Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:19 pm

kishin lodhur kokën, u larguan nga lehtësia e rrjedhjes së gjërave, si retë pas stuhisë. I hodhi edhe një vështrim të shpejtë, pa aparencën……. e rënduar nga sikleti i tepëruar. Brenda shpirtit të saj luhej melodrama e madhe. Ankthi i përzier me botën e trazuar të ndjenjave, e kish futur në një gjendje dyzuese, ku frika dhe pasioni, drithëronin zemrën. Romantizmi i ndjenjës së vërtetë, përbënte thelbin e çeshtjes për adoleshenten Denisa, që ëndërronte pareshtur dhe e rrethonte dashurinë me misticizmin e moralit të papërlyer. Afrimi i tepëruar trembte dhe risillte në mendje imagjinatën e prekjes fatale, më pas mendonte pasazhe të detyruara dhe dëshira poshtëruese. Me ndihmën e Mondës, gjërat u bënë më të thjeshta në tavolinë: u thye ftohtësia e përplasjeve të kota, apo i largësive që ndante mënyrat për të shprehur dhe për të përjetuar emocionet e veçanta. Mjedisi i madh ziente nga larmia e zërave, që çuçurisnin si bletët, herë dukej si zhurmim i bezdisshëm, herë dukej si një kumbim i domosdoshëm. Më në fund, edhe tavolina e zgjeruar e tyre, u shkri një me mjedisin: paragjykimet për njëri -tjetrin, emocionet dhe mendimet që ndanin, ia lanë vendin humorit të shumtë. Denisa nuk e përjetoi keq shkëputjen për pak kohë të shoqes me Dorianin, të cilët dolën në bulevard, që të bënin një shëtitje të shkurtër dhe të merrnin pak ajër të pastër. Landi, menjëherë, mori në dorë situatën e re, të krijuar me aq kujdes nga Monda.
- Më vjen keq për keqkuptimin që lindi midis nesh! - i tha ai.
- Më sqaroi Monda për gjithçka.
- Unë nuk i dija marrëdheniet e tua shoqërore me Adrianën.
- Të ka folur dhe për këtë?
- Ndërrojmë temë më mirë.
- Më vjen keq, se e kam quajtur shoqe të vërtetë dhe nuk ia kam pasur kurrë me hile. Nuk e kuptoj ndryshimin e menjëhershëm të karakterit të saj. Flet gjithfarë gjepurash për mua dhe më shikon me një urrejtje të tmerrshme. Unë nuk di ta kem lënduar, ose shkelur, që të sillet ashtu, - dhe sytë iu mbushën me lot.
- Je më shumë e sinqertë, se ç‘duhet. Njeriu nuk duhet të besojë verbërisht, por të diktoje ekuilibra të tillë, që në çdo rast, të ketë mundësi për të kontrolluar. Toleranca e tepëruar shpesh herë merret për dobësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:19 pm

- Shpresoj se një ditë do ta kuptojë egoizmin, në të cilin ka rënë dhe çdo gjë do të kthehet si më parë.
- Ti bëre gjithçka dhe, për këtë, mos u pendo kurrë, cilido që të jetë qëndrimi i saj, por ne mund të flasim për gjera më të rëndësishme.
Ajo e priste këtë drejtim të ri të bisedës. Për momentin nuk orientohej dot, prandaj zgjodhi heshtjen.
- Denisa, duhet të më kuptosh drejt. Unë nuk e di se çfarë mendon për mua, por, një zë i brendshëm, që buron nga shpirti, të therret . Ti je bërë pjesë e jetës sime. Kudo që shkoj, të kam me vete, të shikoj, të ndiej, të kuptoj dhe të adhuroj si një perëndi. Nuk e di, por, kur mendoj çastin që të pashë, them se “Zoti“ të solli për mua.
- Unë nuk dyshoj te sinqeriteti yt, por ne ende nuk njihemi mirë. Është shumë shpejt për ta diskutuar këtë gjë.
- Dashuria nuk është objekt, që duhet debatuar për kohë apo vlerësim, por është përjetim dhe inspirim i thellë i shpirtit. Sytë e tu flasin më shumë.
- Ne mund të jemi dhe dy shokë të mirë, Landi.
- Ti po kundërshton veten.
- E ke gabim.
- Fjalët e tua perifrazojnë forcën e zakonit. Tjetër gjë shoh përtej perdes së ngritur. Është e drejta jote, që të vendosësh për veten.
- Ti mendon se ndikohem nga të tjeret?
- Nuk dua të paragjykoj qendrimet e tua. Thjesht shikoj një kontraktim të tepëruar, një ankth që të pengon në çdo hap. Njeriu ngrihet në mëngjes me mendimin se i është dhënë mundësia për të jetuar një ditë më të bukur.
Denisa dëgjonte me vëmendje, mrekullohej nga mënyra e komunikimit, ngadalë, si pa kuptuar, u shkri një me botën e madhe të tij dhe nisi të përjetonte zjarrin e dashurisë. Kjo ndjenjë e fshehur dhe e burgosur, tradhtuar nga shkëlqimi i syve të ndezur, e zhveshi para vështrimit të tij dhe e zhyti në një botë dalldisëse. Landi i preku duart, i përkëdheli lehtë ato, ndieu rrahjen e zemrës dhe kuptimin e vërtetë të dashurisë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:20 pm


III

Era e lehtë që frynte, nuk arrinte dot ta freskonte fytyrën e saj të nxehtë dhe të ndezur nga moria e mendimeve të trazuara që i shkonin nëpër mend.

Adriana kishte ditë që rrugën për në shkollë e bënte vetëm. Edhe atë mëngjes, kredhur në mendime të trazuara, shpërqendruar nga dyshimet e shumta që ngrinte për shoqërinë e vjetër, përshkonte itinerarin e përditshëm. Kishte hedhur çantën krahëve dhe, me ecjen e ngutshme të gjimnazistes, shkonte përpara. Rruga, si përherë, ishte plot njerëz. Eltoni u çudit, kur e pa Adrianën vetëm. Nuk e përfytyronte dot jashtë shoqërisë karakteristike të saj, por edhe u gëzua për mundësinë e mirë që iu krijua. Afroi motorin “Honda“ dhe i bëri shenjë të hipte. Në fillim Adriana nguroi, por, vështrimi i egërsuar i tij e detyroi të shkonte me të.
- Larg, sa më larg kësaj rrëmuje, do të të tregoj oazin e lumturisë sot.
Ajo nuk i ktheu përgjigje.
- Duhet të dëgjosh zërin e moshës, thirrjen drejt të panjohurës, pagëzuar nga vetë zoti. Kjo është parajsa! -dhe shtoi gazin e motorit.
- Ule shpejtësinë, se mund të përfundojmë keq.
- Kapu fort pas meje! -i tha dhe vazhdoi në të tijën.
Kapërcyen rrugën kryesore dhe humbën rrugicave të ngushta, që, si kapilarë depërtonin gjer në skutat më të thella të lagjeve. Ndaluan në një lokal, të veshur tërësisht me xhama xajs të errët, ngjitën shkallët e harkuara dhe hynë brenda. Hoqi kaskën nga koka, ia zgjati vajzës së banakut, e cila kishte një trup të gjatë dhe një pamje mjaft tërheqëse.
- Ulemi këtu! – i bëri shenjë Adrianës.
- Duhet të kisha shkuar në shkollë. Mungesa ime do të bjerë në sy menjëherë.
- Shumë të vetmuar të pashë sot. Pse nuk shoqërohesh më me shoqet e tua?
- Bëre gabim që u shfaqe ashtu në rrugë. Ato kuptuan gjithçka dhe i kanë bërë punët çorap.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:21 pm

- Cila?
- Denisa i ka treguar familjes.
- Ajo bjondja është?
- Po, por kjo s´ka shumë rëndësi. Unë mendoj se nuk duhet të shoqërohemi më.
- Kaq shumë të ka trembur vëllai?
- Me atë nuk ke punë. Nuk mendoja se gjërat do shkonin kaq keq.
- Nga kush ke frikë atëhere?
- Mami është shqetësuar shumë. Nuk e dëgjoj dot, kur flet me gjithë ashpërsinë e saj. Babi nuk di gjë. Po i tha atij, merre me mend se çfarë mund të ndodhë.
- Çdo gjë do të rregullohet si jo më mirë, vetëm duhet të kesh besim.
- Nuk di si të veproj, Toni.
- Mbaj qendrim të njëjtë. Nuk është e nevojshme të ndryshosh, për të tjerat kujdesem vetë.
- Ti je shumë agresiv. Unë nuk dua t´u ndodhë gjë shoqeve të mia. Më premto se nuk do t’i trazosh ato.
- Mirë, mirë, mos bëj kështu, - dhe i ledhatoi fytyrën, që zverdhej nga frika e ndonjë të papriture tjetër.
- Të pëlqen lokali këtu?
- Pse? -i tha Toni
- Mund të shkonim në një mjedis më të bollshëm.
- Kjo është strofulla ime. Je me fat që të solla këtu. Shumë pak njerëz e dinë këtë vend. Kjo tregon shkallën e besimit që kam.
- Po me vajzën që shërben në banak, çfarë të lidh?
- Fillove të xhelozosh, si gjithë femrat e kësaj bote. Ti e di që unë kam shkuar më shumë vajza, por besim kam vetëm te ty. Edhe vetë nuk e kuptoj këtë ndjesi, por, përpara teje, ndihem i nënshtruar, i bindur. Këto t´i them që të sillesh lirshëm, pa frikë dhe ankthe, shkurt, të ndihesh vetvetja. Nga ana ime, s´do të mungojë asgjë, cilado qoftë dëshira jote.
Vajza e banakut, pa e porositur njeri, solli një menu të pasur dhe u tërhoq me një vështrim tejet të çuditshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:21 pm

- Ky është ushqimi im i preferuar. Besoj se do të të shijojë dhe ty. Gëzuar! - tha ai dhe trokiti gotën me të.
- Nuk më pëlqen vera! - i tha ajo.
- Nuk të bën dëm një gotë, prandaj pije pa frikë! - dhe qeshi me të madhe ai.
- Mos bëj kështu, aq më tepër kur je duke ngrënë ushqim.
- Këtu jam në shtëpinë time dhe bëj si të dua, - ngriti zërin në fjalët e fundit ai.
Adriana nuk i ktheu përgjigje, por, e zverdhur në fytyrë, e vështroi me frikë.
- Ju të edukuarit, apo të kulturuarit, nuk e di si e quani veten. Keni bërë namin…, - tha gjithë inat.
- Nuk të thashë “i paedukuar“, - tha me gjysmë zëri ajo.
- Mund të kem shumë anë negative, e pranoj që jam përfshirë me llumin e shoqërisë, por disa rregulla elementare m´i ka mësuar edhe mua nëna.
- Më fol pak për të! – i tha ajo dhe e vështroi drejt e në sy.
Kjo gjë duket se e zbuti. Çehrja e fytyrës i ndryshoi menjëherë.
- Nëna jeton vetëm. Ajo banon në një lagje tjetër, me pensionin minimal, që i jep shteti. Ka shitur gjakun e trupit për të më rritur, por, sipas saj, e kam zhgënjyer me sjelljet e mia dhe kurrsesi nuk e pranon ndihmën time. Babai më la të vogël. Mbaj mend që iku nga shtëpia shumë i revoltuar dhe nuk u kthye më, ndërsa nëna s´më ka folur kurrë për të. Unë nuk ia fal dot varfërinë, me të cilën jam rritur. Nuk duroja dot kur shikoja shokët e mi, të cilët shkonin në kinema, ndiheshin të gëzuar, blinin gjithmonë ëmbëlsira, ndërsa unë isha përherë i uritur. Fëmijëria ime ishte një skëterrë e vërtetë.
- Përse m‘i tregon të gjitha këto?
- Për të vërtetuar sinqeritetin tim, - dhe i shkoi dorën mbi flokë atë çast dramatik. Ajo nuk foli. Shkuan në dhomën e tij dhe, mes lotëve të saj dhe ndjenjës për të kënaqur epshet e tij, kaluan kohë të gjatë. Më pas hipën në motor dhe u drejtuan për në lagjen e Adrianës.
- Duhet të ndalosh tek kthesa e rrugës. Nuk dua të na shikojnë bashkë, aq më tepër ajo idjotja, - tha ajo për shoqen e saj.
-Të premtoj, se dashurinë tonë do ta mbroj!
- Nuk dua budallallëqe, Toni. Ndaloje para asaj kioskës atje!
Frenoi tek vendi caktuar, i rrëmbeu një puthje, ktheu motorin dhe humbi nëpër rrugicat e ngushta të lagjes. Ajo e ndoqi me sy largimin e tij, përjetoi një
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:22 pm

çast hutimi dhe, ashtu, në pështjellim të plotë, u nis drejt shtëpisë. E kuptonte shumë mirë, që ishte futur në një marrëdhenie problematike, por kuptonte dhe pamundësinë për t´u shkëputur. Hija e tij e ndiqte pas kudo: në rrugë, në shkollë, në shtëpi, trembte dhe kërcënonte çdo çast jetën e saj. Nuk ishte ndjerë kurrë aq keq. Jetonte ankthin e dashurisë së detyruar dhe përbuzjes së mjedisit që e rrethonte. Kur arriti tek kthesa e fundit, për të hyrë në sheshin e madh, para pallatit, hapat e saj të shqetësuar, i ndali i vëllai.
- Adriana! - thirri ai.
Ajo ktheu kokën, e vështroi si nëpër mjegull dhe nuk foli asnjë fjalë.
- Ku ishe? Kam gjithë ditën që të kërkoj.
- Në shkollë.
- Si nuk të vjen turp, që gënjen kaq hapur! Mamin e mori në telefon mësuesja kujdestare.
- Uh! -psherëtiti ajo. - Si reagoi? - dhe pësoi një tronditje shumë të madhe.
- Shumë keq! Nuk mblidhte dot veten.
- Po tani!
- Adriana! - dhe e shkundi fort nga supet. - Më thuaj nëse të ka bërë keq dhe unë do ta vras. Nuk e kuptoj, se ç´të lidh me atë njeri!
- Është tepër vonë.
- Nuk është kurrë vonë, për t´u shkeputur nga ai maskara. Eja të shkojmë në shtëpi.
- Unë ju poshtërova. Nuk e meritoj më përkujdesjen tuaj.
- Eja të shkojmë! Nuk mund të bisedojmë në mes të rrugës.
- Nuk kam vend më atje. Ju nuk më ndihmoni dot. Më mirë të qëndroj larg jush. Boll ju kam shqetësuar.
- Çfarë të ka premtuar ai rrugaçi? Hë pra, fol!
- Beni! - iu drejtua ajo të vëllait - Kam shumë frikë. Më mirë të kisha vdekur.
Ai i shkoi krahun dhe e çoi në shtëpi. Adriana hyri brenda në një gjendje gati mjerane. E ëma, sa e pa tek dera, nisi të bërtiste dhe ishte gati ta përpinte të gjallë, por Beni nuk e lejoi. Ajo shkoi në dhomën e saj, u shtri mbi shtrat dhe nisi të qante.
- Mami! Mos thirr kështu, se e mori vesh gjithë pallati. Kur të vijë babi në shtëpi, do ta bisedojmë këtë problem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:22 pm

- Problem e quan ti këtë?! Kjo është çmenduri! Ka turp më të madh se kaq! Ku të shkojë më keq?! Si do shkojë nesër në shkollë? Do ta tregojnë të gjithë me gisht!
- Qetësohu tani, mami! Edhe Adriana nuk është më mirë. E di ti që nuk donte të kthehej më në shtëpi?
- Më mirë.
- Dhe çfarë fitonim ne nga kjo? Asgjë! Kthjellohu një çast të vetëm dhe, kur të vijë babi, përpiqu të tregohesh më e arsyeshme.
Adriana qëndronte në dhomën e saj dhe nuk guxoi të lëvizte prej andej. Kishte hapur dritaren dhe vështronte ardhjen e mbrëmjes. Era e lehtë që frynte, nuk arrinte dot ta freskonte fytyrën e saj të nxehtë dhe të ndezur nga moria e mendimeve të trazuara që i shkonin nëpër mend. Përfytyronte pasazhe të ndryshme; ditën që ishte njohur, më pas xhirrot e gjata nëpër bulevardin kryesor, puthjen e pare te “Kodrat e liqenit“, dashurinë në kthinën e atij lokali dhe në fund, për të gjitha këto, vuante ankthin e shoqërimit me njeriun e gabuar. Para saj ishte treguar njeri xhentil, i dashur, i ëmbël, por në mjedis akuzohej shumë ashpër. Kur ishte me të, nuk ndihej dhe aq keq, por, kur ndërronte mjedis, një zbrazëtirë e madhe, një zhgënjim, një frikë e pakuptueshme, paragjykonte njësoj. Ç´ishte kjo gjendje afektive që ndërronte ngjyrë kaq shpejt: herë e shtynte drejt tij, herë e ndrydhte, e përmbyllte në atë botë karakatinë, ku rrëmuja e shkaktuar përplasej pa mëshirë me pasigurinë e së nesërmes dhe një neveritje e tmerrshme kërkonte ta zbonte, mundësisht ta fshinte plotësisht nga jeta e saj e ngatërruar.
Në qiell kishin zënë vend yjet, të cilët, me dritën e tyre të zbehtë, përpiqeshin të ndriçonin rrugën e mistershme dhe të ndanin udhëkryqin e madh që e mbante të mbërthyer prej shumë kohësh. Gjërat u rrokullisën shumë shpejt. Koha e kufizuar, ndërthurur me kuriozitetin e moshës, si dhe dëshira për ta provuar këtë ndjenjë, e çuan në atë pikë sa iluzionet e ngritura për të qartësuar pozicionin në të cilin ndodhej, binin në karakterin e lëkundur dhe të ndikuar nga rrethanat. Vështrimi i lodhur, kryqëzuar me pamjet e ndryshme të këtij realiteti të egër, nuk arrinte dot të dallonte se ku duhej të shkelte dhe çfarë duhej të zgjidhte, por, ashtu, i turbullt, pritej në perdet kufizuese të botës së saj të vogël. Në dhomë, mbizotëronte një qetësi e frikshme. Priste nga çasti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:22 pm

në çast që ta thërrisnin njëlloj si para gjykatësit, ose dhe më keq. I hipi një dëshirë në ato çaste që t´i ulërinin, ta qëllonin, ta pështynin në fytyrë, mundësisht ta përzinin nga shtëpia, ta flaknin në rrugë të madhe. Kishte hedhur poshtë një jetë të tërë, shoqërinë më të mirë e kishte përfolur dhe po e rrezikonte seriozisht, shkollën dhe të ardhmen e saj, për të cilën kishte thurur mijëra ëndrra, pastaj, familja e dashur ishte futur në një pështjellim të madh dhe kishte humbur qetësinë. Çasti fatal erdhi. Trokitja e derës, e cila iu duk sikur e goditi në shpirt, u dëgjua më në fund.
-Babi po të pret! -tha Beni dhe u largua.
Ishte njëlloj si të prise ekzekutimin, jo se ashpërsia e të atit e tmerronte, por ndjenja e turpit e vendosi në një sëkëlldi të paprovuar. Me trupin që i dridhej shkoi në dhomën e pritjes, drejt atij vendi ku sytë e përhumbur nuk dallonin dot më pamje, por vetëm figura të çrregullta dhe një zymtësi, si vetë shpirti i saj.
-Afrohu, Adrianë! -i tha i ati dhe e vështroi si të ishte një qenie e çuditshme, e ardhur nga tjetër planet.
Me kokën ulur zuri vendin që i treguan. Të tjerët nuk folën asnjë fjalë. Mjedisi rrethohej nga një heshtje rënkuese.
- Ne jemi shumë të pakënaqur nga sjellja jote! - nisi bisedën i ati. - Mami më foli për gjëra që nuk i besoj dot. Sa janë të vërteta, ato që tha ajo, do të m‘i shpjegosh ti vetë. Po të dëgjoj!
- Çfarë të them unë? - dhe nisi të mërmëriste nëpër dhëmbë.
-Më trego, nëse është e vertetë që t´i nuk shkon në shkollë dhe shoqërohesh me një rrugaç?
- Po… si të them ...
- Ti të thuash, nëse këto gjëra janë të vertëta, apo jo.
-Tregoji! Ku ishe sot? Pse nuk shkove në shkollë? Të pëlqejnë më shumë makinat dhe motorat? Turp të kesh, që sillesh rrugëve me tipa të tillë! -shfrehu inatin e ëma.
- Nuk të pyeta ty! -iu kthye së shoqes ai. – Po të dëgjoj me vëmendje, -iu kthye sërish së bijës.
- Unë jam njohur me një djalë.
- Shumë mirë! Po, kush është?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:22 pm

- Ai jeton me nënën e tij, - gënjeu ajo.
- Me se merret? Çfarë shkollë ndjek?
- Nuk është në shkollë.
- Atëherë, duhet të jetë në punë!
- Nuk e di! -u përgjigj ajo me gjysmë zëri.
- Si ta kuptoj këtë? Ti shoqërohesh me njeriun e parë që gjen në rrugë?!
- Jo, por...
- Është djalë shumë i mirë, deshe të thuash?! Ku mbështetet lidhja jote pastaj?
- Nuk e di, por me mua është sjellë shumë mirë.
- Ku gjen djalë në botë, që të sillet keq me vajzat e saponjohura. Më pas vijnë problemet dhe dramat shkatërruese.
- Foli mendjes, vajzë! Merr shëmbull nga Denisa. Në të gjitha drejtimet shkëlqen, - ndërhyri e ëma.
-Deri ku ke arritur me të?
Adriana nuk foli, por e tradhëtoi fytyra e zverdhur.
- Në shkollë nuk të lë të shkosh. Kështu e kuptoj unë, përderisa të heq nga mësimi. Gjithë ditën endet rrugëve, sepse nuk është në punë, shkurt, është njeri me vese të keqija. Atëhere, ç´duhet të bëjmë ne si familje? Vetëkuptohet që do të marrim masa të ashpra ndaj teje dhe këtë e bëjmë në emër të së ardhmes tënde, të jetës tënde, që ti nuk e kupton, por gënjehesh nga motorri apo makina, që e ka blerë me djersën ose gjakun e të tjerëve.
-Shumë mirë thotë babi! - u hodh dhe Beni.
-Është hera e fundit që dëgjoj gjëra të tilla për ty. Në të kundërt, shko gjej strehë tjetër! -mbylli ligjeratën e tij ai, -dhe i bëri shenjë të shkonte.
Adriana u ngrit në këmbë, nuk e priste këtë reagim kaq të butë dhe bindës. E kishte menduar përballjen me të shumë më të tmerrshme. Me një mirënjohje të heshtur dhe lot të dhimbshëm, shkaktuar nga kjo dashuri e tepëruar, shkoi në dhomën e saj.
E nesërmja do të falte ditë tjetër, nuk e trembte më hija e tij e zezë, që nxinte ëndrrat e saj të moshës, as hakmarrjes nuk i druhej, mjaftonte që kjo mëri të mos binte mbi shoqërinë e saj.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:23 pm


IV

Me hapa të lehtë fluturoi nëpër rrugicat e lagjes, përshëndeti yjet lart në qiell, si dëshmitarë të vetëm të dashurisë së tij dhe u drejtua i lumtur për në shtëpi.

Ditët që pasuan, Adriana nisi të rindërtonte marrëdhëniet e saj shoqërore. Në mëngjes doli më herët dhe priti ardhjen e shoqeve, për të ndarë rrugën e përditshme të shkollës. Kur u afrua Denisa, e përfshiu një ndjenjë turpi dhe, ashtu, e çorientuar, e përshëndeti gjithë drojtje. Shoqja e kuptoi shpërqendrimin, ndjeu thellë pendesën e saj, nuk e la të vuante më tepër, por e përqafoi menjëherë.
-Ti u ktheve, Adrianë. Ne do të jemi shoqe si më parë. Asgjë nuk ka ndryshuar mes nesh.
- Je shumë e mirë. Unë kam gabuar shumë rëndë dhe ti më fale. Faleminderit! - dhe një pikë loti zuri fill në qerpik.
- Rëndësi ka që e kuptove rrugën tënde pa krye. Besoj se të është rikthyer qetësia.
- Me ty kam gabuar më shumë. Të kam lënduar pa të drejtë. Të kam paragjykuar, e nxitur nga urrejtja dhe xhelozia e pafre, që nuk e di se ku e kishte burimin. Nuk ia fal dot vetes. Ndoshta nuk më beson, por egoizmi është shumë i keq dhe errëson vështrimin e gjërave.
- Le t´i hedhim pas krahëve kohët e vështira. Shkojmë në shkollë.
- Të presim dhe Mondën.
- Vjen më pas ajo, ecim pak bashkë dhe bisedojmë.
- Ti si po kalon me Landin? -pyeti gjithë kureshtje Adriana.
- Gjer tani, kemi patur vetëm një takim të rastësishëm dhe asgjë më tepër. Po ai tipi që shoqëroheshe ti, si dukej?
- Të them të drejtën, me mua nuk u soll keq, por jeta e tij misterioze, zemërimi i tmerrshëm, që e mbërthente ndonjëherë, më trembte. Kur nxehej, kërcënonte pa asnjë shkak të tjerët dhe nuk guxoi të tregonte veprimin e pamend që
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:23 pm

kishte kryer, në paditjen e vetë Denisës, si pengesë kryesore të dashurisë së saj.
- Si munde të lidhesh me të?
- As vetë nuk e di. Një ankth i tmerrshëm më pushtonte. Kur dëgjoja zërin e tij, në mënyrë krejt instiktive, e ndiqja pas. Kur shkëputesha, kuptoja gabimin e rëndë që po bëja.
- Gjer ku ke arritur me të?
- Mos me pyet për këtë. Ishte një kafshë e vërtetë. Ndiej neveri kur e kujtoj.
- Nuk ke frikë nga ai?
- E di që është i dhunshëm, por për jetën time vendos vetë dhe këtë të drejtë do ta fitoj me çdo çmim. Më e keqja kaloi, shpresoj se tjetër jetë më pret.
- Të lumtë, Adriana! Ne do ta kapërcejmë këtë ankth së bashku. Gjithmonë do të më kesh pranë, të premtoj për këtë.
- Faleminderit, Denisa! - dhe e vështroi shoqen me dashamirësi.
Biseda e tyre e ngrohtë do të ndërpritej nga boria e një makine, që për to nuk ishte e panjohur. Ndaloi disa metra larg tyre dhe shoferi hapi xhamin.
- Ai erdhi përsëri, Adrianë, - i tha me shqetësim shoqja.
- Zakonisht lëviz me motorr, por sot ka ndryshuar mjet. Një ditë ai do të shfaqej.
- Ke frikë?
- Unë e kam vendosur, Denisa. Sot do t´i jap fund! - dhe me hapa të sigurt shkoi drejt tij .
- Eja, vogëlushja ime! - dhe hapi derën e makinës.
- Erdha të të them lamtumirë. Nuk dua të më shqetësosh më.
- Kush e pengon dashurinë tonë, e dashur? Prindërit e tu bëjnë presion, apo të bën moral kuçka që kam përballë?
- Kjo çështje s´ka lidhje me asnjë njeri në botë, përveç ne të dyve.
- Shpjegohu më qartë!
- Të dy jemi të ndërgjegjshëm, se largësia midis nesh është shumë e madhe. Nuk ka më kuptim që të shtiremi se një lumturi e jashtëzakonshme na pret. Më mirë e mbyllim këtë çështje këtu dhe secili të shikojë jetën e vet.
- Unë të kam premtuar se dashurinë time do ta mbroj, - dhe doli nga makina me një pamje shumë të egërsuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:23 pm

- Edhe unë po të them se jetën time do ta jetoj, -tha ajo dhe nuk lëvizi nga vendi.
- Je e sigurt në fjalët që thua?!- briti ai.
- Më e sigurt se kurrë!
- Urdhëro shpërblimin! -dhe e goditi me grusht në vetull. Për sot e lëmë me kaq, herës tjetër, do të flasim ndryshe! - dhe hipi në makinë.
- Me mua nuk ka bisedë tjetër! – tha Adriana dhe u kthye pas me duar mbi vetullën e çarë, e cila u përskuq nga gjaku, ndërsa ai largohej me gjithë shpejtësinë në drejtim të rrugës kryesore.
- I mallkuar! - thërriti Denisa dhe i shkoi shoqes në ndihmë, e cila, me një qetësi të çuditshme, i kërkoi shoqes një fasoletë për të ndaluar gjakun që kishte rrëmbyer faqen. Për fat, aty pranë ishte një farmaci dhe një mesoburrë, që e kishte parë skenën e dhunshme, erdhi shpejt dhe i shkoi krahun Adrianës.
- Eja me mua, vajzë! Çfarë nuk ndodh sot! Vjen i biri botës pa pikë turpi dhe të masakron në mes të rrugës. Mos ki merak, se e rregulloj shpejt këtë punë.
Ai e mjekoi me kujdes dhe e përcolli gjer tek rruga, ndërsa Denisa e falenderoi dhe pyeti shoqen, që dukej shumë e tronditur:
- Të dhemb plaga?
- Ndihem më mirë tani. Këtë veprim e prisja. Një ditë kjo gjë do të ndodhte.
- Ai nuk ka të drejtë të sillet në atë mënyrë.
- Kur të shkojmë në shkollë, mos trego asgjë.
- As mos e ço nëpër mend. Nëqoftëse e ke bezdi, kthehemi pas.
-Atyre, u thua se u rrëzova pa dashje. Në rregull? - kërkoi miratim Adriana.
- Shkojmë në polici dhe e denoncojmë?
- Nuk ka për të ndryshuar gjë, vetëm se do ta përkeqësojë situatën edhe më shumë.
- Si të duash. Por nuk e konceptoj dot që ai njeri të shëtisë i qetë nëpër rrugë, ndërsa ti vuan dhunën e tij.
- E quajmë kapitull të mbyllur, - dhe nuk foli më ajo.
Fundi i mësimit e çliroi Adrianën nga vështrimet gjithë dyshim të shokëve të klasës, të cilët e perifrazonin pas shpine dhe ngrinin variante nga më të çuditshmit, në lidhje me marrëdhënien e saj. E ndiente tutelën shtypëse të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:23 pm

mjedisit, këtë injorim të hapur që i bëhej dhe, e bindur në ridimesionimin e vetvetes, pranonte nënështrimin në heshtje. Ishte ditë e vështirë për të. Përplasja me Tonin në rrugë shkaktoi dhimbje fizike, por nuk kishte të krahasuar me përplasjen në shoqëri, e cila shkaktoi dhimbje të thellë shpirtërore.
Denisa e shoqëroi gjer në shtëpi. Tregoi fill e për pe ngjarjen, që ndodhi në mëngjes dhe u largua, me urimet më të përzemërta nga familja e Adrianës. Kur hyri në shtëpi, përshendeti si zakonisht nënën, puthi vëllain e vogël dhe shkoi në dhomën e saj. Bëri një ekspoze të shkurtër të rrjedhjes së ngjarjeve dhe çuditej me shpërfytyrimin e karakterit të njeriut. Me Adrianën kishte kaluar gjithë fëmijërinë dhe adoleshencën. Të fshehtat e saj ishin edhe të shoqes. Ndanin emocione të njëjta, por në një çast, një ndjenjë egoizmi, një dashuri e rrëmbyer, një xhelozi e papërligjshme, përmbysi gjithçka dhe vuri në pikëpyetje shoqërinë e tyre. Reflektimi, si një rreze drite në hapësirë, erdhi me përvuajtjen e madhe të një shpirti të vogël, zbehej nga nuancat e ashpra të mjedisit grotesk dhe përmbyllej si një rreth vicioz, ku etika nuk mund të lejonte nëpërkëmbjen e vuajtjes njerëzore. Ajo e pranoi. Edhe Monda duhej të bënte të njëjtën gjë. E djeshmja e hidhur e shoqes, kishte nevojë për një të nesërme më të mirë. Duhej të shpejtonin, të ndikonin sa më shumë, në të kundërt, gjendja e Adrianës mund të perceptonte edhe më keq. Nuk e kuptonte as vetë, se pasazhet e fëmijërisë, të cilat nuk i njihnin këto probleme, sillnin të freskëta kujtime tepër mbresëlënëse. Ishte bërë nostalgjike në ato çaste, ndoshta natyra e ndjeshme e largonte shoqen nga pajtoni i kohës së vrazhdët dhe e çonte tutje, tek moria e dëshirave dhe ëndrrave për jetën. Zëri i nënës e zgjoi nga hamendiet e tepëruara dhe e shkëputi tërësisht nga ato mendime të trishta, që hera -herës i shkaktonin lot.
- Nuk do të hash drekë sot? - i tha e ëma gjithë shqetësim.
- Mbarova një punë të vogël, -e gënjeu Denisa, me tepër për ta qetësuar.
- Sikur nuk e kam parë Adrianën kohët e fundit. Mos je grindur me të?
- Jo, mami. Nuk kemi asnjë arsye.
- Më ka bërë përshtypje mungesa e saj.
- Në rastin më të parë do e ftoj në shtëpi. Në rregull?
- Ti e di! -i tha shkurt e ëma dhe e luti për të ngrënë ushqimin e përgatitur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:24 pm

Zilja e telefonit e ngriti nga tavolina. U përgjigj menjëherë.
-Alo!
-Monda jam.
-Pse more në telefon?
-Ka ardhur Landi. Ka dhe dy bileta për tek kinema ”Milenium”. Do të shfaqet një film i ri. Ti e kupton që ka ardhur për ty. Si thua?
- Nuk di çfarë të them.
- Mos e humb kohën kot. Po të presim.
- Mirë, -tha ajo dhe uli telefonin.
Sa mbaroi telefonatën, e ëma e pyeti gjithë kurreshtje:
- Kush ishte?
- Monda.
- Çfarë kërkonte?
- Ka probleme me matematikën. Kemi disa ushtrime të vështira për nesër dhe do të shkoj për ta ndihmuar. Nuk do të vonohem shumë! - e gënjeu ajo.
Shkoi në dhomën e saj dhe hapi dritaren. I dukej sikur nuk merrte dot frymë. Hyrja e ajrit të freskët nuk mundi t´ia lehtësonte nxehtësinë e madhe, që i kishte rrëmbyer fytyrën. Vështroi tavolinën e punës, përfytyroi një çast të vetëm babain, i cili kalonte shumë kohë në atë skrivani dhe ndjeu mungesën e tij. Ajo ishte rritur, një jetë tjetër e thërriste dhe atij i ishte mohuar e drejta për të ndjerë lumturinë e vajzës së tij. Ndihej tërësisht e shpërqendruar. U vesh, krehu flokët me kujdes, bëri një makiazh të lehtë dhe qëndroi për një çast para pasqyrës. Vështroi pjesën më të ekspozuar të trupit, i preku lehtë me gishtrinjtë e duarve, e sigurt në përsosmërinë dhe turbullimin që do shkaktonte tek Landi kjo dekolde, doli jashtë.
* * *
Kur u afrua tek shtëpia e shoqes, ndjeu emocione të forta. Pështjellimi i krijuar nga ai takim, që ndryshonte tërësisht nga të tjerët, e futi në një botë melankolike. I ra ziles së derës dhe priti gjithë ndrojtje hapjen e saj. Monda e përqafoi dhe e mbyti me komplimenta.
- Je bërë shumë e bukur sot! Kur të të shikojë Landi, do t´i ikë truri fare! - dhe u shkri së qeshuri.
- Kam shumë emocione.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:24 pm

- Të la mendja dhe ty? Landi është natyrë e thjështë, s´ke pse e vendos veten në siklet. Hyjmë brenda, se mbetëm në korridor.
Denisa e ndoqi pas për tek dhoma e pritjes, ndërsa Landi, kur e pa, u çua menjëherë në këmbë dhe e përshëndeti. Si u rehatuan, shkëmbyen disa fjalë mirësjelljeje, më pas dolën nga ndrojtja që karaktërizon në të tilla raste.
-Kinema “Milenium“ shfaq një film shumë të bukur. Arrita të gjeja dy bileta dhe mendova se do të pëlqente që ta shikoje.
- Nuk kam shumë kohë të lirë, Landi.
- Të premtoj, se do kthehemi shumë shpejt. Filmi nuk zgjat më shumë se një orë e 30 minuta.
- Një shëtitje e lehtë është, - ndërhyri Monda dhe kërkoi miratimin e shoqes.
- Mirë, – tha ajo.
- Koha fillon që në këtë çast, - bëri shaka ai dhe buzeqeshi lehtë.
Ata përshëndetën Mondën dhe dolën jashtë. Era e lehtë luante me flokët e gjatë të Denisës, të cilët i binin mbi sy dhe, herë pas here detyrohej, që, me një lëvizje të lehtë koke, t´i kalonte pas. Dukeshin të lumtur. Ende nuk ishte thyer akulli përfundimtar, por, përsëri, ndiheshin mirë.
- Të tërheqin filmat? - i tha më tepër për të hapur debat ai.
- Ndjek në përgjithësi telenovelat. Atje ka shumë intriga dhe drama.
- Andej e mori frymëzimin Adriana, -talli shoqen e saj ai.
- Nuk është mirë ta paragjykosh, aq më tepër, që ajo është për t´i qarë hallin.
- Pse, çfarë i ka ndodhur?!
- Kërkon të shkëputet, por ai kafsha ia ka bërë jetën ferr.
- I bën presion? Kjo gjë s´ka asnjë kuptim. Kur nuk ka dashuri, si mund të vazhdojnë më tej?
- E qëlloi në rrugë, i poshtri.
- Nuk më çudit kjo gjë. Janë tipa të vështirë, nuk dinë ç‘është ndjenja. Mjafton të marrin kënaqësinë e çastit dhe, për ta, kjo është e gjithë bota. S´të ka thënë gjë se si mund ta zgjidhë këtë lëmsh që e ngatërroi vetë?
- Me të nuk do të shoqërohet më. Ajo ia bëri të qartë, prandaj u soll aq ashpër.
- Mendon se do ta lërë të qetë?
- Nuk e di, por për një gjë jam e sigurt.
- Çfarë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:24 pm

- Adriana do të luftojë për jetën e saj dhe këtë të drejtë do ta mbrojë me çdo çmim. Unë e fala, sepse ajo ka nevojë për shoqërinë time. Këtë gjë duhet të bëjë edhe Monda.
Landi nuk foli për një çast. Ata ishin bashkë, duhej të qeshnin, të ndjenin më shumë njeri - tjetrin, sindroma e Adrianës duhej të mbetej në shoqërinë e saj, nuk kishte pse të bëhej pjese e jetës së tyre.
- Kemi edhe pesë minuta kohë për të hyrë në kinema. Shpejtojmë pak, ndryshe mbyllet dera dhe djegim biletat.
- Erdha gjer këtu dhe nuk më the se çfarë filmi shfaqet.
- Është një surprizë e bukur. Nuk i ke dëgjuar reklamat që i janë bërë?
- Jo!
- “Dramë Dashurie“, - tha shkurt ai.
- Film dramatik!
- Me ato pak gjëra që kam dëgjuar nga shokët, mësova se është mjaft interesant, prandaj, atë emocion që shkakton, dua ta ndaj me ty. Bërë mirë që iu përgjigje ftesës sime.
Shkuan tek mjedisi i rrethuar i kinemasë, megjithëse i spostuar disi nga “Sheshi Skenderbej“, arrinte ta përmbyllte atë dhe t‘i jepte frymëmarrje rrugës për në kryqëzimin tek “21-shi“. Treguan biletat te hyrja dhe hynë brenda. Salla e madhe, gati ishte mbushur me të rinj, gjë që tregonte interesimin e madh, që kishte ngjallur te kjo moshë. Gjetën vendet e tyre, u ulën dhe pritën fillimin e filmit. Fikja e dritave, paralajmëroi tek të gjithë përjetimin e kësaj drame. Poterja që mbizotëronte, pushoi si me komandë dhe një qetësi e thellë, veshur me ankthin që shoqëronte, pushtoi sallën. Shfaqja e filmit përcillej ndjeshëm tek Denisa, e cila, si pa kuptuar, mbërthyer nga ndonjë pasazh prekës, shtrëngonte dorën e Landit. Ajo ishte dhënë aq shumë pas tij, sa zemra e fërgëlluar rrihte me shpejtësi dhe fjalët e personazheve nuk dëgjoheshin, por godisnin pa reshtur gjithë qenien e saj. Ai i hidhte ndonjë vështrim të shpejtë dhe, thellë në shpirt, ndjente ngrohtësinë e dashurisë..
Kur mbaroi shfaqja e filmit, Landi e ftoi për të bërë një shëtitje në bulevardin kryesor. Ajo nuk kundërshtoi, por i kërkoi që orari i caktuar duhej ta gjente patjetër në shtëpi.
- Të pëlqeu? -i tha ai dhe priti përgjigjen e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:24 pm

- Ishte shumë impresionus. Nuk e kam mbledhur veten ende.
- Është vetëm një film, Denisa.
- E di, por më bëri të ndihem keq, të tronditem shumë.
- Ndoshta je e ndjeshme, më shumë se sa duhet.
- Endërrimtare, thuaj më mirë.
- Po për ëndrrat e mia ke menduar ndonjëherë? - dhe e vështroi në sy.
Denisa u skuq në fytyrë dhe nuk i ktheu përgjigje.
- Ne kemi disa kohë që njihemi. Mendoj se së bashku mund të ndërtojmë një jetë më të bukur. Tek ty shikoj dashurinë e vërtetë, shpresën dhe besimin tim për të ardhmen.
- Çfarë të tërheq tek unë? - e pyeti Denisa.
- Sinqeriteti yt.
- Vetëm kaq?
- Të duket pak?
- Jo! por..
- Për mua ti je një det i gjerë, ku dashuria ime do të jetë përjetë në lundrim të sigurt.
- Më mrekullon me komunikimin tënd, Landi.
- Nuk është çështje fjalësh, por është zëri i shpirtit që të kërkon, të ndjek, të ndjen dhe, mbi të gjitha, të dashuron.
- Është mbrëmje shumë e bukur, Landi.
- Si vetë dashuria jonë, - dhe i shtrëngoi më fort dorën.
Të përfshirë nga krahët e ëndrrës më të bardhë, përshkuan bulevardin kryesor dhe më pas u drejtuan për në shtëpinë e saj.
- Nuk e ndjeva rrugën fare! -i tha ajo, kur arritën para pallatit.
- Kur do të shihemi prapë?
- Në fundjavë jam e lirë. Do të takohemi patjetër.
- Atëherë, po largohem, - tha Landi dhe kërkoi buzët e saj, për t´i dhënë puthjen e zjarrtë, shijen e së cilës do ta ndjente gjatë.
Me hapa të lehtë fluturoi nëpër rrugicat e lagjes, përshëndeti yjet lart në qiell, si dëshmitarë të vetëm të dashurisë së tij dhe u drejtua i lumtur për në shtëpi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:25 pm

V
Si guxove dhe hyre në jetën time?! Ti je e çmendur! Meriton ndëshkimin më të rëndë dhe të premtoj se do ta marrësh atë menjëherë.

Ditët që pasuan u përfshinë nga rrjedha normale, shtëpi - shkollë dhe tek -tuk ndonjë vizitë të shkurtër te shoqet. Denisa jetonte me përjetimet e dashurisë së saj. Ai i shfaqej në ëndrrën më të parë, i dukej sikur e shoqëronte në çdo hap, sa shkonte në dhomë e mendonte poshtë në sheshin e pallatit dhe hapte dritaren herë pas here. Fundjavën e priti me padurim. Vetëm telefonata e shoqes e qetësoi disi. E ëma nuk e shqetësoi me pyetje atë ditë, pasi mungesa e vajzës ishte e përligjur. Ajo u vesh me shumë kujdes, bëri një tualet të hollë dhe, me hapa të shpenguar, rendi drejt shoqes. Nuk e kuptonte këtë ndjenjë fërgëllimi në shpirt. Ndihej tërësisht e lehtësuar dhe priste me padurim takimin me të. Kishte një dëshirë të çmendur për ta parë, për ta ndjerë, mundësisht ta përpinte të tërin. E kishte menduar dashurinë thjesht një dëshirë, një pasion, një të drejtë normale për të depërtuar në misterin e magjisë që fal kjo ndjenjë, por, kurrsesi nuk mund të kuptonte fuqinë dhe zjarrin, që shpërthente si vullkan dhe të zhyste në një botë të tërë emocionesh dhe marrëzish. Si gjithmonë, e shoqëruar nga Monda, ato shkuan tek vendi i caktuar. Kur hynë brenda, Landi u ngrit menjëherë dhe i drejtoi ato te tavolina e prenotuar. Bisedat e tyre, të çliruara nga drojtja dhe emocionet e rastit, shkaktonin humor dhe gjallëri rinore. Monda qëndroi në tavolinë me Dorianin, ndërsa ata dolën jashtë dhe nisën shëtitjen e tyre përgjatë bulevardit. Landi i kishte hedhur dorën në qafë dhe, ashtu, të lumtur, në botën e tyre, thurnin ëndrrat e së nesërmes. Mbrëmja erdhi ngadalë, la pas perëndimin e lodhur të diellit, ndërsa ai çuditej se si kalonte koha kaq shpejt. E shoqëroi Denisën gjer të pallati i saj. E afroi pranë vetes, e shtrëngoi fort dhe, ashtu, të përqafuar, ndenjën ashtu për pak kohë. Brenda krahëve të tij, ndihej e mbrojtur, e sigurt, ndërsa trupi i lëshuar ziente nga kënaqësia e puthjeve të tij. Ai u largua me hapa të shpejtë, e përshëndeti edhe njëherë te kthesa e pallatit në forme ”L”-je dhe humbi nga sytë e saj, që e ndiqnin dhe e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:25 pm

kërkonin kudo.Ngjiti shkallët e pallatit. Nuk kishte arritur ende në kat të dytë, kur, një dorë e fuqishme e mbërtheu dhe i zuri gojën.
- Po bërë zhurmë, të preva kokën! - e kërcënoi ai dhe i vendosi tehun e thikës në qafë.
Denisa ishte shokuar krejt. Në atë çast tmerri, fytyra i ishte mbuluar me djersë të ftohta dhe trupi i dridhej njëlloj si zog i plagosur.
-Poshtë kam makinën, - foli ai. -Nuk dua asnjë zhurmë të kotë, në të kundërt, fytyra jote e bukur do të shpërfytyrohet krejt.
Kur dolen tek sheshi, kontrolloi me shpejtësi mjedisin përreth, i ndihmuar edhe nga gjysmëerrësira, e shtyu atë te cepi ku kishte parkuar makinën. Hapi derën ngadalë, e futi atë brenda, doli me shpejtësi nga krahu tjetër, ndezi makinën dhe, vetëm kur doli në rrugën kryesore, mori frymë i lehtësuar.
- Shumë mirë, vogëlushe. Ti më kuptove drejt, në të kundërt, do të bëje pis gomat e makinës.
- Çfarë do nga unë? -i tha ajo dhe lotët i mbushnin faqet.
- Hesht! Kur të arrijmë tek vendi i duhur, do të ta shpjegoj edhe shkakun e vizitës sime. Nuk dua të dëgjoj më asnjë fjalë. Në rregull?
Makina u fut rrugicave të shumta të lagjes së tij, ndërsa ajo qendronte e dramatizuar në një cep të sediles së pasme. Përjetonte ankthin e tmerrshëm të rrëmbimit, kuptonte urrejtjen e pafre të këtij njeriu, si dhe dhunën e tmerrshme që mund të pësonte. Ai ndaloi makinën para një lokali të fshehur, veshur me xhama xajs, që nga prozhektorët përballë, dukeshin më të zes se nata. Zbriti nga makina, zuri Denisën për krahu, ngjiti shkallët duke e tërhequr fort pas vetes dhe hyri brenda. Vajza që ishte në banak, e përcolli me keqardhje këtë skenë, vështroi fytyrën meit të Denisës, që gati e tërhiqte zvarrë dhe nuk bëri zë. Ai hapi derën e vogël, që shikonte përballë banakut, e shtyti brenda dhe e kyçi.
-Mos më shiko ashtu ti! - iu drejtua vajzës tjetër. - Sillmë ndonjë pije të fortë.
Ajo nuk foli fare, mbushi një gotë uiski dhe ia çoi menjëherë. E ktheu gotën të tërë dhe e urdhëroi që ta mbushte përsëri. Ktheu dhe gotën tjetër dhe u çua në këmbë.
-Nuk dua të më shqetësosh për asnjë gjë. Kur të vijnë shokët, u thuaj të hyjnë në dhomën time menjëherë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:25 pm

Hyri brenda, ndezi dritën dhe kërkoi me sy Denisën, e cila ishte strukur në cepin e dhomës.
-Si ndihesh, vogëlushe? - u tall ai.
Me përjashtim të dihatjes së saj të shpejtuar, nuk mori përgjigje tjetër.
- Nuk e kishe menduar ndonjëherë këtë surprizë kaq të këndshme, që të bëra sot?
Përsëri nuk mori përgjigje prej saj.
- Nuk të fal dot. Ti ke të drejtë të dashurosh, ndërsa unë jo. I dashuri yt është njeri i kohës, ndërsa unë, sipas teje, kam për strehë rrugën, jam njeri me vese, jetoj me vjedhje dhe krime. Personaliteti im nëpërkëmb dinjitetin tënd dhe prish ekuilibrin e shoqërisë tënde mjaft të nderuar…
-Ti nuk ke të drejtë të sillesh kështu! -i tha Denisa me një zë gati të shuar.
- Më thua ti si të sillem, - ngriti tonin e fjalëve ai. -Je ti ajo, që më prishe qetësinë, me shkatërrove dashurinë dhe këtë nuk e fal kurrë. Unë e dashuroja Adrianën. Vetëm ajo më kishte mbetur. Të gjithë më kanë braktisur. Si guxove dhe hyre në jetën time?! Ti je e çmendur! Meriton ndëshkimin më të rëndë dhe të premtoj se do ta marrësh atë menjëherë.
- Nuk është faji im, se jeta jote është rrëmujë. -i tha Denisa.
- Ke nevojë për moral më të lartë. Afrohu më pranë, vogëlushe. Do të vendosim së bashku paqen e prishur.
Çdo hap i hedhur, e shtynte atë më tutje, gjersa erdhi një çast, që u mblodh e tëra tek këndi i dhomës. Lot të nxehtë iu derdhen faqeve, ndërsa tmerri i paparishikuar shpërfytyroi bukurinë magjepsëse të saj.
-Të lutëm! Mos bëj kështu, -ironizoi ai. - Në atë shtrat atje, provoi dashurinë e parë shoqja jote. Atje do ta kuptosh dashurinë e vërtetë edhe ti. Nuk ke pse të kundërshtosh. Ti je përgatitur për një ditë të tillë, kot nuk je veshur kaq bukur, - dhe e zuri fort tek bluza.
-Lëshomë, të them! - iu hakërrye ajo dhe u përpoq, më kot, që të mbrohej me duar.
Ai ia tërhoqi bluzën dhe ia grisi. Më pas u lëshua si një bishë e tërbuar mbi prenë e vet, ndërsa ajo në vaj të plotë qante humbjen e krenarisë më të shënjtë të vajzërisë. Rezistencës së kotë, ai i përgjigjej me një dhunë edhe më të tmerrshme, ku, përveç gjakut virgjëror, la pas shënja të tjera në fytyrë dhe në
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:26 pm

trup. I kënaqur nga ky akt prej përbindëshi, u vesh dhe qëndroi për njëfarë kohe ulur mbi shtratin e lëngatës më të thellë të vajzës, e cila ishte tërhequr përsëri në kënd të dhomës dhe dëneste gati me zë. Ajo vështronte rrobat e grisura, ndjente diegien e përbrendshme dhe, me një batanie të gjetur në dysheme, mundohej të mbulonte këmbët qumështore, që i dridheshin nga ankthi i kaluar. Trokitja e derës e gjallëroi së tepërmi Tonin, ndërsa ajo ndihej e harruar dhe e dërrmuar. Toni u ngrit në këmbë, hapi derën dhe u bëri shenjë dy shokëve të tij të hynin brenda.
-Ja ku e keni macen! - tha për Denisën. - Dëfrehuni me të sa të mundni dhe, kur të mbaroni punë, ejani brenda në lokal.
-Si urdhëron, shef! – thanë ata dhe u sulën mbi atë trup të masakruar, ndërsa lotët e shteruar, përzier me dhimbje e neveri, rrënqethin tërë qenien e Denisës, e cila, në atë gjëndje tejet të mjerushme, mezi arrinte të reagonte.
Toni ishte ulur në tavolinë dhe po pinte një gotë tjetër, kur ata hynë brenda të alarmuar:
- Çfarë kini, mor idiotë të lindur?!
-Ajo mezi po merr frymë, duket si e vdekur! – thanë njëzëri dhe e vështruan drejt në sy.
- Shkoni merreni shpejt! Unë po ndez makinën. Mos më shikoni ashtu, por nxitoni! -dhe doli me vrap jashtë.
E futën brënda në makinë dhe u nisën nëpër mesnatën e tmerrshme, me trupin gjysmë të vdekur të një vajze, për të fshehur krimin çnjerëzor.


***

Zilja e gjatë e telefonit, e alarmoi së tepërmi familjen e Mondës. E ëma ngriti receptorin dhe u përgjigj menjëherë:
- Alo!
- Jam nëna e Denisës.
- Po! Të dëgjoj mirë!
- Vajza ime nuk është kthyer në shtëpi.
- Si ka mundësi? -foli e alarmuar ajo, ndërsa Monda u afrua me shpejtësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:26 pm

- Çfarë ka ndodhur, mami? -shprehu shqetësimin vajza.
- Di gjë se ku është Denisa?
“Të këtë bërë ndonjë budallallëk Landi?!“ - mendoi me vete dhe, me pamje të shqetësuar, kapi telefonin.
-Jam Monda. Ne u ndamë si gjithmonë, tek sheshi para pallatit. Mos është tek Adriana? -tha ajo me zë të tronditur. -Po e marr në telefon menjëherë. Do të të kthej përgjigje shpejt. -dhe uli receptorin, për të formuluar në panik të plotë numrin e Landit.
- Jam Monda.
- Të dëgjoj shumë mirë. Pse më more në këtë orë? Keni ndonjë problem?
- Denisa nuk është kthyer në shtëpi.
- Unë e shoqërova gjer tek hyrja e pallatit. Duhet të këtë ndodhur ndonjë gjë e keqe. Nuk ka mundësi!
- Mori nëna e saj në telefon. E kupton se në çfarë dileme më ke vendosur?
- Të betohem që e shoqërova gjer tek hyrja. Me telefono, për çdo gjë që do dëgjosh, -tha ai dhe uli receptorin ngadalë.
Monda i telefonoi edhe Adrianës. Fjalët e përgjysmuara dhe, më pas, heshtja pikëlluese, flisnin qartë për një ngjarje shumë të rëndë.
- As atje nuk është? - e pyeti gjithë shqetësim e ëma.
- Duhet të shkoj tek shtëpia e Denisës, -i tha e përlotur Monda. -Asaj mund t´i këtë ndodhur ndonjë gjë e keqe.
-Do të vij edhe unë me ty. Nëna e saj, duhet të jetë shumë e shqetësuar.
-Rri e qetë, mami! Më mirë të shkoj vetëm.
Ajo arriti tek shtëpia me gjysmë fryme. Takoi nënën e shoqes, Eglën, e cila e kishte lëshuar veten krejt. Më pas, takoi dhe tezen e saj, e cila qëndronte pranë motrës dhe përpiqej ta qetësonte. Monda ende nuk kishte zënë vend, kur tezja e pyeti:
-E more në telefon shoqen tjetër?
- Nuk ndodhej as atje! -i tha me gjysmë zëri ajo.
- Ju sot dolët xhiro bashkë, -vazhdoi tezja interesimin e saj.
- Ne dolem bashkë si çdo fundjave. Rreth orës 2000 u ndamë tek sheshi përballë pallatit, - gënjeu Monda
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:27 pm

- Ju jeni shoqe. Besoj se të fshehtat, ia tregoni njëra - tjetrës. Mos ka ndonjë të dashur dhe ka shkuar me të?
- Nuk ka mundësi! -u hodh e ëma. - Denisa nuk mban sekrete me mua.
- Nuk flas për çështje parimesh këtu, Egla, por interesohem për shendetin e Denisës.
-Jo, - gënjeu serish Monda. - Po policinë, e keni njoftuar? - pyeti më pas ajo.
- E kemi njoftuar! - tha tezja, e cila kishte shumë tipare të përbashkëta me Denisën dhe fshiu lotët me shami.
Monda përpiqej t´i qetësonte, por gjendja në atë familje ishte shumë dramatike, përjashto djalin e vogël, i cili nuk arrinte të kuptonte se ç’kishte ndodhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:28 pm

***

Edhe Adriana, pas telefonatës, nuk mundi ta fshehë shqetësimin e madh, për më tepër, ajo dyshoi menjëherë tek i dashuri i saj, Toni, i cili njihej për veprime të tilla dhe kjo gjë e bëri të ndihej bashkëfajtore. Hodhi xhaketën xhins krahëve dhe u mat të dilte.
- Ku shkon? –i tha e ëma me zë të ulët në korridor.
-Duhet të shkoj urgjent tek shtëpia e Denisës! Ajo nuk është kthyer sonte në shtëpi.
-Kush të tha?!
- Më telefonoi Monda. Duhet t´i këtë ndodhur ndonjë gjë! Po shkoj të pyes njëherë atje. Kthehem shpejt, mami.
E ëma nuk foli asnjë fjalë. Psherëtiu fort dhe ndoqi me sy vajzën, që largohej nëpër shkallët e korridorit të ngushtë. Sheshin para pallatit e përshkoi gati me vrap. Vetëm kur arriti para hyrjes së shtëpisë së shoqes, mori frymë thellë. Qendroi për një çast në vend, më pas ndërroi mendje dhe ndryshoi drejtim. Atje do ta cilësonin si shkaktaren kryesore të fatkeqësisë së tyre. I vetmi nder që mund t´u bënte, ishte të shpejtonte tek stofulla e atij përbindëshi dhe të ndihmonte Denisën, nëse do ta gjente atje. Doli në rrugën kryesore. Përveç pastruesve, të cilat komunikonin me një gjuhë të pakuptueshme dhe të ndonjë makine që dukej sikur kalonte rastësisht, nuk mund të shikoje gjë tjetër. Kur kaloi pranë një grupi të tillë, njëra prej tyre nuk mundi të qendronte mospërfillëse:
- Hë, moj gaxhie, ke ngelur keq sonte?
Nuk ktheu as kokën nga zëri i ardhur, por u mbështoll më fort me xhaketën e hollë dhe vazhdoi rrugën më tej. Ndjeu frikë në atë çast. Rrugicat e lagjes, bashkë me errësirën, i shtuan edhe më tepër ankthin e përballjes së detyruar. Ecte vetëm. Çdo hap të hedhur e bënte me kujdes. Edhe zhurma më e lehtë që shkaktohej në atë mjedis të heshtur, i shtonte mornicat. Nuk kishte ecur kurrë në këtë orë, aq më tepër në rrugica të tilla, që shkaktonin frikë edhe ditën. Mendimi për detyrimin moral që kishte, i dha kurajo për të vazhduar më tej. Shfaqja e lokalit me shkallët në formë spirale, i lehtësoi frymëmarrjen për çastin, por i shtrëngoi zemrën, kur mendoi përplasjen me të. Mjedisi përballë ishte zhytur në një qetësi të frikshme. Sheshi ishte boshatisur. Vetëm godina me hijen e saj të gjatë, që përftohej nga rënia e dritës së zbehtë, dukej se thyente këtë akuartitet. Ngjiti shkallët ngadalë, ndërsa zemra shtonte rrahjet. Balli i larë mbushej nga djersë të ftohta. I ra derës me të dy duart. Në pamje të parë, dukej sikur ishte varur pas dorezës dhe mundohej ta hapte me forcë. Nga krahu i djathtë i godinës, faqja kryesore ishte prej xhami, pikërisht atje ishte mbërthyer edhe vëshrimi i saj. Kur u ndez drita, ajo vari duart poshtë dhe u ul në gjunjë.
Dera u hap dhe para saj u shfaq vajza e banakut, me një robdishan të bardhë, me jakë plotësisht të hapur, aq sa gjinjtë e saj të bardhë dukeshin sikur do të kërcenin jashtë.
- Po ti këtu? -shprehu habinë e saj ajo. - Çfarë do në këtë orë?
- Unë erdha për atë, -tha Adriana me zë gati të shuar.
- Ai nuk është këtu.
- Nuk të pyeta për Tonin, -i tha ajo.
- Futu brenda. Je shpërfytyruar e tëra! - dhe e kapi për krahu.
-Erdha për atë vajzën. Ajo është shoqja ime.
- Po të bëj një çaj të ngrohtë. Mblidh njëherë veten, më pas bisedojmë. Më thirr Marta.
- Ti duhet ta dish. Ti e ke parë atë. Unë gabova rëndë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 EmptyMon Sep 13, 2010 3:28 pm

Ajo i solli çajin Adrianës dhe u ul pranë saj. E vështroi me vëmendje, pa fytyrën që i nxinte nga dhimbja e përbrendshme dhe ndjeu keqardhje.
- Si erdhe deri këtu?
- As vetë nuk e di, por duhet të vija patjetër.
- Kurajo të fortë ke treguar.
- Duhet të më tregosh për shoqen time. E kupton? Është shumë e rëndësishme. Familja e saj është dramatizuar komplet. Vetëm ti mund të më ndihmosh.
-Ajo vajza, për të cilën flet, çfarë tiparesh kishte?
-Ishte bionde, me sy bojëqielli, trup mesatar dhe flokë të gjatë.
- Toni e përdhunoi së bashku me dy shokët e tij.
- Më thuaj që nuk është e vërtetë?! - dhe filloi të qante me zë.
- Mos bëj kështu! Asgjë nuk mund të ndryshojë tani.
- Ku është?
- E hipën në makinë dhe nuk e di ku e çuan.
- Ti nuk do që të tregosh!
- Nuk kam asnjë arsye, që ta mbaj të fshehtë.
Për gjendjen e rëndë të Denisës, nuk i tha asgjë. Me atë pamje të mjerueshme që kishte, mund të pësonte ndonjë depresion. Për pak kohë, u soll rreth tavolinave të atij mjedisi të vogël.
- Dera e dhomës, hapur është? -e pyeti ajo.
- Më mirë mos shko atje! - i tha Marta.
-Jo, jo! Dua të shikoj krimin që e ndërtova vetë. Jam fajtore. I fola keq për shoqen time dhe ai… ai rrezik ta ketë vrarë.
Shtyu derën përballë, ndezi dritën dhe vështrimi i ngriu mbi shtratin e shkatërruar. Kapi çarçafin me dorë, pa njollat e gjakut, e tërhoqi zvarrë nëpër dysheme dhe e çoi tek Marta.
- Shiko shënjat e gishtrinjve të saj! E kupton se sa shumë ka vuajtur? E shkreta shoqe! - dhe shtrëngoi atë copë beze me të gjithë fuqinë, thua se mllefi i mbledhur do të kalonte me atë inat të papërmbajtur.
- Më fal, por nuk të pyeta për emrin? -i tha Marta.
-Tani ndihem si njeri i huaj, njeri që nuk ka asnjë vlerë. Kot më pyet. Më mirë mos ta dish kurrë. Do të ndihesh e turpëruar! - tha ajo në gjendje deliri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» GJIROKASTRA LETERSI PEGASI PROFIL AGRON SHELE 09.10.2010
» Botime ne Indi nga Agron Shele
» "PEGASIADA" nga Kristaq F. Shabani, Agron Shele
» LNPSHA PEGASI ALBANIA, PEGASI KOSOVA , BIALL MALIQI
» Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: