|
| Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin | |
|
+9detektivi medvegje BashKom tosybell albin dibra petritkola ...... Driniiiii xhiti 13 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin Tue Jun 15, 2010 2:10 pm | |
| E ARRESTUAN POR SPATEN QARE PA E LIRU sepse ALBIN KURTI ska bo korrupsion sikur te tjert por ky pi thot gjerat e verteta prandaj po ju pengon Politikanve tane qe ta mshelin ose ta shfarosin nga faqja e dheut | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin Tue Jun 15, 2010 3:17 pm | |
| LIROHET ALBIN KURTI
Sot, pas një seance gjyqësore maratonike, që ka zgjatur rreth dhjetë orë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është dënuar me nëntë muaj burg, por, për shkak se i ka mbajtur rreth 11 muaj paraburgim, është liruar. Albin Kurti është dënuar për veprën penale të pjesëmarrjes në grup që ka penguar personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, derisa për dy veprat tjera me të cilat ka qenë i ngarkuar, prokurori special Ali Rexha ka hequr dorë. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Ferdinand de Mongeot., për lirimin e Albinit ka marrë vendimin pas orës 20.00, ndërsa seanca gjyqësore kishte filuar qysh në ora 10 e 30 të paradites. Gjatë kësaj kohe janë dëgjuar tre dëshmitarë, ndërsa Albin Kurti ka ripërsëritur qëndrimin e tij të prerë, se nuk e njeh kolegjin e gjyqtarëve të EULEX’it, ashtu siç nuk e njeh as këtë mision ndërkombëtar në Kosovë. Albin Kurti u arrestua të shtunën e kaluar (nga njësia speciale e policisë së Kosovës) derisa ishte në selinë e lëvizjes Vetëvendosje, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme me rastin e pesë vjetorit të themelimit të kësaj lëvizjeje. (Pashtriku.org, 14. 06. 2010)
Foto: Dalja e Albin Kurtit nga dera e gjykatës në Prishtinë, 14.06.2010 |
|
* * * Fjala e Albin Kurtit në seancën e sotme gjyqësore
Arsyet për mosparaqitje
Unë nuk u paraqita në seancën e parë gjyqësore sepse unë nuk e njoh EULEX-in, dhe ngaqë ky rast është i motivuar politikisht. Rifillimi i rastit vetëm konfirmon që EULEX-i është pushtet jodemokratik dhe se ky është një trup gjyqësor i padrejtë. Unë do të pranoja ftesën prej një gjykate të përbërë prej vendasve të mi në një Kosovë të lirë nga sundimi ndërkombëtar, të qeverisur nga populli bazuar në parimet e drejtësisë dhe vetëvendosjes, por unë do ta kufizoj komunikimin tim me këtë gjykatë të EULEX-it vetëm deri në masën që e mendoj të nevojshme për të përfaqësuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!. EULEX-i nuk ka drejtë të ngrejë padi kundër meje ose të më gjykojë, a as të sundojë mbi Kosovën: ju nuk e njihni pavarësinë tonë dhe ju keni imunitet nga ligjet që ju aplikoni mbi ne. Unë dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojmë të mos ju njohim, dhe në mënyrë jo të dhunshme të kundërshtojmë sundimin e imponuar ndërkombëtar në Kosovë, duke përfshirë edhe EULEX-in dhe instrumentet e tij, si kjo gjykatë. Sistemi gjyqësor që kjo gjykatë përfaqëson nuk ka pavarësi, llogaridhënie dhe transparencë. Parim themelor i sovranitetit është që vullneti i popullit i jep ligjit legjitimitetin: fuqitë e EULEX-it, dhe kompetencat e kësaj gjykate, janë të padrejta, arbitrare dhe të paligjshme. Mua nuk mund të më ofrohet një gjykim i drejtë brenda këtij sistemi.
Veprimtaria ime është në kundërshti të drejtpërdrejtë me interesat e EULEX-it për të siguruar pushtetin e vet. EULEX-i nuk është një mision teknik ose administrativ, por një aktor politik me qëllime politike, dhe me interesa të qarta në këtë rast. EULEX-i dëshiron të mbytë mospajtimin kundër pranisë së tij në Kosovë. Fokusi kryesor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është kundërshtimi i UNMIK-ut, ZCN-së e i pushtetit jodemokratik, të papërgjegjshëm dhe të padrejtë të EULEX-it, dhe kërkimi i vetëvendosjes. Ne nuk jemi kundër një pranie ndërkombëtare në Kosovë që do të na ofronte këshilla dhe ndihmë - por ne jemi kundër sundimit ndërkombëtar. EULEX-i shpenzon më shumë se një milion euro çdo ditë, por këto para nuk shkojnë në zhvillimin e Kosovës, për të përmirësuar shëndetin tonë a sistemet tona të arsimit, infrastrukturën ose në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të drejtë. Këto para përfundojnë në xhepat e vetë zyrtarëve të EULEX-it, për të na kontrolluar me polici, për të siguruar stabilitetin, çka për Kosovën do të thotë vetëm ngecje dhe padrejtësi të vazhdueshme. Shuma e vogël e parave të EULEX-it që përfundon te populli ynë u sjell përfitime vetëm atyre që janë tashmë të privilegjuar, si pronarëve të restoranteve dhe klasës sonë të mesme të lartë të arsimuar që flet anglisht, të cilët EULEX-i i ka përfituar me paga që nuk u lejojnë atyre të punojnë në mënyrë të pavarur në dobi të Kosovës.
Populli i Kosovës ka jetuar tepër gjatë nën shtypje dhe nën sundim të huaj. Ne duam liri, jo shtypje më të sofistikuar. Ne duam drejtësi dhe vetëvendosje, e jo një tjetër pushtet që shtyp të drejtat tona. Akuzat kundër meje kanë të bëjnë me një demonstratë jo të dhunshme për vetëvendosje dhe për t’i dhënë fund sundimit ndërkombëtar. Demonstratat nuk janë të gabuara. Demonstratat janë një e drejtë. Kur nuk ka demokraci, demonstratat janë demokracia e vetme. Kur ka demokraci, demonstratat janë shenjë e vitalitetit të asaj demokracie. Janë demonstratat ato që tregojnë kur sistemi është shumë i ngushtë për vullnetin e popullit. Përveç kësaj, kur demokracia përfaqësuese dështon ose pamundësohet, atëherë demokracia direkte nuk është vetëm një e drejtë, por një detyrë.
Vërejtjet ndaj panelit
Unë jam kundër këtij trupi gjyqësor, sepse duke e marrë përsipër këtë rast secili prej jush keni treguar miratimin tuaj dhe bashkëpjesëmarrjen tuaj në shkeljet e mëparshme etike dhe të të drejtave të njeriut në rastin kundër meje. Duke e rifilluar këtë rast ju e mbështetni padinë politike kundër meje që është absurde nga ana ligjore, dhe synimet politike të këtij procesi. Ju tregoni sheshit se EULEX-i ka qëllim të njëjtë për rastin si UNMIK-u: mbytjen e zërave kundërshtues, kriminalizimin e rezistencës politike paqësore dhe izolimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, opozitën e vetme, jo të dhunshme ndaj EULEX-it në Kosovë. EULEX-it nuk është duke kryesuar rastin në mënyrë neutrale ose të pavarur, por është i njëanshëm, me paragjykime dhe me konflikt të qartë interesash. Një moment kur EULEX-i i ka bërë pikëpamjet e veta të qarta për Lëvizjen VETËVENDOSJE! ishte gjatë vjeshtës, kur kishte tentuar të penalizonte aktet tona të mosbindjes civile dhe kur, sipas raportimeve, ishte përpjekur të shpallte Lëvizjen VETËVENDOSJE! si organizatë të paligjshme. Lëvizja VETËVENDOSJE! është një organizatë politike jo e dhunshme dhe vullnetare, por EULEX-i, ZCN, ose UNMIK-u nuk na konsiderojnë pjesë të shoqërisë civile, a si shoqatë politike. Në sytë tuaj ne ndodhemi brenda kategorisë së sigurisë, e cila ka të bëjë me pushtetin tuaj dhe me ata që mund ta sfidojnë rendin ekzistues. Kosova nuk ka pasur asnjë referendum për EULEX-in a ZCN-në, ashtu si nuk kemi pasur referendum për privatizimin neoliberal a për decentralizimin në baza etnike. Me këtë rast EULEX-i dhe UNMIK-u duan ta bindin popullin se nuk ka alternativa ndaj realitetit ekzistues. Se populli, e jo sistemi, duhet të ndryshojë që të përmirësohet gjendja. Por sistemet dhe regjimet ndërrohen, vijnë dhe shkojnë, shfaqen dhe zhduken. Populli mbetet. Populli do të thotë rezistencë.
Më 10 shkurt Lëvizja VETËVENDOSJE! demonstroi kundër Planit të Ahtisaarit, kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën dhe për vetëvendosje. Zbatimi i Planit të Ahtisaarit do të çojë në ndarjen e brendshme të Kosovës, duke qenë se një prej komponentëve bazë të planit është një decentralizim që u mundëson komunave serbe të Kosovës të kenë autonomi të madhe, lidhje të fuqishme horizontale dhe marrëdhënie të drejtpërdrejta me Serbinë. Kjo do të pengojë bashkëpunimin me Prishtinën dhe do t’i shkëputë këto komuna nga pjesa tjetër e Kosovës. Plani i Ahtisarit do t’i bëjë realitet synimet ekspansioniste të Serbisë duke i legjitimuar strukturat paralele kriminale të Serbisë në Kosovë dhe do të çojë në krijimin e kufijve të rinj në vija etnike. Por njësitë monoetnike që Serbia synon t’i krijojë janë të pamundshme. Lëvizja VETËVENDOSJE! beson se Plani i Ahtisarit do të çojë në luftë, dhe konsiderojmë se është përgjegjësi jona për ta parandaluar këtë. Më 10 shkurt ne demonstruam në mënyrë paqësore kundër planit të Ahtisarit si materializim i procesit që e shtyn Kosovën drejt një lufte të re. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është kategorikisht kundër negociatave, as kategorikisht kundër decentralizimit, dhe as kategorikisht kundër çdo pranie ndërkombëtare. Por ne jemi fuqimisht kundër negociatave me Serbinë për vendin tonë. Ne jemi kundër decentralizimit në bazë etnike, dhe decentralizimit para sovranitetit, sepse kjo do ta bënte të pamundur sovranitetin dhe unitetin territorial të Kosovës. Ne jemi kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën, edhe pse ne besojmë se Kosova mund të përfitojë nga ndihma dhe këshillat ndërkombëtare. Plani i Ahtisaarit, edhe dy vjet pas Shpalljes së Pavarësisë, na ka lënë pa ushtri dhe pa Trashëgiminë Kulturore Ortodokse, e cila i është dhuruar Serbisë. Duke na e shpërfillur të kaluarën dhe duke na lënë të pafuqishëm në të tashmen Plani i Ahtisarit na privon nga ardhmëria. Të demonstrosh do të thotë të shfaqesh. UNMIK-u ka dashur të fshehë popullin pasi kishte mohuar vullnetin e tij. Ndërsa EULEX-i vazhdon të njëjtin avaz.
Më 10 shkurt ne demonstruam, gjithashtu, kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën, i cili sot përbëhet nga UNMIK-u, ZCN-ja dhe EULEX-i. Zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë nuk përballen me pasojat e vendimeve ose veprimeve të tyre. Ata nuk kanë asnjë përgjegjësi ndaj popullsisë vendase, shpeshherë nuk kanë as kontakt me të. Pas dhjetë vjetësh të sundimit ndërkombëtar Kosova vuan nga moszhvillimi i madh, dhe mungesa e lirisë. Njerëzit nuk kanë liri për të vendosur për veten e tyre dhe të ardhmen e tyre, s’kanë liri për t’u zhvilluar. Kjo liri ka një emër: vetëvendosje. Vetëvendosja është liri kolektive, dhe thelbësore për lirinë individuale. Vetëvendosja është zhdëmtim themelor për shekuj të padrejtësisë dhe bazë kryesore e dezintegrimit të vazhdueshëm të Jugosllavisë. Vetëvendosja do të thotë restaurim i dinjitetit dhe kompensim moral për humbjet dhe vuajtjet e së kaluarës; ajo do të thotë realizim i vullnetit politik për popullin e Kosovës; ajo do të thotë fund për ndërhyrjet keqdashëse të Serbisë; ajo do të thotë mundësi për përparim. Duke mundësuar zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, vetëvendosja do të mundësojë integrimin e njerëzve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe religjionin. Sunduesit ndërkombëtarë të Kosovës deri më tani e kanë penguar një integrim të tillë. EULEX-i, UNMIK-u dhe ZCN-ja janë të interesuar për ruajtjen e dallimeve ndërmjet popujve karshi unitetit të tyre: multietnicitetin - shumë etni të izoluara nga njëri-tjetri përmes tolerancës, dhe jo të bashkuar nëpërmjet solidaritetit - karshi unitetit të misionit të tyre për stabilitet. Që nga viti 1999 qasja e tyre ka qenë fund e krye etnike: Në vend që t’i shihni njerëzit në Kosovë si qenie njerëzore, qytetarë, punonjës, ose studentë, ju gjithmonë na shihni si shqiptarë, serbë, romë, turq dhe si grupe të tjera etnike. Sundimtarët ndërkombëtarë të Kosovës gjithmonë fillojnë me dallimet tona, me atë që na ndan, dhe jo me atë që është e përbashkët, me atë që është universale – me dëshirën tonë për liri, dinjitet, paqe, punë, arsim cilësor, mbrojtje shëndetësore, siguri shoqërore.
Ky rast është inicuar nga UNMIK-u për t'i ikur përgjegjësisë për krimet e veta, dhe ky panel e mbështet këtë objektiv duke e rifilluar rastin bazuar në padinë politike të UNMIK-ut. Më 10 shkurt 2007 policia e UNMIK-ut shtypi me dhunë të drejtën tonë për tubim paqësor dhe mospajtim duke e vendosur një kordon të paligjshëm në mes të itinerarit të paralajmëruar të demonstratës, dhe duke e sulmuar demonstratën me gaz lotsjellës dhe plumba vdekjeprurës që vranë dy protestues paqësorë, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, dhe plagosën mbi 80 të tjerë. UNMIK-u dhe EULEX-i tani duan ta paraqitin brutalitetin e policisë ndërkombëtare si reagim ndaj veprimeve tona, dhe të shmangin përgjegjësinë penale. Derisa unë jam i vetmi që ndiqem penalisht, dhe që portretizohem si burim i dhunës, as UNMIK-u e as EULEX-i nuk kanë ndërmarrë masa për të ndjekur penalisht njësinë rumune të policisë që ishte përgjegjëse për vrasjet atë ditë. Edhe para rifillimit të këtij rasti kundër meje, EULEX-i ka bashkëpunuar me UNMIK-un në sabotimin e drejtësisë për 10 shkurtin: në pranverë të 2009-ës EULEX-i ndihmoi në eliminimin e mjetit të vetëm juridik në dispozicion të familjeve të të vrarëve dhe të plagosurve rëndë më 10 shkurt duke deklaruar se nuk mund të garantojë siguri për dëgjimin publik në rastin te Paneli Këshillues për të Drejtat e Njeriut. Serbia është sillur në të njëjtën mënyrë ndaj demonstratave: pjesëmarrësit i arrestonte dhe i dënonte, ndërsa policët që i vrisnin të pafajshmit liheshin të paprekur.
Unë e kundërshtoj këtë panel, gjithashtu, sepse duke e rifilluar këtë rast ju keni shpërfillur njëmbëdhjetë muajt e mi të kaluar në paraburgim për këtë rast politik; ju keni shpërfillur shpjegimin tim të mëparshëm pse kjo padi është ligjërisht absurde dhe politike, dhe keni shpërfillur dëshminë e dëshmitarit kryesor të akuzës që kishte konfirmuar se demonstrata më 10 shkurt ka qenë e qetë dhe se unë nuk e kam inkurajuar dhunën. Në vend që ta merrni këtë në konsideratë, që paralelisht me të gjitha shkeljet në rast do të kishte qenë më shumë se e mjaftueshme për ta mbyllur atë, ju e keni rifilluar sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sikur ta kishit hasur këtë rast në vendet tuaja ju do të kishit qenë të indinjuar me mungesën e drejtësisë. Rifillimi i tij këtu tregon se ju nuk mendoni se Kosova meriton drejtësi. Veprimtaria ime ka për synim drejtësinë, barazinë dhe vetëvendosjen. Duke e rifilluar këtë rast EULEX-i e demaskon përbuzjen e tij për parimet e objektivitetit, të drejtave dhe dinjitetit, në kundërshtim me atë çfarë BE-ja pohon se përfaqëson. Me rifillimin dhe ndjekjen e këtij rasti politik EULEX-i është duke e penguar drejtësinë. |
Albin Kurti - 14.06. 2010 | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin Mon Jun 21, 2010 1:01 am | |
| Takim jo zyrtar mes Thaçit dhe Haradinajt
Në Prishtinë është zhvilluar të martën në mbrëmje një takim joformal ndërmjet kryemistrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe liderit të opozitës dhe kyretar i AAK-së Ramush Haradinajt.
Takimi është zhvilluar në ambientet e një restoranti gjatë një pritjeje private të organizuar me rastin e ditëlindjes së ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell.
Thaçi dhe Haradinaj, kanë qëndruar disa minuta bashkë, kanë pasur një bashkëbisedim të shkurtër si dhe kanë bërë fotografi.
Në rrethin e ngushtë të këtij takimi kanë qenë edhe ambasadori britanik Andy Sparkes dhe ambasadori amerikan Cristopher Dell.
Ky është takimi i parë me tyre që prej kur qeverinë e Kosovës e drejton Hashim Thaçi dhe si i tillë cilësohet një takim i rëndësishëm, megjithëse takim joformal.
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, kanë qenë ndër figurat kryesore të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët pak kohë pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Kosovë, krijuan partitë e tyre politike.
Haradinaj ka qënë kryeministër i vendit në vitin 2005, kur qe detyruar ta ndërpres mandatin për t'u përballur me akuzat për krime lufte në Gjykatën e Hagës.
Ai u lirua si i pafajshëm dhe me t'u kthyer vazhdoi aktivitetin tashmë në opozitë.
Hashim Thaçi mori drejtimin e qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2007, ku partia e tij mori shumicën e votave.
Marrëdhëniet ndërmjet zotit Thaçi dhe zotit Hardinaj, asnjëherë nuk arritën të ishin në suaza normale të komunikimit.
Vetë zoti Haradinaj është shquar si njëri ndër kritikuesit më të fortë për qeverinë dhe kryeministrin Thaçi, ndërkohë që ky i fundit nuk ka treguar shenja bashkëpunimi, posaçërisht më zotin Haradinaj dhe partinë e tij.
Besohet se takimi i të martës, megjithëse takim jozyrtar, mund të nisë një fazë ç'tensionimit në raportet ndërmjet dy politikanëve me influencë në Kosovë.
Zoti Thaçi aktualisht është në koalicion me partinë e presidentit të vendit, Lidhjen Demokratike të Kosovës. BBCAlbanian.com
A mund te kete mundesi se i friksohen konkurences keta apo opinionit te albin kurtit nuk besoj se lirim i albinit u be thjesht se ka mbaru me heret burgun kush beson se nuk eshte bere lirim me prapavi!?presim edhe ca dit cfare do ndodhe??
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin Fri Jun 25, 2010 7:24 pm | |
| ”Garda e Car Llazarit” hyn me forcë në Kosovë | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin Sat Jun 26, 2010 12:05 am | |
| Po jav man me shki o petrit me kan me shqiptar te rjepin turpat,kjart po shihet se e shiten mitrovicen dhe askush ma spo shkon mas politikanve e vetmja zgjedhje esht te vetdisohum dhe te kerkojm hapur bashkimin komtar shansa e fundit per ti ikur decentralizimit te kosoves me proovinca serbe. | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin Sat Jun 26, 2010 12:12 am | |
| Ket te merkur ishem para parlamentit evropian dhe jau dham disa keshilla dhe vjerjtje te cilat do ju sjellin sukses evropies per ndriqimin e Historis Shqiptare. Motoja e kesaj proteste ishete jo si me par ,por as e re e as e vjeter Vetevendosje per Kombin shqiptar. | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin Sat Jun 26, 2010 12:36 am | |
| Siq duket dikush po hesh benzin në zjarr, Po kush do të ngrohet dh ekush do të digjet nga ky zjarr mbetet nj pik pytje e madhe ? | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin Sat Jun 26, 2010 11:04 pm | |
| Ja Tirqit ja hunin ska dyjat ? Bashkom Nese nuk ke nje ndjenj apo nje deshir per neser at as nuk e mendon as nuk e logjikon ta llogaritesh,por nese ke diqka si Vizion ather duhesh te mendosh s epa pun keto gjana nuk vin as nuk ndyshohen,dhe duhet me dit mir se askush nuk mund ti ndryshon te tjeret pa e ndryshu veten,prandaj ketu biem ne iden e nje nostaligjije qe na bren gjod dit ,se per zgjedhjen e nej problemi duhet te ndryshoj te gjith nga pak dhe te zgjedhin nje nga nej per ndryshe gjdo dit na si individ kemiprobleme nese ato nuk zgjedhen ather ne jemi ne fillim apo en fund te kapitullimit. Ne e dim qka dojm ne e dim qka kemi ne e dim kush jemi ne e dim se me kend dhe me qka duhet me u marr por ata qe keto pun i kan ne dor nuk i zgjedhin sepse paguhen per mos ti zgjedh,prandaj vuajm nga problemet e reja qe ata Politikan po naj shtoj ,se lere ato qe i kemi pas...?! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin | |
| |
| | | | Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |