|
| PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA | |
|
+9detektivi Sportisti Driniiiii Xhevati ...... xhema murturi petritkola Leka i Madh 13 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Mon Jul 05, 2010 8:02 pm | |
| Bretkosa që do të trashet sa një ka
Nga Salih MEHMETI
Gazeta SOT E Diele, 04 Korrik 2010 00:00
Një prej shfaqjeve më finoke të luftës aventuriere të zhvatjes së pushtetit, medoemos do të jetë 12 Qershori i këtij viti, dita kur Lëvizja “Vetëvendosje” i dha fund botërisht identitetit dhe filozofisë së saj rezistuese me ç’rast ngriti velat për lundrim në detërat e tallazitura të politikës. Mbase në dukje s’duket të ketë gjë që të tingëllojë absurde, ama ata [drejtuesit e LVV] duhet të bëhen të ditur, aq sa kurrë të mos thonë kurrë, përderisa syri i pangopur i tyre lakmon politikën, lartësitë eterike të saj dhe pozicionimin e privilegjuar. Të shumtë qenë ata që u pezmatuan rëndë nga ndërhyrja barbare e skuadroneve speciale të SHPK-së ndaj ish-aktivistëve të kësaj lëvizjeje që dikur predikonte vetëvendosje. Më shumë sesa reagimi prepotent policor, do të duhej të ngjallte krupë dhe pezm pikërisht metamorfoza e pashpjegueshme e LVV në parti politike. Kjo ngjau edhe përkundër mijëra përbetimeve e zotimeve thuajse religjioze të drejtuesve të LVV se kurrën e kurrës nuk do bëhen pjesë e nomenklaturës aktuale të pushtetit sepse “pjesëmarrja në një sistem të padrejtë të bën përmbajtje të tij” po të përdorim ndonjë xhevahir nga ligjërimet e dikurshme të tyre. Pas shpalljes së pseudo-pavarësisë së 17 shkurtit, drejtuesit e LVV i binin avazit se “17 shkurti solli ndryshime veç simbolike, ndaj dhe LVV do të ndryshonte veç simbolikisht” pra do të vazhdonte aktivitetin e saj jashtë-institucional me demek për të sjellë “ndryshime radikale”. Me 12 qershor u etablua si mos më mirë fakti, që alamet ndryshimesh radikale ngjasuan brenda kësaj biçim lëvizjeje dhe jo në sferën ku do të duhej të ndodhnin. Na ishte njëherë një lëvizje Prej 12 qershorit e tutje, ngjyra e bardhë që shquante shpirtin e pakorruptuar e të dëlirë të rinisë së këtij organizimi, do të bëhet flamur i bardhë i dorëzimit dhe kapitullimit të një partie që shpërdoron papërgjegjshëm terma sublim siç është vetëvendosja politike e shqiptarëve. Pa kurrfarë hileje mund të themi që ndërhyrja policore kundër kësaj partie rioshe ishte një skenar i mirëmenduar me përpikmëri aritmetike e atyre që e duan këtë lëvizje brenda caqeve institucionale, vend ku do të bëhet dështimi epik i kësaj partie; ku më pas në epitafin e varrit të së saj do të shkruhet “Bretkosa që desh të fryhet sa një ka” e La Fontenit. Reagimi policor krijoi mbresën e lajthitur se gjoja struktura aktuale politike lebetitet nga hyrja e këtij “tigri” të ri. Të tjerëve u është tekë me thanë se LVV ka qenë një ngjyrë e re e domosdoshme për me e zhdavaritë dyngjyrëshin e mërzitshëm të skenës politike. Është për t’u shënuar fakti që opinioni publik u ndodh në një zgrip çorientimi meqë nuk kërkoi përgjegjësi për standardet e dyfishta dhe makinacionet perfide që heq kjo parti rioshe, që dikur bënte sikur kërkonte vetëvendosje. Në këtë rast, problemi merr thellësira mistifikimi aq sa kërkon përqendrim për ta çpleksur e thjeshtëzuar. Autoritetet e huaja vendim-marrëse e dinë boll mirë ku pikon çatia: secila parti aktuale që ka qenë protagoniste e skemave, realizimeve dhe makinacioneve të huaja është konsumuar në njëfarë mënyre. Halli i konsumimit të partive politike diktoi nevojën për të bërë katapultimin e një force të re politike ekskluzivisht të pakonsumuar. Duke përvijuar këtë vijë deshifrimi mund t’zbardhet njëfarë dore rebusi i vagullt i deklarimit të ambasadorit amerikan për Kosovën, Christofer Dell kur në fillim të këtij viti parashtroi nevojën e krijimit të një partie të re politike, për aq kohë sa partitë e tanishme i ngjajnë njëra tjetrës si veja vesë. Aluzioni i Dellit parabolon pikërisht në 12 qershorin e këtij viti, dita kur LVV vesh zyrtarisht uniformën e konkurrentes për pushtet. Trumbetuesi më i shquar i kësaj metamorfoze, njeriu sozi që pretendon të jetë Albin Kurti, performoi me një lojë të zhdërvjelltë e inventive fjalësh duke thënë se megjithëse do të konkurrojë në zgjedhje, nuk do të bëhen parti politike. Kjo thjeshtë është Ali Hoxha - Hoxhë Alia. Nëse soziu që pretendon të jetë Albin Kurti mëton kokrrat e elektoratit në zgjedhjet e ardhshme, atëherë i ka rënë shiu n’kallamoç falë ndërhyrjes së 12’tit. Demagogët e kësaj partie do ta përdorin këtë ndërhyrje gjatë kohë për të sajuar një “viktimizim” të partisë dhe konceptit të saj; rrjedhimisht me anë të kësaj mëtojnë të zhvatin hajdutçe një bereqet të mirë kokrrash të quajtura “vota”. Metamorfizimi i LVV në parti politike jep megjithatë njëfarë ndihmese për parathënien e vijave të përgjithshme dhe skenarëve të mundshëm që do të luhen këto vite. Hyrja e LVV në strukturat e nëndheshme të politikës do të bëjë një lloj legjitimimi të status-quo-së së tanishme me ç’rast skena politike fiton mbijetesë dhe shëndet edhe për nja të paktën dhjetë vite të tjera. Paradigma funksionale e sistemit të këtushëm politik mbështetet në një pluralitet elitash pakicë. Ç’do me thanë kjo? Pluralitet i pakicave elitare nënkupton performim parlamentar e qeveritar elitash pakicë që pretendojnë se përfaqësojnë ‘shumica’. Qendrat vendim-marrëse ndërkombëtare s’janë aq të trasha sa të mos e dinë që një pjesë dërrmuese e qytetarëve të Kosovës si pasojë e margjinalizimit të tyre kanë bojkotuar pashkëputur sistemin politik, e shprehur kjo në bojkotim dhe mos-pjesmarrje në zgjedhje dhe mosbesim të vazhdueshëm ndaj politikanëve biznesmen e partive mafioze. Për ta evituar shfaqjen e asaj që quhet Anti-Politikë e qytetarëve që rrit amplitudat e gjasave për mbështetje ndaj prirjeve anti-sistem, qendrat e huaja e shohin të domosdoshëm aktivizimin politik të një elite të pakënaqurish [në këtë rast LVV] që thirret në ‘përfaqësimin’ e të papërfaqësuarve. Me t’u bërë pjesë e ingranazhit pushtetor, elita partiake e strumbulluar rreth sozisë që pretendon të jetë Albin Kurti, do të bëjë filtrimin dhe amortizimin e pikërisht atyre të papërfaqësuarëve që “përfaqësohen”, nga ku më pas do të fillojë një gjueti shtrigash për ata të mallkuar të kësaj dynjaje që quhen “political uncorrect’.
Fast and Furious
E mundshme është që EULEX-i të arrestojë edhe ca peshq të vegjël korrupsioni për të kursyer peshkaqenët e mëdhenj. Kursimi i këtyre peshkaqenëve do të këmbehet me blerjen e dëgjueshmërisë së tyre politike veçmas kur pas vendimit të GJND-së do të fillojnë negociatat “teknike” që do përfundojnë apriori në dëm të Kosovës. Është shumëçkathënës “lirimi” i sozisë që pretendon të jetë Albin Kurti nga EULEX-i. Së pari dëshmon që opurtuniteti dhe korrektësia gjithnjë e më e madhe e tij u shpërblye me “mbylljen” e dosjes së tij politike. S’dyti, “lirimi” i sozisë që pretendon të jetë Albin Kurti është i njëvlershëm me burgosjen faktike të tij; diçka e njësojtë me atë të Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt [e shumë të tjerëve] që u liruan prej grilave të burgjeve ordinere për të hyrë në grilat e padukshme të politikës. Funksionarët e kësaj partie rioshe kanë pohuar shpeshherë të jenë mbledhur më shumë se 175 mijë nënshkrime në mbrojtje të Albin Kurtit, ndërkaq sozia që pretendon të jetë Albin Kurti e ka blerë vrimën e miut për treqind grosh. Do të jetë për mbamendje rasti kur i ‘imunizuari’ i 175 mijë nënshkrimeve nuk guxoi të përballej me policët që denjonin ta arrestonin. Përndryshe, derisa kordoni me trupa aktivistësh të rinj po platitej nga grushtet e shkopinjtë e policisë, vetura ku ndodhej soziu që pretendon të jetë Albin Kurti, iku me një shpejtësi të tërbuar sikur të kishte dalë nga sagat kinematografike ‘Fast and Furious’ ose ‘Taxi’. Ky s’është Albin Kurti që njohim ne!?
Djemtë e Rrugës Pal
Shndërrimi i LVV në parti konkurruese për pushtet do të mund të quhej i ndershëm dhe i njerëzishëm vetëm nëse do të bëhej çiltërisht, ndershmërisht dhe posaçërisht pa prapaskena djallëzore. Po ashtu, funksionarët e kësaj partie do të duhej të kërkonin botërisht të falur për premtimet e rrejshme të kohës sa ishin të rinj. Spekulim i paskrupullt i këtij metamorfizimi dhe pervertimi, ishte edhe deklamimi i një debati të paqenë brenda instancave të ish LVV. E para e punës, termat “debat”dhe “instanca” janë barabartësisht të pasaktë ngaqë: - LVV nuk e ka pasur atë kapacitet numerik që të ketë instanca sepse numri i aktivistëve zor të ketë kaluar 40 frymë gjatë kohës së metamorfizimit në parti. -Debati s’është mbajtë ndonjëherë për arsyen e thjeshtë se s’ka pasur me kë të bëhet. Byroja Qendrore (për këtë do të flasim më poshtë) ka qenë grushtbashkuar dhe e njëzëshme pro metamorfozës në parti politike. Kësisoj, aktivistët janë gjetur në një situatë para aktit të kryer. S’mund të thuhet me përpikmëri nëse metamorfoza bëri të metamorfizuarit apo të metamorfizuarit bënë metamorfozën, por në rastin në fjalë Byroja Qendrore e Lëvizjes për ta mënjanuar rrezikun e një kryengritjeje brenda rradhëve të saj, nuk u deklarua drejtpërdrejtë për qëllimin për shkak se ai binte ndesh polarisht me vlerat e proklamuara të aktvistëve. Krijimi i të ashtuquajturave ‘komitete’ e ‘sekretariate’ u shestua si një fazë kalimtare gjatë së cilës u shënuan hapa thelbësor në evoluimin e shpejtë në parti politike. Rishtas që të dy termat e naltcekun janë sajesa formale për të mbitheksuar kapacitete të paqena. Në të vërtetë, komiteti nënkupton një grupim ekspertësh e profesionistësh të një lëmi të caktuar që është i nënrenditur brenda një agjencie qeveritare apo strukture vendimmarrëse. Me nder me thanë, komitetet e kësaj partie rishtare s’numërojnë më shumë se një ose dy vetë. Tërë kjo farë maskarade hedh paralele të nduarnduarshme me çapkënllëqe kalamajsh nga ‘Djemtë e rrugës Pal’ të hungarezit Ferenc Molnar ku përshkruhet jeta e fëmijëve në Budapestin e urbanizuar, lojërat e tyre me krijimin e “ushtrive”, sajimin e ‘përgjegjësive’ e ‘detyrave’ prej Shtabit të Përgjithshëm, kryekomandantit, ndihmësit të tij, nënkomandantit, sekretarët, ndihmësit e tyre, përgjegjës për çdo lloj detyre hierarkike, përgjegjës për financa, oficerë të çdo grade përveç një fëmije të vetëm i cili ishte i dënuar të luante ‘ushtarin’ dhe ta kuptimësonte tërë atë hierarki prej hiçgjëje. Instalimi prej çapkënësh i një dimensioni të këtillë burokratik edhe brenda LVV bëri që fryma e aktivizmit të asgjësohej ndërkaq numri i aktivistëve të mpakej si mosmëkeq. Burokratizimi gjoja meritokratik cyti një valë prirjesh hirearkizuese nga ku çdo gjë u burokratizua simbas një hullie “uniteti” e uniformiteti mendimesh e veprimesh. Për habi kjo nuk e pengoi Glauk Konjufcën që me 10 qershor në emisionin ‘Interaktiv’ në KTV të proklamojë “debatin” brenda LVV. Mirëpo ky burokrat fillestar duhet të jetë në dijeni të mjerimit në të cilin është katandisur lëvizja e dikurshme: nga 15 mijë aktivistë, antarë e simpatizues, tani kanë fundërruar zor më shumë se 40 vetë. Nëse konvertohet në përqindje kjo shifër në raport me numrin maksimal të që kanë qarkulluar brenda këtyre pesë viteve në LVV, atëherë del se partia është sajuar në “vullnetin” e 0, 02% të “aktivistëve”. Balzaku thoshte se ‘burokracia është një mekanizëm gjigand i drejtuar nga xhuxhmaxhuxhë’. Mekanizmi gjigand burokratik i krijuar nga Byroja e LVV nuk kishte krahë të mjaftueshëm pune për ta vënë në lëvizje atë. Prandaj për ta kompensuar këtë mungesë krahu, në të famshmin ‘Statut’ të tyre stimuluan se anëtar/e në lëvizje (dmth parti) mund të jetë çdo kush i/e cila “ka mbushur 16 vjeç”. Me këta rekrutë nga mbarimi i shkollave fillore, Byroja mban shpresë që këtë mekanizëm gjigand ta mbajë gjallë derisa të armatoset me një trohë pushtet dhe fonde monetare. Pas konsumimit të tyre fizik e mendor, makina do t’i zëvendësojë me fluksin e ‘vullnetarëve’ të të gjitha llojeve: gjuetarë të thesareve monetare, politikanë që deri më sot kanë qenë të shpërfillur, të mënjanuar ose të dështuar, ojqëist ambicioz, hakmarrës, aventurierë etj. Mbase fundi kaq i palavdishëm i LVV është i njësojtë me atë te ‘Ferma e Kafshëve’ e George Oruellit ku “të gjitha kafshët janë të barabarta përveç disave [derrave] që janë më të barabarta së të tjerët’. Për m’i dhanë një porosi që ata do të duhej ta merrnin seriozisht, pëlqej të citoj “The Good, the Bad and the Ugly”: “I like big fat men like you. When they fall they make more noise”. (Më pëlqejnë burrat e mëdhenj e të trashë si ju. Kur rrëzohen bëjnë më shumë rrapëllimë). Që të jetë kjo zhurmë tamam rrëkëllyese, u lutemi atyre që t’i mbërrin lartësitë eterike të pushtetit dhe gjatë kësaj kohe mundësisht të dhjamosen sa më shumë. Në mënyrë që rrëzimi dhe zhurma të jenë fenomenale.
TO BE CONTINUED…
http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=29666:bretkosa-qe-do-te-trashet-sa-nje-ka&catid=55:komente | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Tue Jul 06, 2010 4:37 pm | |
| Vetvendosja apo Bashkimi? | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Wed Jul 07, 2010 12:11 am | |
| Se pari Vetevendosje ather Bashkim | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Fri Jul 09, 2010 4:32 pm | |
| vetvendosja esht e pa diskutushme,pra dot fiton VETVENDOSJA/Albini. Nuk kem rrug tjeter,drejt BASHKIMIT. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Mon Jul 12, 2010 2:51 pm | |
| Prishtinë, 12 korrik – Lëvizja “Vetëvendosje” ka vendosur të mos heqë dorë nga strategjia e vjetër e akteve demonstruese për pakënaqësitë e saj, ani se më herët ka marrë vendim të garojë në zgjedhje, shkruan sot “Koha Ditore”. Por njohës të zhvillimeve politike e kanë këshilluar atë se po qe se ia do të mirën vetes në politikë atëherë do të duhej që t’i thoshte “lamtumirë” metodologjisë së vjetër vepruese. Akti i fundit protestues i Lëvizjes që drejtohet nga Albin Kurti ka qenë ai i së premtes së javës që shkoi në Gjilan, ku një grup aktivistësh ishin lidhur mes vete para derës së Komunës, duke penguar zhvillimin e debatit të këshilltarëve për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Komunës së Gjilanit, deri në intervenimin e Policisë së Kosovës, gjë e cila pati për bilanc katërmbëdhjetë aktivistë të lënduar dhe një polic. Mirëpo, pavarësisht kësaj, aktivisti i kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca, ka thënë se lëvizja ku graviton ai asnjëherë s’heq dorë nga mënyra e veprimit sikur qysh e ka karakterizuar prej daljes së saj në skenë në qershor të vitit 2005. “Kurrë nuk do ta ndryshojmë strategjinë tonë, sepse mendojmë që ajo është e drejtë”, ka thënë Konjufca të dielën. “Metodat e veprimit të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë qenë dhe do të mbesin: mobilizimi qytetar, aksione të drejtpërdrejta, demonstrata, tubime... Këtyre tash, përmes vendimit për pjesëmarrje në zgjedhje, ne ua kemi shtuar edhe angazhimin institucional, por ai nuk është zëvendësim për këto, as ndryshim i strategjisë, ne tashmë e kemi futur në metodologjinë e veprimit tonë edhe një metodë më shumë”, ka shtuar ai, duke u shprehur se synimi kryesor i lëvizjes është: “Të bëhet pavarësia sovrane e Kosovës”.
Konjufca nuk është dukur të jetë i shqetësuar për faktin nëse aktet e “Vetëvendosjes” arrijnë t’ia krijojnë dikujt perceptimin se lëvizja ka elemente dhune. “Nuk mendojmë që ky është një problem i madh, për arsye se ne mendojmë që padrejtësia është në anën e regjimit, kurse mendojmë që e drejta është në anën e qytetarit. Me këtë po dua të them se sa herë që ne e rezistojmë padrejtësinë, ne jemi të bindur që kemi të drejtë dhe kjo paraqet vetëm një metodë për arritjen e konceptit tonë politik”, ka thënë Konjufca (Gjerësisht në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore ” | |
| | | Xhevati Anëtar i ri
Numri i postimeve : 93 Age : 59 Vendi : Drenice Registration date : 14/05/2010
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Mon Jul 12, 2010 7:01 pm | |
| edhe vetvendosja kure te vyjne ne pushtet kane me ba me zi se LDK istet . keta kane me ba edhe me keq se keta.. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Mon Jul 12, 2010 7:06 pm | |
| Une nuk besoj qe LV lufton per pushtet, hahaha ndoshta. Vetvendosje eshte me shum se pushtet. | |
| | | Sportisti Fillestar/e
Numri i postimeve : 36 Age : 33 Vendi : prishtine Registration date : 12/07/2010
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Mon Jul 12, 2010 10:13 pm | |
| E vetmja force e cila deri me sot ka dhene kontribut dhe eshte aktive ne Kosove pas lufte eshte Levizja Vetvendosja. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Thu Aug 12, 2010 1:07 am | |
| 11.08.2010
Më 12 gusht 1912 mijëra kryengritës shqiptarë të armatosur, të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi, Ali Shkupi, Mehmet Tetova e shumë atdhetarë tjerë të shquar, përmbyllën çlirimin e ... ... vilajetit të Kosovës nga pushtimi osman, pasi morën nën kontroll Gjilanin, Preshevën, Bujanocin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Kumanovën, si dhe kryeqytetin e Kosovës – Shkupin. Kjo kryengritje kaq e suksesshme e nxiti krijimin e Aleancës Ballkanike të fqinjve pushtues e ekspansionistë antishqiptarë mes Serbisë, Malit të Zi, Greqisë e Bullgarisë, të cilat i shpallën luftë Perandorisë Osmane dhe ua mësyen trojeve shqiptare. Kur shqiptarët çliruan kryeqytetin e Kosovës, VMRO-ja e atëhershme, prej të cilës rrjedh kjo e sotshmja në pushtet, ishte ajo që kërkonte ndërhyrjen bullgare për ta penguar përpjekjen tonë kombëtare për pavarësi politike.
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet nismën e Bashkimit Demokratik Kombëtar për shënimin e 98 vjetorit të çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptarë më 1912. Ky shënim është shumë i nevojshëm sepse ka të bëjë me njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të çlirimit kombëtar të shekullit XX. Kujtimi i kësaj përpjekjeje është i domosdoshëm sot. Para më pak se një shekull Shkupi u çlirua nga shqiptarët dhe ishte kryeqytet i Kosovës, kurse sot ai është kryeqytet i Maqedonisë dhe ndodhet nën një fushatë të egër maqedonizimi arbitrar, duke filluar që nga praktikat asimiluese të aspektit demografik, trysnia dhe shtypja politike, ekonomike, imponimi i gjuhës maqedonase nëpër shkolla, ndalimi i flamurit shqiptar, nëninvestimet nëpër komunat shqiptare, e deri te planifikimi diksriminues urban (Shkupi 2014). Shqiptarët në Maqedoni po sulmohen (dhuna e tifozëve të Vardarit); po fyhen e poshtërohen (Enciklopedia shtetërore); po diskriminohen (nënpërfaqësimi institucional administrativ dhe nëpër vendet e punës); po iu mohohet identiteti kombëtar (përvetësimi i Nënës Tereze).
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Thu Aug 12, 2010 7:52 pm | |
| edhe keta kane mu ba me zi se keta parti servile qe perqdo dite po shkaterrojne qenjen shqiptare .. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Sat Aug 14, 2010 8:21 pm | |
| jo detektiv, por dhe nese po, po bile besoj se nji hap dot avancon,sepaku nji Vetvendosja te mirfillt dot ta bijn,pra nji hap ne politik, esht shum kilometra........ | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Sun Aug 15, 2010 10:25 am | |
| ishalla bre xhem,po mos u ben aq optimist se ne lv jane po ata djem te ldk pdk. vetem Albini eshte i mir e me nje lule nuk qel pranvera. e kan pacifizue edhe kete levizje. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Sat Aug 21, 2010 12:06 am | |
| nga Albin Kurti
Në Serbi çështjet fetare nuk janë jopolitike. Përkundrazi. Vizita e Ivica Daçiqit ishte politike pikërisht pse ishte fetare dhe jo vetëm pse ai bëri deklarata politike.
Ivica Daçiq, Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, e që njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministër, mori leje nga Qeveria e Kosovës për të hyrë në Kosovë. Sigurisht që Daçiqi nuk ka kërkuar leje nga Qeveria e Kosovës. Po të ekzistonte kërkesa me të cilën Daçiqi i drejtohet Qeverisë sonë për leje, atëherë do ta kishim parë atë dokument në lajmet qendrore të RTK-së. Por, siç e dimë, nuk e pamë. Pra, e dimë dhe e pamë që Qeveria e Kosovës i dha leje, por nuk e dimë e nuk e pamë kërkesën për leje. Ivica Daçiq mbase ka kërkuar leje nga EULEX-i, KFOR-i dhe Përfaqësuesi Special i BE-së (si njëra prej dy kapelave të Pieter Feithit) pasi që asnjëra nga këto instanca nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, s’kemi se si të besojmë që ai kërkoi leje nga Qeveria e Kosovës për të hyrë në Kosovë.
Ivica Daçiq nuk ka problem me EULEX-in i cili u shtri në Kosovë në dhjetor të vitit 2008 vetëm pas 6 Pikëshit të Ban Ki-moonit që paraqiste marrëveshje të re ndërmjet Serbisë dhe OKB-së për Kosovën. Për më tepër, në shtator të vitit 2009, shefi i policisë së EULEX-it, Rainer Kuehn, dhe zëvendësdrejtori i policisë së Serbisë, Branislav Mitroviq, patën nënshkruar një protokoll për bashkëpunim policor. Ivica Daçiq nuk ka problem as me KFOR-in, qëndrimi i të cilit në Kosovë bazohet në Marrëveshjen e Kumanovës të 9 qershorit 1999 të bërë me gjeneralët serbë të ushtrisë jugosllave. Dhe, nuk ka problem as me PSBE-në që shpreh dominimin e pakicës prej pesë shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës në BE-në që vepron me konsensus. Ivica Daçiq ka probleme pikërisht me Qeverinë e Kosovës meqë ajo nominalisht është e Republikës së Kosovës. Mirëpo, për dallim nga ai, Qeveria e Kosovës duket se nuk ka probleme me Ivica Daçiqin. Qeveria e Kosovës dakordimin e saj me lejen e EULEX-it, KFOR-it a PSBE-së po e interpreton tash si leje të saj, duke u përpjekur kështu që të duket tamam si Qeveri para qytetarëve të Kosovës. Qeveria e Kosovës është dëshpërueshëm e uritur që të duket se po njihet nga Daçiqi saqë nxitohet që ta njohë Daçiqin dhe t’i sigurojë atij përcjellje sigurie me policë shqiptarë. Kjo mënyrë e Qeverisë së Kosovës, e praktikuar më herët edhe ndaj Koshtunicës, Tadiqit etj., ndodhet tashmë përtej politikës së saj dhe paraqet vetë fenë e Qeverisë së Kosovës. Prandaj edhe leja e saj, së paku deklarativisht, bazohej në besim (ndaj Daçiqit që thuhej se s’do të bëjë deklarata politike).
Në kohën e Slobodan Milosheviqit, Ivica Daçiq ka qenë zyrtar i lartë dhe zëdhënës i Partisë Socialiste të Serbisë, partisë famëkeqe të njohur si SPS. Ai ka qenë zëri i krimeve të Serbisë në vitet 1998 e 1999, por edhe i apartheidit në Kosovë përgjatë viteve të ’90-ta. Ivica Daçiq i ka arsyetuar rregullisht dhe publikisht krimet serbe dhe tash si ministër i brendshëm i Serbisë vjen në Kosovë. Që prej kur ai është ministër jeta e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është bërë edhe më e rëndë: arrestimet e shqiptarëve dhe ekspeditat ndëshkuese policore, shtypja politike, diskriminimi ekonomik dhe social i shqiptarëve atje janë rritur. Përkundër kësaj, Qeveria e Kosovës ndjehet krenare që po i jep atij leje të hyjë në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se kjo vizitë lejohet meqë bëhet për qëllime fetare. Nuk e kemi dëgjuar që Ivica Daçiq ka thënë se do të bëjë vizitë vetëm për qëllime fetare. Përkundrazi, mediat në Serbi kanë paralajmëruar se ai do t’i takojë edhe strukturat paralele të Serbisë në Graçanicë. Por edhe sikur ai të ketë thënë që kjo vizitë bëhet me arsye fetare, megjithatë janë dy probleme të pakapërcyeshme këtu. Së pari, kjo do të thotë që Qeveria e Kosovës i beson Ivica Daçiqit. Dhe, së dyti, dihet që tradicionalisht institucionet fetare të Serbisë kanë qenë gjithmonë më politike edhe se vetë institucionet politike të saj. Kisha serbe bashkë me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë si dhe me ushtrinë, policinë dhe shërbimin sekret serb, i kanë definuar dhe orientuar të gjitha qeveritë e ndryshme të Serbisë gjatë shekullit XX. Në Serbi gjithnjë ka ekzistuar një politikë shtetërore që i ka përcaktuar politikat qeveritare dhe jo anasjelltas. Karakteri i shtetit të Serbisë gjithmonë ka qenë gërshetim i religjionit, politikës dhe fuqisë, porse punët i kanë pasur të ndara: akademia ka planifikuar, kisha ka bekuar ndërsa ushtria e policia kanë ekzekutuar. Edhe ata që s’kanë lexuar e kanë përjetuar këtë gjë (sidomos në luftën e fundit). Kur policia lidhet me kishën, si me rastin e Ivica Daçiqit dhe vizitës së tij të ‘pafajshme’ në Manastirin e Graçanicës, nuk ka se si të mos na kujtohet e kaluara e hidhur. Fakti që vizita e ministrit të brendshëm serb Daçiq thuhet të jetë bërë për qëllime fetare do të duhej të ishte një argument më shumë pse nuk është dashur të lejohet ajo. Në Serbi çështjet fetare nuk janë jopolitike. Përkundrazi. Vizita e Ivica Daçiqit ishte politike pikërisht pse ishte fetare dhe jo vetëm pse ai bëri deklarata politike | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Fri Sep 03, 2010 12:03 am | |
| nga Albin Kurti [ Politikanë vendës e ndërkombëtarë thonë që ndërmarrjet publike duhet të shiten meqë po vjedhen. Ky është dorëzim i shtetit para hajnave. Meqë nuk qenka e mundur të ndalen hajnat, u dashka ta shesim atë që hajnat patjetër do ta vidhnin! Por, a nuk e konfirmon mu kjo qasje privatizimin si vjedhje, si kopjim e imitim që iu bëhet hajnave?
Privatizimi përherë i nxituar në Kosovë po bëhet thuajse ndodhemi para ndonjë apokalipsi. Gjithçka duhet shitur shpejt pa marrë parasysh çmimin. Njëfarë vetëdije paniku paraapokaliptik. Janë neoliberalët ata që neoliberalizmin si njëra nga alternativat doktrinare për zhvillim ekonomik, duan ta paraqesin si nevojë të ngutshme për zhvillim ekonomik. Kjo është pjesë përbërëse e doktrinës së tyre dhe jo mbështetje për të – ajo s’jeton dot pa u paraqitur kështu.
Neoliberalizmi iu premton të varfërve se do t’i nxjerr nga varfëria meqë të pasurit, pronarët e mëdhenj, do të rriten aq shumë saqë do t’iu nevojitet shumë fuqi punëtore dhe, rrjedhimisht, të varfërit do të punësohen. Pra, neoliberalët premtojnë se do të ketë dromca për të varfërit të cilëve, kësisoj, iu mbetet të shpresojnë tek efektet dytësore dhe indirekte të pasurimit të të pasurve, e që do të jenë të dobishme për ta. Por i ashtuquajturi ‘trickle down effect’ gjithnjë na është aktualizuar vetëm si ‘down effect’. Jo pse punësimi nuk është e thënë ta nxjerr njeriun nga varfëria; ne, thjesht, nuk arritëm as deri aty.
Privatizimi është proces depolitizues. Privatizimi i nxjerr qytetarët prej politikës. Kur privatizohen prona shoqërore dhe publike, sigurisht që dobësohen shoqëria dhe publiku, qytetarët e humbin të përbashkëtën e tyre, por edhe rritet hendeku midis institucioneve politike dhe qytetarëve. Vendimet kryesore politike merren nga ata të cilët nuk preken nga ato vendime. Prona (e bërë) private është ekskluzive: ajo është e dikujt dhe e askujt tjetër. S’ka se çfarë flitet aty – të tjerët janë të përjashtuar.
Politizimi i qytetarëve sot imponohet si emancipim për socialen dhe publiken të cilat neoliberalizmi i ka shporrë jashtë prej politikës duke e degraduar politikën në menaxhim e teknikë. Kontrolli demokratik është i privuar nga sfera ekonomike si askund tjetër dhe si asnjëherë tjetër. Qeveria teknike, qeveria e ekspertëve apo profesionistëve, pikërisht ky është ideali i neoliberalizmit. Qeveria të jetë teknikalitet që e rrit efikasitetin e një politike të paradhënë. Problemi rritet kur vetë politikanët duan të jenë teknikë dhe jo politikë. Me gjasë, ata vetëm duke qenë teknikë, e pikërisht pse ishin teknikë, u pasuruan. Politikanët që kanë biznese sigurisht që janë biznesmenë, apo jo? Konflikti ndërmjet qeveritarëve dhe qytetarëve është konflikt ndërmjet përfitimit privat dhe interesit shoqëror. Privatizimi nuk është një gjë por ai është një marrëdhënie (midis shoqërisë e publikut që shpronësohen dhe politikanëve, korporatave dhe bankierëve që pasurohen).
Kjo është arsyeja pse regjimi ndërkombëtar teknikisht nuk e lejon qeverinë teknike vendore. Ajo do të ishte formalizim i asaj që gjithmonë e kishim. Nuk është çështja që kemi shumë parti politike por pse kemi shumë parti e pak politikë.
Qeveria e Kosovës nuk mund të na ndihmojë për kurrfarë zhvillimi ekonomik për mirëqenien e qytetarëve pasi që ajo i konsideron kapacitetet ekonomike të Kosovës si një barrë nga e cila do që të lirohet. Sektori publik nuk po shkatërrohet sepse po keqmenaxhohet, por pse qëllimi është që të shkatërrohet ai. Nuk e kanë për qëllim që ta ruajnë e rregullojnë sektorin publik por që ta shkatërrojnë atë. Nëpërmjet privatizimit po e bëjnë mu këtë. Tash Kosova është bërë një vend në të cilin shumë më kollaj e humbet vendin e punës sesa që mund ta gjesh një të tillë. Asistenca sociale në Kosovë nuk iu jipet qytetarëve për të pasur ata jetë të dinjitetshme, por për të mos u ngritur kundër Qeverisë dhe rendit ekzistues.
Politika pa politikën ekonomike është spektakël. Kosova ka nevojë për zhvendosje paradigmatike nga ‘tregu i lirë’ te ‘prodhimi vendës’. Tregu i hapur na ka sjellë në situatën ku jemi vërshuar nga produktet e huaja e posaçërisht nga ato të Serbisë. Tregu i hapur e ka mbytur prodhimin edhe ashtu të pakët vendës duke e pamundësuar rritjen e tij. Është ekonomia ajo që duhet ta përmbajë tregun dhe jo tregu ekonominë. Për këtë zhvendosje paradigmatike parakusht është që politika ta nënkuptojë politikën ekonomike. Pra, jo sikurse tani ku edhe furnizimi me energji elektrike është më i larti në Prishtinë meqë aty lulëzon tregtia e burokracia dhe jo prodhimi.
Zhvillimi socio-ekonomik duhet të jetë plan kurse privatizimi eventualisht pjesë e planit. Dhe jo privatizimi të jetë pikënisje kurse zhvillimi ekonomik eventualisht pasojë. Ashtu siç pat konstatuar prof. Ismet Hamiti në një punim të tij, me privatizimin si argument të vetvetes ngjan veçse privatizimi i profitit dhe nacionalizimi i humbjeve. Zhvillimi i tanishëm në Kosovë nuk është më shumë sesa zhvillim i privatizimit. [/i] | |
| | | osmani halitj Fillestar/e
Numri i postimeve : 41 Age : 66 Vendi : Gurrakoc Registration date : 26/08/2010
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Wed Sep 15, 2010 8:09 pm | |
| Organizata VETËVENDOSJE nëse garon në zgjedhje do të shkatërrohet tërësisht. Sikur Balli Kombëtar.NDSH’ja dhe disa parti tjera.
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Wed Sep 15, 2010 10:53 pm | |
| OSMAN- mos u tut se bile se paku sa qeta matrapazt e sodit dot i perballoj stuhive pa problem veq ta perkrahim. dy mandata ka 4 vjet mjafon. | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Wed Sep 15, 2010 11:46 pm | |
| ma pak vjedhin keta qe jan tani ne pushtet se me bo me nxon karigen Albini ka me jau kalu ktyre | |
| | | osmani halitj Fillestar/e
Numri i postimeve : 41 Age : 66 Vendi : Gurrakoc Registration date : 26/08/2010
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Thu Sep 16, 2010 8:33 am | |
| Na shkoj jeta tuj provuar. Por përkrahja e popullit është e vogël.edhe nepër demostrata për tema shumë të arsyeshme nuk ka numër të madh.Po kur është për zgjedhe nuk besoj. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Thu Sep 16, 2010 9:24 pm | |
| valla na shkoje jeta tuj i provue....budall popull.. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Thu Sep 16, 2010 9:27 pm | |
| - Cito :
- valla na shkoje jeta tuj i provue....budall popull..
Ha-ha , me dite sa kom kesh .. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Thu Sep 16, 2010 9:49 pm | |
| po keshtu e ka jeta o shok politika esht i vetmi mjet i cili na shpie drejt shtigjeve te bashkimit KOMBETAR por duke i zgjedh te duhurit, dhe meritort, e pa diskutim se asht ALBIN KURTI -UKSHIN HOTI shqiptarve kam than dhe me heret dhe dot del keshtu. ket e tham me plot bindje se moti mir shfet ne mengjes. se i vetmi qe po kerkon bashkim me Shqipri me trungun e vet. ALBIN KURTI ESHT DIAMANTI I YN... | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Fri Sep 17, 2010 7:36 pm | |
| po po vetem enderroni ,si dikur per rugoven... deri te vijne ne politik.te njejten valle kan me lujte. se ne lv jan djemt e ldk -pdk -akk. te ish komunistave.. | |
| | | osmani halitj Fillestar/e
Numri i postimeve : 41 Age : 66 Vendi : Gurrakoc Registration date : 26/08/2010
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Fri Sep 17, 2010 8:40 pm | |
| Në Kosovë nuk ka mbetë ASËGJË çdo gjë është shitë te miqt e dashamirët.Çka ka mbetë më.Fabrikat jan berë depo,Tokat buqësore janë shitë dhe janë tu u stershit copa-copa,bile edhe për troje.Blej 30-50 euro shit deri 3000 për troje. aeroporti tani posta,pastaj KEKU e Trepça,çka po jetë? Edhe në viset tjera gjendja sësht ma e mirë. Për shqipërin Administrative të Sali Milicës (Berishës) të mos flasim se Nano-Beisha e kan bërë Venezuel | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Fri Sep 17, 2010 10:30 pm | |
| Valla Osman halitj ska me asgje te gjitha i kane zaptue hajnat dhe klanet mafioze Nje Kryetare komune ka ble 300 hektare toke e qka jo e leji ma keta te Politikes se nalete... Asgje ska mete Populli gjumash krye trashe ...duda..apo koken kungell. Populli qe heshte vdese | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA Sat Sep 18, 2010 1:11 am | |
| nga Armand Shkullaku
17.09.2010, ora 10:16 Nëse në Kosovë do të mbahej një referendum ku qytetarët do të duhej të zgjidhnin mes bisedimeve me Serbinë dhe vetëvendosjes apo bashkimit me Shqipërinë, rezultati do të ishte shumë i qartë. Shumica dërrmuese do të preferonte opsionin e dytë. Mirëpo, një referendum i tillë nuk është një çështje që i përgjigjet sot realitetit dhe shqiptarët duhet të përballen me sfida të shumta të përditshme deri në njohjen e plotë të shtetit të tyre. Ata kanë në dorë vetëm të zgjedhin e të votëbesojnë njerëzit që do të drejtojnë e menaxhojnë sa më mirë këto sfida në interesin e tyre. Dëshirat apo aspiratat janë një gjë dhe rruga që ndiqet për t’iu afruar atyre është diçka tjetër.
Albin Kurti rezulton të jetë lideri më i preferuar i shqiptarëve në Kosovë, sipas një hulumtimi të Klubit për Politikë të Jashtme. Kjo është një preferencë e kuptueshme, ashtu si zgjedhja në referendumin e supozuar më lart. Njerëzit janë të lodhur me negociatat që zgjaten pa fund, do të dëshironin të vendosnin vetë për fatin e tyre, ndihen të zhgënjyer nga politikanët dhe Albini thotë po ashtu të njëjtat gjëra. Njerëzit e duan Albinin për këtë arsye, por vështirë të votojnë për të, po për të njëjtën arsye. Simpatia emocionale kërkon shumë më tepër për t’u shndërruar në mbështetje elektorale. Si në rastin e referendumit, edhe në këtë rast, diskutimi ndryshon kur bëhet fjalë për veprime që duhet t’i përgjigjen realitetit, që kanë të bëjnë me jetën e përditshme, me zgjidhje që janë të mundshme e jo të dëshiruara. Albinin si simbol të qëndresës, të idealit kombëtar apo edhe të dinjitetit qytetar, do ta preferonin shumica e njerëzve në Kosovë; ndërsa Albini si politikan do të gjykohej nga të tjera kritere. Ai do të zbriste në terrenin prozaik të konkurrencës politike dhe do të duhej t’i bindte qytetarët jo më për diçka që shumica bie dakord, siç mund të jetë për shembull bashkimi kombëtar, por se është më i aftë se Thaçi, Haradinaj, Sejdiu apo Pacolli, për të qeverisur çdo ditë jetën e tyre. E këtu, sondazhet me siguri do të jepnin të tjera rezultate.
Fati i Lëvizjes “Vetëvendosje” në skenën politike kosovare është i shënjuar nga fati i Albin Kurtit si lider i saj. A do të mundet ai që mbështetjen popullore ndaj një lëvizjeje të lirë ta shndërrojë në kapital politik në zgjedhjet e ardhshme? Për ta bërë këtë, Albinit i duhet pikërisht të zbresë nga lartësia e misionarit dhe të përballet me çështjet konkrete të politikës ditore. Nisja e aktivitetit politik të “Vetëvendosjes” për këtë vjeshtë nuk ishte shumë premtuese në këtë drejtim, madje e gabuar. Përsëritja e shkrimeve refuzuese mbi muret e godinës së Qeverisë dhe deklarata e Albin Kurtit në Klinë se në vend të negociatave me Serbinë duhen negociata për bashkim kombëtar me Shqipërinë, janë dëshmi se forca më e re politike në Kosovë nuk ka një strategji tjetër nga ajo e mëparshme për t’u imponuar në elektorat. Për të patur sukses në zgjedhjet e ardhshme, nuk mjafton vetëm bashkimi me Shqipërinë si alternativë. Në takimet elektorale me siguri do të kërkohet shumë më tepër se shprehja e këtij qëllimi dhe akuzat ndaj qeveritarëve për shitje të interesave kombëtare. Në ballafaqimet televizive, në debatet publike, në mitingje e takime, nuk mund të shkohet vetëm me qëllimin maksimal, por me një program politik të detajuar. Për Lëvizjen “Vetëvendosje” - nëse synon të bëhet një forcë serioze politike - është koha të fillojë t’i bindë qytetarët se alternativa e saj është më e mirë se e partive të tjera edhe në planin qeverisës. Se ajo ka një program më të avancuar social, një plan të zhvillimit ekonomik më të mirë, një sistem arsimor më progresiv etj. Veç denoncimit, “Vetëvendosja” duhet të bindë edhe për aftësitë e saj të ndërtimit. Ajo duhet të tregojë se vërtet është e aftë të sjellë ndryshim për kosovarët, madje se di ta bëjë këtë jo vetëm duke refuzuar, por edhe duke bashkëpunuar.
Strategjia e deritanishme e “Vetëvendosjes” nuk mund të jetë efikase në zgjedhje edhe për një arsye tjetër. Njerëzit mund ta duan Albin Kurtin sepse nuk dyshojnë në sinqeritetin e qëndrimeve të tij, të dëshmuar me shumë sakrifica, si lider i një lëvizjeje të lirë dhe pa interesa të politikës ditore. Por në një garë politike, çështja ndryshon. Edhe Hashim Thaçi apo Ramush Haradinaj, ndoshta mund të mos duan fare bisedime me Serbinë e të pëlqejnë të vendosin vetë, por përgjegjësia politike dhe konjukturat ndërkombëtare nuk ua japin lirinë të flasin apo të veprojnë ashtu siç ndiejnë. E nëse Albin Kurti, përderisa i ka hyrë lojës politike, do të ishte nesër Kryeministër apo Ministër i Jashtëm i Kosovës, askush nuk mund të japë garanci se qëndrimet e tij nuk do të modifikoheshin. Ata që votojnë e kanë të qartë këtë rrethanë, prandaj strategjia e “Vetëvendosjes” duhet të ndryshojë duke filluar të mendojë dhe veprojë si një forcë me program të qartë politik dhe jo si një grup të rinjsh kontestatorë.
Tani është koha që Albin Kurti ta ndërmarrë këtë transformim, për të shmangur zhgënjimet e mëvonshme. Ka patur shumë raste kur grupe apo individë me reputacion e mbështetje të madhe publike e kanë humbur atë kur janë bërë pjesë e lojës politike. Për shembull, zhgënjeu dhe nuk mori asnjë votë Lëvizja “Mjaft”, aq shumë me përkrahje në Shqipëri, kur u kthye në levë të Partisë Socialiste.
Për Albin Kurtin nuk është e lehtë ta bëjë edhe liderin rebel dhe politikanin pragmatik, por të paktën ai duhet të fillojë ta orientojë partinë e tij të re drejt çështjeve dhe problemeve të politikës ditore. Preferenca e madhe për të është si ai referendumi i supozuar për bashkim kombëtar: nuk testohet në kutitë e votimit. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA | |
| |
| | | | PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |