Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PROMOVIMI I LIBRIT TIM te 13-te nga

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Brunilda BOCOVA
Fillestar/e
Fillestar/e
Brunilda BOCOVA


Female
Numri i postimeve : 12
Age : 41
Vendi : SHqiperi-Fier
Profesioni/Hobi : -------------------------------------------------
Registration date : 29/10/2009

PROMOVIMI I LIBRIT TIM te 13-te  nga Empty
MesazhTitulli: PROMOVIMI I LIBRIT TIM te 13-te nga   PROMOVIMI I LIBRIT TIM te 13-te  nga EmptyThu Apr 29, 2010 9:36 pm

E Enjte ;
294-2010
PROMOVIMI I LIBRIT TIM te 13-te  nga U1_EdmondShallvari
Promovim libri dhe ekspoze e krijimtarisë së poetes Brunilda S.
Boçova, në 23 prill 2010 në Selanik.




Ishte kënaqësi, nder, shtim
gjallërie në jetën letrare të Lidhjes së Krijuesve "Dega e Blertë" në Selanik,
që nga çasti njoftues e ndodhës i aktivitetit promovues të librit të 13-të

"Psherëtima të gjunjëzuara" dhe ekspozeja e krijimtarisë së begatë, të
poetes
tashmë të afirmuar fierake, Brunilda Boçova. Për të mos rënë në përsëritje të
asaj çka do pasqyrohet pak më vonë këtu nga aktiviteti nëpërmjet
shkrimeve të
gazetave në gjuhen shqipe në Greqi, po paraqes Çertifikatën e dhënë
poetes nga
"Dega e Blertë"(anëtare e së cilës ajo është), që përbën evenimentin e
parë të
këtij vlerësimi për Lidhjen tonë e që do vazhdojë më tej për krijuesit e
tjerë
të saj në fushat e ndryshme të krijimtarisë. Gjithashtu, po vendos
diskutimin
tim të plotë, i cili më shumë se analizë konkrete të krijimtarisë(gjë që
u bë
nga diskutantët e tjerë), pati një udhëtim simbolik, nëpërmjet titujve


të 13 librave, të
arshivuar në
botimet e Brunildas.

Rilindjet dhe lindjet poetike të poetes Brunilda S. Boçova

Nga Edmond shallvari



PROMOVIMI I LIBRIT TIM te 13-te  nga U1_2

Krijimtaria e poetit, e sanksionuar në
librin e botuar, i shton ligjshmërisë natyrore të lindjes së jetës
njerëzore,
rilindje dhe lindje të tjera shpirtërore, që kanë të datuar vetëm
fillesën,
kurse fundin nuk mund ta profetizojë askush. Jetëgjatësia e tyre nuk
njeh dhe
s'ka të bëjë aspak me procesin moshues të plakjes, përkundrazi, ky
proces mund
ta rinojë e freskojë në paafatshmërinë kohore, në vartësi të vlerave dhe
shijeve
të lexuesve të ardhshëm.

Poetes Brunilda Boçova, i lexoj
biografinë rilindëse dhe lindëse, me fillesën e parë në vitin 1998.

Pse them rilindëse dhe lindëse?

Për mendimin tim, poeti rilind
nëpërmjet krijimtarisë dhe njëkohësisht lind vazhdimësinë e shpirtit të
tij me
krijesat e veta më të veçanta, më të dashura, më të prekshme e të
ndjeshme,
librat. Ndërsa rilindja ndodh dhe ndjehet brenda vetqenies së poetit në
çastet
magjike të krijimit, lindja del jashtë vetqenies e materializuar me librin e
botuar.

Më lejoni, që pa hyrë në hollësira
analizash letrare të krijimtarisë së begatë të Brunildas, të bëj një udhëtim
simbolizmash, pikërisht kohës rilindëse dhe lindëse të krijimtarisë së saj.

Lindja e parë është dhe vetë
dilema e parë, mendimi, shqetësimi dhe meraku i parë, sikurse gëzimi,
emocioni dhe lumturia e parë.

Tek Brunilda, kjo shumësi

ndjenjash e mendimesh, koncentrohet në vetë titullin pagëzues, titull që
përbën
sanksionimin e krijimtarisë në librin e parë të saj.

Fillon kështu udhëtimi i parë
lindës i poetes, që na pyet e vetpyetet, e bindur, që më shumë se ne,
është vetë
ajo çkoduesja e kodit zgjidhës të pyetjes, "Si ta shkruaj psherëtimën".

Brunilda paralajmëron lexuesin për
pozicionimin e saj në këndvështrimin e botës, pozicionim i qëndrueshëm, i

pandryshueshëm, por i pasuruar nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme e
të larmishme.

Mua, ky pozicionim, më ngjan me
boshtin, me qendrën valore, që sipas intensitetit goditës shumohet në
rrethvalëzimet.

Pasi kërkon e kërkon se si ta
shkruajë psherëtimën, poetja kapërcen gjendjen në vitin 1998, duke
preferuar
tjetër rrugëtim lindës në, "Ujvara e ëndërrës", gjë që e arrin pas pesë
vitesh
ta prekë e jetësojë(2003).

E plotësuar në prekje realitetesh
brenda e përtej reales, poetja shton pretendimet e saj në hapësirën e
pakufishme
të universit, aq sa po atë vit(2003), edhe "Disqet nisin të flasin"
përmes penës kozmike.

Tashmë, rezonanca valore e

Brunildas përmasohet sa horizontalisht, aq dhe vertikalisht në udhëtimin
lindës
kohor një vjeçar, ku veç fajeve tokësore, zbulon dhe "Fajet e reve"
(2004). Mos
e bën këtë ngjitje lartësish për të parë mbase më qartë dallgët e
shpupurisura?
Besoj se po, se ja tek zbret pastaj, për të bashkuar penën me "Penët që i
krehin dallgët" (2005).

Vënia në zap e tyre, e bën të
rikthejë po atë vit sytë drejt qiellit dhe me shpejtësinë e mendjes
arrin të
realizojë, "Simbiozën e yjeve" (2005).

Kjo është Brunilda, një
eksploratore hapësirash të dukshme e të padukshme, duke na bërë dhe ne
bashkudhëtarë të varur e relativisht të pavarur prej saj.PROMOVIMI I LIBRIT TIM te 13-te  nga U1_1


Kështu dhe ne, veç perëndimit
magjepës që shijojmë pragmuzgjeve, dallojmë, falë këtij bashkëudhëtimi,
edhe një
"Perëndim të cfilitur", në vitin 2006. Atë, nuk mund ta dallojë kurrë
shikimi i
lirë njerëzor, as sy meteorologu, apo astronomi. Eshtë jashtë aftësisë e
fuqisë
shqisore e perceptuese të tyre, por jo të poetes, që po në vitin 2006,
duke mos
dashur të na lerë vetëm me cfilosjen e perëndimit, na zgjon magjishëm me
një
"Fjalëz të vesuar".

Cili laborator shkencor, veç atij
letrar, mund të arrijë magjinë krijuese e konvertuese të idesë me
materien, të frymës me trupin?

E ky laborator letrar, ku

eksperimenton e krijon suksesshëm Brunilda Boçova, nuk ndalet vetëm në
tjetërsime realitetesh në funksion të mesazheve të forta ndaj shoqërisë,
por
edhe në depërtime shpirtrash njerëzorë të trazuar.

2007-a e Brunildas na le
"Në
gjunjë të mallit" e jo vetëm ai vit. Malli kthehet në mundimin e madh e
gërryes
të shpirtrave njerëzorë, të ndarë e degdisur gjithandej kësaj
bote.

Tipik me të këqijat e tij

përsëritëse në kohë, marsi nuk i shpëton dhimbjes e revoltës së poetes.
Simbioza
e tij me 7-tën, sjell "Shtatëdhjet e shtatë tufane marsi".Një kataklizmo
e tërë,
një apokalips pa fund, edhe pse pas një viti, laboratori letrar i poetes
do
krijojë një "Mars të zbutur nga vetëtimat".

Brenda fuqishmërisë tërbuese
marsiane, një tjetër fuqishmëri kundërvënëse, jo asgjësuese, por
zbutëse, gjë që
vetëm forca e fjalës, kodi i saj, mund të arrijë ta realizojë.

Pas një marsi të zbutur, s'ka si
mos dëshirosh përsëri detin dhe të udhëtosh me anijen "Metaforë mbi
valë" në vitin 2009.

Brunilda është Poseidoni i
ujrave në poezi.

Pas një udhëtimi gati 12 vjeçar,
me koencidencë 12 herë rilindjesh të vetvetes dhe lindjesh librash,
Brunilda
Boçova duket sikur bën epilogun e brendshëm logjik të tyre me lindjen e
re të librit të 13-të në fundvitin 2009.

Po miq!

Po,
Brunilda!

Prologu pyetës, "Si ta shkruaj
psherëtimën", tashmë ka epilogun e vet zgjidhës. Laboratori tënd letrar,
ja
arriti vërtet jo vetëm të shkruajë psherëtimat, por t'i kthejë ato
magjishëm në
"Psherëtima të gjunjëzuara".

Urime, poete!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PROMOVIMI I LIBRIT TIM te 13-te nga
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Promovimi i Grupit Nismetar!
» Panair- ekspoze i librit universal "Pegasi" Albania 2023
» Kulturocidi ndaj librit shqip në Maqedoni
» Panairi Ndërkombëtar i Librit hapet në Stamboll
» PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA DHE “ DITA BOTËRORE E LIBRIT”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: