|
| Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare? | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Musafir Vizitor
| Titulli: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare? Mon Oct 08, 2007 5:26 pm | |
| Partia komuniste shqiptare u krijua me ndihmën e dy agjentëve jugosllavë: Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, të cilët ishin dërguar nga partia komuniste jugosllave (PKJ) për të organizuar komunistët shqiptarë që ishin të përçarë në disa grupthe të vegjël. Pjesëmarrjen e tyre në themelimin e PKSH-së komunistët shqiptarë nuk e kanë mohuar kurrë, por deri se në cfarë pike ata vareshin nga shokët jugosllavë të cilët i adhuronin si perëndi, e tregon më qartë korrespondenca e mëposhtëme e botuar në librin "Gjaku i tradhëtuar" (botuar nga vetë jugosllavët pas prishjes me komunistët shqiptarë). Duke lexuar këtë korrespondencë kuptohet fare qartë përse u prish marrëveshja e Mukjes e cila caktonte si objektiv Shqipërinë Etnike. 1. Letër e Enver Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës Shok i dashur Dushan Mugosha ( ?) Tash jam më i fortë nga atë ditë që u ndamë po malli është kurdoherë i madh. Aliu qënkësh më i fortë nga ne, sidoqë sigurisht e marr me mënd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por të gjithë ishin të prekur. Dr. Nishani zuri të qarët duke thënë ?kujtoj poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë për këta dy shokë, aq të mirë, të vendosur, që kanë lënë familjet, vendin e tyre dhe erdhën të na ndihmojnë ne, të luftojnë tok me ne?. Por të flasim për punë pak. Këtu kanë ardh gati të gjithë Tuk, Besnik, Hodo, Dali, Beqir Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s'kanë ardh ¤¤¤1 . Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj.. Do të fillojmë dhe një kurs të vogël, ne kemi konferenca me këto tema. Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftë e drejtë dhe e padrejtë. Partia në Ushtri. Organizimi i pushtetit. Lufta Nacional-çlirimtare. Do të organizojmë edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk është shumë i kënaqur nga Mehmeti (mos e merr se po të shkruaj apostafat për këtë gjë dhe me tendencë). Por Tuku na priste dhe thotë se qëkur ka ikur Sala Mehmeti s'peshon njeri, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvleftësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të ¤¤¤. Urdhëra të çuditshme dhe jo shoqërore i ka dhënë Tukut e mjaft gjëra të tjera. Të gjitha këto, mos ki frikë se do t'i shohim me gjakftohtësi, pa paragjykime dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm. Zgjedhjet në Korçë po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do të na vinë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave. Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherë. Të përqafoj me shumë mall Taras 2. Letër e Nexhmije Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës I dashur shoku Dushan. Me keqardhje të madhe mora vesht largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht më erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t'iknje. Me gjithë se kemi ndenjur pak kohë bashkë e ndjej mungesën t'ënde në mes t'onë ashtu si edhe shokët më t'afërt. Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm shokët që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e mâ, por sigurisht do të marrë malli dhe për malet e fushat e Shqipërisë që i lave me djersë dhe që u pive dhallën. A po jo ? Jo vetëm ne, por gjithë populli Shqiptar do të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjë herë në vendin t'onë, do të shohësh se me punë do të të shpërblejë atë që ke bërë për shpëtimin dhe naltësimin e tij. Sigurojmë me bindje të plotë që do të shtojmë gjithnjë hovin e punës që të forcojmë e të naltësojmë Partinë t'onë dhe ti sigurojmë dhe popullit t'onë pushtetin e tij. Se vetëm kështu do të shpërblejmë dhe ndihmën t'uaj të vlefshme. Dushan, thuaju shokëve të Jugosllavisë, se shokët Shqiptarë ndjekin me admirim hapin e tyre dhe kërkojnë emra që të ndjekin dhe shembullin e tyre heroik. Thuaju që gjithë populli Shqiptar ndjenë për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqërore. Mos na harro. Po të mundësh na kujto dhe me ndonjë cop letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë. ?Vdekje fashizmit - Liri popullit?. Të fala shoqërore Nexhmija |
| | | Musafir Vizitor
| | | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare? Mon Oct 08, 2007 5:47 pm | |
| Letër e Mehmet dhe Fiqirete Shehut drejtuar Dushan Mugoshës I dashur shok Dushan, Muarëm vesh nga shoku Taras se së shpejti do të na largohesh për në terrene të largëta, prej nga do të jetë i pa-mundur takimi. Ky lajm qe Befasi e hidhët për ne,siÇ mund të jetë për gjithë shokët që të njohim së afër- ti. Me një herë kur muarëm lajmin,na doli përpara syve Sala:mësuesi ynë.Ndëj- tëm disa minuta,duke kujtuar përpjekjet e sakrificat e tua për Partinë t'onë (ato që dijmë ne).Sigurisht që është nevojë e Partisë s'onë Internacionaliste që të detyron të largohesh nga ne,në këtë fazë madhështore të lëvizjes s'onë e të mos mundesh të shohish së afërmi,me sytë e tu,frutet e punës s'ate në një vo- lum më të gjërë se deri tash. Kemi kaluar bashkë kaq kohë;kemi qarë hallet t'ona Komuniste;kemi punuar bashkë;na ke udhëzuar;na ke koregjuar;na ke mësuar.Pengesa të mëdha kemi kaluar në momente kritike;kemi luftuar armikun bashkë kaq kohë,jashtë Brigadës dhe brë- nda në Brigadë. Ditë kritike kanë qënë ato që kemi kaluar bashkë(Mehmeti) në Vlorë e Mallakastër,ditë kur fraksioni tradhëtar i Xhepit na e pat minuar organizatën dhe na e pat katandisur për ditë të hallit;e nuk mund të harrohen kurrë. Jeta e jonë në Brigadë,e cila me ndihmën t'ënde serioze dhe me drejti- min e Partisë s'onë e me sakrificat e partizanvet,është bërë tmerr i reaksionit, nuk mund të harrohet. Por më tepër puna konkrete që ti ke bërë për Partinë t'onë në përgjithë- si,është e pa-harrueshme për ne,si për gjithë Komunistat Shqiptarë.S'harrohen kurrë sakrificat personale që ti ke bërë për Partinë t'onë,duke mos lënë mal,fu- shë e lum, pa kapërxyer,duke vënë jetën t'ënde kaq herë në rrezik.Nuk kishim Par- ti,por kishim e ishim "komunista bashibozukë",ishim një "turli me zarzavate të hidhura" e me udhëzimet e Miladinit dhe të t'uat,me ndihmat t'uaja mundëm të se- leksionohemi,të formojmë Partinë t'onë Komuniste,t'a forcojmë.Na dhatë dorën,na mësuat,na ngritët si mëma foshnjën e na bëtë të jemi në gjëndje të ecim me këm- bët t'ona,me një Komitet Qëndror t'onin,me një Organizatë t'onën,me një Vijë t'onën,të njohur e t'aprovuar nga Internacionalja Komuniste.Dhe kemi besimin më të plotë,si neve Komunistët ashtu edhe populli mbarë,se Partija e jonë Komunis- te është në gjëndje që t'a drejtojë popullin drejt Objektivit Final. Është jo vetëm dëshira e jonë,që e dijmë largimin t'ënd,porse edhe e gjithë Brigadës,që s'di gjë,që të ndodhesh në mes t'onë për festën e 1 Majit.Por bë qoftë se nuk vjen dot,kërkojmë dhe insistojmë në kërkesën t'onë që,të paktën, para se të ikësh,me që do të kalosh nga kjo anë,të rrijmë ndonjë ditë së bashku prandaj na lajmëro se ku duhet të dalim për t'u takuar. Na vjen KEQ edhe neve që po largohesh para se të mbarohet tabela që ësh porositur me mbi-shkrimin BRIGADA E I-rë PROLETARE! O Salë!Po,për interesat e larta të Brigadës t'ënde,kë do të lësh pranë Sht. Përgj.?Kujt do t'i a besosh këtë misjon special,or t'u shoftë soji e t'u bëftë na-a-a-a-a-a?!!!! Të fala shoqërore e të puth, Mehmeti Fiqret VDKEJE FASHIZMIT! LIRI POPULLIT! 22/IV/44 PS/ temat jane marre nga Balli Kombetar
Edituar për herë të fundit nga në Thu Oct 11, 2007 9:49 pm, edituar 1 herë gjithsej |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare? Wed Oct 10, 2007 2:32 pm | |
| Naki,
ketu mund te sillen shume dokumenta origjinale, madje edhe te transkiptuara, mund te spekullohet dhe mund te pretendohen shume gjera - dhe te gjitha per te ulur madheshtine e
1. Enver Hoxhes, si themelues, organizues, drejtues dhe finalizues i luftes antifashiste nacional-clirimtare, kunder pushtueseve dhe bashkepunetoreve te tre ballisto-zogiste.
(Po pranoj linjen tuaj qe Marreveshja e Mukjes deshtoi sepse pala balliste kishte projektin e Shqiperise Etnike - po perse kjo gje duhej ta hidhte ballin ne prehrin e pushtuesit? Ishte thjesht ceshtje pushteti - jo komunistet!)
2. Luftes antifashiste nacional-clirimtare qe angazhoi ne luftime ne Ballkan rreth 70, 000 trupa gjermane (kush i kishte ne hesap ata pulaxhinjte balliste e zogiste) duke e radhitur veten pas frontit aleat antifashist, duke i bere nder ketij kombi.
Por, jo per ty Naki, por per te tjeret: harrohet nje gje: konteksti historik i ngjarjeve. Nuk merren gjerat shabllon. Gjen nje dokument, nje leter dhe o burra te nxjerrim konkluzione. Gjate luftes se dyte boterore, ishte Bashkimi Sovjetik, shtet komunist ne ate kohe, qe mbante peshen kryesore te luftes dhe kuptohet qe Jugosllavia dhe grupet e formacionet komuniste do te ishin nen udhezimet e tyre. Popovici apo Mugosha as e themelonin dot partine komuniste dhe as e organizonin dot popullin shqiptar ne mbrojtje te vendit te tyre, nese nje popull i tere nuk ishte i sqaruar e nuk ishte gati per kete. Tjeter gje se cfare ishte ne mendjet e mbrapshta te Mugoshes me shok (e perjashtoj Miladinin nga pislleqet qe bente Titua), tjeter gje se cfare planesh kishte Titua. Kur cdo gje u be e qarte, Titos ju prene duart.
Nuk mund te mohohet roli i Enver Hoxhes dhe i komunisteve te tjere shqiptare. Ndihme internacionaliste ka nga cdo krahe, por kjo nuk do te thote asgje.
Po pse o Naki, a mund ta hedhin ne poshte rolin e shpirtit liridashes kosovar, rolin e patrioteve dhe deshmoreve kosovare dhe rolin e UCK ne pavaresine e neserme te Kosoves? A mos do themi neser, ishte ajo Evropa zuzare qe na dha pavaresine, duke nxjerre nja dy letra autentike.
Naki bre Naki! | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare? Thu Oct 11, 2007 12:35 pm | |
| - tom sojer shkruajti:
- Naki,
Por, jo per ty Naki, por per te tjeret: harrohet nje gje: konteksti historik i ngjarjeve. Nuk merren gjerat shabllon. Gjen nje dokument, nje leter dhe o burra te nxjerrim konkluzione. Gjate luftes se dyte boterore, ishte Bashkimi Sovjetik, shtet komunist ne ate kohe, qe mbante peshen kryesore te luftes dhe kuptohet qe Jugosllavia dhe grupet e formacionet komuniste do te ishin nen udhezimet e tyre. Popovici apo Mugosha as e themelonin dot partine komuniste dhe as e organizonin dot popullin shqiptar ne mbrojtje te vendit te tyre, nese nje popull i tere nuk ishte i sqaruar e nuk ishte gati per kete. Tjeter gje se cfare ishte ne mendjet e mbrapshta te Mugoshes me shok (e perjashtoj Miladinin nga pislleqet qe bente Titua), tjeter gje se cfare planesh kishte Titua. Kur cdo gje u be e qarte, Titos ju prene duart. Nuk mund te mohohet roli i Enver Hoxhes dhe i komunisteve te tjere shqiptare. Ndihme internacionaliste ka nga cdo krahe, por kjo nuk do te thote asgje. Po pse o Naki, a mund ta hedhin ne poshte rolin e shpirtit liridashes kosovar, rolin e patrioteve dhe deshmoreve kosovare dhe rolin e UCK ne pavaresine e neserme te Kosoves? A mos do themi neser, ishte ajo Evropa zuzare qe na dha pavaresine, duke nxjerre nja dy letra autentike. Naki bre Naki! Tom Sojer,Nuk e ka krijuar Naki kete teme dhe kjo teme eshte marre nga Balli Kombetar dhe eshte vendosur ne forum ngase ky forum mban nje titull me shume vlere nese une e kuptoj zoteri lexoje me larte. Nuk pergjigjem ne replika te personave qe temat e forumit i marrin shume personale ose kane urrejtje ndaj postuesit ( ne kete rast kjo eshte attach copy lal). Nese se ke ditur kush eshte Dushan Mugosha lexo. Sa per Enver Hoxhen eshte mendim imi personal dhe ke te drejte te replikosh. Do te jemi plotesisht te rene nga koka apo si thote populli “Koka boshe”nese do te besonim se Enver Hoxha eshte hero !!! Mendim personal I imi.Ai si person ndoshta ka kontribuar por ka zhvilluar nje fushate te gjere te helmimit te popullit e perveq helmimit dhe te mashtrimit…E deshti Shqiperin ta bej nje “Dele Besnike” gjithmon per thyerje, per terheqje, qe harron prej nga vjen dhe ku ka ndermend te shkoj! Aleatet e tije “Miqt e Vertet”qe une do I quaja “Misionaret Sllavo-Shqipfoles” sa ishin miq te tije nderkohe ata po vazhdonin planet e tyre antishqiptare per shendrrimin e Shqiperis gjysmake ne nje “Besnike”. Roli i luftes se UCK-se ketu ska te bej me temen dhe sa per njoftim tendin kisha fatin te isha pjestar i kesaj Ushtrie te Lavdishme. Faleminderit |
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare? Thu Oct 11, 2007 1:05 pm | |
| partin komunista shqiptare ne baze te titullit te temes e udhehoqi Enver hoxha une i bashkohem disa mendimeve te tomsojerit dhe ishte si ishte deri tek themelimi i saj Enver Hoxha e drejtoj dhe ju keni ber mire qe nxorret letren qe e shkruen mehmet shehu nji njeri poliagjent i shum sigurimeve te huja i cili ishte agjenti numer nji i dushan mugoshes dhe gruja e tij dashnorja e dushan mugoshes dhe mugosha e detyron shehun ta maroje fexhretin dhe keto jan histori dhe fakte sa i per ket ballit te ashtuqujtur te asaj kohe apo legalitetit kan gjen ne bashkpunim me gjermanin hitlerian dhe bashkepuntor te rrept te tij sod flitet dhe perflitet ne suaza te ndryshme per enverin faksimilohen dokumente montohen letra dhe cdo gje me anen e rrjetit teknik elktronik ketu kjo tem don vertet koka te nxehta koka qe din te vlersojn dhe analizojn historin dhe te bemat e ballit kombetare te asaj kohe por din te bejn dhe analizojn pa ashkalue anet dhe subjektivitetin dhe Enverit dhe te partis komuniste shqiptare e cila mbajti dhe rezistoj pa ja bashkangjit fexhori e mehmeti dhe dinakrija titiste replublik te shtat te jugosllavis e gjitha tregon dhe vlerson enverin nji mendje ndritur qe shpejt e kuptoj vizionin e tyre dhe muer kontaktak me dimitrovin bullgare dhe i ra titos dhe klikes se tij bishti ner kembe dhe dhelperija e tyre ndaj teritorit shqiptare dhe gllabrimit te shqiperis nese do ta mirrte mehmet shehu ket parti ne do te ishim me101%ner serrbin dhe grekun i falnderojm mendjes se Enverit dhe lavdi i qofte punes se tij heroizmit te tij shum vjeqar i perballue me agjent dhe me spiunazha te ndryshme nga koci xoxe ,nako,spiro ederi tek me i fundit mehmet shehu dhe fexhore shehu e kadri hazbiju merrni nji retrospektiv dhe shikoni sa njerz u hudhen nga deti dhe sa nga toka sa ng ajri per ta permbus shqiperin por ishte aj enver qe ju beri ball ter armiqve dhe ishte aj kembengules qe veret tha edhe bari nese do te ham nji pellbe tok as rusi e as jugosllavija sun e marrin te tokes dhe kufijve te njohur nderkombetarishte 1912dhe kjo shqiperi mbati flamurinmbati gjuhen qe edhe ne kemi perfitimet tona si kombe jasht kufije te saje . | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare? Thu Oct 11, 2007 1:52 pm | |
| Partin Komuniste të Shqipëris e ka formuar koha. Enver Hoxha ishte vetëm një dijetar, trim të cilin për fatet e Shqipëris dhe Kombit e solli koha i cili tërë jetën ia kushtojë Atdheut .....dmth vuajtja e popullit nga regjimi i Zogut e solli komunizmin në Shqipëri kurse Zogun sot e fusin në Histori se personalitet pozitiv dhe Lekes kontrabandistine armëve në Afrik e presin në Kabinet ... së fundi zonja Topalli i thot Lekës se regjimi Komunist me në krye Enver Hoxhën i kanë bërë një padrejtësi Ahmet Zogut që e kanë fshir nga faqja e historis, dmth se Ahmet Zogu që e armatos Pashiqi për ta rrëzuar Fan Nolin me gjithë udhëheqësi hero dhe si shpërblim për ndihmë të armëve që ja dha Zogut ky ia jep kogja një pjesë të mirë tokë së bashku me manastirin ku u mbajt Kongresi i Abecesë .... Kurse Enver Hoxha me plot sukses si asnjë shtet tjetër e çliron Shqipërin pa kurrfar ndihme nga jasht e zhduk analfabetizmin e rindërton vetëm për 5 vjet vendin që u shkatrru nga lufta.... e të mos i rendis tani fabrikat, hidrocentralet, plantacionet, univerzitetet me Akademi dhe me një gjuhë të unifikuar me Akademi të shkencave dhe arteve etj etj këto i filluan nga zero, në kohën kur Shqipëria doli nga regjimi i Zogut vetëm me 150/200 profesor .... Unë e di vetëm një gjë në lidhje me titistët dhe ca vende të tjera; Kan pasur bashkpunim Rusi, Jugosllavi pas vdekjes së Stalinit për ta gëlltitur Shqipërin.... si dhe me Anglamerikanët për pozit strategjike që përmes Shqipëris t'i rrëzoj shtetet e radhës Komuniste si në domingo ... Greqia gjithmon ka dashur të marr Jugun ... etj.
Edituar për herë të fundit nga në Tue Oct 16, 2007 2:45 am, edituar 6 herë gjithsej | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare? Thu Oct 11, 2007 9:48 pm | |
| - Sofra shkruajti:
- Partin Komuniste të Shqipëris e ka formuar koha .....dmth vuajtja e popullit nga regjimi i Zogut [ që sot e shpallin heroj] regjimi i sotem shqiptar ku së fundi zonja Topalli i thot Lekës se regjimi Komunist me në krye Enver Hoxhën i kanë bërë një padrejtësi Ahmet Zogut që e kanë fshir nga faqja e historis, dmth se Ahmet Zogu që e armatos Pashiqi për ta rrëzuar Fan Nolin me gjithë udhëheqësi hero dhe si shpërblim për ndihmë të armëve që ja dha Zogut ky ia jep kogja një pjesë të mirë tokë së bashku me manastirin ku u mbajt Kongresi i Abecesë ....
Kurse Enver Hoxha me plot sukses si asnjë udhëheqës tjetër vendi e çliron Shqipërin pa kurrfar ndihme nga jashtë e zhduki analfabetizmin e rindërton vetëm për 5 vjet vendin që u shkatrru nga lufta.... e të mos i rendis tani fabrikat, hidrocentralet, plantacionet, univerzitetet me Akademi dhe me një gjuhë të unifikuar me Akademi të shkencave dhe arteve etj etj këto i filluan nga zero, në kohën kur Shqipëria doli nga regjimi i Zogut vetëm me 150/200 profesor .... Unë e di vetëm një gjë në lidhje me Titistët; Kan pasur bashkpunim Rusi, Jugosllavi .... etj si dhe me Anglin sepse ishte koalicioni i të gjitha vendeve kundër fashizmit. Po shume e drejte dhe te tilla replika jane per forume. Une vetem postova nje copy paste te nje shkrimi ose letre sekrete qe rastesisht e pashe tek Balli Kombetar dhe mendova se ne kete forum eshte po ai tim nga diskutimet ku vertet keni hapur diskutime te shumta rreth sistemit komunist dhe Enverit. Kjo eshte qe duhet te jete replike ne temen jo verejtje ne personin qe ka vure temen sepse e skjarova se tema nuk eshte pronee imja. |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare? Fri Oct 12, 2007 5:37 am | |
| Në rregul është Naki tani e kuptuam ... Por është dashur që në fillim ta japësh një koment të shkurtër për postimin që e solle që forumistët ta kenë më të lehtë që mendimin ta japin për temën. | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare? Fri Oct 12, 2007 11:43 am | |
| "Tom Sojer, Nuk e ka krijuar Naki kete teme dhe kjo teme eshte marre nga Balli Kombetar dhe eshte vendosur ne forum ngase ky forum mban nje titull me shume vlere nese une e kuptoj zoteri lexoje me larte."
Pergjigja ime:
Nuk te tha njeri Naki qe e ke krijuar ti kete teme, lexo mire. Te drejtohem qe mendon dhe vendos ta sjellesh nje dokument te tille dhe ti sigurisht kerkon replike, kjo eshte normale ne forum.
"Nuk pergjigjem ne replika te personave qe temat e forumit i marrin shume personale ose kane urrejtje ndaj postuesit ( ne kete rast kjo eshte attach copy lal)."
Pergjigja ime:
Po perse gjykon qe kete teme e kam marre personale, o Naki?!!! Po a duhet njeriu te replikoje nese mendon ndryshe? Po pse, vetem aprovim kerkon ti?
Po kete "urrejtje ndaj postuesit" nga e gjete o Naki? Po si mund te jete qe une te urrej ty si postues? Perse duhet te te urrej? Une nuk te njoh, apo njihemi diku?!!!!!!
Po perse nje mendim ndryshe e merrni si urrejtje? Po ku ka gje personale ne pergjigjen time me larte? Thjesht te jap mendimin tim per ato letra qe ke postuar. Qe njerezit qe i lexojne, po edhe ti qe e merr mundimin dhe i poston, ta analizojne nje gje ne kontekstin e kohes dhe jo ta marrin te shkeputur. Nuk ka aty asgje personale, pa le urrejtje, sic thua ti.
"Sa per Enver Hoxhen eshte mendim imi personal dhe ke te drejte te replikosh."
Pergjigja ime:
Po une replikova zoteri po ti e quajte personale.
"Do te jemi plotesisht te rene nga koka apo si thote populli “Koka boshe”nese do te besonim se Enver Hoxha eshte hero !!! Mendim personal I imi.Ai si person ndoshta ka kontribuar por ka zhvilluar nje fushate te gjere te helmimit te popullit e perveq helmimit dhe te mashtrimit…E deshti Shqiperin ta bej nje “Dele Besnike” gjithmon per thyerje, per terheqje, qe harron prej nga vjen dhe ku ka ndermend te shkoj! Aleatet e tije “Miqt e Vertet”qe une do I quaja “Misionaret Sllavo-Shqipfoles” sa ishin miq te tije nderkohe ata po vazhdonin planet e tyre antishqiptare per shendrrimin e Shqiperis gjysmake ne nje “Besnike”.
Pergjigja ime:
Shume mire qe thua "mendimi im personal". Dhe perseri lidhur me kete te them gjerat shikohen ne kontekstin e kohes dhe jo sipas perkatesive te besimit. Ti ke mendimin tend qe duhet ta mbeshtetsesh ne shume gjera.
Te nderuarit Anna e Sofra ta japin mendimin e tyre per kete dhe ky mendim perputhet pak a shume me mendimin tim dhe kjo me gezon.
"Roli i luftes se UCK-se ketu ska te bej me temen dhe sa per njoftim tendin kisha fatin te isha pjestar i kesaj Ushtrie te Lavdishme."
Pergjigja ime:
Rolin e luftes se UCK, Naki, e mora per analogji. Supozo qe pas 50 vjetesh te na dalin disa veta, qe sot kane bashkepunuar me serbin, dhe te hedhin balte mbi luften e UCK, pra edhe mbi ty, a do te ishte e drejte kjo? Mos harro se duke hedhur balte pa dashje apo me dashje mbi Partine Komuniste Shqiptare dhe Enver Hoxhen qe ben luften dhe krijuan me ne fund nje shtet per te qene, hidhet balte dhe mohohet kontributi i tyre ne histori. Dhe kjo behet qellimisht qe Balli dhe Legaliteti te na dalin heronjte, qe do te thote, pas pesedhjete vjetesh, te pretendohet qe heronjte te konsiderohen ata qe sot bashkepunuan e bashkepunojne me Serbin. Pikerisht kjo po tentohet te behet me historine e Shqiperise. Te shkelet Partia Komuniste dhe Enver Hoxha qe te ndricoje "ylli i shuar" i Ballit dhe Legalitetit.
Nese Balli ka kuptim tjeter ne Kosove, kjo eshte ceshtje tjeter.
Faleminderit | |
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare? Fri Oct 12, 2007 4:37 pm | |
| Une nuk dije sod cfare kuptimi mund te ket balli kombatare dij nji qe une lexova 36 vepra te enverit nga themelimi i partis dhe do te jav kisha preferue ta lexojn dhe rilexojn edhe njiher njrzit rreziku anglo amerikan mbi lindjen e mesme ky enver ishte vizionel qe parashikoj gjerat qe ne ate koh sod jemi deshmitar ky brez se cka po ben amerika me shtete per rreth anglin ne lindjen e mesme fjala eEnverit jo e ballit dhe e legalietetit dhe e dyta Enveri muer Shqiperin te shkatrruar nga temeli te djegur dhe te ber hi dhe sa beri Enveri shikojm per kohen qe udhehoqi une nuk dua fjal siq bejn shum por dua pun dhe ajo pun e tij ende sod shikohet sod enveri jav la pasardhseve te industralizuar shqiperin me fabrika me hindrocentrale por edhe me hekurudh por edhe me rruge te asfaltuar e sod e 16 vjet nji atustrad nuk u be ne shqiperi nuk flas autostrad durres tiran 35klm nuk eshte as gje nji zero me nji bishte ,ketij balli qe sod flet e perfelet dhe legaliteti duhet te rrudhin gojen dhe te shikojn me gjart se sa shikojn keta kishin interesin te djegun fshatra keta kishin interesin te bashkpunon me njerzit pushtues jo Enveri dhe nuk mbajti 50 vjet me zor dhe me qytek Enveri e dashten njrzit vet dhe e mabjten sepse Enveri 3milion sdo ti vrista sikishe se si sdo ta linte bota dhe sod pse keta njerz flasin me te vertet jemi nji popull i qudrave te medha tek ne dodhe cdo gje dhe beht cdo gje nji i mencur e tha nji fjal 5 vite do ta qani por pes deri ne 10 do ta shani eh ky komb ter jeten do ta kerkoj Enverin ton te dashur mendoj dhe une pra sugjeroj merrni nji liber tev anglezit Jan hollidej dhe lexone se si flet aj per ter polotiken Enveriste ku libri ka emrin nacionalisti me i madhe i kombit shqipatre Enver Hoxha dhe ne duhet te mburremi me ket burr shteti me duket vetja shum e vogel dhe as kushi te flas per ket burr shteti ket kollos qe nxori koha vertet jam shum e vogel edhe pse ndihem krenare une per ket legjend qe pati vendi jon . | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare? | |
| |
| | | | Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |