Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Al-Az-hari i bën thirrje të krishterëve... Wed Dec 10, 2014 10:23 am | |
| Al-Az-hari i bën thirrje të krishterëve që mos të ikin nga radikalet e Lindjes së Mesme Dijetarët muslimanë dhe Etërit e Kishave Lindore morën pjesë në konferencën "Az-hari përball terrorizmit dhe ekstremizmit" në Kajro, më 3 dhjetor 2014
Al-Azhari, qendra më prestigjioze e Islamit, të enjten kërkoi që të krishterët në Botën Arabe që të qëndrojnë të vendosur përballë dhunës së xhihadit dhe të mos ikin në mërgim. Thirrja, e bërë në një konferencë në Kajro të organizuar nga Al-Az-hari, erdhi vetëm disa ditë pasi Papa Françesku ju tha liderëve muslimanë në mbarë botën që ta dënojnë terrorizmin, që thirret në emër të Islamit, nga grupe të tilla si Shteti Islamik (IS) dhe Al-Kaida dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund persekutimit të të krishterëve në Lindjen e Mesme. "Ne e dënojmë shpërnguljen e detyruar të të krishterëve dhe të grupeve të tjera fetare apo etnike," thotë konferenca në një deklaratë përfundimtare. "Ne i bëjmë thirrje të krishterëve që të qëndrojnë të fortë në atdheun e tyre edhe pse nga kjo valë e terrorizmit ne të gjithë jemi duke vuajtur. " Duke akuzuar militantët ekstremistë për shtrembërimin e kuptimit të xhihadit, deklarata thotë se ": "Të gjitha grupet e armatosura dhe milicitë sektare që përdorin dhunën dhe terrorizmin ... nuk kanë asnjë marrëdhënie me Islamin e vërtetë. " Konferenca e Kajros nuk ka ofruar asnjë plan të fortë për të frenuar xhihadistët, por ajo bëri thirrje për një tjetër forum ndërkombëtar që do të mblidhet për të "përhapur drejtësi dhe respekt për besimet e ndryshme." Udhëheqësi i Al-Az-harit, Shejh Ahmed Al-Tajib ka dënuar drejtpërdrejt “Shtetin Islamik” (IS) për "krimet barbare" të tij dhe kërkoi nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të goditur vendet që mbështesin terrorizmin financiarisht dhe ushtarakisht.
Burimi: IQNA News Përktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi, Gjakovë ======================================================
| |
|