Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 HOXHA KADRI PRISHTINA (1878-1925)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

HOXHA KADRI PRISHTINA (1878-1925) Empty
MesazhTitulli: HOXHA KADRI PRISHTINA (1878-1925)   HOXHA KADRI PRISHTINA (1878-1925) EmptyMon Jul 13, 2009 8:34 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

HOXHA KADRI PRISHTINA
(1878-1925)


Hoxha Kadri Prishtina ka qenë e do të mbetet një nga figurat e shquara kombëtare, shembulltyrë frymëzimi për çështjen shqiptare.
Hoxha Kadriu, përveç se ishte besimtar, ka qenë dijetar, atdhetar, politikan, diplomat, publicist, jurist…

Lindi në vitin 1878, në vitin historik, kur u themelue “Lidhja e Prizrenit”, organizata politike-ushtarake, e cila e zgjoi vetëdijën kombëtare në të gjitha trojet shqiptare…
Mësimet fillestare i kreu në Prishtinë, në gjuhën turke, ndërsa ato të mesme në Shkup, në shkollën e njohur “Dar ul-Mualimin”.
Studimet i vazhdoi në Stamboll, në shkollën e quejtur “Dar-ut-Tedris”, që ishte Shkollë e Lartë Pedagogjike. Atëherë, menjëherë, u regjistrue në Medresenë e famshme “Fatih”, ku edhe aty diplomoi me rezultat të shkëlqyeshëm.
Në vitin 1904, në moshën 26 vjeçare, Hoxha Kadri Prishtina jo vetëm që ishte jurist, por ai tashmë kishte fitue titullin Myderriz (Profesor) dhe titullin Hoxha, (Dijetar).
Po në këtë vit, me 1904, Kadri Prishtina, duke qenë jurist, profesor e hoxhë, në moshën 26 vjeçare, u arrestue në Stamboll, ku edhe u burgos për veprimtari atdhetare…
Gjatë pesë vjetëve, sa ishte në burg, në Jedikule, ku vuanin dënimin edhe të burgosur tjerë politikë, Hoxha Kadriu u sëmur rëndë, aq rëndë sa iu desh të bënte premjen e këmbës mbi gju (amputimin)…
Hoxha Kadriu, edhe pse me një këmbë të amputuar, kurrë nuk është dorëzuar, e vazhdoi veprimtarinë e tij, që Shqipnija të bëhet Shqipni, e pavarur, e bashkueme e përparueme…
Këtë e dëshmoi, kur në Shkodër, me 1915, e krijoi një komitet me emrin “Komiteti i Fshehtë”, kurse pas tri vjetësh me një grup atdhetarësh, intelektualësh, kryesisht nga Kosova,
e themeloi një organizatë politike, e cila do ta organizonte popullin shqiptar në luftë për çlirim e bashkim kombëtar…
Kështu, si fryt i kësaj veprimtarie, nën udhëheqjen e Hoxha Kadriut, me 1 Maj 1918, në Shkodër, u themelue Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” , në përbërje të tij kishte Këshillin Qendror, ku bënin pjesë shtatë anëtarë, të cilët e zgjodhën kryetar Hoxha Kadri Prishtinën, nënkryetar
Hysni Currin dhe sekretar Bedri Pejanin…
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, përveç degëve që kishte në gjithë Shqipninë, e kishte organin e vet, gazetën “Populli”, e cila botohej në Shkodër, nën drejtimin e mësuesit atdhetar, Salih Nivica.
Në vitin 1919, për t’u ndihmuar kryengritësve Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, në udhëheqjen e Hoxha Kadriut, përgatiti Programin e përgjithshëm të kryengritjes në Kosovës me këtë përmbajtje:

I. Asnjë kryengritës nuk guxon t’i dëmtojë shkiet e vendit veç atyre që qëndrojnë me armë në dorë kundër qëllimit shqiptar.
II. Asnjë kryengritës nuk guxon të djegë shtëpia, të rrënojë kisha e gjëra të tjera.
III. Plaçka është jasak (e ndaluar) e kryengritjes.
IV. Asnjë kryengritës nuk guxon të bëjë ndonjë shëmtim mbi trupat e të vrarëve të armikut, as t’i zhvesh ata armiq që vdesin a plagosen ose që zihen robër.
V. Veprimi më i gjallë është kundër ushtrisë, xhandarmërisë, kundër komitëve të armikut që kundërshtojnë me armë në dorë...
VI. Një tradhtar që kundërshton luftën krahas me armikun ose veç është kundër qëllimit shqiptar, ka për t’u vrarë pa gjyq e pa afat e kushdo që të jetë. Por, një tradhtar pa armë në dorë ka për t’u gjykuar para gjyqit të kryengritjes (pas) e ka për t’u dënuar mbas dokumentesh e jo vetëm sipas thashethemeve të hallkut.
VII. Me të zbatuarit e jo me të çliruar të një katundi serb, shkiet e vendit, ashtu edhe çarshia të ruhen me njerëz, besnikëria e kryengritjes të ndjekë armikun pa afat e pa bjerrë asnjë dakik nëpër qytet e nëpër katunde.
VIII. Kot e pa nevojë, as gjaku i popullit tonë as gjaku i popullit të armikut, s’ka pse të derdhet. Por aty ku është nevoja një kryengritës nuk guxon të kursejë aspak gjakun e vet.
IX. Çka i përket këtyre ka për t’u ruajtur me njerëz më besnikë e me të marrë vesh.
X. Të vrarët shqiptarë s’kanë për t’u shti në dhe derisa të vijë një komision i huaj. Mizoritë e bëra prej armikut kanë për t’u shënuar dhe për t’iu dëftuar Evropës e Amerikës (Dr. Limon Rushiti, “Lëvizja kaçake në Kosovë”, Prishtinë, 1981, f. 94 – 95).
Më 24 prill 1919, filluan të shpërndahen thirrjet për kryengritje. Në ato, pos tjerash, shkruhej: “Vëllazen koha âsht tepër me rândësi.. S’kemi asnji minutë për të kapërcye në gjumë”. Dita e fillimit të kryengritjes u caktua dita e Shëngjergjit, më 6 maj 1919.
Sinjalin për fillimin e kryengritjes së përgjithshme në Kosovë, që më shumë do të njihet si Kryengritja e Llapushës, e dhanë Azem dhe Shotë Galica në Radishevën legjendare. Edhe në qendrat e tjera të Kosovës kishte filluar kryengritja në të njëjtën kohë. Në Llapushë lufta kishte shpërthyer shumë ashpër. Atje udhëheqnin trimat e njohur Sadik Rama i Gjurgjevikut, Ramadan Shabani i Kijevës dhe Beqir Rexha i Kërnicës.
Kryengritja përfshiu tërë Kosovën. Numri i kryengritësve arriti në rreth 10.000 veta…
Në Kongresin e Lushnjës (27 -31 janar, 1920) , ku iu vunë themelet e Shqipnisë, u zgjodh qeveria e re shqiptare, e dalë nga vendimet e kongresit që kryesohej nga kryeministri Sylejman Delvina, kurse Ministër i Drejtësisë u zgjodh Hoxha Kadri Prishtina.
Në qeverinë e Kryeministrit Sylejman Delvina, përveç
Ministrit të Drejtësisë, Hoxhës Kadri Prishtina, u zgjodhën edhe këta ministra: Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtëme, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomene Kosturi, Drejtori Përgjithshëm i Postë-telegrafave…
Hoxha Kadriu është zgjedhur disa herë përfaqësues i popullit (deputet) në parlamentin shqiptar në Tiranë, kurse në Shkodër, ku punonte si avokat, e botonte revistën mujore me titullin “Udha e s’Vërtetës”, numri i parë i së cilës doli në dritë në muejin tetor të vitit 1923…
Për veprimtarinë atdhetare të Hoxha Kadriut janë shkrue shumë artikuj, punime, studime, janë organizue Sesione Shkencore, është shkruar në Historinë e Shqipërisë, në Fjalorin Encilopedik Shqiptar, në Fjalor Enciklopedik, Toena, Tiranë, 2002.
Është botuar edhe një monografi nga Eqber Skëndi me titull:”Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), 1992, por askund nuk është shkrue për veprimtarinë e tij fetare, përveç nga studiuesi, Mr.Qemajl Morina, prof. në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, i cili që në vitin 1997, në revistën “Dituria Islame”, revistë mujore, fetare, kulturore, shkencore, ka shkrue në disa vazhdime studimin me titull: “Idetë Islame të Hoxhë Kadriut në revistën “Udha e s’Vërtetës”…
Hoxha Kadriu ndrroi jetë me 20 janar 1925, në moshën 47 vjeçare, por la gjurmë të pashlyeshme për çështjen fetare-kombëtare. Duke marrë parasysh se Hoxhë Kadriu mbeti invalid qysh i ri, si pasojë e burgut në Turqi, ai meriton të jetë shembulltyrë për shqiptarë, për Shqipni…

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
HOXHA KADRI PRISHTINA (1878-1925) User_online HOXHA KADRI PRISHTINA (1878-1925) Reputation
vbrep_register("2334221")
HOXHA KADRI PRISHTINA (1878-1925) Report
HOXHA KADRI PRISHTINA (1878-1925) Progress
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
HOXHA KADRI PRISHTINA (1878-1925)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vdekja heroike e Kadri Bistricës dhe e Rifat Sadikut
» LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)
» FETARË NË LËVIZJEN KOMBËTARE NË VILAJETIN E KOSOVËS (1878-19
» Askush se kujtoi
» Prishtina kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: