Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Promovimi i Grupit Nismetar!

Shko poshtë 
+2
Sofra
Guximi
6 posters
AutoriMesazh
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptyMon Dec 01, 2008 11:49 pm

Me rastin e 28 Nëntorit para Kuvendit të Kosovës u bë promovimi i Grupit Nismëtar për formimin e organizatës së të rinjve të Lëvizjes për Bashkim.

Ky ishte aksioni i parë i këtij grupi. Grupi Nismëtar zhvilloi më këtë rast edhe një protestë simbolike kundër Ligjit të festave të Republikës së Kosovës dhe kërkoi që 28 Nëntori - Dita e Flamurit të bëhet festë shtetërore në Kosovë. Në pllakatin e të rinjve të ngjitur në rrethojat e Kuvendit të Kosovës shkruante: 28 Nëntori, Dita e Flamurit – Festë zyrtare në Kosovë!

Gjatë këtij manifestimi të rinjtë e Lëvizjes për Bashkim shpërndanë flamuj të shumtë kombëtarë dhe gjithashtu shpërndanë broshurën ku përfshihet Programi Politik dhe Platforma Politike e Lëvizjes për Bashkim.



Mund ta shikoni nje video interesante nga ky aktivitet:

http://www.levizjaperbashkim.com/Informacioni/Aktivitete/a10/video2.html


Pershendetje,

Guximi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptyMon Dec 01, 2008 11:58 pm

Guximi është hap i rëndësishëm dhe i qëlluar drejtë realizimit të aspiratave tona mbarëkombëtare dhe drejtë Bashkimit Kombëtar. fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptyTue Dec 02, 2008 12:08 am

Po, megjithate i vogel Very Happy.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Gjura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Gjura


Male
Numri i postimeve : 1902
Age : 41
Vendi : Shqiperi
Registration date : 18/02/2008

Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptyTue Dec 02, 2008 12:16 am

Nje iniciativ qe duhet perkrahur.

Kjo eshte e ardhmja e Shqiperis se Bashkuar.

Kjo e deshmon edhe njeher, se flamuj te imponuar nuk e kan jeten e gjate ne token arberore!

Vetem ky fla dote valoj ne nje Shqiperi te Bashkuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptyTue Dec 02, 2008 1:34 am

guximi shkruajti:
Po, megjithate i vogel Very Happy.

Iniciativat sado të vogla të jenë, kur janë të drejta bëhen të mëdha...kur i përkrah populli.
Ato iniciativat e ndihmojnë popullin të bëhet unik të marshojë me flamurin e lirisë, Kuq dhe Zi në ball drejtë Bashkimit Kombëtar.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Tue Dec 02, 2008 1:52 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptyTue Dec 02, 2008 1:35 am

guximi shkruajti:
Po, megjithate i vogel Very Happy.
Do rritet shum shpejte, gjerat e mira vijne ngadale...!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptyTue Dec 02, 2008 1:11 pm

Guximi thuju atyne te Levizjes a e doni ni njeri mjav stervit antart hahahhahahaaha.

Gjithqka qellimëmire duhet te kete sukses,
e kjo Levizje nuk po ec andej nga s'duhet.
Suksese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptyTue Dec 02, 2008 3:05 pm

Hahahahahahahaha. Do e dergoi porosine nese mundem Razz:P:P.

Respekt,
Guximi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptyTue Dec 02, 2008 6:00 pm

Urime!

Cdo gje qe afron bashkimin eshte e mireseardhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptyThu Feb 05, 2009 6:23 pm

NJOFTIM





Nesër, më datën 6.2.2009, Lëvizja për Bashkim zhvillon aksionin “MITROVICË: SERBIA JASHTË!”.

Grupi Nismëtar për themelimin e organizatës së të rinjve të Lëvizjes për Bashkim me këtë datë do të shpërndajë 10000 fletëpalosje në të cilat shprehen qëndrimet e Lëvizjes për Bashkim në lidhje me qytetin e Mitrovicës dhe zonat tjera shqiptare në veri të Kosovës.

Qëllimi i këtij aksioni është që të tërhiqet vëmendja në lidhje me kolonizimin e territoreve shqiptare nga ana e Serbisë dhe sensibilizimi i opinionit në lidhje me këtë çështje.

Aksioni zhvillohet në pjesë të ndryshme të Prishtinës, ndërsa qendra e aksionit do të jetë në sheshin “Nëna Terezë” dhe fillon në ora 12.00.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptySat Feb 07, 2009 2:45 pm

Aksioni i LB-se:

MITROVICË: SERBIA JASHTË!




Veriu i Mitrovicës



  • Pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës jo vetëm para luftës së fundit, por edhe deri në vitin 2000 ka qenë e banuar me mbi 70% shqiptarë.




Dëbimi



  • Si pjesë e planit të Serbisë shqiptarët u dëbuan dhe po vazhdojnë të dëbohen me dhunë nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës, kurse në pronat e shqiptarëve u vendosën dhe po vendosen serbët. Ky spastrim etnik u krye dhe po kryhet para syve të ndërkombëtarëve dhe me miratimin e heshtur të tyre. Sidoqoftë, shumica e shqiptarëve të veriut të qytetit janë akoma pronarë të ligjshëm të pasurive të veta atje.




Politika e gabuar



  • Qeveritë e deritanishme të Kosovës e kanë përcjellë këtë gjendje me indiferentizëm dhe kështu e kanë ndihmuar kolonizimin e veriut të Mitrovicës. Derisa qeveria e Serbisë po e vazhdon luftën dhe po i terrorizon shqiptarët e veriut të Mitrovicës, institucionet kompetente ndërkombëtare të sigurisë po bëjnë sehir! Ndërsa Qeveria e Kosovës, në vend se të intervenojë në zbatimin e ligjit dhe kthimin e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës, po propagandon investime parash, investime të cilat, nëse shqiptarët nuk kthehen në pronat e veta, do të jenë në dobi të kolonëve të rinj.






Decentralizimi - ndarje juridike



  • Me Pakon e Ahtisarit parashihet formimi i dy komunave në qytetin e Mitrovicës, çka do të thotë ndarje edhe juridike e qytetit dhe pranim i gjendjes së krijuar me dhunë e terror.




Qytetarët të kthehen në pronat e veta



  • Të gjithë banorët e Mitrovicës pa dallim etnie duhet të kthehen në pronat e veta. Kjo është një e drejtë elementare e cila garantohet me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, por edhe me kushtetutën e Kosovës.




Të bashkohet Mitrovica



  • Duhet të përdoren të gjitha mjetet e mundshme për ta bashkuar Mitrovicën! Të mos lejojmë që para syve tanë të kryhen krime ndaj popullatës shqiptare të Mitrovicës dhe kështu spastrimi etnik të bëhet fakt i kryer. Përdorimi i të gjitha mjeteve për ta realizuar këtë qëllim është një e drejtë e patjetërsueshme e mbarë popullit shqiptar. Veprimi institucional i Qeverisë do ta shmangte nevojën për mjete tjera.






6 shkurt 2009 LËVIZJA PËR BASHKIM

Pamje nga Aksioni:

Promovimi i Grupit Nismetar! 4


Promovimi i Grupit Nismetar! 1

Promovimi i Grupit Nismetar! 2

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptySat Feb 07, 2009 3:22 pm

Dje nje profesor imi ma dha nje fletushke te cilen e kishin shprendare aktivistet e levizjes per Bashkim.

Fletkushka e shprendare mu duk mjaft e qelluar, sepse kish nje gjuhe shume te thjeshte dhe perqendrohej drejteperdrejte ne te analizuarit e thjeshte te thelbit te problemit ne Mitrovice. Kesaj levizjeje une i deshiroj me gjithe zemer pune te mbare e te palodhshme ne vetedijesimin e masave. Vetedijesimi eshte nje mision i shenjte, te cilin e respektoj me tan qenien time. Ndaj, keta misionare te vetedijeismit s'ben te ndalen, ata duhet te vazhdojne vec perpara
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptyThu Feb 26, 2009 3:59 pm

AKSIONI : KOSOVA ESHTE SHQIPERI

Promovimi i Grupit Nismetar! 4




Promovimi i Grupit Nismetar! 6
Promovimi i Grupit Nismetar! 3


NJOFTIM





Sot, më 26.2.2009, Lëvizja për Bashkim zhvilloi aksionin “KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI!”.

Ishte kjo pjesa e radhës e aksionit trepjesësh. Pjesa e parë ka qenë: “Presheva është Kosovë!”. Pjesa e dytë: “Mitrovicë: Serbia jashtë!”.

Qëllimi i Lëvizjes për Bashkim me këto aksione ka qenë që ta sensibilizoi opinionin e gjerë ne lidhje me çështjet që përbëjnë shtyllat kryesore të interesit kombëtare si dhe t’i thyej të ashtuquajturat tema të ndaluara e të imponuara nga faktori ndërkombëtar dhe politika dominuese në Kosovë.

Lëvizja për Bashkim do të vazhdoj me aktivitete të tjera (tryeza, debate me qytetarë etj.) në lidhje me këto çështje.









Prishtinë, 26.2.2009 Lëvizja për Bashkim

Pllakata e aksionit: KOSOVA ESHTE SHQIPERI ne formatin PDF: http://www.levizjaperbashkim.com/Informacioni/Aktivitete/aksioni3/Pllakati%20A2.pdf


Edituar për herë të fundit nga Guximi në Thu Feb 26, 2009 4:12 pm, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptyThu Feb 26, 2009 4:03 pm

Kosova është Shqipëri!



Të nderuar përfaqësues të mediave, ju përshëndes!



Kemi hyrë në vitin e dhjetë të largimit të forcave të Serbisë nga Kosova dhe në vitin e dytë të shpalljes së pavarësisë dhe Kosova nuk po arrin akoma që të mirat që do të duhej t’i gëzonte nga këto ngjarje të rëndësishme t’i kthej në të mira materiale, në të mira të prekshme.

Edhe pas këtyre ngjarjeve Kosova mbetet me një situatë të nderë politike, me një situatë të brishtë të sigurisë, me një gjendje të rëndë ekonomike, me një gjendje shumë të rëndë në shëndetësi, në arsim e sidomos, dhe, që është më shqetësuesja, Kosova vazhdon të ballafaqohet me një gjendje tepër të rëndë sociale. Pagat e ulëta, ngritjet e çmimeve, politika e rëndë fiskale për qytetarët nga ana Qeverisë së Kosovës dhe në fund varfëria në të cilën vazhdon të jetojë qytetari i Kosovës janë karakteristikat themelore të kësaj gjendjeje të vështirë e të paperspektivë.

Pa dyshim se këto janë edhe pasoja të një pushtimi të gjatë, por shkaktari i vërtetë që ne nuk po mund të nisemi drejt një stabiliteti politik, ekonomike e social në mënyrë të drejtpërdrejtë është moszgjidhja e plotë e konfliktit shqiptaro-serb.

Për shkak të moszgjidhjes së plotë të konfliktit shqiptaro-serb, Kosova dhe populli shqiptar janë privuar nga të drejtat elementare njerëzore dhe ky ndalim përmbahet në rezolutën 1244, Pakon e Ahtisarit si dhe pasqyrimi i tyre në Kushtetutën e Kosovës. Ndalesa më e dukshme dhe më e dëmshme është ajo që popullin shqiptar e privon nga e drejta e të qenit sovran, nga e drejta për të vendosur vetë për fatin e vet, pra nga e drejta për vetëvendosje.

Çështjet e pazgjidhura të marrëdhënieve shqiptaro-serbe vazhdojnë të mbeten veri i Kosovës dhe Presheva, Bujanoci e Medvegja.

Ne mendojmë se zgjidhja e këtyre dy çështjeve mjaft të rëndësishme mund dhe duhet të arrihet duke respektuar të drejtën për vetëvendosje për të dyja palët.

Duke e parë gjendjen politike të të dyja palëve si dhe involvimin e faktorëve ndërkombëtarë në këtë çështje ne mendojmë se politika e respektimit të të drejtave të njëjta si në rastin e veriut të Kosovës, ashtu edhe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë është rruga më e mirë për të arritur deri te zgjidhja e plotë e çështjeve të mbetura të pazgjidhura në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Do t’ua jap disa shembuj të politikës së reciprocitetit që do të duhej të ndiqet me këtë rast: Në qoftë se serbët e veriut nuk i njohin institucionet e Kosovës si të vetat, as shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës nuk duhet t’i njohin ato të Serbisë si të vetat, pra duhet t’i braktisin ato dhe t’i ndërtojnë institucionet e veta; Në qoftë se serbët e veriut bojkotojnë zgjedhjet e Kosovës edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës duhet t’i bojkotojnë ato të Serbisë; Në qoftë se Serbia me Gjashtëpikëshin kërkon që doganat, policia etj., të kontrollohen nga serbët, Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë që edhe doganat, policia etj., në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të kontrollohen nga shqiptarët dhe, në fund të fundit, në qoftë se serbët e veriut të Kosovës kërkojnë të bashkohen me Serbinë edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës duhet të kërkojnë të bashkohen me Kosovë.

Këto dy çështje mund të zgjidhen me bisedime. Jo me bisedime teknike, jo me bisedime të imponuara dhe për çështje vetëm të serbëve, por me bisedime serioze dhe përmbajtjesore, ku temë e vetme e bisedimeve do të ishte Presheva, Bujanoci e Medvegja dhe veriu i Kosovës.

Në qoftë se këto çështje nuk zgjidhen ato do të vazhdojnë të përshkallëzohen dhe do të vazhdojnë të jenë pengesa edhe në zhvillimet demokratike të të dy vendeve dhe pengesa për integrime të mëtutjeshme ndërkombëtare, por njëkohësisht do të jenë edhe kërcënim për paqen në rajon e më gjerë.

Në qoftë se çështja e veriut të Kosovës dhe çështja e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës mund të zgjidhet me bisedime shqiptaro-serb, çështja e qytetit të Mitrovicës nuk mund të zgjidhet me bisedime të një niveli të tillë. Çështja e Mitrovicës duhet të zgjidhet duke i bërë presion faktorëve ndërkombëtarë të implikuar në rastin e Kosovës dhe të cilët janë të thirrur për ruajtjen e sigurisë. Presioni duhet të bëhet nga ana e institucioneve dhe nga ana a popullit, pra presion institucional dhe jashtinstitucional për kthimin e qytetarëve në pronat e tyre dhe siguria e plotë në këtë qytet.

Të gjitha këto çështje ne i kemi sanksionuar në Platformën tonë Politike dhe me qëllim të sensibilizimit të opinionit për këto çështje ne kemi zhvilluar aksione të ndryshme, ndërsa sot do ta zhvillojmë pjesën e radhës të aksionit trepjesësh për heqjen e pengesave për vetëvendosje. Aksioni i tretë zhvillohet me moton “Kosova është Shqipëri”. Ai ka filluar dje me vendosjen e pllakateve dhe vazhdon sot me shpërndarjen e fletëpalosjeve. Qendra e aksionit do të jetë në sheshin “Nëna Terezë” dhe fillon në ora 12.00.

Përfundimisht: vetëm pas zgjidhjes së plotë të çështjes shqiptaro-serbe Kosova mund të bëhet vërtet e pavarur dhe vetëm atëherë ajo mund të vendos vetë për fatin e vet dhe në përputhje me të drejtën e kombeve për vetëvendosje, nëpërmjet të një referendumi të thjeshtë do të vendoste për bashkim me Shqipërinë.



Duke i pasur parasysh të gjitha këto që i thamë më lart, në funksion të fillimit të zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptaro-serbe si dhe në funksion të krijimit të kushteve që Kosova të bëhet vërtet sovrane dhe të ketë mundësi ta shfrytëzojë e papenguar të drejtën e kombeve për vetëvendosje institucionet e Kosovës do të duhej që:



)[/size] të bëjë presion institucional tek faktorët ndërkombëtar për kthimin e banorëve të Mitrovicë në pronat e tyre si një e drejtë elementare njerëzore;



2) zyrtarisht të kërkojë nga Qeveria e Serbisë që ajo të respektojë të drejta të njëjta për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me të drejtat e serbëve në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.







Prishtinë, 26.2.2009 Avni KLINAKU

[size=12] Kryetar i LËVIZJES PËR BASHKIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! EmptySun Mar 08, 2009 2:17 pm

Ketu mund te ndiqni nje video-material te shkurter mbi aksionin "KOSOVA ESHTE SHQIPERI" :

https://www.youtube.com/watch?v=5VMj3OHu8Hk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Promovimi i Grupit Nismetar! Empty
MesazhTitulli: Re: Promovimi i Grupit Nismetar!   Promovimi i Grupit Nismetar! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Promovimi i Grupit Nismetar!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PROMOVIMI I LIBRIT TIM te 13-te nga
» PROMOVIMI I PUNËS SHKENCORE...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: