Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kulturocidi ndaj librit shqip në Maqedoni

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Kulturocidi ndaj librit shqip në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Kulturocidi ndaj librit shqip në Maqedoni   Kulturocidi ndaj librit shqip në Maqedoni EmptyMon Apr 26, 2010 1:39 pm

Javës së kaluar i tërë opinioni shqiptar, por edhe më gjerë u shokua nga mungesa apo deficiti i librit shqip në Panairin e organizuar në qytetin e lashte dardan të Shkupit. Mungoi libri shqip nga Shqipëria dhe nga Kosova. Edhe ato pak libra që ishin në shqip të sjellura nga ca shtëpi botuese shqiptarë, nuk plotësoi nevojën e lexuesit shqiptar, sepse ishin tituj vetëm se të njohur më përpara dhe të konsumuara deri diku nga lexuesi. Arsyeja se përse mungoi libri shqip në këtë Panair pak a shumë e din të gjithë. Po ajo që të çudit më shumë është mos reagimi i intelektualëve, akademikëve, njerëzve të penës dhe partive politike shqiptare në përgjithësi.

Gjithçka kaloi në heshtje. Sikurse edhe çdo veprim tjetër antishqiptarë. Dhe prapë heshtje. Prapë në vend se të reagohet, heshtet. Thuaja se nuk vlen për ne thënia e urtë “I pësuari, i mësuari” Ne vazhdimisht pësojmë dhe asnjëherë nuk mësojmë. Pse shtrohet pyetja? Sepse mungon zëri kritik, apo edhe ai zë i vetëm dhe i rrallë që është margjinalizohet. Pushteti aktual maqedonas në vazhdën e politikës së tij antishqiptare din ku të godet më së miri. Ai godet në librin shqip. Sepse është koshient për thënien “Kush më shumë di, më shumë do të dijë”. Ky pushtet nuk do që shqiptarët të dinë. Ai i do shqiptarët servil, puthadorësh, të mjerë, analfabet apo edhe më keq analfabet me diploma. Si çdoherë. Ky pushtet në vend se të jetë i hapur ndaj librit ai tkurret në absurditet. Sot kur në botën e civilizuar dhe qytetëruar flet gjuha e kibernetikës, e shkencës, e librit të digjitalizuar dhe të internetizuar, në Maqedoni ndodh e kundërta. Lëre më që mungojnë këto të fundit, por edhe libri shqip ndalohet e nuk lejohet. Pushtetarët maqedonas kanë frikë prej tij, sepse e dinë se arma më e fortë për të sfiduar tjetrin është leximi. Për këtë pushtet është shumë mirë kur shqiptari hesht dhe nuk flet, kur shqiptari nuk lexon, kur shqiptari në vend se të kërkojë dituri kërkon servilitet. Për atë arsye fatkeqësitë na rrjedhin në mënyre serike një pas një pa ndalur. Për atë arsye si kombi më i vjetër në Ballkan dhe në Evropë, anashkalohemi nga pushteti përfaqësuesit e të cilit nuk e dinë para 20 vitesh çfarë kanë qenë e çfarë janë tashti. Dhe neve në vend se të veprojmë, neve heshtim.
Habia dhe mllefi edhe më i madh më ndodh çdoherë kur vizitoj Prishtinën dhe Tiranën dhe blej çdoherë libra atje dhe kur kthehem për në shtetin “tim”, në kufi doganieri çdoherë më kontrollon veturën dhe çantën e mbushur çdoherë me libra. Dhe e shoh se i pengon. Herën e fundit i pengoi tej mase libri shume i bukur me ilustrime i studiuesit shqiptar nga Kosova z. Faton Mehmetajt, me titull: “Natë yjendezur, nga mbreti Pirro e deri tek Adem Jashari”. Dhe kur doganieri më pyeti më tha se çfarë është kjo, iu përgjigja me një pezëm të madh “A je zotëri i shkolluar, ky është libër e asgjë tjetër”. Më tha që gjoja se nuk paskam të drejtë të kaloj në kufi libra. Atëherë durimi nuk me pushoi e i thash troç “Kapni hajnat, kontrabanduesit e armëve dhe të drogës, kriminelët, vjedhësit e fëmijëve që humbin çdo ditë, e më leni rehat”. Nuk kishte çfarë të bëjë dhe më liroi i hidhëruar tej mase.
E bisedoja me vetveten, se përse i pengon këtij njeriu libri shqip, duke e ditur përgjigjen aty për aty, por duke u hidhëruar edhe më shumë me partitë politike shqiptare në pozitë posaçërisht, po edhe ato në opozitë, se si nuk ngritin asnjëherë zërin ndaj diskriminimit të librit shqip. Dhe përnjëherë më dalin përpara tregimet e babait tim dhe të familjarëve e dashamirëve më të vjetër se unë, që më rrëfenin për vështirësinë e leximit të librit shqip dhe blerjes së po të njëjtit gjatë kohës së monizmit. E thash vet me vete, po çfarë ndryshimi kanë rrethanat aktuale neomoniste prej atyre më përpara. Asgjë. Tani më duket edhe më keq. Përpara sillej libri nga Shqipëria e Kosova edhe pse me vështirësi nëpër duart e shqiptarëve të Maqedonisë edhe pse me barriera të shumta, ndërsa tani në vend se të hiqen barrierat ato na performojnë dhe shfaqen në formë tjetër edhe më të vrazhdë.
Dhe më vjen ndërmend pyetja për pushtetarin aktual shqiptar në qeverinë e Maqedonisë, “A do, e s’di, a din e s’do” ? Kam drojë së mos vallë janë të dyja.
Dhe papritmas nga frika mos të personalizoj asgjë, duke qenë çdoherë koshient për thënien: “Sa më shumë të flasësh në vetën e parë aq më pak je vetvetja” përmes këtij artikulli shpreha indinjatën e çdo lexuesi shqiptar që është ndier i ofenduar tej mase nga kultorocidi i librit shqip në këtë Panair, si dhe nga heshtja e paskrupullt e akadhemykëve që duhet të flasin dhe e pushtetarëve servil shurdhmemec. Andaj besoj se nuk do të has në hidhërim por në mirëkuptim. Sepse, Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kulturocidi ndaj librit shqip në Maqedoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: