Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare   Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare EmptySun Nov 09, 2008 2:49 pm

Isa Buletini
Ismail Qemali kur vajti në Londër për t'u takuar me Kryeministrin e Anglisë, e shoqëronte Isa Buletini.
Isa Buletini në brez kishte vënë dy kobure.
Mirëpo, kështu të armatosur nuk e linin të hynte në kryeministri dhe bënë fjalë me të. Ismail Qemali i bëri me shenjë të dorëzonte armët.
Këtë punë e mori vesh edhe kryeministri e, në bisedim e sipër, si me të qeshur i tha Isa Buletinit:
- Sido që të jetë e çarmatosëm edhe shqiptarin.
- Shqiptarët s'ka burrë t'i çarmatosë - u përgjigj Isa Buletini dhe nxori koburen tjetër që kishte fshehur.

Flamuri është i shqiptarëve
Kur Isa Boletini po kalonte nëpër Myzeqe, në krye të trimave të tij kosovarë, për të ardhur në Vlorë më 28 nëntor 1912, një lajmëtar i doli përpara dhe i tha:
- Baca Isa, Ismail Qemali po ju pret. Ai e ngriti flamurin e Shqipërisë në Vlorë.
Dhe Isai, mendueshëm, iu përgjigj:
- Jo vetëm të Shqipërisë, more bir, por flamurin e të gjithë shqiptarëve kudo e nën këdo që të ndodhen. Ai është flamuri i të gjithë atyre që flasin shqip e kanë në dej gjak shqiptari. Dhe këtë do ta ruajnë e do ta mbajnë gjithmonë kudo që të ndodhen.

"Të pret me muzikë e të vret me thikë"
I dërguari i Stambollit i shkoi në shtëpi Isa Boletinit dhe e pyeti përse nuk doli ta priste Sulltan Reshatin kur ai erdhi në Kosovë në korrik të vitit 1911.
- Nuk mund të vija se ju më kërkuat të dorëzoja armët!
- Pse, nuk u zure besë fjalëve të sulltanit?
- Unë i zë besë vetëm grykës së pushkës që mbaj me vete. Sulltanët të kanë pritur gjithmonë me muzikë e të kanë vrarë pas shpine me thikë.

Nuk u bie në gjunjë as për kryet e nëntë djemve
Një ditë të bukur korriku të vitit 1908, kur dy djemtë e Isa Boletinit po ktheheshin në Shqipëri nga Stambolli, xhonturqit ia mbajtën peng, sepse Isai nuk kishte pranuar të shkruhej anëtar i xhemijetit. Ata e kërcënuan Isanë duke i dërguar lajmin: ose të zbriste në Mitrovicë e të shkruhej anëtar i xhemijetit, ose nuk do t'i shihte kurrë djemtë e tij.
Dhe Isa Boletini u dha këtë përgjigje:
- A, kaq për zemërpakët më mbani sa t'u bie në gjunjë për kryet e dy djemve të mi? Jo, unë nuk bie në gjunjë as për kryet e nëntë djemëve të mi…

Sidoqoftë detyra e tij është e një shërbëtori
Një ditë Isa Boletini u nis tek bashqatipi i Sulltanit për të protestuar kundër ndjekjeve politike që i bëheshin popullit kosovar. Portjeri, Halil-aga, të cilit edhe ministrat ia kishin frikën dhe i bënin komplimente, kur Isai deshi të hynte brenda i tha në mënyrë kategorike:
- Është e ndaluar!
Kur Isai u nis drejt derës Halil-aga e kapi për krahu. Atëherë Isai e kapi nga mesi dhe e rrokullisi tatëpjetë shkallëve. Natyrisht u dëgjua shamata dhe dolën të gjithë nga zyrat, me bashqatipin në krye dhe panë Halil-agën në fund të shkallëve.
Isai, si pa të keq, hyri në zyrën e bashqatipit.
- E këshilloni shërbëtorin që t'i dallojë njerëzit, - i tha.
- Nuk është shërbëtor, por njeri me gradë të lartë që kryen detyrën e portjerit.
- Sidoqoftë detyra e tij është e një shërbëtori - ia preu Isai.

Nuk i dorëzoj mysafirët e shtëpisë sime
Nga fundi i vitit 1903, dy rekrutë të krahinës së Mitrovicës patën ikur nga Shani i Bagdatit në Stamboll. Me të zbritur në një lagje të Stambollit, ata pyetën dhe gjetën shtëpinë e Isait, e cila gjendej nën vëzhgimin e policisë së Sulltanit. Kështu policia e mori vesh ku ishin strehuar dy rekrutët që kishin braktisur shërbimin ushtarak. Ajo kërkoi dorëzimin e tyre.
- Më kanë ra në shtëpi dhe janë të lodhur. Janë të njohurit e mi dhe, kur të çlodhen, do të merremi vesh - u tha ai policëve.
Pas një jave shkoi vetë komandanti i policisë Hasan Pasha. Ai i kërkoi Isait dy rekrutët për t'u gjykuar nga Ministria e Luftës.
- Ju duhet t'i kishit zënë kur rekrutët u nisën nga Shani në Stamboll, tani është turp për ju që i kërkoni dhe turp për mua që t'i dorëzoj. Për ngjarjen u njoftua Sulltan Hamiti. Ai me një letër urdhëroi të dorëzoheshin të dy rekrutët. Isai iu përgjigj:
- Djelmoshat janë bij të bjeshkës së Kosovës që nuk e durojnë dot vapën arabike dhe më parë të më vijë vdekja mua se sa të dorëzoj mysafirët e shtëpisë sime.

Idriz Seferi
Kush është gjenerali?
Të mahnitur nga qëndresa heroike që u bënë kryengritësit kosovarë ushtrive osmane në grykën e Kaçanikut më 1910, gazetarët e huaj po kërkonin me ngulm cili ishte ai gjeneral i famshëm që i drejtonte. Kur u gjetën përpara, udhëheqësit trim Idriz Seferi, e pyetën:
- Ti je gjenerali i kësaj qëndrese të pashembullt?
Idrizi, duke fërkuar mustaqet u përgjigj:
- Si unë, këtu janë të gjithë, sepse armën kundër armikut ua ka mësuar nëna që në djep. Të gjithë shqiptarët janë gjeneralë kur luftojnë për vendin e vet, por në vend të gradave në supe kemi armët e brezit.

Hil Mosi
Edhe gratë luftojnë si burrat
Kur një gazetare angleze pa duke luftuar, në Kryengritjen e Malësisë së Madhe, krah për krah burrave edhe gratë, i tha Hil Mosit:
- S'e kisha besuar që kini gra kaq trimëresha!
- Një komb trim e luftëtar si kombi shqiptar, - u përgjigj Mosi - nuk ka si të qëndrojë i tillë vetëm me burrat, në qoftë se edhe gratë nuk janë po aq trimëresha, sepse në prehrin e tyre u rritën ata që i qëndrojnë mburojë Shqipërisë!

Hasan Prishtina
Në vend të kolltukut pëlqej kryengritjen
Në valën e kryengritjeve të mëdha që shpërthyen në vitin 1911 në Kosovë, kryeministri i qeverisë osmane, Haki Pasha thirri Hasan Prishtinën, "deputetin kryengritës", siç e quanin ata, dhe i propozoi postin e ministrit, me kusht që ai të hiqte dorë nga kryengritja.
- Parimin tim - u përgjigj ai - nuk mund t'a shkel jo për një ministri, por as për postin e sulltanit. Në vend të kolltukut me turp në Stamboll, pëlqej kryengritjen me armë në dorë në malet e Kosovës.
Drejtësia serbe
Duke u gjendur ballë për ballë me ministrin e Jashtëm të qeverisë së Beogradit në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Hasan Prishtina, midis të tjerave, deklaroi.
"Për të formuar një ide të përgjithëshme mbi drejtësinë serbe, mjafton të dihet se mijëra krime bëhen në mes të ditës dhe asnjë nuk ndiqet nga gjyqi. Është i vetmi vend në botë, ku njerzit mund të vriten në sy të gjykatësve që heshtin."

Dervish Hima
"Përsërite edhe njëherë, zoti prokuror"
Pasi e mbajtën të burgosur në Shkodër patriotin Dervish Hima se më 1909 kishte dënuar në një fjalim politikën e xhonturqve, për mungesë avokati e dërguan t'i bëjnë gjyqin në Selanik.
Duke iu drejtuar të pandehurit prokurori e pyeti:
- Faji yt ndëshkohet me vdekje. Fol, ç'ke për të thënë për ato që ke thënë?
- Përsëriti zoti prokuror ato që kam thënë.
Dhe prokurori duke hapur dosjen lexoi: "Ke thënë se xhonturqit janë më të poshtër se qeveria e Sulltan Hamitit dhe se shqiptarët duhet të ngrihen e të marrin armët kundër tyre. Ja vdekje, ja liri." Ja ç'ke thënë. I mohon apo i ke harruar?
- As i mohoj, as nuk i kam harruar, po kisha dëshirë t'i dëgjoja edhe nga goja juaj. Kështu do të bëjnë shqiptarët. Tani ju bëni tuajën.

As gegë, as toksë, por vetëm shqiptarë!
Në mbledhjen e Manastirit në vitin 1910, një nga përfaqësuesit e shquar të asaj kohe për çështjet shqiptare, Dervish Hima, u ngrit e tha:
- Dua të flas për Kosovën. Serbët po derdhin shumë të holla për të shkombëtarizuar vëllezrit tanë dhe thonë se vendësit e Kosovës janë më të shumtit serbë. Kurrë s'mund të bëhet që ne shqiptarët të heshtim duke parë gjithë këto gjëra që bëhen kundër nesh.
Që sot e tutje nuk do të përmendim më fjalën gegë e toskë, por vetëm shqiptarë, sepse gjithë shqiptarë jemi, të gjithë një gjuhë e një gjak kemi, të gjithë një atdhe e një qëllim të lartë kemi i cili është: përparimi i kombit shqiptar!

Bajram Curri
Nuk i takon mysafirit të thëresë të zotin e shtëpisë
I dërguari i kryeministrit serb Pashiq erdhi fshehurazi në Shqipëri dhe arriti të bëjë një takim me Bajram Currin, që luftonte maleve. Ai, në emër të Pashiqit, i ofroi para, rrogë të madhe e poste të larta në Serbi, me kusht që të kthehej në Gjakovë e të mos e kundërshtonte pushtimin serb.
Bajram Curri iu përgjigj:
- Thuaji Pashiqit tënd se nuk ka aq para gjithë mbretëria e kralit të Serbisë sa për të blerë Bajram Currin. Dhe lidhur me kthimin në Gjakovë, thuaji se nuk i takon mysafirit të thërresë të zotin e shtëpisë. Atje do të kthehem vetë, se është vendi im.

Sami Frashëri
Kur e pyetën rilindasin dhe patriotin Sami Frashëri se si mund ta flakin tej zgjedhën turke shqiptarët, ai tha:
"Turqia me dashuri e me mirësi s'jep gjë kurrë. Prandaj edhe shqiptarëve… me hir s'u ka për të dhënë gjë. Shqiptarët duhet t'ua marrin turqve me pahir ato që duan".
E drejta dhe fuqia
Kur shkroi veprën e tij "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet", e pyetën Sami Frashërin:
- A do të jenë të zotët shqiptarët ta mbajnë e ta ruajnë veten?
- Sigurisht - u përgjigj ai. - Dy gjëra duhen në këtë jetë për të ruajtur e mbajtur me nder atë që të takon: e drejta dhe fuqia. Dhe këto populli shqiptar i ka.
Me hir e me pahir
Duke iu përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve të huaj në Stamboll nëse qeveria osmane do t'ia jepte Shqipërisë reformat e premtuara, Sami Frashëri u tha:
"Porta e Lartë me dashuri e me mirësi nuk të jep gjë kurrë. Ajo e do më mirë humbjen e Shqipërisë e ta ndajë në mes armiqve që na rrethojnë, sesa t'ua lërë shqiptarëve ta ndreqin e ta lulëzojnë.
Prandaj meqë sulltani me hir s'ka për të na dhënë gjë, shqiptarët duhet t'ia marrin atij me pahir. Ta kërkojmë me fjalë, por gjithmonë duke mbajtur në dorë pushkën plot".
Armiqtë do ta kenë të vështirë të harrojnë
Kur e pyetën Sami Frashërin në vitin 1899 përse u jepte kaq rëndësi alfabetit të gjuhës shqipe, librave dhe përhapjes së tyre, kur kjo gjë mund t'u sillte rreziqe të mëdha nga ana e qeverisë osmane, ai u përgjigj:
- U jap rëndësi sepse nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, nuk mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe, pa shkronja shqipe e shkolla në të cilat të mësohet shqipja. Kur t'i kemi të gjitha këto, armiqtë do ta kenë të vështirë të harrojnë se populli shqiptar është zot i këtij vendi.

Çerçiz Topulli
Edhe kjo është tokë shqiptare
Në gushtin e vitit 1915, të kapur pabesisht, Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli u vunë para togës së pushkatimit të gjeneralit malazez Veshoviç, në fushën e Shtoit në Shkodër.
Para se breshëria e armëve t’i rrëzonte të dy në të njëjtin varr, oficeri malazez i tha Çerçiz Topullit:
- A e shikon se ku po e lini kokën? Në dhé të huaj, në vend që të rrini rehat aty, në vendin tuaj.
Dhe Çerçizi ia priti:
- Ne nuk kemi luftuar për shtëpinë tonë, por për vendin tonë dhe vendi jonë është gjithkund ku flitet gjuha shqipe e jetojnë shqiptarë në trojet e veta. Edhe kjo është tokë shqiptare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare   Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare EmptyWed Jan 07, 2009 7:49 pm

Themistokli Germenji

Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare Jjxqx2

Tri dëshirat e fundit
Themistokli Gërmenjit, para ekzekutimit iu kërkua të shfaqte dëshirën e fundit. Atëherë ai tha:

- Kam tre dëshira njëherësh. Dua të këndoj një këngë burri, veshur me kostum shqiptar, nuk pranoj të më lidhin sytë në kohën e pushkatimit, dhe dua t'i jap vetë xhelatit komandën "zjarr"!


Rrapo Hekali

Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare 250px-Rapo_Hekali

Bejlerët e Jugut, të shqetësuar nga luftrat e Rrapo Hekalit, i thanë njëherë:

- Pa na thuaj, ore, si do të qeveriset vendi me një tufë leckamanësh që ke grumbulluar rreth vetes?

- Njëqind herë më mirë se ç'e qeveris Sulltani me një tufë kusarësh, maskarenjsh si ju - ua përplasi në fytyrë përgjigjen Rrapo Hekali.


At Shtjefën Gjeçovi

Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare At_shtjefen_gjecovi

As gjuha, as kombi shqiptar nuk vriten…
Një natë para se shovinistët serbë t'i zinin pusi dhe ta vrisnin pabesisht mësuesin At Shtjefën Gjeçovi, ai i mblodhi nxënësit në shkollën e tij, në fshatin Zym të Prizrenit dhe u përsëriti, si gjithmonë pas çdo mësimi, këto fjalë:

"Shqypnia asht vendi ku kena le e na jena vetëm shqiptarë. Gjuha jonë asht shqypja. Këto mos i harroni kurrë, fëmijë të dashur".

Dhe atë mbrëmje, kur do të kthehej për në shtëpi, rojtari i shkollës i tha:
- Ruaju, At Shtjefën. Armiqtë të kanë vu në shenjë e nuk e durojnë këtë shkollë shqipe!
- Ani ç'ka!, - u përgjegj duke qeshur At Gjeçovi - Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t'i vrasin kurrë…


Shahin Kolonja

Shahin Kolonjën, publiçistin e shquar e demokrat, në kohën kur ai drejtonte gazetën "Drita" të Sofjes, e pyeti një personalitet i vendit.
- A e dini se Shqipëria ka shumë armiq dhe se ju do ta keni shumë të vështirë t'i dilni zot çështjes suaj?
Dhe ai u përgjigj:
- Që Shqipëria ka pasur gjithnjë shumë armiq, këtë e dinim; që ka ende shumë armiq, prapë këtë e dimë; por që ne jemi mësuar të luftojmë e t'i mundim gjithnjë armiqtë, edhe këtë e dimë!

Sulejman Vokshi

Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare U1_SulejmanVokshi


Pasi osmanllinjtë e zunë në pabesi udhëheqësin ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Sulejman Vokshin, e dënuan me vdekje në litar.
Kryetari i gjyqit ushtarak të Prizrenit e pyeti:
- Ke gjë për të thënë;
Sulejman Vokshi, duke shikuar me përbuzje, i tha:
- Po, kam. Mua mund të më vrisni e të më varni, se unë, një jam, por malet e Shqipërisë, ku luftojnë trimat për liri, as nuk mund t’i varni e as t’i vrisni kurrë.


Pashko Vasa

Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare Pashkovasa7pv

“Të mësojmë gjuhën dhe të ruajmë atdheun”
- Çfarë të shtyu të shkruash këtë vjershë? – e pyetën Pashko Vasën kur ky e lexoi për herë të parë poezinë “Shqypni, e mjera Shqypni!”
- Dy gjëra më bënë që t’i derdh këto mendime në letër. E para, që shqiptarët për ta lexuar të përpiqen të mësojnë gjuhën shqipe, dhe e dyta, pasi ta kenë lexuar, të kuptojnë më mirë se këtij vendi i duhet dalë zot deri në pikën e fundit të gjakut. Dhe të tillë ka shumë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 100 Personalitete Shqiptare të Kulturës Islame
» Edlira Dedja, personalitete e shquar shqiptare në Zvicër
» THENIE PER GJUHEN
» Botime të reja: 101 Personalitete (Fetare-atdhetare-kulturor
» Shpresë Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: