Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Ndihma Islamike lehtëson vështirësitë e të krishterëve në Ir Sun Aug 24, 2014 8:41 am | |
| Ndihma Islamike lehtëson vështirësitë e të krishterëve në Irak
Veprimtaria e organizatës humanitare “Ndihma Islamike” ka filluar që nga ditët e para të konfliktit për të siguruar furnizimet thelbësore për irakianët e zhvendosur. Kairo – Ndërsa media botërore u përqëndrua në dëbimet e krishterëve të Irakut nga Mosuli, një grup i vullnetarëve muslimanë nga Ndihma Islamike ka punuar në heshtje për të siguruar ndihmë thelbësore humanitare për familjet në nevojë të cilat u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre nga konflikti në Irak. "Familjet në rrethet Nineva, Al-Hamadanya dhe Ba'sheka kanë përfituar nga shpërndarja, që ishte në koordinim me kishën lokale," shkruan në faqen e saj Ndihma Islamike. Familjet e krishtera janë nga qyteti verior i Irakut, Mosuli, të cilat u larguan sepse “Shteti Islamik” ju bëri kusht, të konvertohen në Islam, të paguajnë taksë, nëse nuk paguajnë ata duhet të vriten. Paralajmërimi u lexua, u transmetua në xhamitë e Mosulit të premten pasdite, dhe u transmetua në të gjithë qytetin përmes altoparlantëve. "Ne ofrojmë për [të krishterë] tri zgjedhje: Islam;Kontrata që përfshin pagesën ... në qoftë se ata refuzojnë këtë, për ata nuk do të ketë asgjë, përveç shpatës, " shkruan në njoftimin transmetuar. Aty thuhet se kreu i Shtetit Islam, Ebu Bekr el-Bagdadi, grup i cili tani quhet Kalifi Ibrahim, kishte urdhëruar të krishterët të cilët nuk duan të qëndrojnë dhe të jetojnë në ato kushte për të "lënë kufijtë e Kalifatit Islamik". Pavarësisht paralajmërimit të ISIL-it, rreth 500.000 banorë në provincën e Ninevas u zhvendosën kur lufta shpërtheu në qershor. Mijëra familje të krishtera ishin të detyruara të largohen edhe nga qyteti i dytë më të madh i Irakut, Mosuli, nga luftëtarët e armatosur. Thuhet se i kanë lënë vetëm me rrobat e trupit, disa janë duke kërkuar siguri në Kurdistanin e Irakut, ndërsa të tjerët kanë ikur në lindje të Ninevas, ku disa janë strehuar nëpër kisha, shkolla dhe ndërtesa të papërfunduara. Luftimet, gjithashtu, vazhdojnë në Irakun perëndimore, ku konflikti i tejzgjatur në Anbar, është shkaku që të paktën 72.000 familje të largohen nga shtëpitë e tyre. Verpimtaria e Ndihmës Islame në Irak ka filluar që nga ditët e para të konfliktit për të siguruar furnizime thelbësore për irakianët e zhvendosur. "Në Anbar dhe Salaheddin, mbi 3.000 familje kanë marrë pako ushqimore dhe 2.000 pako higjienike janë shpërndarë," shkruan në faqen e saj, Ndihma Islamike. "Pothuajse 25.000 artikuj të ndryshëm të veshjeve janë dhënë për banorët e zhvendosur në Anbar - ndërsa familjet e prekura nga përmbytjet në Abu Ghraib kanë përfituar 7.000 artikuj të veshjeve." Grupi humanitar “Ndihma Islamike” ka partneritet edhe me Oganizatën e Kombeve të Bashkuara për të arritur një numër të madh të irakianëve në nevojë. “Ndihma Islamike” kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje me UNICEF-in për të ofruar ujë, artikuj sanitar dhe të higjienës në Sinxhar dhe për të mbikëqyrur shpërndarjen e artikujve të ndihmës jetike për rreth deri në 8.000 banorë në nevojë," tha organizata humanitare Ndihma Islamike. "Ne jemi afër për të filluar vendosjen e rreth 1.000 tendave familjare nga “Nihma Islame” për të ofruar strehim të përkohshëm për ata që kërkojnë sigurinë në kamp".
Burimi: OnIslam Staff Përktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi, Gjakovë
=====================================================
| |
|