Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet

Shko poshtë 
+2
Driniiiii
murturi
6 posters
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty
MesazhTitulli: Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet   Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet EmptyFri Mar 26, 2010 6:15 pm

[size=12]

kush do te jen financusit e vetevendosjes ?

Populli apo edhe biznismenet ?

Pullazxhiu i Amerikes do te financoje "Vetevendosjen"?

Me qe po flitet se ne zgjedhjet e ardhshem levizja vetevendosja do te konkuroj si subjekt i pavarur (antipolitik) ne zgjedhejt nacionale ne Kosovè...
shum njerz deri edhe tek shum biznismen kan kerkuar qe levizja Vetevendosja te marr pjes ne zgjedhje...

Njeriu që di të mbledhë miliona dollarë në kohë rekorde për qëllime përkrahjeje, ka kthyer shikimin nga lëvizja “Vetëvendosje”. Lëvizjes që e drejton Albin Kurti i ka ofruar mundësinë e përkrahjes financiare biznesmeni shqiptaro-amerikan Florin Krasniqi.


Por, ai ka një kusht. Insiston që “Vetëvendosja” t’i hyjë garës për të marrë pushtetin në Kosovë, mundësi kjo që drejtuesit e kësaj lëvizjeje e kanë paralajmëruar prej muajsh.
“Personalisht jam në relacione shumë të mira me Albin Kurtin dhe me lëvizjen ‘Vetëvendosje’. Sugjerimi im është që t’i futen garës politike, sepse nga pozita që janë është vështirë ta ndryshojnë situatën”, i ka thënë “Kohës Ditore” nëpërmjet telefonit afaristi nga Kosova i cili jeton në New York. “Sugjerimet vijnë me ndihma. Dhe, nëse unë e ndihmoj financiarisht, këtë do ta bëj në mënyrë krejt transparente”, ka thënë Krasniqi.
Në vitet e krizës së Kosovës, Florin Krasniqi, që njihet si “pullazxhiu i Amerikës”, pati mbledhur rreth 30 milionë dollarë nga komuniteti shqiptar në SHBA dhe më pas i ofroi si ndihma për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Edhe vetë ishte pjesë e kësaj guerileje. Madje, kishte mbërritur të importonte snajperë nga Amerika, me të cilët do të luftohej regjimi i Slobodan Milosheviqit.
Formacioni ushtarak që para 10 vjetësh e ka ndihmuar, politikisht është drejtuar nga Hashim Thaçi. Thaçi tash është kryeministër i vendit, ndërsa Krasniqi nuk po shpreh bindjen se udhëheqësit kosovarë të pasluftës janë treguar të suksesshëm në drejtimin e timonit të shtetit.
Ai i jep të drejtë “Vetëvendosjes”, lëvizje që prej vitesh paraqet zërin më të zhurmshëm opozitar ndaj secilit pushtet. Madje, pos konceptit ndryshe për qeverisje të vendit, ka për objektiv ndryshimin e Kushtetutës dhe realizimin e të drejtës së kosovarëve për vetëvendosje, që nënkupton organizimin e një referendumi për deklarimin e kosovarëve nëse duan të bashkohen me Shqipërinë.
“Të gjithë duhet të ndryshojnë qasjen ndaj ‘Vetëvendosjes’ dhe të shndërrohen në konstruktivë, sepse deri tash nuk kanë qenë të tillë. Unë kam admirim për ta. I kam ndihmuar pak, por jo seriozisht”, ka treguar Krasniqi. “Nëse ajo vendos të hyjë në garë, mund të ulemi dhe të flasim për mbështetjen e ardhshme. Paratë që jepen në politikë duhet të jenë transparente”, shton ai.
Albin Kurti, lider i “Vetëvendosjes”, ka treguar se Florin Krasniqi i ndihmon për disa shpenzime. Me të thotë të jetë takuar dhe të ketë biseduar për situatën në Kosovë dhe domosdoshmërinë e ndryshimeve shoqërore dhe politike.
“Parimisht dhe konceptualisht ai pajtohet me ne. Florini dëshiron që Kosova dhe populli i saj të përparojnë. Ai është shumë i pakënaqur me sjelljen e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, me keqpërdorimet dhe papërgjegjësinë e tyre”, ka treguar Kurti.
“Florini ka kontribuar shumë për luftën çlirimtare dhe ai dëshiron që Kosovën ta shohë ashtu siç e deshën dëshmorët e kombit”.
Por, insiston se bashkëpunimi me njerëz të ndryshëm e tejkalon vullgaritetin e parasë, dhe synon përherë rritjen e një bashkëpunimi cilësor gjithëpërfshirës. Në këtë drejtim, Kurti thotë se edhe Florini do ta rrisë kontributin dhe përkrahjen për “Vetëvendosjen” në të ardhmen, në funksion të rritjes së aktivitetit.
Organizatat joqeveritare rrallë flasin për burimet financiare të tyre. Në “Vetëvendosje” kanë thënë se burimi kryesor i financimit është nga pagesa e anëtarësisë dhe nga biznese të vogla që, më parë se me të holla, i ndihmojnë me shërbime falas: fotokopjime dhe letër, shtypje posterësh dhe fletushkash, qira të zbritur shumë ose falas për zyrat nëpër Kosovë, etj. Në këtë lëvizje thonë se rritja e përkrahjes ndaj tyre është përcjellë me shtimin e numrit të anëtarëve të rinj, por edhe me rritje të përkrahjes materiale, ndonëse jo në masën sikur e para.
Albin Kurti ka treguar se, prej kur kanë publikuar mundësinë për t’iu rrekur garës për pushtet në zgjedhjet e ardhshme nacionale, shumë personalitete kanë shprehur interesimin për të qenë në ekipet që do të mundësonin ndryshimet që pretendojnë të mbërrihen.
“Jemi në kontakte dhe bisedime me ekspertë të ndryshëm në kuadër të forcimit të komiteteve tona. Në anën tjetër, po na afrohen e po iu afrohemi shumë njerëzve të respektuar, patriotë të etshëm për ndryshime gjithandej nëpër komunat e Kosovës, për ta fuqizuar organizimin tonë”, ka treguar Kurti. “Dhe kjo nuk lidhet domosdoshmërish vetëm me mundësinë që lëvizja ‘Vetëvendosje’ të vendosë për të marrë pjesë në zgjedhje, por ka të bëjë shumë edhe me zhgënjimin në proceset dhe partitë e institucionet aktuale politike në Kosovë, si dhe me humbjen e durimit të gjendjes ekzistuese në vend”, shprehet Kurti.
“Është një çështje tjetër që kritika jonë politike, ekonomike dhe sociale përgjithësisht pranohet gjithnjë e më shumë”, ka thënë ai. “Kjo nuk është e veçantë për ndërkombëtarët”.
Prandaj, për të mos pasur nevojë të kritikojnë, tash kanë zgjeruar debatin për të marrë pjesë në zgjedhje. Sipas Kurtit, aktualisht po diskutohet në të gjitha qendrat dhe instancat e lëvizjes, çështja e strategjisë për realizimin e qëllimit: vetëvendosjen e popullit të Kosovës. Koncepti dhe qëllimi mbetet po ai, ka insistuar Kurti, porse po diskutohet për mundësitë e pasurimit të mënyrave, përkatësisht mundësinë që tubimeve publike, aksioneve protestuese dhe demonstratave t'u shtohet edhe mundësia e pjesëmarrjes në zgjedhje në të ardhmen.
“Po i identifikojmë përparësitë dhe mangësitë, dobitë e dëmet që do të mund t'i shkaktoheshin synimit tonë, por edhe Kosovës në përgjithësi, me rastin e pjesëmarrjes sonë në zgjedhje. Pra, për ndryshimet që synojmë t’i arrijmë, përpjekjet jashtinstitucionale t’i sinkronizojmë me ato në institucione, duke ia shtuar të parës këtë të dytën. Po shpalosen mendimet dhe idetë e aktivistëve dhe po diskutohen bashkërisht ato mandej ”, ka deklaruar lideri i “Vetëvendosjes”. “Ky është një debat i gjerë e i thellë që do të zgjasë disa muaj. Nuk duam të ngutemi. Për dallim nga institucionet dhe partitë ku mungon demokracia, ne duam ta respektojmë dhe kultivojmë demokracinë e brendshme. Duam që vendimi ynë të jetë i drejtë dhe sa më cilësor”, ka shtuar ai.
Lëvizja tashmë ka bërë “komitete” dhe “sekretariate”, në strukturën organizative. Është diçka e ngjashme sikur është parë te partia e kryeministrit Thaçi, PDK-ja, sa ka qenë në opozitë. Ajo kishte formuar “Qeverinë në hije” që i bënte oponencë qeverisë së drejtuar për një mandat nga AAK-ja e liderit të tashëm opozitar, Ramush Haradinaj.
Albin Kurti nuk insiston se me formimin e “komiteteve” dhe “sekretariateve” nuk kanë dashur të kopjojnë dikë. Lëvizja, sipas tij, ka bërë analiza, ka shprehur qëndrime, ka ofruar zgjidhje e ide, ka ndërmarrë aksione dhe ka mbajtur tubime e demonstrata për çështje të ndryshme në Kosovë dhe e konsideron të domosdoshme që politikat t'i konsolidojë në programe të caktuara.
“Ato duhet të përpilohen, të prezantohen dhe të mbrohen nga njerëz të profileve të veçanta. Për këtë qëllim nevojiten hulumtime dhe diskutime shtesë. Prandaj i kemi krijuar komitetet, si shprehje e politikave të lëvizjes. Në anën tjetër, kemi lëvizjen si organizatë: sekretariatet e ndryshme, të cilat forcojnë strukturën dhe zgjerojnë rrjetin e aktivistëve”, është shprehur Kurti. “Struktura jonë nuk modelohet në asnjë parti politike të Kosovës. Thënë të drejtën shumica e partive politike – të gjitha këto që konsiderohen si të mëdha – kanë dështuar në shumë aspekte. PDK-ja kurrsesi nuk është modeli ynë”.
Kurti ka thënë se lëvizja “Vetëvendosje” ka koncept tërësisht të ndryshëm politik nga këto parti dhe bashkëpunim të tjetërllojtë me qytetarët. Bazuar në këtë, ka paralajmëruar një strukturë të ndryshme nga partitë politike.
Për partitë kryesore në vend Albin Kurti ka folur me përbuzje. Mirëpo, biznesmeni shqiptaro-amerikan, Florin Krasniqi, që ka deklaruar mundësinë e përkrahjes financiare për “Vetëvendosjen”, e ka paralajmëruar Kurtin se nuk do ta ketë të lehtë në garë. Personalisht, ai nuk do që të jetë aktor politik në Kosovë.
“Po të hyjë ‘Vetëvendosja’ në garë, është shumë zor për ta. Politika në Kosovë është gangsterizuar. Do të jetë shumë zor për të garuar me parti të bashkëngjitura me krimin”, ka vlerësuar Krasniqi. “Unë nuk e shoh veten në politikë. Personaliteti im nuk përkon me jetën politike në Kosovë”, ka thënë ai. (koha)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty
MesazhTitulli: Re: Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet   Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet EmptyMon Mar 29, 2010 1:19 am

video nga Albin kurti
https://www.youtube.com/watch?v=m8DvgoutrMg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty
MesazhTitulli: Re: Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet   Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet EmptyMon Mar 29, 2010 9:37 pm

Murturi te flm, per keto shkrime e linka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty
MesazhTitulli: Re: Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet   Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet EmptyTue Mar 30, 2010 4:47 pm

a shume informat interesant po te doket o driniii a-
kesi informata ke sa te duash ne internet....

na knaqt fora krejt.....
sa te shajne sa te lavderojne shqiptari.......ne fije sju bje ketij mileti...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty
MesazhTitulli: Re: Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet   Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet EmptyThu Apr 01, 2010 1:16 pm

Vetvendosja eshte e vetmja organizat qe ngrit zerin per qeshtjen shqiptare..
PO nuk bene te mashtrohemi se ,shqiptaret kure te vijne ne politik tradhtojne intresat kombetare..
Kjo ka ndodhe qe 3500 vjet--
Dhe per kete ende nuk kemi shtet siq duhet ,apo shtet si shtetet tjera
Sepse Politika shqiptare apo ne politik gjithnje kane udhehequr tradhtaret servilet e huaj apo te okupatorit..
Kurse patriotet e vertet i kane pushkatuar apo larguar nga pushteti apo atdheu..
Psh: Fan Nolin,Ismajl Qemajlin,E vrane Hasan Prishtinen ,Isa Boletinin
e shume patriot tjere shqiptare qe benen shqiperine shtet te mirefillte dhe Demokratik..
Kurse pushtetin me ndihmen e Okupatoreve armiqeve tone Italise greqise serbise Rumanise Bullgarise Frances etj e muarren ne dore tradhtaret ..
Dhe prape ne dore e kane tradhtaret servilet e huaj qe punojne per interesa te veta dhe te huajve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
albaninr1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
albaninr1


Male
Numri i postimeve : 78
Age : 39
Vendi : Londer
Profesioni/Hobi : Sport
Registration date : 23/03/2010

Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty
MesazhTitulli: Re: Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet   Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet EmptyThu Apr 01, 2010 7:27 pm

hahahahhaha po i futka shpijunat rumonija tash edhe ne parlament te kosoves hahahahaha


ooo veq vazhdoni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty
MesazhTitulli: Re: Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet   Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet EmptyTue Apr 06, 2010 5:42 pm

intervista me florin krasniqi

http://www.kohavision.net/web/index.php?koha=lexo&category=7&id=30
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty
MesazhTitulli: Re: Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet   Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet EmptyWed Apr 07, 2010 1:52 am

Te flm per likin o Murturi, mirmbetshi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty
MesazhTitulli: Re: Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet   Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet EmptyWed Apr 07, 2010 11:04 pm

Shum intervist e mir per ata qe kuptojn Shqip ,dhe shum gjera i tregoji siq ishin .
Kso njerz i duhen Kosoves dhe mbar Kombit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty
MesazhTitulli: Re: Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet   Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet EmptyWed Apr 07, 2010 11:10 pm

Faleminderit qofshi o bashkatdhetar e mi ju pershendes ku do qe jeni .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
albaninr1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
albaninr1


Male
Numri i postimeve : 78
Age : 39
Vendi : Londer
Profesioni/Hobi : Sport
Registration date : 23/03/2010

Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty
MesazhTitulli: Re: Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet   Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet EmptyThu Apr 08, 2010 12:37 pm

hmmm ky krasniqi paska mbetje logjikore.....

ka punua per komb, ka punua per femi te vet, kjo esht e rrespektueshme, por te thuash se ma mire ishte ner serb se tani ner shqipetar kjo esht diqka qe me mire te mos kish then ket. tani thojka se vetem Daci esht politikan i mire ne kosove hahahahahahahahahahahahaha det informohet se nga cili vend e ka gruan Daci hahahahahahahahahaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty
MesazhTitulli: Re: Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet   Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet EmptyThu Apr 08, 2010 1:21 pm

a ne qoftese perkrahe Dacin,atehere po dele se perkrahe mikin e madhe te tyre mikun e Milloshit dhe te udbes serbe....
haj nane haj ,ky daci diferencoi denoi student e prof sepse ishin kunder ndryshimeve kushtetuese dhe kunder serbise!
per kete qe po perkrahim tradhtare ,,kemi fitue"....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty
MesazhTitulli: Re: Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet   Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet EmptyFri Apr 09, 2010 1:26 am

Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet 26424_1378810879747_1516141468_901719_1257564_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Sponsored content





Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty
MesazhTitulli: Re: Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet   Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Financus e vetevendosjes ne zgjedhjet e ardhshme per pushtet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Slogani i VETEVENDOSJES per zgjedhjet ne Kosove
» o shtet o pushtet
» Cili politikan ju pëlqen më shum dhe pse ??
» ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES
» Zgjedhjet ne Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: