|
| Gjyq kundër PPSH-së | |
|
+4Kosovarja Arta shaban cakolli Sofra 8 posters | Autori | Mesazh |
---|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Gjyq kundër PPSH-së Mon Oct 22, 2007 3:54 am | |
| Gjyq kundër Partisë së Punës
Mblidhuni të gjithë , miq edhe armiq; Partinë e Punës ta nxjerrim në gjyq !
Mblidhuni të gjithë, në vathë të ballistëve; t'u hedhim litarin në grykë komunistëve !
Unë jam poeti, nuk i bie anës; ju jeni gjykatës, unë jam asnjanës !
Moj Parti e Punës, qënke skile e vjetër ! Vallë për mbiemër s'gjete fjalë tjetër ?!
Punë, punë, punë... eh, neve të mjerët ! Ne lindëm për qejf, për punë janë të tjerët !
Moj Parti e Punës, ç'të liga ke bërë !... Shqipërinë e mbushe me drita të tërë !
Ti më kot i fshihesh plumbit dhe litarit; i merr tokën beut dhe ia jep fshatarit !
Ja, po ta fal prapë tokën që më dhe, vetëm që mbi qafë të më hypë një be !
Ti, a s'e mban mend kuptimin e përrallës ?! Dua të jem prapë bujku i Hanko Hallës !
Të kam pasur kundër, s'të kisha më besë. Unë besoj atë që di të më shesë !
Të kam pasur kundër, s'ma ke varur fare; se ti je parti vetëm shqipëtare !
Ishe e pabesë, po kështu s'të dinim; vetëm për pesë vjet bëre rindërtimin !
S' më ke dashur kurrë, ti moj fjalëkota; dyzet vjet me radhë më ushqeu "bota".
vazhdon ka përafërsisht edhe 50 strofa | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Mon Oct 22, 2007 2:23 pm | |
| Pergezime Sofra,poezi e mire,dhe mos ngurroni,vazhdojeni. | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Mon Oct 22, 2007 2:31 pm | |
| faleminderit Sofra per kete poezi te bukur ,me padurim presim edhe postimin e strofave te tjera . | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Mon Oct 22, 2007 10:19 pm | |
| Gjithashtu ju falënderoj edhe juve Shaban Cakolli dhe Arta, gjithsesi sa të gjejë pak kohë do të vazhdojë me strofat e tjera.
ja edhe dy strofa kaq kam kohë.
Ke guxim e flet për ligje dhe plane, sikur ti ke bërë luftën partizane !
E na del përpara si dash me kumborë; gjoja se ke dhënë me mijëra dëshmorë! | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Mon Oct 22, 2007 10:45 pm | |
| Sofra,ju duhet të pasuroni rubriken e letërsisë ,sepse e njihni këtë fushë.Ne kuptojmë kohën e ngarkuar tuajen,por herë,herë gjinduni. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Tue Oct 23, 2007 7:31 am | |
| Patjetër i nderuari Shaban Cakolli por së bashku me ty bacën Adem, Tom Sojerin, Artën, Mickonjën ... e shumë të tjerë dhe të tjera bashkarisht .... Faleminderit. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Tue Oct 23, 2007 10:32 am | |
| Bashkarisht gjethsesi,po po na mundon shume kjo kohe e kufizuar | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Wed Oct 24, 2007 12:21 am | |
| Unë nuk të fal kurrë dhe ti po më fale, lumenjtë pse i ktheve në hidrocentrale !
E më ligjëroje me gjuhë bilbili; po unë dua prapë pishën dhe kandilin !
Unë nuk të fal kurrë sa të jetë jeta, pse thave moçale, pse thave këneta !...
Gjoja më shpëtove nga mikrobi i lig; po unë kam dëshirë të jem malerik !
Të jem malerik, të kem helm në gjak; tridhjetëvjeçar të dukem si plak !
Sa të jetë jeta unë nuk të fal kurrë; ku kish gurë e gjëmba pse i mbolle grurë !...
Kur prodhove bukën, si s'të erdhi zorë ?! Ne na shijon gruri që vjen me vapor !
Ti nuk na e hedh dot, dhepse shet të holla; e ç'i desha unë ato mijëra shkolla !...
Dua që të jem një njeri me bisht! Ç'më ka marrë malli të firmos me gisht!
Unë nuk të fal dot, dhe ti po më fale; nuk i dua falas shkolla dhe spitale !
Nuk më shpëton dot; sot do të dënoj ! Ç'pate që me gruan më bëre njëlloj ?!
Domosdo që kishe një kauzë të zjartë; vete dhe na hap dhe shkollë të lartë !...
Ti qënkëshe kundër, s'qenkëshe për popull ! Pse i bëre vëllezër Vërmosh edhe Dropull !...
Unë ty patjetër, duhet të të var ! Përse deputet s'bëre një kusar ?!
Duhet që nga dora të të marr kulaçin ! Si s'pate respekt njëherë për rrugaçin ?!...
Duhet për kapistre tëta rrëmbej kalin; asnjëherë s'u bëre ortak me vandalin !...
Duhet të ta vjedh vezën nga tigani, dhe pastaj të them: Rroftë huligani !...
E na del përpara, çdo ditë na gënjen, kur thua: - liria, i vetmi refren !
.......................vazhdon. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Sun Nov 18, 2007 12:19 am | |
| Ç'e duam lirinë?! Liria është kob! Dua të jem skllav, dua të jem rob! Nuk të njoha fare; s'të dija të ligën! Ç'pate që shqiptarit i dhe republikën ?! Ke bërë shumë të liga; eh, ç'ke bërë ti ! Vete themelon dhe shtetin e ri !.. Nuk të njoha fare; s'kishe besë prej shoku ! Ç'të keqe na bëri neve Ahmet Zogu ?! Mbreti ynë i dashur, plot me ideale, i mbathi opingat dhe luftoi n[ male ! Nuk të njoha fare, se s'ke gjak nga imi ! Ç'të keqe na bëri Benito Musolini ?!... Nuk të njoha fare , se s'të mungon nderi ! Ç'të keqe na bëri dhe Adolf Hitleri ?!!... Pa dëgjomë mirë; dëgjomë mua plakun: Ata ishin engjuj, ti ua pive gjaklun !... Ke bërë shumë të liga; ç' të të them më parë ?! Për mijëra dëshmorë ngrite lapidarë !... Ke bërë shumë të liga; eh, ç' ke bërë ti ?! Pse nxorre në dritë Nënën Shqipëri ?!... | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Mon Nov 19, 2007 1:38 am | |
| Duhet që patjetër të të fus në farkë, se nuk more borxh qoftë dhe një qindarkë !...
Dhe u thoshe llafin gjithnjë si ta doje; si nuk kishe turp që pa borxhe rroje ?!
Në shekullin tonë ngjyra blu e roze, të jetosh i lirë nuk është serioze !
Sa ke bërë ti, akoma s'ti dinë ! Pse s' mbolle kufirin vetëm me dafinë?!...
Ta mbillje kufirin me dafinë të tërë, se të gjithë ujqët, qengja janë bërë !
Ke bërë shumë të liga; eh, ç' ke bërë ti?! Pse s' ja dhe vatanin zonjës borgjezi?!...
Kur ajo prodhonte bombën atomike, pse s' bëre veç çarqe, për ballo, pikniqe ?!...
Bombat dhe raketat, kjo borgjezi zomja, i ka për të vrarë miza dhe mushkonja!
Qengjin kapital dot nuk e kuptove; hekur dhe beton vëndion betonove !...
Për ne asnjëherë s' menduan të liga motër Europa, hallë Amerika ! | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Mon Nov 19, 2007 3:01 am | |
| Sofra pergezime per poezite mjafte te mira shpresoj se edhe ne te ardhmen do kemi poezi nga ju
Respekt ..Kosovarja | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Mon Nov 19, 2007 3:04 am | |
| Përgëzime Sofra për poezit ja na lindi edhe një poet i rij suksese. |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Mon Nov 19, 2007 3:23 am | |
| Faleminderit Kosovare dhe Deli. Dua t'ua bëjë me dije pasi që nuk e kam shkruar në fillim se këto vargje janë të botuara në Prill 1995 nga poet të Shqipërisë.
Për ne s'i zë gjumi as ditën as natën; plot me ëmbëlsirë na e ruajnë pjatën !...
Për ne u kish mbetur një merak i vjetër: ja, po na ndihmojnë, tani me të tepër !
Ishe e pabesë, moj Parti e Punës ! Pse s'i le një shteg vjedhjes edhe dhunës ?!...
Vallë përse duhej të të kisha mike, kur s' më hape kurrë një shtëpi publike ?!...
Unë kërkoja shoshën, ti më jepje sitën ! Ç' pate që ndalove drogën edhe sidën ?!...
Ç' pate që ndalove dhe të tjera helme; këto mrekullira të kohëve moderne ?!...
Ke bërë shumë të liga; sa qimet në faqe !... Unë kërkoja gjak, ti më sillje paqe ! ...
Të gjitha sa bëre, neve i përmbysëm; edhe me golap për në botë u nisëm !
Për në botë u nisëm me zhurmë e me bujë; kemi pa hesap ajër, dritë, dhe ujë !
Zemrën tutje detit, sytë nga perëndia; një epokë të ndritur jeton Shqipëria !!!!
13 mars 1991 Bilbil Labova | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Thu Dec 13, 2007 2:01 pm | |
| Epopeja e të 99-ave Të thamë:<< U munde >>; Ti na dalke div ! Papritur na thua: <<Jam lokomotivë>>!... Nëse është kështu: Ani, lum zotnia; Bujrum, ndaç si burrat, Ndaç sulu me boria ! Është prapë ky popull Që s'e duron beun; Të kujton Herkulin Kur shkuli Anteun!... Bëre kushtetutë De ore dreq de, Po ky xhins mileti S'qe ai që qe!... Rrufe miratimin, Të hedhim hendekun, Se pastaj di Sala Si ta tundë dybekun! Sinqerish, të mirën, President të desha, Se askush s'e ndau Çipinin nga bjeshka! Dje kur të dhamë votën, Thamë me një gojë: Do dilje i bardhë Si borë në Tropojë. Sepse je shqiptar, Dhe për Shqipëri, Dua që Evropës T'i shfaqesh flori. Të gjithë e donim Kryetarin tonë; Po qe balli ar, Supet janë argjënd. | |
| | | mickonja Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Tue Dec 18, 2007 10:18 am | |
| Pershendetje te gjithve dhe ne vecanti ty sofra . Dhe flm qe gjete pak kohe dhe na solle kete poezi te mrekullueshme. Dhe nje here flm . | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Tue Dec 18, 2007 1:38 pm | |
| Faleminderit mickonja për përshëndetjen, ka kohë që ju i keni munguar forumit tonë, prandaj i kanë munguar edhe postimet tua që i shtjellon aq bukur dhe janë postime me vlerë për forumin tonë.
Jug-Veri vëllezër Të na shohë bota; Fishta hidhte firmën: <<Quhem Gegë Toska>>.
Ndarja Jug-Veri Është thikë kasapi; Njëra presë-Athina, Tjetra-Beogradi.
Nëse të qortojmë, Shkarkon mal me halle; Pastaj sipas shiut, Ke behar për valle.
Dil zot vatanit, Kurrë s'të hahet haku; <<Flasunë>>, thuaj botës, <<Flet një kombë,po hapu>>!
Bijtë e Labërisë, Të gjerë sa deti, Sikur i largove Një nga një nga shteti!
Dhe pritëm premtimet Se do vijnë nga vera; Po na zuri dimri Si dikur në shpella!
S'e patëm kështu, Salo, t'u bëftë nëna, Që një ndihmë evrope Të mos futet brënda! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Tue Dec 18, 2007 3:55 pm | |
| Në kockë e lëkurë Po na digjet xhani; Qafa e zyrtarëve Po pëlcet nga dhjami!
Nga lart prish e vidh E jeto me ndihma; Jugun ia le grekut, Sikur the:<<S'është imja>>!
Të shkojmë drejt Evropës, Po sovranë përherë; Dhe jo vajzat tona Të flejnë në bordel[!
Dhe hop-kushtetutën, Me besën e Logut, Dhe nga majë e bjeshkës Synë i shkelje Zogut!...
<<S'ka si kushtetuta>>! Nuse në të parë!... Më the :<<Është e virgjër>>, Po qënkësh me barrë!
Në votim të djeshëm Të thamë lepe-peqe; Po ti shpejt dhe vicka Si një mushkë e keqe!
Sikur ison labe, Rreth teje ku rrije, Dikush tha ta lidhje Me tel çiftelie!...
Ç'u thotë truri i kokës Ca xhuxhëve sejmenë?! Këtë s'e bëjnë dot Dyzet sadërzemë!
Po ç'mi çarmatose Goxha veteranë. E tërë vagabondët I bëre me armë?!
E kur erdhi Bushi, Ishte rastësi?! I ngrohtë si prushi Dhe thëngjill nën hi!
Kur të katandisën Për gaz e ibret, Tok me ty na nxinë Shqipërinë e shkretë.
Dhe i hodhe hapat Si të Çarli Çaplinit; Sa lë Mesaplikun Del majë Dugagjinit! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Fri Feb 01, 2008 2:08 pm | |
| Merr helikopterë Sa herë të çirret zëri; Me to do shkonte dimrin Kurvelesh i tëri ! Shqipërisë rriqrat Po i pijnë gjakun; Ti dole Atdheut T'i ngulësh bajrakun ! Ç'i deshe nga pas Ca njerëz soj gjarpër, Që, t'i shihje ditën, Të shfaqeshin natën ?! Dole, lypje besë, Me shkop të kanunit, Që pas të të hidhnim vallen e majmunit ! S' latë fëmijë, kopshte, S' latë maternitete; Mbushur plot mitingjet Me firma nën vete ! | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Fri Feb 01, 2008 2:23 pm | |
| Sarkazem te tille therese ne vargje tani po lexoj. Sofra, ke shkruar nje sarkazem te denje per derbejderet e sotem. Fute ne Youtube patjeter. Te pergezoj per te dhe te falenderoj se je njeri besnik e me shtylle kurizore. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Sat Feb 02, 2008 10:01 pm | |
| Faleminderit Tom Sojer mik i nderuar, as unë nuk kam lexuar ndonjëhere të tilla vargje.... Pa, bërë vizita Te dëshmorët tanë; Dje sa dekorove Ata që i vranë !!! Djemtë po na ikin, Hasmi vjen tek dera; Dalngadalë dhe muret Do vishen me ferra ! Ata përtej Jugut Gjithë quhen Albanë; Po nga barku i zbrazur Thonë << quhemi Janë >>!!! Ti veç ngjit tribunat, Hyr e dil takimet, Me një shtëllungë fjalësh thure tërë fjalime ! Nga e merr pash zotin gjithë atë buzëqeshje; Hiq e vë fytyrë, Si të ish qeleshe ?! Deshe besë, kur fjalën S' ma flet si burrë shteti; ma thua së prapthi si ta do lezeti ! Tek flet ngjan nishan, Merr njëmijë trajta ; Kokën në të djathtë, Veshët në të majtë ! Dhe do besën nga unë, Që nga tranzicioni S' kam vrimë në rrip E rroj me erë rigoni ! | |
| | | Urata Përjashtuar
Numri i postimeve : 1894 Registration date : 13/12/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Sat Feb 02, 2008 10:32 pm | |
| Eshte kenaqesi te lexosh keto vargje te mrekullueshme te thurura me mjeshtri te vecante te cilat ne vete ngerthejne realitetin e nje te kaluare dhe nje te ardhmje..... Sofra ju pergezoje dhe ju kam lakmi per kete talente.... shendet dhe suksese... | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Sun Feb 03, 2008 12:29 am | |
| Edhe unë ndajë mendimin me Uratën,Sofra ka poezi të bukura dhe e përgëzoj. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Wed Apr 09, 2008 7:47 pm | |
| Poezi vertet te bukura, pergzime e respekt
Ju pershendes | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Mon Oct 13, 2008 9:59 pm | |
| Vazhdojm se na paskan mbetur ende pa e përfunduar poemën e "Epopeja e të 99-ave".
Vazhimi;
Do besë, po s'shikon Nga vështron njeriu; Sa ndihma merr Jugu, Dhe sa merr Veriu !
Pak më urtë bre burrë, Ke marrë fort yrysh ! Kombin edhe veten Po e ndan në dysh !
E tha Camdesya: " Ju në Evropë të parët"... Dhe tek ne të parët Vunë dhjamë zagarët !!!
E tha FMN-ja: "Albani xheneti"... Në parmendë gomarët Ngordhin nga sikleti !!!
Ngadal pra o salo, S'ke pse shkon varvat; Me teserë PP-je Hyre demokrat !
"Shpejt" të tha Ramizi, "Hiq futën e mjekut..." Kur befas ti dole Në ballë të byrekut !
"Kushtetuta", "Bota"... "Nderi i idealit", "Treqind milionët T'i fshien Zhulalit" !
"Shpejt, të mbyllim gjurmët, Është punë dollarësh"!... Gjerdanin e Arsidit Kërkon kujt t'ia varësh.
Tham:" Kjo kushtetutë Të luan tepelekun, Se Shkumbin e poshtë Mbeti copë për grekun"!!!
Dhe bota hap sytë, Nga u mbiu peshqeshi ! Dhe pleqve të hutuar Zë u kruhet veshi !...
Ndaj dhe sandris Meksis Me tullën pasqyrë, Nga nenet e majme Barku i rri fryrë !
vazhdon... | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së Tue Oct 14, 2008 12:12 am | |
| Nisi Tritan Shehu, na shkriu të gjithëve: rrëp-përtëp ndër dhëmbë Rigon veç lajthitje ! Ali...Babë..Spahia Klient i pazarit, Çorbën e përçarjes Ia ndan shqiptarit ! shkon misionar Në Maqedoni; Gjoja t'i bashkonte, I bëri lesh e li !... Hajde" Koromane", Pjetër Tomë me nure; Si të ndriti faqja Gradë kuesture ! Shih Hajdar Azemiin, Zverkun rrath koker, Qe sheleg i rjepur, U bë dash milor ! Në grevë burgjedalët E pritën si xhan; ky u bëri hallvën Si për ditë Bajram ! Dhe tha: " Kushtetutën, Fati na e pruri. Salon ta gjykojë Gjykata që e vuri"!... Kur i fliste baba Për Kuvajt në bjeshkë, Dhe këtë kushtetutë Ia ka shtirë në veshë. Thonë i tha malsori: "More ti Salë vëllai, Po zakonet tona S' ti ka thënë babai ?! Tek lyp besë, ti shkel ! kanun e të parë; Vjen me armë në brez, rreth e rreth ushtarë !... Epo atë mendje Kush ta dha aq bukur: Të rrijë kushtetuta Mbi vota të burgut ?!
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Gjyq kundër PPSH-së | |
| |
| | | | Gjyq kundër PPSH-së | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |