Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 BRENDA SHQIPËRISË NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJË PËLLËMBË TË T

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Perparim
Fillestar/e
Fillestar/e
Perparim


Male
Numri i postimeve : 2
Age : 75
Vendi : Gallab
Registration date : 07/11/2008

BRENDA SHQIPËRISË NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJË PËLLËMBË TË T Empty
MesazhTitulli: BRENDA SHQIPËRISË NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJË PËLLËMBË TË T   BRENDA SHQIPËRISË NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJË PËLLËMBË TË T EmptyWed Nov 12, 2008 2:54 pm

BRENDA SHQIPËRISË NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJË PËLLËMBË TË TOKËS SË HUAJ!




Shkruan: Sejdi Veseli



Pazarllëqet aktuale rreth zbarkimit, shtrirjes dhe funksionalizimit të Euleks-it në tërë territorin e “Republikës së Kosovës”, shpalosën një të vërtetë aspak të këndshme për popullin shumicë të saj, se shpallja e gjoja pavarësisë së një shteti ende pa e bërë të tillë dhe kur nga administrata e tij qendrore nuk administrohet afro 1/3 të territorit, nuk është tjetër pos edhe një vetëmashtrim i radhës. Nuk vonoi dhe këtë e dëshmuan edhe ngjarjet që pasuan, si në veriun e këtij shteti të “pavarur”, ashtu dhe nëpër enklavat serbe në zemrën e tij, ende pa u tharë ngjyra e tekstit të Deklaratës së kësaj shpalljeje, të shkruar në papirusin 700 vjeçar.

Siç dihet, me 19 shkurt 2008, rreth orës 11:30, dy ditë pas shpalljes së gjoja pavarësisë, në dy vendkalimet kufitare Kosovë – Serbi, në vendin e quajtur Jarinje (Leposaviq) dhe Banjë (Zubin Potok) u sulmuan nga grupe paramilitarësh serb dhe pasi u demoluan ndërtesat dhe objektet përcjellëse dhe veturat zyrtare, atëherë iu është vënë flaka.
BRENDA SHQIPËRISË NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJË PËLLËMBË TË T Clip_image002BRENDA SHQIPËRISË NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJË PËLLËMBË TË T Clip_image004
Pamje nga njëra pikë kufitare Kosovë-Serbi, me 19 shkurt 2008


Këto ngjarje dëshmuan edhe diçka tjetër, se kjo pavarësi, duke mos qenë e vlefshme në afro 35% të territorit të këtij shteti, me vetëm 10.887 kilometra katror, ajo nuk mund të klasifikohet ndryshe, pos e tredhur, diçka ngjashëm me atë të Palestinës dhe ...

Duhet, theksuar se gjendja e sigurisë në këto pjesë të Kosovës, jo vetëm se nuk është sanuar por përkundrazi ajo është përkeqësuar dhe, ky përkeqësim ka arritur përmasa alarmante. Gjithashtu duhet theksuar, se kjo gjendje është pasojë e veprimtarisë së strukturave të pushtetit të Serbisë, që prej përfundimit të luftës e deri në ditët e sotme, të papenguar nga KFOR-i dhe UNMIKU, përgjegjës kryesor për sigurinë, sipas Rezolutës famoze të KS të OKB-së nr.1244. Por, populli thotë, “të rrimë shtrembët por të flasim drejt”, pengimi i punës së këtyre strukturave nuk u kërkua me vendosmëri as nga të mandatuarit me votën e “lirë” të popullit, përkundër faktit se ishin betuar para elektoratit, se nëse e marrin votën e tij, me përparësi do ta rregullonin këtë gjendje kancerogjene, sidomos në këto terrene në të cilat janë koncentruar pasuri të mëdha minerale dhe hidrike të Kosovës.

Siç është bërë e ditur, nëpër të gjitha enklavat serbe, tanimë të legalizuara me Planin Gjithëpërfshirës të Ahtisarit, janë formuar shtabet për vetëmbrojtje. Këto shtabe shprehen qartë, se do të veprojnë me vendosmëri nën moton “Kosova është Serbi” dhe kështu edhe po veprojnë. Por, në realitet krejt veprimtaria e tyre, zhvillohet në drejtim të legalizimit të ndarjes së këtyre enklavave nga Kosova dhe bashkimi i tyre me Serbinë.

Duhet cekur se në kuadër të këtyre formave të “vetëmbrojtjes”, janë grumbulluar hordhitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ushtrisë serbe, si dhe ato paramilitare, të njohura si “Beretat e Kuqe”,“Rojet e Urës”, “Garda Car Llazar” dhe plehra të ngjashëm serbo-çetnik, për të cilët dyshohet me bazë, se ishin po ata që masakruan popullatën civile shqiptare. Nuk duhet të çuditemi nëse mësohet pak më vonë, se në krye të këtyre hordhive gjenden edhe kriminelë, të rangut të Ratko Mlladiç, të kërkuar nga Gjykata e Hagës...që bazuar në fjalorin luftënxitës të Episkopit Artemije dhe Mitropolitit Amfilohije, këta kriminel mund të jenë të strehuar nëpër objektet e kultit “shensavian”, të maskuar si murgj, ashtu si dikur “tigrat” e Arkanit dhe paramilitarët tjerë, të cilët kryenin krime ndaj popullatës civile shqiptare, dhe ktheheshin në objektet fetare “shensaviane”, të cilat ishin shndërruar në baza(kazerma) të tyre!

Nga vetë fakti, se këto veprime separatiste të drejtueseve lokal të kësaj pjese të Kosovës, jo vetëm se nuk u shfuqizuan menjëherë nga UNMIK-u (siç shfuqizoheshin dikur dhe sot vendimet e Kuvendit të Kosovës) por nuk po trajtohen ushtarakisht nga KFOR-i, të imponon dyshimin e bazuar, se krejt kjo veprimtari shumë e rrezikshme për të ardhmen e afërt të Kosovës dhe të rajonit në përgjithësi, është bërë me pëlqimin e disa segmenteve, jo të pafuqishme ndërkombëtare, aleate tradicionale të Serbisë.

Kjo gjendje e sigurisë jo vetëm në veriun e Kosovës, por nëpër të gjitha enklavat serbe, në këtë kohë të pazarllëqeve rreth vendosjes së EULEKS-it dhe rekonfigurimit të UNMIK-ut, sa vije e përkeqësohet.

Zhvillimet e fundit në lëmi të mbrojtjes dhe sigurisë të Serbisë, imponojnë përfundime aspak të këndshme, se Kosova mund të rrezikohet nga rebelimi nepër enklava, i cili do të përgatiste terrenin dhe “arsyetimin” për ndërmarrjen e një blitz krig-u nga ushtria e serbe. Një veprim i tillë do të ndërmerrej me qëllim, fillimisht të vënies nën “mbrojtje” të enklavave nga “terroristët” shqiptar dhe për t’i aneksuar më vonë këto pjesë të Kosovës. Bazuar në përvojën që kemi me Serbinë, e cila është peng e radikalizmit tradicional dhe politikanizmit pashiqian, situata mund të eskalojë brenda natës, sipas skenarëve të përgatitur që moti!

Në disa shkrime të më hershme jam përpjekur të pasqyrojë lëvizjet e njësive operative të ushtrisë serbe, njësive paramilitare dhe të MUP-it. Kësaj radhe, do të përpiqem të pasqyrojë synimin e ushtrimeve ushtarake të njësive të këmbësorisë, të artilerisë, atyre tankiste, ajrore dhe kundërajrore të ushtrisë serbe, të cilat u mbajtën brenda 45 ditëve të fundit dhe që kishin për synim verifikimin e aftësisë luftarake të këtyre njësive, për çlirimin e terrenit përkohësisht të okupuar dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Serbisë. Është me rëndësi të theksohet, se këto ushtrime u bënë, jo shumë kohë pas kthimet nga riparimi i avionëve strategjik Mig-29, nga përforcimi i blindës së tankeve m-84 dhe pas vendosjes së sistemeve mbrojtëse raketore të cilat u “blenë” kohëve të fundit nga Rusia. Të gjitha këto ushtrime u përmblodhën në ushtrimin e koduar “Obuka2008”. Siç njofton Tanjug, me 20.10.2008 në Qendrën Operative të sistemit të mbrojtjes në Shtatmadhorinë e Ushtrisë së Serbisë, filloi ushtrimi luftarak shtabor i Komandës së Bashkuar Operative “Obuka 2008”. Ky ushtrim drejtohet nga koloneli Milan Mojsiloviç, zëvendës komandant i KBO, në të cilin marrin pjesë eprorët e tërësive organizative dhe nga përbërja e Shtatmadhorisë. (Tanjug)

“...Në sallat e errësuara thellë nën tokë, në hartat elektronike, në një qetësi të rreptë të cilën e prishnin vetëm flladitëset dhe shkëlqimi nga kompjuterët super të fortë, luhej lufta ndërmjet dy shteteve në Ballkan...” Miroslav Lazanski, botuar me 08/11/2008, në http://www.politika.rs

Në këtë lojë luftarake, që udhëhiqej nga ky kolonel me përvojë të freskët nga luftërat e fundit, operacionet luftarake përfshinë edhe territorin e shtetit të tretë, në thellësi prej 100 km...

Nëse krahasohet skenari dhe kualiteti i këtij ushtrimi elektronik, të gjitha ushtrimet e mëhershme të ish APJ, si p.sh. “Sloboda 71”, “Podgora 72”, “Jedinstvo83”... në të cilat morën pjesë të gjitha gjinitë ushtarake me të gjitha armatimet për një luftë të vërtetë, do të mund të klasifikoheshin vetëm si lojëra fëmijësh.

Në këtë ushtrim luftarak, aktori kryesor paraqitej shteti i koduar Rodopia. Si pasojë e shkëputjes të një pjese të territorit, kufizohej zhvillimi i këtij shteti, ngase ndihej mungesa e madhe xeheve dhe lëndëve për prodhimin e energjisë, andaj para se të futet në luftë ai kërkon me forcë revidimin e marrëveshjeve të paqes dhe kthimin e suverenitetit mbi këtë pjesë të territorit që kishte humbur, të pasur me linjit dhe xehe tjera.

Lexuesi i këtij shkrimi mund të nxjerr përfundimin shumë të drejtë, se pjesa e territorit të Rodopisë(lexo Serbisë) për të cilën bëhet fjalë është Kosova. Të ky përfundim do të vij, sidomos duke e studiuar me kujdes foton e hartës, në bazë të cilës shpjegohej ushtrimi. Shih hartën:



BRENDA SHQIPËRISË NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJË PËLLËMBË TË T Clip_image006

Sipas të gjitha të dhënave që jepen në hartë dhe shpjegimeve që jep drejtuesi i ushtrimit, mund të nxirret përfundimi, se ushtria serbe përgatitet, së pari për të ripushtuar Kosovën dhe për të mbajtur nën kontroll Luginën e Preshevës, andaj qëllimisht gjatë shpjegimit injorohen forcat, të cilat aktualisht janë të dislokuara dhe të destinuara për të vepruar drejt Kosovës dhe Luginës së Preshevës dhe që drejtohen nga Komanda në Nish; së dyti të ndihmoj shkëputjen e Republika Serbska nga Bosnja, andaj në kuadër të këtij ushtrimi parashikon koncentrimin e forcave në vijën Kralevë-Paraqin-Prokuple-Novi Pazar, për t’u “ofruar ndihmë secesionistëve në regjionin Loznica-Valevo-Kosjeriq-Bajna Bashta”; së treti për të shtypur me dhunë pretendimet e Vojvodinës për t’u shkëputur nga Serbia.

Kush ka sy e vesh është duke e kuptuar, se gjendja e sigurisë në Kosovë dhe rreth saj po përkeqësohet me hapa gallopant. Por, duhet konstatuar se vërehet një kthesë kualitative të mendësia kolektive e shqiptarëve. Asnjë veprim i mëparshëm i Bashkësisë Ndërkombëtare, nuk ka ndikuar, siç do të ndikojnë këto pazarllëqet aktuale në zgjimin e popullit shqiptar nga hipnoza e tiradave mashtruese, sidomos nga ato që u sajuan e emetuan nga disa qarqe ndërkombëtare dhe që përsëriten edhe sot nga papagajtë e tyre vendor, si dhe në vetëdijesimin e tyre për rreziqet potenciale që u kanosen interesave të tyre legjitime nga këto pazarllëqe. Me siguri, se ky vetëdijesim do t’i ndihmojë shqiptarët që të lënë anash gjithçka që i ndanë, për të filluar përpjekjet e menjëhershme dhe serioze për t’i ringjeshur radhët dhe për të vendosur që të sakrifikojnë çfarë është e domosdoshme, për një qëllim madhor dhe të ligjshëm: zgjidhjen e drejt dhe përfundimtare të çështjes së tyre kombëtare, duke ribashkuar shtetin e tyre të vetëm, Shqipërinë Natyrale, brenda të cilit nuk do të ketë as edhe një pëllëmbë të tokës së huaj dhe, për ta ndërtuar atë sipas standardeve më të avancuara të demokracisë, në të cilin do të garantoheshin me ligj të drejtat e natyrshme edhe për minoritetet.

Shqiptarët po binden përfundimisht, se vetëm kur ta marrin fatin e tyre në duart e veta, mund ta nderojnë si i ka hije vendin dhe kombin, sepse kështu i bindin miqtë dhe armiqtë, se janë zotët e vërtetë të trojeve të Shqipërisë Natyrale!!!

Me 11 nëntor 2008, Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BRENDA SHQIPËRISË NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJË PËLLËMBË TË T
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Platforma e Shqipërisë Natyrale - Koço Danaj
» ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale -KOCO DANAJ
» Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale (Nga Koco Danaj)
» Edhe student edhe deshmore...
» eullexi dhe kfori perjashta,shqiperija brenda kosoves se esh

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: