Është mundësia që të rikuperojë në njëfarë mënyre sado pak të gjitha marrëzitë dhe gafat politike që kaq shumë i kanë kushtuar Shqipërisë në përgjithësi në rrugën e demokracisë dhe Partisë Socialiste në veçanti për t’u transformuar nga një forcë politike me një prejardhje komuniste, në një parti socialiste të modelit europian.
...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyMon Jun 06, 2011 11:08 pm

Kur e zgjodhi Populli Berishen?Zgjedhjet ne Demokraci jane:te barabarta, Zgjedhje nga vullneti i lire i Popullit,SEKRETE, kur nderkohe e dijne te gjithe per cilin votoi Z.Basha! me kamera te fshehta te kujtohet Sigurimi i Shtetit Ty?Ky eshte Sigurimi i Berishes.Sa te jete Berisha s'do kete kurre Drejtesi e Demokraci Shqiperia.Un nuk jam as per Rame as per Bashen e Berishen as me PD e PS, dua dhe enderroj qe ne Shqiperi te kemi nje Demokraci te vertete ke te Zoterojne Ligjet Gjykatat e Drejtesia!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyMon Jun 06, 2011 11:58 pm

hahahahaha ju jeni me halucinacione hahahahaha......ju ka infektuar Edvini,edhe ne ender ju del SALI BERISHA...hahahahaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 EmptyTue Jun 07, 2011 12:16 am

Bindu se nuk me hyn fare pun fare SALA jetoj mbi 2mij klm larg sme leverdis fare dot.
as njeri as tjetri....!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA   NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA
» PSE VATIKANI NUK E NJEH KOSOVËN?
» PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE
» NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ, ALBINA IDRIZI
» Pavarsia e Kosoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: