Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Panairi Ndërkombëtar i Librit hapet në Stamboll

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Panairi Ndërkombëtar i Librit hapet në Stamboll Empty
MesazhTitulli: Panairi Ndërkombëtar i Librit hapet në Stamboll   Panairi Ndërkombëtar i Librit hapet në Stamboll EmptyFri Nov 14, 2014 10:15 am

Panairi Ndërkombëtar i Librit hapet në Stamboll

Panair Vjetor i Librit në Turqi ka filluar me pjesëmarrjen e zyrtarëve të qeverisë hungareze dhe turke të shtunën në rrethin Beylikduzu të Stambollit.
Panairi më i madh i Ndërkombëtar i Librit në Turqi i ka hapur dyert e saj për vizitorët të shtunën me një ceremoni në edicionin e saj të 33-të.
Duke folur në këtë ceremoni, Zoltan Balog, Ministri i Burimeve Humane të Hungarisë - mysafir nderi në Panair, tha se përkthimi i librave midis gjuhëve turke dhe hungareze dhe Panairi i Librit i lidhë dy kulturat.
"Shumë prej jush mund të mos kenë mundësi për të shkuar në Hungari, por librat hungareze vizitorët mund t’i blejnë do të jetë një ftesë për vendin tonë. Ata do të shohin miqësinë shekullore mes Turqisë dhe Hungarisë," shtoi ai.
Pavioni i Hungarisë në Panairin Ndërkombëtar të Librit do të presë shkrimtarët kryesorë të vendit siç janë Peter Esterhazy, Laszlo Darvas, Dora Csanyi dhe Katalin Szegedi.
Këtë vit, Panairi Ndërkombëtar i 33-të i Librit në Stamboll do të dëshmojë mbi 850 botues nga e gjithë bota, plus panele, seminare dhe punëtori në mesin e gjithsej 270 aktiviteteve.
Gjithashtu, gjatë një fjalimi në ceremoninë, kritiku i filmit turk dhe shkrimtar nderi i këtij viti, A. Dorsay, tha se "duke qenë shkrimtar nderi është shumë e rëndësishme për mua jo vetëm për shkak se është 100-të vjetori i kinemasë turke, por Turqia bëri përparim të madh këtë vit në shumë fusha të tilla si kinemaja, letërsia dhe muzika. "
Panairi Tujap në rrethin Beylikduzu e Stambollit do të kandidojë me temën e "100 Vjet të Kinemasë Turke" në festimin e njëqind vjetorit të industrisë së kinemasë turke.
Panairi përfshin një numër të madh të intervistave, paneleve, recitaleve, muzikë dhe ekspozita të cilat dëshmojnë udhëtimin shekullor të kinemasë në Turqi.
Panairi i Librit do të sjellë së bashku 40-të shkrimtarë të huaj dhe skenaristë të tillë si autori polak, Janusz Glowacki, kritiku i filmit dhe historiani, Philip Kemp dhe romancieri, Tess Gerritsen.
Panairi mund të vizitohet në mes orës 10:00-19:00 çdo ditë deri më 16 nëntor 2014. Ashtu si në vitet e mëparshme, panairi do të jetë e lirë për studentët dhe mësuesit, ndërsa për vizitorët të tjerë hyrja do të jetë 5 lira turke.

Burimi: World Bulletin
Përktheu nga Anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
======================================================




Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Panairi Ndërkombëtar i Librit hapet në Stamboll
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hapet Qendra Kompjuterike Kur'anore
» Hapet xhamia në aeroportin e Mynihut
» Përurimi i librit Prijës Fetarë dhe Shpirtërorë Shqiptarë
» Hapet Qendra Kulturore Islame në Rusi
» Hapet Xhamia më e madhe në Halondë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: