Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru   Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 EmptyTue Jun 09, 2009 4:23 am

Më 6.03.1998, në Spitalin e Pejës u soll nga policia një i vrarë i moshës së re i paidentifikuar.
-Më 10.03.1998, në Prekaz të Poshtëm u varrosën 10 kufoma të paidentifikuara.
-Më 13.03.1998, në varrezat e reja të Prishtinës u sollën 2 kufoma të masakruara, një grua dhe një fëmijë.
-Më 13.05.1998, në fshatin Xërxë është vrarë një kalimtar rasti i moshës rreth 70 vjeçare.
-Më 17.05.1998, u joftuam se brenda këtyre 3-4 ditëve u vranë ose u gjetën të vrarë edhe 8 persona.
-Më 26.05.1998, në Çeskovë është varrosur një i ri i paidentifikuar i vrarë nga policia serbe.
-Më 31.05.1998, në Poklek të Ri forcat serbe masakruan mizorisht 10 shqiptarë prej të cilëve 2 janë të paidentifikuar.
-Më 1.06.1998, në morgun e Spitalit në Gjakovë gjenden trupat e një plaku 60 vjeç dhe 2 shqiptarëve tjerë të paidentifikuar.
-Më 6.06.1998, në varezat e qytetit në Gjakovë me urdhër të policisë u varros një kufomë e paidentifikuar e moshës rreth 25 vjeç.
-Më 8.06.1998, në varrezat e qytetit në Gjakovë, policia varrosi 3 shqiptarë të vrarë të paidentifikuar.
-Më 14.06.1998, në morgun e Spitalit të Gjakovës, u soll trupi i pajetë i një shqiptari nga Rakovina. Në Varrezat e qytetit në Pejë, u varrosën 3 shqiptarë të paidentifikuar.
-Më 16.06.1998, forcat serbe sulmuan refugjatët shqiptarë që po iknin nga Kosova në Shqipëri dhe vranë 2 në territorin e Kosovës dhe 1 në territorin e Shqipërisë.
-Më 17.06.1998, në varrezat e qytetit në Gjakovë u varrosën 4 kufoma me urdhër të policisë.
-Më 18.06.1998 në Shtime, një shqiptar u vra në shtëpinë e tij. Javën e kaluar në komunën e Deçanit janë vrarë 7 shqiptarë.
-Më 20.06.1998, u vra një i ri 18 vjeçar në Carrabreg të Epërm, komuna e Deçanit.
-Më 28.06.1998, në Qafën e Goleshit, komuna e Lipjanit, u gjetën trupat e pajetë të 4 shqiptarëve të vrarë.
-Më 30.06.1998, mediat serbe duke cituar burimet e Ushtrisë Jugosllave njoftuan se në brezin kufitar me Shqipërinë janë vrarë 8 shqiptarë.
-Më 8.07.1998, në varrezat e qytetit në Gjakovë me urdhër të policisë u varrosën trupat e pajetë të 5 shqiptarëve të paidentifikuar. Në varrezat e qytetit në Pejë u varrosën 5 persona të vrarë të paidentifikuar.
-Më 10.07.1998, burimet serbe duke iu referuar burimeve të Ushtrisë Jugosllave njoftuan se në Vërrnicë, Koshare e Qafë të Prushit, në kufi me Shqipërinë janë vrarë 4 shqiptarë.
-Më 16.07.1998, në karakollin e Koshares janë vrarë 4 shqiptarë.
-Më 17.07.1998, në vendin e quajtur "Rrasat" te Rahoveci u gjet një i vrarë i paidentifikuar.
-Më 18.07.1998, në kufi me Shqipërinë në karakollin e Koshares, Gjakovës dhe Gjeravicës së Deçanit dhe në Padesh, disa qindra metra brenda territorit të shtetit shqiptar, u vranë së paku 84 shqiptarë të Kosovës. Në periferi të Rahovecit, u gjetën dy të vrarë të paidentifikuar.
-Më 19.07.1998, në Rahovec u vranë 2 shqiptarë. Në Vojtesh të Skënderajt u gjet një shqiptar i vrarë.
-Më 20.07.1998, në morgun e Spitalit të Prizrenit u sollën trupat e 12 shqiptarëve të vrarë.
-Më 21.07.1998, dëshmitarë nga Rahoveci pohojnë se kanë parë trupat e masakruar të një nëne dhe 2 fëmijëve të saj dhe të një babai e 2 djemve.
-Më 23.07.1998, në oborrin e Teqes së Sheh Myhedinit është parë trupi i pajetë i një plaku të paidentifikuar.
-Më 24.07.1998, 4 trupa të pajetë gjenden në morgun e Spitalit të Prizrenit.
-Më 26.07.1998, 7 shqiptarë të vrarë u sollën në morgun e Spitalit të Gjakovës. Në Zborc ka mbetur e vrarë një plakë nga Godanci.
-Më 28.07.1998, një foshnjë nga Gllareva vdiq në mungesë të ushqimit dhe barërave.
-Më 30.07.1998, 2 kufoma të paidentifikuara janë parë në Bubavec.
-Më 31.07.1998, u vranë 3 të rinjë nga Jashanica e Epërme dhe në Qabiq u vra një i paralizuar nga Dushi.
-Më 3.08.1998, në morgun e Spitalit të Gjakovës u sollën trupat e pajetë të një të moshuari dhe një të riu të vrarë duke punuar në ara të Dushkajës.
-Më 5.08.1998, në Jabllanicë të Dushkajës u vra një person nga Drenica. Në bjeshkën e Deçanit, ushtria vrau 4 shqiptarë. Në Lug të Baranit, u masakruan 12 shqiptarë. Në "Bllatë" të Rahovecit u panë 2 të vrarë. Forcat serbe kanë vrarë 3 pleq e 2 plaka nga Jabllanica. Mes fshatrave Mejq e Madanaj prej 2.08.1998 është trupi i pajetë i një shqiptari të vrarë rreth 50 vjeç.
-Më 7.08.1998, në Abri të Epërme, 2 të rinj u dogjën nga granatimet dhe u karbonizuan.
-Më 11.08.1998, në morgun e Spitalit të Prishtinës u soll një shqiptar i vrarë në Grykën e Llapushnikut, kurse një shqiptar i vrarë u gjet në oborrin e shtëpisë së Avdi Sylës në Turiçec të Skënderajt. Në morgun e Spitalit të Pejës gjenden trupat e pajetë të një burri rreth 50 vjeç, një djaloshi dhe 2 vajzave.
-Më 12.08.1998, në kushtet e jetës në male vdiq një grua shtatzënë nga Malisheva. Në Gjakovë 6 kufoma të paidentifikuara janë varrosur me urdhër të policisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru   Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 EmptyTue Jun 09, 2009 4:24 am

Më 13.08.1998, në morgun e Spitalit të Gjakovës janë sjellë 9 trupa të shqiptarëve të vrarë.
-Më 14.08.1998, forcat serbe në afërsi të kroit të Vasilevës vranë një shqiptar të paidentifikuar.
-Më 16.08.1998, në Polac u gjet trupi pjesërisht i karbonizuar i një shqiptari të vrarë.
-Më 19.08.1998, gjatë ditëve të fundit u vranë mbi 10 shqiptarë që u përpoqën të ikin në drejtim të Malit të Zi.
-Më 21.08.1998, në morgun e Spitalit të Gjakovës u soll trupi i një shqiptari të vrarë nga komuna e Deçanit.
-Më 22.08.1998, për mungesë të infuzionit në Domanek vdiq një foshnjë nga Gremniku i Klinës.
-Më 25.08.1998, 9 shqiptarë të vrarë me armë zjarri u sollën në morgun e Spitalit të Prizrenit. Me një kombi të ndërmarrjes "Çabrati" u sollën 4 kufoma nga Juniku, kurse një kamion solli 5 kufoma nga Duhla e Suharekës.
-Më 26.08.1998, nën mbikëqyrjen e policisë në varrezat e qytetit u bë varrimi i dhunshëm i katër kufomave të paidentifikuara.
-Më 27.08.1998, në Llaushë u gjet edhe një varr i përbashkët me pesë trupa të pajetë, që nuk mund të identifikoheshin ngase ishin të masakruar dhe të dëmtuar shumë. Policia serbe në fshatin Shirokë varrosi katër shqiptarë të paidentifikuar. Në spitalin e Mitrovicës u soll trupi i një të vrari nga Klina e Epërme e Skënderajt. Policia serbe vrau 3 shqiptarë të paidentifikuar nga Banja e Malishevës.
-Më 28.08.1998, për shkak të mungesës së ushqimit, ilaçeve dhe përkujdesit mjekësor vdiq një foshnjë 4-muajshe nga Javori i Suharekës. Forcat ushtarako-policore serbe vranë 11 pjesëtarë të një grupi të ikurish te kroi i Vasilevës dhe me helikopter i bartuën në drejtim të panjohur. Në varrezat e qytetit në Prizren u varrosën 6 kufoma të paidentifikuara.
-Më 29.08.1998, vdiq një foshnjë nga Dobërdolani i Suharekës.
-Më 1.09.1998, forcat serbe sollën 7 trupa të pajetë të paidentifikuar në morgun e Spitalit të Prizrenit.
-Më 2.09.1998, 2 shqiptarë të vrarë të paidentifikuar u sollën në morgun e Spitalit të Prizrent. Që nga 29.08.1998i, një i vrarë i karbonizuar ka mbetur i pavarrosur në Studençan të Suharekës.
-Më 4.09.1998, në Drenoc është vrarë një 14 vjeçar, kurse në Polluzhë janë vrarë gjithashtu dy 14 vjeçarë.
-Më 5.09.1998, 4 kufoma të paidentifikuara u varrosën në varrezat e qytetit në Prizren. Në Reçak u varrosën 2 trupa të pajetë të paidentifikuar të moshës rreth 50-60 vjeçare.
-Më 7.09.1998, në fshatin Leskovec gjendet një kufomë e paidentifikuar e gjinisë mashkullore e pavarrosur e moshës rreth 50 vjeçare.
-Më 9.09.1998, në varrezat e qytetit në Pejë, policia varrosi një shqiptar të paidentifikuar.
-Më 10.09.1998, 3 foshnja vdiqën nga pasojat e qëndrimit nën qiell të hapur.
-Më 11.09.1998 u vra një djalë 9 vjeçar nga Rrezalla e Skënderajt. Në Qafën e Roshkodolit u vranë edhe dhjetë shqiptarë. Forcat serbe vranë 2 shqiptarë të paidentifikuar në Milishec, te vendi i quajtur "Te varrezat e vajzave". Te vendi i quajtur Qafa e Bogiqes në komunën e Plavës në Mal të Zi u vranë 10 persona, për trupat e të cilëve nuk dihet ende.
-Më 14.09.1998, u vra një i ri nga Sllatina.
-Më 16.09.1998, një i ri 19 vjeçar nga Pasoma u vra në Stantërg. Një foshnjë nga Grabanica e Klinës dhe një foshnjë nga Nepola e Pejës vdiqën.
-Më 17.09.1998, janë vërejtur dy kufoma në afërsi të fshatit në Reshtan. Në fshatin Gorozhup në brezin kufitar me Shqipërinë u gjet një kufomë e paidentifikuar e moshës rinore. 1 kufomë e karbonizuar, e paidentifikuar u gjet në mes të fshatit Bajçinë dhe Dobratin.
-Më 19.09.1998, një shqiptar i vrarë i paidentifikuar u soll në morgun e Spitalit të Gjakovës. Tash një muaj, në dalje të Bellacerkës në drejtim të Rahovecit gjendet një kufomë e pavarrosur.
-Më 22.09.1998, në Sverkë të Gashit, 2 foshnja të Rexhë Gashit vdiqën nga kushtet e vështira.
-Më 24.09.1998, një person i paidentifikuar i moshës 50-60 u vra në Vërbovc, në vendin e quajtur Fusha e Mollës. Në Kozhicë gjenden edhe 8 kufoma të paidentifikuara.
-Më 27.09.1998, u vra një shqptar i paidentifikuar në fshatrat e Suharekës.
-Më 28.09.1998, u vranë tre shqiptarë nga Gllareva e Klinës. Një shqiptar i paidentifikuar është varrosur në Vuçak.
-Më 29.09.1998, në ofenzsvën e fundit kundër Jezercit u vranë 2 shqiptarë të paidentifikuar.
-Më 1.10.1998, në Gllogoc, para ndërtesës së administratës komunale serbe janë vendosur 3 trupa të pajetë që ruhen vazhdimisht nga policia. Dje pasdite policia serbe dërgoi në Tërstenik trupin e një shqiptari të vrarë të paidentifikuar, vuri një armë afër, e fotografoi e pastaj e ktheu dhe e çoi në drejtim të panjohur.
-Më 2.10.1998, dy persona të paidentifikuar janë varrosur në Arçak. Në Mollopolc, fshatarët gjetën një kufomë të masakruar. Në Zhilivodë u gjet një shqiptar i djegur i paidentifikuar.
-Më 3.10.1998, në Vraniq u gjet një shqiptar i vrarë i karbonizuar dhe një plak 74-vjeçar i masakruar. Në shtëpinë e Ramadan Raçit janë djegur trupat e një gruaje dhe një burri. Në afërsi të lagjes së Buzhalëve ndodhen 6 trupa të pajetë.
-Më 5.10.1998, në malet e Plloçicës u gjet gjysma e trupit të një të vrari të paidentifikuar.
-Më 14.10.1998, u gjet një kufomë mashkulli e karbonizuar në vendin e quajtur liqeni i Bllatës, komuna e Rahovecit.
-Më 16.10.1998, u informuam se kufoma e një shqiptari të paidentifikuar gjendet në morgun e spitalit të Mitrovicës që nga 20 shtatori. Jemi informuar se në Sferkë të Klinës tre fëmijë të paidentifikuar vdiqën nga kushtet e vështira jetësore.
-Më 18.10.1998, në morgun e spitalit të Gjakovës u soll kufoma e një djaloshi të moshës rreth 22 vjeçare.
-Më 21.10.1998, në morgun e spitalit të Gjakovës është sjellë trupi i pajetë i një femre të paidentifikuar rreth 65
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru   Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 EmptyTue Jun 09, 2009 4:24 am

Më 23.10.1998, një foshnjë dyjavëshe nga Drenoci vdiq nga kushtet e vështira dhe mungesa e përkujdesit mjekësor.
-Më 24.10.1998, një fëmijë 2-vjeçar nga Kralani vdiq nga të ftohtit dhe mungesa e përkujdesit mjekësor.
-Më 28.10.1998, në morgun e spitalit të Gjakovës disa ushtarë serbë sollën trupin e pajetë të një personi të paidentifikuar, për të cilin supozohet se është nga fshati Prejlep i Deçanit.
-Më 29.10.1998, në Bubavec u gjet një kufomë burri rreth 50 vjeç.
-Më 30.10.1998, në Llaushë në një varr të përbashkët u gjet edhe trupi i karbonizuar i një mashkulli të paidentifikuar.
-Më 31.10.1998, forcat serbe zhvarrosën kufomat e 9 shqiptarëve që kishin vrarë, në mesin e të cilëve janë një vajzë 12 vjeçare dhe 2 fëmijë të tjerë nga Juniku.
-Më 5.11.1998, te mullirir i Çupevëve, policia serbe vrau një shqiptar të paidentifikuar nga Izbica e Skënderajt. Dy inspektorë sigurimi e detyruan Bashkësin Islame në Pejë të varrosë një shqiptar të paidentifikuar i cili supozohet të jetë vrarë në komunën e Klinës.
-Më 6.11.1998, në Pobergjë dhe Shaptej u gjetën edhe dy shqiptarë të vrarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru   Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 EmptyTue Jun 09, 2009 4:25 am

Të vrarë/killed: 1786
-femra/female: 208
-fëmijë/children: 195 (mashkuj/male:117, femra/female:44) – 34 fëmijë që nuk u dihet gjinia/ 34children's sex is unknown
-të vrarë mbi/killed over 55 vj. 375 (mashkuj/male: 303, femra/female: 72)
-të paidentifikuar/unidentified: 433
-nga pasojat e luftës/as an aftermath of the war: 88
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru   Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 EmptyTue Jun 09, 2009 10:35 am

ti po bje ne kundershtim me deklaratat etua.
ti po thua mire ne po thojm keq,
ti thua suksese ne po thojme anarhi.
spo te kuptojme fare je ba si grat e pufit bile ato e kan profesion .
po edhe ti e kishe profesion mi lavderu udbashet tradhtaret servilet,dje e livdove rugoven sot e shan,
haha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru   Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 EmptyTue Jun 09, 2009 5:45 pm

o detektiv o ti je i shtepive publike i lindur hahahaha
per ate tek ne thojn kopil e ai kopili je ti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru   Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 EmptyTue Jun 09, 2009 5:55 pm

O Djale shumica po te thojne se sje normal,
Ti para pak dite thave edhe rugova eshte pjes e ,,pavaresise".
Sepse ka ,, qen i detyrum me shkue ne beograd te miku i tije Milloshi!".
Po perbes nuk je normal,shko kontrollov sa seshte bere vone.
Se pom dhimbesh si farkiste qe ,,ke luftue" me shkijet dhe tahir zemen tradhtarin udbashin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru   Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Fajtor pa faj
» Kush ka qenë Mahmut Bakalli!?
»  Kush ka qenë Skendërbeu!
» Kush ka qenë Isa Boletini?
» O sa mirë me qenë Shqiptar!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: