Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:01 pm

Mrekullia poetike Eseniane (Esse)


Të referosh rreth mrekullisë poetike të Sergei Eseninit, është njëlloj sikur të hapësh faqet e një libri të pambarimtë, ku kuptimi i analizës së vërtetë të botës tij, as fillon dhe as mbaron kurrë. Le ta quaj guxim këtë mendim të vogël që dua të shpreh, për konceptin dhe frymën që ky autor i madh futi në poezinë e re dhe moderne, për ndërthurjen që i bëri poezisë ruse me atë të motiveve orientale, ku, padyshim, natyra dhe vrulli rinor do të sillnin perlat më të bukura,të cilat do të lexoheshin me një frymë në mbarë botën. I paragjykuar për mënyrën e jetesës, për mbrëmjet e kaluara nëpër pijetore, për çapkënllëqet dhe natyrën prej sharlatani, do të endej rrugëve të botës, por me misionin e madh, atë të shpirtit dhe ndërgjegjies së lirë, mision që e ringriti dhe e ktheu në model të forcës shprehëse, të një bote, ku mundësia për të arritur dhe për të ndryshuar qëndron vetëm tek vullneti dhe besimi që duhet të karakterizojë çdo individ. Në këtë kontekst, bota e gjerë si vetë stepat ruse, do të përfshijë mendimin më substraktiv ,nga modeli i pemës jetë, mështenkës bardhë, gjer tek muza e mbrëmjeve të veriut, shpreh dashurinë dhe mallin pa kufi për nënën dhe me penën magji i këndon dashurisë njerëzore; qan për atdheun në mërgim dhe krenohet për madhështinë e vendit të tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:02 pm

Kur lexon pozinë eseniane të duket sikur këndon, pasi embëlsia e fjalëve muzikaliteti i tyre, përzgjedhja dhe forca artistike, të çojnë në një tjetër botë, përtej reales. Gjithçka e shprehur prej tij, në minaturë të jep përshtypjen sikur ka qenë pjesë e mendimt dhe botëkuptimit të tij, por thellë - thellë, nëpërmjet rivijëzimit të ideve, nënkuptohet lehtë, se autori i madh, ka kërkuar të shfaqë hapur anën esenciale dhe për këtë motiv ai u shkri një me huliganët, me pijanecët, me njerëzit e të gjitha kategorive, nga ku do të perifrazonte mentalitetin dhe ndërgjegjien e kohës në të cilën jetonte.

“Ç´të pyesin e kush në këtë botë,

nuk ndihet shtegëtar,që ikën e vjen“
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:02 pm

Që në fillim të faqes poetike të tij do të ndeshemi me konceptin për jetën, me mundësinë që i jepet njeriut për të jetuar, me plagën dhe dhimbjen për atë ç´shkon dhe për atë çfarë ka humbur. Filozofia e këtyre vargjeve, të shkruara në emigrim, shpreh në një farë mase pesimizmin, lodhjen dhe braktisjen që e ndjen çdo çast, për të vazhduar më pas, në po këtë poezi me nostalgjinë e kohëve të shkuara, plot dritë e jetë , atje në viset e tij, pranë njerëzve të thjeshtë dhe të dashur, në atë botë që e bënte vërtet të ndihej krenar.

Mendja depërton tek era e dëborës, te lugina plot lule, te shkrepëtima e yjeve të veriut, te kënga e laureshës, te hingëllima e kalit, e cila e ndjek që nga fëmijëria dhe e mban të lidhur fort me vendlindjen.

Letër nënë është tjetër simbiozë drithëruse, tjetër mall dhe dashuri, për atë që lind jetën.

Gjallë je, nënoke?Edhe unë gjallë jam.

Shëndet më paç,shëndet!

Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume,

Izbën tënde që me mall më pret“
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:02 pm

Shqetësim i përhershëm, mall i patreguar, ndjenja të papërsëritshme, përvijim i çdo mendimi, respekt dhe përulje para figurës së saj. Shalli i vjetër dhe ecja e vetmuar në rrugë me të vetmin merak që kanë nënat në botë nuk është shkruar me bojë, por me lot, pasi aty përmblidhet foshnjëria e veprimit të fëmijës, ndjenja e fajit për çapkënllëqet dhe për gjëra të tjera të pakëndshme që mund të kenë shkuar në veshin e saj, por ajo ç´ka është më e rëndësishme, është se këtu kemi një monolog të tillë, që përjetëson këtë ndjenjë ekzistenciale dhe e ngre në kult. Jo pa qëllim çdo ambient vishet me dritë dhe jetë, duke filluar nga figura qendrore e nënës, shtëpia, kopshti i bardhë dhe gjithçka që rrethon, nisi jetë aty dhe po këtu kërkon dhe prehjen e fundit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:03 pm

Atdheu, merr tjetër kuptim në mentalitetin dhe ndërgjegjien e tij, ai është pa fund dhe pa anë, krijon hapësira për të gjithë dhe të gjithë duhet të punojnë për lulëzimin dhe begatimin e tij. Ai e do atdheun njësoj, edhe kur ndihet i braktisur prej tij, edhe kur kaloi ditët më të bukura, edhe kur ka humbur mes kohëve më të vështira, edhe kur falte gëzim dhe shkëlqim. Shprehje të tilla: ”A jam në atdhe a tjetër kund; por sot s´u dashka arti im as unë”, marrin përgjigje në një kuptim figurative: ”Paçka se kënga ime nuk duhet sot,Unë këndova atëherë, kur t´i ishe sëmurë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:03 pm

Shpirti dhe misioni i një poeti, nuk mund të bëjë llogari të tilla, të cilat do gjykojnë mbi raportin individ-shtet, por me përgjegjësinë qytetare dhe me moralin oponent në lidhje me veset dhe të këqijat e shoqërisë, në kohezion të plotë,dhe i vetëm po të jetë nevoja, lufton që mirësia dhe drejtësia hyjnore të triumfojnë.

Poezia e Eseninit do të shfaqet në të tjera përmasa dhe do të marrë fizionominë e saj të plotë, kur në thelb dhe në përmbajtje, ajo do të trajtojë motivin e dashurisë. Si çdo poet, veshur me patetizmin shpirtëror, këtë zjarrmi të pafund që shkon gjer në harbim, do të rrezatojë tablon e gjallë të ndjenjës më të hollë, dedikuar delirit të bukurisë dhe delikatesës femërore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:03 pm

“Shagane, shpirti im, Shagane!”

Në këtë poezi me motive persiane, fjalët janë radhitur si notat muzikore, leximi i tyre ngjason me nje simfoni ”Bethoviane”, ku sinkroni i përgjithshëm nuk tingëllon në vesh, por drithëron zemrën, trondit tërë qenien, përçon emocione të papërsëritshme, duke mistizuar ndjenjat njerëzore. Fuqia dhe bota shprehëse e autorit paraqet tablon e ngjyrave të jetës, lidh natyrën e bukur plot lule me ëmbëlsinë e dashurisë së vërtetë, detajon bukurinë e trupit dhe të shpirtit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:04 pm

“Puthëm e dashur. puthëm

Gjer në dhimbje gjer në varr”.

Këtu ndjenjat e autorit sigmatizojnë botën e një dashurie të zjarrtë, të një dashurie që shkon përtej lumturisë, e një dashurie që kapërcen çdo limit, e një dashurie që nuk shkruhet me fjalë, por në trajtë llave djeg dhe përvëlon çdo shpirt.

Të gjendur përballë një stili të tillë, një mënyre të veçantë, një lirike, sa dinamike aq dhe të pasur, një rrjedhshmërie që të bën padyshim pjesë të saj, kupton përsojen dhe madhështinë e poezisë, këtij substrakti shpirtëror, që shumë njerëz mendojnë se mjafton të rimosh dhe çdo gjë funksionon dhe harrojnë atë çka është më e rëndësishme, shkrirjen e shpirtit dhe pasionit një me botën profetike që kërkon të shpalosësh.Gjenialiteti i këtij poeti, arrin të përthyejë konceptet e kohës, ta bëjë poezinë më kumbuse, më jetësore, duke e kthyer në një mesazh përjetus tek të gjithë njerëzit, anë e mbanë globit.Autori shpreh qartë dobësisë njerëzore, ai edhe për një zë zogu që nuk e dëgjon më shqetësohet, shkruan me zemër në dorë, me gjakun e ndjenjave të tij nënshkruan jetën njerëzore, harrohet pas natyrës së llojit të tij dhe humbet në pyllin pa fund të botës së madhe.

Sergei Esenini pa dyshim që do të mbetet në plejadën e atyre autorëve, që fjalën e kthyen në art dhe artin e ngritën në piedestal, për t´u treguar gjithë njerëzve se, universi poetik rrezaton shkrepëtimat më mbresëlënëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:05 pm

Vështrim rreth Vëllimit poetik “Vjersha” të autorit Lame Kodra (Pseudonimi i Sejfulla Malëshovës)



Për mbarë lexuesin shqiptar dhe në mënyrë të veçantë për dashamirësit e shumtë të poezisë së Lame Kodrës (pseudonimi i Sejfulla Malëshovës), sot qarkullon me sukses vëllimi poetik “Vjersha”, Faksimile e botimit të dytë me të njëjtin emër (1946), falë interesimit të drejtëpërdrejtë të botuesit Mehmet Gëzhilli dhe ndihmës së çmuar të bashkëpunëtorëve Medi Koxhai dhe Melsed Doracaj.

Ky vëllim poetik i shoqëruar dhe me dy vëllime të tjera (përkthime +publicistikë) nga shtëpia botuese “Argeta LMG”, përbën evenimentin më të madh letrar për botën e sotme të letrave shqip, si dhe hedh dritë për njohjen e këtij personaliteti dhe poligloti, i cili u end mes dy jetëve:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:05 pm


  • Njëra pjesë e jetës është e mbushur me shkëlqim dhe dritë, ku mirënjohja dhe vlerësimi i personalitetve të tillë si Faik Konica dhe Theofan Stilian Noli do të rimedisiononin konceptin modern për një Shqipëri të nesërme, një Shqipëri Evropiane dhe një Shqipëri të ndrituar dhe bekuar nga e drejta, prosperiteti demokratik dhe pro perëndimor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:06 pm


  • Ana tjetër e medaljes do tregonte heshtjen dhe reminishencat e totalitarizimit të diktaturës komuniste, ku figura e këtij personaliteti do të denigrohej me qëllim të caktuar politik, përkthimet e tij do botoheshin pa emër (megjithëse lexuesi mbarë shqiptar e kuptonte dhe e njihte shumë mirë penën dhe stilin e tij brilant), do të jetonte dhe punonte në kushte nga më të tmerrshmet, për të vdekur më pas në mjerim të plotë (i përcjellë për në banesën e fundit nga e motra Zenepe Çafka dhe dy varrmihës).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:06 pm

Botimi i tre vëllimeve rreth jetës dhe veprës së tij konfirmon plotësisht gjenialitetin dhe popullaritetin e padiskutueshëm të figurës së tij madhore, gjithashtu riformaton vizionin dhe vitalitetin në koshiencë të plotë.

Refleksioni dhe përshtypja e çdo lexuesi të çon tek vëllimi i parë poetik “Vjersha”.

Të perifrazosh e të komentosh vjershat e Lame Kodrës është njëlloj si të duash të belbëzosh e të thuash keq ato që janë thënë me akcent bilbili (citon Dr. Ymer Dëshnica).

“Jo pa qëllim shprehet dr. Dëshnica në këtë mënyrë, pasi vjershat e Lame Kodrës dëgjohen, ndjehen, këndohen, këto xhevahire të rralla reflektojnë shkëlqim dhe tejçueshmëri dhe shprehin qartë dinamizmin e ideuesit dhe projektuesit të këtij stili, sa kuptimplotë aq dhe domethënës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:07 pm

Koha dhe rrethanat e kthyen këtë figurë në poet rrebel, herë-herë ngrihet mbi heshtjen dhe tallazet që përfshijnë atdheun dhe fshikullon retë e zeza që duan të pushtojnë kristalin e shpirtit të një kombi të tërë, herë-herë ulet këmbëkryq për të ndarë esnafërinë dhe mençurinë e shqiptarit. Sigurisht që, në mbarë poezinë e tij pasqyrohet mendimi dhe pikëpamja, që kishte për zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare, mendim, i cili konsistonte në luftën pa kompromis ndaj pragmatizmit dhe ndërgjegjeve të sëmura, të cilët duke shfrytëzuar mentalitetin e bajraktarizmit, që jo rrallë shoqëronte shoqërinë tonë, po gangrenizonin dhe rrënonin çdo ditë tokën e shenjtë, tokën arbërore. Duke u mbështetur mbi këtë realitet, poeti, përkthyesi dhe publicisti Lame Kodra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:07 pm

ngrihet mbi sakrificën dhe sublimon pa reshtur. Shqetësimi i poetit shkel nëpër netët e errëta që mbartin trupin e sakatuar të atdheut të dashur, prandaj me shpresën dhe besimin e patundur kërkon realizimin e ëndrrës së ligjshme të një Shqipërie etnike, të lirë dhe demokratike. Këndvështrimi orgjinal dhe njohja e mirë e botës së trazuar të shqiptarit i jep të gjitha atributet për të modeluar dhe projektuar modelimin e tij të ri poetik, një modelim i thjeshtë dhe i asimilueshëm prej të gjithëve, një modelim që do ndikonte dukshëm në transformim të plotë të ndërgjegjies kombëtare. Botëkuptimi i gjerë, krijimi hapësirave dhe prespektivave të reja, patjetër do të mund të jepnin efektin e duhur pozitiv, efekt që percepetohet dhe përjetohet thellë nga mbarë lexuesit edhe sot. Jeta dhe vepra e tij poetike janë si një det i thellë dhe i paanë, ajo s´mund të matet, por vetëm të vlerësohet dhe respektohet. Vjershat e poetit i përshkruan ideja thelbësore bashkim, vëllazërim dhe drejtësi për të gjithë, ndershmëri, besnikëri dhe përkushtim ndaj atdheut, punë gëzim dhe dashuri njerëzore. Fjalët e tij janë profetike, godasin hermetizmin e kryneçësisë së kohës dhe ngjallin shpresë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:08 pm

Larmia strofike dhe ajo monokolonë, lloji rimave, ndërtimi vargjeve, kadenca, ritmi dhe muzikaliteti e bëjnë poezinë e Lame Kodrës sa interesante aq dhe të veçantë. Rezonanca e gjerë që përshkruan vjershat e ngre autorin në nivelin më të lartë, e cilëson për nga stili dhe largpamësia. Poeti diku shfaqet i dhembshuruar, diku tjetër i rrebeluar, me këtë lloj tedence ai sigmatizon dhe mrekullon, shpreh revoltë dhe triumfon. Si poezi sugjestionuese, kjo lloj poezie do të mësohej dhe këndohej fshehurazi, duke vrarë heshtjen mizore dhe torturuese të imponuar nga diktati dhe duke çjerrur pareshtur fytyrën e vërtetë të totalitarizimit në art, kulturë dhe në çdo fushë tjetër të jetës. Kjo poezi sa herë që lexohet aq më shumë lartësohet, kapërcen kufijtë e kohorë dhe kumbon madhështinë e poetit Lame Kodra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:08 pm

Lame Kodra meditoi me mendje gjeniale, shkroi me dorë poeti dhe jetoi për të shkuarën dhe të sotmen tonë.





Jo më kot poeti:

Qëndroi mes shkrepit të heshtur

Dhe heshtjen goditi mes të përjetshmes së tretur

, Kudo shikonte perëndimin e plakur

Dhe kudo i shfaqej agimi ringjallur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar EmptySat Nov 08, 2008 11:12 pm

E pamë të nevojshme të hapim këtë temë të re, ku studiuesit kritikët, pasionantët e letërsisë të kualifikuar, të mirëfilltë, por edhe ata që duan ose kanë dëshirë të meren me kritikë të shfaqin mendime. Poeti, shkrimtari Agron Shele është shfaqur me natyralitet dhe talent në romanistikë. Është Zev/President i Lidhjes së Krijuesve "PEGASI" ALBANIA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar   Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi Trinomi i cicërimës
» Mendime kritike
» Botime ne Indi nga Agron Shele
» "PEGASIADA" nga Kristaq F. Shabani, Agron Shele
»  "Gazetarizmi fanatik" nga Kristaq F. Shabani, Agron Shele

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: