Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Qasja Sistemore,bashkimikombetar dhe politika

Shko poshtë 
AutoriMesazh
baki_ecc@yahoo.com
Fillestar/e
Fillestar/e
baki_ecc@yahoo.com


Male
Numri i postimeve : 21
Age : 45
Vendi : Gostivar
Profesioni/Hobi : shqipetar
Registration date : 02/06/2009

Qasja Sistemore,bashkimikombetar dhe politika Empty
MesazhTitulli: Qasja Sistemore,bashkimikombetar dhe politika   Qasja Sistemore,bashkimikombetar dhe politika EmptyMon Jun 08, 2009 3:47 pm

Qasja Sistemore, bashkimi kombëtar dhe bezdija
e tmershme politike






Te nderuar
lexues te nderuara motra e vëllezer shqipëtar te nderuar ˝JU˝, që per fat të
keq edhe na perfaqësonI ne sistemin e ringritur Makosllav, falë angazhimit tuaj
utopik reth te qenurit vazale te politikes GRUJO MU E MAJKATA, respektivisht ju që për hirë të një intergrimi me
makosllavët e klonizuar nga mbeturina e vertikales serbe, haruat bijtë më të mirë të kombit qe derdhën
gjakun e tyre të pastër per nje intergrim mbarëkombëtar shqipëtar e jo per
rilindjen e Grujo Vojvodes dhe Makosllavinë në fushën virtuale te UE-së.


Para se të
filloj me lejoni të kujtojmë , vrasja
dhe atentatet e programuara pa pardon, tek – tuk ,drejt aritjes se një hakmarje
ndërnacionale me dorë të stërgjatur edhe të faktorit politik shqipëtar,ndryshimet
e preambulles ne kushtetutë me aminin e fak-torit politik shqipëtar,likuidimi
dhe atenatet te ushtarëve te UCK-së, të cilët nuk u pajtuan me kompromiset pas
nënshkrimit të fletushkes ne Ohër ( ish marvesahja), vrasje të një pas njëshme
burgosje të tyre me denime drakonike rasti I Sopotit,proçese të montuara
politike gjyqesore,kompromise mbi kompromise,marëveshje te kota si ai I MAJIT
2008, mospërfillja e shqipëtareve, rasti iBrodecit,cenimi I autonomisë së USHT
–së,ndërprerja e të gjitha investimeve ne pjesen shqipëtare,anashkalimi I kërkesave
tona ne institucione, tendencat e institucioneve makosllave për cenimin e se
drejtës të përdorimit të gjuhës amtre gjatë aplikimeve per pasaporta e letranjoftimi rast
konkret administratën e MPB-së ne Ohër,ngitja e kishes ortodokse ne themelet e
shtëpise së nobelistes shqipëtare Nënë Tereza,ngritja e kryqeve ne vend e pa
vend, denacionalizimi I zhdrejt I pronave shqipëtare dhe ato te BFI-ë, e me
theks te vecantë vjedhja e pronave te komunitetit bektashian ne Maqedoni si dhe
anashkalimi I këtj institucioni mjaft të rëndësishëm për kombin tonë në të
gijitha kohërat nga pushteti dhe nga partitë tona politike, rast konkret
Myftinia e BFI së ne Manastir si kompenzim të pronave ne te njejtin qytet I
jepen prona ne Tetovë e Gostivar, internimi I qetë po i sigurtë i shqipëtareve nga trojet e tyre
autoktone nëpër mëhallat e Tetovës e
Gostivarit kam parasyshë shqipëtaret e Manastirit,Resnjës,Ohrit.Velesit,Prilepit
etj, krejt këto falë politikes qore dhe
materijaleste të partive tona e me theks të vecantë te politikes “I have a
dream”, të BDI- së, BRAVO..!


As të mos
mendojmë më për një mungesë të një strategjie te mirëfillte shtetërore drejt
zgjidhjes solomone te kontesteve shtetërore e që kanë te bëjnë me cenimin e
emrit kushtetues te Makes dhe sojit të tyre me grekët qe mua smë intereson fare,cenimi I sojit makosllav nga
bullgarët,cenimi I autoqefalisë së kishes nga pala serbe etj.., dhe krejt ky mllef me tërë aparatin shtetëror dhe me shqipëtarë te
segmentuar në të për çudi si gjithnjë i planifikuar dhe i aranzhuar aq mirë
shprehet mbi fajtorin kujdestar shqiptarët e maqedonisë që në një të ardhme
shumë te shkurtër me kësi soj politikash do të mburemi nën emrin e ri ”
MAKEDONSKITE ALBANCI”.!


Andaj sot
te gjthë shqipëtarët kudo që janë duhet
thënë njëzërit MJAFT më copëtimit te
trungut shqipëtar,MJAFT më veprimit kartezijan
dhe analitik te zgjihjes se çështjes shqipëtare në ballkan, por duhet
vepruar bashkë reth aplikimit te qasjes
sistemore ashtu siç bënë vendet e rajonit e të europës kohë më
parë.Pasi në këtë klimë politike rajonale në këto rethana të reja gjeoplitike
ka ardhur koha të kuptojmë dhe të kërkojme që shqipëtaret të orientohen me
kurajo drejt nje Rilindje te Dyte e cila pas identifikimit si komb I ndarë në
një periudhe jo të lakmishme për ne, e
të tjerët në histori nga shumë faktore relevante ndërkombëtar e që ka te bëje
me padrejtësine historike a në lidhje me copëtimin e shtetit dhe kombit tonë në
Ballkan duhet koordinuar focat tona drejt një fitoreje natyrore ribashkimin
kombëtar përpara Bashkimit Europian ashtu sic bënë dy Gjermanitë e të tjerët.Sot
shqiptarët duhet punuar mbi bazën e një fillozofie të re drejtë një stadi më të
lartë fillozofik ngase ata, gjegjësisht ne, e ndjejmë të domosdoshme udhëtimin
ne BE nepermejt krijimit të një hapsire
të përbashket dhe nuk do të ishte aspak
e kuptimtë që në këtë hapsirë të përbashkët
shqipëtarët të venë të ndarë.LDSH parashtron hapur dhe shkencërisht se
shkaqet qe pjellën nacionalizmin agresiv janë pabarazitë ballkanike në dëm
të popullit shqipëtar dhe për fatkeqësine
e Ballkanit të gjithë ata qe morën pjesë në këtë padrejtësi historike edhe sot
e kësaj dite vazhdojnë me të njejtin avaz, prandaj sot ne me plot të drejtë
kërkojmë bashkimin përpara intergimit me popujt të cilët ende vazhdojne me
politikat shfaruese të nergut shqipfolës në Ballkan.


Gjithnjë
duke pasur parsyshë, se që prej kohësh shqipëtarët respektivisht pjesa më e
madhe e saj e cila 96 vjet më parë mbeti jashtë kufijve të shqipërise
londineze,të copëtuar dhe ngushtuar në rethin e saj artificial dhe duke pasur
parasyshë se edhe pas nje shekulli ngelëm qe me dhe për fatin tonë sërish te
vendosin te huajt nga pamundësia kapriçioze e bashkëveprimit kombëtar në drejtim
të përmisimt të qëllimit historik dhe njëkohesisht duke mbajtur gjithnjë
llogari për periudhen 100 vjecare që e kaluam në kolonizim me çar do mareveshje
” ad hock”, si dhe animozitetin e partive politike me vullnetin e popullit te
vet reth çështjeve të ndryshme me karakter kombëtar e sidomos reth bashkimit
natyror të tyre.Sot ne gjeneratat e reja shqipëtare të mbledhur reth një ideali
reth një qëllimi çdo shqipëtar me vullnetin e vet bashkohet duke punuar dhe
pranuar te jetë parballë një angazhimi maksimal aritjen e shkallës së pavarësisë
gjithëkombëtare.


Sot
intelektualët,puntorët, rinia ,familjarët shqipëtarë duke reflektuar me
gjakfothtësi në historine e tyre kanë kuptuar se bashkveprimi në suaza te një
qelimi mbi politikën ditore duhet
adoptuar në ripërtrirjen e frymës atdhetare, dhe se veprimtarija politike e
patriotike duhet ndjekur drejt zgjidhjes së drejtë të problemit etnik
gjegjësisht ata kanë kuptuar se parcializimi I çështjes shqiptare në pjesë të
veçanta kohore dhe hapsinore me një set pilot planesh nga jashtë është I gabuar
.


Respektivisht
gjeneratat e reja shqiptare e kuptuan mirë se vetëm nëpërmjet qasjes
sistemore ashtu siç vepruan edhe shtetet tjera para një intergrimi në një sistem
tjetër më të lartë siç është BE bënë rri- intergrimin kombëtar ne suaza
historike, gjeografike, gjuhësore dhe hapsinore ky është trendi që ndjekin
të tjerët për veten e tyre .


Dimensioni
percjellës I këtyre zvillimeve të reja ne botën e civilizuar rezulltoj me
disciplina të reja shkencore dhe praktike, te cilat si bazë kanë pikërisht këtë
fillozofi të re fundamentale për kohën që vjen gjegjësisht kam fjalën për
mendimin sistemor dhe bazën aplikative të saj qasjen sistemore .


Fundamenti
I kësaj qasjeje ka të bëje me heqjen dorë nga qasja analitike e cila realitetin
e kupton si një mehanizëm me performansa ku zgjidhja e problemeve shtrohet pa
mos llogarit ne tërësine natyrore si një sistem bazë . Kjo mënyre e trajtimt të
problemeve të ndryshme e sidomos të atyre shtetërore dështoi pikërisht për
shkak të këtij botëkuptimi, si dhe për
shkak të subjektivitetit të sjelljes së
vendimeve dhe teleologjizmit të vet pjesëve të sistemit bazë për një lumturi të
caktuar kohore “promt-lumturija”.Procesi deontologjik nga ana tjetër ngushton
analizat ne sfera te caktuara shoqërore, dhe sa e më shumë hulumton pjesën aq e
më shumë largohet nga qellimi kryesor ,
ngjajshëm me analitikën e cila duke u marrë së tepërmi me parcializimin e
bashkësise në vend të rruajë tërësine krijonte entitete të reja e cila si pasoj
efektuoi me “ Fenomenin e Drurit”, gejegjësisht nga gjethet e shumta nuk
dukeshin as deget e as frutat.Analog me këtë kemi edhe krijimin e shtetit të Kosovës nga BE –ja, dhe të tjerët të cilët me
çdo kusht tentojnë që ky element substancial I tërësise shqipëtare dita ditës
të ngritet si pjesë paralele kundrejt tërësisë
kombëtare edhe atë në shkallë më të lartë entropike ,krijimi I një
etnikumi të ri me emër të ri,shenja të reja dhe qëllime të reja të ndryshueshme
nga baza e saj.Në këtë drejtim qasja sistemore e zgjidhjes së problemeve në një
shoqëri me tendenca entropike është qasja më e drejtë dhe më funksionale drejt
realizimit të idealit kombëtar pasi kjo në vete ngërthen veprimin maksimal të
sistemit bazë dhe pjesëve të saj reth një koncepti të vetëm pa hamendje,do të
thotë është e vetmja alternativë gjithpërfshirëse ashtu siç e ofron edhe
LDSH-ja ,drejt krijimit te karakteristikave bazë për veprim siç janë: Hapja e
pjesëve me sistemet bazë,interaksioni në një tërësi gjeografike,mardhëniet në
mes qëllimeve individuale dhe atyre kolektive,struktura e tërësisë gjeografike
,struktura demografike e tërësisë,targeted historike dhe kulturore,zhvillimet
proprcionale ekonomike ,përparsitë rajonale,infrastruktura funksionale etj.Kjo
qasje e krijimit të një funksionaliteti
mobil I te gjitha elemnteve na bën te kuptojmë efektin e kërkuar sinergjik si
dallim ne mes cilesise se funksionimit dhe zgjidhjes së problemeve te nje tërësie
gjeografike kundrejt shumes së thjeshtë të cilësisë së reagimit të pjesëve
përbërëse të saj.Ekzistimi I një qëllimi në nivel të një bashkësie si dhe ekzistimi
I vullnetit te pjesëve të së njejtës bashkësi etnike drejt realizimit të të
njejtit qellim është parakusht drejt bashkimit e cila ndryshe njihet edhe si
bashkëveprim.


Cdo
tentativ që prejudikon qëllime të ndryshme në mes tërësisë dhe pjesëve të saja
rezullton me karakteristika antagoniste e cila në mase mundë të rezikojë bashkesinë
bazë ,këtu ne fakt mund të llogarisim edhe në shkatërimin e tërësisë, zhdukjen
e saj si entitet dhe krijimi I një entiteti të vaçant që ndryshe ka te beje me
maksimalizimin e proçesit entropik,kjo pra është pasoja e mos respektimit te
kontinuitetit historik reth një subjekti apo kombi e sidoms mosrespektimi I
idealit me cilesor të saj.


Rast më
eklatant në europë përsëri kemi Kosoven e Ahtisarit, ku ne vend të krijimit të
një hapësire të perbashkët me Shqipërinë që do të natyralizonte aktin e
pavarësise në skajshmëri u krijua një substance e panjohur në histori në cilësi
të kombit Kosovar.Koeshtu që në vend të organizimit të vendit dhe kombit tonë
në drejtim të shkallës së pavarësisë
gjithkombëtare dhe maksimale ne I japim mundesi procesit te zhbërjes të saj apo
transoformimit absurd te kërkesës legjitime për rribashkim.


Federalizimet,konfederalizimet
,binbacionalizimet,kantonet të cilat na vijnë si projekte sa për të mëshiruear
kombin dhe sa për të shpreh ngushëllime për mollat e ndaluara janë kurgjë tjetër
veç se surrogate ndihmëse për intergim me sllavët dhe ghjithsesi janë te destinura te
dështojne në raport me vetëdijen e shqipëtareve në Ballkan.Nga kjo e fundit del
se angazhimi I të gjitha focave drejt të së vërtetës së identifikuar
tashmë edhe nga faktorë me relevancë ndërkombëtare
duhet të paraqitet si proçes I përjetshem I cili do ta minimizoje entropinë etnike
,dhe me siguri ky angazhim është pikërisht ajo urra lidhese qe paraardhesit
tonë bartën me vete idealin e bashkimit kombëtar gjatë gjitha kohërave.Një nga
kryetarët e R.Ceke do të thoshte “..Zoti krijoi njeriun , kurse njerezit
krijojnë shtete..”, ndërsa Zoti nga ana tjetër porosit “.. Une skam çka I bej
nji populli nëqoftese ai vet nuk mundohet ti ndihmoje vetes..”.Andaj sot ka
ardhur koha që shqipëtarët të marrin mbi vete misionin njerëzor dhe hyjnor të
unifikimit te forcave drejt bashkimit kombëtar mbi bazën e kësaj fillozofie të
re gjegjësisht duke respektuar vullnetin e popullit shqipëtar, duke respektuar
rethanat e imponuara per copëtimin e tij, duke respektuar vullnetin e popujve
tjere te Europës për bashkim duke nderuar kontinuitetin historik te shqipëtareve,rrezistencen ndaj padrejtesise historike nën nje platformë kombëtare
e në pajtim me kushtetutën e R. se Shqipërise, shqipëtaret kërkojnë rribashkimin
e qetë të tyre, shqiptarët kanë kuptuar
se ka ardhur koha që para se tu kërkojme
të tjerëve duhet kërkuar nga vetja e tyre.. Andaj me plotë gojë duhet thënë shkurtë dhe pastër pa lejthitje se
akti më I lartë politik I shqipëtareve në fillim të këtij shekuli ( 28.11.1912),
u bë nën hijen e një tradhëtie ndërkombëtare ,se vendimet e Londres ishin
fatale duke shkëputur kështu Kosovën,Camërine,Iliridën,Malësine, Shqipëria
humbi krahët ,mushkërit,zemrën ajo mbeti e zhveshur dhe e lënduar si një loke e
mjeruar për bijtë e humbur të saj.Do ta mbyll këtë tekst me ca mesazhe të Ismail bej Qemalit 1.”..më prenë në BESE..”,Peruxha –ITALI 1919, 2. “ Në
jetën time nuk munda të bëj pasuri, por ua lë atdhenë amanet..”,
I.b.Qemali, prandaj sot “… shqipëtar mos
rri, por duku..”






Baki Sulejmani



Kordinator I Levizjes Demokratike Shqipetare


G o s t i v a r
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qasja Sistemore,bashkimikombetar dhe politika
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» POLITIKA DHE POLITIKËBËRJA NË KOSOVË?!
» ...Politika-akitiloP...
» Mendu Thaçi dhe politika ne Iliridë.
» Lutfi coka/Politika jone
» Mediat dhe Politika

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: