Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin Empty
MesazhTitulli: Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin   Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin EmptyTue May 05, 2009 11:58 pm

Lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Albin Kurti është ndaluar sot në mbrëmje dhe po mbahet për disa orë në bisedë informative nga policia maqedonase në vendkalimin kufitar Bllacë, bën të ditur agjencia e lajmeve INA.

Albin Kurti ishte nisur për në Maqedoni për të marrë pjesë në manifestimin me rastin e shënimit të tre vjetorit të themelimit të Lëvizjes ZGJOHU! në Shkup.

Njoftimin për ndalimin në kufi të udhëheqësit të Lëvizjes VETËVENDOSJE e ka konfirmuar për agjencinë INA edhe kryetari i ZGJOHU, Artan Grubi, i cili ka shprehur shqetësime lidhur me këtë veprim të policisë maqedonase.

Ndërkohë, deri tani nuk ka pasur asnjë informacion apo reagim nga përfaqësues shqiptarë pranë Qeverisë së Maqedonisë. /INA/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin Empty
MesazhTitulli: Re: Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin   Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin EmptyWed May 06, 2009 4:25 am

Albin Kurti lirohet nga policia maqedonase në Bllacë 06/05/2009 01:58:43
Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin Exhibitor_listBetween

Udhëheqësi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti është liruar para mesnate nga policia maqedonase në vendkalimin kufitar të Bllacës në kufi me Kosovën.


Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e lajmeve INA nga burime pranë Ministrisë së Brendshme në Shkup. Kurti pas lirimit është kthyer në Kosovë, duke paralajmëruar detaje lidhur me ndalimin e tij nga autoritetet policore maqedonase.
Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski për sot ka paralajmëruar zyrtarisht se do të japin të dhëna lidhur me mbajtjen në kufi për pesë orë të liderit të Lëvizjes së njohur kosovare VETËVENDOSJE!, Albin Kurti.

Ai ishte nisur në Shkup i ftuar për të marrë pjesë në shënimin e 3 vjetorit të themelimit të Lëvizjes ZGJOHU! në Shkup. Përfaqësuesit e ZGJOHU! deklaruan se janë të shqetësuar ndaj veprimit të policisë për ndalimin e aktivistit të njohur shqiptar nga Prishtina. (INA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin Empty
MesazhTitulli: Re: Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin   Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin EmptyWed May 06, 2009 9:08 pm

qfar dallimi ka qeveria e jone prej qeverise komuniste!
Ata na rrefen pse lkerkojshim republik keta na rrefin pse kerkojme vetvendosje!
Ali Hogja Hogj Alija. fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin Empty
MesazhTitulli: Re: Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin   Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin EmptyFri May 08, 2009 9:13 am

Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin A1KLIKO



E provoi edhe Albini

E provoi edhe Albini


Vedat MEMEDALIU
Shkup, 6 maj - Një akt arbitrar, kërcënues, joligjor dhe me qëllime të errëta nacionaliste. Kështu e ka quajtur arrestimin dhe marrjen në pyetje nga ana e inspektorëve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, kreu i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, i cili të martën mbrëma, rreth orës 17, u ndalua në pikën kufitare Bllacë dhe u mbajt për më shumë se katër orë në njërën nga dhomat e Stacionit të Policisë në këtë vendkalim kufitar.
Në një deklaratë ekskluzive për "Koha", Kurti ka akuzuar policinë dhe shërbimin sekret të vendit se ndalimi i tij në kufi, ka qenë i planifikuar që më parë.
"Më lanë të prisja rreth dy orë derisa nga Shkupi erdhën tre inspektorë, njëri nga të cilët ishte serb. Në fillim të bisedës, më 'ligjëruan' çështje politike, duke më kërcënuar që herëve tjera, të mos udhëtojë për Shkup. Madje, më sugjeronin se nuk është mirë që unë, të flasë dhe të akuzojë politikën diskriminuese të Maqedonisë ndaj shqiptarë. Sepse sipas atyre tre inspektorëve, asnjëri nga politikanët e Maqedonisë nuk përzihet në punkt e brendshme të Kosovës dhe qeveria e Shkupit, të gjitha të drejtat u ka plotësuar shqiptarëve", tregon Kurti, i cili në momentin kur është marrë në pyetje, ka qenë i shoqëruar edhe me një aktivistë tjetër të "Vetëvendosjes".
Qëllimi i ndalimit të tij në kufi nga inspektorët e shërbimit sekret, sipas Kurtit, është futja e tmerrit dhe frikësimi i shqiptarëve të Kosovës, por edhe të Maqedonisë, të mos udhëtojnë në shtetet fqinje. "Kjo paraqet një tmerr dhe frikësim të shqiptarëve të Kosovës që të mos vizitojnë shqiptarët në Maqedoni. Është një lloj ndarje, një shkëputje që politika maqedonase tenton ta mbjellë mes shqiptarëve. Kjo vlen edhe për shqiptarët e Maqedonisë", shprehet Kurti, i cili në momentin kur edhe ndaluar në kufi, ka qenë duke udhëtuar për në trevjetorin e themelimit të Lëvizjes qytetare "Zgjohu!" në Shkup.
Shqiptarët të nënçmuar në institucionet e Maqedonisë
Madje, siç shprehet Kurti, herë pas herë, inspektorët nga brezi nxirrnin revolet, duke u munduar të më frikësojnë. "Në bisedë e sipër, shprehën nostalgji për Jugosllavinë, sepse siç thanë, janë inspektorë të punësuar para 20 viteve, që nga koha e Titos. U thash se periudha e një lideri duhet të matet pas vdekjes së tij dhe se dihet se çka ndodhi pas vdekjes së Titos. Këtu i nxorën revolet dhe i mbanin mbi tavolinë, duke u munduar të më frikësojnë", thotë kreu i "Vetëvendosjes!", duke shtuar se marrja në pyetje nga inspektorët vonohej me qëllim, që Kurti të mos arrijë me kohë në manifestimin e "Zgjohu!". Megjithatë, siç shprehet Albin Kurti, pas përfundimit të bisedës informative, edhe pse vonë, ai është nisur prapë në Shkup, megjithëse në dalje prap nga Maqedonia, vonë natën, është ndaluar përsëri për gjysmë ore në kufi, por pa u marrë në pyetje. Ai ka porositur partitë politike shqiptare, dhe pak më shumë BDI-në në pushtet, që të ndalojë shtypjen e shqiptarëve në Maqedoni, pasi siç është shprehur Kurti, shtypja e shqiptarëve në Maqedoni është më e lehtë duke i shkëputur vajtje-ardhjet e shqiptarëve të Kosovës në Shkup.
"Nuk ia vlen ajo energji që partitë shqiptare e harxhojnë me njëra-tjetrën. Shqiptarët janë në nënvlerësuar në institucionet e shtetit të Maqedonisë. Ata janë të nënçmuar dhe nuk i kanë ata të drejta që u takojnë. Serbët e Kosovës me 5 për qind disa herë më shumë kanë të drejta se shqiptarët në Maqedoni. Ata duhet t'ua mbrojnë interesat shqiptarëve, e jo vetvetes. Edhe pse nuk e di ndikimin e partive shqiptare në pushtet, por e di që në Maqedoni, ekzistojnë struktura të caktuara jolegale që veprojnë në mënyrë arbitrare ndaj shqiptare", ka akuzuar Kurti.
Buçi: Procedurë e rregullt policore
Ndërkohë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë versionin e tyre të ngjarjes.
Zëvendësministri Xhevat Buçi thotë se, sikur çdo qytetar, Kurti është marrë në biseda informative, por jo edhe arrestuar. Ai nuk i din arsyet pse kreu i Vetëvendosjes është marrë në pyetje, por thotë se është procedurë e rregullt e forcave të sigurimit.
"Bëhet fjalë për bisedë informative dhe jo për arrestim. Mbajtja e Albin Kurtit në kufi konsiderohet si procedurë e rregullt e forcave të sigurimit", tha zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhevat Buçi, duke mos mundur të arsyetojë më tepër procedurën se me cilin urdhër u mbajt në kufi Kurti.


KOHA
-----------------------------------------------------------------------
Populli shqypetar pyet me te drejte, pse u bene lufetat dhe kushe sot thirret ne emen te lufetes!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin Empty
MesazhTitulli: Re: Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin   Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin EmptyFri May 08, 2009 11:01 am

[size=29][size=29]Vazalitet

i pafund

Lirim DULLOVI
[/size]
[/size]
Arrestimi i liderit të Lëvizjes
"Vetëvendosja", Albin Kurti,
dhe mbajtja e tij për 5 orë në
stacionin policor në Bllacë të
Shkupit, është kulminacioni
i politikës antishqiptare që në formën më brutale
po udhëhiqet nga koalicioni VMRO-BDI.
Me shqiptarët e Maqedonisë kjo qeveri për
10 muaj mbaroi me të gjitha eksperimentet e
mundshme. Duruam ligje antishqiptare, i votuam
me gishtat tanë, duruam dajakun
policor ndaj fëmijëve tanë, burgosjen e studentëve
tanë më të mirë, lejuam ndërtimin e
kishave mbi themelet e Shtëpisë së Nënës
Terezë, mbylljen e shkollave shqipe, ndalimin
e librit shqip në kufi, dhe në fund, paramendoni,
i votuam protagonistët kryesorë të kësaj
politike dhe vazalët e tyre shqiptarë. Ndaj tani
së bashku, ky koalicion s'ka çka u bën tjetër
shqiptarëve të këtushëm. Në radhë tani janë
vëllezërit tanë nga Kosova. Sot Albini, nesër
Hashimi apo Ramushi, po të ishte gjallë sigurisht
edhe Adem Jasharin.
Këta nuk kanë fund. Zhvillojnë politikën e
Millosheviqit në Kosovë. Edhe këtu me kryqe,
kisha, me njësi speciale në vendbanimet tona
dhe burgosjen e shqiptarëve të pafajshëm.
Por, megjithatë ka një
dallim thelbësor me
shembullin e Kosovës.
Terrori i koalicionit
VMRO-BDI ka
legjitimitetin shqiptar,
për dallim nga ai i Millosheviqit.
Këtë shërbim
kësaj politike antishqiptare
po ia jep
lideri i UÇK-së, Ali Ahmeti,
nëpërmjet
zëvendëskryeministrit
shqiptar, nëpërmjet
zëvendësministrit tonë
në krye të kësaj policie,
nëpërmjet
zëvendësdrejtorit
shqiptar të Shërbimit
Sekret të Shtetit,
nëpërmjet shefit shqiptar të stacionit policor
në Bllacë…
Për fat të keq, Ahmeti nuk u ka siguruar
atyre fuqinë e vendosjes, edhe pse kjo nuk i
amniston ata nga përgjegjësia e të bërit instrument
në dëm të shqiptarëve. Së paku do
të duhej të distancohen nga urdhrat partiakë
për t'i shërbyer kësaj politike antishqiptare.
Shqiptarët e Maqedonisë me dorën e tyre po
godasin veten, ardhmërinë e fëmijëve të tyre.
Ky servilizëm ka ekzistuar dikur edhe në
Kosovë, por jo në këtë masë dhe jo në këtë
kohë dhe në këtë formë. Partitë shqiptare në
Maqedoni shpërblehen me votën e popullit për
këtë politikë. Kjo elitë politike shqiptare në
pushtet, nuk dëshiron që dikush si Albini të
vijë dhe ta kthjellë popullin shqiptar në Maqedoni.
Atë nuk po dëshirojnë ta bëjnë as ata që
ia ngarkuan vetes këtë detyrë. Dikush duhet
t'i zgjojë vetë ata që mbajtën fshehtë lajmin
për arrestimin e Albinit në kufi, se mos po
dëmtojnë partinë shqiptare në pushtet. Duhej
të reagonte me komunikatë të saj selia në Prishtinë
e Lëvizjes "Vetëvendosja" për ta njoftuar
botën shqiptare me këtë marrëzi të
pushtetit të marrë shqiptaro-maqedon.
Thjeshtë, këta gjithë së bashku kanë vendosur
të na turpërojnë para vëllezërve tanë
shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri. Këtu ka
vetëm një problem. Edhe ata, por edhe ne, i
themi vetes shqiptarë. A ka më keq?..

lirim@koha.com.mk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
Sponsored content





Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin Empty
MesazhTitulli: Re: Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin   Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Policia maqedonase ndaloi Albin Kurtin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Policia e Kosoves (serbise) burgosi Albin Kurtin
» Policia maqedonase maltreton kreun e BDK-së
» Piratët e Kosovës - Albin Kurti
» Pse nuk ka shqiptarë në parajsë? - Albin Kurti
» ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: