Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:33 pm

MALËSORES



Kush ta preu gjuhën

E ta dogji shaminë,

Kush t’i mbylli shtigjet

Në fushën e lirë...

Ty të mallkuan

Në at’ vello nusërie,

Të veshën me të zeza

E të pagëzuan plakë,

Të copëtuan trupin dhe gjuhën,

Të hodhën si çung i tharë

Në flakë...





Por... harruan tradhtarët

Se ti ke zemrën plot fuçi,

E re, e bukur si gjithherë

Zgjohesh dhe hyn në histori...





Lidh nyjet e këputura

Fasha pikon gjak,

Merr rrugën kah dielli

Mbi shtigjet flakë...





Zgjat dorën e përgjakur, lëkund djepin e bardhë

Me fuçinë e zemrës, drejt botës së re prin...

E ninullën e lirisë, gufuar në shpirt

E lë pagëzim, për brezin që do vijë...



E harruan tradhtarët

Se ti ke zemër plot fuçi,

E tund pushkën në vend shamie

Sulesh si shqiponjë

përmbi malësi...









12.02.1993

Morfelden



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:34 pm

MËRGIMTARIT



U fanit errësira,

Muzgu gjithçka mbuloi,

Qyteti i vjetër ra në pikëllim,

Vallë… dëgjoni gjëmën e stinës së vrarë

Ju tufa të zogjve që ikni në pakthim.





Dhe ty i urtë si ishe,

Çmenduri e kohës të tradhtoi,

U bëre i vrazhdë, qytetin more meri

Ngarkove trastën në krah, e shtegun në sy,

Harrove gurin e pritjes, ku gdhendëm dashurinë.





Dhe një ditë, i lodhur nga marrëzitë e kohës,

Do kthehesh zvarrë si kërmill i jargitur,

Me aromën e detit e të stinës së lulëzuar

Vallë a do të njohë të gjunjëzuar

Pranë gurit të dashurisë duke pritur?!…













9.11.96

Frankfurt Am Main









NË GJYSMË SHTEG



Atëherë

Ne s’kishim asgjë,

Ishim të varfër,

Me ëndrra të zhveshura

Nisëm shtegtimin.



Ne asgjë s’kishim

Lypsa të kohës moderne,

Por kishim dashuri, ngrohtësi,

I artë shtegu ynë.



E sot asgjë…

Pa ëndrra, pa ty…

Në shteg errësire, muzgëtire…























PËR BUKË E LIRI

(gjyshit tim)





Nëpër këngët e lashta

Netëve të errëta,

I këndoj së ardhmes në liri.





Dritë

Shkëlqeu lahuta e tij,

E varur në agimet e bardha.



Tani

Çdo gjë shoi vdekja,

Në trastën e kujtimit.

Frymon

Vetëm fjala e tij,

Luftë

Për bukë e liri.





















Maj 1983



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:34 pm



PISHTAR I BLERUAR



(VENDLINDJES SIME)





Për ty

Thur k’to vargje

Në k’të natë

Pa fund,

Për krojet e tua akull

Që fresk shpirtit i sjellin,

E ndër beteja

Plagët e trimave shëruan.



Jo,

S’rrëfehet dot me pendë

Bukuria e peizazhit tënd,

Me vulën krenare në ballë

Gjurmë në faqet e historisë mbete,

Dallgë e papërtypur

Nga dhëmballët

E kohës.



Sonte,

Mallëngjimin për ty,

E gjej të shpërndarë,

Kudo në këtë errësirë

Pastaj,

Sikur merr frymë legjenda

Për emrin tënd,

Që thellë

Shtatë pashë në gjirin e kësaj toke

Ta mbollëm.





Ngjyra e dhembjes dhe krenarisë

Më shpie edhe në blerimin tënd,

Në kreshtat e larta

Të thinjura nga koha

Që rrëfejnë

Për ato që panë me sytë e verbët,

Për dritën e bebëzave

Që ua vodhi shkëlqimi i gjakut,

Kur vullkan

Nga gjiri yt shpërtheu

E lindi pastaj

Behar në këngët tona për ty.



Të falem, o rrapi plak,

Mos ki mëshirë

Për ata që ta vodhën gërshetin,

Për ata që bebëzat t’i verbuan

Me helmin e mashtrimeve,

Kjo baladë për ty

Shuan etjen e diellit,

Pastaj lind e s’pushon kurrë

Kënga për ty

Pishtar i bleruar.





Gjithçka ringjallet sonte

Në kujtimin tim

Fëmijëror,

Dallgët e përgjakura të lumit tënd

Që s’i tundi dot stuhia...

Dhe në çdo fjalë ngrohtësie

Rrëfehet

Për ata

Që rrjedhën ta drejtuan

Dhe për shtatin tënd

Jetën flijuan.





Jam unë

Që me pendë linda nga gjiri yt,

Që edhe netëve pa gjumë

Dëgjoj rrëfimet

Për luftërat

Dhe trimëritë tua,

Gërshetat

Bilbilave ua fala

Dhe fjalën këngë ua dhurova

Për ty... Për ty

Vendlindja ime.



















1982 Prishtinë







PO AGON LIRIA







Është kjo tokë e bukës

Tokë ku mbijnë e rriten

Lulet e rinisë,

Tokë që ujitet me gjak

Dhe frymon

Në zemrën e historisë.





Dhe në gjirin e saj të ngrohtë

Çdo ditë mbin një lule Bozhuri,

me gjakun e derdhur ushqehet

E kalitet me zemër guri.





Sa herë tundet toka e tundet flamuri,

Ne nga gjithë bota

Në gjirin tënd mblidhemi,

Dëgjojmë kushtrimin

Mbi lavditë e bijve tu,

E pranë zjarrit të kuq

Vallen e lirisë, hidhemi.





Dhe mbi kullën kreshnike

Flamuri ynë i ngritur valon,

Ngjyrat e tij të zjarrta

Bishat e egra

Nga ky truall i lufton...





Çdo natë me hënë

Për ty

Lahuta këndon,

Zëri vjen nga qielli

Kosovë, oj nëne, mbahu

Po agon liria, po agon dielli...











































6.09.1985

VUÇITËRNË
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:35 pm



SHEKULL I TËRË SHPALOHET SONTE

(Lule Bunjakut)





S’di pse sonte

Të mbështollën

Me petkun e vdekjes

Ty që jetën e deshe aq shumë.





Edhe sonte

Jeto në pritje

Për të nesërmen,

E zhveshur nga jeta.





Oh! Shekull i tërë

Shpalohet sonte në dhembje

E nesër...?





Edhe yjet në qiell u ngrinë

Edhe hëna ndaloi frymën,

Në gjirin e saj

Rrodhën lotët të ngrirë

Thika që i qan shtatinë...



Sonte, dhembshëm nata feston

Nga varret vjen një zë,

Një thirrje e shurdhët,

Këto ethe janë vetë petku i vdekjes

Që veshën k’të natë,

Dhe gërthamat e vjeshtës së lodhur

Shaluan bjeshkën e lartë,

Dogjën bregun

E qarë nga pritja...





Vallë, nesër

Do agojë dita

Pa ty, Lule?





Edhe një fjalë,

Edhe një këngë,

Edhe një varg

Thuhet për ty sonte

Pranë ikonës së larë nga lotët,

Për besnikërinë

Që të qëndisi ballin.





Në qiell

Vëzhgoj re të dendura,

Edhe pak do avullojë errësira,

Me hijen tënde

Do muroset

Në epshin e kësaj nate,



Nga jashtë,

Erë e qirinjve të ndezur,

Ndjesë

Shpirti yt i bardhë.





Dua edhe pak gjak

Të më vërshojë

Damarëve të jetës,

Që nesër t’i këndoj

Kobit të sotëm...





Kudo

Dhembja më gjen strehë,

Ndez shkarpat

E dhembjes sime,

Lotëve s’ua ndal rrjedhjen

Errësira i reflekton

Si pasqyrë e lëmuar.





Me vorbullat e errëta

Pa jetë

Do kalojmë ne

Mbi urën e zhveshur

Të ëndrrave të tua,

Aty ku mbolle dashurinë,

Do presim

Të takojmë hijen tënde

Dhe shpirtin tënd të bardhë.

T’i pëshpërisim nga zemra

Përgëzimin e një dite që do agojë,

Kur e tërë bota

Do pëlcasë

Në thirrje me emrin tënde Lule...









ST.Gallen 17.09.91
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:35 pm

SHTAT I MUROSUR





Një ritëm daulle po vinte

Bashkë

Me yjet e zgjuara nga errësira.





Ikën korbat e zinj

Që shtatit tënd i bënë roje…





E lodhur,

Nis e gërmoj lashtësinë,

Prek emrat, gjakun, njomësinë

Dhe një thirrje nga shpirti dëgjoj.





O Zot,

Rrëfimi i pagjuhë ringjallet,

E ndieni,

Pas ca vitesh, tani,

Nga heshtja e murosur me vite

Frymon diç e ëmbël,

Frymon diç e zjarrtë…

















Maj 1982

Vuciterne

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:39 pm

SONTE





Sonte

Errësira më ledhaton,

Jam mike e kësaj nate them

Dhe futem thellë në gjirin e saj.





Po, sonte

Trupi im shtrihet

Në errësirën e thatë,

Me shkëlqimin e pagjumësisë sime,

Yjet e k’saj nate janë shkruar.















Vuçitërnë 1982



TË JEM



Sonte desha të jem

Ajo që isha atëherë,

Të mos qaj

Për atë që e humba

Dhe për atë

Që s’e arrita kurrë.





Desha të jem bredhacake

E kësaj errësire të heshtur,

Ëndërr në gjumin tënd…

Djep që preh ëndrrat e tua…

Dhe gjithçka tjetër… për ty… asgjë për mua…





Desha të jem hije, të mbaj shpirtin tënd

Kudo gjurmë…

Edhe në skutat e kësaj nate të heshtur

Vetëm me ty, desha të je





TË LUTEM



Të lutem,

Sonte

Më shiko një herë

Në sytë e mi,

Strukur është vjeshta

E ndien

Diç e vyshkur

E grisur… e tharë.



Sonte, të lutem,

Mos thuaj jo,

Vyshkur më janë damarët,

Tharë më është dhe gjuha,

E dhembja nis e qan

Nga lart poshtë…



Të lutem, sonte

Më puth një herë

Në faqe, në buzë, në sy

E qetas më pëshpërit

Të paktën sonte jetoj për ty…



















10.02.09

Londër











TOKA IME





Kam lindur këtu,

Kam jetuar këtu,

Jam e pavdekshme

Këtu.







Ju të paturpshëm,

Largohuni nga toka ime!

Mos m’i trembni ëndrrat

Për lirinë e shenjtë,

Për dashurinë e zjarrtë!

Mos m’i trembni ëndrrat

Për jetën e bardhë,

Ikni nga toka ime

Krushq të paftuar...

Krushq të marrë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:39 pm



VALLËZIMI I HESHTUR



Hijet ende vallëzojnë,

I shoh në gjysmë natë.



Era i rrahu,

Ua vodhi shpirtin

Pa mëshirshëm

Vite me radhë...

I gdhendi në myshkun e lagur.



Fytyra të zymta

Me sy të jeshiltë

Trishtueshëm rrëfehen në errësirë...

Në heshtjen e saj.



Zjarr e hije,

Dhembje e hije,

O Zot,

Dhe kjo errësirë që vret...



Vallë a ka emër dhembja,

A ka fund vallëzimi i heshtur

Në gjysmë natë.











Vuçitërnë



XEHETARI



Thellë

Gjirin e tokës shpon,

Dritë në sofrat tona derdh.



Me duart e tij

Vjedh nektarin e shkëmbit,

Djersën ua fal

Bukë

Fëmijëve të botës së uritur.















Prishtinë 1983

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:40 pm

AFSH





Ti erdhe

E kujtimi me ëndrra të zbehta

U ngjall.

Atëbotë, shiu zë t’pushojë,

Në mua çdo gjë u mbyt në afsh

Pas dhembjes që u zhduk.









BARDHËSI JETE





Agimi

U derdh çuditërisht,

Flluskat e natës magjepsi.

Koha këlthiti shikimin

E vrapin s’e ndali

Drejt dashurisë,

Drejt fatit,

Drejt këngës

Që e trembi errësirën!











28.09.05

Londër







BUZË DETIT





Këmbëzbathur,

Me rërën e lagur

Luaj si e marrë,

Ëndërroj

Nga thellësi e detit

Të kthehet

Princi im

Me lundër të bardhë.





Loz

Dhe rëra e lagur

Gishtërinjve më rrëshqet,

Era tërbohet

Më rrëmben…

Mu si gjethin e tharë… më rropat

Valët e detit puthiten…

Unë vetëm,

Sa dhembje… sa mall.





Loz

Gjersa më ngërthen muzgu,

E lodhur, tërbohem

Rrënoj urat, kullat

Që dikur, me afsh i ndërtuam

Rrënoj parajsën e ëndërruar

Që dikur bashkë e emëruam.



Shkel mbi yjet me gjemba

Që mos të arrij në cak

Që mos të arrij…

Aty… ku ëndrra jonë frymon prore…

E dërrmuar vdes… rrëzohem!

Dhe si në mjegull shoh,

Tek ecim buzëdetit dorë për dore



Prishtinë

1981



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:40 pm

ÇDO GJË U MBYT NË ETJE







Ti erdhe

E kujtimi me ëndrra të zbehta

U ngjall,

Atëbotë, shiu zë të pushojë,

E në mua

Çdo gjë u mbyt në etje

Pas dhembjes që u zhduk.













6.02.09

Londër



DASHURIA JONË





Shfletoj të kaluarën

Zhytem thellë në thellësi,

Prek

Ngrohtësinë e dashurisë sonë,

Aty ku,

Rrënjosur përgjithnjë

Është dallga e saj,

E heshtur e pa fjalë

Kjo dashuria jonë,

Dashuri e zjarrtë.











27.01.06

Londër



DIELL I SHPRESËS





Harpës së këputur

Desha t’ia lidh plagën,

Dhe zërit t’ia kthej

Ngjyrën e humbur.





Pas ca vitesh në heshtje,

Jetës po i kthehet kuptimi,

Fjalës tingulli,

Dashurisë dielli…





Ne vështrojmë,

Shtrëngojmë duart,

Dhe mbi çarçafin e bardhë

Të ardhmërisë

Harpojmë,

Me tingullin e harpës ngarkuar

Drejt diellit të shpresës sonë…









27. 01.06

Londër





E VERBËT







E verbët,

Mora rrugëtimin

Në botën magjike,

Me shpresë

Se kjo dashuri

Do të më ndriste rrugën.





E verbët

Dhe vetëm me shkopin e bardhë

Po luftoja

Retë e grumbulluara

Mbi qiellin e dashurisë sonë.





Po… e verbët

Mbështeta kokën

Mbi supin tënd,

Me shpresë!





Se fuqi e dashurisë sonë

Do të më mbajë,

Por rashë, diku në humnerë

Në botën e ferrit rashë.







E verbët edhe pas ca kohësh tani

E dërrmuar si anije pa vela,

Zemërthyer, e verbët, e çalë

Përjetësisht! Në atë botë ferri ngela.











03.03.85

Prishtinë



EKSTAZË



Gjithë ç’digjet në ty

Nga dhembje e dashurisë

E shoh, në etjen e shikimit tënd,

Në ngrohtësinë e buzëqeshjes

Që të vrapon në fytyrë si e marrë…

Dhembja jote më zgjoi,

Me ftoj, te futem ne gjirin tende,

Nga ato përtypje të heshtjes më nxori,

Nga buzët e thara të detit

Më ngjalli mua,

Të ta përtyp atë dolli të dhembjes

Mu në fillin e shtegut të lartë

Që të dogji me ato rreze dielli

Pastaj të njomi me lotin e erës.

Heshtas më vodhi mua…

Nga flakë e zjarrit tënd më ngjalli

Si ledhatim në trupin tënd më vërshoi

Të të shuaj atë zjarr të dashurisë që të gufon…













26.08.1984 Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:41 pm

ETHE VITESH TË HESHTUR





Të nxora

Ndër ato ethe

Vitesh të heshtura,

Dhembjes sime iu fute në gji

Strehë bëre aty

Në ujëvarën e vargut tim

Që shtron sofrën e dashurisë sonë…



I humbur

Në pëlhurën e mallit të fjetur,

I trembur si vetmia në k’të natë

Përtyp emrin tënd në buzë.





Nëpër muzgun e mbrëmjes

Shoh njollat e së kaluarës,

Hapat tanë

Që shkelën baltën e ngrohtë,

Verbësinë e syve të tu

Që thellë, thellë diku në mua e

Shembin errësirën…

Zbarkojnë shtegtarët e vargut tim

Si veladon të qarë në mallkime…













31.10.1985 Vuçitërnë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:41 pm



HECI ME VJESHTËN



Sonte

Heci me vjeshtën,

Këngën, emrin dhe dashurinë tënde

E gjej në çdo dallgë të saj.



Shqetësimin tim të fshehur

Ndër rrembat e tharë

E ndiej tek frymon

Në mallin e këngës sime,

Në vargje

Për emrin dhe dashurinë tënde.



E vjeshta ikën e trembur

Me hapin tim të çalë,

Përtej dhembjes sime

Peng i mbetem ëndrrës

Në kujtimin tënd,

Tek bredh me vjeshtën

Shtigjeve të dhembjes sime

Plot lot…









27.09.05

Londër





IMAGJINOJ



Rrija shtrirë

Mbi barin e lagur,

Vështroja

Qiellin e kaltër

Me botën tonë të thyer,

Ngatërruar.



Shtrirë

Dhe vetëm me ëndrrat

Shtruar…

Damarëve të së kaluarës

Bredh…

E çarë nga dhembjet,

E rrahur nga stuhitë.



Dhe sërish, vetëm…

E shtrirë

Mbi verdhësinë e lagur,

Me dhembjet e së kaluarës,

Mundohem ta shuaj zjarrin

E gufuar,

Por ah… dielli ka perënduar…

Dhe vetëm mbyll sytë, imagjinoj…

Mrekullitë e dashurisë

Në botën tonë të ëndërruar…











05.09.1985

Vuçitërnë







KALLDRËMIT TË HARRESËS



Dromce dhembjeje vërshon

Si dallgë e lumit,

Edhe pak

Ofshama do të tretet

Në zbehtësinë e çarë.



S’di pse sonte

Dhembjes

Dua t’ia mbyll shtigjet,

Errësira përsëri le të marrë

Ngjyrën e saj të zbehtë,

Jeta le të thyhet

Në avullin e romantikës së vdekur.



Urën e ëndrrave

Dua ta shkatërroj sonte

Që mos të arrij në cak,

Ëndrrat le të udhëtojnë vetëm

Kalldrëmit të harresës…











5.11.1991

Ofenbach
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:41 pm

KTHEHU



Mesnatë e errët,

E thatë e ftohtë,

Plagë e çarë,

E ngrirë frymon.



Në pritje, përgjoj

Ti askund,

Vetëm hija jote

Ngatërrohet me gërshetin e natës…





Kaherë të vështroja në sy

Deti i shqetësuar aty

Shpalohej palë-palë

Malli shkumëzon

Kaq afër e të ndarë.





Ti ke dashuri për të gjithë

Për detin, malin,

Për k’të natë

Ndaj ki mëshirë,

Kthehu

Dëgjo k’të dhembje,

K’të thirrje nga shpirti,

K’të baladë…





























30.01.06

Londër





KUJTIMI I ASAJ NATE NORVEGJEZE





Sytë tanë të magjepsur

Shpërthenin

Atë pëlhurë nate

Dhe rrëfenin

Dhembjen e dashurisë

Që digjej në shpirtrat tanë.





Edhe mbrëmja ishte e magjepsur

Nga dashuria jonë,

Me ato ëmbëlsi ninullash

Miklueshëm na përkundte

Në prehrin e saj.





Nga jashtë

Dëgjohej ulërimë ujqish,

Natyra e ftohtë Norvegjeze

E veshur me të bardhë,

Unë dhe ti

Lakuriq fare…

Shtrirë pranë zjarrit të pashuar

Nga ajo natë e ftohtë polare…





Dhe tani, diku në Londrën ë largët

Kujtimi i asaj nate… vjen

Si refren i ngrohtë plot mall,

O eja dhe një herë

Të ndezim dashurinë, si atëherë

Të ngrohemi me atë zjarr…















5.11.1985

Vuçitërnë



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:42 pm



KURRË MË



Kurrë më, unë dhe ti

S’do e ngjallim të kaluarën,

Ajo është tingull

I harpës së këputur.

Kurrë më s’do e

Tërheqim vallen tonë

Edhe nëse rastësisht

Duart i takojmë.

Do jetë përpjekje e kitarës pa tela

Dhe kjo do jetë kohë tjetër

Që vdes e paqartë

Nën hapin tonë,

Kohë e heshtur

Pa tinguj,

Pa fjalë.





















Vuçitërnë 1982





MBRETËRIA IME





Përtej yjeve, hënës,

Shtrihet mbretëria ime…



E vetme fitova betejat,

Luftova yjet e djallit,

Luftova erërat,

Solla rrezet e diellit…



Me gjakun e gjuhës sime

Kufijtë e mbretërisë sime

I shkrova…





27.04.84

Prishtinë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:42 pm

MOS U TRET





Mos u tret… mos humb

Mos u rrëmbe nga dallgë e vjeshtës,

Jeto thellë-thellë në mua,

Jeto aty ku të ngrita folenë

Aty ku fle dhe kujtimi yt i qetë

Ku prekja jote më ndez zjarrin.



Mos humb…

Më ngjall dhe mua

Nga ato thërrmija etjeje,

Nga ai tym që më mbështolli,

Nga ai afsh që më humb pranë teje.



Mos u tret… mos humb

Më ngërthe fort!

Se dua të futem

Si psherëtimë

Thellë… thellë në gjoksin tënd…













28.05.1984

Prishtinë





NATË E PAFUND



Mbrëmë, e gjatë më ishte nata

Nën çarçaf të pëlhurtë,

Kërkoja frymën tënde

E mbi të errësira shtrinte krahët,

Në bebëzat e syrit

Shpresa lozte valle

E gjumi zhdukej nën pëlhurën e errët,

Kërkoja afshin e përqafimit tënd

Të vetmen ninullë…

Të më vërë në gjumë!









4.11.1985

Vuçitërnë



NDIEJ PËR TY



Ëndrrat,

Shpresat,

Dëshirat që i ndiej për ty

Më janë të pastra,

Më shumë se loti i foshnjës.





Shpesh në qetësi,

Ndër thërrmijat e imëta të mbrëmjes,

Dëgjoj

Pëshpëritjet e ëmbla të shpirtit

Tek pushon mbi kujtim

Mbi atë strofull

Vargjesh, dëshirash, shpresash…













Prill 1982

Vuçitërnë





NDOSHTA PRAPË DO TË TË TAKOJ



Një ditë, kur

Buzët do të thahen nga etja

E sytë të verbojnë nga lotët,

Ndoshta prapë do të të takoj

Diku, përtej dhembjes, mallit…

Por kjo do jetë kohë tjetër

Kohë e heshtur

Pa dhembje, pa fjalë…

Plot zjarr…













04.09.1984

Prishtinë



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:43 pm



NË FJALËN TIME





Ti kudo

Diell, zjarr, etje

Në fjalën time.



Linde

Nga rrezja e parë e agimit,

Nga buzëqeshja e diellit,

E prapë

Etje e zjarrtë, ngel në fjalën time.













NË KUJTIMIN TIM





Hyre i qetë

Dhe ngele në kujtimin

Tim.

U dogje i tëri

Në atë vatër malli të pashuar



Jo,

Kurrë s’do të treten gjurmët e tua

Në kujtimin tim,

E përjetshme të mbeti rrënja

Në atë flakë malli

Tek frymon

Lulëzim në plagën e shpirtit.











20.09.1988

Budapest









SHUMË HERË TË KAM PRITUR





Shumë herë të kam pritur zgjuar

Natën deri vonë,

Duke dëgjuar pëshpëritjet e ëmbla

Të BUDËS dhe PESHTËS

Tek ndërtonin urën e lidhnin kurorë.





Shumë herë të kam pritur, nën dritën e hënës

Mbi shtyllat e gdhendura, të urës Margit

Duke ndjekur lojën e valëve në rrjedhje

Numëroja çastet e pritjes, më shumë se një vit.







Shumë herë të kam pritur ulur

Mbi murin Hollasbashtës

Duke numëruar yjet me plot ngrohtësi,

Nën dritën e hënës dalloja fytyrën tënde

Që shprehte dashuri e s’kishte fshehtësi.





Shumë herë të kam pritur zhytur,

Në valët e Danubit

Kur frynte erë dhe bënte stuhi,

Dëgjoja të rrahurat e zemrës

Dhe ëndrrën që buzëqeshte

Kur shihja lundrën e bardhë, tek vije ti...





Shumë herë të kam pritur në barkën e kaltër

Mbi liqenin e Ballatonit, tek bënte gjumë,

E ndieja në zemër gjakun që vërshonte

Me afshin e zjarrtë, se të doja shumë.





Të lodhur nga pritja, në Budapestin e famshëm

Ku pëshpëritjet e dashurisë janë plot ngrohtësi,

Vendosëm ta djegim pritjen! ... Të vëmë kurorë...

Që të jetojm bashkë në përjetësi...









27.10.2005

Londër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:43 pm





NGATËRRUAR NË AFSH





Mbrëmë u lodhëm

Duke vallëzuar,

Shtrënguam duart,

Ngatërruam hapat,

Si kalorës të bardhë

Humbëm

Në botën e ëndërruar.





U lodhëm

Në vallëzimin e etur

Plot afsh…

Fluturuam në qiell,

Mbi re të bardha pushuam,

Në shteg

Diellin takuam

Dhe sërish

Me afshin që na digjte zjarr

U ngatërruam.









Prishtinë 1984



NJË NATË PA EMËR



Malli copëtohej në flatra

I jepte ngjyrë dhembjes,

Dëshirës që digjej flakë.





Unë dhe ti,

Prej vorbullës së ëndrrës,

U nisëm shtegut të pacak,

Brigjeve të djegura nga malli.







Nuk e di ku arritëm,

Mbase atë natë

Duart i ngatërruam.







S’di cila dorë e para

Ndezi qiriun

Në kullën tonë të vjetër,

Cila dorë

Mbylli dritaret

E thyera nga era.





Atë natë e pagëzuam

“PA EMËR”,

Kujtimin për të

Ia falëm errësirës dhe mallit,

Etheve të pritjes

Dhe buzëve tona të thara.











Janar 06



PA SHPRESË





Vetëm qiriu i ëndrrave

Digjet

Mbi sofrën e dashurisë

Shtruar në vetmi…

Zbrazëti e heshtje kudo…

Dhembje



Nga gjithë

Ajo dashuri e flaktë

S’mbeti asgjë

Vetëm hiri i saj… i mbyllur

Në atë guaskë vetmie

Ku pushoj dhe unë.







Ti i humbur, i shkrirë, i tretur,

Sytë e përgjumur

T’i rrëmben nata e vonë

Dhe ndryshke botën time

Tek mbyt shkëlqimin

e shpresës sonë…!















Prishtinë 1983

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:44 pm

PËRQAFIMI I ËNDËRRUAR



Sonte

Gjumi diku më është tretur,

Ndiej dhembje, mall,

Digjem

Në përqafimin e ëndërruar.



Vallë…

Në cilën këngë të kërkoj

Ty,

Gjumin,

Harrimin

Dashuria ime.

Me cilin varg

Të luftoj vetminë time,

Ethet e pritjes që më mbysin.



Ngadalë

Pullazi i heshtjes rrënohet,

Hija jote më mbyt,

Gota e verës thyhet.

Në zbrazëti

Përgjoj

Përqafimin e ëndërruar

Që rigon malli…



























13.07.1985

Prishtinë





PREHJE ME AGIMIN E BARDHË



Agimin

Ma fali dita e bardhë,

Gëzuar në fushën e blertë

I tëri magjepsi,

O Zot,

I imi përgjithmonë thashë

Diç e zjarrtë, e ngrohtë

Dhe në syrin e bjeshkës së lartë…



Kur dita agon,

Dua të jem vetëm me ty,

Mbrëmja le të digjet

Në etjen për ne,

Ne lozim

Era flokun përkëdhel,

Rrufe e bardhë shkreptin

Mbi qiellin pa re.



Ime dashuri,

Në zjarr,

Në etje,

Mbi rrufe…

Me agimin e bardhë,

Atje do prehemi ne.





Këln

10.01.1997



PRITJE



Qetësi e thyer

Në sallë e vetme,

E vogël, e harruar…pres…

E kjo pritje më mbyt,

Trupi dhemb

Kur bota gabueshëm gjykon… dënon

E pafuqishme të ngre zë

E vërteta fshihet…

Ata çirren, qeshin, gërvishtin dhembjet e mia

Zëri i tyre më mbyt…

Sërish pritje, mall, dhembje…

Kohë e ndarë në dysh.



Unë pres,

E tera dermohem

E ti?

Bota shkel mbi ty,

Mbi hijen tënde,

Mbi trupin tënd,

Mbi kokën tënde…

Shkel edhe mbi emrin tënd…

Që ta njollosën

Me gjakun e botës së mallkuar…



Ethet e pritjes më mbysin,

Në këtë sallë më zihet fryma

Botë e marrë qesh,

Gumëzhin,

Fat i pafat më vret…

E ku je ti?…

Të qan ky mall i zjarrtë?

Të qan ky zë i imi?

Të shoh në fantazinë time

Të zverdhur e të trembur

Mu si vetmia ime

Tek humb e tretesh

Si gjethi i zverdhur i vjeshtës...











25.07.1985

Vuçitërnë







RRJEDH E MBETET GJURMË



Rrodhi gjatë…

Gjurmë mbeti

Me këngën e pambaruar

Miklueshëm,

Pa ndalur rrjedhë

Takohet me heshtjen

E ngjall

Në një yll të ndritur

Në përqafim…

Ndizet diku një flakë

Një buzëqeshje…

Dhe diell i sakrificës…

E koha ikën me vrap

Shkel mbi pritje të amshuar

E agimi derdhet mbi male, brigje…

Në rrjedhje gjurmë mbetet

Me heshtjen e strukur në ty…

Në mua…



















1985 Prishtinë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:44 pm



SHKËLQIMI NË ETJE



Më kujtohet

Atë natë me shi

I këndoje pranverës

E i ftohtë si dimri ishe.



Jo, unë s’kisha guxim

Të të flas

Për gurët e rrënuar

Në kreshtën e lartë,

Për zjarrin e gufuar në mua!



S’di pastaj

Në cilën etje m’u tretën fjalët…



Shtegtoja

Me melodinë e këngës sate

Dhe ndieja

Një hap më larg nga dhembja

Më afër nga zjarri.



Pastaj, digjesha e tëra

Në tingujt e pranverës,

Në shkëlqimin e etur,

Vdisja në ftohtësinë e dimrit…









Prishtinë 1984



SHTEGTARJA





Brodha gjatë

Në damarët e kohës,

Shkela mbi dhembjet e heshtura

Me emrin tënd në buzë.



Vallë, do të pushojë dhembja e shpirtit

Në këtë natë të pafund harrimi,

Tek shtegtoj e lodhur përtej pavdekësisë

Peng me dritën e syve të tu?





Trete shtegtimeve të llahtarshme

Me rënkimin tim të fundit,

Hije në trastën e kujtimit tim

Mbete.



Shtegtimeve të llahtarshme

Në damarët e kohës,

Shtegtoj dhe unë

Në krahët e ëndrrës së pafund…















05.10.84

Prishtinë





SIMFONI E THURUR





Atë mbrëmje

Pushoja në prehrin tënd,

Me tërë atë zjarr e eshkë

Mbytesha… mbytesha

Në pezmin e shikimit tënd.



Aty në prehrin tënd

Vdisja…

Këmbë e kokë e dashuruar…

Dhe digjesha

Nga kujtimet

Nga ajo simfoni..

Që thurej nga ai litar puthjeje…















27.05.1984

Vuçitërnë



SIMPTOMAT E DASHURISË





Vetmia ndjell ngjyra të jetës

E dashuria, ndjenjë më e fuqishme

E mund atë me spektrin e saj…





Kur heshtja të bulëzon në brendi

E në cepin e buzëve

Ndien shuarjen e buzëqeshjes,

Shpreh psherëtimën që të mundon

Lidh shpirtin me shpirt.





Shpërndaje atë tym që të mbështjell,

Lufto errësirën me atë shikim,

Shuaje zjarrin me buzëqeshje,

Shuaje mallin me përqafim.











24.05.84 Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:45 pm

SODITJE E SHPIRTIT





Në shpirt shpalosej soditje

Aty flaka ngrinte kokën nën buzëqeshje

E skalitej gjer vonë…

Mes këngës e vargut ndizej

Zjarri i dashurisë sonë.



Një dashuri e çiltër shihej në sytë e tu

E buzëqeshja e lehtë heshtazi të merrte frymë,

Nga brenda ndieja trazimin e ëndrrave të mia

Që kryqëzoheshin në pëllëmbën e dashurisë.



Çdo gjë

Nga ajo mbrëmje

Dhe tani më kujtohet,

Hapat që i numëroje në shenjë krenarie,

Buzëqeshjen mes dy puthjeve

Që e shuanin shikimet

Dhe në ndarje,

Shtrëngimin e fortë të dorës

Në shenjë miqësie…















05.09.1985

Prishtinë



SONTE NUK KA SHI





Sonte nuk ka shi

Ai i pëshpërit errësirës

Dhe shpërtheu me këngë...



Kulla jonë e vjetër,

E lumtur

Ëndërronte

Buzë lumit.



U thanë gjurmët

E dhembjes,

U shëruan plagët e dashurisë.



Sonte nuk ka shi,

Nuk ka gjurmë loti,

Ëndrra lind e qetë

Si agu i derdhur

Hapësirës së paanë...



Ne shtrëngojmë duart,

Rrëfejmë dashuri

Ngopim etjen

... Jo sonte nuk ka shi...



















Prishtinë 1980





THELLË NË TY





Kurrë

S’do të ndiej vetmi,

Gjithmonë do të jem me ty

Në ëndërr,

Në buzëqeshjen tënde,

Në këngën

Që ta dëgjoj me ëndje,

Në lotin,

Hidhërimin e harruar,

Në shpirtin e ndezur,

Në dhembjen e shuar.















Frankfurt am main

30.08.1997
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:45 pm



TI HESHT





Ti rri i vrenjtur,

Hesht,

Përgjon rrjedhën e lumit tënd

E nuk ke fjalë.



Dielli

Po fshihet pas errësirës

Në natë,

Dhembja më kafshon

Digjem nga malli

E ti rri i vrenjtur,

Hesht,

Prapë nuk ke fjalë…



Gjithçka gjëmon, pëlcet

Mot i lig afrohet

Agu po ik’…

Dhe lundra jonë e bardhë

Po fundoset nga stuhitë

E ti hesht, shikon

Dhe kur nga kulla jonë

Dëgjohen thirrje

E gjëmime plot plagë,

Ti i vrenjtur hesht… hesht

Përgjon lumin tënd në rrjedhje

E nuk ke fjalë…







24.08.1997

Frankfurt am Main





TI PO IKËN



Ti po ikën nga kujtimi

Nga jeta, nga ëndrra ime

E unë digjem

Në atë vatër malli të pashuar,

Vështroj në këtë zbehtësi hëne

“Lëndinë e Shtrigave” buçet me zëra të çjerrë,

Ti ikën nga unë, drejt saj,

Vallja e tyre të tërheq,

Të ngërthen fuqishëm

E unë të thërras, të kthehesh

Dhe një vaj më mbyt,

Të shikoj dhe sytë pikojnë lakmi…

Ti ikën nga jeta ime

Por të ndiej aq afër e aq ngrohtë

Tek frymon në kujtimin tim,

Të ndiej e të dua sonte

Por ti këtë s’e ndien, po ikën,

Trembshëm po ikën

Në vallen e shtrigave vallëzon,

Mua malli më mbyt,

Por ti këtë s’e ndien

Vallëzon si i çmendur,

Me shtrigat vallëzon.













Vuçitërnë 1982



TI



Ti më qeshe

E unë u mvesha

U ngroha me buzëqeshjen tënde.

Ti më këndove

E unë humba,

Vallëzova në tingujt e këngës tënde.





Ti qave

E unë lot

Mbi faqen tënde u bëra.

Ti më thave,

Më shkrive,

Më humbe ndër faqe.



























31.01.06

Londër



URË E DASHURISË SONË



Më kujtohet, atëherë ishim fëmijë

Loznim mbi urën shkarpë të jetës,

Këndonim, kërcenim,

Çirreshim në bredhje,

Hidhnim guralecë në lumë,

Ngacmonim valët në rrjedhje…



U rritëm lozonjarë

Gjithmonë së bashku,

Mbi atë lumë të djallëzuar,

Ngritëm urën e dashurisë,

Lidhëm dy brigjet tona të ngrohta,

I dhamë kahje ardhmërisë…



Dhe tani pas ca vitesh së bashku

Ngjitemi mbi atë urë dhe pushojmë,

Dëgjojmë pëshpëritjet e ëmbla

Të lumit në rrjedhje…

Përgjojmë… dhe ditët e fëmijërisë kujtojmë.



A s’është kjo mrekulli e jetës?

Të zbresësh ngadhënjimtar

Në botën e ëndërruar?

Bashkë me lumin e dashurisë në rrjedhë,

Me agim në duar…















Vuçitërnë 1983
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:46 pm

VERBËSI E NDRITUR



Rrugët e pafund

Më verbësinë e kujtimit tim

I ndrita,

Kudo errësirës

I pëshpërita ligjërimet e dhembjes,

Pastaj

Etja më vërshoi

Shtigjeve të pafund,

Më zgjoi rrembat

E ëndrrës së vdekur

Nga bebëzat e mallit të fjetur.















ZGJOHU DASHURI



Vetëm sonte shtrihu afër meje

Errësirën ta tretim nga etja e syve tanë,

Hëna le të çirret nën vellon e errët

Mallin e kësaj nate me zjarr ta verbojmë,

Ime dashuri zgjohu,

Gropo lindje në agun e vrarë.





Më shumë se kaltërsitë, në lartësitë e paprekura

Desha të jem hënë në shpirtin tënd të etur,

Sonte në këtë dehje, ëndrrat e fjetura t’i zgjojmë

Vetminë e përgjakur me zjarr ta verbojmë

Që sërish së bashku të triumfojm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:46 pm

Nuk merrem me poezi shkruaj aty ketu ndonje poezi te qastit per(qef)thjesht te relaksohem, ama poezin e dua ja do ta dergoj kete ta vlersoshe si duket ;


PSE....

Pse pas shum vuajtjesh
I dorzohem vdekjes
Pse lulet me te bukura
Nuk ja fal me jetes?

Pse vetem permes shpreses
Jetojm dhe vetem presim
Pse behmei skllaveri e jetes
E ne fund vdesim?

Pse kur jemi te lumtur
Gjithnje kendojm
Pse kur lumturis i vijen fundi
Ne vetem mallkojm?

E urrejtja valle
Pse ben cerdhen e streh
perderisa e ke ne zemer
lumtur s'ke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:56 pm

Te falenderoj Fiona per perkushtesen dhe dashurine qe ushqeni per poezine.. Mendoj se keni te dhena premtuese. Komunikoni memua ne e-mail pegasi2003@yahoo.com ose kristaq_f_shabani@yahoo.com kristaqshabani@gmail.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 EmptySun Jul 25, 2010 10:56 pm



Autorja e ketij vëllimi banon në Londër me një profesion te ndritshëm : “ARKITEKTE”, por ajo arkitekturon dhe vargun, krijon individualitetin e saj në poezi dhe sprovon e korson në këtë gjini poetike, pa harruar edhe gjininë e prozës...

Futuni në këtë botë ndjenje dhe precipitimi poetik... Poezia i do arkitektet, por edhe arkitektet e ndjejnë në deje dhe në thelb poezinë dhe tentojnë guzimshëm ta shkruajnë si ua ndien shpirti dhe mendja... Nisni startimin në këtë arkitekturim poetik te poetes-arkitekte Shejmond Pacarada...

Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada   "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» "Kam emër Ilirie" vëllim poetik nga Shejmondë Paçarada
» “Në pritje të kohës…” vellim poetik nga Mirlinda Koxha
» "Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu
» " Lëkura e gjarprit" vëllim poetik nga poetja MIMOZA SALI
» GJURME ILIRESH EDHE NE PAMIR!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: