|
| PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:25 pm | |
| PER TE ZGJERUAR NJOHURIT E NJOHJES ... DHE PER T’U FUTUR NE TEJNJOHJE
PERIKLI FILIP SHABANI, ZAGORITI ERUDIT , SUPERPERSPECIALISTI I TURIZMIT , QE HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE SHTETIT FQINJ GREQISE, I CILI DHE SOT NUK KA NDRYSHUAR ASNJE PRESJE, POR QE APLIKOHET EDHE NE QIPRO... AI DHA MAKSIMUMIN E TEJMUNDSHEM NE KRYE TE TURIZMIT GREK. DIHET SA I SUKSESSHEM ESHTE TURIZMI EDHE SOT NE GREQI . FAMILJA JONE NDJEN NJE KRENARI TE LIGJSHME PER TE ... NE VIITN 1991 AI ERDHI ME OBLIGIM DHE ME PLAN TE DETAJUAR TE JAPE KONTRIBUT NE ZHVILLIMIN ETURIZMIT SHQIPTAR, DUKE E FILLUAR NGA VENDI I ORIGJINES SE TIJ...GJIROKASTRA
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:26 pm | |
| Duke qene afer tij ne Greqi dhe me kontakte te shpeshta , per arsye te aferise familjare, perftova shume nga pervoja e tij ne aspektin vizionar turistik. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:26 pm | |
| NJE FRAGMET JETESOR NGA LIBRI IM “NJERIU, PRONE E TRE SHTETEVE” ...Monografi, skicim historik, kushtuar Filologut te madh Prof. Filip Shabani (Filipos Siambanidhi)
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:26 pm | |
| Perikliu Shumëkush ka dëgjuar për Perikliun. Madje, shumë e tipizojnë “Djali i Profesorit”. Janë të shumtë ata, që që ruajnë ndonjë kujtim nga shoku i tyre dhe kërkojnë ta shohin tani në moshë madhore, duke dalluar atë tipizim, i cili ka mbajtur nga kujtesa shumëvjeçare. Perikliu e përvijoi jetën e tij vetë, nën kujdesin e nënës së tij, Paskalisë; figurës së shquar dhe të ndritur të Filip Shabanit dhe falë talentit dhuntive të tij indviduale dhe “kujtesës së madhe, që mund të lejë një filolog i tillë si Filipi”. Ai ngjiti shkallët e larta duke shkëlqyer në profesionin e tij në një vend si Greqia. Ai arriti të jetë drejtor i Përgjithshëm i Turizmit të Greqisë, një nga shtyllat më të fuqishme të përparimit ekonomik grek. Dhe ky impulsator i zhvillimit është me origjinë nga Lliari i vogël, por i bukur i Zagories së Gjirokastrës. “Retrospektivat janë të bukura, të kthejnë në kujtesë dhe të bëjnë të lëshohesh në ato kohëra të para që kujesa e një fëmije ka fiksuar me mënyrën e vet dhe nuk mund të prishet ai imazh...”, - thotë ai në kontaktin e parë me të në zyrën e tij të Drejtorit të Përgjithshëm. I jep urdhër sekretares që në zyrë të mos futet njeri dhe i lutet që takimet do të shtyhet vetëm pas pak kohësh. Sekretarja, një ezmere e mbushur, me ca sy në formë bajamesh, na lëshon një buzëqeshje, që ta pronësojmë në shenjë mirësjellje dhe del nga zyra.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:27 pm | |
| Fillon komunikimi me një shqipe të bukur, që çdokush do t’ia kishte zili: “Ngjan nga Mihajt, nga Mamaja...” Ishte konstatimi i parë i Perikliut dhe, mandej, filloi të pyesë për fshatin e sidomos për mamanë time. “Dëgjo, - më thotë, - më ka mbetur në kujtesë ajo sjellje e saj njerëzore, ai trajtim i shkëlqyer. Mua, si më të voglin, më jepte majën e gjërit. Aso kohe mamaja juaj ishte nuse e re në Shabanaj. Më merrte “kaç”. Ruaj kujtimet më të bukura për atë grua, që tani më thanë se është plakur shumë...” Pastaj filloi të më pyesë për njerëzit që nga Ponaj, Llanaj, Londaj, Ristanaj e deri në Hilaj. Më pyeti, veçanërisht, për Ilia Nikollin, Kozma Koçin, Miço Koçin, Aristotel Stefanin e shumë e shumë të tjerë. Më pyeti edhe për Malinë e Dadaj, Maron e Mihaj, Marinën e Shabanaj [xhajeshën time}, për Katen e Meçaj, Evën, Nicon, Ritën, Kostandinën e Ponaj dhe shumë të tjerë. Unë i përgjigjem. Ai ka mall. Ai ka zjarr në zemrën e tij. Më pyet për varrin e babait të tij. I them: “ Ai pastrohet çdo vit, bashkë me varrin e tatë Thomait...” Një lot dhimbje i rrëshqet nga | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:27 pm | |
| sytë e tij të bukur: “Nuk mund..., na ndanë kohërat, na ndanë..., vijon. Kohërave ua hedhim fajin, bindjeve, ndjesive, fenomeneve që i prodhojmë...” Biseda vazhdoi rreth një orë. Në fund të bisedës i drejtohem: “Unë jam këtu në Greqi që të filloj të shkruaj një libër për Filip Shabanin. Ndaj në këtë kuadër për të përmbushur edhe një amanet të viteve ’60, unë duhet të filloj këtë punë të gjatë dhe kërkoj ndihmën tuaj në materiale, kontakte e tjerë...” “Unë do të ndihmoj dhe do të vihem në dispozicion,“ - shpreh gatishmërinë Perikliu, të cilin, deri në atë moment, e kisha parë vetëm në fotografi dhe përdorja metodat e krahasimit. Ky ishte kontakti i parë në Athinë në atë gusht të nxehtë të vitit 1992. Kontaktet, mandej, me Perikliun u bënë të shpeshta dhe, madje, unë atë vjeshtë e kalova në ishullin e Kretës, në një vend ku ma rekomandoi Perikliu te Jorgo Dhetorakis, në Iraklo. Ndënja në Iraklio Pano dhe Kato Guves, një vend turistik (me kushëririn e parë Ylli Shabanin), deri në dhjetor të këtij viti, kur u ktheva në Athinë. Peripecitë e jetës dhe bukurisë kretiane janë ndjesi, të cilat do të pasqyrohen në një libër tjetër të veçantë. Kontaktimet me Perikliun e papërtuar, i cili në atë kohë kishte hedhur piketat e një libri të madh e me objekt, u shpeshtuan për formimin e substancës së librit “Njeriu, pronë e tre shteteve”. Kontaktime me të, lamë takime, biseduam në seanca të zgjatura, u ulëm mbi libra të botuar, monografi, libra ku ishin të botuar letërkëmbimet e tij, punuam me blloqet e punës së tij, shënimet, gazetat e kohës, që ka jetuar Filipi dhe të mëpastajme, pra me gjithçka të nevojshme. Thjesht “Drejtori i përgjithshëm” u bindej “urdhërave të mia!... ”Misioni im ishte një mision, që kërkonte me çdo kusht të ndriçonte një figurë të ndriçuar. Takime në parqe, lulishte, ku edhe Filipi kishte qejf të pushonte apo të bënte shëtitje. Kështu unë bëra një operacion kirurgjikal, që krijesa të dilte me të gjitha gjymtyrët e saj... Por, krahas të dhënave të shumta, informimeve për Turqinë dhe Greqinë, për pjesëtarët e familjes Shabanaj në Turqi, bisedat për Vasil Shabanin dhe vilën e tij në Athinë, të cilën e | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:27 pm | |
| shfrytëzonte për pushime, unë munda të shkëpus dhe të krijoj një përfytyrim real për Perikliun. Vetë Perikliu është i thjeshtë dhe më foli edhe për kontaktimet me Aleksandër Mamopullon, i cili e kishte origjinën nga Stegopuli i Gjirokastrës, duke e konsideruar një figurë, që ka dhënë kontribut të maksimilizuar për nxjerrjen e vlerave të Filipit, të cilin e ka kontaktuar vetë, apo për Vogazinos, i cili ka shkruar monografinë. “Është vështirë për çdo njeri të flasë, të shprehet për babanë e tij...,”- filloi të flasë me një shqipe të bukur. Siç më thoshte mëma, ai mezi priste të shihte krijesën e tij... Kujdesej për mamanë, kur ajo kryente lëvizje të shumta, apo dërsitej dhe e porosiste që të mos sforcohej. Gjente kohë ky njeri që të studionte libra, të cilat flisnin për shtazaninë dhe kujdesin gjatë saj të shkencëtarëve të dëgjuar. Ai studionte dhe jepte këshilla si një mjek i mirë. Habiteshe se si i interpretonte, sa mbushamendës ishte me partnerin, sa i ëmbël në përkëdhelje. Gjatë kësaj kohe lindi dhe motivimi i bukur: “Pashka ime”. Ai e konsideronte si asnjë tjetër me ç’kam lexuar me këtë sinomim të ndritur, që reflektonte figurë të jashtëzakonshme, që motivonte bukurinë, hijeshinë, mprehtësinë, elegancën, shijen, mençurinë dhe sfilatimin e nimfës, femrës... Babai, duke pasur diapazon të gjerë, ishte shumë i këndshëm dhe duke e quajtur me këtë motivim bashkëshorten e vet, ai figurizonte që ditët e javës, të çdo jave, në shtëpinë tonë ishin “PASHKË”, të cilat sjellin jetë të lumturuar. Kjo gjetje ishte dhe falë emrit të mamasë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:27 pm | |
| “Mezi priste lajmin për lindjen time. Unë isha vetëm 27 vjeç, ndërsa Filipi 57 vjeç. Kjo diferencë as që na dukej, sepse ai ishte gjithmonë i njëjti, i dashur, përkëdhelës dhe krijues i situatave shumë të bukura... Kur e lajmëruan se po lindja, ai kishte përgatitur tufën e madhe me lule, që mua më pëlqenin shumë, pa masë: karafil dhjosmarinë, trëndafilë, manxuranë, borzilok... Ma solli buqetën, më puthi dhe më vështroi, duke lotuar ty, Perikli, - më sillte fragmente të lidhjes sime mëma. - Emri ishte caktuar që më parë, emri Perikli, që aq shumë i pëlqente...” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:28 pm | |
| Kështu linda unë në këtë familje harmonike dhe shtova lumturinë e saj si dhe lidhësinë. Ai kujdesej shumë për mua, për ecurinë e shëndetit tim; gëzohej, kur unë po “mbushesha“ në trup, që nuk sëmuresha dhe hera herës, kur kishte kohë, qoftë edhe pak minuta, pushonte me mua, më përkëdhelte dhe më këndonte këngë me zërin e tij të bukur dhe melodioz. Më linte të lirë. Këtë ia thoshte edhe mamasë: “Lere djalin të lëvizë, të lozë, t’i zgjerohen mushkëritë.” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:28 pm | |
| Një ditë kishte hapur një libër në mes dhe kishte nënvizuar diçka me laps. Siç më tha mamaja, se unë isha kureshtar: “Shih, babai lexon për ty.” Unë habitesha dhe pyesja: “Ai libër flet për mua?” “Për rritjen tënde,”- ma ktheu mamaja, se unë isha i vogël. Babai ishte tip shumë interesant. Para se të takohej me një shok, me një mik të tij, të njohur, të cilët ishin shumtë, që nga profesorët e Universitetit të Athinës e deri te klerikët, njerëz me emër, shkrimtarë, publicistë, poetë dhe shkencëtarë të gjuhës dhe fushave të tjera, lexonte dhe studionte dhe pastaj ata vërenin se Ai ishte njeri i ditur në trajtimet, të cilat u bënte problemeve. Mbaj mend, kur isha i vogël, një kohë të çmueshme i kushtonte “Lidhjes së Mësuesve” që ishte kryetar i saj, kontaktimeve me gazetat si “Eleftero Vima” dhe “Athianika Nea” si edhe librave të miqve të tij në dorëshkrime apo të botuara... Periudha nga viti 1928 deri në vitin1932 ishte një periudhë kritike ekonomike për familjen tonë, nga më kritiket.. Disa herë, në mos gabohem, me mamanë vajtëm në fshat, pati edhe raste me babanë. [Në pak biografi të shkruar nga Filipi tregohen vitet, kur ai ka shkuar në fshatin e lindjes]. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:28 pm | |
| Që nga viti 1942 - 1946 unë kam vazhduar shkollën në gjuhën shqipe në Zhej, duke pasur mësues Sotir Bitën, Stefan Bitën dhe Lefter Stefanin. Gjatë kësaj periudhe pata ndihmë aktive për dy vitet e parë të shkollës nga babai im, i cili kishte shumë dëshirë që unë të mësoja gjuhën shqipe. Ai kishte përparuar në këtë gjuhë pa bërë asnjë ditë shkollë shqipe. Shkruante bukur shqip dhe e njihte gjuhën me rrënjë. Shpesh më kontrollonte detyrat dhe kujdesej për përparimin tim, duke komunikuar me mësuesit e mi, të cilët e respektonin shumë dhe e falënderonin për kontaktimet dhe ndihmesën, që ai u jepte me përvojën dhe nivelin e madh të dijeve. Babai ishte një njeri, që kërkonte vazhdimisht dije, por që s’ngopej kurrë me të dhe s’kënaqej me vetveten: “Perikli, - më thoshte, - njeriu duhet të jetë i mençur, por që të bëhet i tillë duhet të shkollohet dhe të mësojë nga praktika e jetës. Unë dua që ti të bëhesh i mbarë dhe në dije t’ia kalosh babait...” E vështroja me dashuri atë njeri, që e kisha zili, paçka se ishte babai im. Shpesh në bisedat që bëheshin me moshatarët më quanin “djali i Profesorit”, por edhe kjo më pëlqente, por edhe s’më pëlqente. Unë kisha filluar të kuptoja që i ri, se njeriu duhet të përpiqet, të bëhet diçka në jetë, të ketë emrin e tij. E ndieja se kjo ishte një shtysë e brendshme, e cila më bënte të kërkoja qenien time, të formoja emrin tim. Dhe kjo shtysë është krijuar falë prindërve të mi të repsektuar. Duke e pasur këtë shtysë në shpirt, pas vdekjes së babait, ikjen e tij e kam parasysh dhe sot, mbasi janë çaste të humbjes së një njeriu të madh, i cili jetoi me mua vetëm 12 vjet të jetës, por gjatë gjithë jetës sime ka qenë pikë referimi për mua për të ngjitur shkallë. Ai gjithmonë më shfaqej para syve, duke më ndihmuar në ecjen time në jetë. Dhe që u larguam në shtëpinë tonë në Athinë, u larguam falë miqësisë së madhe dhe ndihmesës së dhënë në Athinë, kur ishte në Universitet, të shquarit Doktor Omer Nishani, i cili ndihmesën e shpërbleu me ndihmesë. Falë firmës së tij ne shkuam në Athinë. Gjenialitetin dhe kontributin e Filip Shabanit e njihte mirë ky peronalitet i madh i Shqipërisë, intelektual i rrallë. Të tillë ishin shokët dhe miqtë e babait, të cilët e vlerësonin për stadin e lartë të intelektualizmit, ashtu siç ishte vlerësuar në vitin 1912, 1924!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:28 pm | |
| Ne u kthyem në shtëpinë tonë pa babanë! Na dukej shtëpia bosh. Tani e kuptuam më mirë unë dhe mamaja se çdo të thotë të mos kesh njeriun tënd më të dashur. Megjithatë, këtë dhimbje na e hiqte pak prezenca e miqve të shumtë të babait, lidhjet e tij, nuk fashitën qëndrimet e tyre miqësore ndaj nesh. Unë kisha prapë miqtë e babait dhe ata kënaqeshin me pasardhësin e tij... Njeriu kupton rëndësinë e një njeriu të afërt shumë më tepër, kur nuk është prezent... Kuptoja që ai më duhej dhe më shfaqej gjithmonë para syve të mi. Mamaja m’u bë dhe baba... Vijova studimet në shkollën “Leontiu Frer Mishel”, shkollë e mesme franko - greke. Këtu më ndihmoi dhe mbesa e mësuesit Andon Sule. Këtë shkollë e mbarova me rezultate mjaft të mira. Mandej, vijova studimet e larta në Universitetin e Athinës, në Fakultetin Juridik, të cilin e përfundova në vitin 1958 dhe pak më vonë Fakultetin Ekonomik në Selanik. Kisha një etje të madhe për të studiuar. Ndoqa përsëri Universitetin në Athinë për Sensin Politik. Isha kompletuar. Kisha zbatuar një porosi të madhe të babait. Shpesh qëndroja në studion e tij dhe shikoja gjërat e tij të | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:29 pm | |
| çmuara: shënime, libra, që më pëlqenin, kritika, shkrime nga gazetat, veprimtari filologjike, mësimore,... Fillova punën, duke konkurruar dhe duke u ngjitur shkallë - shkallë në profesionin tim, të cilit iu përkushtova gjithë jetës sime që nga viti 1958, duke qenë në Drejtorinë e Administrimit të Turizmit, në Drejtorinë e Inspektimit, Drejtor i Hoteleve turistike, Drejtor i Festivaleve. U martova me Androniqin nga Argosi i Peloponezit dhe në vitin 1960 na lindi djali ynë i parë, të cilit bashkë me mamanë i vumë emrin e babait: Filip. Kjo ishte një ngjarje e madhe jetësore në familjen tonë, e cila u festua me madhështi. Mamaja nuk përmbahej nga gëzimi. Në shtëpi kishte “riardhur” Filipi. Djali tjetër, Vangjeli, lindi në vitin 1968. Unë në vitin 1967 isha Drejtor i Festivaleve dhe në këtë vit ishte krijuar Ministria e Re e Turizmit me 64 nëpunës. Po këtë vit, me ardhjen në fuqi të Juntës, dhashë dorëheqjen dhe punova avokat në Athinë. Në vitin 1974 të gjithë ata, të cilët kishin dhënë dorëheqjen u kthyen në punë. Drejtorët atëherë s’kishin grada. Më caktuan drejtor të klasit të parë, detyrë të cilën e kisha deri në vitin 1991 dhe tani jam Drejtor i Përgjithshëm i Turizmit të Greqisë. Do të thuash që unë i jam përkushtuar tërësisht turizmit. Natyrisht që po. Madje, në vitin 1975 kemi përpiluar dhe ligjin e Turizmit, i cili, që kur është në fuqi, nuk ka ndryshur asnjë presje dhe aplikohet edhe në Qipro. Gjithmonë kisha dëshirë të isha një kuadër potencial në fushën e Turizmit. Dhe i tillë u bëra në sajë të nisiativës dhe asaj porosie madhore të babait tim, për të kërkuar dijen edhe për t’u bërë i ditur. Mamaja filloi të gjallërohet shumë. Me bashkëshorten time, përveç raportit jetësor, kishin edhe një afrimitet të madh. Androniqi u fut shumë shpejt në zemrën e saj. Ajo ishte e lidhur edhe me babanë tim, të cilin e njihte nga tregimet e mamasë dhe të miat. Ne e kujtonim me dhimbje e prekje. Ajo na dëgjonte dhe i pronësoi “tregimet” tona. Në shpirtin e saj të ndjeshëm lindi dashuria për njeriun e madh, që lindi | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:29 pm | |
| burrin e saj! [Më kutohet atë ditë të atij gushti të vitit 1992, kur unë mora në telefon Perikliun dhe nga ana tjetër e telefonit m’u përgjigj një zë gruaje. E mora me mend se ishte pikërisht Androniqi. Unë e përshëndeta greqisht dhe ajo, sikur të kishim folur edhe më parë, më foli në emër, duke pyetur po me emra për shëndetin e prindërve të mi. Më çuditën paksa dijenitë e kësaj gruaje, që nuk e kisha parë asnjëherë. Ishin vite të vështira të fluksit të madh të emigrantëve shqiptarë në drejtim të Greqisë dhe familjen Siabanidhis e kishin shqetësuar deri në atë kohë 800 veta... Perikliu, si njeri humanitar, kishte komunikuar, kontaktuar, zgjidhur probleme jo vetëm në shtëpi e në mjedise të tjera të Turizmit, por edhe në zyrën e tij në BUKURESTIU. Ishte i papërtuar dhe bënte çmos që të ndihmonte njerëzit nga vendi i origjinës së tij.] Mandej, iu drejtova Niqit me vlerësimin “Xhaje” dhe i kërkova takim të nesërmen me xhaxhain Perikli, duke i treguar edhe objeksionin, synimet e takimit për të shkruar veprën në shqip për Filip Shabanin. Ajo u entuziazmua dhe më ftoi edhe në shtëpi. Më tha se do ta lajmëronte Perikliun. Madje, më dha dhe numrin e telefonit të Zyrës, të cilin unë e kisha. E falënderova këtë grua të mirë, me ndjenjë dhe ula receptorin e kioskës në qendër të Athinës. Në mbrëmje më mori vetë Perikliu dhe biseduam gjatë. Pastaj u zhvillua takimi i parë me një axhendë të ngjeshur, për të cilin bëmë fjalë më sipër. Nuk dua të harroj entuziazmin e Androniqit,kur më tha: “Do të bëni një gjë të madhe duke shkruar për babain [Filipin]. Ka qenë një njeri i madh...” Ndjeva predispozicion që në fillesë. Unë kisha gërmuar dy vjet rresht, deri sa mbërrita në Athinë. Obligimi im ishte thellësisht njerëzor, pa më të voglën përftesë, veçse t’i hiqja pluhurin e Harresës një figure të tillë të madhe. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:29 pm | |
| ...Perikliu fliste. Më tregonte si kishte qenë në Evropë dhe më gjerë. Anglia, Franca, Italia, Gjermania, Austria, Zvicra, Hollada, Danimarka, Norvegjia, Suedia..., vendet e organizimit të kontakteve, bisedimeve, lidhjeve, simpoziumeve, debateve. Kisha përpara meje ekspertin e turizmit, njeriun profesionist, që ka dhënë kontribut të madh në ngritjen e një vendi në nivel ekonomik, njeriun që me kontributin e tij e ngriti turizmin e vendit fqinj në nivele të reja, në kulme, bashkë me ekipin e tij dhe shkroi emrin në altarin e Njerëzve të Përkushtuar... Tema jonë rrok edhe gjendjet në Shqipëri, por atij si specialist i interesonte zhvillimi i turizmit në vend që për klimën e virgjër që ka, resurset turistike me një mendim të studiuar, do të ketë ndryshesë... “Dhe unë mora nismë, - vijon ai, - pas ndryshimeve demokratike në Shqipëri, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, të jap ndihmesën time në origjnën time. Ishte viti 1991. Organizova një vizitë me objektiva të përcaktuara fare qartë, duke pasur në axhendë zhvillimin e zonës sime, Gjirokastrës, përmirësimin e strukturës turistike të qytetit e më tej. Por, në kontaktimet e para pushtetarëve të atëhershëm shqiptarë, vërejta shumë lehtë që atyre u mungonte tërësisht përvoja turistike dhe, për të qenë i sinqertë, nuk kishin as elementët fillestarë të një drejtimi të caktuar, ishin pra të një “trashgueshmërie” vizionesh, që nuk mundën të më kuptonin qëllimet e mia të mira për ndryshesë, transformim dhe për të krijuar bindjen për ecuri, duke na ofruar vende për të ngritur infrastrukturën turistike në ambiente, mjedise të papërshtatshme. Unë aq seriozisht e kisha marrë këtë çështje sa që në qytetin e Gjirokastrës bëra fotografime të 12 shtëpive, që do të përzgjidhja njërën prej syresh për të kaluar pushimet në këtë qytet, që m’u duk fantastik, e që do të jepja një kontribut edhe për krahinën time, Zagorinë, edhe për Çajupin e bukur, që, siç mora vesh, në kontaktim edhe me një grup të afërmish, ishte lënë në mëshirë të fatit. Por, plani im dështoi, jo për fajin tim. Mendoj se duhet të “shfrytëzohen” njerëzit, që kërkojnë të bëjnë diçka. Por, bëhet atëherë, kur të dy palët janë mbushamendës... Unë mund të bëja shumë dhe për këtë kisha besim te vetja se disponoja kulturën dhe përvojën time aktive. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:30 pm | |
| Pasi e pashë që nuk munda të realizoja diçka,pavarësisht nga përpjekjet e mia, me helikopter shkova dhe me helikopter me masa të forta ruajtjeje, vendosa përfundimisht që t’i drejtohëm Argosit, vendit të gruas sime dhe atje kam realizuar përshtatje në miniaturë të mjedisit të fshatit tim Lliar me rrap, burim, lule e tjera, ku kaloj verën freskët me familjen time”. Mendoj se kjo thënie dhe bisedë e çiltër nuk kërkon koment. Të të vijë ndihma dhe të mos e duash! Duke qenë në Gjirokastër do të bëja shumë punë, do të isha afër mbesave të mia dhe stërnipërve në Minaj, Stefanaj, Meçaj, vajzat e vëllait tim Jorgos si dhe Londajve të mamasë sime, Paskalisë, si dhe të rrënjës sime nga babai, Shabani”. Perikliu të befason, tek nxjerr nga sirtari i tavolinës së tij komode të Zyrës, fotografitë karakteristike të Gjirokastrës, ku do të zgjidhte një prej syresh për rezidencë dhe “Fabrikën e Miellit” të ofruar nga Kryetari pluralist i atëhershëm Pandeli Bedjava, për ta shndërruar në qendër turistike!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE Sun May 20, 2012 12:30 pm | |
| E vetmja gjë që më ka mbetur në mendje peng është të shoh edhe një herë varrin e babait me trëndafil! Dhe më vonë, pasi doli në pension, ai rithirret dhe vijon intesivisht punën. Thuhet që është në pension, por ai vazhdon të japë konsulencën e tij për çështje madhore të turizmit, për ta ngritur në nivele të reja Turizmin në shtetin fqinj, Greqinë. Kudo e njohin. Unë pata rastin të takohem shumë herë më të. Një ditë më nxori një bllok të veçantë pune të Filip Shabanit, të cilin e studiova me vëmendje të madhe dhe, madje, kam ilustruar nga ai këtë libër. Një herë e gjeta në zyrën e djalit të tij të madh, Filipit, avokat, dhe më tha: “Tani, sa herë do të më kërkosh, këtu më ke...” U konsultuam për librin, që po përgatisja. I pëlqeu dhe më tha: “Nxito... Ta kemi në dorë!...” Pastaj vazhdoi dhe unë kam disa vjet që punoj për një libër. Oj Roill, Tuqidhidhi, Ksenofoni, Aristoteli e filozofë të tjerë të Greqisë së lashtë më kanë shtyrë të transmetoj idetë e tyre të konceptuara bukur.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE | |
| |
| | | | PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |