Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART

Shko poshtë 
+3
xhema
xhiti
Leka i Madh
7 posters
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptySun Aug 29, 2010 3:36 pm

KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SË PARTESHIT?

Salih Mehmeti
24 gusht Prishtinë

Pishman i madh

Nëse dikush do të thoshte se Lëvizja ‘Vetëvendosje’ përgjatë këtyre viteve ka qenë një orvatje e kotë dhe e pacak, megjithatë kjo gjë s’do të duhej ta zhvlerësonte krejtësisht këtë parti groteske. Prehistoria e themelimit të kësaj partie në rrënojat e shkatërrimit të lëvizjes së mëparshme ‘Vetëvendosje’ meriton një vëmendje të posaçme sidomos për makinacionet e saj që e karakterizuan qysh prej ditës së parë të metamorfizimit të saj në parti politike (12 qershori i këtij viti). Ka pasë shumë që e kanë duartrokitë nxehtësisht këtë moment me ç’rast pa ia huqur dakikun edhe ia kanë mësyrë turrevrap që të stacionohen brenda konjukturave të saj mu kur kjo e shpalli dënjimin e saj që të provojë fatin në llotarinë e zgjedhjeve. Ka pasë shumë të tjerë që këtë moment e kanë nemë si kapitullim i rëndë i filozofisë dhe identitetit të saj në dukje rezistues. Pa dashur të zgjatemi në arsyet e akëcilës palë, do të duhej të reflektonim ca mbi fjalët e liderit të kësaj partie, soziut që pretendon vazhdimisht e publikisht se është Albin Kurti: ‘Konkurimi i lëvizjes sonë në zgjedhje nuk është zëvendësim i metodave tona (dmth aksioneve protestuese qytetare – shën.imi S.M) por begatim i tyre’. Ky frazim bajat është kryekreje i pasaktë se VV-ja edhe para se të shndërrohej në parti, metodat e protestës qytetare jo vetëm që i kishte varfëruar por edhe i kishte shëmtuar neveritshëm duke e vënë në pikëpyetje seriozitetin e një përpjekjeje qytetare dhe duke e denigruar publikisht atë. Nuk do të ishte e tepërt nëse themi se kriza dhe limontia e Teatrit Kombëtar të Kosovës zbutej bile edhe tejkalohej pikërisht nga kjo trupë shetitëse teatrale e cila e promovonte vetëvetën me tragjeditë publike çmimin e të cilave e paguanin të gjithë qytetarët e vendit. Prandaj, për taborrin e të dëshpëruarve do të gjendej ky ngushëllim: shndërrimi i VV-së në parti politike vetëm se do ia rikthejë krizën e shfaqjeve Teatrit të rrezbitur të Kosovës. Për ata që sadopak e kanë pasë një fije prudence për të diagnostifikuar pulsin e kësaj trupe shetitëse tetrale (lexo: ish LVV) do të duhej të vërenin se hiç më pak sesa dy muaj e kusur pas shndërrimit në parti politike, soziu që pretendon të jetë Albin Kurti së bashku me xhonglerët e tij kanë nisur të korrektohen, maturohen e të përshtaten me të foluren realpolitike, aq sa kam bindjen, se ai dhe të tjerët janë në një luftë të përhershme me vetëveten e tyre: në njërën anë është e kaluara pesëvjeçare rebele dhe e padëgjueshme ndërkaq, në anën tjetër është ndjenja e pishmanit për po këtë të kaluar që tani u duket e pakuptimtë dhe disi problematike me të tashmen e shfytyruar të tyre. Mbase nënvetëdijshëm ata janë duke e nëmur me murmuritje të kaluarën e tyre pesëvjeçare. Ndoshta pos kësaj vuajnë ca edhe nga makthi se janë disi të koritur para padronëve të tyre, që ua dhanë dritën jeshile të penetrimit në politikën institucionale. Kjo vetëkupton që aktiviteti i saj tash e tutje është në shërbim të larjes së mëkateve të moçme. Edhe pjesën tjetër të veprimtarisë së saj, kjo parti që trumbeton se veç e ka begatuar (me pjesëmarrjen në zgjedhje) e ka reduktuar vajtueshëm në paraqitje sporadike në kutitë e telivizorit dhe faqet e gazetave si dhe me reagime të sipërfaqshme ku ‘shprehin shqetësimin e tyre’. Prandaj s’do të ishte aspak e padrejtë nëse ‘begatimin’ e metodikës së saj do ta barazonim me begatimin e fjalorit të saj gjithnjë e më buroktratik, tonit të saj gjithnjë më të zbutur dhe sjelljes së saj gjithnjë e më manare.

Nënrenditja ndaj qeverisë

Duke qenë se tashmë kjo lëvizje pranoi të bëhet protagoniste pavetësore e skemave të mëdha atëherë edhe shfaqjet e saj në publik duken se ndjekin një parashikim metrologjik qeveritar se kur duhet të dilet dhe kur jo, me nëntekstin qëllimor se kur ka shtrëngica qeveritare atëherë duhet të dalin për t’u dhënë xhevap qytetarëve. Dua të them që makinacionet e saj puthiten me përpikmëri me projektimet e qeverisë; që çdo pikë të dobët të saj ta mbulojë pikërisht me paraqitjet mediale të VV-së dhe soziut që pretendon se është Albin Kurti i cili saora e shpërqendron vëmendjen në një armik të jashtëm ose të brendshëm: mjafton që të mos e tagentojë drejtëpërdrejtë qeverinë. I freskët është rasti i paradoditshëm (19 gusht) kur u përurua pa pikë nevoje komuna e re serbe e Parteshit, e cila është projektuar tamam sipas hullive të Dokumentit të Ahtisarit. Shpeshherë VV-ja e interpretonte me të drejtë procesin e decentralizimit si një proces getoizimi e ndarjeje që bëhej në vija etnike duke i dhënë fizionomisë së hartës politike të Kosovës një çaraveshje, plasaritje e shkërmoqje.
SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART 161dcntralizimi_gjilan_tj-
Pos të tjerash në një kontekst më të gjerë, komuna e Parteshit gjykohej si një penetrim fizik i Serbisë e cila mëtonte bërjen e njëfarë ledhi territorial në Anamoravë, që do t’i këpuste lidhjet territoriale të Kosovës më tri komunat shqiptare të mbetura në Serbi (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) ose do t’i eklipsonte ato pikërisht duke i problematizuar të ‘drejtat e rrezikuara’ të serbëve në Kosovë. Jo vetëm kaq por plani i rafinuar i Serbisë zgjatej edhe më tej që këtë rrip komunash të reja serbe (në Anamoravë) ta lidhte territorialisht dhe politikisht me Malin e Zi të Shkupit dhe vise të tjera të luginës së Kumanovës (ku thuhet se jetojnë afro 40.000 ‘maqedonas’ me ndërgjegjje e përkatësi serbe). Pavarësisht se skenare të tilla dikujt do t’i duken sa të pabesueshme aq edhe jo-serioze, megjithatë ka pasë rropatje të herëpashershme të Serbisë rreth këtij sëndërgjimi i cili mbeti pa u realizuar jo si pasojë e ndonjë pamundësie të Serbisë por pikërisht e rrethanave të pavolitshme të saj që u përftuan gjatë involvimit në luftën e Bosnjë-Hercegovinës. Një plan të tillë vetë Millosheviçi ia ka shpërfaqur një zyrtari të lartë grek në përpjekjet e ethshme të këtyre dy aleatëve për të vithisur shtetin e sapokrijuar të Maqedonisë. “Të frymëzuar nga premtimet e tij Partia Demokratike e Serbëve të Maqedonisë, e themeluar pas shpalljes së pavarësisë, u orvat të krijonte veçazi ‘Republikën e Kardakut’ në pjesën veriore të vendit ku edhe jetonin pjesa më e madhe e serbëve: Skopska Crna Gora (Mali i Zi i Shkupit) dhe Kumanovska Dolina (Lugina e Kumanovës)” (Takis Mihas, Aleanca e pashenjtë - Greqia dhe Serbia e Millosheviçit, Shtëpia botuese 55, Tiranë 2005, f.91). Edhe në mos mbërriftë asnjëherë që komuna e Parteshit të bëhet realizim i një skenari të dikurshëm të Millosheviçit, ajo prapseprap do të jetë jo-praktike dhe penguese e zhvillimit ekonomik si dhe lëvizjes së qytetarëve në këto anë të Kosovës. Penguese e zhvillimit ekonomik të këtyre anëve pikërisht pse Gjilanit do t’ia shkëpuste një pjesë të konsiderueshme të arealit të tij jetësor e gjeografik. Jo-praktike madje edhe për vetë banorët e rrallë serbë të këtyre anëve sepse do t’i veçonte njësoj si në geto duke i rritë edhe më tutje gjasat e interferimit të Serbisë brenda Kosovës duke u thirrë pikërisht në ‘izolimin’ e banorëve serb. Paçka se një faturë e tillë kaq e rëndë paguhet në dëm të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu s’e pati aspak zor që të thoshte me emfazë se: ‘Komuna e re e Parteshit është dëshmi e suksesit të përbashkët’.


Sejdiu e ish’Lëvizja ‘Vetëvendosje’ festojnë për Parteshin


Themelimi i kësaj komune dhe deklarimi idiotesk i Presidentit, në rrethana të tjera normale, do të duhej të ishte një penallti ndëshkimore për të gjithë aq më shumë për LVV e cila luftën kundër decentralizimit e pat bërë si dominion të saj privat. Duke qenë se VV-ja e ka humbur edhe atë pak substancë të organizimit qytetar që ka pasur, po kjo ditë (19 gushti) dhe tjetra (20 gushti) u kaluan në një heshtje varri nga ana e saj. Madje me 20 gusht, zyrtarët e partisë na dhanë sihariqin se kjo ditë shënonte pesëvjetorin e themelimit të qendrës së tyre në qytetin e Gjilanit. Në kuadër të agjendës së shënimit të kësaj date kaq historike (sic!), ata paralajmëruan këto aktivitete, të cilat po i citoj pa i hequr as edhe një presje nga faqja virtuale e kësaj partie:

12:00 - 18:00 Ekspozitë me fotografi të 5 viteve të veprimtarisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!
15:00 - 18:00 Përmbledhje të fotografive të ndryshme të qendrës së Gjilanit të cilat do të shfaqen me projector
21:00 - 00:00 Ndejë në lokalin “CENTER” në lagjen Dardania 1 rr. 3 me rock Grupin nga Gjilani “B.o.g” dhe shfaqja e filmit dokumentar “10 Shkurti”(35 min.)

Çmendurisht një ditë pas themelimit të komunës së Parteshit, partia e soziut që pretendon të jetë Albin Kurti, zgjodhi që të na rizgjojë emocione të fjetura me historinë e saj aq lavdiplotë (sic!).
SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART 41089_1577161830237_1271350081_1622672_5991495_a
Kremtimi solemn i Fatmir Sejdiut për ‘suksesin e përbashkët’sikur u vazhdua me shampanjë e dolli në lokalin ‘Center’ në Gjilan nga po ata që paturpësisht thirren ende në emrin e së dikurshmes Lëvizja Vetëvendosje! Qysh kanë thënë më të vjetrit: ‘Bota digjet – kurva krihet’.

TO BE CONTINUED
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptySun Aug 29, 2010 4:18 pm

Une kam thene se edhe LV eshte levizje pacifiste .
Sepse ne te ke pas vetem Albinin te mire te tjeret jane femije dhe kane gjeste femijesh.
Po edhe jane femije te ldk.-isteve -pdk-isteve angazhuar ne kete levizje .
Ata te pa ndegjueshmit do ti largojne kurse do te mbeten femijet e servileve dhe edhe keta do te veprojne me zi se prinderit e tyre.
baba ne ldk djali ne lv .
Baba ne pdk djali ne lv.
keshtu e kena que ne shqiptaret kohen historine duke luftuar per karriga e pushtet.
E jo per komb e shtet.
na kishe nem perenia ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyMon Aug 30, 2010 12:31 am

Nuk besoj se dot vij vetvendosja ne ket pozicion,dhe po dojm ta shkatrrojm hala pa ja filluar punes jem paragjykus te mpreht, edim dhe kur dote vdesum.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyMon Aug 30, 2010 12:36 am

Xhemo e di si i bjen kjo. "Ti theme sa nuk me ka then". Bota ka Sy...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyMon Aug 30, 2010 12:41 am

Nuk me pelqeu ky lajme aspak?Por mos te nxitohemi sepse ndoshta politika eshte till ku vetem ne ket menyre mund te kesh te drejt fjale ..Uroj mos te na zhgenjej Albini ,se me te vertet do humbasi respektin e popullit ne shumic...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyMon Aug 30, 2010 12:53 am

Po të shikosh fotot kuptohet që kta jan fëmij ende dhe mundt të manipulohen me një qokollad e lëre për më teper po të presin që të dëshoj koha .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyMon Aug 30, 2010 11:40 am

ne kosove nuk ka asnje parti as opozit as levizje e shoqat qe momentalishte punojne per interesa kombetare.
Te gjithe punojne qe te pasurohen per veti.
Shiqo pasurite e tyre te hatashme duke e genjyer rinine se kinse po punojne per ,,qeshtje kombetare " me rrena e hajni.
A te gjithe pajtohen me kete status antishqiptare dhe multietnik.
Si dikur ne kohen e Titos ,Millosheviqit e te Rugoves qe na rrejshin se kena ,,republik" a ishim te okupuar nga serbia.
Kurse tashe jemi te kolinizuar nga te huajte.
Kolonia eshte koloni.duke pas pervoje te madhe neper shume organizata ,levizje e pame se zte gjitha jane organizata mafioze ,te mbushur me kriminele tradhtare qe mirren me pune te pista dhe bashkpunojne me serbet per perfitime personale.
Nuk po kuptoje se pse nuk po bashkohen atdhetaret e vertet ne nje trup te perbashket qe ti dalin zot atdheut dhe ti flakim kete politi antishqipatre qe per qdo dite po shkaterrojne identitetin ,kombin ,kulturen shqiptare .
Dhe nuk ngopen me kaq po vazhdojne rrugen e turpit e te tradhtise .
Duhet dale ndonje Avni Rrustem qe ti ndale keta mafioz..
per ndryshe pasojat do jene shume te madhaja per te ardhmen e femijeve tone.
Klane mafioze ,bandit ,kriminel klane familjare ,korrupsion ,hajni e qka jo.
Kosova as per se afermi nuk eshte shtet ,po po bejne lojna evropjanet me ne .
Sepse kemi aq shume servile e bashkpunetore te huaj shqiptare .Keta edhe pak kane me naj bere edhe gjuhen multietnike po si ndalem.
neper pozita kane emruar klanet familjare njerez qe skane lidhje me politik as qe kane rrespekt fare te eulex unmik etj.
Po keta i mbajne me kushte ne politik ,ja punoni per ne ja ne byruc e keni vendin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyMon Aug 30, 2010 11:48 am

festuan karieristet ,sahan lepiresat.
Ata qe per qellim kane politiken nen sundimin e te huajve .
Koloni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyTue Aug 31, 2010 2:35 am

Xhiti - Thuajse ne te gjitha pikat, komenti juaj qellon ne shenje - Prandaj pajtohem plotesisht. Do te shtoja me plot dhembje edhe keto:

-VV-ja i ka te gjitha mundesite qe te mos behet njesoj sikur partite e tjera
- VV-ja ka pase nje histori, nje tradite te gabimeve te organizatave e levizjeve te meparshme. Nese asgje, bile kishte mujt te pakten me i evitu keto gabime - mos me i perserit
-VV-ja ka mujt me ndejt hala ne formatin e dikurshem e jo te behet parti politike, sepse ajo ne thelb eshte PERCARESE dhe partikulariste. Grupon njerez te ideve gjysmake jo te pergjithshme, pavaresisht se mundem me u thirre ne kauza te medha.
-VV-ja dhe udheheqsia e saj e dyshimte u kane hape deren servileve, matrpazeve, LDK-isteve, mirepo me se shumti ish-PDK-isteve. Asaj i nevojiten kta partiake ne menyre qe te te hyje ne pushtet me njerez qe kane pervoja. A nuk e dine te gjoret se pikerisht kta njerez te 'dashur' te tyre kane vec pervoja hajnie, dallaveresh e idiotsish.
-VV-ja ka shkue hap pas hapi neper ferkemat e LDK-se dhe Rugoves ose PDKse dhe Thacit. Ajo do te behet pengese e popullit ne perpjekjet per bashkim dhe nje jete ma te mire
-VV-ja me kursin e saj tradhetor qe po e ndjek verberisht rrezikon te luftohet nga populli, qysh jane luftuar tradicionalisht dikur te gjithe armiqte e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyTue Aug 31, 2010 6:45 pm

Albinin jane te manipulua siq thua ti leka i Madh
LDK-istet veton Surroi PDK-istet ishe lkeshilltaret e Rugoves bashkpunetore te serbise tashe keshilltare te Thaqit.
ka ta shofin motin e nderrojne gezofin.
Dikur behen me haradinaj dikur me ate kete.
PO rrotellojne kah te fryne era .
per kete jemi ne gjendje katrastofale se kemi njerezit me servile ne bote.
LV -e henger do te jete partija me servile se keta tjeret.
Sepse te futesh ne politik sipas planit Te Ahrtizarit qe ekritikove deri dje .Sipas rez 1244 qe tha se eshte antishqiptare ,decentralizimin qe tha se eshte antishqiptare .
Flamurin etj popullin kosovare etj qe i kritikove .
E tashe te futesh ne parti sipas ketyre -bejne vetem njerezit e qmendur ose karieriste.
Sepse te futesh ne parti duhesh te punon sipas kesaj kushtetute antishqiptare sipas rez 1244 dhe Planit te Ahrtizarit nje plan antishqiptare.

Ku kosova ka pavaresi multietnike po ska sovranitet as qe dote kete sepse eshte nje lloje republike ne kuader te serbise ,ska ushtri ska kombe shqiptare ska flamur kombetare ska kufi ,po kufi administrativ siq thote kfori ska asgje .
NUk ka levizje individ momentalishte qe ju kundervihen ketij statusi ..
Lv ka pas simpati shume te atdhetaret pershkak se ishte e vetmja levizje qe i kundershtoi keto qe i ceka me larte .
Kurse tashe me gurabija qokollata te amerikes eulex ldk pdk u mashtrua dhe i hengri gurabijat se jane femije ende .
E femija mashtrohet me nje sheqer apo nje gurabi. e hengren te Rugoves...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyTue Aug 31, 2010 11:55 pm

Very Happy Ashtu eshte...pajtohem detektivi! Nese s'me rren intuita keta e hengren me luge thate duke menduar se e mbushen barkun bounce Çokollatat qe i permende, do ua ruajne pakez me vone, zakonisht ne rastet kur dojne me i shantazhu ose me i detyru me pranu dicka te demshme per Kosoven, atehere edhe ua prezentojne cokollatat per te cilat i lshon shpyrti femijet e lazdruem.

S'me pritet dita kur te shohin edhe ne Kurtin me shoke duke vrapu poshte e perpjete ne salla e podiume voten e qytetareve, qe dje thoshte te mos ia japin asnje politikani! clown

Kushedi n'c'pika kane me mbrri perpjekjet me siguru vota. Ndoshta ia bejne si LDK-ja ose LDDja qe u ofronin familjeve te varfera thase me miell ne kembin te votave muhahahahahahahahah
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyWed Sep 01, 2010 8:11 am

un nuk mendoj se ALBINI dot bej diq te till , sepse nuk e lejon karakteri ky posedon diapazon bagazh te madh te nji plitikani te merfillt.
Dhe pos tjerash ka mbrapa gjeneratorin legjenden e gjall DEMAQIN qe nuk vijen ne shprehje gjera te tilla.Albini dot na bije perpos nji VETVENDOSJE te mirfillt e cila na mungon tash,dhe tani nji union me ***** shqipri, sepaku dot ta ben ket ALBINI dhe askusht tjeter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyWed Sep 01, 2010 4:46 pm

Xhemë, tjeter eshte a beson apo jo - ceshtja e besimeve lidhet me deshirat, prandaj ato nganjehere prodhojne perceptime te gabueshme qe s'ben te merren parasysh kurrsesi. Edhe politikane te tjere kane pase po kaq bagazh intelektual mirepo jane bere sherbetore te dalluar te pushteteve kunder-popullore.

Tjetri gabim eshte kur thua qe Demaçi qendron pas Albinit. Demaçi, o i nderuar, s'e perul veten qe te hyje ne politiken e vjeter me ambalazh te ri. Demaçi me kohe eshte distancuar bile edhe e ka demaskuar planet ambizione e grabitqare te Albinit per karrika. Gjema ti vec nje fakt qe Demaci eshte pas Albinit, dhe une po dorezohem!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyWed Sep 01, 2010 5:01 pm

Xhema
duke besue e duke qen optimist,apoo populli nen okupim koloni populli me optimiste ne bote.
Pa buk pa pune pa shtet pa prespektive pa segurim social pa pensionim pa asgje.
Populli me optimiste me Politikan hajna servile banda te ndryshme korrupsion servil te huaj agjent te huaj.
Qe 20 vjet me optimizem mbetem dhe duke i besue lidereve tradhtare .
Mu pas qen populli i meqem moti kishim liri dhe shtet tonin e nuk luajne serbija dhe te huajte me ne ,vetem me ne si ne shqiperi si ne kosove si ne maqedoni si ne mal te zi si ne presheve Bujanovce
O xhem duhet te kthjellohemi e mos te bijme pre e njerezve qe dijne te mashtrojne kete popull budall.
pak ka njerez intelegjent ne tokat shqiptare ,ata njerez nuk mashtrohen kollaj.
Te menqurit nuk jane ne politik.Se qe te hysh ne politik duhesh te jeshe servile i ndegjueshem ose heshtak.
perndryshe nuk ke vend ne Politiken shqiptare as ne organizatat te ,,ashtequajtura shqiptare" sepse te largojne ose te distancojne si ne kohen e Titos sepse shumica jane Titiste komuniste qe dijne te nderrojne gezofin.
Mos u mashtro Xhemo ne asken.
Mua me binde vetem puna konkrete e dikujte qe kundershtone kete status antishqiptare kete Flamur antishqiptare kete kombe kosovare qe ska lidhje te bene me popullin shqiptare.

Pajtohem me leken shume --..se mire e ka e ti hem po me del shume optimiste si dikur kure njerezit vrapojshin pas Rugov papes ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyThu Sep 02, 2010 8:01 am

Fakte ka plot hyni -gogle- vetum ALBIN KURTI e qet ADEM DEMAQIN - ne rend te par te demostratave , me kan ishim un e ti xhiti Leka, po sjem asnjani por fakti esht DEMAQI nji fakt per LEKEN:

Pos tjerash edhe pretendimet dhe paragjykimet jesin dhe jan paragjykime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyThu Sep 02, 2010 4:53 pm

O more Xhem qeshtu kane bere njerezit edhe pas Rugoves po ja qka na dule..
Dikushe heret e ka dijte se kushe eshte Rugova e disave vone ju ka dal gjumi.
tashe vrapojne pas PDK.
Kur ishte ramushi ne Qeveri vrapun pas tije a me pare i kane sha keta .
Edhe LV ka mu ba si keta gajle mos ke.
Shqiptaret kane pranue mu ba Kosovare te gjitha partit e pranojne kete edhe levizjet .
Vetem disa atdhetare dhe intelektual se pranojne po qte beshe me nje lule sqel pranvera..
Ska atdhetare ,pak kane mbet ,po qka me ba se me dale nga kjo krize.
Edhe ne kohen e Ahmet Zogut Hesat Pashes keshtu e kane mashtrue popullin.
Mbetem duke u mashtrue here vrapo pas njerit here pas tjetrit ne funde te gjithe kungull po na dalin..
haaaaa more jarani jem ,mos beso shume se ska asgje prej askujt..
mashallah e perhajr bashkim vllaznimi i ri e perhajr kosovarizmi te kane bere kosovare si shkavi si magjupi si romi malazezi si ti..
Bile shkijet spo pranojne as magjupt ata kane simbolet kombetare e ne ....!!!!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyThu Sep 02, 2010 5:45 pm

mir e ki por po presim na shkoj jeta tuj prit njiher mendoj, keshtu gjerat mund te ndodhin ndofta si thua ti apo un,apo aj, pemgamer nuk jemi.
por sidoqoft besoj ne ALBININ dhe po pres me pa durim te hyj ne politik ta pravojm dhe ket, por te tham se ne hapin e par qe ben ne kundershtim me interes te popllit vet dhe ne, nuk dot jam me te dhe un nuk i shkoj askuj 2o vjet mrapa pa resulltat.
un mendoj dhe besoj se dot i shtyj gjerat dhe qeshtjen ton drejt interesit ton te perbashket se sa dot mun te baj shtir te konstatoj tash kshtu mendoj. kaloni mir ti dhe Leka se gjdo njeri mun te vlersoj drejt dhe gabim te gjith kem paragjykime.............etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyThu Sep 02, 2010 11:58 pm

Kam frik se do jete( opozit nen Hije) partija e Albinit?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART EmptyFri Sep 03, 2010 3:22 pm

Mohuesit e bashkimit kombëtar !
Prishtinë, 1 shtator 2010 (Kosovapress) Koha 21:29

Artikuj të ngjajshem
EULEX – NJË MISION I DËSHTUAR
Ca prapësi po bëhen edhe në emër të demokracisë!
GJINEKOLOGU JOHANES VAN VREJSVIJK DHE KANUNI I LEKË DUKAGJINIT !
Mohuesit e bashkimit kombëtar !
Gjykata në segmentin juridik do të ketë kujdes në formulim
Qerim Pllana

Lajthitjet, lëshimet dhe gabimet në politikë dhe diplomaci, me ose pa qëllim, nuk kanë asnjë arsyetim juridik, politik e as filozofik-historik. Para së gjithash, janë rreptësisht të pafalshme dhe të dënueshme. Prandaj, nuk ka gabim më flagrantë, se sa lajthitjet rreth mohimit të bashkimi kombëtar dhe pazareve, në dëm të territoreve tuaja! Të lehet anash zhvillimi ekonomik dhe demokratik i vendit, ku historikisht prehen të parët. Të mohosh bashkimin kombëtar, është njësoj si të mohosh përkatësinë, origjinën, atdheun, kulturën, gjuhën e të parëve, historinë dhe gjeografinë e mëmëdheut! Është njësoj si të mohosh, farefisin, gjakun, gjenezën, vëllami e perëndi! Gjaku s`është ujë, por po ndodhi u përzije, atëherë ai dhe trupi janë shndërruar në lebeti “mortaje”! Si “kleptomania”, e cila ka përla politikë, diplomaci, art, shkencë, kulturë, etj., nga njerëz më prirje të kleptomanisë, mendjemadhësisë fodull, gabimeve dhe lajthitjeve, duke u nisur nga mohimi i bashkimit të kombit. Më politika ndikuese dhe mbizotëruese nga prirje interesash hajdutërie, personale, klanore, korruptuese dhe grupore. Njerëzve me prirje për grabitje, vjedhje, tradhti dhe pabesi, nga sofra e parë e elitës, dikur në emër të komunizmit, vëllazërim-bashkimit, vetëqeverisjes. Tani në emër të “sistemit pluralist, demokratik, transformues dhe sistemit politikë globale” etj. Fraza finoke në emër të të cilave, mohohet interesi kombëtar, familjar dhe njerëzor. Duke u blerë dhe shitur shumë lirë në pushtet sistemesh korruptuese grabitqare, klanore, individuale dhe familjare, më shprehi feudale mesjetare dhe, edhe ma keq, shprehi skllavopronare. Pronarët janë zaptuesit e pushtetit, skllavëria është sovrani, kurse në emër të demokracisë, thirren tiranët dhe pushtetarët e pandërgjegjshëm!
Këso prirje për zhvatje të shoqërisë (sovranit) pasurisë së tij, kishte më të lindur të pronës private dhe shtetit. Do të ketë përderisa të ekzistojnë shoqëri klasash të tilla. Mirëpo, nëpër periudha të ndryshme historike, njerëzit më prirje të tilla hajnish, nga begatitë kombëtare, tokës dhe nëntokës, ujërave dhe të mirave tjera materiale të nënës-natyrë, në dëm të ardhmërisë së gjeneratave, janë joligjore dhe rreptësisht të dënueshme. Kjo vlen sidomos për ata të cilët, në forma klandestine grabisin pushtetin, duke penguar dhe mohuar bashkimin e atdheut, rastet më hapësirën shqiptare! Bashkë-hajnia me ata, prindërit dhe gjyshërit e të cilëve na ndanë, grabitën toka e pasuri, duke penguar ribashkimin kombëtar! E tërë kjo, është më shumë sesa naivitet politik-diplomatik, është mohim sadist i llojit të vetë, problem i së ardhmes dhe çështjes dramatike të shoqërisë dhe të gjeneratave që vinë pas nesh...
Vënia e maskës së “frikës” nën parullën, “më hapjen e kufijve, hapet kutia e
Pandorës”, analistet e sinqertë, kësaj teze me fakte historike, shkencore dhe juridike, tashmë i kanë çjerrë maskën. Sepse e drejta natyrore për jetë të lirë, të përbashkët dhe të barabartë, përfaqëson të drejtën ndërkombëtare për liri, sovranitet, pavarësi dhe bashkim. Jetë të qetë të popujt të lirë në botë. Këtë më 22 korrik 2010, katërçipërisht e dëshmoi Gjykata Ndërkombëtare (GJND) në Hagë. Në Ballkan maska të tilla të gënjeshtrës, falsifikimit dhe ushtrimit të gjenocidit, në emër të po atyre dredhive, flamurin edhe më tutje e mbanë Serbia. Ajo i përdori të gjitha format dhe mënyrat e politikës së gënjeshtrës, “si fituese në luftëra, por kinse humbjes në paqe”, D. Qosiq! Duke i para-fajësuar fqinjët, në vijimësi shqiptarët, madje tërë botën! Ndërsa, gjysmën e territoreve të Kosovës etnike, i mban të grabitur qysh nga vitet 1848-1878-1912 dhe aktualisht!
Fatkeqësisht, këtyre orekseve të memorandumeve akademike, sundimtarëve dhe kishës serbe, (por jo për të grabitur toka të huaja, por për të dëmtuar atdheun e vetë), dolën të lindin, shtohen dhe të grabisin pushtetin mjaft shqipfolës. Duke dëmtuar qenien, hapësirën, kombin dhe atdheun e vetë! Më ndarje, mos bashkim, përpjekje për krijimin e principatave mesjetare ngatërrestare më Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë shqiptare etj. Kur dihet se vetëm bashkimi i tyre sjellë siguri, zhvillim më të shpejtë ekonomik, rajonal kulturor gjeografik dhe historik, paqe për të ardhmen jo sall për shqiptaret. Ofron mirëqenie, liri, zhvillim të barabartë për shtetasit, minoritar, grupe etnike etj. Edhe pse grupet e ndryshme “etnike”, janë vendos në këtë tokë më faltore false, qëllime dhe hile të caktuara politike, diplomatike dhe strategjike, duke filluar nga shekulli i XII, nga Serbia në veri dhe Greqia në jug etj.
Gabimet në politikë nuk falën - ato pa pardon janë të dënueshme
Bashkimin kombëtar e penguan, vazhdojnë ta pamundësojnë dhe e mohojnë edhe qarqe të caktuara aktuale politike shqiptare, duke i ruajtur interesat klanore, fare-fisnore e familjare. Këto prirje të karakterit feudal, shqiptarëve u kanë shkuar për dore, qysh nga periudha e pashallëqeve, Shkodër më Bushatllitë, Janinë më Ali Pash Tepelenën, Berat më Ahmet Kurt Pashën, më grindjet e konflikte të përhershme, si më pronat në Mukatanën e Durrësit, Sul, Himarë, Çamëri, etj. Nga vetë të shpallurit pasha, vezirë, sadri-azem, kadi, bajraktarë, spahi.., sa duket se jemi duke jetuar mu atë periudhë! Si aktualiteti ynë me “gjeneral”, aleanca: LDK-AAK, tani LDK-PDK, në Shqipëri, PD-PS, Maqedoni më konglomerat partish grindavece mes vete. Më ideologji pro e kundra, gjëja për shtet shumë-etnik, duke shkaktuar psikologji përçarëse provinciale-feudale mesjetare: Në Kosovë, me nja 5-6 minoritete, krejt së bashku s`bëjnë as 6 për qind të popullsisë të Kosovës! Më krahina provincash si, Drenica më kryeministër “legjendë”, Llapi më president “mit”, Dukagjini me gjeneralin luftarak, Rrafshi, Artakolli, Ana-Morava.., Shqipëria, jugu toskë më Edin “përrallë”, veriu më Salen “gegë, kreshnik”!? Në Maqedoninë shqiptare, më as njërin, pos më prirje servile për pushtetet të karakterit feudo-skllavopronarë!
Më në fund Aliut, i prenë kokën dhe si peshqesh kurioziteti ia sollën sulltanit në Stambollin e të “Sëmurës së Bosforit”! Pashallëqet ranë si letër kartoni. Ky ishte një sadizëm i llojit të vetë, si më hipodromin e plojës në Manastirin e 1830. Sadizëm i një perandorie të kalbur bashkë më krerët e pashallëqeve në fjalë, që pengonin njeri-tjetrin për bashkim, pavarësi dhe shkëputje nga perandoria e sëmurë. Tërë ai antagonizëm ndodhte për shkak uzurpimi pronash të kombit të pa konsoliduar, shtypur dhe të robëruar. Mos unitetit reciprok për liri, shkëputje nga perandoria dhe mbrojtja e territoreve nga agresioni sllavë, bëri që grekët, serbët, bullgarët, rumunet etj, të ndihmuar nga shqiptarët, në dëm të tyre, të çlirohen dhe të zgjerohen dekada më herët se sa ata. Ata sot e kësaj dite, mbesin të pabashkuar, pa u konsoliduar, si shekuj më parë të përçarë, duke mohuar bashkimin kombëtar, nga sorollatja dhe soji i vetë politikës dhe diplomacisë gjysmake mohuese të së vërtetës..!
Këto hile të politikës së fukarallëkut në gjithë hapësirën shqiptare, kanë karakter mashtrues dhe mohues, ndaj bashkimit të kombit. Gjë që tejkalon çdo cinizmi sadist human, njerëzor dhe historik-ekonomik e kulturor, të popullit të shpërndarë në 5 shtete në gadishullin e sfilitur. Kur dihet se bashkimin kombëtar të tjerët në Evropë dhe në shumë vende në botës e kanë bërë shekuj më parë. Më përjashtim të atyre të cilët jetojnë më prirje, kulturë dhe histori përçarëse mesjetare! Tani, politika shqiptare këtë e mohon nën parullën e “kutisë së Pandorës”, një si devizë ekuacioni trillues, jo sall ruso-serb! Me të ashtuquajturin bashkim evropian, gjëja se me te bashkohen edhe shqiptaret! Kur dihet se më asnjë fakt, as një vend në botë s`mund të krahasohet më rastin specifik “sui-generis” të shqiptarëve, të cilët shtrihen në hapësirën e tyre homogjene historike-gjeografike gjuhësore-kulturore, por të shpërndarë e të okupuar në 4 shtete, dy të tjera të përgjysmuara dhe të ndara! Pse atëherë shqiptarëve s`u mundësohet bashkimi i tyre, para hyrjes në BE!? Prandaj, themi lirishtë se mohuesit e bashkimit kombëtar janë mu në mes të Evropës dhe në mesin tonë. Janë maja e piramidës së pushtetit të grabitur më ndihmën e të huajve, vjedhje votash nga sovrani i lodhur nga tiranitë, okupimi, skamja dhe robëria shekullore. Mohuesit, shumica në pozitë dhe opozitë, në Kosovë, Shqipëri, sidomos në Maqedoni, bëjnë politikë shumë fytyrash. Pengojnë afrimin, zhvillimin dhe bashkimin kombëtar, duke manovruar si më shkëmbyes binaresh, në mungesë trenash. Sepse, frenat i mbajnë të tjerët në duar, duke i grabitur dhe mbushur më të mirat e begatisë të hapësirës shqiptare, që nga zanafilla në tokën e tyre, perëndia dhe natyra që ua ka falë!
Kush janë mohuesit e bashkimit kombëtar!?
Mohuesit e bashkimit kombëtar kanë emër dhe mbiemër. Ata pikërisht gjendën maj hierarkisë, biznesit politik dhe atij diplomatik, duke bërë politikë pelegrinë, gjumë, rehati dhe jetë luksoze, mbi kurrizin e një kombi të shpërndarë, brenda dhe jashtë hapësirës, ku ai sot lëngon mbi begatitë dhe të mirat e nënës natyrë. Mohuesit e bashkimit kombëtar ishin dhe vazhdojnë të jenë titistet e mëdhenj dhe të vegjël, ish-bashkëpunëtorët e OZN-ës, UDB-së, së Rankoviqit, MUP-it. etj. Në Shqipëri e dinë ata, nëse mendojnë esëll! Ata, sot e kësaj dite i ke në akademi, Lidhjen e shkrimtarëve, në shkencë, art, kulturë, për fat të keq, në të gjitha institucionet dhe entet shtetërore, në ekzekutiv, legjislativ, sidomos në gjyqësor. S`ka rëndësi janë pak apo shumë në numër. Aty, ku ata gjenden, paraqesin rrezik të përhershëm. Sepse janë të papërmirësueshëm më prirjet dhe shkollën e tyre më karakter përçarës, kur sesi bashkues. Për ta, bashkimi kombëtar është “armiqësor”. Prirje e mbjell më shekuj në shkollat e parullës: “Përçaj dhe sundo”! Si, “gegë, toskë, koçe-varrë, çamë, preshevarë, malësor, katolik, mysliman, bektashi, ortodoks, ardhacak, vendas... Për habi, të gjithë të një kombi shqiptarë”, por në 5 shtete, 13-14 fise, në 4 fe, të shpërndarë...
Unë s`frikësohem për ketë që e them, se perëndia një ditë do t`më gjykojë, për ndonjë “shpifje a ideal romantik-personal-enverist”! Sepse, në mënyrë të hapët, reale dhe të sinqertë, bashkatdhetarëve të mijë, çdo ditë ua them troç. Aq më pak, apo aspak, nuk frikësohem nga mohuesit e bashkimit kombëtar, si mohues të perëndisë në fund-shekullin e kaluar dhe fillim-shekullin XXI. Për mashtrim të “gatuar” sovranit, në bashkëpunim më nunash dhe me bashkëjetesë “miqësore nipash”, të atyre që na ndanë, pak nga pak, atdheu për të mbet sot e kësaj dite, i copëtuar, i shpërndarë, për mrekullinë e fatit, populli jo i përçarë...
Ndonjëherë, mbase vetë jeta është një mashtrim i copëzuar, një si prag mes dy dyerve. Dhe njëra-tjetrën e “xhelozojnë për lindje a vdekje”, si një ëndërr mrekullie a sadizëm ferri! E them këtë pa qëllimi-diskreditues. Por gabimet, mohimi dhe tradhtia politike ndaj bashkimit kombëtar, me ose pa qëllim, nuk kanë asnjë mundësi faljeje, as një arsyetim juridik, politik e as filozofik-historik! S`janë ëndrra as pragje mes dy dyerve, po e hape të parën është lindja, e mbyllë të dytën vjen fundi! Të thuash kaq është jeta! *Jo, sepse jeta është histori gjeneratash, ajo vazhdon ecën, evoluon, lëvizë por si lumë! Evropa si bashkon ata që i ka ndarë me letra false, fuqi dhe më topa anijesh deti, më barut të dhuruar fqinjëve, për t`i grabitë tokat shqiptare! Ajo akoma s`do fajet t`i përmirësojë, meqë ajo vetë i ka kontribuar kësaj ndarje! Ajo as vetën s`do ta bashkojë! Prandaj, për gjeneratat pas nesh, pengimi dhe mohimi i bashkimit kombëtar, do të jetë mashtrim i llojit sadist i tradhtisë së shëmtuar!
Ndërhyrja e SHBA-ve, më NATO-n, shqiptarëve u mundësojë të mos bredhin, si pjesa që akoma bredhë nëpër Australi, SHBA, Zelandë, Kanada, Turqi dhe kudo nëpër Evropë dhe botë! Por kjo ndihmë e miqësisë të themi të sinqertë, nuk është kurorëzuar me idealet e atyre që u flijuan. U derdhë shumë gjak, pati shumë sakrifica dhe dëme, vetëm për ribashkimin e kombit të shpërndarë, me fajin e faktorëve politik të djeshëm e të sotëm evropian. Evropa, as një shteti ballkanik, që mban territore shqiptare, nuk mundet për të urdhëruar për t`i lëshuar tokat e okupuara shqiptare, me bekimin e saj: Kufijtë mbesin po këta, madje më një kontroll më rigoroze sesa tani. Se, s`do të ketë më kufij klasik, por ata do të jenë “të hapur e të paqëndrueshëm”, kurse shqiptarët do të bashkohen në mbështetje të kësaj teorie, këto janë trillime finoke politike...
Atëherë pse refreni i “kutisë së Pandorës”!? Pse s`vlen bashkimi i kombit homogjen shqiptar në gadishull!? Pse ndalesa vizash Kosovë-Shqipëri, ndjekje refugjatësh shqiptarë, mos jetësimi i marrëveshjes së Ohrit, në Maqedoni? Konflikti PS-PD, në Shqipëri. Veriu në Kosovë, pjesët tjera të hapura si pronat çame, Kosova Lindore, ajo veriore... Kjo është e vërteta, njëkohësisht fatkeqësia e mohimit të bashkimit në Shqipërinë e vërtetë natyrale. Për të cilën jo sall Evropa mbanë përgjegjësi historike. Ndërkaq, mohuesit e bashkimit kombëtar, soji krijues i politikave të grabitjes së pushtetit, krijimit të ashtuquajturave (“shqipërive”, siç shprehet miku K. Mehmeti), do të thosha, albanidave, as të formatit të dukatave mesjetare etj. Kushdo qofshin mohuesit e bashkimit kombëtar, kundër krijimit të Shqipërisë Unike Natyrale, mbajnë përgjegjësi ligjore politike, morale-juridike dhe kombëtare historike!
(Autori, mbase kritik kokëfortë, i “globalizmit demokratik post-modern-eksperimental-multi-etnik”)!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty
MesazhTitulli: Re: SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART   SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SKANDALOZE: KUSH FESTOI PËR KRIJIMIN E KOMUNËS SERBE TË PART
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....
» OKB VENDOSI PER REZOLUTEN SERBE PO SIPAS REZ:1244
» KRIMET SERBE NË KOSOVË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: