Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Irinej në kundërshtim me parimet fetare Tue Dec 28, 2010 2:11 am | |
| BIK: Irinej në kundërshtim me parimet fetare
Pas fjalimit të patriarkut Irinej me rastin e shugurimit të Peshkopit Teodosije në Prizren, ka reaguar edhe Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.
E hëne 27 Dhjetor 2010 22:03
Përmes një kumtese për media, BIK ka vlerësuar se patriarku Irinej në fjalimin e tij nuk mundi t’i përmbahet kodit fetar e njerëzor, por siç e kanë zakon titullarët më të lartë të KOS-it, hodhi baltë e vrer, duke e përmendur raportin e Dick Martyt, madje deri në mallkimin ‘e atyre që kanë përfituar materialisht nga shitja e organeve të trupit të njerëzve’.
BIK thotë se ka pritur që Irinej si lider fetar, në një objekt fetar dhe në një rast solemn si ai i djeshmi në Prizren, do të fliste për paqe e bashkëjetesë në mes njerëzve, do t’i ftonte njerëzit në tolerancë e mirëkuptim.
“Nga ai është pritur me të drejtë që të përcjellë mesazhe paqeje dhe kërkim falje për gjenocidin e bërë ndaj popullit shqiptarë gjatë shekullit të kaluar, për t’i hapur rrugën pajtimit historik të dy popujve e për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes dhe armiqësisë”.
Më tutje, BIK thotë se derisa patriarku në Prizren i përmend viktimat e palës serbe, për të cilën edhe ndjejnë dhembje sepse viktima është viktimë pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike, mirëpo, ai me këtë rast “harron” t’i përmend 1.824 të pagjetur të cilëve akoma nuk ju dihet asnjë gjurmë, përgjegjësinë për të cilët e mban qeveria dhe institucionet serbe.
Kryesia e BIK-ut e gjykon pjesën e fjalimit të patriarkut Irinej si jo parimor.
“Kjo nuk përkon me parimet e feve tona. Kjo nuk përkon as me angazhimet tona të vazhdueshme për ndërtimin e një shoqërie shumë etnike, ku bashkëjetesa dhe toleranca do të jenë vlerat më të çmuara të shoqërisë sonë”, thuhet në këtë reagim.
Bashkësia Islame e Kosovës thekson faktin se Irinej i përmend mijëra shtëpi të djegura të serbëve në Kosovë, por ai përsëri “harron” t’i përmend mbi 200 000 shtëpi të shqiptarëve të djegura nga forcat ushtarake dhe policore serbe në Kosovë në mënyrë sistematike.
BIK vlerësoi se patriarku serb erdhi në Prizren dhe mallkoi njerëz pa u bazuar në argumente a fakte, “por do të pyesnim: a thua Patriarku di për 15 000 të mbytur, të masakruar, të djegur në Prekaz, Reçak, Likoshan e Çirez, në Qyshk e Podujevë, në Suharekë e Prizren, në Izbicë dhe në shumë vende tjera gjithandej nëpër Kosovë e kufomat e të cilëve, për t’i fshehur gjurmët e krimit, policia dhe ushtria serbe i hodhi në Danub dhe në Banjicë e mbase edhe në vende tjera që ne ende nuk i dimë”.
| |
|