|
| "Magjia e përkthimit " Intervistë | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:19 pm | |
| Poetët, shkrimtarët, gjithë krijuesit, s’e ndiejnë kurrsesi dallimin, racën, shtetësinë, kombësinë e tyre, …
Ata kanë një vëllazërim dhe një motërzim të paparë dhe një respekt të ndërsjelltë me njëri - tjetrin. Ky është një modul, të cilin duhet të arrijë shoqëria njerëzore dhe që tregohet me pararojën inteligjente të njerëzve të aftë e plot talent. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:20 pm | |
| Intervistë me Presidentin e Lidhjes Internacionale të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” Albania, poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Kristaq F. Shabani
Dhënë gazetares dhe poetes Yllka Ponde WP.S, TVSH “Gjirokastra”
1. A mund të na bëni një panoramë të vitit 2009 për Lidhjen Internacional të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” Albania me qendër në Gjirokastër, një qytet i cili gjithmonë është shquar për inteligjencë, kulturë, letërsi dhe art?
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:20 pm | |
| VITI 2009 mund të motivohet:
Një punë aspiruese dhe pasionante… Lidhësi dhe paqetim i mirëfilltë. Njohje të reja dhe lidhësi të reja. Harmonizime dhe projekte për Letërsinë në të ardhmen. Organizmat letrare operuese sot në Botë, që kanë mbledhur në gjirin e tyre krijues të mirëfilltë, zhvillojnë një veprimtari pasionante me theks të veçantë dhe bashkëpunojnë njëra me tjetrën me vizion. Kongrese, Simpoziume, Olimpiada, Panaire, Ekspoze librash, konferenca letrare në mbarë Globin. Mbahen kumtime profesionale, analitika për t’u marrë shembull për të gjitha gjinitë. Me mijëra krijime sot ekspozohen në Internet, falë arritjeve marramendëse të logjistikës, në një kohë rekord përcjellës. Marrin pjesë krijuesit në veprimtari të rangjeve ndërkombëtare e deri në Kongrese Letërsie të nivelit botëror. Një akt ballafaques dhe konkurrues i vlerave kreative janë numri i madh i konkurseve, ku matin forcat mijëra e mijëra krijues nga të gjitha anët e Globit. Krijuesit e mirëfilltë e gjejnë shpejt njëri - tjetrin dhe kërkojnë të evidentojnë dhe të shpërndajnë vlerat e letërsisë në mbarë Botën. Kaq të shumta janë përpjekjet dhe kaq të qarta vizionet dhe kaq serioze lidhjet, sa që thua se kemi të bëjmë me një organizëm të përsosur që do ta kishin “zili” dhe vetë shtetet. Në këto veprimtari të mirëorganizuara jepen çmime nga më prestigjiozët e deri te inkurajuesit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:21 pm | |
| Poetët, shkrimtarët, gjithë krijuesit, s’e ndiejnë kurrsesi dallimin, racën, shtetësinë, kombësinë e tyre, …
Ata kanë një vëllazërim dhe një motërzim të paparë dhe një respekt të ndërsjelltë me njëri - tjetrin. Ky është një modul, të cilin duhet të arrijë shoqëria njerëzore dhe që tregohet me pararojën inteligjente të njerëzve të aftë e plot talent.
Shpërthesa të jashtëzakonshme ka sidomos në realizimin e përkthimeve në gjuhë të huaja, por ajo, që është më interesante, është kërkesa gjithmonë në rritje e poetëve, të cilët kërkojnë të përkthehen në gjuhën shqipe, duke e konsideruar këtë si një gjuhë të pasur e gjeniale, sikundër është në të vërtetë. Gama e shtrirjes së shqiptarëve sot në disa shtete, por edhe e prezencës emigruese, i ka vënë impuls në mendim krijuesit që të kenë preferenca për këtë gjuhë që nuk është gjuhë e një kombi të vogël, siç “përflitej” më parë… Kjo është e kuptueshme dhe e natyrshme.
Ende ekzistojnë fryrje tek disa krijues edhe në Shqipëri, të cilët nuk heqin dorë nga spektri i pamerituar, nga vetmburrja, nga lëshimi i vetvetes, nga qëndrimi i pameritur në poltron , apo i qenies së tyre në metropol, kur sot informacionin e madh e merr dhe në një vend të vogël, falë logjistikës dhe modernitetit të saj. Grupimet e krijuara shumë kohë më parë e shohin që nuk mund të ecin dhe nuk lëshojnë dot “pronat” e tyre “ sundimtare të “letërsisë”, sipas mendimeve të tyre. Sot ka ndryshuar tabloja: “Respektohen të mirëfilltët, krijuesit konkurrues” dhe jo ata që u kanë vënë emër me “zor” në letërsi. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:21 pm | |
| Në këtë organin tonë letrar të përtremuajshëm apo në antologjitë tona letrare të botuara apo të publikuara në internet mund të kontaktojë edhe krijuesi e lexuesi vendas edhe ai krijuesi e lexuesi i huaj. Kjo falë gjuhëve me të cilat është shkruar. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:21 pm | |
| 2. Cili është këndvështrimi juaj në lidhje me lirshmërinë në letërsi.
E lirshmja mezi arrihet edhe, kur thuhet, që ka lirshmëri, apo ajo të jepet me bollëk, ke vështirësi ta rrokësh, ke vështirësi ta trajtosh dhe kur mendon se e ke këtë lirshmëri të dhënë, mundet të asfiksohesh totalisht. Kjo në kuptesën e daljen jashtë loje, jashtë lirshmërisë. Lirshmëria nuk është ndonjë term abstraktiv, që kërkon të të hutojë, por një fakt ngacmues dhe një shans që të jepet për ta përdorur me efektivitet.
Kuptueshmëria e lirshmërisë në letërsi është një kategori “ekzakte”, e cila përkufizohet dhe modelohet nga kreativët, të cilët mundësojnë dhe arkitekturojnë këtë lirshmëri. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:22 pm | |
| Shpesh thuhet nga naivët që, tashmë mund të shkruhet “lakuriqësisht” në kulm, pra një zhveshje totale, falë klimës së krijuar (lirshmërisë pa kufizim, sipas mendësisë së tyre) dhe kjo tashmë është bërë një metodë e disa krijimtar +ucëve, të cilët e lakuriqësojnë fjalorin, sidomos proza është e zhveshur në ekstremitet, fraza është po lakuriqësuar, pa tharmin e saj “figuracional”. Shpalimi dhe shpërfillja e virtyteve njerëzorë tenton në një arratisje të mendimit ekzistencialist dhe të lindësisë së karakterit dilemor për ecuri progresive të shoqërisë dhe të vetë individit dhe në vend të japë mesazhe, në vend të edukojë çedukon, paçka nga kufizimet ( të mos lëshohet nga mosha)…, të mos shikohet nga mosha…, duke bërë një ndalim mekanik. Kjo letërsi e lakuriqësuar, aspak e mirëfilltë, jep mesazhe sëprapthi, rrëzim nga ura, hedhje në prurje të shumta të rrëmbyeshme, lulëzim të “prapësirave“ dhe krijimit të një mentaliteti të tejskajshëm dhe vetë individi zhvishet krejt nga edukimi, edukata, kortezia mirësjellore, duke lulëzuar në botën e tij shpirtërore hamendësia, e papritura, tentativa për të kryer veprime të paligjëruara. Mos ndoshta sistemi kapitalist ka dështuar në platformën e tij të | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:22 pm | |
| udhëheqjes dhe në rrugëtimin e tij ka lodhësi për krijimin e një njeriu, i cili të realizojë atë që s’duhet realizuar, të matet me atë që s’duhet të matet, të plotëformojë individi vetveten për të shumfishuar forcën e tij të vogël disa herë, duke tentuar me mënyra dhe rrugë ekstreme si: korrupsioni, prostituimi, përdhunimimi, keqsjellja, imazhimi i të fortit e tj., rrugë këto që kanë mbetur në ilegalitet, por çuditërisht, shpesh, me tentimet e tyre flasin me gjuhë të kuptueshme dhe s’u dridhet qerpiku i syrit. Natyrisht është detyra e letërsisë që t’i paraqesë këto shembëlltyra negative për të dhënë mesazhe për të mësuar nga negativiteti dhe për të formuar një korracë të përgjegjshme ndaj dhunuesve dhe akrobacive të manjatëve dhe imituesve të keqësisë… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:22 pm | |
| Jo pa qëllim në një veprën time “Virtyti i thyer” kam thënë:
“Rivrasja e Profetit, kacavirja e majmunit, ringjallja e Profetit ditën e lexoj së mbari…”
Nuk jemi për një letërsi të kurvëzuar dhe me mendimin e saj se fjalori më bajat duhet përdorur për të tërhequr vëmendjen, për të nxitur, apo për të pasqyruar ndodhitë më ekstreme të vulgarimit. Kjo nuk quhet letërsi, për mendimin tim, por një bajatizëm (sharlantizëm) dhe mediokritet i saj. Rrjedhat e këtyre mendimeve vijnë si rrjedhojë e kontaktit që kemi pasur këtë vit me këtë letërsi “rënore” dhe me “të ashquajturit shkrimtarë”, të cilët mbrojnë këtë pasqyrim të lakurqësisë dhe mendojnë se kanë shkruar kryevepra, kur veprat e tyre nuk kanë të bëjnë me “produktin intelektual” letrar dhe me rolin që luan ajo në progresivitetin dhe kënaqësinë shpirtërore, por janë thjesht rrëfenjëza për të kënaqur vetveten. Kjo do të thotë të ikësh me vrap nga vetvetja, të zhvishesh nudisht, duke humbur gjithçka morale dhe normale, t’i shkasësh këtij normaliteti dhe duke u trasformuar me dëshirë. Njeriu e ka në dorë vetveten e përmban, duke u mbështetur edhe në kodin e brendshëm të tij, apo e lëshon nga veprimi i këtij kodi përmbajtës dhe udhërrëfyes. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:23 pm | |
| Liria duhet të konceptohet me një kod tjetër:
Artisti i vërtetë i fjalës që synon të rrëfejë diagramat jetësore duhet të lirohet brenda lirëshmërisë, duke përcaktuar natyrshëm kufijtë e saj jo ekzistencialë, por që ravijëzohen hera –herës papritur, që fiken dhe dritohen, kurbohen, vezullojnë, ylberizohen, ndryshojnë trajtën me idenë, servirjen, ndjeshmërinë, figurimin, plasticitetin, dinamikën, dimensionin, kurthimin, ngacmesën…
Do të doja që të rritej këndvështrimi në lidhje me lirshmërinë dhe liria, apo lirshmëria përfundon atje ku shfaqet dhunimi.
Për të zbërthyer realisht këtë që ndodh le t’i referohemi mendimit të shkurtër kritik të mëposhtëm, i cili erdhi si rrjedhojë e ngacmesës që më realizoi Presidentja e I.W. A, e cila më kërkoi një mendim rreth veprës së saj për poetin Frei Breto. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:23 pm | |
| “Pickimi i shërbëtorit nga një fluturues blu”Në materialin “Frei Beto një autor superstar brazilian në Venezuelë” autorja, Teresinka Pereira ka përdorur me natyralitet dhe faqas mendimet e saj analizo- kritike për disa akte madhore, të cilat kanë të bëjnë me pastërtinë njerëzore në aspekte që ata kërkojnë të japin gjatë jetës së tyre - përvojë, duke u ndikuar totalisht nga kahje pozitiviteti dhe ngarkesa rëndese për qëndresë në frone pushtetore, kur ka divorc ose kontradicion flakandan me idetë shprehëse, të cilat duhet të realizohen, por hasin pengesë realizuese. Teresinka Pereira, me aftësinë e saj zbuluese, ka kapur e përsiatur dinamikisht një protagonist të refleksionit, të prodhimit të ideve Frei Breton, (përkufizimi i saj është i natyrshëm pa metaforizim apo hiperbolizim) natyrisht i famësuar në krijimin e veprave të tij dhe të ideve progresive. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:23 pm | |
| Lënia e pushtetit, postit të fituar apo të ofruar në mënyrë freibreto, është një shëmbëlltyrë nxitëse me fytyrë natyrore e shpirtërore, të cilin e realizojnë vetëm të mençurit, kur shikojnë që, megjithë përçapjet klasike, dinamike, të moderuar nuk ka depertim të idesisë liberale dhe gjithçka është njësoj, kjo sjell dhe tërheqësinë, pasi mosrealizimi i idesë ka dhe humbjen e rolit… Kjo buresë gjallëruese e idesë është e lidhur edhe me ndikimin teologjik dhe të aftësisë së ndikesës në strukturën trunore të njeriut të lirë dhe operues. Një nga problemet më pikante në këtë material përgatitor është se, sa madhor është shpjegimi i dhënies së fuqisë personave të angazhuar dhe kuptimësia sesi e përdorojnë këtë pushtet këta persona, të cilët e përdorin fuqinë dinamikisht për të zbuluar ndërgjegjen e tyre shpirtërisht, është zbulesa më ballore dhe frontale. Kjo është zbulesa e të aftit, aftësisë për ta mbajtur e shtrënguar fuqinë e për ta përdorur pushtetin në favore. Kjo që zbulohet në këtë material është karakteristikë, e cila shfaqet dinamikisht tek njerëzit që, po u dhe një herë pushtetin të posedojnë force, nuk mund të shkëputësh nga forca, paçka nga e tentuara e lodhshme. Këtu kemi të | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:23 pm | |
| bëjmë me protagonistimin e intrigës së dëmshme, e cila i tjetërson ata, që u ke dhënë fuqinë, forcën për të drejtuar. Kjo është karakteristikë tipizuese edhe në Ballkan, por edhe në Shqipëri ( e bërë vetëm në ndonjë rast sporadik). Shembëlltyra Frei Beto e dhënies së dorëheqjes është një akt sa shembullor, aq dhe i vëmendshëm për t’u ndalur e për t’ju referuar. Militantizmi ka aftësinë që të lëshojë njolla në veprimtarinë përmbushëse. Veprimi i tërheqjes nga qeverisja është reflektim dhe siguri mendore vepruese, leksionuese për kategorinë e njerëzve, të cilëve u ke dhënë forcën, që duhet ta kryejnë këtë akt madhor, por intrigimi nuk i lejon kurrsesi, ndaj kjo, në këtë rast flagrant, kërkon dinamikën e mendimit shoqëror heqës. Mendimet e Frei Betos për solidaritet dhe demokratizim janë efikase, por vetë solidariteti dhe demokratizimi janë një proces i vështirësueshëm, një laborator mendimor, profesional dhe shkencor, i cili kërkon kohë dhe interpretues. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:24 pm | |
| Të këqijat mbretëruese apo kanxhuese janë plagëzuar natyrshëm si rrjedhojë e mos qëndresës dhe kultivimit të mendimit progresiv.
Të bie në sy theksimi i nevojës këndvështruese, që është natyrisht mësim, për çdo problem të kontraktuar, përdorimin e kontradiktës në një politikë sociale tejet të avancuar dhe politikës të re liberale për të realizuar ngopjen dhe ecurinë e organizmave prodhuese.
Njerëzit e këtij karakteri - Frei, kërkojnë të ketë përmirësime të jetesës dhe kjo arrihet nëpërmjet reformave të organizuara mirë dhe të menduara që të përfitojë pjesa më dërmuese e shoqërisë e sidomos ajo e varfër…, Ky është një ngacmim jashtëzakonisht i mprehtë, pasi të pasurit gjithmonë sakrifikojnë drastikisht të varfërit, duke realizuar edhe në sistemin demokratik një “kanxhim” e prangëzim pa e metaforizuar të njëklasimit determinues dhe mbretërues, që shpesh vishet me kallaj, duke treguar prioritetet e sistemit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:24 pm | |
| Esenca e nevojës së kthimit të mendimeve pas në përvojë dhe depertimi në zemrën e fuqisë, sipas përkufizimit të Frei Betos është një natyralitet i të gjithëve atyre, që kërkojnë progresin social, shoqëron dhe ecurinë.
Trajtesa origjinale dhe kapja e synimit mbisundues, flet për një substrat të sitisur të autores dhe kapje të rëndëisë në katër kahjet e horizontit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:24 pm | |
| Veprime të mëdha dhe të spikatura ndërmarrin vetëm të mençurit. Ah, sikur të kishim pak të mençur të tillë… Por në jetën praktiketë qeverisjes shfaqen ata, që s’lëshojnë “pe” dhe që autoritetin pushtetor e përdorin në maksimilizimin e rritjes së të “ardhurave “ të tyre dhe shkëputjes përfundimtare nga “pika e lindjes”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:24 pm | |
| 3. Shpesh dëgjojmë në praktikën jetësore se tashmë mund të bëhesh shkrimtar apo poet vetëm me botimin e një libri?
Kjo është e specifikuar dhe e dritur nga shembujt e talenteve të mëdhenj, që kanë shkëlqyer me “shënimin e parë” dhe kanë triumfuar në Kapitolin e Petrarkës, por këtu flitet për ata që talenti është i diamantizuar në dimensione të shkëlqyera. Që të mos zgjatem do të citoj disa vargje nga një vjershë shkurtesë, imja, të cilën e kam shkëputur nga vëllimi poetik “Epigram i mortuar dhe Kërcimi i ëndrrës”: Petrarka e arriti Kapitolin,/ Gjethen e Dafinës e provoi,/ Pas tij mijëra poetë,/ Dafina torturoi…”.
Le t’i kthehemi kërthët pyetjes suaj për titullimin. Në praktikën e përditshme thuhet shpesh rëndom: “Ja poeti, ja poetët… Ja shkrimtarët…” Kjo nuk përputhet apo shpreh mirëfillësinë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:24 pm | |
| Kjo nuk është aspak mbushamendëse, por ka shije thanore. S’ke si ta “titullosh” kaq papritur një njeri, i cili shkruan diçka, qoftë një libër. Por mburravecëria i lëshon zagarët të “kapin lepuj”. Ka dhe tentime që të gjithë e quajnë veten të “parë” të kuvendit letrar… Çudimësi dhe habitëri njëkohësisht. Por në raste të tilla në shoqëri, të cilat s’janë ende të pjekura mund të “perifrazohet” kështu… Që të titullohesh kështu do të thotë të motivohesh natyrshëm si talent, në rast se vepra e nxjerrë, ky produkt yti intelektual letrar do të befasojë, do të tërheqë vëmendjen, do të diskutohet me gjallësi nga rrethe intelektuale dhe me mend. E theksoj me mend se intelektual nuk do të thotë që mjafton se ke mbaruar një shkollë të lartë dhe je i tillë, (sidomos në kohën e sotme të mbarosh një shkollë të lartë ka një lehtësi të hatashme), saqë, kur bisedon me një student apo studente edhe të Gjuhë – Letërsisë befasohesh me mosdijenitë e tij (e saj), siç | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:25 pm | |
| flitet rëndom, por duhet të kesh dukuruar e profilizuar vetveten dhe të marrësh pjesë aktive në dinamikën jetësore të vendit. Dhe në rastin e shkrimtarit, poetit, jo vetëm duhet të kesh prurje të mençuruara letrare, por edhe të kesh konkuruar në “shkëmbimin universal të vlerave”, të cilat arrihen nëpërmjet veprimtarive të shkallëzuara letrare, brenda dhe jashtë vendit, kur tashmë janë krijuar mendësitë dhe mundësitë. Pra le t’i rikthehemi pyetjes. Por edhe nëse ke botuar apo reklamuar shumë vepra edhe në disa gjini, por ato “nuk kanë fizionomi të bukur letrare apo estetike”, përsëri mbetesh në klasë… Gjithçka edhe këtu e vendos konkurrimi i vlerave, cilësia dhe “mahnitja publike” e lexuesit”, i cili krijon tablon e qartë në pozicion të lexuesi. Flas për lexuesit profesionalë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:25 pm | |
| Shpesh njerëz jo kompetentë marrin përsipër të redaktojnë libra, të kryejnë veprimtari letrare, të bëjnë tam - tyme, kur nuk kanë fare lidhje me letërsinë dhe çuditërisht janë këta që thithin “fondet”, që u ”falin” pushtetarët, dhe harrohet ajo e plotëformuara, profesionalja, që ka dhënë kontribut… jo cilësorja. Një reflektim i tillë e çon mendimin në mediokritet.
Njeri i vlerave të krijimit është ai që precipiton sukseshëm. Ne këtë e kemi parasysh mirë. Lëvizja jonë e Lidhjes “PEGASI” në fillesë ishte një lëvizje letrare, ku kryheshin dhe “veprimtari letrare“ populiste, të cilat shërbyen për njohje të një grupimi “PËR NJË LETËRSI NDRYSHE”, por me kalimin e kohës, pasi u trupëzuan, shpërthyen degëzimet dhe pema kreative rritej, atëhere u hoq dorë nga ky populizëm dhe u përcaktua qartësisht mirëfillësia, e pastra letrare, talenti dhe natyrisht u krijua “shkallina”, u kalua në krijimin te një fizionomie të qartë. Kreativiteti ka duelizimet e veta, jo të gjakta, pasi realizohet me konkurrimin e vlerave në arena letrare. Një konkurrim i tillë solli njohjen e krijuesve dhe të atyre që, në periudhën e sistemit të mëparshëm, asqë njiheshin, por çuditërisht “buronja kreative” e fshehur shpërtheu dhe prurjet në gjinitë letrare filluan të aktivizoheshin. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:25 pm | |
| Pra që të arrihet te titullimi kërkohet një aftësi veprimtare tejet e studiuar e lodhshme, e vrullshme dhe “djersim profesional”.
Këtë që theksova më lart do ta ilustroja po me krijimin tim, pasi ideja ime ilustrohet më natyrshëm me kreaturën time…(Kjo është përkëdhelëse) Qesh.
Paradite mëndjelehta…/ në mbrëmje në shtatzani të errura…/ Eh, “Pemët e Gjelbra’, gdhirë në hi të përkëdhelura. (K.SH “Virtyti i gënjyer” faqe 112). | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:25 pm | |
| 4. Nga qëmtimet që ju keni bërë gjatë kësaj periudhe të një veprimtarie intensive sa ka qenë prezenca e të talentuarve apo të atyre, që e meritojnë titullimin, siç u shprehët ju?
Natyrisht, në kontaktime të shumta edhe direkte, por edhe nga informacioni direkt që ndërmerret nga leximi i veprave, nga mjetet informative të publikimit aktiv, që, sot falë sistemit dhe angazhimit janë të shumta, mund të them se edhe të talentuarit ndahen në “klasa” apo më ëmbël në shkallime. (E shihni, kurrë nuk hiqet dorë nga klasifikimi “klasë”, shkallinë”). Arsyeja është tepër e thjeshtë dhe e kuptueshme ( pak gjimnastikë e vogël mendore për ta gjetur këtë…).
Edhe gjuha, letërsia shqipe ka të talentuarit e saj (ekstremë) që po fizionojmë sot, ka dhe ata që vijnë me një pikaverazh më të vogël se të talentuarit, duke u pozicionuar në vendin e dytë, pastaj vinë “të lexueshmit”, disi të lexueshmit dhe ata që “prehen rafteve”… pa u ngacmuar nga askush, e sidomos sot që duket sikur ka rënë interesi për librin që, për mendimin tonë, duhet të rritet interesi ndaj tij, nga shoqëria duhet të përdoren metoda efikase propogandimi duke shtuar ngarkesën mendimore të nxënësit, studentit, vetë mësuesit, gjuhëtarët, studiuesit e tjerë, pasi fashitja të sendertëzon në injorim. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:26 pm | |
| Ne përhapësit e gjuhës dhe të sjelljes së frazimit të bukur të saj po nxitojmë të bëjmë punën tonë, por…
Në ç’pol?
Dashurisë iu rrëzuan kolonat, u sheshuan… Shajnë veten buzët e lodhura…/
Letërsia hyn në çdo sferë jetësore, fraza e bukur është tërheqëse dhe simpatizuese. Po po lind një e keqe e madhe “turlimi frazor”: “Po sikur e keqja të çohet në varrezë dhe diagrama e saj të heshtë? Rënia ku do të mbështesë rrënjët e saj apo me të keqen e ikur asaj i thuhet: “Mjaft!... Pastaj?” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:26 pm | |
| 5. Gjatë vitit që shkoi u zhvilluan një sërë veprimtarish ndërkombëtare. Në ç’nivele ishte pjesëmarrja e Lidhjes “PEGASI”?
Natyrisht këto janë obligime, si dhe shkollime profesionale, pasi njihesh me të renë dhe njeh gjendjen dhe përshkallëzimet letrare. Unë mora pjesë në ngjarje letrare dhe në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë me qendër në OHAJO SHBA(I.W.A), të cilën, si anëtar i vetëm shqiptar në këtë forum të lartë letrar në gjithë trevat mbarëshqiptare, e informova për veprimtarinë e kësaj Shoqate, në kushte të punës një pune me stërkëmbëthe edhe të një diskriminimi shkrimor dhe mosvlerësimi real, kjo e përshkallëzuar edhe nga trajtesa. Po kështu kisha dhe cilësinë tjetër edhe në emër të Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë të Globit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë Tue Mar 30, 2010 9:26 pm | |
| Ne e vlerësuam maksimalisht takimin e Shkupit dhe në këtë takim “PEGASI” mori pjesë me një “panel” të lartë përfaqësuesish të kryesuar nga ana jonë, ku shumica prej tyre kanë marrë çmime të mëdha ndërkombëtare në vende prestigjioze letrare dhe po pjesëmarrës në disa antologji botërore.
Për këtë takim sikundërse, dhe për atë të Sarandës nw Shqipëri, kemi realizuar një analitikë funksionale dhe e kemi propaganduar në të gjithë botën në disa gjuhë të huaja. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Magjia e përkthimit " Intervistë | |
| |
| | | | "Magjia e përkthimit " Intervistë | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |