Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: THENIE PER GJUHEN Wed Jul 22, 2009 9:23 pm | |
| Thënie për gjuhën | | “Gjuha është tepër e rëndësishme për t'ua lënë vetëm gjuhëtarëve” | Heidegger | | “Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar” | Holger Pedersen | | “Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet” | Filip Shiroka | | “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” | Eqrem Çabej | | “Shenjat e civilizimit të një populli janë:
- si kujdeset ai për drunjtë e tij,
- si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë
- si sillet ai me gjuhën e tij.
Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti” | Erwin Chargaff |
|
|
| | “Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen” | N. Frashëri |
| “Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe” | I. Kadare |
| “Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe” | Gj. Fishta | | “Gjuha letrare s’është vetëm thesari i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare” | I. Ajeti | “Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar” | E. Çabej | | “Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë, deri-diku, muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive historike. Këtë mjet e jep gjuhësia” | N. Jokl | | “Larg gjuhës shqipe, larg të qenit shqiptar” | Q. Murati | | “Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar” | Gj. Shkurtaj | | “Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës” | S. Frashëri | | “Gjuha ruhet atje ku shkruhet” | Populli | | “E mjera shqipe, ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet!” | T. Zavalani | | “Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë” | N. Bulka | | “Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë” | Volter | | “Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet” | Një mendimtar i lashtë | | “Gjuha e keqe sjell shumë të këqija” | Latine | | “Gjuha është institucion mbi të gjitha institucionet” | Heidegger | | “Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture” | E. Çabej |
| |
|