Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:08 pm

*

O ju ëngjëjt e mi,

që qëndroni lart në qiell,

ju që shoqëroni hënën

dhe në perëndim

të bukurin diell.



Në parajsën përrallore

shikoni të bukurën Agni,

motra ime e dashur

la jetimë tre fëmijë.



U mbylli derën përgjithmonë,

e mori me vete bashkëshorti i saj,

Fëmijët u shpërndanë,

nga shpirti jo kurrë s’i ndaj.

I thoni
të heqi merakun
fëmijët janë me krahë
fluturojnë,
kujtimi ngelet i gjallë
me ëndrrat e tyre
ata jetojnë
në paqe të bardhë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:08 pm



Dikur në nisje fluturimi

Kam qenë
edhe unë e re,
më pëlqenin dallëndyshet;
kur nisnin fluturimin
e ndieja veten krenare
në çdo festë,
kur nxënësit e mi,
embëlsonin recitimin.

Lulet e bukura
në çdo pesë maj
kurora për të gjithë ata
që ranë dëshmorë,
më pëlqenin
rrezet e para mbi mal,
më pëlqenin gërshetat
e të artës Aurorë.

Kur më merrte Veriu
shallin e hollë,
bilbili ia thoshte
mbi mollë,
pulëbardhat
mbi det krahëronin
në breg lulëzonte
një dardhë,
Ëndërroja dhe unë
të isha e stolisur.
Më pëlqente
një fustan i bardhë.








Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:09 pm



Dialog qortues



Dorë më dorë

si fëmijë

shkon

një çift i moshuar.

“E mban mend,

moj nikoqire,

tek një lis i rrëzuar?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:09 pm

“Shumë po flet
nga pleqëria,
tani dhe mendja të la,
po ç’faj kisha
unë e mjera,
thashë
se po bënim shaka”.

Zogjtë nga sipër cicëronin,
thoshnim se e kemi mirë
dhe rininë ta kujtoni
se tani është pak vështirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:09 pm



“Jo, jo, - përgjigjet plaku, -

se gjitonia është e re.

Ajo më thotë, duke qeshur

tani jam si kalë pa fre”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:09 pm

Hënë e stolisur

Yjet që qendisin qiellin,
stolisin edhe hënën,
Vajzë, moj njëzetëvjeçare,
seç e ngjave nënën.

Do të të zë pritë te porta,
të thonë çfarë të duan,
Le të pyesin zemrën time
sa shumë që po vuan.

Dega borziloku
do hedh në shkallë,
Do të ndjesh aromën
dhe ke për të dalë.

Kur të bjerë dielli,
zogjtë shkojnë në fole,
Për ty unë i mjeri,
jo, moj jo, nuk do fle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:10 pm

O Ylli i Mëngjesit,



Ylli i Mëngjesit, kavalieri i Hënës…

Teksa ajo largohet,

qëndron përsëri në vendin Yll...

Çdo natë kam një ëndërrim:

Të jem në krahët e tu,

me të vetmin qëllim:

Të vështroj veëndlindjen

që aq shume e dua...

Nga vendi, ku sot jam,

dhe ti në qiell lart:

Të lutem shumë, o Ylll.

Shiko se ç’bukuri që ka:

Mbi lulet e çelura,

vesa sumbulla sërma...

Në fshatin Agim kam folezën e vjetër,

babanë e moshuar

si “koshere” blete niprit i rrinë pranë,

me zërin e bilbilit

fjalët të ëmbla i kanë...

T’i lëshojë rreze gëzimi,

i lutem Perëndisë,

Motrës t’i dhurojë nga ditët e mia...

O Yll, kavalieri i Hënës së ergjendtë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:10 pm

Unë dhe shelgu lotues



Një shelg lotues i madh sa një ombrellë,

u mbështeta në të e lodhur e mërzitur,

binte nëj shi i hollë, nata kishte humbur hënën

S’kisha ndërmend të lotoja si degët e tij lotuese...

Papritmas, m’u afrua dhe më tha i sinqertë:

“Jam pa fëmijë...”



Unë të shpejtë e pata urimin:

“T’u bëftë, o shelg, dita një mijë!”



Kishim të njëjtin hall

unë dhe shelgu lotues,

ai vuajtjen e nxirrte përjashta shpirtit të tij,

unë embaja brenda

dhe vuaja...

Në vatrën time shpërthyen

shumë konxhe nipër e mbesa,

vetë ndjehesha fatkeqe për fëmijë...

Ndaj gjithmonë bie në lutësi Perëndie,

i kërkoj asaj të shtohen fëmijët

në tokë të begatë,

t’i ndriçojë dita me diell

dhe nata me hënë...

Nëa që i rrit t’i lërë me uratë...

*

Shelgu lotues vijonte të lotonte,

unë rrija mbështetur tek ai,

Asqë mund ta kuptonte se edhe unë

kisha të njëjtën mërziti...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:10 pm

Ngelëm si të ngrirë...



Përroi i ngarkuar

rrëmbyer zbriste,

s’kish asnjë mundësi kalimi...

Ah, ç’fat të zi paskemi!

Njëri tjetrit i flasim të shqetësuar:

“Po tani, si i bëhet tani?

“Do hidhem unë më parë, -

thotë i madhi,

më mbani të tërhequr

se do të lidh një litar”

dhe kështu njëri - tjetrin kalua, matanë….

Por i keqi fat…

më të voglin

përroi na e kishte marrë -...

U munduam ta shpëtonim ,

por më kot,

nga dhimbja për çamarrokun

mbetëm të ngrirë..

E pamundur që ta kthenin prapa

Qamë dhe lotuam

deri në të gdhirë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:11 pm

Kënga e Lule Kaçes....

Lule kaçe e vogëlzë,
pranverën ke pranë,
pa u rritur mirë,
nëna ty s’të ndan...

Dua të të këput,
po ti nuk pranon,
rrugës kur kaloj,
aromë po ëlshon

Mos më mundo shumë ,
lule kaçe moj,
nuk të ndahem unë..
bëj durim dhe pres,
po më lë pa gjumë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:11 pm

Vallëzim i fluturave

Jargavan i bukur, ngjitur përmbi portë,

kur dal më ballkon më mbush me aromë.



Në lulet e tua fluturat kur qëndrojnë,

pse s’u flet për mua, të më ledhatojnë...

Vallë, a nuk më besojnë, sa shumë që i dua,

Ndaj të lulem shumë t’u flasësh për mua.



Jam një djalë çapkën me huqet e mia,

kam zemër beqari, sytë më lëshojnë shkëndija...



Këndoj si bilbilat në prill dhe në maj,

Fluturat të vallëzojnë, iso të më mbajnë...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:11 pm

Kalikratia dhe Vendlindja



Kalikratia e shtrirë buzë detit të kaltër

E buzëqeshur na pret, krahëpahur..

”Ja Vlora jonë e bukur , - i thashë mbesës...

si çiftet e zogjve të rinjtë dorë për dorë janë kapur…”



“Ndryshon , - ma kthen mbesa me të qeshur, -

në Vlorë nuk ka emigrantë…, të jesh e bindur”.

“Je e re, nuk e mendon thellë , - ia ktheva,-

N ë këtë botë edhe jeta nuk është e sigurt.



Folenë për sot këtu e kemi

jemi nesër ndoshta për fluturim,

Shkojmë atje ku nga jeta sjell të ardhura,

Por dije, vendlindja në mendjet tona

është në nusërim...



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:12 pm



“Mirëmëngjes!“



Erdhi koha

të të përshëndes guximshëm:

“Mirëmëngjes!“

Gëzohem,

kur flas në gjuhën time shqipe,

Zgjohem nga ëndrrat e natës,

nuk baris më,

në veten time jetime…



“Mirëmëngjes“

nxit zogjtë fluturakë.

Sorkadhet

të nisin vrapimin

Me “Mirëmëngjes”

fëmijët korsojnë

gazmim -lodrimin.



Me “Mirëmëngjes”

bilbilat këngërojnë.

Pemët derdhen

në lulëzim,

retë butësisht

largohen,

Qiellit Hëna dhe Yjet

në mbretërim

luajnë galiç

Me “Mirëmëngjes”

i urti

dhe i zjarrti im,

(kaq herë po e përsërit

në këtë ditë agimi)…

Me “Mirëmëngjes”

i ringjallur nga shpirti…

E ndiej se në vendin tim,

po rilind ai, vetë AGIMI…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:12 pm



I I. Më ecën si flutur, o vetull harkuar...







Më trete, syzezë...



O, seç e more rrugën,

drejt , o moj, në Janinë,

Them të vij dhe unë me ty,

oh, për shoqërinë.



Ç’të bëj unë i mjeri,

të hodha sevdanë,

Kudo që të jem, moj,

dua të të kem pranë.



M’i nxitoje, moj, ato hapa,

ti përpara unë nga prapa.



Refreni

Të ngela pas te fustani.

m’u dogj shpirti, m’u dogj xhani.

Mendo për mua të mjerin,

që më trete si sheqerin.



Më trete syzezë më trete,

vrapoj ku shkon e ku vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:12 pm

Thëllëzë e malit



Mbi gishtat e këmbës

m’i zbrisje sokakët,

Moj thëllëzë e malit,

të mos zgjosh zambakët.



Refreni

Zambakët e prillit

mbushur plot aromë.

U shkon pranë e pranë,

sikur fluturon.



Bilbilat mbi lisa

këngës seç ia thonë.

Moj thëllëzë e bukur,

ku vete ku shkon.



Vetullat si hark,

më ecën si flutur,

Nuk të lë pa marrë,

ty moj belkëputur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:12 pm



Kur do të kem pranë



Vetullhark, moj më tërbove,

të vij mbas nga do që vete,

Një buzëqeshje më dhurove

dhe në zemrën time mbete.



Sa kohë s’do të më torturosh

kërkon që të luash me mua,

Unë vazhdoj dhe hedh valle,

ku shkelin këmbët etua.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:13 pm

Jam ylberi i çobanit



Ditë shiu, ditë rrëmeti,

mbi një rrugë hapat nxitoje,

Të pashë sorkadhe shastisur,

dikë doje të takoje



Ik, o djalë, e ke gabim,

nuk kam dalë për takim,

Po nxitoj, se ashtu dua,

po qajnë qëngjat në katua.



Jam një zonjë , zonjë e stanit,

jam ylberi i çobanit,

Ndërro rrugë, sa s’është vonë,

se edhe mendja të gabon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:13 pm

Në krahët e tua



Ngjyrat e ylberit i bëje gajtan,

zbukuroje brezin, dilje në mejdan,

Hënës 15 ditëshe i thoshje të dal,

Dritën që lëshoja unë të qofsha fal’.



Fjalët që më thoshje i kishe me naze,

aman, moj sorkadhe, më tërbove fare,

Gërshetat e gjata i hidhje mbi shpinë,

t’u afrova pranë aromë trëndelinë.



Si do t’ia bëj hallit, më thuaj “të dua”,

dua ta shkoj jetën në krahët e tua.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:13 pm

Në hijen të arrës



Në hije të arrës me gjergjef në duar,

erdha dalëngalë moj, vij për t’u afruar.



Të shikoj gjergjefin, të them marshalla,

lum ajo mamaja për ty që të ka!



Kjo gjilpëra jote më godet në zemër,

kam nja dy –tre ditë të shikoj në ëndërr.



Do të fal, o djalë, xhamadan’ qendisur,

rreth e rreth gajtan, vetë e kam stolisur…



Refreni



Aman belkëputur,

unë erdha për ty,

Për faqet e tua,

për ata dy sy.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:13 pm

Korija



Atje sipër te korija

çeli dardha, çeli qershia.



O çeli dardha , çeli qershia,

vajzë, more mend e mia.



Zogjtë mbi dega hidhnin valle

Ti nën hije më bëje naze.



Leri nazet, moj , s’të kanë lezet,

do të të marr, të të kem përjetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:14 pm

Më dërgoi sevdaja vetë…

Eja pranë



Një pëllumb i bukur-o

Rreth e rreth oborrit-o

më vështron,

më vështron,

hapat e mia numëron.

“O pëllumb,
o krahëshkruar,
më thuaj
kush të ka dërguar?”...


“Më dërgoi

sevdaja vetë,

siç thotë zemra

le të jetë!”

“Eja pranë,
moj konxhe e bukur,
kur me ecën
porsi flutur,
belkëputur,
nazeshumë
të më njohësh
kush jam unë”.












Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:14 pm



Jam beqar

Këngë e beqarit



Nën pjergull më qerase,

belkëputur plot naze,

Zambakët aromë lëshuan,

i këput e m’i hedh në duar.



Rreze drite, rreze ar,

as mendon se jam beqar,

Jam beqar dhe moj më trete,

eja, vajzë, të marr me vete…



Të të kem, moj, zonjë stani,

pranë, kur të më marrë malli.

Do ta ngremë shtëpinë në brinjë,

këtu ku vjen era trëndelinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:14 pm

Bukuria jote



Bukuria jote

mua më tërboi,

të vija për ditë

tutje te kroi.



Mëngjeset plot vesë,

këngë seç dhuroja,

Pse më thoje vallë

që unë gaboja?



E kupton, moj vajzë,

ç’është dashuria,

Dua të tërhiqem,

s’është në duart e mia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:15 pm

Përmbi brinjë



Të zuri vapa në brinjë,

moj gushëbardha gjeraqinë,

Nën hije, te lofata,

Perëndi ç’fat që pata.



Gushkuqët degë më degë,

t’u skuqën faqet si shegë,

Nazet të kishin lezet,

ma dogje zemrën e shkretë!



Lozonjare, për sevda,

me zjarrin s’bëhet shaka,

Si mollë të hodha e të prita,

luajtëm gjersa zbardhi dita.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 EmptyWed Jun 30, 2010 3:15 pm

Si veriu mendja e djalit

Ç’më gënjen sorkadhja e malit,

si veriu mendja e djalit

Ishte vonë dhe pa hënë,

mora gjemba nëpër këmbë.



Brodha sa më zbardhi dita,

brinjë më brinjë seç u ngjita.

Aman se ç’bëka sevdaja,

më iku mendja nga belaja!



Po ç’pate, moj e uruar,

shpirtin më ke përvëluar,

Me zjarrin nuk bëhet shaka,

s’e kupton çdo të thotë sevda!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Poezi - Eva Sotiri
» POEZI
» Hajk
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Poezi e vendlindjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: