Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJergj Fishta .Lahuta e Malcise.

Shko poshtë 
+7
Brunilda BOCOVA
xhiti
detektivi
......
Tatoo
Medalim
rrimtaf
11 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
shahini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
shahini


Male
Numri i postimeve : 195
Age : 43
Vendi : jordani
Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut
Registration date : 06/11/2009

GJergj   Fishta  .Lahuta e Malcise. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJergj Fishta .Lahuta e Malcise.   GJergj   Fishta  .Lahuta e Malcise. - Faqe 2 EmptySun Nov 08, 2009 2:43 am

Rivarrosja e Ismail Qemajlit


http://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=122632&stc=1&d=1255292456
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

GJergj   Fishta  .Lahuta e Malcise. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJergj Fishta .Lahuta e Malcise.   GJergj   Fishta  .Lahuta e Malcise. - Faqe 2 EmptyFri Nov 13, 2009 3:47 am

Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET

GJUHA SHQYPE

Porsi kanga e zogut t'veres,
q* vallzon n'blerim të Prillit;
Porsi i ambli flladi i erës,
q* lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t'detit,
Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtû â gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â, ambël fiala e sajë,
Porsi gjumi m'nji kerthí,
Porsi drita plot uzdajë,
Porsi gazi i pa mashtrí;
Edhè ndihet tu kumbue,
Porsi fleta e Kerubimit,
Ka'i bjen qiellvet tue fluturue
N't'zjartat valle t'ameshimit.
Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
q* ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, q* na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
q* e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
q* n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat t'ona
Shì prej djepit na kanë thânun,
Se âsht nji Zot, q* do t'a dona:
Njatë, q* jetën na ka dhânun;
Edhè shqyp na thanë se Zoti
Per Shqyptarë Shqypnín e fali,
se sá t'enden stina e moti,
Do t'a gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vetë, po pik' mâ para,
N'agim t'jetës kúr kemi shkue
Tue ndjekë flutra neper ara,
Shqyp mâ s'pari kemi kndue:
Kemi kndue, po armët besnike,
q* flakue kanë n'dorë t'Shqyptarvet,
Kah kanë dekë per besë jetike,
Kah kanë dekë kta per dhé t'Parvet.
Në këtë gjuhë edhè njaj Leka,
q* 'i rruzllim mbretnín s'i a xûni,
q* kah bijte ai, shkelte deka.
Shekllit mbarë ligjë t'randë i vûni;
Në këtë gjuhë edhè Kastriota
U pat folë njatyne ushtrive,
q* sa t'ndrisë e diellit rrota,
Kanë me kênë ndera e trimnive.
Prá, Shqyptarë, çdo fés q* t'jini,
Gegë e Toskë, malcí e qyteta,
Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
Mos t'a lini sá t'jetë jeta,
Por per tê gjithmonë punoni;
Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
Fisi i juej, vendi e zakoni
Kanë me u mbajtë larg kambet s'huej.
Nper gjuhë shqype bota mbarë
Ka me u njohtë se ç'fis ju kini,
Ka me u njohtë jú per Shqyptarë:
Trima n'zà sikurse jini.
Prandej, prá, n'e doni fisin,
Mali, bregu edhè Malcija
Prej njaj goje sod t'brohrisin:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnija!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

GJergj   Fishta  .Lahuta e Malcise. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJergj Fishta .Lahuta e Malcise.   GJergj   Fishta  .Lahuta e Malcise. - Faqe 2 EmptyFri Nov 13, 2009 3:48 am

Burrnija

Qitë dhambët përjashta, por si lata t'prehta
Zgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem,
Kosën pështetun përmbi kocka t'ngrehta
T'cepit t'shpulpuem,
Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit,
Zymtë e me i hije t'trishtueme, t'përmnershme
Lshue krahëve' i havër t'zezë, si re thellimit,
Rrin Deka e tmerrshme.
Prej avisit t'humnerëve t'zgavrueme
Kthellët në rrashtë të thatë, plot mizori,
Të hapët tërthoren e natyrës s'krijueme
Kundron në mni,
E idhtë asa' i kërcënohet. Nji t'përqethët
Acar, at botë, natyrës i shkon, n'për tejza,
Amull të cilët mbrendë ia ngurron të njethët
E jetës ndër fejza.
Me u zbe nisë rrezja shi n'krue t'vet shkëlqyeshëm
Bres dryshku njeshet, n'atë shauret mbi rrota
Së moknes s'rrokullis e boshtit rryeshëm
I vjen rreth bota.
Felgruemun njerzit nën tjara struken;
Për nën kunora pshtimin ato lypin!
Depërtojnë retë e nalt kah qiella zhduken;
N'andrra t'dheut zdrypin.
Por kot. Mizore ajo kosë t'vet ka sjellë,
Shungllon thellimi për nën kupë t'Empirit;
Gjarpër rrufeja lvitet nëpër qiell
E nën kambë të nierit.
Kthellë shpërthe gjini i tokës. Tue bulurue
Gugson vullkani zhari, flakë e shkndija;
Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue,
Ulëron stuhia.
E para dekës, atë herë, bijnë rob e mbreta;
Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen;
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta
Ka' ajo sjell kosën.
T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj,
E mnert kah kosa cepit t'dekës të shkulet;
Kah m'kërdhokla londit kërçiku i saj
Shekulli përlulet.
Vetëm s'përkulet para Dekës njai trimi,
N'zemër t'cilit nuk randojnë punë t'liga,
E që s'e ndalë ku atë ta lypë perlimi (detyra)
As paja as friga.
Për nën mburojë t'ndërgjegjes s'vet t'kullueme;
Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell
T'elterit shenjtë, pa u tutë, ai dekës s'shëmtueme
I rrin kundruell.
Përpara tijë shkon moti t'uj u endun:
Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;
Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'përmendun
Kanë për t'u pa.
Por, ngulë ai synin n'ideal t'naltueshëm,
Si' i kep, qi vala smundet n'det m'e e lkundun,
Sido qit t'dajë ndeshtrasha e dheut t'mjerueshëm,
Ngelë n'vend pa u tundun.
Jo po: as n'flakë t'armëve nuk veton ai sye,
As buzës humnerës nuk i dridhet themra:
Sheklli, po, mbarë me pasë për t'u shpërthye
S'i ban lak zemra.
Rekton mbarë jeta për nën fyell t'kërçik'e
Të dekës s'shëmtueme, s'përmnerëshme mizore:
Vetëm BURRNIJA - një BURRNI çelike
Asaj i rrshet dore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

GJergj   Fishta  .Lahuta e Malcise. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJergj Fishta .Lahuta e Malcise.   GJergj   Fishta  .Lahuta e Malcise. - Faqe 2 EmptyFri Dec 04, 2009 3:48 am

At Gjergj Fishta
Homeri i Shqiperise

https://www.youtube.com/watch?v=VKmz_0Nie_4&feature=player_embedded#


Fishta në Kuvendin e Arrës së Madhe (1940)
GJergj   Fishta  .Lahuta e Malcise. - Faqe 2 2qukzrt

Tituj të veprave

* Lahuta e Malcís [1] - poemë (Zarë, 1925)
* Anzat e Parnasit - satirë (Sarajevë, 1907) [1]
* Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909) [1]
* Shqyptari i gjytetnuem - melodramë (1911) [1]
* Shqyptarja e gjytetnueme - melodramë
* Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912) [1]
* Hylli i Dritës - revistë (1913) [1]
* Juda Makabé - tragjedi (1914) [1]
* Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923) [1]
* Mrizi i Zanave (Shkodër, 1924) [1]
* Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927)
* Lahuta e Malcís - botimi komplet (1937)
* Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941)

Mirënjohjet

* Urdhrin “Nderi i Kombit” Shqipëri, 2002
* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
* Kurorë Argjëndi, nga Klubi “Gjuha shqipe” i Shkodrës (1911).
* Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).
* Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisë (1912).
* Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
* Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
* Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929).
* Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).

GJergj   Fishta  .Lahuta e Malcise. - Faqe 2 Spyxz4
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





GJergj   Fishta  .Lahuta e Malcise. - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJergj Fishta .Lahuta e Malcise.   GJergj   Fishta  .Lahuta e Malcise. - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJergj Fishta .Lahuta e Malcise.
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» At GJergj Fishta veprimtaria e tij
» GJ. Fishta: “Sod ka Shqypni, por shqyptarë të vërtetë kà pak
» Le ta dine tere bota mbare se Fishta me nuk a shqiptar,pse?
» ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE
» Poeme epike - Te falem moj Zane

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: