Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh Empty
MesazhTitulli: eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh   eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh EmptyTue Aug 25, 2009 5:09 pm

eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se eshte trolli i te pareve tane!Nese brenda afatit te caktuar populli shqiptar nuk bene demostrata qe eulexi dhe kfori te dali perjashta dhe ti tregoi se jan ne gjendje ta mbroin vete atedheun,apo ti bashkohen shqiperise ketu jan dy forma;Ja nene roberi nen serb ,ja BK,nuk ka rruge tjeter le ta din mire i vogel e imadh shqiptar dhe le te mendoin mire edhe qeveritaret qe jan rras me drogirime!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh Empty
MesazhTitulli: Re: eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh   eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh EmptyWed Aug 26, 2009 2:09 am

keshtu mendoj dhe un se friga nuk ka vend as ne ket jet, e as ne ahiret.prafrigacaku mbetet po asgje gjimon asht kan dhe asht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh Empty
MesazhTitulli: Re: eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh   eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh EmptyFri Aug 28, 2009 11:37 pm

xhemo

Frigacakun se don as zoti se zoti vete nuk eshte frigacak!A shqiptaret trima mes vedi e kengen pavaresi bashk me automatin qiftekli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh Empty
MesazhTitulli: Re: eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh   eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh EmptyMon Sep 07, 2009 1:16 am

EULEX DHE SHQIPERIA NATYRALE

eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh Shqiperia_etnike001Nga: Naile ZHUPANI
Pavarësia e Kosovës formalizoi vullnetin e shqiptarëve për liri dhe pavarsi. Gjatë nëntë viteve me radhë, bisedimet me ndërkombëtarët rezultuan në një marrëveshje që duhet të merrte parasysh vullnetin e Shqiptarëve për pavarësi nga Serbia, të garantonte sa më shumë të drejta për serbët e Kosovës dhe të parashikonte një mekanizëm ndërkombëtar, i cili do të kujdesej për mbarëvajtjen e kësaj marrëveshjeje.

Ky mekanizëm ndërkombëtar, i shprehur në fillim në formën e UNMIK, ndërsa tashti edhe në formën e EULEX, ka ngatërruar shpesh misionin për shoqërimin e Kosovës në rrugën e saj drejt pavarësisë me mbrojtësin e interesave, jo të serbëve të Kosovës, por të vetë Serbisë, duke anashkaluar vullnetin e kosovarëve për pavarësi.Eshte e natyrshme prania e forcave ushtarake të NATO-s për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës deri në formimin dhe konsolidimin e një force të mirëfilltë mbrojtëse të Kosovës. Asht e pranueshme që misioni civil i EULEX të shoqërojë institucionet kosovare drejt forcimit të tyre.Por asht e papranueshme që segmente të caktuara, të cilat bëjnë vend në këta organizma ndërkombëtarë të cenojnë integritetin territorial të Kosovës dhe vullnetin e popullit të saj për vetëvendosje.

Duke filluar nga 17 Shkurti i vitit të kaluar, Kosova asht njohur nga një numër i rëndësishëm vendesh dhe institucionet e saj kanë marrë formë. Njohjet e pamjaftueshme ndërkombëtare, roli i paqartë i organizmave ndërkombëtarë dhe pengesat që vazhdojnë t‘i vijnë nga Serbia dhe aleatët e saj kanë prerë hovin e zhvillimit të shtetit të ri shqiptar.Duket sikur institucionet e Kosovës janë vënë në pozita pritëse qoftë në lidhje me zhvillimet e mrendshme, sidomos në Veri të Kosovës, qoftë në lidhje me ato ndërkombëtare. Për sa i përket organizimit politik, përcaktimi i lokaliteteve me shumicë serbe asht bë në mënyrë plotësisht arbitrare, duke futur në to edhe shumë fshatra të populluar vetëm ose pothuajse vetëm me shqiptarë. Zmadhimi artificial i lokaliteteve me shumicë serbe, që i jep një pakice të popullsisë rreth 25% të territorit, reflektohet edhe në mungesën e proporcionalitetit të pushtetit qendror që u asht garantuar serbëve.Kjo vjen nga papërgjegjshmëria e organizmave ndërkombëtarë, por edhe nga mefshtësia e autoriteteve shqiptare, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri e gjetkë. Ky proces cenon jo vetëm zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës, por edhe të Shqipërisë dhe të trevave të tjera shqiptare. Zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore nuk duhet dhe nuk mund të shihen si të veçuar. Prandaj, ky proces duhet të kundërshtohet me forcë, jo vetëm nga institucionet e Kosovës, por nga të gjithë shqiptarët.
Simbolika dhe retorika politike, e këshilluar nga ndërkombëtarët dhe e përdorur nga institucionet e Kosovës, nuk kënaqet me ngritjen në këmbë të institucioneve që garantojnë të drejtat e minoriteteve, por kërkojnë të japin pamjen e një shteti shumetnik, i cili funksionon në bazë të marrëveshjes midis grupeve etnike. Kërkohet të krijohet një identitet i ri kombëtar sikur shtetforcimi i Kosovës të varej nga riformatimi kombëtar i saj. Kërkohet të ruhet një distancë e pashpjegueshme midis dy shteteve shqiptare sikur Kosova të kishte kërkuar pavarësi prej Shqipërisë dhe jo prej Serbisë.Bashkimi Evropian na jepet si shembull i zhdukjes së identitetit kombëtar dhe në emër të tij na kërkohet të heqim dorë nga përkatësia jonë kombëtare. Ndërkohë që çdo bashkëpunim midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës shihet si hap drejt krijimit të një Shqipëri Etnike.Ne na jepet një imazh i gabuar për Bashkimin Evropian dhe për veten tonë, pasi në të vërtetë, BE nuk i ka kaluar caqet e një organizmi ndërkombëtar dhe ne si shqiptarë nuk duam veçse të krijojmë mekanizmat e nevojshëm për zhvillimin tonë. Kjo bën që sot marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë të mos jenë as në nivelin e marrëdhënieve midis dy vendeve të BE-së. Për më tepër, ideja e një Shengeni mbarëshqiptar, e cila u hodh në takimin midis dy Presidentëve shqiptarë, nuk mori asnjë reagim nga qeveritë përkatëse.
Pavarësia e Kosovës, e shpallur më 17 Shkurt 2008, nuk asht një qëllim në vetvete. Mundësitë që na jepen nga ekzistenca e një shteti të dytë shqiptar të pavarur duhet të shfrytëzohen në funksion të zhvillimit politik, ekonomik dhe shoqëror të të gjithë shqiptarëve. Zhvillim politik pikë së pari, pasi kuadri i marrëdhënieve shqiptaro-shqiptare asht hala i paqartë. Marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës nuk duhet të synojnë “fqinjësinë e mirë”, por mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve. Marrëdhëniet midis shteteve shqiptare nuk duhet të jenë “diplomatike” por “vëllazërore”.Kur do të mblidhet Këshilli i përbashkët i Ministrave i bashkëkryesuar nga kryeministrat shqiptarë për t‘u dhënë zgjidhje çështjeve me karakter jo vetëm ndërshtetëror, por edhe kombëtar? Kur do të mblidhen në seancë të përbashkët Parlamentet shqiptare? Po Gjykatat e Larta të të dyja shteteve shqiptare kur do të marrin parasysh, edhe pse jo në mënyrë të detyrueshme, vendimet e njëra-tjetrës? Pak rëndësi ka nëse qeveritë përkatëse do ta shesin këtë bashkëpunim si parakusht i integrimit evropian apo si mbrojtje të interesave kombëtare.
Ajo që ka rëndësi asht nevoja që kanë shqiptarët për këtë bashkëpunim. Për sa i përket zhvillimit ekonomik, ai mbetet i vakët. Shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Shqipërisë janë të papërfillshme dhe kjo si pasojë, sidomos, e mungesës së infrastrukturave rrugore, energjetike, financiare dhe asaj të telekomunikacioneve. Këto përbëjnë matricën e zhvillimit ekonomik ndërshqiptar. Heqja e taksave të aeroporteve do të përmirësojë ndjeshëm komunikim ajror, ndërsa rruga Durrës Prishtinë do ta zbehë edhe më shumë rolin e kufirit shqiptaro-shqiptar. Në fushën energjetike, asht e nevojshme të mendohet nga të dyja qeveritë një strategji e përbashkët në fushën e energjisë. Krijimi i një tregu të përbashkët energjetik nënkupton ngritjen e një autoriteti rregullues të përbashkët dhe lejimin e operatorëve të prodhimit dhe të shpërndarjes së energjisë të veprojnë lirisht në të dyja shtetet.Kjo do të ketë si pasojë rritjen e konkurrencës, uljen e çmimeve për konsumatorët dhe rritjen e numrit të shërbimeve që do të ofrohen nga operatorët. Përmirësimi ose ngritja e infrastrukturave të mësipërme duhet të shoqërohet nga krijimi i një infrastrukture të përbashkët financiare, ku do të spikasin veçanërisht rregullatorë të përbashkët sidomos për bankat, kompanitë e sigurimeve dhe institucionet e tjera financiare dhe një bursë e përbashkët në formën e një platforme elektronike me dyer hyrëse në Tiranë dhe në Prishtinë.Mbi të gjitha, a nuk do të ishte më mirë të kishim një Kombëtare të vetme? Erërat e ngrohta dhe të ftohta të globalizimit që po fryjnë në hapësirën shqiptare kanë nevojë për një shoqëri shqiptare të fortë, të ditur dhe të zhvilluar. Globalizimi përkthehet në mundësi për shoqëritë e zhvilluara dhe në vështirësi për shoqëritë më pak të zhvilluara.Mirëpo, zhvillimi ynë kalon nga bashkëpunimi në rang kombëtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh Empty
MesazhTitulli: Re: eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh   eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» Gjirokastra brenda meje (Nga Jorgo S. TELO)
» BRENDA SHQIPËRISË NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJË PËLLËMBË TË T
» Humor
» Pavarsia e Kosoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: