Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Shko poshtë 
+22
Muja e Halili
PeriiKeputur
kacimix
feratkoca
MUHAMETII
Euridika
Kushtrimi86
luan mreti
feneri
zeriatdheut
anila
Ago Muji
grepi
NetSerseri
leopardi
shaban cakolli
Beton
besa-bese
Kosovarja
Anna
Leka i Madh
Sofra
26 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Sep 13, 2007 2:10 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Normal_image088
e shihni ketë foto, proporcioni
7 qobanë kunder një atdhetari,
turpi i Kosoves

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! _42558213_rally_afp203bo

Dora e zgjatur e politikës kriminale






Shkruar nga www.vetevendosje.org

Tuesday, 04 September 2007

Realiteti politik në Kosovë, i mbizotëruar prej regjimit antidemokratik të UNMIK-ut që popullit ia mohon lirinë, ka prodhuar dhe toleron një mjedis në të cilin klasa politike vendore ushqehet nga ekonomia e kontrolluar kriminale. Politika kontrollon biznesin, biznesi kontrollon politikën. Kjo është arsyeja pse e vetmja shtresë e ngushtë e cila është pasuruar me shpejtësi marramanedëse në Kosovë, janë politikanët e krimit ekonomik dhe biznesmenët e politikës kriminale. Prandaj kemi ministra që blejnë fabrika miliona euro, prandaj kemi biznesmenë që blejnë ministri. Pushteti blihet. Pushteti blen.
Duke e toleruar dhe kontrolluar simbiozën ndërmjet politikës vendore dhe krimit ekonomik, UNMIK-u shantazhon klasën politike kosovare. Aq të zhytur janë ata në krimin ekonomik, sa që i vetmi vend jashtë politikës u mbetet burgu. Kjo është arsyeja pse ata synojnë ta përjetësojnë veten në politikë.

S’do mend që një pjese të kësaj klase politike, nuk iu konvenojnë njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët këmbëngulin për çrrënjosjen e burimit të përbashkët prej nga marrin ushqim këto struktura kriminale: prej shtrëngimit me dhunë të bizneseve për dhënien e ryshfeteve, kushtëzimeve e kërcënimeve me armë, detyrimit të njerëzve për t’ua dhënë atyre një përqindje të caktuar nga profiti që u sjell biznesi. Po të mos ushqehej mafia ekonomike në këtë mënyrë, as partitë politike nuk do ta kishin ushqimin e bollshëm për mbijetesë, dhe sigurisht që udhëheqësitë e tyre do të ishin shumë më të ngushta.

Njëri prej policëve i cili në qytetin e Prishtinës njihej për vendosmërinë e tij të pamëshirshme për t’i shkuar deri në fund fushatës për shpërbërjen e strukturave të krimit ekonomik, ishte Triumf Riza, i vrarë pabesisht nga protagonistët e këtij krimi. Meqë hegjemonia e pushtetit në Kosovë ka depërtuar në çdo pore të jetës shoqërore, Triumfi e luftoi krimin pothuajse i vetëm, pa mbështetjen e strukturave të larta udhëheqëse të SHPK-së, të cilat janë marionetë e politikës ekzistuese. Regjimi politik aktual vrasjen e Triumfit po synon ta degradojë në një konflikt qërimi hesapesh personale, duke synuar kështu ta largojë vëmendjen e opinionit larg përgjegjësisë së vërtetë që ky sistem politik ka lidhur me këtë ngjarje.

Strukturat kriminale ekonomike të cilat vranë Triumfin mund të shkatërrohen vetëm nëpërmjet shtetit ligjor, i cil lind nga ushtrimi i të drejtës për vetëvendosje. Ky shtet nuk i konvenon klasës politike aktuale dhe strukturave të krimit ekonomik. Sepse atyre iu konvenon gjendja ekzistuese, prej të cilës kanë përfitime kriminale marramendëse, në kohën kur populli i Kosovës po zhytet edhe më thellë në varfëri, e ku familjet e dëshmorëve, invalidët e veteranët e luftës, punëtorët, mësuesit, mjekët e pensionistët i janë lënë harresës e përçmimit. Kundër krimit triumfohet më lehtë atëherë kur liria e vetëvendosja triumfojnë mbi UNMIK-un dhe klasën politike aktuale.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Sep 13, 2007 6:51 pm

Falemnderit Sofra per temen. E qelluar dhe e domosdoshme.
Megjithate, une ne vijim do te sjell ca linqe per te deftuar sado pak profilin e levizjes me te organizuar ne ditet tona kudo ne trevat shqiptare.

Ja pra linqet:

https://www.youtube.com/watch?v=RvbD18qG59g


https://www.youtube.com/watch?v=c7B9Z3p2CmU&mode=related&search=


https://www.youtube.com/watch?v=vSoA1M0_Oqo






[url=javascript:;]GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Normal_image05[/url]
me 11 shtator 2007 ne Prishtine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyWed Oct 03, 2007 3:51 am

Levizja vetvedosja e kishte pasun cdo gje me vend sod kjsaj budalles ulpiana lames i bjen ne men me then duhet te ngihemi ne protesta kur e shikova ne emisonin e etelevizionit mitrovica jam habitur tash i raner mend me then duhet te ngritet popuuli ne protest pasi burgosen demokracin dhe shtyen mbi te me plumba dhe vran njerz te pafajshem .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptySun Nov 11, 2007 3:35 pm

Deri para viteve 99-ta te gjithë kemi then se kur do të vijë momenti qe te lirohemi nga serbet,kemi pritur momentin për te vendosur për jetën tonë atëherë kurr te tjerët vendosnin për neve.Kush nuk është provuar me krimet e serbis ne shpirtin e tij e ka shum leht te thot se duhet ti harrojm ato e çka na bëri Serbia.Personalisht mua me kan then një fjal njerëzitë me te cilën me kan cmendur fare, e ajo fjal ka qen " Albin Kurti-n e kan cmendur burgjet".Por valle a kemi haruar se për qfar ka qen ne burgje Z.Albin Kurti? A kemi haruar se çfarë kemi bërë ne kurr Z.Albin Kurti ka dal ne burgu? Nëse tash kemi nderuar mendim për te vetëm pse po punon për te miren e popullit e qe njerëzitë e keqkuptojn punën e tij atëherë pse kemi qen te gezuar kurr është liruar nga burgu? A vetëm pse kemi menduar se ka qen viktim apo jo? Pra ja qe Albin Kurti për një koh shum te shkurt e tregoj veten se kurr nuk ka qen viktim e as kurr nuk do të jetë! Pse te besojm ne poshterisit e politikaneve tan te cilët nuk punojn për interesa te popullit po për interesa të tyre. Pasurohen ne shpinen e popullit te gjor.Nderkoh qe qytetaret e Kosoves nuk e kan as kafshaten e gojes politikanet tanë darkojn nëpër restaurante,te rrinjet e Kosoves nuk kan mundësi te shkollohen e fëmijët e politikaneve tanë shkollohen nëpër kolegjete botërore qe kushtojn dreq e gjysëm.

Pse te qëndroj UNMIK-u ne Kosovë ende?- Politikanet tanë te cilët nuk kan as shkollat e mesme te kryera e qe diplomat e faukltetve i kan blere me para, shesin mend se jan ne gjendje ta udheheqin Kosovën e atëherë pse Unimku te qëndroj ne Kosovë ende? Unimku është vetëm penges ne Kosovë aj duhet te shkoj gjithsesi përndryshe ne do të jemi te varur nga unmiku për sa te jemi gjall.

Pse mos ti bojkotojm prodhimet e serbis?
A kemi me qindra e qindra prodhime te Kosoves.ndoshta nuk jan edhe aq kualitative por nuk jan edhe aq te dobeta sa ti blejm prodhimet e serbis sepse edhe ato nuk jan hiq me te mira.Nëse blejm prodhimet e Kosoves,shitja e prodhuesve do të ritet dhe ata (prodhuesit) do të ken nevoj ta ritin numrin e punetoreve dhe kush do të jen ata te cilët do të punesohen? Do te jemi ne (populli i Kosoves) te cilët ankohemi se jemi te papun.E si do të shkoj Kosova përpara kurr vete populli nuk i konsumon prodhimet e KOsoves por te serbis?
Populli duhet te vetëdijesohet sepse nuk kan kaluar shekuj nga nderpreja e luftës por kan kaluar vetëm 7 vite,dhe këto vite nuk mjaftojn qe ti sherojm plaget tona e ti harrojm me te dashurit tanë.Nuk është ende koha qe ti harrojm ato se çka bëri Serbia.
Andajj te jemi Pro Levizjes Vetvendosje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptySun Nov 11, 2007 4:52 pm

Ata që japin lirinë thelbësore për të ruajtur pakëz siguri të përkohshme, s’meritojnë as liri as siguri...


GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Baneri_zgjedhje2

Jo zgjedhje për parti. Referendum për liri



Nën peshën e rëndë të iluzionit që ta fabrikuan politikanët për Kosovën e lirë, ke dalur dhe votuar në katër palë zgjedhje. Pafajësisht ke shpresuar që më në fund zgjedhjet kanë kuptim dhe se institucionet janë të popullit.

Ti, qytetar i Kosovës, në fillim ke qenë i bindur që partitë politike dhe njerëzit që po i zgjedh për t'u pranuar në këto institucione politike, janë ata të duhurit - ata që do të ta përmirësojnë mirëqenien ekonomike të familjes tënde, arsimimin e fëmijëve tu, ata që do ta arrijnë pavarësinë e Kosovës në vitin 2004, 2005, 2006, 2007…

Zgjedh përnjëmend! Pra, mos voto


Kosova qe tetë vjet qeveriset prej Institucioneve të Përkohshme të Vetë-Qeverisjes së UNMIK-ut, që tashmë janë bërë të përhershme. Falë këtyre institucioneve vetëm një gjë ka qenë e sigurt për qytetarin e Kosovës: teposhtëzja e jetës së tij, përkeqësimi i mirëqenies, mashtrimi e poshtërimi. Meqë këto institucione janë të UNMIK-ut, por jo të popullit, degradimi i jetës së qytetarit nuk është devijim a mosplotësim i funksionit të këtyre institucioneve, por pikërisht realizimi i mandatit të vërtetë që ato kanë.

Mandat për t’ia lehtësuar punën UNMIK-ut, mandat për ta legjitimuar praninë e këtij regjimi antidemokratik, por kurrsesi mandat për zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe për realizimin e interesave e qytetarëve. Prej partive politike aktuale këto institucione janë shfrytëzuar për pasurim personal, për interesat e ngushta të udheheqësive partiake, për manipulime tenderësh, për punësimin e familjarëve e kushërinjve dhe për asgjë tjetër. Deri sot janë mbajtur katër palë zgjedhje për kësi lloj institucionesh.


njerëz në lëvizje
gjeneratë me shpjegim të ri
komunitet që refuzon të nënshtrohet
drejt vetëvendosjes dhe deri në vetëvendosje


Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptySun Nov 11, 2007 5:14 pm

Vetvendosja ka shume mendime te kulluara prandaj mendoje qe ç'do shqiptar duhet te votone per vetvendosjen e vetmja dhe me e mira ne levzje qe ka aftesi qe te kupon lirin per te miren e popullit.

''mendim im perosnal pa te keqe''
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptySun Nov 11, 2007 5:27 pm

Me 10 Gusht 2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Normal_image0008
10 gusht 2007


GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Normal_image0020
lavdi deshmoreve






GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Normal_image019
Pakoja e Ahtisarit 6 qershor 2007 ne Gjilan






GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Normal_image004
homazhe deshmoreve Arbenit dhe Manit






GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Normal_image015
me 21 prill dhuna e policise ne Mitrovice!!!






GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Normal_image07



GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Normal_image11
me 17 prill ne Prizren!!!
GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Normal_PICT0076
me 10.02.2007 Varrimi i Arbenit


GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Normal_image004




GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Normal_image015
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptySun Nov 11, 2007 6:17 pm

Ata janë për një Liri që ka kuptimin e plotë,dhe do të angazhohen deri në realizimin e qëllimit të tyre.Ata mund edhe të vriten,të rrahen dhe burgosen,por kjo asgjë nuk i ligështon.Ata e kanë të ndezur zjarrin e Lirisë,dhe çdo tentim për të ua shuar atë zjarr ,vetëm i forcon.Ata edhe nuk lakmojnë kolltuqet,mbi të gjitha kanë çështjen kombëtare.

Kjo është Vetvendosja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptySun Nov 11, 2007 6:40 pm

Biografitë e Monit dhe Arbenit

Demokracia është qeverisje e popullit, nga populli, për popullin.
Abraham Linkoln


GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Martiret

Mon Balaj


Mon Balaj lindi më 25 mars 1980 në gjirin e një familje atdhetare. Familje kjo që, qysh nga viti 1912, kur vendet armiqësore ballkanike filluan pushtimin e trojeve shqiptare, dha djemtë saj për lirinë. Kadriu dhe Abdullahu ishin dy burra nga kjo familje që thirrja për lirinë dhe mbrojtjen e atdheut i gjeti në ballë të detyrës. Në luftë përballë me pushtuesit bullgar që depërtonte drejt Anamoravës, me nder ranë në altar të lirisë. Kadriu në shtëpinë e tij atëbotë kishte lënë vetëm gruan e tij të re, shtatëzënë e cila më vonë lindi një djalë, Ademin. Pra, la trashëgimtarin nga i cili më vonë do të dilte një familje e madhe e cila do të jetë gjithmonë qerdhe e patriotizmit. Fara e atdhetarisë e mbjellë nga gjyshi Kadriu, do mbinte, rritej e kultivohej nga kjo familje. Edhe përkundër, presionit të vazhdueshëm nga pushtuesit jugosllav, kjo familje nuk e ndaloi asnjëherë vaprimtarinë patriotike. Xhaxhai i Monit, Nexhmiu, ishte dënuar me 11 vite burg si organizator i demonstratave. Shtëpia e tyre në një anë u bë qerdhe e revolucionarëve të kohës e në anën tjetër gjithashtu nuk pushoi së trazuari nga pushtuesit me bastisje e arrestime. Xhaxhai tjetër, Nebihu, i arrestuar, izoluar dhe përndjekur gjatë viteve ’80 dhe atyre ’90 u detyrua të arratisej nga Kosova pasi ishte zbuluar nga policia, për t’u kthyer si ushtar i saj, në flakën e luftës, i rreshtuar në rradhët e UÇK-së që në fillim të marsit ’98, në Drenicë.

Vëllau i Monit, Fahriu, i cili që nga mosha e re u përjashtua nga shkolla për pjesmarrje dhe organizim të demonstratave në vitin ’89, më vonë u bë pjesmarrës aktiv në lëvizje. Bënte pjesë në LKÇK bashkë më Agron Rrahmanin. Pastaj u bë ushtar i UÇK-së, dhe bashkëluftëtarë i Zahir Pajazitit.

E Moni nga të gjitha këto vetëm sa kaliste më shumë atdhedashurinë e mbjellë nga nënë Hasimja dhe babai Kadriu. Tregimet për ngjarjet historike, historia e stërgjyshit të tij, rënia heroike e dajës Sami Rama, më 1989, nën torturat e UDB-së, si anëtarë i LPRK-së. Dajët Sejdiu dhe Aliu që të dy ushtarë të orëve të para të UÇK-së, të gjitha këto ndërtuan karakterin kryengritës të Monit.

Moni shkollën fillore dhe atë të mesme ekonomike i kreu në Besianë. Ishte i pasionuar pas futbollit dhe luante në klubin futbollistik “Besiana” në Besianë. I qetë e i dashur me shokët e tij, i vendosur të dhe i prerë kur e kërkonte nevoja. Demonstratat e viteve ’97, ’98 e gjetën gati, aty ishte. Lufta kërkonte përkrahje edhe në rrugët e Prishtinës.

Vitet e pasluftës, e hodhën gjithashtu shpesh në rrugë duke demonstruar kundër burgosjeve të ish pjestarëve të UÇK-së. Arrestimi i luftëtarëve të lirisë, e qartësoi shumë bindjen e tij për pushtetin aktual të UNMIK-ut, ndërsa rrjedha e kompromiseve e çelikosi këtë bindje. Ishte edhe në Merdare të ndalonte Koshtunicën me trupin e tij. Ishte pra edhe me 10 Shkurt. Rruga e nisur nga stërgjyshi duhej vazhduar. Do shkatërronte pakon që i zë frymën lirisë, që rrezikon të ardhmen. Të hapte kapitull të ri në histori. Ra, bashkë me Arbenin. U shndërruan në fanarë të rrugës drejt lirisë, bashkë me shumë fanarë nga historia e lavdishme e popullit tonë.

Ishte kudo, aty ku ishin edhe shumë bijë e bija të këtij populli përgjatë historisë. Dhe tani vazhdon të jenë përjetësisht aty ku janë dhe mijëra dëshmorë të kombit. Në zemrat tona.

Lavdi

Arben Xheladini



Arbren Xheladini u lind më 1 shtator 1972 në Tërrnovc të Bujanocit. Familja në të cilën u lind Arbeni, është familje e njohur, e respektuar dhe me traditë të gjatë intelektuale dhe atdhetare. Të dy prindërit e Arbenit ishin punëtor të arsimit. Babai i tij, Shaban Xheladini, kreu Shkollën Normale në Prishtinë dhe studioi në shkollën e lartë pedagogjike, kurse nëna Resmije Kadriu - Xheladini kreu Shkollën Normale në Shkup dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjilan.

Familja Xheladini është një familje e njohur në Luginën e Preshevës. Në vitet e egzodit shqiptar nga trojet e veta shekullore, babai i Arbenit, Shabani, ka bërë një aktivitet të jashtëzakonshëm për ndaljen e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi dhe për shkollimin e gjeneratave të shumta të asaj ane. Duke qenë i bindur në faktin se vetëm shkollimi do t’i çonte shqiptarët përpara, Shaban Xheladini bën hapjen e Gjimnazit të parë ne gjuhën shqipe ne Tërrnoc, i cili më vonë transferohet në Bujanoc, e që sot është Qendër e shkollimit të mesëm me disa drejtime. Ky gjimnaz funksionon që nga viti 1968 dhe nga bankat e tij kanë dalur me qindra e mijëra intelektualë të Luginës së Preshevës.

Mirëpo, Shaban Xheladini, i bindur në faktin se po bënte një punë të drejtë për popullin e tij (duke mos e cenuar të drejtën e askujt tjetër), së bashku me bashkëshorten Resmijen, vazhduan t’i arsimojnë gjeneratat e reja dhe t’i edukojnë në frymën patriotike që te ta u mboll nga stërgjyshërit. Bashkëshortja e tij, Resmija ishte vajza e Muharrem Kadriut, intelektualit të parë të fshatit Tërrnovc, veprimtarit të devotshëm për çështjen kombëtare dhe pjesëmarrësit aktiv në Luftën antifashiste për çlirim kombëtar. Në shenjë respekti për veprimtarinë jetësore atdhetare, Shkolla tetëvjeçare shqipe në Tërrnoc u emërua me emrin ‘Muharrem KADRIU’, emër ky të cilin e mbanë dhe e madhëron që 40 vite. Dhe pikërisht këtyre dy mësuesve, Shabanit dhe Resmijes, mu në diten e parë të vitit shkollor 1972 (më 01.09.1972) u lindi djali, të cilin e emëruan me emrin e madh Arben.

Arbeni ishte një fëmijë energjik dhe i hareshëm. Rritej me shumë dashuri nga prindërit dhe katër motrat. Ashtu si edhe fëmijët tjerë të familjes Xheladini, edhe Arbeni rritej në ambientin familjar në të cilin shpeshherë diskutoheshin përpjekjet e vazhdueshme të popullit shqiptar për liri, barazi, drejtësi dhe vetëvendosje. Babai i Arbenit ,Shabani ,i lodhur nga presionet që i bënte shërbimi i UDB-së në rrethin e Bujanovcit, vendos që të shpërngulet në Prishtinë, me shpresë për një jetë më të qetë.

Pranvera e vitit 1981 Arbenin e gjen nxënës. Ai do të jetë pjesëmarrës i demonstratave studentore të vitit 1981 në mënyrën e vet fëmijërore: Arbeni 9 vjeçar merrte bukën, ujin dhe qepët nga shtepia, i mbushte xhepat me gurë dhe përvidhej nëpër kordonin e policisë drejt Qendrës së studenteve për t’ua dërguar ato studentëve demonstrues që ishin barrikaduar aty. Për Arbenin ishte kjo pjesëmarrja e parë në demonstrata, por JO edhe e fundit. Dhe, siç dihet, protestat, demonstratat dhe mënyrat tjera të shprehjes së paknaqësisë me pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi, ishin të shumta dhe në vazhdimësi. Pavarësisht se kush i organizonte dhe u printe këtyre protestave dhe demonstratave që kishin për synim çështjen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, Arbeni gjithnjë ishte pjesëmarrës aktiv në to.

Arbeni shkollën fillore e kreu në vitin 1987 në Prishtinë. Shollën e mesme teknike, drejtimi i Gjeodezisë, e kreu me 1991. Ishin këto vite që vlonin nga demonstratat në Prishtinë. Aty, në ato vlime gjendej gjithmonë Arbeni. Këto demonstrata e rritën dhe e kalitën këtë të ri .Vitet 1981, 1989, 1990, 1991, 1997 dhe 1998 ishin vite që e forcuan Arbenin, që e shtuan dhe e rritën te ai guximin për të kërkuar lirinë dhe e bënë shumë krenar për përkatësinë e tij kombëtare.

Ne vitin 1991, ashtu si edhe shume moshatare te tij shqiptar, duke mos dashur të shërbente në Ushtrinë Jugosllave, Arbeni largohet përkohësisht nga Kosova për në Turqi, duke u strehuar në një familje të tij në qytetin Bursa. Pas tri viteve ‘të gyrbetit’, siç e kishte shprehi të thoshte vetë Arbeni, duke mos dashur t’i lente prindërit dhe motrat vet, kthehet ne Kosovë. Fillon të punojë në Hoteleri për të mbajtur familjen. Babain e tij, tanimë e kishin dëbuar nga puna, me futjen e masave të dhunëshme nga pushteti i Serbisë në të gjitha institucionet në Kosovë. Nëna Resmije, mësuese dhe motra Esma arsimtare e matematikës, në atë kohë punonin pa pagesë në sistemin arsimor paralel të Republikës së Kosovës. Ndersa motrat Shqipja, Albina dhe Vlora ishin studente. Arbeni me aq sa mundet, mban materialisht të shtatë anëtarët e familjes.

Vitet e pasluftës ishin vite që te Arbeni sollën përgjegjësi të reja. Liria, ose ajo që i ngjante lirisë pas luftës së vitit 1999, në jetën e Arbenit sjolli kthesa të mëdha. Rrethi i shoqërisë që krijonte Arbeni ishte shumë i gjërë. Edhe pse vet nuk kishte qenë sportist aktiv, në shenjë revolte për ndarjen e Mitrovicës, Arbeni filloj t’i ndiqte ndeshjet e basketbollit, duke simpatizuar ekipin basketbollistik ‘Trepça’ nga Mitrovica. Simpatizuesit e ‘Torcidës’ u bënë shokët dhe vëllezërit e tij të rinj. U martua me të zgjedhurën e tij Arlindën. Perëndia deshti dhe atyre u lindi një djal, të cilin e pagëzuan me emrin Olt. Duke qenë edhe vet Arbeni ‘djal hasreti’ në familjen Xheladini, lindja e Oltit ishte gëzim i madh për tërë familjen. Familja, e sidomos Olti i vogël, për Arbenin u bënë qendra e botës. Mirëpo, lindja e djalit edhe më tepër e shtoi te Arbeni ndjenjën e përgjegjësisë dhe brengën për fatin e popullit të tij shqiptar në Kosovë. Krahas rritjes së Oltit, te Arbeni shtohej edhe më tepër ndjenja e përgjegjësisë për ardhmërinë e të birit, familjes dhe popullit të tij.

Më 10 shkurt të vitit 2007, dita në të cilën Lëvizja rinore VETËVENDOSJE! kishte organizuar protestë për të shprehur paknaqësinë me gjëndjen në Kosovë, duke kërkuar të drejtën për vetëvendosje të popullit shqiptar, Arbeni nuk mundi të qëndronte i mbyllur në shtëpi. At ditë, la prindërit, motrat, të shoqen dhe të birin Oltin në shtëpi, dhe doli në qendër të Prishtinës për të ju bashkuar të rinjëve dhe kërkesave të Lëvizjes për vetëvendosje. Arbeni nuk kishte paragjykime ideologjike. Ideologjia e tij ishte liria, drejtësia dhe e drejta për vetëvendosje e popullit të tij shqiptar. Në protestën e 10 shkurtit 2007 kërkohej dhe mbrohej e drejta dhe vullneti i popullit shqiptar për vetvendosje. Mirëpo, ashtu si edhe shumë herë më parë, policia pengoj lëvizjen e lirë të protestuesve duke i bllokuar rrugët e qytetit. Përkundër faktit se protestuesit ishin duarthatë dhe të veshur me fanella të bardha, mbi ta u zbraz sasi e paparë e gazit lotësjellës dhe u përdor dhunë e egër joproporcionale.

Në rrugën kryesore të Prishtinës, përballë Hotelit ‘Iliria’, nga pushkët e regjimentit Rumun të policisë së UN-it u hap zjarr drejt protestuesve. Me një plumb në kokë u qëllua Arben Xheladini. Në të njëjtën kohë u qëllua edhe djaloshi nga Besiana Mon Balaj dhe u plagosën shumë protestues të tjerë. Plagët e marrura nga plumbat ishin vdekjepurëse për të dy këta të rinj. Kjo vrasje shkaktoj dhembje dhe indinjatë të thellë në tërë popullatën shqiptare të Kosovës. U bënë këto edhe dy viktima, në radhën e viktimave të shumta të këtij populli në përpjekjet e tij për liri njerëzore dhe liri kombëtare. Nga vet populli shqiptar këta dy të rinj u shpallën ‘Dëshmorë të vullnetit të popullit për liri dhe vetëvendosje’. Aty ku e lanë stërgjyshërit, gjyshërit, baballarët, shokët dhe Arben Xheladini aty do të vazhdojë përpjekja e popullit shqiptar për liri dhe vetëvendosje, me synim që Olti i vogël dhe të gjithë fëmijët tjerë të Kosovës ta shijojnë dhe ta gëzojnë lirinë në atdheun e tyre.

Lavdi Arben XHELADINIT, dëshmor i vullnetit për liri dhe vetëvendosje!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptySun Nov 11, 2007 10:09 pm

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Normal_image009


Bllokimi i rruges ne Merdare para ardhjes se kryeqetnikut Koshtunica





GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Normal_image035
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 22, 2007 7:32 am

(24.10.2007) Nezir Myrtaj: Albin Kurti, simboli i lirisë së mohuar të popullit të Kosovës


Albin Kurti vazhdon të jetojë e të veprojë nën masat e arrestit shtëpiak. Statusit të tij prej të arrestuari të tillë nuk mund t’i dihet fundi. Dhe kjo ndodh pikërisht për shkak të faktit se fundi nuk mund të parashikohet as për statusin politik të Kosovës, i cili është shkaku i arrestit shtëpiak të Albin Kurtit. Mungesa e lirisë së tij është pasojë e mungesës së lirisë së Kosovës.

Në kohën kur shtypi dhe mediat elektronike ua tronditën iluzionet shumë shqiptarëve në Kosovë, me fjalët e gjermanit Ishinger, i cili edhe drejtpërdrejt kishte bërë të qartë se koncepti i pavarësisë së Kosovës as që do të ishte temë e rendit të ditës gjatë garës për matjen e forcave që fuqitë e mëdha do të bënin rreth statusit të saj politik, në negociatat e paspaketës së Ahtisarit dhe kur në Londër, një grup i çoroditur makiavelistësh nga Kosova po priste ta dorëzonte pak ditë më vonë një traktat turpi të përuljes, faljes e nënshtrimit para Serbisë agresore, e cila me dhëmbët e saj të kobrës po spërkat gjithnjë e më helmueshëm në drejtim të Kosovës, në Prishtinë u qit para gjyqit inkuizitor të UNMIK-ut, artikuluesi i aspiratës shekullore të brezave tanë vetëmohues për liri dhe mëvetësi kombëtare, këmbëngulësi i pakompromis në parimin universal të vetëvendosjes së kombeve, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti. Mbase kjo përputhshmëri ngjarjesh do të mund të ishte edhe e rastit, mirëpo, mozaiku që përbëjnë ato është shprehje besnike e realitetit në të cilin sot ndodhet e mbërthyer liria e Kosovës. Gjykimi i Albin Kurtit, prangosja, burgosja, ngulfatja dhe heshtja e tij mizore, në të vërtetë janë goditje kriminale mbi lirinë e Kosovës, të ndërmarra nga Serbia dhe aleatët e saj, bashkë me UNMIK-un dhe pjellën e këtij ciklopi, Grupin Negociator, që është sublimim i institucioneve surrogate të Kosovës.
Procesi gjyqësor, që më 19 shtator u organizua kundër Albin Kurtit, në realitet nuk ishte një akt juridik në zbatim të ligjit, por një veprim absolutisht politik, antiligjor dhe i mbështetur mbi fakte të sajuara e të konstruktuara për motive antidemokratike e antihumane, të cilat shkojnë përtej penalizimit, urrejtjes dhe demonizimit të vetë Albinit, madje edhe të Lëvizjes Vetëvendosje!. Si i tillë, ky proces kishte në përmbajtjen e tij qëllimin themelor për të sanksionuar dhe mohuar të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të vendosur për fatin e vet përmes zbatimit të parimit të vetëvendosjes politike me referendum popullor. Si rrjedhim i këtij qëllimi, ky proces ngërthen në përmbajtjen e tij, po ashtu edhe mohimin e luftës së pastër çlirimtare që populli shqiptar i Kosovës dhe i trojeve të tjera etnike zhvilloi kundër kolonizatorit të egër serb, në fund të shekullit që shkoi, duke konfirmuar katërcipërisht synimet e qarqeve regresive e antidemokratike të përfaqësuara në UNMIK dhe OKB për t’i bërë shërbim hegjemonizmit serb për ripushtimin e Kosovës.
Më 19 shtator, në fakt përmes trupit, figurës dhe idesë së Albin Kurtit, antidrejtësia e UNMIK-ut, e mbështetur dhe e duartrokitur edhe nga tërë soji e sorrollopi i vendit, i cili duke i bërë shërbim serbit përmes UNMIK-ut dhe 1244-shit, tentoi ta vë në bankën e zezë aspiratën shekullore të shqiptarëve për t’u shkëputur një herë e përgjithmonë nga thundra serbe, pra të ardhmen e lirë të tyre.
Simbolika e procesit të turpshëm dhe gjithsesi të dështuar pseudogjyqësor kundër Albinit kishte disa kuptime. Përveç synimit për të bërë të pakontestueshëm inkriminimin e Lëvizjes Vetëvendosje! e bashkë me të edhe të protestës së dinjitetshme të 10 Shkurtit, ky veprim u ndërmor për të fshehur terrorin dhe gjurmët e krimit që policët e UNMIK-ut dhe urdhërdhënësit e tyre bashkë me denoncuesit institucionalë vendorë, ushtruan kundër protestuesve të 10 Shkurtit, me ç’rast u vranë dy prej tyre, u plagosen mbi 80 dhe u arrestuan shumë protestues të tjerë e veprimtarë të Lëvizjes Vetëvendosje!, në mesin e të cilëve edhe kreu i saj Albin Kurti.
Ndërsa, simbolika politike e këtij procesi, gjithsesi u bë për promovimin e dy ngjarjeve të rëndësishme që kanë për qëllim stërkeqjen dhe degradimin e mëtejmë të çështjes së Kosovës, siç ishte fillimi i procesit të ri të negociatave rikolonizuese me Serbinë dhe vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, me të cilat do të rifuqizohej politika e kastave të krimit, të korrupsionit, të servilizmit e të përuljes, që me temena do të hanë kulaçin që po i gatuhet Kosovës.
Sado përfidë dhe njëkohësisht të egër, përfaqësuesit e akuzës kundër tribunit Albin Kurti, si dhe trupi gjykues, u detyruan ta ndërpresin me vendim pezullimi gjykimin kundër tij, për të ridëshmuar karakterin aziatik të tyre, duke ia vazhduar arrestin shtëpiak. Tashmë janë bërë shumë muaj prej që ai po mbahet në kushtet e këtij arresti absurd e denigrues. Absurd e denigrues jo për vetë Albinin, por për atë pjesë luftarake e atdhetare të popullit shqiptar; për gjithë ata që luftuan për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb dhe që njëkohësisht i mbetën besnikë formulës së betimit të UÇK-së dhe idealeve të simbolit të komandantit të kësaj ushtrie, Adem Jashari;
Absurd e denigrues për të gjithë ata që kanë gatishmërinë dhe vendosmërinë për të mbrojtur edhe me sakrifica të reja frytet tashmë të rrezikuara të luftës çlirimtare e për të mos pranuar kurrë më hyrjen nën zgjedhën serbe, e cila po përgatitet me procesin e negociatave me ndihmën edhe të bastardëve të Kosovës;
Absurd e denigrues për gjithë Kosovën dhe kombin shqiptar, sepse arresti shtëpiak i Albin Kurtit nuk pasqyron vetëm fatin e tij individual, por fatin e të ardhmes së Kosovës dhe fatin e të drejtës së mohuar të popullit shqiptar për të jetuar i lirë;
Absurd e denigrues edhe për tërë sistemin e drejtësisë ndërkombëtare, e cila po dëshmon se mund të durojë e tolerojë ende nëpërkëmbje të tilla të të drejtave të kombeve të vogla e të pafuqishme, si dhe dënime e ndëshkime të tilla të tipit mesjetar.

Pezullimi i procesit gjyqësor kundër simbolit të djalërisë së pjekur e të kalitur në rrebeshet më të egra të luftës për liri brenda dhjetëvjeçarit të fudit, Albin Kurti, si dhe rivazhdimi i mbajtjes së tij në arrest shtëpiak, shkaktoi reagime të ligjshme e të sinqerta të shumë zërave, brenda dhe jashtë kombit tonë. Këto reagime denoncuan politikën kriminale të gjithë atyre që përmes shuarjes së zërit të protestës së Lëvizjes Vetëvendosje!, si artikuluesja e vetme e kundërshtimit të një rreziku gjithnjë në rritje që po e kanos të ardhmen e Kosovës, si dhe përmes martirizimit të predikuesit të rrugës së shpëtimit nga ky rrezik, drejtuesit të kësaj lëvizjeje, duan ta legjitimojnë rikthimin e Kosovës nën robërinë e re serbe.
Ndërkohë kundër këtij veprimi pati edhe disa reagime hipokrite të partive politike e të eksponentëve të tyre, si përpjekje për ta ndarë personin e atdhetarit të vendosur Albin Kurti, nga idetë dhe pikëpamjet e tij të pastra e të kristalizuara, që godasin me fuqi shpate dhe përvëlojnë me zjarr rrufeje hipokrizinë e gjithë atyre që po luajnë me fatet e Kosovës dhe të kësaj pjese fatkeqe të kombit tonë.
Heshtja mortore lidhur me rivazhdimin pa afat të caktuar të arrestit shtëpiak kundër Albin Kurtit i përshkoi dhe vazhdon t’i përshkojë veçanërisht institucionet e përkohshme të Kosovës dhe bandën negociatore.
Në realitet, kjo heshtje dëshmon vetvetiu për mbështetjen dhe miratimin e këtij veprimi drakonik të urdhërdhënësve të tyre, nga kjo bandë dhe nga këto institucione. Për më tepër, ajo dëshmon edhe faktin tjetër se pjesë e këtij veprimi janë edhe ata vetë, si denoncuesit kryesorë ndaj kundërshtarëve të procesit antiliri me të cilin identifikohen. Këta denoncues po vazhdojnë të përjetojnë kënaqësitë e skllavërisë së tyre, duke ua mohuar lirinë gjithë kundërshtarëve të vet, personifikim i të cilëve është Albin Kurti. Duke vepruar në këtë mënyrë, në të vërtetë ata po përpiqen që lumturinë e tyre të mjerë ta ndërtojnë mbi mjerimin dhe fatkeqësinë e Kosovës, e cila po zvarritet e rropatet pas së ardhmes së saj në duart e pengmarrësve mikst vendorë e ndërkombëtarë.

Ironia bëhet edhe më e madhe kur dihet se në kuadrin e institucioneve të përkohshme, ekziston edhe një e ashtuquajtur ministri e drejtësisë, e cila në mënyrë qyqare përligji dhe vazhdon ta përligjë veprimin antiligjor të UNMIK-ut kundër veprimtarit Albin Kurti, i cili veprim paraqet shkeljen flagrante dhe përdhosjen e të drejtave individuale e kolektive të shqiptarëve në Kosovë.
Qëndrimi i kësaj ministrie është dëshmia më e mirë për rolin që kanë institucionet e Kosovës, jo në shërbim të Kosovës e të qytetarëve të saj, por kundër tyre e në shërbim të qarqeve shumëngjyrëshe të UNMIK-ut. Si e tillë, kjo e ashtuquajtur Ministri e Drejtësisë e Kosovës, e cila ekziston jo për të zbatuar drejtësinë, por për të përligjur shkeljen e saj, madje në emër të votës së qytetarëve, nuk i duhet Kosovës. Emri i saj duhet të harrohet që të ruhet pastërtia e fjalës drejtësi.

Albin Kurti vazhdon të jetë nën arrest shtëpiak. Ai vazhdon ta kundrojë Kosovën e tulatur e të rraskapitur dhe të preokupohet me fatin e saj, vetëm nga brenda katër mureve të shtëpisë së tij. Te dera e kësaj shtëpie bëjnë punën e cerberit pjesëtarët e SHPK-së. Ata shikojnë dhe përcjellin secilin që hyn e del dhe secilin që del e hyn te Albini. Ata kanë urdhër të mos lejojnë që vetëm Albini të mos hyjë e dalë nga dera e shtëpisë së tij!
Sa anakroni!
Sa turp!
Sa poshtërsi!
Ky fakt ka domethënien e një çoroditjeje dhe shfrenimi të kobshëm, i cili do të bëhet edhe më agresiv e më i dukshëm që nga 25 tetori, kur partitë dhe partizat politike fillojnë delirin e tyre parazgjedhor.
Që nga kjo datë, popullata e varfër, e uritur dhe e mbytur në terr do të përjetojë disa javë rresht torturat dhe dhunën psikologjike që këto parti e partiza, me krerët e tyre delenxhi do të ushtrojnë në garën e ethshme për mashtrim, për lajkë e për gënjeshtër.
Këto ditë qytetarët e Kosovës do të shohin e dëgjojnë tek premtojnë ta bëjnë Kosovën shtet e të pavarur, ata që po bisedojnë me krerët serbë për lidhjet e ardhshme speciale ndërmjet Kosovës e Serbisë;
Këta qytetarë do të shohin e dëgjojnë prej atyre të cilët i kemi parë të gjithë duke shkelur frytet e luftës çlirimtare e duke mohuar sakrificat sublime të mijëra dëshmorëve të kombit, tek përbetohen se do ta çojnë në vend amanetin e atyre që u flijuan për të ardhmen e Kosovës;
Këta qytetarë do të shohin e dëgjojnë tek premtojnë prosperitet ekonomik e shoqëror, zhvillim e mirëqenie, ata që e vodhën dhe e rropën këtë vend e këtë popull, duke i varfëruar ata skajshmërisht;
Këta qytetarë do të shohin e do të dëgjojnë tek çirren se do ta bëjnë Kosovën sovrane në përputhje me vullnetin politik të popullit të saj, ata që me fanatizëm u angazhuan e po angazhohen për “kompromiset e dhembshme” në kurriz të së ardhmes së Kosovës;
Këta qytetarë do të shohin e dëgjojnë tek garantojnë se do ta pavarësojnë Kosovën sipas parimit të vetëvendosjes, ata që e luftuan këtë parim deri në mohim, duke e denoncuar, përndjekur, shantazhuar dhe më në fund gjakosur bartësen e angazhimit mbi bazën e këtij parimi, Lëvizjen Vetëvendosje!
Dhe në fund, këta qytetarë do të shohin e dëgjojnë me neveri tek flasin për sundim ligji, për liri shprehjeje e liri politike, ata që e futën në burg, i organizuan gjyq dhe po e mbajnë në arrest shtëpiak, Albin Kurtin, vetëm që të mos pengohen në rrugën e tyre të tradhtisë ndaj Kosovës.
Indiferenca para këtyre fakteve nuk mund të jetë më pak sesa papërgjegjësi për të ardhmen e Kosovës dhe brezave të saj. Prandaj, atyre që dëshmuan me vepër, në tetë vitet e kaluara, se janë e keqja e Kosovës dhe atyre që e dëshmuan karakterin mashtrues, grabitës, shfrytëzues e denoncues, duhet dhënë përgjigjen e merituar edhe këto ditë kur ata po përpiqen që me zhurmë e demagogji të ruajnë e forcojnë pozitat e tyre, përmes votës së qytetarëve. Kjo votë në asnjë mënyrë nuk duhet djegur për qëllime të tilla dhe në funksion të improvizimit të zgjedhjeve të cilat do të rilegjitimojnë institucione servise të papërgjegjshme e të korruptuara, plotësisht të padenja për Kosovën.
Kjo votë duhet konsumuar jo për këto lloj zgjedhjesh, por për qëllimin madhor të referendumit popullor, i cili do të përcaktojë pozitën politike të Kosovës në bazë të parimit ndërkombëtar të vetëvendosjes politike të kombeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 22, 2007 3:39 pm

[quote="Sofrae shihni ketë foto, proporcioni
7 qobanë kunder një atdhetari,
turpi i Kosoves[/quote]
Nuk jane "qoban" i nderuar mik por mbrojtesit e rendit dhe qetsise publike dhe veprojne ashtu si urdherohen shume i nderuari mik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 29, 2007 5:26 am

Shum i nderuari mik Naki edhe pse ato fjalë qoban ishin të gatshme ku i mora fotot nuk ishin të shkruara nga unë. Por them se urdhrat duhet zbatuar aty ku është vendi edhe nevoja dhe jo aty ku u rrezikohet vendi (karriga) politikanëve.
Urdhrin sot e japin pikë së pari të korruptuarit dhe i bijnë në qafë popullit, dhe unë mendojë se do të duhej mos zbatuar atë urdhër nga i cili urdhër pësuan në demostratën e fundit mbi 80 demostrues dhe dy vdiqën nga plagët e marra nga ai urdhër.

E kam fjalën për urdhër që atë urdhër e kryen të huajt por njejtë do ta bënin edhe policija shqiptare sepse nuk do ja vinin gishtin kokës se kur dhe kundër kujt duhet zbatuar urdhëratm ....

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Pixel

VETEVENDOSJE! 2b



Shikoni ca linke për Albin Kurtin...
GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Pixel

ALBIN KURTI


Edituar për herë të fundit nga në Thu Nov 29, 2007 5:55 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 29, 2007 5:27 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Pixel

Vetëvendosje Albin Kurti 19.09.2007 KMLDNJ dhe Qytetarët RTK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 29, 2007 5:27 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Pixel

Vetëvendosje Albin Kurti & Ramadan Kelmendi TV Mitrovica RTK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 29, 2007 5:28 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Pixel

ZGJOHU Thuaj Jo COPETIMIT te Kosoves LYP Referendum për liri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 29, 2007 5:29 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Pixel

Albin Kurti fjalimi ne demostrat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 29, 2007 5:29 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Pixel

VETEVENDOSJE! 2b
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 29, 2007 5:29 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Pixel

Vetëvendosje Zgjedhjet 2007 Albin Kurti 26.09.07 RTK
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 29, 2007 5:30 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Pixel

Vetëvendosje! - Fjalimi i Albinit, 10.II.07
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 29, 2007 5:30 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Pixel

ALBIN KURTI - INTERVIEW
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 29, 2007 5:30 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Pixel

Intervistë me Albin Kurtin Pjesa e parë 1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 29, 2007 5:32 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Pixel

Intervistë me Albin Kurtin Pjesa e dytë 2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 29, 2007 5:32 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Pixel

Intervistë me Albin Kurtin Pjesa e tretë 3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! EmptyThu Nov 29, 2007 5:36 am

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Default GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Pixel

VETEVENDOSJE! 2a
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 5Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Dallimi ne mes te Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe FBKSH-së ?
» Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE
» Rrnoft levizja Vetevendosje!
» ZGJOHU-Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
» EULEX-i buron nga rezuluta 1244

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: