Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:10 pm


AGRON SHELE










PËRTEJ PERDES GRI




ROMAN






Shtëpia Botuese“Marin Barleti“, 2006

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:11 pm

Agron Shele
“Përtej perdes gri“
roman


Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani
Korrektor letrar: Dhimitër Miti
Art grafik: Ligor Shyti






Copyright Agron Shele, 2006

Libri botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi“ Gjirokastër, Albania
Shtypur në shtypshkronjwn e shtëpinë botuese “Marin Barleti“, 2006



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:11 pm


PROLOG

Kishte ditë që re të dendura ngjyrë plumbi rrethonin malin e Dajtit. Vjeshtë. Shirat ishtin në prag të fillimit të stinës së tyre. Nuk e di pse qendroja në atë lokal të vogël dhe të veçuar pranë Lanës, ku, përveç mjedisit të vakët, nuk mund të shihje gjë tjetër. Pikat e para morën frymë të lehtësuara, kur këmbët e tyre të stërzgjatura prekën trotuarin, i cili shfaqej në vagëllim të plotë, nga sfondi i gjerë i xhamit të zi, grisur nga vijëzimet e çrregullta të morisë së bulëzave të ujit, që shpërndaheshin me shpejtësi. Poshtë këmbëve të plepit, që harlisej drejt qiellit, u krijua një qilim karakteristik me ngjyrë të murrëtyer, përftuar nga përzierja e gjetheve të zverdhura dhe ujit të pistë. Muzgu i ardhur më herët, shtoi fluksin e dritave shumëngjyrëshe të makinave në rrugën kryesore të “Unazës“ së kryeqytetit. Vështroja përtej xhamit xajs, me kafen e zakonshme “ekspres“ përpara, pa asnjë pikësynim, zhytur në një botë të brendshme, si vetë mjedisi që rrethonte dhe nuk e vura re një vajzë, që qendronte përballë tavolinës sime. Nuk po kuptoja asgjë në atë çast, për më tepër, u përfshiva nga një ndjenjë hutimi e pazakontë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:11 pm

- Mund të qendroj pak me ty? -tha ajo dhe vështroi me një shikim tejet të përvuajtur.
Nuk fola asnjë fjalë. Ende nuk po u besoja syve, kur kamerieri, një djalë me sy të vegjël, por mjaft të gjallë, e zuri për krahu dhe i foli:
- Të lutem Adrianë! Mos i shqetëso klientët. Mund të ulesh te tavolina jote, në krah të banakut.
Ajo ndoqi ritmin e hapave të tij, ndërsa koka e kthyer pas dukej sikur kërkonte ndihmë.
-Pse e trajton ashtu? - i thashë kamerierit.
- Adriana është e sëmurë. Kështu sillet me të gjithë. Ulet në tavolinën e tyre dhe tregon gjithfarë marrëzish.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:11 pm

- Lëre të qetë, - munda t´i thoja dhe, një ndjenjë keqardhjeje më përfshiu për atë bukuri të rrallë që më shfaqej para syve.
-Si të dëshironi, por, mos u ankoni më pas! –tha ai dhe shkoi te banaku.
Ajo nuk e bëri të gjatë. Hodhi dhe një vështrim gjithë ankth, pastaj u ul në karrigen përballë. Hijet e dyshimit ende nuk ishin zhdukur. Moria e pyetjeve se, përse qendroja akoma atje dhe, aq me keq, me një njeri të tillë, më shpërqendruan të tërin.
- Ju duhet të jeni njeri i mirë. Të tjerët më urrejnë dhe më përzënë gjithmonë.
- Nuk duhet të mendosh keq për veten! - i thashë, më tepër për ta qetësuar.
- Ti nuk më njeh, por unë meritoj ndëshkimin më të madh të kësaj botë! - dhe një pikë loti i rrëshqiti në faqe.
- Pi diçka të ngrohtë, se të bën mirë! -tregova përkujdesjen dhe bëra shenjë nga banaku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:12 pm

Kamerieri solli një çaj, ndërsa ajo, me duart që i dridheshin, shtrëngonte filxhanin. Një krijese kaq e brishtë, kaq e ëmbël, nuk e meritonte këtë fat, që e kish flakur përtej jetës dhe e tërhiqte zvarrë nëpër rrugët pa fund. Linjat e rregullta të trupit, fytyra e bardhë dhe e rrumbullakët, flokët kaçurrele që derdheshin supeve, tregonin ende pamjen rrezelluese të së shkuarës.
Qendronte e heshtur, e nënshtruar, njëlloj si ajo statuja në ndërtim e sipër, që pret se ç´formë do të marrë. Hidhte ndonjë vështrim skeptik dhe kruspullosej përbrenda ankthit të pafund. Buzët e saj drithëronin, donin të shprehnin diçka të pa rrëfyer, ndoshta të vrisnin mllefin e mbledhur prej s´di se sa kohësh. Çapitej nëpër jetën gërmadhë, rrënuar nga e shkuara fatale, vuante mëkatin e bërë dhe përfliste kudo vetveten e humbur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:13 pm

bërë dhe përfliste kudo vetveten e humbur.
- Ajo ishte shoqja ime më e mirë. Zoti më ndëshkoi për këtë, -dhe kaloi duart mbi flokët e lagur.
I zgjata shaminë për t´u fshirë dhe me një ton tepër miqësor, u perpoqa ta qetësoja disi, megjithëse, pas çdo fraze të folur, të këputur, herë - herë dhe të pakuptimtë, të shprehur në mënyrën më dramatike, kuptoja se si jeta braktiste, por kurrsesi të mohonte.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:14 pm


I
Të dërgon urimet më të përzemërta. Dhuratën e ka zgjedhur ajo vetë…

I shtrëngoi dorën dhe, me gjithë kundërshtimet e saj, i premtoi se do të kthehej përsëri.

Ora e fundit e mësimit është e lodhshme, si për nxënësit dhe për mësuesit, për më tepër matematika shtonte ankthin. Mësuesja hyri nxitimthi në klasë, përplasi derën, la regjistrin dhe nisi të bënte ato ecejaket e kota, nëpër korridoret e ngushta midis tavolinave. U mor vesh prej të gjithë nxënësve se e kishin “ndritur“ në provimin e orës kaluar. Ndryshe, nuk mund të shpjegohej gjithë ai nervozizëm i tepëruar. Zhurma, që mbizotëronte para pak çastesh, u tret menjëherë dhe një heshtje dëshpëruese pushtoi mjedisin. Për t´i dhënë më shumë rëndësi vetes, hapte fletoren e punës, përqëndrohej për një farë kohe, hidhte ndonjë vështrim skeptik dhe, me laps në dorë, nënvizonte ndonjë gjë. Emri i Mondës do ta thyente disi heshtjen rënkuese, që mbizotëronte dhe do ta rikthente pak frymëmarrjen e mbajtur pezull. Ajo doli para klasës, uli kokën si e zënë në faj dhe nuk guxoi të shikonte njeri në sy. Qetësia u thye nga vetë mësuesja:
- Je përgatitur për sot?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:14 pm

Monda nuk foli asnjë fjalë. Vështroi e turpëruar nga shokët dhe një skuqje e lehtë i pushtoi fytyrën.
- Nuk e kuptoj këtë mungesë vullneti, për t´ju përgjigjur shkollës?
-Kisha një problem! - Mundi të thoshte me gjysmë zëri.
- Nuk më kanë caktuar për të zgjidhur problemet e njërit apo të tjetrit, por për të dhënë mësim dhe për të kontrolluar. Shumë keq. Për sot ke vlerësim negativ. Duhet të bësh kujdes, pasi rrezikon hyrjen në provimin e maturës.
Në klasë ra përsëri qetësia. Të gjithë prisnin, se mbi kë do të binte lapsi kësaj radhe, që në gjuhën e tyre nuk falte asnjëherë. Vetëm komunikimi i temës së re, ktheu gjallërinë e humbur. Rënia e ziles së shkollës paralajmëroi fundin e mësimit, ndërsa mësuese “stresi“ u largua e nervozuar. Monda, me gjithë humorin e prishur, ishte e detyruar të ftonte shokët në “disko“ me rastin e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:14 pm

ditëlindjes. Të gjithë në grup, e 4 - ta C, mes ovacioneve të moshës, përshkuan korridorin e ngushtë të shkollës dhe u shpërndanë shkallëve të shumta, për t´u rimbledhur sërish në mbrëmje. Si gjithmonë, rrugën për në shtëpi, e bënte së bashku me Denisën dhe Adrianën, jo vetëm se banonin pranë njëra -tjetrës, por vinin nga e njëjta shkollë që në fëmijëri. Si më llafazane, Adriana, merrte përsipër drejtimin e bisedës dhe, mes humorit, apo përqendrimit maksimal që i kushtonte ndonjë ndodhie të rastit, nuk lejonte asnjëherë mbizotërimin e heshtjes mes tyre. Pasi u përshëndetën, Monda ngjiti shkallët e pallatit tërë përtesë. Hapi derën dhe u drejtua për nga dhoma e saj. Nga kuzhina u dëgjua zëri i nënës:
- Erdhe shpirti i mamit!
Hodhi çantën mbi shtratin e saj dhe, me një buzëqeshje të shtirur, shkoi tek e ëma, që t´i dhuronte pëqafimin e zakonshëm.
- Sikur nuk më dukesh në formë, apo të shqetëson ndonjë gjë? Sot është dita jote, prandaj dua që të ndihesh e lumtur.
-Faleminderit mami! - u shpreh ajo, ndërsa mendja kishte mbetur te matematika.
- I ftove të gjithë shokët? -shprehu interesimin e ëma.
- Po - pohoi shkurt me kokë.
- Babi e prenotoi në mëngjes lokalin. Ha drekë shpejt, se pas pak do të vijnë kushërinjtë e tu. E merr me mend se çfarë suprize të kam bërë?
-Të lutem, mami, mos më lër kështu, se po vdes nga kurioziteti! Çfarë më ke blerë?
- Ha dreke! - këmbënguli e ëma.
- Nuk kam oreks, prandaj...
-Të kujtohet ai butiku i ri, që është hapur tek “21-shi“?
- Më bleve fustanin, që të tregova! - dhe u hodh përpjetë nga gëzimi.
- Mami e mban gjithmonë fjalën.
- Nuk po e besoj dot akoma. Ku është? Dua ta provoj menjëherë! - dhe filloi të kërcente si fëmijë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:14 pm

-E ke tek dhoma. Shko vishe!
Humbi për një kohë të gjatë para pasqyrës. Fustani ngjyrë blu shndriste; forma e trupit paraqitej hajthshëm, ndërsa dekolteja e krijuar ishte tejet ngacmuese. Krehu flokët me kujdes, bëri një kontroll të fundit, si u sigurua se çdo gjë ishte në rregull, doli nga dhoma, tepër e sigurt. Në dhomën e pritjes, kishte mbërritur kushëriri i saj, Landi. Ai u çua në këmbë menjëherë dhe e takoi gjithë përzemërsi.
- Gëzuar ditëlindjen, Monda!
- Faleminderit! … Po Eva, pse nuk erdhi? - pyeti për të motrën e tij.
-Ajo nuk mundi të vinte. Në këtë kohë është shumë e zënë. Po përgatitet për diplomën. Të dërgon urimet më të përzemërta. Dhuratën e ka zgjedhur ajo vetë, -dhe hapi kutinë e paketuar me mjaft estetikë.
-Shumë faleminderit! Do të ndihesha më e lumtur, nëse do të vinte vetë. Byzylyku është shumë i bukur! -dhe sytë i shkëlqyen nga gëzimi.
- E dija që do të të pëlqente...
- Më ndihmo pak, se nuk po e vendos dot në dorë. Sot dua që të ndihem mbretëreshë.
Më pas biseda hyri në rrjedhën e zakonshme. S´vonoi shumë dhe zilja e derës tingëlloi fort.
- Janë shoqet e mia, - i tha Landit dhe shkoi të hapte derën.
Ato hynë brenda, përshëndetën Landin, uruan shoqen për ditëlindje dhe filluan t´i bënin komplimenta për fustanin e ri. Teto Lili, me pamjen e saj ngazëlluese, i falenderonte dhe u lutej të provonin ëmbëlsirën. Hera - herës i ngacmonte edhe me pasazhe nga fëmijëria, gjë që atyre u shkaktonte shumë emocione. Adriana nuk mund ta shprehte natyrën e saj, qëndrimi përballë një të huaji, në rastin konkret Landit, e frenonte së tepërmi. Me Denisën ndodhi krejt e kundërta. E kryqëzuar nga vështrimet zhbiruese gjatë gjithë kohës, u ndie tërësisht e shpenguar.
- Duhet të shkoni. Nuk është mirë që t´ju presin, - tha teto Leni dhe i nxiti për t´u nisur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:15 pm

Dielli ishte duke perënduar, ndërsa horizonti tutje, përflakej nga petku i kuqërremtë. Trotuari në rrugën kryesore, përmbytej nga lumi i njerëzve. U përfshinë në këtë valë dhe ata, më pas, u hodhën në krah tjetër, për t´u drejtuar tek lokali i prenotuar. Sa kapërcyen rrugën kryesore, një makinë tip “Fiat“ erdhi me shpejtësi dhe frenoi fort. Shoferi i saj, një djalosh me syze të errëta, hapi xhamin, hodhi një tufë lulesh pranë këmbve të Adrianës dhe u zhduk menjëherë. Vazhduan rrugën më tej, ndërsa lulet e hedhura pa kujdes, mbetën atje, shpërfytyruar dhe ndotur nga këmbët e kalimtarëve të shumtë. Landi e konsideroi thjesht një veprim prej anormali dhe u përpoq ta qetësonte disi Adrianën, e cila skuqej akoma në fytyrë. Monda, këtë xhest, e përcolli me naivitet të plotë, ndërsa shoqja tjetër Denisa, që e njihte mirë karakterin e saj, i hodhi një vështrim qortues. Pjesën tjetër të rrugës e përshkuan gati në heshtje. Askush nuk mund ta rikthente më gjallërinë e humbur. U afruan te lokali, përshëndetën shokët e tjerë dhe hynë brenda. Muzika e zgjedhur nga këngëtarët më të mirë, si dhe fluksi i dritave shumëngjyrëshe, krijonin një mjedis vertët marramendës. Befas u fikën prozhektorët dhe në atë hapësirë gjysmë të errët, filloi urimi në kor, për të vazhduar më pas me surprizën e bërë nga i gjithë grupi, dhurimin e varëses me inicialet e emrit të saj. Mes emocioneve të forta dhe mjedisit tepër të zjarrtë, nisi festa e vërtetë. Rrymat e alternuara të muzikës, ndërthurur me reflekset e dritave, përzier me tymin e cigareve dhe avujve të alkolit, impononte një ndjenjë ekstaze, për botën e tyre ireale. Landi qëndronte në një kënd pranë banakut, me shishen e birrës përpara, në pritje të një muzike më të qetë. Denisa e kuptonte fare mirë, se mundësia e parë që do të krijohej, ai, patjetër, do ta ftonte për vallëzim. Parandjenja nuk e zhgënjeu. Tingujt e një valsi, nuk e kishin mbushur ende sheshin me çifte, kur Landi me një mirësjellje të tepëruar, u shfaq përballë saj. Nuk u çudit, gjithashtu as nuk i shkoi nëpër mend të kundërshtonte ose të justifikohej. Në fund të fundit, s´kishte pse të bëhej objekt bisede, ose të zemëronte shoqen e saj. U çua gjithë ndrojtje, i zgjati dorën, që i dridhej nga emocionet dhe një skuqje e lehtë përfshiu fytyrën e saj të bardhë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:15 pm

- Të pëlqen valsi, apo do dëshiroje diçka më moderne? - theu akullin Landi.
- Është vallëzimi im i preferuar.
- Një natyrë e ndjeshme nuk mund të shprehej ndryshe.
- Si ta kuptoj këtë? -dhe e vështroi në sy.
- Nuk e di, por te mua le përshtypje të fortë, që kur të pashë në fillim.
- Unë jam këtu për të festuar me shokët.
- Shoh diçka të veçantë brenda teje, -vazhdoi ai.
Ajo nuk foli. Për një çast humbi në botën e saj dhe nisi të mendonte gjëra që nuk i kishte konceptuar ndonjëherë. Çaste trazimi përfshinë detin e shpirtit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:16 pm

Një ndjenjë e re dhe e papërballushme po trondiste tërë qenien, drithëronte zemrën dhe shkaktonte mijëra refleksione. Diçka që nuk shkonte. Diku këputej një fill… ndrojtja, pasiguria, ndoshta metamorfoza e të përjetuarit sipas mentalitetit, ngrinte krye dhe ndjenjën e porsalindur e paragjykonte gjer në skajshmëri. Mes këtij dualizmi, ku konflikti i ndjenjës së vertetë dhe normalitetit “moral“, sipas sensit të mjedisit, e detyroi të tregohej e ftohtë. Landi e kuptonte gjendjen e brendshme në të cilën ndodhej dhe, nuk mund të lejonte kurrsesi një atmosferë rënduese.
- Organizoni shpesh festa të tilla? - tha ai, thjesht për të rifilluar bisedën.
- Me raste.
- Besoj se matura të bën të ndihesh ndryshe, - ndërroi temë ai.
- Ka emocionet e saj.
- Po për studimet e mëtejshme, ke ndonjë ide?
- Më pëlqejnë shumë shkencat sociale, megjithëse mami dëshiron që të ndjek mjekësinë.
- Preferenca të kundërta, - nënqeshi ai.
- Po ti, ku studion?
- Jam në vit të dytë, tek Ekonomiku.
- Durim të fortë ke, që u je përkushtuar shifrave.
- Ishte dëshira e motrës.
- Po më befason me këtë harmoni që keni. Unë kam dy vëllezër. Më i madhi është emigrant në Itali, ndërsa vëllai tjetër është i vogël.
- Shumë mirë! Motra ime quhet Eva dhe diplomohet në arkitekturë, por, mos është më mirë të flasim për veten? - ndërhyri jo pa qëllim dhe e afroi më pranë vetes.
Ajo heshti. Një forcë e pakontrolluar e shtynte përpara, vetëm vështrimet kureshtare të shoqeve dhe drojtja, që e karakterizonte, e stepi përsëri.
- Ne jemi pjesë e këtij mjedisi. Duhet të argëtohemi, të flasim, të qeshim, s´ke pse të ndihesh e ndrydhur. Nuk të shikoj dot kështu. Një bukurie të tillë, nuk i shkon trishtimi.
- Ta marr për kompliment këtë të fundit.
- Rëndësi ka, që qëndrimi im për ty, nuk do të ndryshojë kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:16 pm

Më pas, Denisa u shkri një me grupin e shokëve, ndërsa ai shkoi afër banakut dhe gjithë admirim ndiqte lëvizjet e saj. Lehtësimi i madh që ndiente përjetohej qartë. Mendimet konfuze dhe ankthi i çastit, treteshin në horizontin blu të shpirtit. Në fund të festës, të gjithë u përshendetën me njeri - tjetrin, ndërsa Landi, qëndroi më pas me kushërirën dhe dy shoqet e saj. Kur dolën jashtë, ndjenë menjëherë freskinë e mbrëmjes dhe dritën e zbehtë të Hënës, që shpëlahej mbi trupat e tyre. Ndoqën të njëjtin ritual. Monda kërkonte mendime për organizimin e festës, ndërsa Adriana hidhte ndonjë vështrim vjedhurazi nga Denisa dhe kthente përgjigje sa për të kaluar radhën. Ndaluan te sheshi para pallatit. Adriana nuk priti ta përcillnin, por u largua, duke marrë me vete gjysmëpërshëndetjen e bërë. Monda ndenji te hyrja e saj dhe detyroi Landin të shoqëronte shoqen deri tek pallati dhe, në atë pozicion, vështronte gjithë kërshëri veprimet e tyre. Ai i foli për mbrëmjen e mrekullueshme, për emocionet, që i kishte dhuruar, i shtrëngoi dorën dhe, me gjithë kundërshtimet e saj, i premtoi se do të kthehej përsëri.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:17 pm

***

Dielli trokiti në dritaren e Denisës me një tufë rrezesh depërtuese. Sytë vetëtimthi shkuan tek ora e murit, e cila, krejt mospërfillëse, vazhdonte tik -takun e saj. U vesh me shpejtësi, bëri tualetin e zakonshëm, rrëmbeu çantën, puthi nënën dhe u derdh shkallëve me nxitim.
Adriana po e priste si gjithnjë, në të njëjtin vend.
- Monda ka ikur, -i tha shoqes ajo.
-Ti u vonove shumë dhe ... Të shpejtojmë, se jemi vonë.
- Nuk kam fjetur fare mbrëmë. Më duket sikur e njoh prej kohësh. Dua ta largoj nga mendja, por nuk mundem. Sa më shumë përpjekje të bëj, aq më i afërt bëhet. Nuk po kuptoj asgjë. S´jam ndier kurrë kështu.
“Bukuroshi“, tha me vete dhe një inat i fshehur, për mospërfilljen e treguar ndaj saj, e përfshiu të tërën.
Biseda e nisur kërkonte një përgjigje. Në të kundërt, shoqja do të nënkuptonte marazin e saj. U shtir sikur ishte e interesuar, pastaj donte të mësonte dhe ndonjë gjë rreth tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:17 pm

- Të ka zënë qymyri, më duket.
- Ty të kam shoqe. Me duket sikur çlirohem, kur flas hapur, - dhe vazhdoi më tej. -Tek ai pashë diçka të veçantë. Dinte të fliste bukur, tregonte mirësjellje. Nuk e di...
- Të gjithë djemtë njësoj janë. Në fillim të joshin, më pas të kthejnë në skllave.
- Nga e ke arritur këtë përfundim ti? – pyeti ajo dhe e vështroi në sy Adrianën.
- Ashtu kot them, - dhe i vetmi mendim që e shqetësoi në atë çast, ishte dyshimi i shoqes për ngjarjen e djeshme. Ajo nuk duhej ta mësonte kurrë lidhjen e saj me atë tipin, për më tepër, që ai, idioti, e shkeli fare me atë veprim. Pjesën tjetër të rrugës e bënë gati në heshtje. Lufta e të kundërtave kish filluar. Denisa ndiente zilinë dhe cmirën e shoqes, ndërsa Adriana vuante frikën dhe ankthin e dashurisë së hidhur. U afruan te shkolla. Godina e madhe trekatëshe, me fasadë të lartë përpara, lyer me ngjyrë kafe dhe rrethuar me kangjella të zeza, hapte portën çdo mëngjes, mbushte oborrin me nxënës dhe i ftonte të gjithë brenda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:17 pm

II
Me rrëmujën, që krijohet pas përfundimit të mësimit, mund të gjente mundësinë për t´u takuar me Denisën, pa rënë shumë në sy.

Pranvera erdhi me lule shumë. Mimozat lajmëruan të parat ardhjen e kësaj stine të bukur, por dhe dallëndyshet s´mbetën pas. Ballkonet e pallateve tërhiqnin morinë e tyre, për të ndërtuar çerdhet e reja. Qyteti ndërroi pamje. Flaku tutje zymtësinë rënduese dhe riktheu gjallërinë e humbur. Njerëzit derdheshin rrugëve si një lumë i fuqishëm e plot zhurmë dhe mbushnin trotuaret e boshatisur. Era e lehtë e mbrëmjes ledhatonte këdo, që ndeshte rrugës, u kujtonte miqësinë e vjetër, të harruar, dhe pa përtim i ndiqte pas, për t´u treguar se kishte ndërruar zakon. Mbrëmja e ardhur, përzier me dritat shumëngjyrëshe të fluksit të makinave dhe prozhektorëve të fuqishëm të “Bar Amerikës“, përballë piramidës, ishte magjepsëse.
Landi e shijonte këtë mrekulli me një gotë uiski, ndërsa shoku i tij, Doriani, porositi fërnet “Branka“.
- Nuk të kam parë asnjëherë kështu. Po më çudit!
- Kot nuk të thirra. Ndihem si në qiellin e shtatë.
- Më në fund, e binde Erisën. Të kisha thënë, femrat janë krijesa, që mbyten në egoizmin e tyre.
- Ajo nuk di ç´kërkon. E ktheu jetën time në një ferr të vërtetë me xhelozitë e saj të pafundme. U shkëputëm përfundimisht, Dorian.
-Mos u tall me mua. Gjer dje flisje vetëm për të, sot më thua të kundërtën.
-E kam seriozisht.
Shoku i hodhi një vështrim mosbesues. Të ndodhnin gjërat kaq shpejt, dashuria e vërtetë, pasioni i zjarrtë, ndjenjat e forta, të treteshin si mjegulla pa zënë ende fill, është sa ireale, aq dhe e pakonceptueshme. Mendoi ta dëgjonte thjesht për inerci.
- Isha i ftuar në ditëlindjen e Mondës. Ti e njeh, se të kam prezantuar me të. Në atë festë kishte ftuar gjithë klasën. Atje u njoha me një vajzë shumë interesante. Bukuria e saj më la përshtypje që në vështrimin e parë. Elegante, me trup të drejtë, fytyrë e rregullt, sy bojëqielli dhe, mbi të gjitha, flokët
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:17 pm

bjonde, më çmendën fare. Vallëzuam një vals të lehtë dhe aty bisedova pak me të. Ne fillim u ndje….. shumë keq. Drojtja, emocionet, pasiguria, përballja për herë të parë me një djalë, që i flet për ndjenjat e tij, e mbërthyen dhe e vendosën në një pozicion të vështirë. Më pas, e lëshoi disi veten. U lehtësua nga këto ngarkesa të tepëruara dhe nisi të reagonte mirë. Për fat, ajo banonte pranë Mondës, kështu që, kur i shoqërova për në shtëpi, pata mundësinë të flisja përsëri. Mendoj se diçka duhet të ndiejë dhe ajo, ndryshe, nuk mund të shpjegohet gjithë ai shkëlqim, që reflektohej në sytë e saj të çiltër. Kjo ishte e gjitha. Pikërisht për këtë të telefonova sot.
- Një gjë nuk kuptova në tërë këtë histori. E pranoj faktin që je njohur me një vajzë të sinqertë dhe nga përshkrimi i bërë, mendoj se është vërtet një mrekulli, por, më habit qendrimi yt, se si munde të hedhësh poshtë gjithë ankthin dhe stresin e përjetuar për muaj të tërë. Nuk të njoh për tip të tillë.
- Ke shumë të drejtë, por, midis meje dhe Erisës nuk kishte mbetur asgjë.
- Megjithëse ti përgjëroheshe për të.
- Nuk na eci më tej dhe kaq. Për këtë s´kam më dyshime. Edhe ajo e pranoi realitetin.
- Shumë mirë. S´ke pse mendohesh dy here… Je i lirë të jetosh jetën tënde. Shpresoj të rigjesh vetveten. Ç´të them më tepër? Gëzuar!
- Do cigare? -i tha Landi dhe i zgjati paketën.
- Ti e di që unë nuk pi duhan, megjithatë, më jep ta ndez një cigare kot, meqë dhe mjedisi…
- Nuk të shikoj mirë, mos u shpërqëndro kështu.
- E shikon atë vajzën atje? -dhe ia bëri me shenjë shokut.
- Po. Dhe pastaj?… Apo hyre në fushën tënde, të studimit të krijesave të jashtëzakonshme?
- Është në shkollën tonë, kursi i tretë. Kam bërë një të fortë, por ti je shpërqendruar shumë kohet e fundit dhe nuk merr vesh se çfarë bëhet andej.
-E ç´është gjithë kjo farsë, që të merr kohën dhe të detyron t´i përkushtohesh kaq shumë?
- Dëgjoje, se është argëtuese. Është shumë mendjemadhe. Kisha një dëshirë të marrë për ta poshtëruar. I thashë një shoku që të merrej pak me të. Ai s’e bëri të gjatë, pa u menduar, shkoi drejt saj dhe i bëri një propozim origjinal. E nisi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:18 pm

me diellin dhe përfundoi tek yjet. Ajo u tërbua fare nga ironia e përdorur. E imagjinon dot, se si u ndje në fund, kur i tha: “Kaq poshtë kam rënë, sa vazhdoj të merrem me ty? Më mirë të largohem, se nuk është mirë të na shikojnë bashkë“.
- Nuk është e ndershme, Dorian!
- E di, por nuk e duroja dot, me atë sjelljen e saj ekstravagante, a thua se “Helena e Trojes“ përfundoi në kursin e tretë! Vështroje me kujdes dhe ke për të parë se me sa urrejtje më shikon.
Më pas, gotat shoqëruan njëra - tjetrën, aq sa, kur u çuan në këmbë, kuptuan se e kishin shkelur. Dolën në bulevardin kryesor, hodhën xhaketat xhins krahëve, për të mos u ftohur dhe u drejtuan për në shtëpinë e Landit, pasi ai ndihej më keq.
- A më ke shok? -i tha ai dhe ndaloi një çast.
- Të kam, prandaj jam këtu me ty.
- Më ndihmo të shkojmë në një vend të veçantë.
- Harroje. Ke pirë shumë. Duhet të shkosh dhe të qetësohesh, Landi.
- Ndoshta më pret sot.
- Nesër është ditë e re. Kalo andej dhe bëji një surprizë të këndshme.
-Ti ke gjithmonë të drejtë, - tha nëpër buze Landi, ndërsa pas çdo hapi të hedhur, trupin e ndiente edhe më të rëndë.
- Për pak arrijmë në shtëpi, - e qetësoi shoku.
Në sheshin e madh, para pallatit, tejçohej qartë drita e hënës së plotë. E kapërcyen atë, ngjitën shkallët me vështirësi të madhe dhe ndaluan para derës. Doriani hezitoi për një çast, mori frymë thellë, pastaj i ra ziles. Në derë u shfaq Eva, e cila, kur pa vëllain në atë gjendje, lëshoi një pasthirrmë habie. E ëma doli tek dera, e shqetësuar. U hodhi një vështrim të dyve dhe i qortoi menjëherë:
-Ku keni pirë kështu?! T´ju vijë turp nga vetja!
- Nuk e kuptuam, se po e shkelnim dhe..., -mërmëriti Doriani.
- Hyni brenda shpejt! - dha urdhër ajo.
- Duhet të largohem. Prindërit e mi mund të shqetësohen.
- I marrim në telefon. Ti nuk je më mirë se Landi, prandaj, të lutem, hyr brenda!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:18 pm

- Faleminderit! Ju e kuptoni që unë nuk mund të qëndroj. Natën e mirë! - tha ai dhe zbriti shkallët me një vetësiguri të tepëruar.
E ëma, me pamje të nervozuar, mbylli derën e jashtme dhe iu shkreh Landit.
- Shumë keq. S´është as babi këtu, që të çonte shokun tënd në shtëpi. Kush mban përgjegjësi për të? Po të ngelet rrugëve, çfarë të themi? Do të mendojnë, se e përzumë.
- Më mirë që s´është. Ai mund të nxehej më keq, - tha Eva - dhe i përgatiti të vëllait shtratin.
-Ai s´ka pirë ndonjëherë, ç´i ka shkrepur në kokë sot? Nuk arrij dot ta kuptoj, -u ankua e ëma.
- Mos ka ndonjë problem? Nuk ka ardhur kurrë kështu!
- Merr peshqirin dhe lage. Ai digjet i tëri. Mos është ftohur gjatë rrugës?
Landi dihaste rëndë, kthehej sa majtas - djathtas. Eva i ndërronte kompresat, kurse e ëma i lutej që të pinte limonadën, për ta esëlluar disi. Vetëm kur u qetësua, ajo mori frymë e lehtësuar.
- Mos ka pirë verë, se ajo të bën keq, kur e tejkalon masën. Kam dëgjuar shokët e klasës, kur diskutojnë për çeshtje pijesh.
- Eja të shkojmë nga dhoma tjetër. Ka nevojë për gjumë tani! - dhe i bëri shenjë Evës për t´u ngritur.
- Të rri pak me të ?
- Mirë, por mos e shqetëso, se është shumë i lodhur.
Mori karrigen, e afroi pranë shtratit, si u sigurua se ajo nuk dëgjonte gjë, nxitur më shumë nga kurioziteti, nisi të ngacmonte të vëllanë:
- Landi, e gjen dot se kush jam?
- Mos të dukem gjë i çmendur, Eva?
- Pse ke pirë kaq shumë sot? As motrës tënde nuk i tregon? - i tha me ton lutës, më tepër për të mësuar ndonjë gjë të re.
- U mblodhëm disa shokë dhe…
- Ti je ulur dhe herë të tjera me ta, por s´ke ardhur asnjëherë kështu si sot. Nuk të besoj dot.
- Të betohem, që kjo ishte e gjitha.
- Prapë ke bërë fjalë me Erisën? Nuk e kupton, që po humbet kohën kot? Ngele i fiksuar pas saj! -dhe ndryshoi tonin në fjalët e fundit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:18 pm

- U shkëputa përfundimisht nga ajo.
- Për këtë je shqetësuar kaq shumë?!
- Ke mundësi të më lësh të qetë? Nuk e kupton, se sa shumë më bezdis kjo gjë?
- Po me Denisën, si i ke punët?
- Nuk njoh asnjë vajzë me këtë emër! - dhe lëvizi nga shtrati.
- E gjen dot, se kush erdhi sot?
- Sigurisht që Monda të ka folur. Tani e kuptova pse qendrove me mua..
- Nuk më shpëton asgjë, kot përpiqesh të më fshihesh.
- Më mirë e lëmë këtë bisedë! - dhe u kthye në krahun tjetër ai.
- Kjo tregon, se ti nuk ke besim tek mua.
- Natën e mirë, Eva! -dhe gjumi i rënduar e përfshiu menjëherë.
* * *
Dita e nesërme trokiti e mjegullt. Dhimbja e kokës dhe vështrimi i mpakur, nuk e orientonte dot më sensin e kohës. Hoqi çarçafin, shmpiu disa herë krahët dhe u bë gati të çohej. Kërcitja e bravës, e ktheu përsëri në shtrat. I vinte turp nga vetja, për atë shqetësim që u kishte shkaktuar të tjerëve. Ashtu, i fshehur, priti të gjente çastin e duhur, për t´u ngritur. Vështrimi i turbullt, nga pasojat e alkolit, por dhe të ankthit që e mundonte, kapi pranë derës Evën.
-Ti je? –i tha me gjysmë zëri.
-Si je sot?
-E kam pak kokën të rënduar, por kjo s´prish punë. U shqetësova shumë mbrëmë? Çfarë tha mami për mua? Nuk e merr me mend, se sa keq që ndihem! Shkoi në punë sot?
- S´kishte pse të qendronte në shtëpi. Për ty kujdesem unë. Po shkoj të marr gotën e qumështit.
- Lëre se nuk dua. Duhet të shkoj menjëherë në fakultet, sepse kam një kolekium për të dhënë. Nuk dua të kem probleme me shkollën.
- Kështu do të shkosh? Të përgatis ndonjë gjë të çastit?
- Bëra ndonjë gafë mbrëmë?
- Dukeshe si qaraman. Ankohëshe si fëmijë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:19 pm

- Neve na takon rrallë të përjetojmë gjendje të tilla, por ju që kaloni gjithë jetën kështu, - mbrojti dinjitetin e burrit ai.
- S´më tregove asnjë gjë për Denisën mbrëmë!
- Mendoj se kushërira ta ka shuar kuriozitetin, -tha me ironi.
- Monda më foli me superlativa për të.
- Nuk më pëlqen të diskutoj për këtë gjë.
- Shpresoj që të jetë e bukur.
- Ika, se jam vonë! - dhe doli jashtë.
Humbi nëpër rrugën plot diell, me ankthin e ditës së ngarkuar. Në fakultet arriti në kohë.
- Mendova se nuk do të vije sot, - i tha Doriani.
-Kolekiumi është i rëndësishëm, pastaj… ti e di si e kanë pedagogët………… Ata s´të falin, kur u nënvleftëson lëndën. Orës tjetër, që kemi leksion me atë “plakun“, -tha për pedagogun e lëndës tjetër, - unë do iki. Mos e bëni për zë, se nuk kupton gjë ai!
- Mos e vrit mendjen. Hyjmë brenda dhe e heqim qafe.
Landi e dorëzoi testin para shokëve dhe doli jashtë. Kontrolloi orën. Si u sigurua se i premtonte koha, mori frymë i lehtësur. U drejtua nga gjimnazi “Sami Frashëri“ me hapa të menduar. Me rrëmujën, që krijohet pas përfundimit të mësimit, mund të gjente mundësinë për t´u takuar me Denisën, pa rënë shumë në sy. U afrua tek shkolla, kontrolloi sërish orën dhe qendroi në një kend të tillë, që të shikonte sa më mirë. S´vonoi shumë dhe oborri i shkollës u mbush plot me nxënës. Në atë mori ngjyrash, krijuar nga veshjet e ndezura rinore, arriti të shquante Adrianën. Pas saj duhet të shfaqej dhe “Ajo“ me Mondën, sepse ato e ndanin rrugën bashkë, por, për çudi, nuk po dukeshin gjëkundi. Adriana kapërceu portën kryesore dhe, me ecje të sigurt, shkoi drejt tij. Nuk lëvizi nga vendi. Disi i hutuar, priti takimin me të.
- Në mos gaboj, ti je Landi, kushëriri i Mondës, - dhe i zgjati dorën ajo.
- Je shumë e saktë! - buzëqeshi ai.
- Ke ardhur për Denisën këtu? -dhe e vështroi thellë në sy.
- Jo! Jo! Erdha të takoj Mondën, - dhe një skuqje e lehtë i pushtoi fytyrën.
- Atëherë, zhvendosemi më përpara. Ajo sikur ka ardhur tani, - dhe vështroi nga oborri i shkollës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:19 pm

Ai nuk foli, por e shoqëroi për inerci. Në atë gjendje amullie që ishte, mezi arriti të kapte vështrimin e egërsuar të Denisës, e cila u shkëput menjëherë nga shoqja dhe u largua e vetme me shpejtësi. Adriana nuk reagoi, por në skutat më të fshehta të shpirtit, përjetoi një kënaqësi të veçantë.
- Edhe unë po shkoj. Monda sikur ka ardhur. Mirupafshim! - dhe u largua gjithë ngazëllim.
Landi nënkuptoi hipokrizinë e saj, e përcolli gjer tek kthesa e rrugës shpërfillshëm dhe, ashtu përhumbur në botën e tij të ngatërruar, u përmend nga zëri i kushërirës.
- Kur erdhe këtu?
- S´kam shumë kohë, por më duket se e djallosa fare.
- Pse, e takove Adrianën?
- Ajo erdhi vetë, pastaj… s´ka asgjë të keqe. Ju jeni shoqe dhe mendoj se kuptoheni me njëra -tjetrën.
- Ato nuk shoqërohen më bashkë.
- Kur kështu?
- Ka disa ditë.Të kujtohet historia e luleve që hodhën në rrugë?
- Po, por kjo gjë, ç´lidhje ka?
- Ai djali, është i dashuri i Adrianës.
- Dhe pastaj?
- Merret me gjëra të këqia. Denisa ka debatuar dhe kërkon që ajo të heqë dorë.
- Në qoftë se është kështu, shumë mirë ka vepruar.
- Familja e saj ka nuhatur diçka dhe ajo mendon se i ka thënë Denisa. Ajo e urren. Veprimin me ty, e bëri në shenjë hakmarrjeje.
- Tani e kuptova arsyen e rrebelimit. Mend harrova. Po Evës, çfarë i kishe thënë për të?
- Në festën që organizova, Landit ju krijua mundësia për t´u njohur me një vajzë të mrekullueshme. E falenderova edhe për dhuratën që më bëri.
- Vetëm kaq?!
- Asgjë me tepër.
- Si mund ta rregulloj këtë punë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele EmptyMon Sep 13, 2010 3:19 pm

- Rri i qetë. Sa të shkoj, do të flas me të në telefon. Do ta ftoj në shtëpi, për të biseduar.
- Ajo mund të mendojë se jam dhe unë aty. S´besoj se vjen, – i tha Landi.
- Atëherë, do shkoj vetë atje.
- Do të të telefonoj në mbrëmje. Dua të më informosh, për çdo gjë.
- Nuk ka nevojë. Çdo fundjavë, shkojmë tek bar ”Nikolinoja”. Rreth orës 1000 jemi atje. Mos harro! Eja me shokun tënd.
- Të pëlqen Doriani? Pse nuk më the, që ta ftoja në ditëlindije?
- Nuk më pëlqejnë ekspozimet e tepëruara, aq më tepër, para shoqërisë. Ejani atje si rastësisht.
- Më jep lejë tani.
- Nuk do të ngjitesh lart? Edhe mamit do t’i bëhet qejfi.
- Duhet të shkoj, Monda. Faleminderit për gjithçka! Shihemi të dielën! - dhe u largua disi më i qetë, gjë që reflektohej në ecjen e tij të shpenguar.

***

Orari i caktuar i gjeti shokët tek bar “Nikolinoja”. Nguroi për një çast para derës së xhamtë, mori frymë thellë dhe e shtyu atë. Sa hynë brenda, Landi hodhi një vështrim rreth e rrotull, përcaktoi tavolinën e vajzave dhe i bëri shenjë shokut ta ndiqte. Për fat, pranë tyre ishte një tavolinë bosh. Shkuan drejt saj si krejt rastësisht. Kur u afruan, Monda lëshoi një pasthirmë habie:
-Oh, Landi! Nuk e dija se e frekuentoje këtë lokal! - luajti lojën ajo dhe u përshëndet me ta shumë përzemërsisht.
- Këtu është gjithmonë plot. Po të mos kisha parë këtë tavolinën bosh, - dhe tregoi me gisht nga Doriani, - ndoshta nuk do të takoheshim fare.
Denisa vështroi në mënyrë të çuditur skenën, që zhvillohej para syve dhe, e përhumbur pas kësaj të papriture, nuk foli asnjë fjalë.
- S´ka kuptim të uleni atje. Tavolina jonë ka vend edhe për ju! - dhe i luti të uleshin.
Doriani s´e zgjati shumë. U ul menjëherë, ndërsa Landi, me një buzeqeshje të vakët, që ngjante më tepër me nënqeshjen, gjithë drojtje, i zgjati dorën asaj. Në ato çaste përjetoi një ndjenjë të pazakontë, hamendësitë e tepëruara, që i
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele   ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ROMANI SHQIP PEGASI "PËRTEJ PERDES GRI" nga Agron Shele
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» GJIROKASTRA LETERSI PEGASI PROFIL AGRON SHELE 09.10.2010
» Botime ne Indi nga Agron Shele
» "PEGASIADA" nga Kristaq F. Shabani, Agron Shele
» LNPSHA PEGASI ALBANIA, PEGASI KOSOVA , BIALL MALIQI
» Mendime e shënime kritike nga Agron Shele, shhkrimtar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: