Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:16 pm

SHPRESIMI I MJELLMËS roman(fragment)
me protagonist real Doktor Filip Koti
nga Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:16 pm

Njeriu që “sjell” jetët

fragmente

Hapohet dhe figurat ndriten dinamikisht në një ecje prapaktheu me mendësi përfytyrimi, kujtese dhe fantazore. Njeriu “përsëritet” vetëm me të shkruar, duke u portretizuar ndritshëm, por kjo ndërvaret nga zotësia e atij që merr përsipër për të rikonturuar edhe atë që nuk është fiksuar mirë në kujtesë, edhe atë mbetje celuloidi, e cila është e pakthyeshme, por flet me një gjuhë pastërtisht sinqeriteti dhe ashtu siç ka ndodhur. Shpesh njeriu, ndalet në stacionet jetësore dhe rikujton, riformon atë tablo që e ka përshtypëzuar, që e ka lartësuar, apo atë tablo që është përballë me kontrastet kohorë, me ulje – ngritjet jetësore…
Të personifikosh apo të ngrësh në art një figurë që është bërë e dashur, e pranishme në jetën çiftore, që në praninë e tij janë sjellë në jetë krijesa që mbruhet aq magjikshëm në “organin arkitekturor”; i cili njeh atë kodik të jashtëzakonshëm të dy protagonistëve, por sidomos të etjes mëmësore, që ka ushtruar kurim e ndikim për gjallësim, mirërritje të krijesës në etapa të një gatimi e brumimi 9 mujor, duhet që të përdoret një art kirurgjikal, për t’u futur në fshehtësitë profesionale dhe në ndjesitë që ndihen shpirtërisht, pas shkrepëtimës diellore dhe ardhjes në skenë të cicërimës së fëmijës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:17 pm


E papritura e bukur


E vështronte drejt sy sikur do ta përpinte…

“Ky djalë do të bëhet i aftë për profesionin e tij… Kërkesa për të aftën është shumë vitaminoze. “Sa tha këto fjalë dhe pastaj qeshi. “Edhe si djalë është simpatik dhe në profesionin tonë hyn dhe simpatia… Krijohen dy rrjedhat e saj; simpatia figurative dhe simpatia profesionale…. Janë të ndërlidhura. A s’ishte dhe ai i tillë dhe aq i sukseshëm, ndoshta edhe për këto. Arti i tyre ka të bëjë me femrën. Dhe femra nga vetë natyra është arkitekturuar natyrisht shumë bukur me atë trup prodhimtar dhe rigjenerues jetësor, e prirur nga pamja fizionomike, parasëgjithash… Punohet dhe operohet në profesion më mirë në këtë kontakt e shtrat estetik…. Filloi të kujtonte mijërat e rasteve, fytyrat e tyre, ndjesitë e shfaqura, shpresat e pakta dhe rrritjen e shpresës, përballimi i dëshirave për të lindur natyrshëm, por edhe sublime në sakrifica,… Mjafton fëmija të lindte dhe të vijonte brezimi… Sa raste të jashtëzakonshme, ku jeta varej në fije të perit…, ku sytë me lot thoshnin të shpëtojë të paktën fëmija, por ai dhe ekipi mjekësor luftonte me profesionalizëm të jetonin të dyja: nëna dhe fëmija… Ai dinte të lexonte me një kodizëm se ç’shprehej në ballin e tyre, ç’narrativitet kalonte në fytyrat e tyre, si binte skuqja, si buiste turpimi, si binte meititeti.., të cilit i thoshte gjithmonë: “Ku shkon? Këtu jam unë shpëtimtari i jetës… Ai dinte që, pas komimit, do të fillonte frymëmarrja e lirshme, të të përshëndeste buzëqeshja, të të zbriste falenderimi që nga buzët e dridhura nga emocionet…. Ai ishte Perëndia e Tokës, Perëndia e Shpëtimit, Perëndia, ku faleshin gratë të gjitha, por sidomos ato, që prisnin të bëheshin nëna… Ç’detyrë e madhe , ç’detyrë e vështirë, ç’sublimitet, ç’emocione! …
[b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:17 pm

Nejse djaloshi, ka rëndësi që e ka këtë kusht: simpatinë vetiake. Tashmë duhet luftuar për të dytën… A s’ishte çuditur ai me këtë student në provimet e formimit, kur ai fliste qartë, me argumenta, sikur të ishte profesionist… Aty e vlerësoi dhe u habit si nuk e kishte njohur më parë kaq thellësisht studentin e tij. Qartësia në të shprehur, thënia me kompentencë e asaj që dinte, argumenti që përdor, deduksioni logjik dhe përfundimet e “thekura” a nuk flisnin ndoshta për një talent të ardhshëm në këtë fushë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:17 pm

“Duhet përkrahur, - tha me mendjen e tij. Pastaj ripërsëriti: “Ky djalë duhet përkrahur…”. Kishte folur fort dhe asistentja e tij ktheu kokën : “Çfarë thatë, Profesor? Ju shqetëson gjë?”- pyeti Lola Topalli e shqetësuar.
Kuptoi që kishte folur pa dashje. Truri i tij nuk e kishte mbajtur përbrenda atë që kishte në mendim…. “Jo, jo s’kam gjë…” – tha qetësisht doktor Glozheni dhe e pa Lolën drejt e sy duke i buzëqeshur.
“ Doktor përmendët diçka, një frazë: ”Duhet përkrahur,… diçka të tillë”.
“Ti, Lola, e di që ne shqetësohemi për rastet prezente, preokupante, që duhet të këmbëngulim për të bërë më të mirën…; të jemi të bindur për ndërhyrjen…”.
“Po Profesor… Më shqetësuat… Unë jam mësuar mirë në këto sipërmarrje operacionale t’ju hap juve rrugët, të fluturoni me bisturinë tuaj…”.
Doktor Glozheni qeshi: “Po ajo është detyra juaj: të hapni rrugët për të fluturuar bisturia!…. E thatë shumë bukur, Lola, dhe në mënyrë shumë figurative… Ju përgëzoj, doktoreshë Lola!”
“Profesor, doja t’ju thoshja, por tashmë erdhi momenti. Nesër a do të mund të më jepni lejë, pasi kam një punë urgjente…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:18 pm

“Po nesër ti e di moj, Lola Toptani, - dhe e vështroi drejt në sy, - kemi tre operacione të vështira…. Për nesër na qenkërka ky rast i veçantë?!”
“S’ka të vështira për ju, Profesor, por bëni mirë që i vlerësoni…”.
“Çdo operacion, ti këtë e di mirë, duhet vlerësuar, Lola, se pak të shkasësh, krijohen komplikacione. Pra s’ka operacion të lehtë kurrë. Një nënvleftësim i vogël sjell të pabërën… Mirë ti nesër do lejë, por me kë të të zëvendësoj?
“A kam të drejtë të propozoj, Profesor?”
“Po s’diskutohet. Pa të shohim se çfarë do të na servirësh?”
“Unë them të më zëvëndësojë ai mjeku i ri gjirokastrit…. “
“Kush Filipi?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:18 pm

“Po Filipi… Vetëm ai mund të më zëvëndësojë mua… Ai ka qenë i pranishëm në sa e sa operacione si vëzhgues dhe tentues”.
“Më pëlqen ai djalë, shumë serioz dhe i vëmendshëm. Po e drejtë ti, Lola Toptani, nesër do të marrësh lejë …”.
“E shikon, Profesor, që edhe asistentja juaj jep mendime dhe, jo vetëm hap rrugën operacionale që të fluturojë bisturia?”
Qeshën të dy. Sa mirë mendonin të dy ai dhe Lola. T’i hapej rruga një të riu…
E vendosi nesër do të vihej në provë ai, Filipi, si asistent i tij.
Pastaj i tha : “Do të të zbuloj diçka, Lola…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:18 pm

- Po , Profesor.
- Më pyete se përse fola me zë pak më parë. Pikërisht fraza ime kishte objekt Filipin ,… Për gjirokastritin fola…
Ata shikuan me dashuri profesionale në sy njëri - tjetrin. Është gjë e bukur, kur ke të njëjtin mendim, kur përqasesh kaq bukur, kur ke shpirt të bukur, por të bukur edhe profesionalisht…
- Profesor, unë do të dal pak, të marrim masa për nesër; të takoj edhe Filipin për këtë sipërmarrje.
- Mirë,... Pasi të përfundosh thuaj Filipit se e të do Profesori.
Lola Toptani doli nga zyra. Ishte një doktoreshë e zgjuar, e bukur, profesionalisht e dalluar, njeri me shpirt të madh që u qëndronte të sëmurave te koka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:18 pm

* * *
Pse të mos e nxiste, pse mos ta mbante afër, t’i shpjegonte gjithçka… Më pëlqejnë njerëzit e etur për dije dhe këmbëngulës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:19 pm


* * *
“Dredhimi” profesional, lutësi e Lules, e kullës në thepnajë dhe e bacës Sulejman…
Këshillat e Concitës

-Ka ardhur një paciente nga Veriu. Është e mira, Profesor, ta vizitoni dhe ju një herë.
- Ju e vizituat.
- Po.
- Çfarë konstatuat?
-Ndërlikim vaginar, e prejardhur nga djegia masive me permaganat nga një tepëri e tillë e dhënë nga një infermiere – mami.
- Konkludimi juaj.
- Duhet operuar për të rifituar disa pozita të nevojshme të karakterit fiziologjik.
- Mirë, ejani do ta shoh dhe unë.
Kaq tha Glozheni dhe u ngrit nga tavolina e punës. Me Filipin ishte dhe asistentja spanjolle Egidas Concita, një spanjolle, pedagoge në një universitet të Spanjës. Egida ishte një mjeke e specializuar në këtë fushë. Ajo fliste fare pak, kishte ngjashmëri në këtë fushë frazeologjike, dhe gjëja më e përbashkët e tyre që kishin ishte të dy simpatizonim në kulm profesionalizmin e Profesorit.
Glozheni u fut në pavijon dhe u drejtua i orientuar për te dhoma, ku ishte shtruar pacientja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:19 pm

Filloi ta pyeste fillimisht si kishte ndodhur, kush e kishte mjekuar në atë formë dhe çfarë ndjente, çfarë ishte privuar nga ky shkak. E pa në mënyrë sipërfaqësore këtë rast. Çuditërisht filloi diskutimin teorik.
U mblodhëm të tre ai, Concoita dhe Filipi.
“Dëgjo, Filip, ti do ta operosh. Mendoj nga vështrimi I jashtëm se ajo mundta ketë humbur aftësinë lindëse. Duhet siguruar që të paktën të sigurohet aftësia urinuese, pa për kontaktin fiziologjik ka një pamundësi,… Kjo ndërvaret nga studimi që do të bëni, kur ta hapni gjatë operacionit. Por për mendimin tim kështu do të operoni. Në këtë operim do të jetë Concita asistentja juaj. Kaq…”
Me këtë donte të tregonte se kjo ishte konsulta dhe tashmë duhej provuar konkludimi. Nuk duhet kurrsesi të devijoje nga ajo që thoshte e vendoste ai…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:19 pm

* * *
Dolën nga zyra e Glozhenit….
“Po sikur vatra, hapësira vaginare të jetë e pastër dhe të krijohet mundësia për të risjellë të gjitha funksionet e vaginës?- pyeti shpejt e shpejt Concitën Filipi.
“Dëgjo , Filip, ne do të veprojmë si ç’na tha Profesori. Ai është i rreptë në gjykimin e tij. Ndaj mund të them vetëm një fjalë: konkludimi i Profesorit është urdhër për ne….”
Filipi uli kokën dhe po mendohej. “Nejse , - tha me vete, - puna do të na mësojë. Profesori vetë thotë që duhet të futemi në studim dhe të konkludojmë për çdo rast. Dhe unë do të ndjek udhëzimin e tij… Studim analitik i gjendjes…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:19 pm

“Mirë, Concita, nesër do ta realizojmë operacionin…”.
Një konsultim më literaturën do t’i bënte mirë. Filloi të shfletonte. Të gjente të paktën ndonjë rast të tillë identik, por identiku nuk po dukej gjatë shfletimit të faqeve literaturiale… Vriste mendjen…. Kalonte në shumë variacione. Pyetja “Po sikur?” e shqetësonte. Krijonte lloj tablosh prezente për gjendjen konkrete. Në rast se… si duhej të veprohej… Në rast të një gjendje të tillë, çfarë duhej të realizohej? Pyetjet njëra pas tjetrës e sulmonin. Gjeti një diçka fare të vogël identike, por jo shumë shpjeguese. Rasti ishte rast i parë. Gjendja e jashtme ishte tërësisht e djegur. Mund të ketë vepruar kaq furishëm permaganati në thellësi? Ç‘dëme mund të ketë arritur të realizojë. Gruaja ishte tepër e re dhe të shkonte drejt një steriliteti, i cili ishte i paparanueshëm për “doktrinën” e tij. Profesori e kishte vendosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:20 pm


“Unë do të bëj të pamundurën për më të mirën dhe më të arsyeshëmen. Edhe sikur të bie në “kontradiktë” me Profesorin, i cili e kishte dhënë verdiktin e tij përfundimtar dhe nuk e kthente. ” I pëlqeu guximi dhe tentimi profesional i tij… Të dilte kundër Profesorit?!… Edhe Profesorit do t’i pëlqente kjo gjë.... Po sikur t’i buzëqeshte fitorja atij, doktorit të ri, Filip Kotes? Po sikur?... Atëherë? Do të merrte përgëzimet e Profesorit dhe Egotas Concita do të befasohej. I duhej një krenari e tillë profesionale, e cila ishte në formim e sipër.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:20 pm

* * *
E nesërmja erdhi shumë shpejt.
Salla e operacionit ishte gati. Pacientja qëndronte në shtratin operues. Ajo ktheu sytë nga doktori i ri. Në atë shikim ishte një lutësi për të bërë të pamundurën shpëtuese… Ajo ishte shumë e re. Donte të kishte fëmijë. Malësoret nga vetë natyra kanë gjithmonë qëllim që kullat të mbushen plot me fëmijë. Trojet kërkojnë zot të ardhshëm dhe kjo është detyrë e çdo familjeje. Brezat zëvendësohen? Po si mund të mbushet kulla me fëmijë, kur nuset e reja (në këtë rast nusja) do të mbetej sterile… Fati i saj varej nga duart edhe mençuria e këtij doktori. I kishin thënë Lules se ai ishte gjinokastrit dhe gjinokastritët janë të zanatit…
E pa dhe një herë doktorin, i buzëqeshi. Me këtë i thoshte: “Jam në dorën tënde…” Filipi djersiu pak.
-Ç‘ke kështu? – e pyeti spanjollja.
- Asgjë.
E dinte se kishte një përgjegjësi të madhe. Iu kujtua ai burri malësor, që në mëngjes, tek ngjiste shkallët për në pavijon e priti dhe i mirëngjesoi duke i thënë: ‘Si ke ndje, bre doktor?’
- Mirë, ju si jeni?
- Ne çka.
-Pse çka ?
Po ja e reja operohej nga ju sot… , si me kenë mirë?
-Si e ka emrin e reja juaj?
- Lule e ka emnin. Është nga Kukësi.
- Mos u mërzit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:20 pm

- Si të mos mërzitem bre burrë. Na mbetet dera e kullës mbyllë pa çiliminj, pa fëmi. Aman doktor, bëni çmos! Mendoni për kullën e Tahirajve të jetë e qeshur…
Ajo është nusja jonë e vetme. Një djalë kam, atë atje tej. Është i turpshëm. Erdha unë si burrë i sojshëm. S’ta lëmë pa ta shpërblyer doktor.
- Nuk ke se çfarë të më shpërblesh. Ne bëjmë detyrën tonë dhe na shpërblen shteti. Ne me punën tonë kërkojmë të bëjmë më të mirën.
- Ju e keni në dorë, të renë tonë, Lulen… Ju e keni në dorë gëzimin e Kullës sonë, doktor!… Ju e keni në dorë të ardhmen e saj… Ajo vetëm nga ju mbetet çilë ose pas disa vjetësh mbyllet krejt…
- Mos u mërzit, bacë …
-Sulejman e kam emrin…
- Emër Sulltani….(qeshi pak Filipi dhe pastaj vazhdoi .Qeshi dhe tjetri). Mirë, bacë Sulejmani… do të bëjmë çmos për kullën!…
-Të faleminderës, doktor…
Ngjiti shkallët shpejtësisht. Ja dhe pesha e kullës mbi krye… Ç’duhet të bëj që të mos mbyllet kulla??? Kam përgjegjësi tani edhe ndaj kullës. Po nuk veprova mund të mbyll dhe një kullë… Një fis që s’ka trashëgimtar djalë, as vajzë të paktën, të mbajë çelë kullën, pas një shekulli do të vdesë… Edhe vdekja e këtij fisi më duhet mbi supe. Të marr faj , pa patur faj…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:20 pm

-Ja fjalët e bacës, kulla e qeshur, ose e mbyllur, nusja Lule me vështrim lutës… Peshë e rëndë në këtë operacion, o doktor Filipi, - i thoshte vetes.
Dhe shpresa është shtytëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:20 pm

U gatit gjithçka. Filloi procesi operues.
E dinte fare mirë se kishte të bëntej me të vërtetë me një ndërlikim vaginar, ku duhej një procedurë shumë e kujdeshme për të realizuar disa funksione të humbura. Ishte një djegie masive me permaganat… Kishte bërë studim analitik paraprak të rastit, kish përdorë konsultën dhe kishte biseduar për këtë dhe me asistenten spanjolle Egidas Concita. Midis tij dhe asaj ishte zhvilluar një bisedë e tillë:
“Jeni në gjendje të më drejtoni për këtë rast të veçante që nusja e re të rifitojë të drejtat e saj në të gjitha drejtimet…”. Ajo i ishte shprehur kategorike se, këtë e kishin diskutuar edhe me Prof. Glozhenin dhe ai kishte dhënë variantit e tij.
“Ti, më kishe drejtuar, Concita, - bisedoje paraprakisht edhe një herë vetë me doktorin”.
E kishte konsumuar edhe këtë nismë, duke u nisur edhe nga njohja dhe dashamirësia e preferenca që kishte profesori për të. Ai u tregua kategorik dhe mbrojtës në variacionin e dhënë, duke i thënë se djegia ishte hapur e precipitur thellësisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:21 pm

*
Tashmë ishte në sprovë. Këtej mendimi i doktorit kategorik. Dhe një Concitë, që qëndronte pranë tij. Atje tej lutësia e syrit, që po venitej nga veprimi gjumësor i narkozës,… Te korridori e priste bacë Sulejmani, burri i Lules dhe tutje, atje diku e ngulur në ndonjë thepnajë, kulla e lartë pritëse e pasardhësve djem!... Mori bisturinë dhe filloi të precipitonte. Filloi hapjen. Kur e hapën gjatë operacionit vërejtën se hapësira brenda ishte e pastër. U kërkua një rindërprerje e shkurtër. U rikonsultuan përsëri me doktorin, i cili ishte i një mendimi si më parë. Kështu vijoi me sukses operacioni, duke zgjidhur disa probleme jetësore të pacientes me shumë natyralitet.
Profesor Glozheni karakterizohej nga disa dhunti të jashtëzakonshme: kishte një kujtesë fenomenale. Ai të mbushte mendjen me shkallën e tij të lartë profesionale. Ishte para fenomen dhe duhet thënë “absolute në profesionine tij, madhor dhe me përmasat e një gjeniu në këtë fushë…” Por Filipi, në këtë, rast devijoi nga këshilla e tij dhe, kur e kujton këtë rast edhe skuqet , por edhe krenohet.
Concita e pa me admirim dhe e uroi duke i thënë: “Vepruam, siç na porositi Profesor,”- i dhe i ra në supe duke e përgëzuar… Sot, do të drekohemi së bashku, i tha shqip, doktor!”
- Natyrishte e pranoj ftesën, por kavalier jam unë sot, pas kësaj fitoreje profesionale, – ia ktheu i qeshur.
Kur dolën të dy jashtë nga salla e operacionit ballë për ballë me bacë Sulejmanin:
“E shoku doktor, lajmin bacës?”
“Them se doli me sukses, bacë…
Në atë moment dy pika loti rrodhën në faqet e rrudhura të atij bace dhe iu duk, sikur në faqet e tij u lartësua dhe kulla e tij atje tej në thepnajë, ku edhe asaj iu lëshuan lotët e gazmimit.
- Të faminderës, o doctor! Je I zoti, se je i ditur, o gjinokatsrit! Të të kenë për jetë baba e nana!
- Faleminderit dhe juve ty dhe kullës që më ndihmuat në operacion!- dhe të dy vështruan njëri tjetrin me dashamirësi që i prodhojnëvetëm njerëzit –njerëz,
Më përqafoi. Iu duk në atë moment, sikur e pushtoi babai i tij atje në Këllëz,Kostandini, apo si i thërrisni shkurt fshatarëte tij , Koçoja, i cili, kur mori vesh, se do të bëhesha doktor dhe doktor i aftë qeshi dhe hodhi një rromuz nga ato të tijtë, pasi ishte hokatar.
-Dëgjo, bacë Sulejmani, - iu drejtua bacës, Filipi, - në këtë operacion ndihmoi në suksesin e tij doktoresha.
-Nga është kjo doktoreshë si lulesë, doktor?
- Nga Spanja.
- Nga Spanja? Erdhi këtu për të operuar me ju Lulen tonë? Kështu i ka të gjitha doktoreshat Spanja kaq të bukura?
- Po bacë.
- Si je, doktoreshë? Do që të të falenderojë baca.
- Faleminderit, bacë. Ne bëmë detyrën…, - buzëqeshi Concita e bukur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:21 pm

Sot do drekojmë të gjithë së bashku, se e di që në kullë nuk më vini dot… Do t’ju lutesha të ma plotësoni këtë kusht…
- Ne do të vazhdojmë punën dhe dalim vonë nga spitali.
- Unë do t’ju pres, - m’u këtu. - Tani nuk lëviz nga gëzimi.
- Mirë, e pranojmë ftesën tuaj, bacë, - i foli shqip Concita, në vend të Filipit, duke i buzëqeshur.
- Do më nderoni…- tha baca, tek i pa ata të dy duke ecur. I shkëlqeu fytyra. “Habi, për Zotin, - tha me vete, dhe u kujdes se mos e kishte dëgjuar njeri, pasi Zoti ishte i ndaluar në këtë vend… S’dinte se përse ishte i ndaluar… Megjithatë e ndiente brenda, ja mu shpirt Zotin. Betohej për të… Kur një ditë tha “Për zotin” në prezencë të sekretarit të Partisë së Lokalitetit, kafshoi buzën dhe tjetri ia tundi kokën… Për një tundje koke mund të flijoheshe me vite atje në Shupal të Mirditës si shumë të tjerë, por baca kishte shpëtuar…. Sa e mirë ajo doktoresha spanjolle! Doktoreshë e bija e botës dhe kishte ardhur që nga Spanja… Do t’u thoshte fshatarëvetë tij me mburrje se Lulen e operoi një gjinokastrit i zoti me emrin Filip. Kishte dëgjuar për shumë Filipa, Filipin e Maqedonisë, ishte mbret, në mos gabohej, babai i Aleksandrit të madh… e për shumë Filipë të tjerë, po ky doktori quhej “Filip shpëtimtari i Lules, të resë së djalit të tij”…. Do t’u thoshte se Lulen e shpëtoi Concita, doktoresha spanjolle, e cila, do t’u mburrej përsëri se kishte ardhur apostafat për Lulen që nga Spanja!… E pse mos të mburrej? Concita, a ishte e pranishme në atë operacion të Lules? Do të shtonte gjë, jo…
Këto e të tjera mendonte duke pritur doktorin dhe doktoreshën që të drekonin së bashku, kur papritur pa që po vinte një urgjencë. Dëgjoi sinjalin e autobulancës që vërshëllente në stilin e saj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:21 pm

melodik. Reparti i pranimit nxitoi të dilte me barela dhe mjetet e tjera të urgjencës.
- Është dhënë urdhër të shkojë drejt e në sallën e operacionit. – u tha urgjentistëve një mami dhe kjo e bukur me ca sy të kaltër…
“E djall, o bacë,- i tha vetes, tani qenkërke dhe në qejf, po u shikon dhe mamikave sytë si i kanë të kafejtë apo të kaltër!… Të ka faj, i ka të kaltër… Pse mos t’i afrohem e ta pyes kush do ta operojë… “
Mori nismë dhe iu afrua.
‘Të lutem, o mami sykaltër, kush do ta operojë këtë gruan?
“E o bac Sulejmani i kullës së gëzuar, këtë do ta operojë doktor Filipi dhe doktoreshë Concita si të renë tuaj…”
- Moj, po ku më njeh mua ti që jam bacë Sulejmani…
- Si s’të njoh, sot vetëm për ty flitet këtu. Ke ndikuar në operacionin e nuses sate për të mirë…
Baca qeshi.
- Po unë pres të dalë doktori me doktoreshën.
- Mos u mërzit se doktori do të njoftojë vetë. Ika bacë.
- Faleminderit, shtojzovalle sykaltër!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti EmptyFri Aug 20, 2010 11:21 pm

Dhe ja pas pak Sykaltra e lajmëroi se nuk mund të drekonin së bashku me doktorët, pasi ishte një operacion shumë i vështirë dhe s’dihet se kur do të dilnin, prandaj të vazhdonte punën. Sykaltra i tha se doktori i kishte thënë se këtu ishin, një herë tjetër. Tani kishte rëndësi shpëtimi i jetës së gruas së sapoardhur.
“Nga është?”
“Një rast i rëndë nga Elbasani” - i tha kryemamia dhe shpejtoi të ikte duke e përshëndetur.
“Ju lumtë, ju lumtë! Këta shpëtojnë jetë…Këta bëjnë me gjithë mend punë dhe shteti e njerëzit duhet t’i mbajnë n ë pëllëmbë të dorës”.
Iu drejtua portës së daljes, duke thënë me vete: “Sa njerëz të përkushtuar, të sjellshëm dhe të mirë!… Shpëtojnë jetë njerëzish. Këta duhet të mbahen në pëllëmbë të dorë, o shtet, o shtet! Dy herë i foli shtetit. Po shteti vallë e dëgjoi bacë Sulën nga Kukësi?!… Iu fanit sikur kalamani që do të sillte në jetë nesër a pasnesër e reja e tij do të luftonte ta bënte doktor, o Zot, si doktor Filipi… Po doktorët e së nesërmes do t’u ngjajnë ndopak këtyre të sotmëve?! Hidhte hapat baca Sulë dhe mendonte për veten, për kullën, për sojniken që kishte qëndruar në kullë dhe priste lajmin e bardhë, për doktorët, për shtetin, por iu shfaq edhe Sykaltra. Tha befas: “Ke parë që edhe ajo na e ngrohu ditën!” dhe u fut në turmën e kalimtarëve në qytetin më të zhurmëshëm të vendit, por dallohej nga veshja e tij karakteristike malësore kuksiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty
MesazhTitulli: Re: "Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti   "Shpresimet e Mjellmes"  per Dr. Filip Koti Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Shpresimet e Mjellmes" per Dr. Filip Koti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E
» Dhulkarnejni-Dybrireshi 2 nga Filip Boga
» VLERESIMI I MUNGUAR per Dr. Filip Kotin,Gjirokaster, Albania

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: