Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KUR PARTIA BËN VETËVRASJE

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  Empty
MesazhTitulli: KUR PARTIA BËN VETËVRASJE    KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  EmptySat Dec 04, 2010 11:46 am

KUR PARTIA BËN VETËVRASJE

Salih Mehmeti
Agron Çuni

Menaxherët e krizave

Amshueshmënisht do t’i jemi mirënjohës partisë së Kurtit nëse jo për asgjë tjetër, të paktën për karakterin e saj grotesk e zbavitës aq unik për nga origjinaliteti i saj. Para një opinioni publik të zalisur kjo parti kollajshëm po luan spektakle inteligjente me qëllim që me 12 dhjetor të gravitojë rreth vetës sa më shumë vota. Për të krijuar përshtypje para opinionit se ata po hyjnë si mos më mirë të përgatitur, zyrtarët e partisë së Kurtit bën të njohur para publikut ‘Parimet dhe prioritetet programore të Lëvizjes Vetëvendosje’ të shprehura në gjithsejt 100 pika që gjoja ‘ndryshimi i Kosovës i bashkon’. Tanimë të gjithë e dimë se partitë politike në Kosovë nuk pushtetizohen sebet ofertës që ua bëjnë elektoratit të tyre por falë ofertës që i bëjnë qendrave të huaja vendosëse për Kosovën. Me këtë rast, ofertuesit (partitë politike) i përcjellin mirë si agjentë tregtarë ‘kërkesat imperiative’të qendrave të huaja. Më pas projekti i tyre politik formësohet në përpjestim të drejtë me këto kërkesa të jashtme (input-et shndërrohen në output-e). Edhe partia e Kurtit shihet se i ka përimtuar me llupë kërkesat e ngutshme që i parashtrojnë po këto qendra të huaja: ‘legjitimimi’ i estabilishmentit politik në prag të rinisjes së negociatave me armikun tonë - Serbinë; freskimi i po këtij estabilishmenti në prag të valëve të reja privatizuese të resurseve të Kosovës si dhe amortizimi i kujdesshëm i magmës së pakënaqësisë sociale gjithnjë e në rritje. Duke i gjykuar këto rrethana, partia e Kurtit ngutet që ta kapitalizojë doemos këtë ‘shansë historike’ të ardhjes në pushtet. Kurti me kompaninë e tij e dinë se në dorë kanë një nga kartat më të fuqishme në duar: aftësinë e të qenurit menaxherë të mirë krizash. Përndryshe, planprogrami ‘100 pikësh’ është kryekreje një shpenzim arrogant i letrës në të cilën është shpërndarë në mënyrë militanteske gjithandej qyteteve e fshatrave të Kosovës. Duhet vënë në pah se disponueshmëria e qytetarëve të Kosovës për t’i dhënë votën partisë së Kurtit nuk qëndron në ‘planprogramin’ që ofron ai. Janë katërcipërisht faktorë të tjerë që votuesin potencial e shtyejnë drejt partisë së tij:

-Qytetarët e Kosovës tanimë janë të velur prej konfiguracionit aktual politik; prandaj ndërrimi formal mendohet lajthitshëm si ndërrim thelbësor;
-Bartësit politik (kushdoqofshin ata) janë pleksur pakthyeshëm në labirinthe korrupsioni. Partia e Kurtit për momentin vlerësohet e ‘pakorruptueshme’ - ndaj kjo i shkakton njëfarë dhembshurie elektoratit shpirtgjërë i cili i mëshiron duke ua dhënë votën.
-Një motivues tjetër latent (poende i rëndësishëm) është padyshim edhe lakmia jo e vogël e një numri njerëzish të cilët gjatë kësaj dekade fati i ka tradhëtuar gjatë ngjitjes në hierarki të caktuara. Partia e Kurtit për këtë kategori njerëzish është një barkë e Noas shpëtimtar në të cilën ata i kanë varur shpresat e mbijetimit. Kjo kategori endemike njerëzish s’ofron asgjë thelbësore a transcendtale (për situatën e dhënë) përveç revanshizmit të tyre ndaj atyre që ata i konsiderojnë si ‘fajtorë’. Në të mirë të pohimit të mësipërm flet fakti se partia e Kurtit hëpërhë gëlon prej njerëzve me origjinë kryesisht nga partitë simotra ose prej organizatave me fonde nga jashtë.

Rrjedhimisht mitit të ri mediatik se ‘partia e Kurtit do të sjellë ndryshimin e shumëpritur’ nuk i ecën kungulli mbi ujë për arsyet e naltcekuna. Partia e Kurtit nuk do të votohet si pasojë e ‘frymës së re’ që hamendësohet se sjell, por si pasojë e zhgënjimeve të mëdha të qytetarëve të cilët për t’i ikur depresionit të rëndë pëlqejnë të besojnë në Kurtin dhe partinë e tij, ndonëse nënvetëdijshëm e dinë se spektaklet do të rriten në përpjestim të drejtë me përkeqësimin e kushteve sociale. ‘Planprogrami 100 pikësh’ sadoqë nga natyra është grotesk dhe stereotip nëse dekonstruktohet të jep mundësinë të vëresh asimilimin e dhimbshëm të Kurtit dhe partisë së tij brenda kordinatave që ai dikur i quante ‘kolonizatore’. Ky planprogram s’është as hija e konceptit dhe frymës politike të dikurshme të lëvizjes ‘Vetëvendosje’. Shkruesit e këtij planprogrami janë përkujdesur që t’i heqin çfarëdo nuance të asaj që mund të quhet ‘politikisht jokorrekte’. E veçanta e vetme që mezi e shquan planprogramin e Kurtit prej atyre të partive tjera politike është mospërmendja e zgjuar e fjalës ‘premtim’. Duke qenë një mjeshtër i pashoq i psikologjisë së manipulimit masiv, Kurti ose shkronjësit e tij janë përkujdesur që fjalët ‘premtim’, ‘premtojmë’ të zëvendësohen me ‘angazhim’, ‘angazhohemi’. Në sajë të një llogaritjeje kompjuterike del se fjalët ‘angazhim’ ose ‘angazhohemi’ janë përdorur 76 herë brenda tekstit të këtij ‘planprogrami’ të famshëm. Fraza ‘ne do të angazhohemi’ është semantikisht e barasvlefshme me ‘ne premtojme se…’.

Grushtbashkuar drejt politikës korrekte

Një veçori tjetër po kaq domethënëse është se planprogrami i Kurtit përmban njëfarë zotimi të heshtur ndaj disa proceseve ‘impersonale’ që deshëm apo s’deshëm do të ndodhin ose të paktën nuk do të ndodhin me pëlqimin tonë. I tillë është ta zëmë edhe ‘integrimi’, ‘riatdhesimi’, etj. Ndërkaq në kapitullin ‘Mbrojtja dhe Siguria’ të këtij planprogrami gjendet i fshehur midis rreshtave korruptimi i paskrupullt politik dhe moral i Kurtit dhe shokëve të tij. Në lidhje me fushën e ‘mbrojtjes dhe sigurisë’ tekstualisht premtojnë:
‘Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për ndërtimin e strukturave të mirëfillta ushtarake, profesionale, të integruara në NATO dhe në të gjithë mekanizmat ushtarak rajonal dhe botëror në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit të vendit. Angazhohemi për një ushtri e cila do të jetë garant i tërësisë territoriale të vendit, dhe kështu t’i shërbejë paqes së qëndrueshme’.

Shumëkush pas leximit të këtij fragmenti ndahet me përshtypjen se kemi të bëjmë me një përkushtim të Kurtit dhe shokëve të tij për të sëndërtuar një mjedis sa më të sigurt për qytetarët e Kosovës. Mirëpo askujt nuk i shkon ndërmend që Kurti dhe shokët e tij e kanë zbutur dhe stërkequr konceptin e tyre të dikurshëm duke e akomoduar në mënyrë të stërholluar të folurën dhe logjikën realpolitike. Kjo në të vërtetë reflekton në ndryshimin thelbësor të konceptit për ‘sigurinë’. Përse Kurti dhe shokët e tij nuk e përfshinë brenda kësaj pike edhe ‘angazhimin’ e tyre për t’i hequr FSK-së kufizimet e rënda që i janë vënë prej Planit të Ahtisaarit? Pse vallë ‘ekspertët e sigurisë’ të partisë së Kurtit s’u bënë aq trima sa të thonë se do ta krijojnë një ushtri të mirfilltë me artileri, aviacion e makineri të rëndë? Posedimi i këtyre kapitaleve nuk është ‘militarizim’ i FSK-së por pikërisht krijim i një ushtrie të mirfilltë të formatit europian. Njësoj interesante është edhe shprehja tjetër e Kurtit dhe shokëve të tij se do të angazhohen për ‘ndërtimin e strukturave të mirëfillta ushtarake, profesionale, të integruara në NATO dhe në të gjithë mekanizmat ushtarak rajonal dhe botëror’. Ndonëse bashkimin kombëtar të shqiptarëve Kurti po e përdor si kapital politik për mbijetesën e tij, në planprogram i jep më tepër rëndësi ‘integrimit rajonal’ (pa e përkufizuar domethënien e tij) sesa integrimit të FSK-së brenda ushtrisë së Republikës së Shqipërisë. Kurti na është bërë ca më i flashkët se dikur; nuk përdor më termin ‘ushtri’ por ‘strukturë ushtarake’. Struktura ushtarake nuk është domosdoshmërisht ushtri sepse strukturë ushtarake mund të jetë edhe një grupacion paramilitarësh. Termi ‘profesionalizëm’ i cili ka zënë vend në të folurën e Kurtit është po kaq shqetësues sepse ‘profesionalizmi’ nënkupton një forcë ushtarake jo vullnetare. Nëqoftëse se Kurti me partinë e tij do të ishte serioz rreth ‘shtetndërtimit’ atëherë ai do të duhej të zotohej që statusin aktual të FSK-së prej një ‘strukture ushtarake’ ta shndërronte cilësisht në një ushtri jo vetëm në emër por edhe në përmbajtje. Së dyti, integrimi kudoqoftë nuk vjen si pasojë e zotimeve apo angazhimeve të Kurtit dhe partisë së tij (nëse vie në pushtet); integrimi bëhet më tepër si rrjedhojë e rrethanave dhe interesit gjeopolitik të SHBA.

Në pajtim me ligjin…

Teksa lexon faqet e këtij planprogrami e kupton menjëherë sesa detyrë të sikletshme kanë pasur hartuesit e tij: në njërën anë është dashtë që qëndrimet e tyre (dikur parimore) t’i bënin sa më korrekte, të buta e fleksibile, kurse në anën tjetër është dashtë që me qëndrimet e tyre aktuale të mos ia acarojnë nervat padronëve të tyre ose atyre që po ua lehtësojnë penetrimin në politikën zyrtare. Po kaq kundërthënëse mbetet edhe ‘angazhimi’ (lexo: premtimi) i partisë kundër privatizimit: [56]: ‘Jemi kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike dhe pasurive strategjike të Kosovës të cilat kanë potencial përfitimi të madh dhe që janë baza e zhvillimit ekonomik të vendit siç janë KEK-u (burimet e energjisë), Trepça me të gjitha minierat (pasuritë nëntokësore), PTK-ja dhe kundër dhënies me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës’. Ndërkaq në anën tjetër ‘mbështetësi’ amerikan William Walker që po flirton me Kurtin shprehet se privatizimi si proces s’mund të ndalohet përveç që mund të bëhet më transparent (Interevista e tij me 11 nëntor). Jo vetëm kaq por edhe hartuesit e këtij planprogrami përpiqen ta luajnë rolin e ca iluminuesve në mesin e një mase të pagdhendur. Le të shkëpusim ca fraza arrogante të tyre ku nuk mungojnë as notat komike:
[19] ‘Drejtësia është elementi thelbësor i shtetit. E drejtë është ajo që është në pajtim me ligjin’.
[84] ‘E drejta për arsim është e drejtë universale, e patjetërsueshme njerëzore’.
[91] ‘Ne e konsiderojmë mjedisin si pjesë të pandashme të lirisë dhe mirëqenies së qytetarëve’.
[94] ‘Lëvizja VETËVENDOSJE! e konsideron kulturën si pjesë të pandashme të shoqërisë’.
[100] ‘Zhvillimi i sportit është zhvillim i aftësisë garuese, i shëndetit fizik dhe i organizimit ekipor të qytetarëve’.

Sikur në këtë planprogram të kishin folur edhe për qumështin do të thoshin: ‘Lëvizja Vetëvendosje konsideron se qumështi është i bardhë dhe ka plot vitamina ushqyese’ (sic!). Sikur mos të ishte iluminizmi i Kurtit me shokë për besë ne qytetarët e kredhur në obskurantizëm nuk do ta dinim se sporti është i mirë për shëndet, se arsimi është element thelbësor i një shteti, se mjedisi është mirëqenie për qytetarët, se kultura është pjesë e pandashme e shoqërisë etj etj. Mbase kjo ndriçon një anë tjetër mistike të partisë së këtyre ‘iluministëve’ të rinj të cilët vetën e konsiderokan jo vetëm superior por edhe me mision hyjnor të ndriçimit të njerëzve të pagdhendur. Si të votojmë dikë që madje edhe elektoratin e vet e ndjeson si tufë primitivësh në stadin parahistorik të barbarisë? Krejt në fund le ta analizojmë edhe anatominë e pikës 19 për Drejtësinë: ‘. E drejtë është ajo që është në pajtim me ligjin’. Hëpërhë Plani i Ahtisaarit është burimi kryesor i ligjit në Kosovë, gjë që shenjëzon se tash e tutje partia e Kurtit do të sillet në mënyrë shembullore sipas çdo të drejte në pajtim me ligjin!

To be continued
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  Empty
MesazhTitulli: Re: KUR PARTIA BËN VETËVRASJE    KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  EmptySat Dec 04, 2010 1:27 pm

Leka i Gjatë jemi ne fushat zgjedhore... Forum BK është tribun e hapur edhe për ata qe kane ngritur flamurin e bardh, dhe tani  vinë na vizitojnë me flamuj te zi.


Edituar për herë të fundit nga Driniiiii në Sun Jan 31, 2021 3:34 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  Empty
MesazhTitulli: Re: KUR PARTIA BËN VETËVRASJE    KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  EmptySat Dec 04, 2010 5:32 pm

Met vertet se kritikat me vend jan shum te mir se ardhura per qdo parti apo individ, por ne ket rast, kyfar Mehmeti dhe ky far Quni - i vogel, paskan tentu per te then diq por ne realitet asgje bazike dhe shum siperfaqsor inerte apsolut....
Por sido qoft net i flasin veprat n´te ardhmen e afert, shum shpejt dot shifen trasimet i qeshtjes son Kombetar,a dot del ne binaret e duhur apo dot del prej binarve, shka un besoj se nese fiton ALBIN fundamenti dot jet i sigurt, dhe ne favor apsolut te qeshtjes ton Kombetare.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  Empty
MesazhTitulli: Re: KUR PARTIA BËN VETËVRASJE    KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  EmptySat Dec 04, 2010 10:22 pm

Drinii, vetem partia e Kurtit i ka ngrite flamujt e bardh te dorezimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  Empty
MesazhTitulli: Re: KUR PARTIA BËN VETËVRASJE    KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  EmptySat Dec 04, 2010 11:25 pm

Sali Mehmeti
eshte formues i Levizjes vetvendosje dhe me mire se ai askushe nuk e njofim levizjen.
ky moti ka paralajmerue se Albini ka tradhtue levizjen lv.
Dhe qka thote sali mehmeti ashtu do te del.
Vleresimet etona apo te disa individeve qe ne nje kohe thojshin rrnofte Rugova pastaj rrnoft haradinaj pastaj rrnofte Thaqi jane vlersime te femijeve.
Une pajtohem me salihin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  Empty
MesazhTitulli: Re: KUR PARTIA BËN VETËVRASJE    KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  EmptySun Dec 05, 2010 1:36 am

Ewewewew çka jemi ne Shqiptaret, nuk kemi dëshira ta shohim vëllain ma mire. Si ta shohim tjetrin  se po ec përpara nga inati me një herë ja ngjisim një "balushe", si thotë një fjali popullore te ja qesim gjemba para e ta merr n'thua ne te dhe ta thyej qafen.
Na Shqiptaret 5 ore e presim fasulen me u zi, e 5 minuta nuk mundim me prit me u ftoh e i përvëlojmë buzët menjëherë, e nga buzët e përvëluara e lemë mishin te fundit me ngrenë.
Jemi mësua 5 shekuj turqit e 100 vjet serbi, duke vra vëllai- vëllain e pik e pesë nga inatet...


Edituar për herë të fundit nga Driniiiii në Sun Jan 31, 2021 3:32 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  Empty
MesazhTitulli: Re: KUR PARTIA BËN VETËVRASJE    KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  EmptySun Dec 05, 2010 3:50 pm

JO evvvvvv o Drini
PO mos u ngutni se keshtu u ngutem per ldk pdk etj
po ja qka na dulen
edhe per LV Salihi ka komentue shume mire se i n jef me mire se ne
motii ka thene se keta do te futen ne politik se qellimi i tyre ka qen politika
tashe ne opozite te gjithe trima po ne politik te gjithe kingja po behen
edhe une moti ka thene se ne qoftese lv ne politik e ka hanger dreqi
keta kane thene se kurre ne politik po u futen
pdk ja ka fute njerezit e vet mbrena edhe akk edhe ldk
e shofim,keta pranuan njerez pa kritere ne lv vetem per vota.
Adem demaqi tha :
Albin Kurti nuk eshte ai Albini qe ishte e mashtruan me cokollada keta partit qe te futet edhe ky ne politik..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  Empty
MesazhTitulli: Re: KUR PARTIA BËN VETËVRASJE    KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  EmptyMon Dec 27, 2010 4:46 pm

Kur partia renditet e treta, edhe pas gjithe atyre parregullsive, por e "1" e pare per korrektsi. VV
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  Empty
MesazhTitulli: Re: KUR PARTIA BËN VETËVRASJE    KUR PARTIA BËN VETËVRASJE  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KUR PARTIA BËN VETËVRASJE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cilat janë arsyet qe shumë të rinjë shkojnë në vetëvrasje ?
» Partia Demokratike e Kosoves
» Partia Shpresa Demokrate
» PARTIA "VETEVENDOSJE": BRETKOSA QE DO T'TRASHET SA NJE KA
» Ne ishullin e Korfuzit partia qe kerkon pavarsi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: