Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Thellohet intoleranca dhe diskriminimi kundër të krishterëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Thellohet intoleranca dhe diskriminimi kundër të krishterëve Empty
MesazhTitulli: Thellohet intoleranca dhe diskriminimi kundër të krishterëve   Thellohet intoleranca dhe diskriminimi kundër të krishterëve EmptyMon Apr 11, 2011 10:48 pm


Thellohet intoleranca dhe diskriminimi kundër të krishterëve në Evropë.


Sipas Radio Vatikanit, thellohet intoleranca dhe diskriminimi kundër të krishterëve në Evropë.
“Intoleranca dhe diskriminimi kundër të krishterëve në Evropë”: rreth kësaj teme, akademikë dhe europarlamentarë, përfaqësues të vendeve të ndryshme të Evropës, por edhe të botës, diskutuan në seminarin, organizuar dje pasdite në Bruksel, pranë Parlamentit Evropian. Punimet i hapi profesor Jozef Veiler, i Universitetit të Nju Jorkut.
“In my work as the director of the Observatory on intolerance against …
Gjatë punës sime, si drejtoreshë e Vëzhguesit kundër intolerancës dhe diskriminimit, me seli në Austri – nënvizoi zonja Gudrun Kugler, në raportin e mbajtur gjatë takimit - vërej se në Evropë vijon të thellohet kristianofobia, domethënë, qëndrimi intolerant kundër të krishterëve, një fare urrejtjeje kundër besimtarëve të kësaj feje, më tradicionalja në Kontinentin e vjetër. Zonja Kugler solli edhe një shembull, marrë nga Kroacia, ku një pedagoge u hodh në gjyq, sepse mbështeti qëndrimin e Kishës kundër homoseksualitetit.

Më pas, profesoresha Lurdë Ruano Espina foli për gjendjen në Spanjë, duke shpjeguar se në ligjshmërinë e vendit po i hapet gjithnjë më shumë rruga mënjanimit të të gjitha besojmave fetare.
Profesor Rikard Komicki, i Mbretërisë së Bashkuar, kujtoi rastin e punonjësve të shoqërisë kombëtare të fluturimeve ajrore, të cilat e kanë të ndaluar të mbajnë në qafë kryqin. E në vijim, kërkoi me forcë që të krishterët të mos e humbasin vigjilencën, por t’i mbrojnë me të gjitha forcat liritë themelore, ndërmjet të cilave, liria fetare.
Profesor Masimo Introvinje, përfaqësues, për këto tema, i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, foli për fondamentalizëm në rritje, për një fanatizëm, që përqafon ideologji antifetare e nxit qëndrime antikristiane, të cilat shumë shpejt shndërrohen në intolerancë.
Profesor Jozef Veiler, i Universitetit të Nju Jorkut, hebre, u shpreh kështu, në mikrofonin tonë:
“Çka më rrënqeth më shumë, nuk është fakti se ka diskriminim, urrejtje, kristanofobi, por se e gjithë kjo shëmtirë pranohet, se askush nuk e ngre zërin, e se kjo ngjarje sot, në Bruksel është një nga të parat e llojit. Në se do t’i ndodhte kjo gjë hebrejve ose myslimanëve, do të tundej bota, do të bëhej bujë e madhe në të gjitha gazetat! Në të gjitha ekranet. Ndërsa të krishterëve ky u duket administrim normal. Kjo është e padurueshme. Nuk mund të durohet më! Duhet ngritur zëri, kudo e kurdoherë!”.
Pas këtyre fjalëve, të shkon menjëherë mendja tek situata e dhunës kundër të krishterëve në zona të tjera të Botës. Mjafton të mendosh për Irakun e për Indinë, në Azi, e edhe për vise të tjera, jo më pak të rëndësishme, të tronditura nga intoleranca. Natyrisht, në Evropë flitet pak si më ndryshe. Profesor Veiler e shpjegon kështu:
“Ka shumë gjëra, në dukje të vogla: nuk është persekutim i drejtpëdrejtë. Të krishterët, në vende të ndryshme të botës, persekutohen në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, e ky është shkandull i madh. Ndërsa në Evropë persekutimi është shumë më i rafinuar, më “social”.
Me një fjalë, në Evropë “të kryqëzojnë”, duke i larë mirë duart, para e pas ‘gozhdimit”, që të mos mbeten ‘shenja të dukshme gjaku’.
Europarlamentari Mario Mauro, organizator i seminarit, së bashku me kolegun austriak Othmar Karas, nënvizoi se është e domosdoshme që tema e intolerancës kundër të krishterëve në Evropë, të vihet në qendër të vëmendjes, ndërmjet temave më të rëndësishme, që diskutohen, si në opinionin publik, ashtu edhe në tryezat e selive politike.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thellohet intoleranca dhe diskriminimi kundër të krishterëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Al-Az-hari i bën thirrje të krishterëve...
» Ndihma Islamike lehtëson vështirësitë e të krishterëve në Ir
» Pro apo kunder abortit?
» Te reja nga bota e mjekesise!
» Gjyq kundër PPSH-së

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: