Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: FETARË NË LËVIZJEN KOMBËTARE NË VILAJETIN E KOSOVËS (1878-19 Mon Oct 17, 2011 10:41 am | |
|
Botime të reja: MR. NURIDIN AHMETI
KRERËT FETARË NË LËVIZJEN KOMBËTARE NË VILAJETIN E KOSOVËS (1878-1912
INSTITUTI ALBANOLOGJIK
Redaktor: Prof.dr. Gazmend Rizaj Ligjërues në Degën e Historisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës Recensues: Akademik Feti Mehdiu Ligjërues në Degën e Orientalistikës në Fakultetin Filologjik të Uuniversitetit të Prishtinës
Prof. dr. Xheladin Shala Këshilltar shkencor në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës
Lektura: Prof. dr. Hysen Matoshi
Redaktura teknike: Prof.dr. Lulëzim Lajçi
Kopertina: Prof.dr. Lulëzim Lajçi
Këto ditë doli në dritë libri me titull: ”KRERËT FETARË NË LËVIZJEN KOMBËTARE NË VILAJETIN E KOSOVËS (1878-1912)” me autor Mr. Nuridin Ahmeti. Ky libër, mund të themi, se për herë të parë në historiografinë tonë në mënyrë përmbledhëse dhe faktografike paraqet kontributi i ulemave në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës, nga vitit 1878 e deri në vitin 1912. Ndonëse kontributi i ulemave tanë nuk ishte vetëm në aspektin shpirtëror, ata krahas anës shpirtërore kontribut të çmueshëm dhanë edhe në aspektin kombëtar. Por, fatkeqësisht historiografia jonë këto personalitete i ka trajtuar me përbuzje apo nuk i ka përmendur fare. Duke u munduar që ta plotësojë sadopak këtë zbrazëti, studiuesi i ri, Nuridin Ahmeti, i ka ofruar lexuesve monografinë “Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës”. Libri ka këtë përmbajtje: Pas hyrjes, fillon Kapitulli i parë, ku shkruhet për Rrethanat politike-shoqërore në Vilajetin e Kosovës (1878-1912) faqe: 13-32. Në Kapitullin e Dytë shkruhet për Ulematë në Vilajetin e Kosovës, faqe: 35-81 Në Kapitullin e Tretë është përmbledhur Kontributi i ulemave në Vilajetin e Kosovës gjatë viteve 1908-1912. Për librin ”KRERËT FETARË NË LËVIZJEN KOMBËTARE NË VILAJETIN E KOSOVËS (1878-1912)” të autorit Mr. Nuridin Ahmeti kanë thënë: "Nuridin Ahmeti e ka përmbyllur me sukses një projekt të rëndësishëm për historinë e Kosovës, për periudhën 1878-1912, sidomos për historinë e kulturës islame dhe pjesëmarrjen e ulemave në këto rrjedha të historisë së Vilajetit të Kosovës. Ky dorëshkrim paraqet një studim me interes për shkencën dhe sa më parë që të jetë e mundur, do ta kisha rekomanduar, që të bëhet pronë e opinionit të gjerë shkencor, që nënkupton botimin e veçantë". -Akad. Feti Mehdiu, ligjërues në Degën e Orientalistikës në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. "Vepër e cila e pajis lexuesin me një këndvështrim tjetër çfarë jemi mësuar zakonisht të lexojmë mbi krerët fetarë të Kosovës. Në këtë studim, autori, nëpërmjet burimeve relevante, paraqet me kujdes kontributin e krerëve fetarë të Kosovës edhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Për shkak të vëllimit të madh të materialit, ky studim do të botohet në dy pjesë. Aktualisht po botohet vëllimi i parë, ku flitet mbi kontributin e krerëve shqiptarë myslimanë, ndërkaq në të dytin, do të spikatet kontributi i krerëve shqiptarë katolikë. Si i tillë, ky studim shkencor do të jetë një kontribut i vlefshëm për historiografinë shqiptare të Kohës së Re, i cili në të ardhmen mund të shërbejë edhe si referencë për gjithë ata që mendojnë t’i qasen problemeve të ngjashme." Prof. dr. Gazmend Rizaj, ligjërues në Degën e Historisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. "Duhet theksuar se kombi shqiptar është i pasur me figura të shumta historike qoftë ato kombëtare, qoftë fetare. Kështu që, ata kaherë e kanë merituar studimin dhe nderimin, për çka autori i ri mr. Nuridin Ahmeti me monografinë “Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës 1878- 1912” ia ka arritur qëllimit që t’i vërë në pah disa nga krerët e njohur me tituj fetarë, por me bagazh të pasur kombëtar, duke i trajtuar realisht me qëllim t’i bëjë shërbim të mirë historisë sonë kombëtare. Pra, ata krerë nuk ishin vetëm në shërbime fetare, por gjithashtu i dhanë kontribut të çmueshëm edhe çështjes sonë kombëtare, duke shërbyer si burim frymëzimi për brezat e ardhshëm". Prof. Dr. Xheladin Shala, këshilltar shkencor në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës Librin e ka 301 faqe, është botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2011. Kush është Mr. Nuridin Ahmeti?
Nuridin Ahmeti u lind në katundin Xërxë, Komuna e Sharrit, përmbi Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme në Prizren, kurse studimet në Fakultetin Filozofik, Dega e Historisë, në Universitetin e Prishtinës, më 2004. Në prill të vitit 2005 është pranuar asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës-Dega e Historisë. Pasi mori gradën master i shkencave historike, në të njëjtin fakultet dhe degë, duke mbrojtur temën ”Kontributi i klerit mysliman në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës (1878-1912)”, Nuridin Ahmeti në vitin 2009 u zgjodh hulumtues i pavarur në Degën e Historisë në Institutin Albanologjik, ndërsa në vitin 2010 i ka regjistruar studimet e doktoraturës në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Deri më sot, Mr.Nuridin Ahmeti ka botuar punime të ndryshme në revistat shkencore historike, si:”Gjurmime Albanologjike”(Seria e shkencave historike), të Institutit Albanologjik të Prishtinës, në revistën ” Studime” të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në revistën ”Kosova” të Institutit të Historisë në Prishtinë, në ”Vjetari” të Arkivit Shtetëror të Kosovës, në ”Univers” të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam në Tiranë, në revistën ”Dituria Islame” të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, etj. Mr. Nuredin Ahmeti ka marrë pjesë me kumtesa në tribuna, sesione shkencore të organizuara në Kosovë dhe jashtë vendit… Autorit, mr.Nuridin Ahmeti, i uroj suksese të vazhdueshme në veprimtarinë e tij të çmueshme…
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
| |
|