Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fajtor pa faj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Fajtor pa faj Empty
MesazhTitulli: Fajtor pa faj   Fajtor pa faj EmptyWed May 18, 2011 10:33 am


Prof. Ruzhdi SEFA, dr.sci.

Fajtor pa faj

/ Në kujtim të ngjarjeve të Qershor - Korrikut 1981 në Gjakovë/
Në vend të paratheniesani mbi mua ka rënë heshtja e mortit. S’flas dot, s’leviz dot, dhembje s’ndjej me, dëgjoj dhe me përzihen bisedat me përfytyrimet në kllapi. Me duket se ekranin e kujtimeve ma mbulon momenti i arrestimit, burgu dhe e tanishmja. Trupi me është shtangur krejtesisht, qafa ka ngrirë, mendja po bluan herë si në një botë të ndricuar dhe herë si në natë pa hënë, koka më ka mbetur e kthyer pak nga ana e djathtë, ku rri ime bijë, ime shoqe, me rri mbi krye, më tutje dëgjoj fjalë të shkëputura të grave që kanë mbushur dhomën. Pranë saj rri nëna, që nuk heq nga goja fjalët: "I bukuri i nënës, ku po më ikën kështu? Matane venë e vijnë burrat, si të hutuar se s’flasin dot një fjalë, për cka me ndodhi mua. (Zhuliana Jorganxhi)

Në Qershor 1981, në Gjakovë sikurse edhe në shumë vende të Kosovës , erdhën përforcime ushtarake e policore nga qendrat tjera të Jugosllave,si përforcime me qëllim të shtimit të masave represive të popullatës në Kosovë. Në Gjakovë u vendosën në objekte ushtarake por edhe me tenda në Shkugëz. Qëllimi dihej e format ishin nga ato të projektit të Qubrilloviqit dhe Andriqit, të Akademisë së Shkencave të Serbisë. Filluan me provokimet dhe bezdisjet e popullit, duke patur për shenjestër sidomon vend-takimet e të rinjeve, nëpër lokale të ndryshme, ambëltore, shetitore etj.
Njeri nga protagonistët e ngjarjeve të asaj kohe është edhe Esat Ahma- Cati (1954). Sa herë udhtonim në relacionin Gjakovë-Prishtinë e anasjelltas gjatë kohës kur unë isha në detyrën e Sekretarit Përmanent e ai vozites I kujtonim ditët e kaluara në burgjet e jugosllavisë. Ai edhepse kishin kaluar vite I kujtonte dhe edhe tashti I kujton si sot ngjarjet e para 30- viteve. Ai do të na përshkruajë një ngjarje të vërtetë që ka përjetuar para se edhe vet ta pësonte me burgosje.
“Më 2 Korrik 1981 si shumë të rinj kisha dalë në mbrëmje. Unë isha në hotelin “Pashtrik”, duke shfrytëzuar telefonin në recepcionin e hotelit , kur një përson civil serb më rrëmbeu kufjen e telefonit nga dora dhe më zë të prerë me urdhërojë : “Lëshoje telefonin !”. Unë e shtyva me forcë dhe I shkëmbyem disa fjalë jo të këndshme. Shpresova se u krye me kaq por jo !Të nesërmen erdhi policia në shtëpi dhe më morrën në Sekretariatinë e Punëve të Brendshme. Kur shkova atje më perplasen akuzen se jam fjalosur me kapitenin e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ)! Unë reagova duke deklaruar se kam këmbyer disa fjalë por jo me ushtarak por me një civil (!?). Në ndërkohë erdhi një ushtarak që u prezentuar si kapiten i klasit të parë, Lates Mirko! Ai hudhi akuza kundër meje duke mos u kursye por pa asnjë argument dhe pa kurrfarë arsye. Më dërguan në Gjykatën për Kundërvajtje , më procedurë të shpejtë me dënuan me 15 ditë burg. Këtë e bëri gjykatësja Drita Bunjaku. Në Burgun e Qarkut në Pejë u takova me shumë qytetarë të Gjakovë por edhe me profesorin Shefqet Canhasin.
Më 26 Korrik 1981 ditën kur u mbajtën Garat Tradicionale të Kërcimeve nga Ura e Fshejt në Dri, ku si zakonisht morrën pjesë garues nga e gjithë Kosova dhe më gjerë. Ishte ditë e dielle, të rinjët kishin përfunduar shkollën e studentët ishin këthyer nëpër shtepi dhe si zakonisht në mbrëmje, u bë një shetitje massive në Korzo të qytetit . Ishte gjallëri , ishte atmosferë e këndshme dhe plotë jetë . Vazhdojë kështu deri në orën 20.15, kur u vërejten provokimet dhe ngacmimet e qëllimishme të pjesëtarëve të Ushtrisë jugosllave në vëllezërit dhe motrat tona. Unë edhe atë natë isha para Hotelit, së bashku me shokët në mesin e tyre edhe Fuat Lyta dhe Ahmet Babalia. I vërejtem se numër i ushtarëve si me e zbatuar ndonjë urdhër dilnin nga Hoteli në grupe- grupe. I përcollem me shiqime dhe u pa se ushtarët nga këto grupacione filluan të provokonin e të shpeshtohën ekceset, të cilat zhvilloheshin në mënyrë të organizuar. Ushtarët ishin të armatosur me armë të llojeve të gjata.
Ndaj këtyre provokimeve reagoi rinia gjakovare, në mbrojtje të nderit të motrave tona . Në ndërkohë dy ushtarë erdhën nga drejtimi i semaforëve në Qender të Korzos dhe po i raportonin “mikut” tim tashmë të njohur : kapitenit Mirko Lates me të cilin kisha pasur atë konfliktin në recepcionin e Hotelit “Pashtrik”, e për të cilin konflikt edhe e kisha vuajtur dënimin me burg. Ai edhe atë natë ishte me rroba civile, të cilin unë e njihja edhe me rroba civile edhe ato ushtarake . Unë atë përcillja : Pas raportimit të këtyre dy ushtarëve, hyri në oborrin e hotelit, nxorri revolen dhe e mbushi me plumba, dhe u nis menjëherë në drejtim të masës së qytetarëve dhe filloi të shtinte me armen. Me këtë rast u plagosën dy të rinjë : Nesemi Zenel Dana dhe Malush Abrashi. Pasi u derdh gjaku i këtyre dy të rinjëve masa e njerëzve e revoltuar duarëthatë fillojë të përleshej me ushtarët !
Të nesërmen shkova në SPB për të dëshmuar realitetin si qytetar i lirë. Kur e përshkrova se si e çka kishte ndodhur , nga zyrtarët udhëheqës të SPB-së u falemnderova për dëshminë e saktë që dhashë. E ndieva vetin të lehtësuar ngase kreva një obligim qytetar ! Me këtë deklaratë u tregua e vërteta si e kisha pa unë dhe shumë nga qytetarët e Gjakovës që atë natë ishin në shetitore. Deklarata ishte argument që dëshmoi për pafajsinë e popullatës gjakovare. Dhe si e tillë nga ana e zyrtarëve dhe udhëheqësve të atëherëshëm të qytetit në SPB, në Komitietin Komunal të LKJ , në Kuvendin Komunal, të cilët u përballnin me Shtabin e Armatës jugosllave .
Këtu Cati ndalojë, ofshani dhe mbi bisedë ra një heshtja e mortit. Pastaj vazhdojë me rrefimin e ngjarjës së asaj kohe...

I NDJERI NESEMI DANA, NGA BEOGRADI NË GJAKOVË I NDËRROI KATËR MAKINA, DERI NË SHTËPINË E VET.

“Pas tri ditëve u hapë lajmi se shëndeti i të plagosurve po përkeqsohej ; Nesemiut ju keqësua së tepërmi gjendja shëndetësore. Prandaj edhe e dërguan, dhe atë me helikopter, në Beograd. Por, ai fatkeqësisht vdiq! Udhëheqja komunale kishte vëndosur që Hajdar Haxhikadria, Dr.Xhafer Xhiha, si dhe babai i të ndjerit, Zenel Dervishdana të udhëtonin për në Beograd për të marr kufomën. Unë u urdhërova personalisht nga drejtori im, Fatmir Rexha, që me makinën e Industrisë së Pambukut “E. Duraku” të shkonim për në Beograd për kufomën. Kur arritëm në Beograd, makina për bartjen e kufomës nga Gjakova e Ndërmarrjës Publike “Qabrati “ tashma kishte arrijtur para Spitalit Ushtarak (”Vojna Medicinska Akademia”). Në kthim kur i kishim kaluar vetëm 70km nga Beogradi makina e “Qabrati”-t u defektua …. Mua m’u desh të kthehem përsëri në spitalin ushtarak (VMA) që të kërkoja një makinë tjetër për bartjen e kufomës. Kërkuam ndihmë dhe nuk vonoi, erdhi një makinë ushtarake. E sistemuam kufomën në makinën ushtarake dhe vazhduam drejtë Kosovës dhe e vazhduam rrugën për në Gjakovë. Në afërsi të hotelit në Merdare (kufiri Serbi-Kosovë), na ndaluan dy patrolla të pjesëtarëve të Milicisë së Kosovës me dy makina “Mercedes” , me targa të policisë jugosllave.
Kur na ndaluan më thanë se kanë urdhër nga kryeshefi I policisë, Mehmet Maliqi, që patjetër të shkojmë deri në Prishtinë në zyrën e shefit, dhe na urdhëruan t’i ndjekim makinat e tyre. Dy makinat policore na përcillnin. Njëra qëndronte përpara, kurse tjetra prapa, deri në Prishtinë, ku arritëm diku në orët e mesnatës. Makinat i lam në oborrin e policisë. Neve na përcollen në katin e tretë të ndërtesës së policisë, ku ndodhej shefi – Mehmet Maliqi , atëbotë i pari I SPB të Kosovës. Kërkohej për të biseduar rreth çështjes së varrimit të të ndjerit Nesimi Dervishdana.
Ishim unë, Zenel Dana,dr. Xhafer Xhiha dhe Hajdar Haxhikadria në zyrën e Mehmet Maliqit. Na dhanë nga një kafe dhe për afro dy orë u munduan ta bindnin Babën Zenel që ta varroste kufomën e djalit të tij, Nesemisë, natën dhe pa prezencën e qytetarëve.
Kurse Baba Zenel nuk pranoi në asnjë mënyrë që kjo të bëhet ashtu siç i thuhej. Baba Zenel tha: ”Edhe me dashtë unë ta boj këtë punë, nuk më lëjojnë njerëzit dhe anëtarët e Teqes që të mos i respektoj traditat dhe zakonet shqiptare”. Mehmet Maliqi vazhdimisht komunikonte me bazën në Beograd, ku raportonte për mosbindjen e Babës Zenel që varrimi të kryhej sipas porosive të zyrtarëve jugosllavë. Në fund, Mehmet Maliqi dhe bashkëpunëtorët e tij (prej të cilëve dy ishin serbë dhe tre shqiptarë) filluan ta merrnin Babën Zenel me fjalë të buta dhe me dredhi, por kur e panë që nuk po pranonte kurrsesi ta varroste djaline tij pa prezencën e qytetarëve, e ndryshoi kërkesën, duke e lutur Babën Zenel të ndikonte te anëtarët e Teqes dhe në popullin e Gjakovës që të mos ndodhte ndonjë gjë tragjike.
Baba Zenel ju përgjigj: “Unë do të mundohem ta qetësojë më së pari familjes time. Mehybët e edhe dashamirët e mi do të angazhohen poashtu për të mos ndodhur ndonjë gjë e keqe” – u përgjigj Baba Zenel.
Para se të niseshim mga Prishtina për në Gjakovë, makina me kufomën prapë u ndërrua : nga makina e ushtrisë jugosllave në makinën e Milicisë së Kosovës . Kështu udhëtuam deri në Gjakovë. Nga Prishtina, në hyrje të Gjakovës, arritëm në orën 3 të mëngjesit, ku te Bodrumi i verës së KBI “Ereniku” u ndaluam nga Milicia e Gjakovës, me komandant Mustafë Pulanin në krye. Na urdhëruan të vendosnim arkivolin në makinën ezjarrfikësve që të mos vërehej nga popullata e qytetit dhe kufoma është bartur me makinën e zjarrëfikësve deri në shtëpinë e të ndjerit.

Të nesërmen, me 29.07.1981, kortezhi funeral u nis nga shtëpia e të ndjerit, Nesimi Dervishdana për në varrezat familjare në Tyrben e Dervishdanës, në fshatin Duzhnje, ku sikurse e dinë të gjithë në varrim morrën pjesë mijëra qytetarë jo vetëm nga Gjakova por edhe nga e gjithë Kosova. Edhe varrimi I tij u bë me shumë nderime e respekt. U mbajt edhe një fjalim rasti nga Prof.Bardhyl Qaushi.”

EH, JETA...FAL, POR NUK HARRON...E GJORA

Pas varrimit, strukturat politiko-shoqërore të qytetit të prirë nga anëtarët e Komitetit Komunal të LKJ të Gjakovës, me në krye Asim Blytën, filloi propaganda nëpër mese të punës e tjera si në fabrika dhe tubime të partisë me porosinë se Ushtria Jugosllave qenka e pafajshme dhe këtu fajsohej populli se ishte sjellur me arrogancë ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Jugosllave. Shigjeta helmatuese e kritikat vinin edhe drejtpërdrejtë nga Beogradi, nga antarët e Lidhjës Komuniste Jugosllave.
Esati përseri u ba i heshtur. Sikur e dinte se pyetja tjeter do ta kthente në kalvarin e ngjarjeve e viteve në vazhdimin e “jetës” së tij të mëtejme.
Me 10 Gusht 1981, në Gjakovë erdhën përfaqësues të Gjykatës Ushtarake të U.J. që të fajësojnë popullin e Gjakovës për atë që kishte ndodhur, dhe gjithësesi se e kishin lexuar deklaratën time dhënë në SPB me 27. Korrik . Në “bisedë informative” (pyetje) më morri një kapiten i klasit të parë. Aty ishin të pranishëm edhe dy civilë, njëri serb e tjetri shqiptar nga KOS-I, të cilëve u kishte bërë përshtypje deklarata ime sepse aty ishte i cekur vrasësi i Nesemiut, pra, Lates Mirko. Ata nuk mund të pranonin realitetin, ta “gëlltitninë “ këtë dhe filluan të ma hedhnin poshtë dëshminë time, duke e gjykuar atë të pabazë dhe m’u kërcënuan me fjalët: ”Nuk ishin asgjë ato 15 ditë burgu që i ke mbajtur, në krahasim me burgimin që do të pësosh tani”. Mirëpo, unë u përgjigja se edhe ato ditë të burgosjes sime ishin pa fajin tim.
Ai më akuzoi se unë gjoja e paskam sulmuar sërisht atë mbrëmje Lates Mirkon dhe unë e hodha poshtë akuzën e tij, duke dëshmuar se ai nuk më kishte parë fare natën 26 Korrikut 1981. Përndryshe, po të më kishte parë, ai do të më denonconte menjëherë, e jo pas një muaji, ngase na atëbotë “njiheshim” mirë !
Më 20 Gusht 1981 MË ERDHI TELEGRAMI NGA Gjykata Ushtarake e Nishit, me kërkesë që më 24 Gusht 1981 të shkoja në Gjykatë në orën 09.00. Në thirrje shënohej se ftohesha si dëshmitar. Telegramin ia tregova drejtorit tim, Fatmir Rexhës, pasi që isha vozitësi i tij. Ai më udhëzoi të shkoja me makinën zyrtare të fabrikës që të kryeja edhe disa angazhime për fabrikën dhe më pas të paraqitesha në Gjykatë. Me mua zyrtarisht ishin edhe Dr. Ali Iljazi dhe Ismet Kursani. Më 24 Gusht 1981 u paraqita në Gjykatën Ushtarake të Nishit, në dhomën nr.3, ku të pranishëm ishin Prokurori dhe po ai Kapiteni Mirko Lates , i cili porsa hyri në zyrën e Prokurorisë, më akuzoi që e kam sulmuar edhe në natën e 26 Korrikut 1981.(!?)
Unë kategorikisht e mohova akuzën, sepse kjo ishte kurdisje dhe shpifje. Gjithashtu shtova se unë kam qenë dëshmitar i tërë ngjarjes së 26 Korrikut 1981, duke përfshirë edhe veprimet që i bëri vet Lates Mirko. Pas pak ditësh, gjykatësi lëshojë një vendim për para burgosjen time me qëllim që të zhvillohen hetimet e mëtejme. Pas paraburgimit tim tremujor, filloi edhe gjykimi ndaj meje dhe dy bashkëqytetarët : Selim Zhubit dhe Afrim Qerimit.
Gjatë gjykimit, shihej qartas se ky gjykim ishte krejtësisht politik dhe i montuar. Avokat mbrojtës i Selim Zhubit ishte Adem Bajri, për mbrojtjen e Afrim Qerimin ishte angazhuar avokati Teki Bokshi, ndërsa për mua familja kishte angazhuar Gajo Vuloviç, avokat malazez nga Peja.
Avokatët kërkuan që të thirreshin dëshmitarët nga Gjakova, të cilët ishin të shumtë, por, me vendim të Gjykatës, u lejuan vetëm pesë dëshmitarë: Dr.Riza Binishi, i cili dëshmoi për llojin e plagosjes dhe operimin e të plagosurit-Malush Abrashit. Për këtë deklaratë, doktorin e kërcënuan me burgosje, kurse dëshmitarët tjerë ishin: Gazmend Stavileci, Ahmet Babalia, Fuat Lyta, të cilët edhepse dëshmuan të vërtetën, dëshmitë e tyre nuk u morrën për bazë.
Avokati im Gajo Vuloviç mundua të më bindte ta ndryshoja deklaratën time parësore , pasi që sipas tij mbi bazë të kësaj deklarate më priste një dënim prej 5-20 vjet burgim i rëndë, sipas LPJ neni 123-pika 1 dhe pika 2. Por isha këmbëngulës në mospranimin e këtij kompromisi për mua të turpshëm dhe të papranueshëm.
Gjykata vendosi sipas direktivave të Beogradit dhe na dënoi me denime drakonike. Që të gjithë u shpallëm fajtorë nga kjo Gjykate dhe u dënuam : 7 vite burgim të rëndë për Selim Zhubin, 6.5 vite burgim për mua dhe 5.5 vite burgim të rëndë për Afrim Qerimin, si dhe u dënua në mungesë edhe Malush Abrashi dhe i ndjeri Nesemi Dervishdana.
Avokatët tanë I parashtruan ankesa Gjykatës Supreme në Beograd për padrejtësitë e bëra gjatë gjykimit në Nish dhe si përgjigje morrëm vëndimin e ri ashtu që të tre u denuam me nga 5 vite burgim. Pra, kjo ishte drejtësia jugosllave, ndërkohë që kriminelët dhe vrasësit u dekoruan dhe u avancuan.
Mua më transferuan nga Burgu Ushtarak në në Burgun Civil të Nishit, ku edhe takova me shumë të burgosur të ndërgjegjës nga Kosova. Në mesin e tyre aty vuajta dënimin edhe me Murteza Nurën, Mr.Muhamet Rugovën, Berat Luzhën e shumë të tjerë. Pas tre vjet burgimi, edukatori i Burgut më “udhëzojë” që të bëja një kërkesë për zbutjen e dënimit, por unë nuk pranova, sepse me këtë do të pranoja fajin, gjë që binte në kundërshtim me bindjet e mia politike dhe morale.
Edhe vet edukatori më mirëkuptonte ngase e dinte të vërtetën, por ishte I detyruar të zbatonte urdhërat e eprorëve të vet. Kështu edhe u shpreh! Kështu i kalova ditët në burg nga 24.08.1981- e deri me 24.08.1986.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fajtor pa faj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Ru
» A eshte fajtor dioksid karboni per ndryshimet klimatike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: