|
| Dy skicime interesante nga Astrit Reçka | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:28 pm | |
| VIOLINA
E dielë,… Sot isha pushim dhe kisha vendosur të dilja nga pjesa e vjetër e qytetit, sepse
ajo pjesë, me rrugët e shtrura si me kalldrëm me kujtonte qytetin tim, qytetin, ku kisha lënë një pjesë të mendjes, zemrën, familjen, shokët, miqtë, kujtimet, ëndrrat dhe dëshirat e mia. Nuk e di përse, por këtë pjesë të rrugës doja që ta bëja vetëm me veten time… Ashtu mendoja…Në këto çaste nuk i ndaja mendimet me të tjerët. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:29 pm | |
| Dhe ja, .....për një moment zemra ma bëri bam. Ndalova për nje çast, por, nuk po kuptoja ende se çfarë kishte ndodhur me mua. Pse ma bëri ashtu zemra?! Përse po ndjeja një dobësi? Ulem në një lokal, aty pranë, dhe porosis nje kafe. Diçka kish ndodhur në të vërtetë,... Mos vallë isha i sëmurë. Jo, jo, këtë s’e besova, por diçka më kishte prekur thellë. Një i njohuri im më përshendeti dhe më tha: | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:30 pm | |
| -Alles okej mein freund. Was gibst mit dir? (Çdo gjë në rregull miku im?)
-Ja, ja alles okej, - por në vetvete e ndieja se kisha diçka. Vazhdova të pija kafen dhe,..
Dhe ja, përsëri, më erdhi një zë i brendshëm, që po më thoshte:
- Kaq shpejt harrove.... Kaq shpejt harrove melodinë tënde të preferuar. Eja më dëgjo jam këtu,... jam këtu kaq afër dhe nuk më shikon? Një melodi si në sfond po vinte deri këtu pranë veshëve të mi. Ngrihem dhe nisem drejt melodisë. Një hap, si i pasigurt, po më ndiqte nga pas. Dëgjoja hapat, të cilat nuk ishin gjë tjetër, veçse zhurma e takave të mia. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:30 pm | |
| Dhe ja... në fund, përballë meje një vajzë dhjetë vjeçe me ato flokët e saj në ngjyrë ari njëlloj si t’i kishe prerë kokën vajzës sime, me një violinë në dorë po i binte një pjese orkestrale. Një pjese virtuale, që i binte edhe vajza ime. Vajza ime ishte në një shkollë muzike dhe sa e sa herë qëndronim bashkë, i përsërisnim pjesët dhe gjithmonë në fund më thoshte:
-Babi, t’i bije dhe një herë pjesës tënde të preferuar, që ti pëlqen? | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:30 pm | |
| Dhe fillonte pjesën, të cilën e dëgjova disa minuta me parë. Ndoshta momenti, që kalova disa çaste emoncionale, pak më parë, ishte kjo arsyeja. Unë sot isha larg,… Mijëra kilometra na ndanin të dyve me atë dhe familjen time dhe nuk mund të dëgjoja zërin e violinës së saj të përdorur mjeshtërisht nga gishtat e duarve të vogla të saj. Por ja përsëri, përballë meje imazhi i saj. Një vajzë rreth dhjetë- njëmbëdhjetë vjeçe me një violinë në dorë, aty në atë sheshin e hapur, po i binte një pjese muzikore dhe njerëzit aty këtu hidhnin ndonje markë. I shtangur si një “dru”, në mes te rrugës, po rrija, po e shikoja vajzën e vogël,… Me trup isha aty, por me mendje dhe zemër isha larg, larg në vendin tim. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:31 pm | |
| Po rrija dhe mendoja po, sikur edhe vajza ime të dali në rrugë dhe t’i bjeri violinës dhe njerëzit t’i hidhnin ndonjë lek?!...
Jo, jo kjo nuk mund të ndodhë,… Natyrisht, kjo nuk mund të ndodhë… Për këtë isha i prerë apo kategorik. Po përse i jati i kësaj vajze, mos ka pasur dëshirë ,që ajo të dali në rrugë dhe të luajë me violinë?!... Pse? Nuk dëshiron edhe ai që të studiojë vajza e tij në ndonjë shkollë muzike? Me veshin tim e kuptova, se ajo qe, në të vërtetë, një talent dhe duhej patjetër të studionte diku, të shkonte në ndonjë shkollë të mirë muzike. Këtu në Gjermani kishte plot shkolla… Asqë bëhej fjalë për këtë, por ndoshta duheshin pak para dhe babai i saj emigrant, ndoshta nuk mund të kishte….
Nga pas meje qëndronte miku im, Hansi, i cili, siç dukej, duke parë gjëndjen time, i zverdhur si një limon, më kishte ndjekur nga pas. Më hedh dorën në qafë dhe më thotë:
- Ka pesë minuta, që po të vëzhgoj dhe po rri i shtangur përballë kësaj vajze. E njeh?
- Natyrisht që jo, po diçka më ngjason, ndoshta,...Pyete një herë nga është,- i thashë dhe nxjerr dhjetë marka dhe ia jap në dorë. Miku im e pyet dhe ajo i përgjigjet se ishte rumune. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:32 pm | |
| Mbas pak vjen një burrë, të cilin e kuptova se ishte i jati i saj dhe duke parë dhjetë markat në dorën e saj më thotë:
- Faleminderit, zotëri, por janë shumë, - dhe me kthen dhjetë markat mbrapsht,…- Janë shumë ,nuk mund t’i marrë.
- Jo që nuk janë shumë, por janë pak,… Janë pak se, (lotët kishin filluar të më rrëshkisnin nëpër faqe, pa dëshirën time dhe ai më pa me keqardhje) asaj i duhet të blejë një violinë të re, i duhet të vazhdojë një shkollë të mirë këtu në Gjermani, një shkollë përsëmbari,… Ajo është një talent,… Po, po, unë e kuptoj që ajo është një talent. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:32 pm | |
| Nxjerr nga portofoli një fotografi të vajzës sime dhe ia tregoj.
- Çudi si dy motra qenkan me vajzën time,... Vajza juaj është kjo? - më pyeti dhe më mori fotografinë dhe ia tregoj vajzës së tij. - Shikoje sa të bukur që e ka!
- Edhe ajo i bije violinës,... Kaq sa ti është edhe ajo, - i them vajzës se vogël dhe e përkëdhel nga flokët.
Ajo, duke e parë me habi, më pyet:
- Eshtë këtu edhe ajo? | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:32 pm | |
| - Jo,... jo... Ajo është në Shqipëri, por do të kthehem edhe unë dhe do t’i flas për ty.
Hansi më mori për krahu , dhe, duke u përshëndetur me ata, u larguam.
Ai e kuptoi përnjeherë gjendjen time emoncionale dhe më ftoi për një birrë.
U ulem në një lokal dhe filluam të pimë. Pastaj më tha, si me keqardhje:
- Dikur, edhe unë kam pasur një familje,... një familje të rregullt, por fati nuk më la, që të gëzoja. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:33 pm | |
| Dhe me një vështrim të thellë, ngulur diku larg, më tregoi historinë e dhimbshme të tij.
-Kjo është bota dhe ne nuk kemi forcë ta ndryshojmë, pavarësisht nga dëshirat tona. Ndonjëherë njeriu ka nevojë të harrojë, se duhet edhe të pijë. Hajt, gëzuar, për jetën dhe për,...çfarë na do shpirti! Gëzuar!
“Chastel“ – R! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:35 pm | |
| PARKU I SHAHUT Donau rridhte i qetë dhe përshkruante prej shekujsh, a kushedi sa e sa kohë me radhë, rrugën e tij të gjatë. Ai ndante të dy qytetet në mes, në njerën anë ishte, Ulmi i ri dhe në anën tjetër, Ulmi i vjetër. Në fakt kishte një histori të bukur ndërmjet dy qyteteve. Çdo vit festohej një festë shumë e bukur, ku mblidheshin për të festuar tërësisht të dy qytetet, e quajtur me një emër shumë domethënës: Festa e Pajtimit. Për gjatë lumit kishte, anije të vogla, ku njerëzit hipnin në to dhe lundronin, por që s’jepnin efekt në fluturimin e rosave të shumta, të cilat notonin për qejf të tyre, të pangacmuara nga askush. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:36 pm | |
| Përballë tij ngrihej si një arkitekturë e shndritshme, i madhërishmi Hotel “Movenpick“ und “Edwin Scharf Haus“, prej të cilit kam fiksime kujtimesh nga më të dallueshmit në kufirin gjatësor kohor të një vitit, kur unë punova për një vit të tërë).
Një lulishte e bukur në mes të Donaut dhe “Movenpik“- ut që i jepte një pamje fantastike gjithe zonës përreth. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:36 pm | |
| Shpesh herë ai rregulli “fiks“, që nuk gjeje një letër, apo ndonjë papastërti, hedhurinë të hedhur në tokë, të bënte ndonjëherë të çuditeshe. Një ditë kemi qeshur me një shok nga Shqipëria, i cili m’u shpreh se, këtu edhe po të të duhet ndonjë gur të qëllosh ndonjë njeri, ose të qëllosh veten, nuk e gjen dot në tokë! Në mes të lulishtes ishin dy fusha shahu të mëdha të ndërtuara në tokë dhe me gurë të mëdhej druri të punuara artistikisht shumë bukur. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:37 pm | |
| Një ditë vendosa të hyja në këtë lojë, i shtyrë nga kurioziteti, dëshira e pasioni, që kisha për lojën e shahut edhe unë, duke qenë se luaja vazhdimisht edhe në Shqipëri. Në bazë të rregullave të shahut hyra dhe unë me eliminim. Është e kuptueshme që lojën e parë e humba përnjëherë, se nuk isha i ambientuar me gurët e shahut. Gurët ishin rreth tetëdhjetë centimetra të gjatë dhe lëvizja bëhej brenda fushës së shahut. Ndeshjen tjetër e fitova dhe më vonë u bëra një “shahist“ i rregullt. Sa herë që kisha kohë të lirë shkoja atje dhe ndonjëherë rrija me orë të tëra, duke humbur kohën në lojën që më pëlqente së tepërmi dhe që gjithmonë e kam për zemër. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:38 pm | |
| Qe ditë e diel. Ora qe afërsisht njëmbëdhjetë e paradites. Me Hermanin, një mesoburrë, trup të lidhur, (përshtypjen e parë ta jepte sikur kishte qenë boksier), luanim gjithmonë bashkë dhe “haheshim“ në shah. Hermani qe një njeri i shkëlqyer dhe kishte një karakteristikë tipike: humorin . Kishte qenë oficer marine dhe tani ishte në pension. Nuk e di, por mendoj që loja e shahut dhe mënyra se si e luante atë lojë, tregonte dhe karakterin e njeriut. Por mbi të gjitha, vetë personalisht, mendoj se në përgjithësi të gjithë njerëzit, të cilët luajnë shah, janë njerëz të mirë në jetë, të sjellshëm dhe tolerantë. Kjo s’do të thotë që ai që luan më mirë, është më i miri, por në përgjithësi “shahistët” janë njerëz të sensit pozitiv. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:40 pm | |
| Ky përfundim i dalë prej meje ka ardhur si rrjedhojë e njohjes sime dhe unë kam të ngulitur në trurin tim se ky përfundim imi është më se i vërtetë dhe i vërtetuar praktikisht.
- Dëgjo, - më tha,- nuk do të lozim shumë… Vetëm pesë lojë, se sot kam ca punë dhe duhet të jem në shtëpi shpejt. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:43 pm | |
| - Pa problem,… Ti e di mirë, je shefi, - i thashë duke buzëqeshur këndshëm.
Dihet nga të gjithë që ata, të cilët lozin shah, çdo të thotë të lësh një punë pa bërë ose ta bësh, mbasi të mbarosh lojën, apo të lesh ndonjë takim,… Me një fjalë e ke të garantuar që shtatëdhjetë përqind nuk mbaron punë. Dhe kjo natyrisht ndodh, kur loja ka rivalitet. Dhe për fat të “keq” jo pesë lojë, por pesëmbedhjetë lojë shahu, kishim bërë ne, deri sa u shfaq bashkëshortja e tij, për t’i tërhequr vëmendjen Hermanit, i cili kishte harruar “premtimin” e dhënë.
Dhe ajo kishte të drejtë të shpërthente me pyetjet e saj: | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:43 pm | |
| - Po ç’u bëre, more Herman? Po ke gjithë ditën,… Erdhën njerëzit në shtëpi, pritën e pritën dhe ikën, më në fund. Ke të fala shumë nga,.... dhe filloi të numëronte emrat me radhë.
- Bobo, ç’na bëre ore,… Ora nëntë e darkës!- dhe duke më luajtur mua syrin gjermançe, i drejtohet gruas tij: | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:43 pm | |
| - Berta, ky e ka fajin… E porosita,… Ky e ka fajin… Që kur ka ardhur ky këtu dhe luan shah, më prishi edhe mua, …. - dhe shpërtheu në një qeshje të madhe për “tërheqjen e veshit” dhe hedhjen e fajit në adresë të personit tim, që i kisha marrë mendjen me lojërat e shumta të shahut… Ishte një vërejtje në prani të gruas së tij, për të justifikuar gjoja vetveten. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:44 pm | |
| - Po në fakt, më porositi, por unë harrova, -i thashë Bertës dhe qesha edhe unë.
- Berta, ti erdhe që erdhe tani, ti e di që unë kërkoj falje, por meqënse jemi në barazim, a ta bëjmë dhe finalen?…, Ohu, e di unë, nuk ma prish ti mua,… Të betohem se do luajmë shpejt. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:44 pm | |
| Berta ishte megjithëmend një grua zonjë, e cila dukej që nga tiparet dhe konturet e trupit të saj… Më së fundi iu bashkua dhe ajo të qeshurës sonë dhe tha:
- More, e ç’më thua, sikur nuk të njoh unë ty sot… Kam tridhjetë vjet, more Herman, dhe e di sjelljen tënde dhe moton tënde në shah: “ Po re në shah, nuk çohesh kurrë ti!” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:44 pm | |
| - A e di kush është ky?- pyeti Hermani për të shpërpjestuar vëmendjen e Bertës dhe vijoi: - Është ai shqiptari që të kam thënë… Ai që punon tek Aleksandri… Unë s’i kam thënë gjë këtij, se po t’i them do t’i rritet mendja… Por tani do t’i them se më ka prishur edhe mua,… Nuk më lë të bëj asnjë punë. Ja, përshembull sot, nuk erdha për drekë në shtëpi, siç e kishim lënë, - dhe duke m’u drejtuar mua: - Kujdes ti, se je “shah”. Lëviz mbretin, apo u trembe tani se jemi dy veta!... Mos u mërzit, mos u trëmb se s’ekemi me grushta, ndaj luaj mire!... Nuk kam ç’ti bëj, me këtë kam tridhjetë vjet nga pas… Nuk më le një minutë vetëm! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:44 pm | |
| Dukej që kishin një mirëkuptim ideal me njëri - tjetrin si çift. Dhe pak me vonë Berta filloi të flasë, duke ju drejtuar atij:
- Ja ke treguar këtij mikut historinë tënde, apo jo? Në rast se nuk ia ke treguar do t’ia tregoj vetë. Dhe filloi: -Ditën e dasmës e kishim lënë ta bënim në një hotel. Në orën dymbëdhjetë bëhej ceremonia dhe e di kur na erdhi ky apo jo? Në orën tre, na erdhi!... Të gjithë prisnin dhëndrin të vinte dhe ky ishte futur në një dhomë dhe po luante shah me një tjetër, - dhe s’mbajti dot të qeshurën, duke m’u drejtuar mua: -Ka më keq se kaq, apo jo? | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:45 pm | |
| Hermani me çakmak në dorë po bënte lëvizjen e radhës se, natyrisht, qe ora nëntë e darkës dhe iu përgjigj asaj:
- Ka më keq, si nuk ka,… Ka Berta,… Thuaja të të thotë dhe ky një histori më të bukur se kjo tona. Unë ia kam treguar historinë time. Tani le ta tregojë edhe ky, - dhe u drejtua nga unë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka Fri Feb 19, 2010 10:45 pm | |
| Dhe unë në gjendje të çliruar dhe entuziast fillova të rrëfeja një histori shahu në Shqipëri:
- Një çift, mbas martese, kishte vajtur në një kamp dimëror. Dhëndri qe i pasionuar mbas gjuetisë dhe shahut dhe ditën e tretë i thotë gruas së tij: “Sot, e dashur, do të dal për gjah në darkë,… E di, se do zë ndonjë lepur të egër,… Mos u mërzit se do të kthehem shpejt”. Sa mbaroi këtë dhe mori dhe miratimin e nuses, niset dhe, përpara se të dilte nga hoteli, e fton një shok për të bëre vetëm një lojë shah. Kuptohet se kjo dreq loje e ka një secret: sa të hysh në lojë, nbetesh në të! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Dy skicime interesante nga Astrit Reçka | |
| |
| | | | Dy skicime interesante nga Astrit Reçka | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |