Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 9:52 pm


Të gjitha udhët të çojnë në Shqipëri (Iliri), ashtu sikurse Çezari thoshte “Të gjitha udhët të çojnë në Romë”.


Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër

Nr. 10 i botimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 9:53 pm


Tetor 2010


“Shqiptarët vijnë nga një shtresë e lashtë. Shqiptarëve u ka mbetur pak kohë latente, e cila shpërthen herë pas here në një jetë të re. Prandaj prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e shqiptarit të përjetshëm”

Eqerem Çabej
Marrë nga “Për gjenezën e literaturës shqiptare”
Të gjitha udhët të çojnë në Shqipëri (Iliri), ashtu sikurse Çezari thoshte “Të gjitha udhët të çojnë në Romë”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 9:53 pm

Destinacioni ynë-BE

Kosova është shteti më i ri me përqindjen më të madhe të rinisë në rajon, ku shteti ka anashkaluar thesarin me te cilin është kre-nar prej kohësh, rininë për shkak të problemeve të vazhdueshme që kanë pamundësu-ar marrjen seriozisht me të ardhmen e këtij vendi.
Sot rinia jo që nuk po shfrytëzohet, por edhe po diskriminohet “pamarësisht aftësive të tyre intelektuale'', po shkollohen fëmijët e atyre që i kanë xhe-pat e thellë, ndërkaq të tjerët, sado që janë inteli-gjentë dhe kanë vullnet mbesin rrugëve ...
Jeta është sfidë e rëndë. Ne jetojmë me idealet dhe parimet tona. EUROPA e vjetër, ajo që mblidh-te ushtarë gjeneralë e kapedanë për të shkatërruar armikun, sot mbledh kombet për të ndërtuar paqen të afrojë prosperitet dhe liri. EUROPA, si shtëpi e li-gjit, bazuar në ligje e rregulla sociale, ka arritur të eliminojë aktivitetet socialiste dhe te shuajë frymën komuniste...
Ne çatinëe EUROPES zuri vend edhe një shtet i ri, i cili tashmë synon të jetë pjesë e familjes Euro-piane. Rinia e Kosoves synon të avancojnë dhe të ketë dhomën e tyre në shtëpinë e flamurit BLU me yje.
Rinia jonë i urren kufijtë, do të sfidojë me vendet e tjera, do një botë me ambient të pastër dhe mu-ndësi të barabarta liri, siguri dhe drejtësi.
Ne nuk duam krim të organizuar, korrupsion, narkomani, nuk duam të jetojmë si të vdekur për së gjalli
...Vullneti dhe endrra për të jetuar një jetë të qetë destinacionit tonë i hap rrugën BASHKIMIT EUROPIAN. Ne duhet të luftojmë për atë që i thonë: DEMOKRACIA NE EUROPE ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 9:54 pm

Nga Arben Duka

Vizat s’iu dhanë Salës, por të ziut popull
Vetëm kësaj here
munguan surprizat,
Evropa plakë:
Do të na heqë vizat.

Do të na hiqte vizat
Evropë e vjetër,
Se, veç nesh e Bosnjës,
nuk kishte mbetur tjeter…

Thonë na bëri nder,
Edhe na dha dorën,
Ne gjithmonë të fundit,
E tundim këmborën!

Ndaj s’e di pse Sala,
Mburret edhe mburret,
S’ka ndonjë sebep,
Të shkrepi koburet.


E dinë mirë dhe drurët,
Edhe gurët rrotull,
Vizat s’ia dhanë Salës,
por të shkretit popull.

Salën nga gëzimi,
Sa s’e zë të qarët,
Po gjithmonë me viza
Kanë qenë kusarët.
Popull fukaraja,
Po që flit me vete,
Ndrinte nëpër male,
Mbytej nëpër dete!..

Kjo është ,pa dyshim,
Një ditë e shënuar,
Për mendimin tim
Një ditë e vonuar.

Më shumë politika,
Dhe nga ne gëzoi,
Por ishte ajo
Që këtë ditë vonoi.

Këtu do të qenë bërë
Mijëra mrekullira,
Po kjo politikë,
Nuk bën dot të mira.

Dhe pse gjer në tokë,
I kanë rënë poturet,
Nuk di të bëjë tjetër,
Vetëm vjedh dhe mburret.

Europa shqipen,
S’e ka kanakare,
Më mirë të fundit,
Se sa pa gjë fare…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 9:55 pm

Si i ngjiti shpatet “Shpati”??

Poezi kushtuar Shpatit,
shokut Enver

Durimi ka një kufi,
Prandaj po shfren inati,
Të gjithë po bëjnë çudi,
Si i ngjiti shpatet Shpati?!

Ky Shpati ishte i zgjuar,
Tek ai kish vend nëma,
Për të s’kishte vlerë proverbi,
“Qengji i urtë i pi dy nëna”.

Po ky Shpati kish një babë,
Kish një babë me besë burri,
Vetëm nga ky babë Shpati,
Bëri hije te flamuri!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 9:55 pm

Prej Zotit, me pendën tonë të jetë shkrimi bekim për bashkim

Për ju, kolegë të nderuar gazetarë, të cilët me pendën tuaj po shkruani ne letra, po leni gjurmë në histo-ri. Kombinimi i shkronjave tu-aja, i koncepteve fjalë përku-ndër përpjekjeve për ta ana-shkaluar të vertetën, realite-tin e subjekteve dhe objekte-ve reale, mos u bëni pjesë e gënjeshtrave dhe shpikjeve të atyre që janë kundër idesë së bashkimit të kombit. E atyre që problemin shqiptar e marrin të kryer. Një ditë jo të largët do të dilni qesha-rakë dhe hipokritë ndaj vetes dhe familjeve tuaja dhe të vërtetës kombëtare.
Janë shtuar zërat dhe shkrimet se ideja e bashkimit është e tejkaluar dhe e vjeter e sidomos pas rishpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Por kini mendjen aty ku duhet të rrahet problemi i shtruar dhe drejt dhe jo si koncepte individuale i mendjes se ka perfunduar çdo gjë.
Kosova mund te hyjë ne Europë, vetëm nëpërmes Shqi-perisë, trungut të vet dhe jo e vetmuar. Pa bashkimin e shqiptarëve nuk ka hyrje ne BE, por vetëm liberalizim të vizave. Rënia e planit te Ahtisarit, shpallja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë prej dy kuvendeve në një kuvend, në një shtet, në një Flamur. Atëhere duhet të mendohet per ne BE. Në se është e arsyeshme hyhet. Pa bashkimin e shqiptarëve nuk ka hyrje në BE. Prandaj, të nderuar, kontriboni me pe-ndën tuaj për Bashkim të shqiptarëve për domosdoshmërinë e kohës dhe shekullit 21-të, projektin gjithëkombë-tar shqiptar. Mbi hirin e atyre që ranë që kjo tokë u ujit me gjakun e tyre për bashkim, mos të shkelim ne, se do të jetë mallkim…
Ilir BERISHA

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 9:56 pm


Mungesa e një Ministrie të Diasporës Shqiptare
Nga Ilir Berisha

Domosdoshmëri është të krijohet kjo ministri, sep-se e kërkon koha e sotme, per t’i konsoliduar dhe respektuar mërgimtaret, për t’u kujdesur për potencialin e tyre të madh për të ndikuar në zhvilli-min e vendlindjeve të tyre.
Mosrespektimi i tyre prej institu-cioneve te vendit me siguri i irriton ata. Ata dhanë shumë për lirinë e vendit, andaj kjo mirësi duhet të kthehet në domosdoshmëri, ligje për respektim të të drejtave te tyre, lirisë dhe shtetesisë kombëtare, duke u lehtësuar kryerjen e punë-ve të tyre me lehtë dhe pa i zvarri-tur nëpër dyer të shumta të institu-cionesh për një dokument apo çertifikatë të lindjes, deri në një muaj pritje. Apo duke paguar shu-ma të medha të hollash për karto-nin e gjelbër gjatë hyrjes në Ko-sovë. Kjo praktikë duhet të ndryshoje, te hiqet tërësisht me një ligj të posaçëm ose të zbritet çmimi në favor të mërgimtarëve. T’u mundë-sohet marrja më e shpejtë e doku-mentave në afate të shkurtra dhe jo t’u kalojë pushimi duke vrapuar nëpër dyer të burokratëve që nuk dinë të përdorin kompjuterin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 9:57 pm

LZHK në mbështetje të qytetarëve dhe intelektualëve në Bularat

Shteti shqiptar është borxhli ndaj neve, që kemi dhënë paqe, dije dhe sot.
Ne jemi shqiptarë një herë dhe pastaj minoritarë. Për situatën e sotme, në se në një parti nuk futet gjak i ri dhe pa inte-resa, njerëz të formuar, me plot kuptimin e fjalës demokratë, unë, ne, e shohim se këtu mbaron demokracia.
Ne nuk i japim votë as Saliut, as Nanos, as Ra-mës, as Tavos, as Kserës, askujt. Të heqin interesat personale, vetiake, pasi e familjarizuan çdo gjë dhe ne populli rrimë.
Kaluan njëzetë vjet dhe ne jemi akoma! Pensioni ynë është 12.500 lekë, sa një shërbyese, ndaj edhe këta tanët, edhe Saliu me shokë, edhe qeveria gre-ke, na jep pension si bujq dhe jo si mësues.
Unë kam qenë mësues i djeshëm i vlerave, ba-shkë me shokët e mi. Është detyrë të na vlerë-sojnë, se jeta është një dhe e shkurtër.
Jemi robëtuar një jetë dhe sot paguhemi si bujq nga greku dhe si shërbyes nga shqiptari! Dhe prona kemi pasur. Unë kisha 64 dylym dhe sot një dy-lym!...
E çfarë të themi ne sot këtu?... Ne jemi në Bularat dhe ndihemi si të njerkës. Na gënjejnë de-putetët tanë. Sa zenë parlamentin dhe pastaj “hip këtu dhe shiko Stambollin” Ksera, Dule dhe Tavo. Ne bularatasit jemi rritur këtu dhe duam ve-ndin tonë Shqipërinë. Ke-mi njëzetë vjet që nuk shohim dot stacionin e Tiranës. Fshati ynë është me kulturë. Si do të vejë halli? Ç’bëhet kështu? Kultura jonë, portat e shtëpive me qemër. 28 çezma në fshat, na lënë si të njerkës qëllimisht. Qar-qet greke, Dhimitër Veneti solli ujë në fshat në vitin 1988. Ç’të të them, more bir, njeriu me dy faqe, pa karakter.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 9:57 pm



Rilindja kombëtare e popujve ballkanikë në shekullin e nëntëmbëdhjetë
Nga Prof. Stefanos Papadhopullos
Nga Prof. Stefanos Papadhopullos

Profesori i Historisë në U-niversitetin e Janinës, Stefanos Papadhopullos ka botuar leksionet e tij mbi Riilindjen Kombëtare të po-pujve ballkanikë, ku trajtohen rili-ndja serbe, bullgare dhe shqiptare. Në do të ndalemi në pjesën e tretë që mban titullin: “Fillimet e Rilind-jes Kulturore dhe Kombëtare të Shqiptarëve (1844-1881)”.
Mund të themi që në fillim se Profesori Stefanos Papadhopullos është i pari historian grek që e traj-ton në përgjithësi me objektivitet Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Në pjesën e parë autori hedh një vë-shtrim të shkurtër në periudhën mesjetare, duke pohur se shqipta-rët kishin formuar një ndërgjegje të veçantë dhe një formë shteti gjatë mesjetës. Rrënjët e para të këtij shteti gjenden në shekullin e XII, por shteti i vërtetë mesjetar mund të quhet ai që organizoi, Heroi Ko-mbëtar i këtij populli, Gjergj Kastri-oti ose Skënderbeu, aty nga mesi i shekullit XV (f, 85). Ai vë gjithashtu në dukje luftërat e popullit shqiptar kundër pushtuesve osmanë, pas vdekjes së Skenderbeut.
Para fillimti të lëvizjes së Rili-ndjes Kombëtare autori u kushton një vëmendje të veçantë pashallë-këve në Janinë dhe Bushatllinjve në Shkodër. Në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, shkruan ai, shfaqet prirja e këtyre udhëheqësve të fuqishëm lokalë për t’u shkëputur nga sundimi I Portës së Lartë dhe për të krijuar shtete të tyre autonome (f. 86).
Në pjesën e dytë të materialit autori trajton fillimet e Rilindjes Ko-mbëtare Shqiptare. Vlerësimi që i bën Rilindjes Kombëtare Shqiptare është i drejtë. Stefanos Papadho-pullos pohon se shqiptarët për he-rë të parë u vunë në lëvizje për të krijuar një shtet të tyre, sipas she-mbujve të shteteve të qytetëruar, ide kjo që vjen nga disa njerëz in-telektualë, të cilët predikojnë për-hapjen e arsimit në popull, si kusht për zgjimin e çështjes kombëtare. Përfaqësuesi kryesor i kësaj lëviz-jeje kishte qenë, pohon autori, Na-un Veqilharxhi, i cili, në vitin 1844 botoi një abetare me titull “EVE-TOR” e tjerë. Kjo lëvize, konkludon ai, mund të konsiderohet si pikëni-sja e Rilindjes Kulturore dhe Ko-mbëtare të Shqiptarëve (f.90).
Duke trajtuar rezistencën e po-pullit shqiptar kundër reformave të Tanzimatit, të gërshetuar këtë me fillimin e Rilindjes Kombëtare, au-tori ndalet në kryengritjen e Gjon-lekës. Ai përshkruan fazat kryeso-re të kryengritjes, e cila, me gjithë dështimin e saj, pati ndikime të rëndësishme. Gjer në një farë pi-ke, konkludon ai, dikush mund të gjejë elementët e parë të një lëviz-jeje kombëtare (f.91, 92).
Është pozitiv fakti se Stefanos Papadhopullos për gjendjen pas Luftës së Krimesë (1853-1856) dë-non jo vetëm Fuqitë e Mëdha, që nuk interesoheshin fare për çësh-tje kombëtare, por për më tepër kritikon marrëveshjen greko-serbe të 1867, që synonte ndarjen e Shqipërisë midis Greqisë dhe Ser-bisë. Kjo mbështejte, sipas autorit, në politikën e panslavizmit dhe në atë të Megali Idesë (panheleniz-mit) (f.93). Gjithashtu një vëmend-je i kushton autori përpjekjes për krijimin e Shoqatës Kultorore në Stamboll në vitin 1864, e cila nuk dha rezultatet e dëshiruara, si dhe për përpjekjet në vitet 1867, 1870 dhe 1871, që përfunduan dhe ato me dështime, për shkak të reak-sionit të Portës dhe Patriarkanës Ekumenike të Fanarit (f.94, 95).
Në trajtimin e Krizës Lindore a-utori i lidh fazat kryesore të saj me çështjen shqiptare dhe përpjekjet e rilindsave shqiptarë për autono-minë e Shqipërisë dhe shpëtimin e atdheut. Me këtë prizëm ai trajton vendimet e Konferencës së Lond-rës në mars 1877, si dhe marrëve-shjen e Stambollit, që u zhvillua para saj, ku nuk bëhejt fjalë për vetadministrimin e shqiptarëve, por përkundrazi krahina të tëra shqip-tare i kalonin vilajetit autonom të Bullgarisë. Një gjë e tillë revoltoi shqiptarët dhe, sipas pohimeve të autorit, një grup shqiptarësh të shquar me në krye Avdyl Frashë-rin, u mblodhën në Janinë në pranverën e vitit 1877 dhe miratu-an një memoranduam për Portën e Lartë. Kërkesat e këtij Memora-ndumi, konkludon autori, në reali-tet synonin në autonominë e plotë të Shqipërisë (f. 95-96).
Në vazhdim, autori përqënd-rohet në padrejtësinë e paqes së Shën Stefanit, me anë e së cilës toka të tëra shqiptare i kalonin Bu-llgarisë, Malit të Zi, dhe Serbisë (f. 96).
Kundër këtyre vendimeve arbi-trare veproi Komiteti i Fshehtë Shqiptar, që ishte formuar në Sta-mboll dhe që kishte për pikësynim të bashkonte të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja, në një lëvizje për autonominë e Shqipërisë.
Më 10 qershor 1978 u mblodh në Prizren Asambleja e jashtëza-konshme, ku Avdyl Frashëri u bëri thirrje delegatëve të bashkohen për të përballuar rrezikun. Kjo or-ganizatë, shkruan autori, është e njo-hur në histori me emrin Lidhja e Prizrenit (f.89).
Me një kujdes dhe objektivitet S. Papadhopullos trajton dy rrymat e kundërta në bisedimet e Lidhjes së Prizrenit, evolucionin e mendi-mit autonomist, si dhe marrjen e udhëheqjes së Lidhjes nga krahu nacionalist.
Në rrymën e parë, autori për-fshin një numër pashallarësh, bej-lerësh dhe përfaqësues të klerit mysliman, të cilët, siç pohon ai, u përpoqën t’i jepnin lidhjes karakter jo kombëtar, por islamik.
Rryma e dytë, vazhdon ai, që përfaqësohej nga Avdyl Frashëri, përpiqej t’I jepte lidhjes karakterin e një organizate, e cila do të ba-shkonte të gjithë shqiptarët, pava-rësisht nga feja. Por Kararnameja që nuk i pasqyroi synimet e rrymës së dytë, bëri që pasonjësit e Avdyl Frashërit të vazhdonin luftën e tyre në gjirin e organizatës, duke u për-pjekur të ndryshonin karakterin e saj (f.99).
Në këtë kuadër autori flet për u-dhëtimin e Abdyl Frashërit në Shqipërinë Jugore, për mbledhjen e Frashërit në korrik 1878, për vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit, si dhe për gatishmërinë e Portës në zbatimin e këtyre ve-ndimeve që copëtonin trojet shqip-tare.
Në këtë fazë, pohon, autori, në Lidhjen Shqiptare tashmë sundon krahu nacionalist, i cili kalon në rishqyrtimin e statutit të Lidhjes, programi i së cilës u botua më 27 shtator 1878 në një gazetë turke të Stambollit, që drejtohej nga Sami Frashëri dhe që u pranua prej mbledhjes së përgjithshme të Li-dhjes. (f.100, 101).
Një vlerësim pozitiv i bën autori betejave shqiptare–malezeze, Ku-vendit të Lidhjes së Gjirokastrës më 23 korrik 1880, si dhe Kuvendit të Dibrës më 20 tetor të po këtij viti, ku të treqind delegatët mira-tuan autonominë e Shqipërisë.
Si pasojë, shkruan autori, krahu përparimtar mundi të largonte nga or-ganet drejtuese të Lidhjes bejlerët dhe klerikët konservatorë (faqe 103, 104).
Në vazhdim autori trajton kon-fliktin e hapur ushtarak midis Por-tës së lartë dhe Lidhjes Shqiptare. Lidhja Shqiptare, konkludon ai, u shtyp dhe u shpërnda, mbasi ki-shte hedhur bazat e një vepre që disa dekada më vonë do të përfu-ndonte me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë prej Ismail Qemal Vlorës më 28 nëntor 1912, në Vlo-rë (f. 105).
Dëshirojmë tani të shprehim shkurtimisht mendimin tonë lidhur me dy, tri pasaktësi ose mangësi, evidentimi të cilave do ta bënte materialin më të saktë dhe më të plotë.
Në pjesën e parë dhe para trajtimit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, autori shkruan se, për shkak të rekrutimit të shqiptarëve në ushtrinë turke, shqiptarët hu-mbën ndërgjegjen e tyre të ve-çantë kombëtare dhe kështu for-mohet kombësia e re turke–shqip-tare (f. 85).
Por një kombësi turke– shqip-tare nuk është formuar kurrë dhe as që mund të formohej. Prandaj, një pohim i tillë nuk i qëndron as-pak kritikës shkencore, sepse, dashur pa dashur, janë konfo-nduar dy gjera të ndryshme: feja me kombesinë.
Përsa i përket termit “Vorio Epir” që përdoret këtu në shekullin XIX e që nënkupton Shqipërinë e Jugut, me sa dimë ne, ai është një term me karakter politik, që u për-dor në kohën e copëtimit të terri-toreve shqiptare nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913 e kur borgjezia ekspasioniste greke bëri përpjekje të ethshme për t’i shtrirë kufijtë e shtetit grek, të paktën deri në lumin Vjosë.
Sidoqoftë, është më vend ajo që pohohet se Naun Veqilharxhi, që ishte nga Shqipëria e Jugut, nga Vithkuqi, luftoi për përhapjen e shkrimit shqip në atdheun e vet.
Gjatë Krizës Lindore me nismën e palës shqiptare u bënë shu-më përpjekje për lidhjen e një ale-ance shqiptaro-greke kundër armikut të përbashkët, pushtuesve os-manë.
Mendojmë se do të ishte më mire të flitej për këto përpjekje, qo-ftë shkurtimisht, e, pavarësisht se ato nuk arritën në një përfundim pozitiv.
Si përfundim, mund të themi se, pavarësisht nga këto pasaktësi të pakta ose ndonjë mangësi, profesori Stefanos Papadhopullos i ka bëërë në përgjithësi një analizë dhe trajtim të drejtë Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Vleresimet dhe konkluzionet e tij përputhen me arritjet e historio-grafisë shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore.


Filip LIÇO

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 9:58 pm

Katër shkolla shqipe në Kretë
Ja si mund të ndihmoni

Me iniciativën e Zotit Astrit Jolla (kryetar tek "Shoqata Shqiptare e Kretës") dhe dashamirësve të përdorimit të shkrimit të Shqipes dhe mbrojtes së gjuhës, u hartua programi për hapjen e katër shkolla-ve shqipe në ishullin e Kretës, në Greqi.
Qëllimi i shkollave është për të zhvilluar lëvizjen arsimore dhe gjuhësore tek po-pullsia shqiptare me banim në Greqi. Ky parim thekson mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe ato kulturore për përparim ekonomik-shoqëror të të gjithë shqiptarëve në vendlindje dhe nëpër bo-të.
Për shkak të kushteve të pakta ekonomike, kjo faqe është krijuar për të përkrahur katër shkollat shqipe në Kretë.
Programet dhe lajmet e fundit mund t'i ndiqni tek faqja zyrtare http: www. albaniadiaspora.com
Si mund të ndihmoni:

Donacion Direkt IBAN- SWIFT: 726392
Nr. i Llogarisë: GR0408700980000000000726392
Kontakti në Greqi:Z. Astrit Jolla info@albaniadiaspora.com
Tel: + 30 281 500 66 26
Kontakti ne Amerikë: Ermira Babamusta
ermirab@yahoo.com
Tel: 6462558344
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 9:59 pm

Arvanitasi i Madh i Greqisë, Aristidh Kolja
Gjakovë
Nga
Alban Gjirokastra



Aristidh Kolja bukuria
Të kujton gjith' Shqipëria,
Arbëreshët e Greqisë,
Me ata të Italisë
Kërkuan t'u hapësh sytë,
Në zemra t'u futje dritë…
POPULLI

Në radhët e at-dhetarëve të mëdhenj arbë-reshë të Greqi-së bën pjesë dhe i madhi intelektual: Aristidh Kolja.
Kanë kaluar mbi 500 vjet, por mendjendrituri arbëresh, Aristidh P.Kolja, nuk ka harruar mëmën e tij të shtrenjtë Shqipëri. Ai qëndroi deri në fund në kryesinë e Shoqatës së shqiptarëve "MARKO BOÇARI" në Greqi. Ky atdhetar arbëresh i Greqisë u qënd-roi me dije dhe me kulturë shqiptare (qysh nga lashtësia iliro-pellazge) mbarë arbëreshëve të atjeshëm, kryesisht për të mbajtur gjallë identitetin e tyre kombëtar dhe histo-rinë tonë me plot lavdi, që u ka qëndruar me këllëç në hundë çdo agresori që kërkonte të pushtonte trojet tona.
Atdhetari Aristidh Kolja e ndjente veten krenar për gjakun shqiptar që i vlonte në zemër. Pikërisht: për këtë kre-nari shqiptare që kishte armiqtë e tij e urrenin, edhe pse ai ishte krenar për shtetësinë greke që kishte dhe për çfarë i shtyu shqiptarët (arvanitas) të shtriheshin në Greqi, duke pasur pas vetes së tyre hordhitë osmane që i ndiqnin këmba-këmbës. Këta megalideistë kishin harruar krerët u-dhëheqës shqiptare, që kanë luftuar për pavarësinë e Gre-qisë dhe sot kanë zënë vend në historinë e Greqisë.
Ndërsa këta shovinistë edhe sot ëndërrojnë pushtimin e Shqipërisë etj. Kujtojmë fjalët e ish presidentëve si: Sarce-taqis, apo të Kapraliotëve që kërkonin publikisht kthimin e Stambollit në kryeqytet të Greqisë. Në krahun e gazetave nacionaliste ekstreme greke. Aristidh Kolja cilësohej si armiku i Greqisë. Në këtë ambient armiqësor jetonte i madhi Aristidh Kolja. Kërcënimet kanë qenë sa të fshehta aq publike. Survejimet dhe telefonatat ishin të përditshme. Ky trim i mëmës Shqipëri. Kafe-hanta i ndërronte çdo ditë për të mos u helmuar. Aristidh Kolja: Luftën çlirimtare kosovare e mbrojti shpirtërisht gjatë gjithë zhvillimit të saj.
Trimi Aristidh, si kryetar i Shoqatës Arvanitase "Marko Boçari" të Greqisë, u akuzua me forcë nga ultrashovinistët ortodoksë grekë, pse thoshte të vërtetën e ngjarjeve të Ko-sovës. "Unë jam kosovar, shkruan Aristidhi, në revistën e tij Arvanon". Nëpër rru-gët e Athinës, gjatë ngja-rjeve të Kosovës, ishin shkruar me dhjetëra pa-rulla: "Vdekje në litar për Aristidh Koljën”. Ky libër trim i Shqipërisë qe i pari shqiptar që në librat e tij ka thënë: "Njëzet për-qind të heronjve të revo-lucionit të pavarësisë të Greqisë ishin arvanitë (arbëreshë)" nga gjaku dhe gjuha e tyre. Por edhe kultura dhe arti i arvanitasve ta-shmë është bërë pjesë e traditës kombëtare greke, duke përfshirë veshjet. Ai shkoi deri atje sa të përfshije nëpër-mjet gjuhës arvanitase dhe mitologjinë e lashtë greke: Emrat e perëndive të Olimpit, që nuk mund të bëhej kurresesi nëpërmjet gjuhës greke. Libri i Aristidh Koljes: "Arva-nitët dhe prejardhja greke", botuar së pari në 1983, (Libër i vëllimshëm mbi 5000 faqe) i njohur mbi dhjetë botime në Greqi, u bë në Arvanitasit si bibla arvanitase, të cilën e kishin mbajtur të mbyllur për kaq vjet, bashkë me librin: "Gjuha e perëndive" botimi i parë të cilën A.Kolja e konsideronte si pjesë e botimeve të kapitullit të madh: "Arva-nitët". Ato përbëjnë dy monumente, qe e bëne të pavdekshëm emrin e tij.
Aristidh Kolja së bashku me të madhin Antionio Belu-shin në vitin 1988 bënë të njohur zyrtarisht se në Greqi jetonin mbi dy milionë shqiptarë, se atje kishte mbi 600 qendra banimi prej shqiptarësh. Shih revistën e Kozencës "Li-dhja" të Antonio Bellushit.
Megalideistët, të tërbuar kërkonin t'i digjnin dhe vetë kë-ta dy autorë atdhetarë shqiptarë bashkë me librat e tyre. Gjatë asaj kohe patrioti Aristidh Kolja përgatiti dhe fjalorin "Arvanitas-Grek". Zgjeroi veprimtarinë e tij dhe me shqipta-rët e Amerikës, punoi me të gjitha rrethet e diasporës shqi-ptare në botë. Por shovinistët antishqiptarë grekë e zgjeru-an dhe më shumë aktivitetin e tyre kriminal. Ata në pritë vranë Gjergj Karaiskaqin dhe Laskarinë Bubulinën, Teodor Kollokotronin, helmuan në burg dhe gazetarin nga Salami-na, Anastas Kulluriotin, e helmuan me kafe. Ndërsa atdhe-tari i madh arbëresh Aristidh Kolja edhe ky u helmua dhe vdiq në spitalin e Athinës: "Evangjallizmoi" nga leucemia, si dy nga kryetarët e parë të Shoqatës Arvanitase "Marko Boçari", në datën 11 tetor 2000.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 10:00 pm

Krijimtari – Krijimtari -Krijimtari

Ismail Kadare

Partia ime
Atë që dot s’ma jepte kush,
Parti ime, Ti ma dhe,
Një armatë shokësh sup më sup,
Me madheshtoren përmbi dhe.

Se mijëra zemra që janë lidhur,
Si enë komunikuese varg,
Në dejtë e mi, në anë të tyre,
Seç rrjedh ky gjaku im i madh.

Dhe ja po ndiej si gjaku yt,
Me puls të njëjtë rrejdh në damar,
Që më i thjeshti komunist
E gjer te sekretari i parë…

Të vjetrit shpesh hyjnitë i kanë
Me shumë flatra sy e veshë,
Unë qesh me Perenditë Indiane,
Me Perënditë greke qesh,

Me sisteme zemrash lidhur bashkë,
Që ti, parti jonë na dhe,
Më i thjeshti komunist në radhë,
Ngrihet mbi qindra Promete!
Se s’ka më mrekulli të madhe,
Që në Komunë kështu të jesh
Që në në trupin tënd gëzim dhe halle,
Të mira shokëve të kesh.

Të ngrihesh nga punëtor i vjetër
Te burri i shtetit një merak,
Ose të zbres nga burri i shtetit ,
Qeder i madh te bujku plak.

Dhe mua gjumi mos më marrë,
për farën që në fushë s’mbiu,
për librin tim të keq fshatari
të kthehet njëzetë herë në brinjë.

Të ndjesh Parti, si gjaku yt,
Me puls të njëjtë rreh në damarë,
Që nga më i thjeshti komunist
E gjer te Sekretari i parë.

Unë qesh me Perënditë indiane,
Me Perënditë qesh,
Me ty unë jam i lartë si malet
Për ty në çast si goglat vdes.

Me ty dhe dhimbja me e thekshme,
Ka vlerë më shumë se një gëzim,
Me ty do të isha i pavdekshëm
Edhe sikur të isha anonim.

Portret malësori

Mbi tirqe vijë e zezë
Zbret si e zezë vetëtimë,
Në brez armën e mbushur,
Në kokë të zbraztin qefin.

Kështu është shfaqur në vite,
Rrafshnalta gjer në det,
Në brez vdekjen e tjetrit,
Në ballë vdekjen e vet.

Kur ndonjë ditë armiku
Shfaqej diku në kufi,
Kundër tij me të dyja vdekjet,
Nisej aherë ai.


Marrë nga libri poetik “KOHA”, vjersha dhe poema
ISMAIL KADARE, 1976
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 10:00 pm

Miku mikut në sy ia thotë

O Filip, Filip i Madh,
Që qejfin (askujt) s’ia prish.
U dhe dërrmën gjithë tutorëve
Ti di ç’do të thotë “Dërrmish”…

O Filip, Filip i Madh,
Për tutorët (s’je) shpotitës,
Tutorët (i do) shumë fort,
Për tutorët (s’je) kositës.

O Filip, Filip i Madh,
që po i bën ballë furtunës,
Për ty, Filip, është shumë pak,
Që të quhesh “Mjeshtër i Punës!”…
O FiIip, Filip i madh,
Ku na dhemb mos na prek,
Se të gjithë tutorët tanë,
S’pyesin se i shan një “grek”…

Pse ta them këtë Filip,
Miku im, s’e kupton?
Vetëm pse the të vërtetën,
Të dënuan me milionë.

Ne jetojmë midis dhimbjesh,
Ndaj për ne ka vlerë gëzimi,
Nuk kuptojmë të vërtetën,
Prandaj po na ha mashtrimi.


Prandaj po na ha mashtrimi
E kupton, je mendjehollë.
Mashtrimi ?! I vetmi art,
Që nuk mësohet në shkollë.

Mashtrimi është art i madh,
Është krimbi i së vërtetës,
S’e dërrmon, o miku im,
Është bashkudhëtari i jetës…


Mero MJERANI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 10:01 pm

Brilante
nga folku ynË

Këngë popullore

Ç’u ngrit luja në mëngjes,
Ç’i ra baçesë mespërmes,
Ç’i ra baçesë mespërmes,
Këputi trëndafil me vesë…

Asaman, moj luleverdhë


Asaman, moj asaman
Aman, moj lule,
Asaman, moj lule,
s’të kam parë as sot, as dje.
Pa dil pak në penxhere,
pa dil pak në penxhere
të të shoh se cila cila je,
E vogël, a e madhe …

Zura një bilbil me vesë

Zura një bilbil me vesë
more bilbil-o,
O bilbil ku je
Apo në parmak të penxheresë,
more bilbil-o,
Apo unë të kam lidhur besë,
more bilbil- o,
Apo hapa zemrën,i bëra folenë,
more bilbil- o
ku je?!...

Mora rrugën për Janinë

Mora rrugën për Janinë,
Isha vetëmë,
Bashkë me arabaxhinë,
apo natënë,
Atje më zunë pusinë, apo
natënë,
Copë-copë ma bënë mëlçinë
dhe zemrënë.


O dhëndërr, ku vete
kështunë?

O dhëndër, ku vete kështu?

Gjer te nusja kam pak punë.

Gjer te nusja vajta vetë,

Do ta marr, ta kem përjetë,

Pjergullë, moj pjergullë,

Ç’maraz të ka mbeturë,

Shkojnë djemtë e zgjedhurë,

Mustaqepërdredhurë,

Marrin gjak në vetullë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 10:02 pm



Thesari ynë–Mitrovica

Nga Ursula SYLA, korrespondentja jonë në Kosovë

Qyteti i Mitrovicës para lu-fte ka qenë i pasur me të gjitha resurset natyrore. Në këtë qytet fatmire-sisht është minera e Trepçes, fllu-tacioni, fafosi, akumulatori, shkrito-rja dhe rafineria, ku këto dy të fu-ndit janë në veri në mungesë të pajisjeve të tyre. Trepça ka qenë e pasur me minerale të llojeve të ndryshme siç janë: PLUMOZITI, KVARCI, LLUDLLAMITI, SHFA-LERITI, RODOKROZITI, VIVIONI-TI e shumë lloje të tjera supozohet se mund të perpunohen ne Trepçë plutoniumi dhe uraniumi. Në këtë minerë, dikur kanë punu mbi 3000 punëtorë, fllotacioni me tepër se 700, kurse në fafos e rafineri dhe shkritore sot s’ka as 1000 të punë-suar. Prej të gjitha këtyre vyrtyteve Serbia më se shumti ka pëfitu, sa që ështe shndërru edhe në Metropol. Me një fjalë, Trepça ka punu, Beogradi është ndërtu.
Fatkeqësisht gjithë këtë pasuri që e ka pasur dikur Mitrovica, sot janë në gjendje të mjerueshme dhe ka mbetë qyteti më i varfër dhe më i diskriminuar, në munge-së të investimeve, se nuk investohet asgjë për të mirën e qyteta-rëve. Prej gjithe kësaj pasurie që ka ky qytet qytetarët e Mitrovicës ballafaqohen me probleme shumë të mëdha sociale. Keta qytetarë, të paktën nuk e meritojnë dhe janë të zhgënjyer nga kjo qeveri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 10:05 pm

Abonohu

“UDHËT E KOMBIT”

I dashur Lexues !
Të kujtojmë se vazhdojnë abonimet në gazetën
“UDHËT E KOMBIT” ,
që është zëri yt.
Abonohu në të, në se dëshiron të mësosh të vërtetën për atë që ka ndodhur në të djeshmen, vlerë-simin e paanshëm për atë që ndodh sot dhe parashikimin për nesër.



Stafi dhe Adresa e Gazetës “UDHËT E KOMBIT””

Drejtor, Botues: Marenglen KOÇIU


Kryeredaktor: Thoma NIKA

Gazetarë:
Kristo Stoja
Duro Shehu
Klodiana SANXHAKU (Tiranë)
Ursula SYLA (Kosovë)

Korrektim e kompjuter:
Jorgo TELO


E-Mail: lzhkqarkgjr@yahoo.com
www.bashkimikombetar Udhet e Kombit Marenglen Kociu
Gjirokaster
Telefon: 068 543 8888


Qendra e Pazarit, Gjirokastër , Albania

Shtypur në shtypshkronjën “MILOSAO” Sarandë





Shtypur në shtypshkronjën “MILOSAO” Sarandë




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 56
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU EmptySun Oct 24, 2010 10:08 pm

“UDHET E KOMBIT” në Bularat
Duke ndjerë mungesën e Leos udhëtuam në Bula-rat, takuam njerëz të profesioneve të ndryshme profesorë, blegtorë, rrobaqepës, in-fermierë…
Njerëz të larguar për momentin që ndodheshin aty, por çudia jonë ishte se dyert e bularatasve dhe zemrat e tyre i gjetëm të hapura. Çudi, njerëz të dashur, punëtorë, të respektuar, njerëz që qëndronin në këmbën e malit si xhevahir. Midis tyre takuam arsimtarin Jorgo Ga-zhga, Thanas Duci, Theodhori Glamo, ku do t’ju shtoja persona-lisht Dr. i Shkencave Stilian Buzo shprehet me shumë respekt e mirënjohje, përmend dhe rekoma-ndon teorinë e Arqile Botit. Dhe të të tjerë miq e intelektualë, që fjalët e tyre të mira për doktorin nuk mbarojnë.

Qëllimi ynë aty ishte për Hipokratin Shqiptar, Arqile Botin. Arsimtari në pension Jorgo Gazhga , 70 vjeç, i pyetur nga ne, thotë: “ Po për Ar-qilenë jemi një moshë dhe ju them se ruaj kujtimet nga më të mirat. Ishte njeri. Gëzonte shumë respekt dhe simpati, jo vetëm në fshat, por kudo dhe më gjerë, ku ka punuar dhe jetuar. Ishte i papërtuar, në çdo moment. Thuaj se të detyrohej me dëshirë dhe vlerësim të madh gje-ndej pranë njerëzve. I vogël ka qenë kanakar, i përkëdhelur. Një motër kishte dhe në shoqërinë e fëmijëve ishte i përkëdheluri.
Ndërkohë ne e pyesim: Ka pasur raste që Leoja….
Ne dëshironin qe ta takonim shpesh, por nuk e kishte mundë-sinë, se fshati kthehej në qytet, kur vinte Arqilea.
Lea ishte dhe muzikant. Më falni se shkëputem, se mosha bën të veten, por dua t’i them këto tani. U binte të gjitha veglave. Shpesh me-rrte me vete dhe fizarmonikën dhe këndonim me të nga këngët më të ndryshme.
Duke shkruar për Lean dhe sti-lolapsi mbaroi, por nuk mbaron teoria “Arqile”.
Më poshtë, pa ju lodhur me shu-më kujtime të tija, iu them se ishte i shkëlqyer në mësime. Mbaroi gjimnazin “Asim Zeneli” në vitin 1955-56, fakultetin e Mjekësisë 1959-1960. Dashurinë për profesionin e mjekut ia dha familja e tij, dajua i tij Anastas Çipa, ishte patholog i mirë dhe ai. Ju them unë, se ishte shumë studiues Leoja ynë… Ngulte këmbë, ngulmonte sapo informohej për të gjitha të rejat e shkencës. Përveçse ishte mjek dhe muzikant, ai ishte dhe shkrimtar dhe ka dy libra të botuara, një libër politik dhe një për doktoratën. Profesionin e tij si mjek popullor e dashuronte shumë. Ishte i të gjithave, për se ta doje Leoja zotëronte dhe shumë gjuhë të hu-aja: italisht, anglisht, rusisht, frë-ngjisht, greqisht, arabisht. Ishte gjeni. Se si më duket, kur i flas këto. Sikur është këtu.
Dhe ndën syzat e tij rreshket një pikë loti. Heshtje dhe Profesori ma-llëngjehet. “Hajde, gëzuar! “– i them me gotën në dorë për t’i hequr emocionet dhe vazhodojmë bisedën.
Jo lidhjet e fshatit tonë me të që po e po, por ishte gjeni. Njihte shu-më mirë dhe politikën, po qe dhe mik me Doktor Berishën. Në SHBA është dekoruar disa herë me çmime dhe dekorata “Maria Kyri” e të the-ra… Ishte shumë i preferuar jo ve-tëm në Evropë, por edhe më tej. Doktori ynë i fitoi me punë dhe shu-më punë, të gjitha meritat. Ishte shumë i rregullt, mbante statistika dhe sot t’i shohësh çuditesh, vizitat, ilaçet, ditare dhe informacione për punën e tij, për kontrollet e pacie-ntëve e tjerë.
Si e përjetuat lajmin?...
Ne lajmin e hidhur keq e përje-tuam. Ne humbëm shokun, doktorin, bashkëfshatarin dhe Hipokratin shqiptar.
Ç’do të kërkonit ju nga shteti për doktor Arqilenë?
Vendi, shëndetsia humbën të madhin Arqile. Shteti duhet ta gdhe-ndë ermin e tij në shëndetësinë e tij. Në Universitete a diku, që ai të jetë i pavdekshëm, bashkë me vlerat e tij. Do të jetë krenari, jo vetëm e fshatit tonë, por e gjithë dashamirësve të tij pa mbarim. I pavlerësuar për meritat e tij, por ato janë të mëdha. Vuajti nga ish sistemi komunist. Jetonte në Baldushk, në një kasolle. Ne Hipokratin shqiptar, kështu i thonë, por prapë s’e deshën, se u shëronte pacientët.
- Dëgjo, bir, me vdekjen e Hipokratit–Leo, nuk u angazhua asnjë strukturë shtetërore, një zbrazeti dhe një çudi.

Arqile Boti në teorinë e tij mbro-nte: Një shërbim në të mirën e popullit është, se farmacistët sot ja-në shitës, por ata duhet të jenë patjetër me një titull mjek dhe pastaj të kenë liçencën e farmacistit, pra duhet të jenë mjek-farmacistë.
Leoja ynë në karakteristikat e tij ishte i emancipuar. Nuk ishte racist. Njerëzit i kishte të gjithë njësoj. Për Perëndinë thoshte se është një, ve-tëm emrat ndërrojnë. Ishte i dashur, i pashëm, kalonte betimin e Hipokratit, ndaj dhe ne i thërrasin “Hipo-krati” Shqiptar.

Thanas Duci (mësues) 68-vje-çari, mësuesi dhe shoku i fëminisë, ruante po të njëjtat mendime me parafolësin. Midis fjalëve të tij ai shton se Leoja ishte “QYTETAR NDERI I QARKUT TË GJIROKASTRËS”. Ishte shumë i respektuar nga shtete të mëdha me doktoratë të përparuar si SHBA, Itali, Angli, Greqi e tjerë… Modestia dhe dashuria për profesionin dhe njerëzit mbi-zotëronte tek ai. Ne e ndiejmë shu-më mungesën e tij, sepse qe shumë i thjeshtë, qe i serenatave, i kujti-meve fëminore.
Na mblidhte si fëmijë, kujtonim dhe mblidhnim bimë medicinale e-dhe kur vinte në fshat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU   UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UDHET E KOMBIT NR.10 TETOR 2010 nga MARENGLEN KOÇIU
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOÇIU
» UDHET E KOMBIT DHJETOR NR.24 MARENGLEN KOÇIU
» UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOÇIU
» MARENGLEN KOÇIU "UDHËT E KOMBIT" GUSHT NR.8
» Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koçiu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: