Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Seminari për gjuhën.... Sat Aug 18, 2012 7:00 pm | |
| Seminari 31 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Ministri i Arsimit të Kosovës, Ramë Buja, uron mirëseardhje pjesëmarrësve të Seminarit në Prishtinë, Kosovë... Para një jave, në Prishtinë, pikërisht, me 13 gusht 2012, ka nisur punimet Seminari 31 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare i cili ka sjellë në kryeqytetin e Kosovës referues nga vende të ndryshme të botës. Për dy javë rresht, në Prishtinë studiues dhe albanologë nga vendet e ndryshme të botës do të diskutojnë për kulturën, gjuhën shqipe, dialektet e saj dhe zhvillimin e saj, krahas procesit të globalizmit. Hapjen e seminarit e bëri, Drejtori i Seminarit, Bardh Rugova, i cili tha se më këtë seminar synohet studimi i problemeve të albanologjisë, por edhe krijim i kontakteve të reja më botën. Drejtori i Seminarit, Bardh Rugova, ndër të tjera tha edhe këto: “Seminari mundëson me vende dhe kultura të tjera, mundëson përfaqësimet kulturore të albanologjisë në botë dhe përkthime të veprave të gjuhës shqipe në gjuhë të ndryshme të botës, ndikimi i dytë është ai arsimor dhe shkencor”. Ndërsa, Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe se pjesëmarrësit e këtij seminari ishin ambasadorë të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Sipas ministrit Buja, me këtë seminar tregohet më shumë për kulturën dhe gjuhën shqipe. “Ky seminar që është i 31 pësoi disa rënie gjatë vitit 90-ta dhe e dimë pse. Ishte institucioni që e mbajti gjallë kulturën dhe traditën kombëtare, dhe përmes njerëzve, miqve, dashamirësve të albanologjisë që erdhën këtu ishin ambasadorët më kuptim plot për të bartur atë që duhet bartur dhe pasqyruar”, ka thënë Buja. Kurse, në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Pajazit Nushi tha se seminari përkundër stuhive dhe propagandave armiqësore, u bë institucion i përmasave ndërkombëtare. Mirëseardhje rreth 200 pjesëmarrësve të këtij seminari u kanë uruar edhe ministri i Arsimit, Ramë Buja dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa. "Miti serb i Kosovës" i Enver Mehmetit ishte titulli i kumtesës së parë që u lexua në hapje të Seminarit, ku pjesëmarrës janë rreth 200 studiues të cilët do të jenë prezent gjatë 13 ditëve që do të zgjasë ky seminar. Një nga organizatorët e Seminarit, profesori Bardh Rugova tha se edhe sivjet Seminari do të ketë sesionin e gjuhësisë, për të cilin është caktuar tema "Gjuhësia shqiptare (1912-2012)", si dhe atë të letërsisë që këtë vit do të ketë për temë "Studimet letrare shqiptare (1912-2012)". Punimet e seminarit i përshëndeti edhe zëvëndësministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, poeti, z.Hajdin Abazi... Gjatë seminarit, vëmendja më e madhe, do t'i kushtohet përvjetorit të 100 të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Për këtë do të mbahet një tryezë e veçantë e Seminarit, por edhe sesionet shkencore do të jenë të lidhura me këtë ngjarje. Mexhid YVEJSI, Gjakovë
| |
|