Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mediat dhe Politika

Shko poshtë 
+5
Kosovarja
Beton
Euridika
Anna
Sofra
9 posters
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptyFri Sep 28, 2007 5:21 pm

Të dashur forumist sa kam hasur gjatë leximeve dhe kam ndëgjuar lajme pothuajse të gjitha mediat janë nën ndikim të politikës ditore ....Si mendoni ju a është e vërtet se pas mediave qëndrojnë njerz të cilët manipulojnë me popull.

Si mendoni ju ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptyFri Sep 28, 2007 7:09 pm

Mendimi ime e them prerazi sepas mendjave qendroj lider te ndryshem politik dhe keto dikun blehen me para por aty ku nuk influencon lideri apo krimineli ju digjen shtepit gazetareve dhe po ashtu kan kercnime te medha ne forma te ndryshme te gjitha mendjat jan fund e koke te politizuara .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Sep 29, 2007 12:13 am

Ashtu është anna se pas qdo gazete apo medium eletronik si dhe radi apo tv qëndron ndoj politikan se të ishin media me të vertet të pamvarura ndrishe do të ishte krejt puna .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Sep 29, 2007 5:16 am

Medjat dihet koh te gjat se shkruejn botojn raportojn ate cka eshte per politiken por jan te pakta ato gazeta apo ata gazatar qe kan trimri te shkruejn per te verten me perjashtim te akcidenteve ne rruge dhe vrasje private qe mund te ket .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Feb 02, 2008 3:32 am

Sofra shkruajti:
Të dashur forumist sa kam hasur gjatë leximeve dhe kam ndëgjuar lajme pothuajse të gjitha mediat janë nën ndikim të politikës ditore ....Si mendoni ju a është e vërtet se pas mediave qëndrojnë njerz të cilët manipulojnë me popull.

Si mendoni ju ?


Personalishte mendoj qe media te pavarura tek ne nuk ka ( nuk e dij cila eshte ) te gjitha gazetat , te gjitha mediat elektronike kan "regjisor" politikat e partive te ndryshme dhe "skenaret" realizohen nga politka dhe politikanet te cilat "seknare" vihen ne sherbim te tyre ..
Ka shume pak shkrime te analisteve , dhe shume deklarata te politikanve ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Feb 02, 2008 3:41 am

Kam nje pyetje ju lutem me pelqen shume leximi,nuk them per dite por mundohem, qe per ç'do dite te blej nje Gazet Shqip,cilan gazet duhet te besuar me shume edhe pse me shume kam patur mundsi dhe ka gjithmon eshte Gazeta Bota Sot,por sote vrejta tek kjo gazet nje te pa drejt tek zona e Perkujtimeve te Vdekureve (Diaspor) te njejten faqe prezentohen edhe DESHMORET E KOMBIT a eshte e drejte kjo.?????

Sipas mendimit tim aspak nuk eshte e drejt.

Me thuani ju lutem cila Gazet ja vlen te lexohet sipas mendimit tuaj.

pres pergjigje.

Flm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptyWed Feb 06, 2008 6:34 pm

Beton per Mendimin tim shume pak gazeta ka te tilla qe ja vlen te i percjellim dhe ti lexojme sepse Mediat kosovare sot jane shumta ne sasi e te pakta ne cilesi! Ne vend se te jene "goja, syri dhe veshi" i shoqerise/popullit, ato "dinakerisht" e "trullosin" atë! Ato per te njejten ngjarje, ndodhi apo takim, transportimin dhe perpunimin e lajmit rreth se njejtes ndodhi e ndertojnë ne menyra, forma dhe permbajtje tersisht te ndryshme. Çka te le te dyshosh, nese je duke lexuar, shiquar apo ndegjuar dy apo me shume ngjarje te ndodhura dhe te "linduara" ne nje largesi te madhe gjeografike e kohore!
Dikush duhet bojkotuar dhe "harruar". Tjetri duhet promovuar me çdo kusht. Ndërkombëtarëve duhet ruajtur privilegjin e definimit fillor të realitetit. Asnjëra prej këtyra shtysave e motivuar profesionalisht, as etikisht; por politikisht!
Si rezultat i ketij politizimi, kemi edhe ngecje-shitjesh të shumë gazetave dhe "mosdegjueshmeri/mosshiqueshmeri te stacioneve radio-televizive”.
Andaj Beton per mendimin tim une lexoj te gjitha Bota Sot,Koha Ditore,Expres,Mirpo vetem te kaloj kohen e lire dhe te mesoj trurin ne lexim e jo ngase jane cilesore ashtu sic duhet te jene,mirpo te gjitha te politizuara...
Beton nuk di se cilen te them ndoshta ka ndonje anetare qe ka mendim ndryshe,mirpo une edhe te keto gazeta qe lexoj me shume mirrem me fundin e gazetes me fjalekryqin dhe keshillat mjekesore sesa fletet e para te tyre....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptyThu Feb 07, 2008 1:02 am

Beton, qe mos te zgjase shume, po ti pergjigjem pyetjes tende shkurte. Sepse edhe une ndaj te njejtin mendim me antaret tjere, se te gjitha jan te perfshire apo nen ndikimin e njeres apo tjetres parti, por mendimi im eshte se, ajo qe ja vlen nganjeher ta lexoni eshte "Zeri". Sipas mendimit tim eshte paksa me i dalluar, tjeter nuk lexoje asnjeher.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptyThu Feb 07, 2008 1:58 am

Premtimi pajtohem me kete perzgjedhje qe ke bere .Eshte me pak e politizuar .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptyThu Feb 07, 2008 2:04 am

Beton nuk di se cilen te them ndoshta ka ndonje anetare qe ka mendim ndryshe,mirpo une edhe te keto gazeta qe lexoj me shume mirrem me fundin e gazetes me fjalekryqin dhe keshillat mjekesore sesa fletet e para te tyre

Kosovarja ju falemenderoj per kohen qe keni mare e kure te keme n'donje pytje tek fjalkyqi te lajmroj ha ha ha

Premtimi edhe mua me pelqen Zeri por shume pak ka ne zvicer,ndodh se e lexoin shume e une zgjohem vone nga gjumi e nuk e gjej dote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptyThu Feb 07, 2008 5:23 am

Bosat e mediave jan po ata qe urdherojne politikanet dhe qveritaret tane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Aug 02, 2008 12:13 am

petritkola shkruajti:
Bosat e mediave jan po ata qe urdherojne politikanet dhe qveritaret tane.

Vetë të shohim me vëmendje sidomos mediat elektronike..i shkojen pershtati politikave ç'vleresuse te kombit shqiptar ...
Media ka rol te madh ne propagandim ..e ne sikur u besojme teper ..?!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Aug 02, 2008 12:16 am

une do te kisha thene qe nese nje tv qe eshte mjaft i forte mund ta shkatterroje ose ta ngrise nje politikan, ne dite te sotshme vendosin mediat per gjithcka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Aug 02, 2008 2:21 am

Mediat (shtypi, radioja, televizioni etj.), si mjete te komunikimit masiv ne te vertetë janë mjetet e manipulimit masiv. Ne njeren ane i kemi redaksitë që bëjnë programet sipas qefin apo direktivave, ndërsa në anën tjetër auditoriumin pasiv prej miliona veteve. Kemi mjaft shembuj se si mediat krijojnë idhuj te rrejshëm dhe mashtrojnë masen si mos me keq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Aug 02, 2008 2:24 am

ne kete rast pajtohem me xhavon, keto medi akaen bere qe shume nejrez te jene idhuj edhe pse askush nuk i njihte(rasti i rugoves), por edhe keto media, disa idhuj i kane shedrruar ne njerez me te kqinje(rasti i enverit),
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Aug 02, 2008 2:40 am

Hahaha ke marr shembull shume te fort (se ashtu po te konvenon me qenë, porse nuk është). A ne anen tjeter nuk po thu qe bash ne kohen e komunizmit ka pasur manipulim masiv ne aspektin medial. çdo shkrim ne gazet dhe çdo fjalim ne televizion ka qenë i kontrolluar dhe i cenzuruar, per te mos dalur nga "vija e partisë", mbase edhe do te ishin dënuar shumë rënde. Gazeta "zeri i popullit", e vetmja sepse tjetër nuk kishte, në fakt ka qenë "zeri i partisë".
Kush ka guxuar ta kritikoj Enverin dhe veprimin e partisë ne ato media?

Në atë kohë mediat janë shfrytëzuar në maksimum për të ndërtuar idhujt në njërën anë dhe "robërit" e tyre në anën tjetër. Ky ka qenë fenomen i çdo regjimi totalitar dhe kryesisht komunist, jo vetëm në Shqipëri!

Mediat, duke qenë si mjet masiv i komunikimit, por edhe i manipulimit, janë zbuluar shumë shpejt nga diktaturat për ta forcuar regjimin dhe pushtetin e tyre. Ata nuk përpiqen qe ta ndërtojnë shtetin e kombin e se drejtës e drejtësisë, por kultin e "prijësit (führer-it), revolucionarit, kryetarit mbi njerezor, me aftësi jashtëtokësore, ma te madhit etj.". Ata, permes mediave, perpiqen te jenë prezent kudo, si kult, si idhuj. P.sh. në Irak fotografia e Sadam Husejnit ka qenë kudo. Edhe librat shkollor kanë filluar dhe kanë përfunduar me një citat nga "prijësi". E njejta gjë bëhet edhe në Libi, Egjipt, Korenë Veriore, Kinë, Kubë, Venezuela etj. Atje shteti është i kryetarit dhe kultit për të, nuk është i popullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Aug 02, 2008 2:51 am

Xhavo_ , me gjithë respektin ..mendoj qe media shqiptare ne kohen e Enverit (po flas per ato elektronike) ,kan transemtu programe te mirefillëta kulturore, historike me karakter kombëtar..
Filmat qe jane prodhu ne ate kohë sot eshte shume e veshtire te realizohen ,po ashtu muzika ka qene e mirefillte ,me nje fjale ka prodhu vlera te mirefillëta ..sot po manipulohen ne te kunderten e kesaj,propagandohen (sidomos ne Kosove) antivlerat gje e cila do te ket ndikim shume te keq tek gjenratat e ardhshme ne dem te ruajtjes se identitetit kombetar dhe vlerave te mirefillëta kombetare e autoktone..
... Eshte diçka tjeter kur media është në shërbim te kombit (ngritjes kulturore ,edukative etj..) dhe është diçka krejtë tjeter ajo qe sot po ndodhe (e kunderta ) ku ne tre TV-te e Kosoves (pretendojne te jene ) ,mund te gjesh shuume pak vlera ,perkundrazi ..antivlera ke sa te duash duke fillu prej serive ... kah po na çojnë keto gjera ???
gjithesesi me nderime
Euridika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Aug 02, 2008 2:53 am

Korenë Veriore kam menduar. (shumë palidhje qe s'mund te editohen shkrimet)

Eshte edituar Xhavo .
Me respekt Stafi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Aug 02, 2008 3:09 am

Euridika
Vlerat janë pasqyrim i cilësisë, ndërsa cilësia nuk gjendet në natyrë.

Ti po flet për dramën e filmin dhe transmetimin e tyre ne media. Kjo është një çështje tjetër, sepse artisti në çfarëdo regjimi qoftë kurrë nuk mund te shkëputet nga shpirtërorja. Në atë kohë janë bërë disa filma, por në prapaskenë te çdo filmi është prezentuar "përkushtimi" ndaj partisë, sikur sot qe pas çdo emisioni qëndrojnë reklama te produkteve dhe qe ia humbin kuptimin dhe vlerën e mirëfillt, te drejtë dhe asnjanëse në politikë. Shiqo mirë se prapa, kudo mund ta gjesh emrin e Enverit.

Edhe pse edhe filmi e drama kanë qenë pak a shumë te manipuluar, bëjë një dallim mes tyre dhe mediave.

Fakti i pamohueshëm është se mediat (shtypi, radio, tv etj.) nuk kanë guxuar te shkruajn apo flasin atë qe është konsideruar jasht "vijës së partisë" (siç është thënë atëbotë). Pra ato në çdo formë e kanë nxitur dhe i kanë shërbyer kultit mbi Enverin dhe partinë. Jo pse kanë dashur, por sepse ashtu kanë qenë te urdhëruar.

Pra, siç e thash edhe me lartë se komunikimi masiv është njëkohësisht edhe njëfar manipulimi masiv. Ketë mundësi, te manipulimit te mases, e shfrytëzon çdo pushtet, edhe ai me demokratik, e lerë më diktatura.

Pajtohem plotësisht me ty se mediat shqiptare sot transmetojnë shumë pak vlera. Mirpo e drejta kurr s'mund te gjindet e te kuptohet duke bërë krahasime, por duke u shqyrtuar në esenë te problemit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Aug 02, 2008 3:36 am

xhavo_ shkruajti:
Hahaha ke marr shembull shume te fort (se ashtu po te konvenon me qenë, porse nuk është). A ne anen tjeter nuk po thu qe bash ne kohen e komunizmit ka pasur manipulim masiv ne aspektin medial. çdo shkrim ne gazet dhe çdo fjalim ne televizion ka qenë i kontrolluar dhe i cenzuruar, per te mos dalur nga "vija e partisë", mbase edhe do te ishin dënuar shumë rënde. Gazeta "zeri i popullit", e vetmja sepse tjetër nuk kishte, në fakt ka qenë "zeri i partisë".
Kush ka guxuar ta kritikoj Enverin dhe veprimin e partisë ne ato media?

Në atë kohë mediat janë shfrytëzuar në maksimum për të ndërtuar idhujt në njërën anë dhe "robërit" e tyre në anën tjetër. Ky ka qenë fenomen i çdo regjimi totalitar dhe kryesisht komunist, jo vetëm në Shqipëri!

Mediat, duke qenë si mjet masiv i komunikimit, por edhe i manipulimit, janë zbuluar shumë shpejt nga diktaturat për ta forcuar regjimin dhe pushtetin e tyre. Ata nuk përpiqen qe ta ndërtojnë shtetin e kombin e se drejtës e drejtësisë, por kultin e "prijësit (führer-it), revolucionarit, kryetarit mbi njerezor, me aftësi jashtëtokësore, ma te madhit etj.". Ata, permes mediave, perpiqen te jenë prezent kudo, si kult, si idhuj. P.sh. në Irak fotografia e Sadam Husejnit ka qenë kudo. Edhe librat shkollor kanë filluar dhe kanë përfunduar me një citat nga "prijësi". E njejta gjë bëhet edhe në Libi, Egjipt, Korenë Veriore, Kinë, Kubë, Venezuela etj. Atje shteti është i kryetarit dhe kultit për të, nuk është i popullit.

ndoshta mediat kaen folur pak me shume per emverin, dhe aken fole pak me shume kunder tradhetareve te denuar por kjo eshte dashur te behet per shkak te mbajtjes se kontrollit ne shqiperi, ne nje vend ku nga 4 anet op tentohej te hyhej ne shqiperi.

pastaj aty nuk eshte folur asnje genjeshter vetem eshte treguar per enverin dhe eshte folur per tradhataret si Mhemet Sheu e Koqo Xoxe.

dhe ti mos e krahaso enerin me Gadafin, Fidel Kastron, e Hugo Cavezin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Aug 02, 2008 3:49 am

Unë nuk e di si e parafytyron ti Enverin apo çfarë dëshiron t'i atribuosh, por nuk ka gjë tjetër sot me te përshtatshme për ta krahasur se sa Gadafi, Fidel Kastro, Hugo Qavezi e te tjerë si këta. Te njejtat sjellje, te njejtat fjalime, te njejtat qëndrime, te njejtat budallaki. Lirisht në mes tyre mund te terheqesh paralele krahasimi mbi 90%.

Jemi jashtë teme, por po ta përbledhi me një parull te asaj kohe: "Enver Hoxha e Mao Ceduni janë si buka prej një brumi".

Ciao bello!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Oct 11, 2008 5:08 pm

Ahmet Qeriqi: KPM-ja parasheh dhjetë vjet taksë (gjobë) për mediet elektronike


Komisioni i Pavarur për Medie vepron si organ zyrtar në kuadër të Qeverisë së Kosovës, edhe pse kompetencat kryesore për mediet ende i mbanë OSB-eja dhe Zyra e Komisionit të Përkohshëm, e cila është dislokuar në Kosovë qysh prej vitit 1999.
Kanë kaluar dhjetë vjet dhe ende nuk janë definuar qartë dhe në mënyrë ligjore kompetencat, detyrat, obligimet e këtyre komisioneve apo zyrave vendore apo ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me mediet elektronike. Ky konfuzion lidhur me kompetencat mes faktorësh relevantë të zyrave apo komisioneve ka bërë që mediet në Kosovë të mos arrijnë demokratizimin e nevojshëm dhe kurdoherë të mbeten nën tutelën e organeve të burokracisë sunduese.
Kohë më parë, KPM-ja ka shpërndarë medieve elektronike materialin “Kushtet dhe termet e përgjithshme të Licencës së KPM-së për shpërndarjen e rrjetit tokësor të programeve radio televizive”. Ky material është konfuz si në përmbajtje ashtu edhe në formulime kuptimesh gjuhësore, mbase nga përkthimi jo adekuat i mbështetur në një material analog, në ndonjë gjuhë të huaj.

Ja disa referenca të këtij materiali

1.0 Pajtueshmëria:

1.1 Natyra e Licencës: Pranimi i kësaj Licence përbënë një kontratë të detyrueshme për të licencuarin, që të veprojë në pajtueshmëri me Ligjin e KPM-së, me kushtet dhe termet e përgjithshme të Licencës së KPM-së për operatorët kabllorë, Rregullores për shpërndarje të radio dhe TV programeve përmes kabllos në Kosovë dhe me të gjitha rregulloret tjera të nxjerra nga Komisioni i Pavarur për Media.

Nuk është sqaruar çka nënkupton “Kontrata e detyrueshme” dhe nëse një kontratë lidhet mbi principe të detyrimit, atëherë ajo nuk është kontratë, por është urdhëresë administrative, apo diçka tjetër e këtij lloji.
Ndoshta është fjala për kontratë që obligon palën ose palët, por kurrsesi nuk mund të definohet si kontratë e detyrueshme nga një organ, i cili është themeluar për të mbikëqyrur mediet dhe jo për të sunduar mediet, sikur aktualisht po ndodh në Kosovë.

1.2 Vlefshmëria e Licencës: Vlefshmëria e kësaj Licence është pjesë e pajtueshmërisë me kushtet dhe termet e saj si dhe me dokumentet tjera ligjore të cituar në Nenin 2.1 të kushteve dhe termeve të licencës. Shkeljet e rënda të kësaj licence, përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në ato, bartjen e kanaleve programore pa të drejtë autoriale. Shkeljet e të tilla mund të çojnë në anulimin e licencës. Ky pasus sigurisht se është përkthyer keq, meqë është konfuz dhe është hartuar pa koncept të qartë të referimit.
“Shkeljet e rënda të kësaj licence, përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në ato, bartjen e kanaleve programore pa të drejtë autoriale.( !)

1.3 Përputhja me urdhrat: I Licencuari duhet të veprojë në përputhje me të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e ligjshme të dhëna nga KPM për të vënë në zbatim rregulloret për ri-transmetim të programeve në radio apo TV përmes kabllos.

Veprim në përputhje me të gjitha urdhrat! A mund të flitet për demokratizim të shoqërisë dhe medieve nëse nga to kërkohet të veprojnë në përputhje me të gjitha urdhrat e një KPM-je, me kontratën e detyrueshme, nëse ky Komision vërtetë është i pavarur? Nga kush e merr të drejtën ky Komision lidhur me urdhrat dhe udhëzimet e ligjshme. Si mund të trajtohen ato udhëzime të ligjshme pa një debat paraprak dhe pa praninë e çdo përfaqësuesit të medieve në përcaktimin e detyrimeve dhe obligimeve të tilla?

7.0 Forca Madhore:

7.1 Marrja në konsideratë e Forcës madhore: Në vlerësimin e neglizhimit të të licencuarit për të vepruar sipas kushteve dhe termeve të licencës së tij, KPM do të merr parasysh të gjitha rrethanat e rënda dhe të pakontrollueshme nga një forcë madhore, siç janë nxjerrja jashtë nga objektet, zjarri, eksplodimi ose trazira sociale.

Cila është kjo farë “Force madhore”? Kush e përbën dhe përse shërben kjo forcë, në një shoqëri të proklamuar demokratike?
Kjo sintagmë me siguri se është përkthyer nga “Visha silla”, por nuk janë dhënë udhëzime të caktuar se çka parasheh kjo “visha silla”. Apo ndoshta KPM-ja parasheh formimin e një “ Task force”, për të sunduar më lehtë mediet, të cilat në zhargonin ditor cilësohen si të pavarura, dhe në esencë shumica dërrmuese janë krejtësisht të varura nga klanet që i financojnë, nga partitë politike, nga grupet i interesit nga mafia mediale dhe tash edhe nga KPM-ja, ZKPM-ja, etj.

Materiali “Kushtet dhe termet e përgjithshme të Licencës së KPM-së për shpërndarjen e rrjetit tokësor të programeve radio televizive”, konsiderojmë se është hartuar pa përgjegjësinë e duhur profesionale dhe gjuhësore. Përmbajta e këtij “materiali” nuk është aspak në pajtim me demokratizimin e marrëdhënieve shoqërore, në raport të KPM-së me mediet elektronike.

Taksa, dhjetë vjet pagesë mujore për një licencë

KPM-ja ka caktuar taksë 10-vjetore për licencë. Nuk dimë se cilat janë praktikat e tilla, të aplikuara në rajon, por përcaktimi i kësaj gjobe mujore për dhjetë vjet është bërë, jo me qëllim për të ndihmuar mediet për ta bërë pagesën, e cila është më e larta në rajon, por me qëllim të gjetjes së një modusi, për të mos shkaktuar tronditje dhe për të sunduar urtë e butë, ashtu sikur zakonisht janë sunduar dhe sundohen gjithnjë skllevërit, të keqtrajtuarit dhe të nëpërkëmburit. Ne nuk kemi informacione se a paguajnë dhe a kanë paguar ndonjë taksë mediet që emetojnë program në gjuhën serbe në Kosovës Për këtë formë të pagesës nuk janë konsultuar, as janë lajmëruar të gjithë drejtuesit e medieve, por vetëm ata, me të cilët manipulojnë si ZKPM-ja ashtu edhe KPM-ja. Ata të cilët kanë marrë dhe marrin miliona euro “ndihmë: në emër të ngritjes së medieve “të pavarura”, qoftë nga organizatat që i financojnë, qoftë nga Buxheti i Kosovës, por nga taksa e detyrueshme që u marrin qytetarëve me faturat e rrymës elektrike. Këto janë mediet që zbatojnë me përpikëri politikat e OSBE-së dhe të UNMIK-ut në Kosovë dhe të cilat drejtohen nga klasa ideologjike titiste rankoviqiste e ish Jugosllavisë. Radio-Kosova e lirë nuk ka marrë asnjë ftesë të tillë për debat, nëse realisht pati një debat të tillë. Duhet cekur me këtë rast se Radio-Kosova e lirë nuk është ndihmuar nga asnjë organizatë ndërkombëtare për mediet elektronike, as nga Buxheti i Kosovës, as nga donatorët e huaj. Pavarësisht se është i vetmi medium elektronik që ka funksionuar edhe gjatë kohës së luftës së UÇK-së, dhe për mbrojtjen e kësaj radioje kanë rënë dhjetëra dëshmorë të kombit dhe tre anëtarë të stafit, statusi i saj është denigruar në radio lokale, ndërsa asnjëherë deri tani nuk janë marrë në shqyrtim kërkesat tona për zgjerimin e dëgjueshmërisë. Ato janë injoruar dhe vazhdojnë të injorohen si nga ZKPM-ja ashtu edhe nga KPM-ja, e cila vepron si organ i dhunshëm, nuk merr në shqyrtim asnjë kërkesë për shqyrtim. Këto janë veprime arbitrare dhe larg konceptit të proklamuar për demokratizimin e medieve dhe të shoqërisë sonë në përgjithësi. Vendimet e tilla të KPM-së i konsiderojmë si veprime të dhunshme, të cilat bëhen me qëllim për të ushtruar presion për eliminim nga rrjeti emetues të disa radiostacioneve, të cilat janë lënë në mëshirë të kohës, për faktin se nuk janë bërë pre e klaneve mafioze, por kanë ruajtur dinjitetin, etikën e pastër të gazetarisë dhe kurdoherë kanë ngritur zërin kundër padrejtësisë, dhunës, shfrytëzimit dhe veprimeve mafioze arbitrare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptySat Oct 11, 2008 7:51 pm

Në këto tema përvluese si - mediat e politika, e kombi e politika (që posa ka filluar, duket po injorohet), njihen shqiptarët e vërtetë!


Në kohën kur gjoja 'vrantte e kthjelltte' politika pacifiste në kulm (në Zvicëren shqiptare e Gjermaninë shqiptare), kur trumpetonin se ''700. 000 shqiptarë ka ldk'' shkrova një shkrim
POPULL I MASHTRUAR (1990), e lexova në disa tubime dhe veç një revistë ATDHEU e B. Abdylt, e botoi, tok me një poezi (poemë), timen NË EMËR TË POPULLIT (ku e shfaqem recital edhe në theatër), ku vetëm në tubimin madhështor në Volkhaus,të Cyrihut (me afro 7000 veta, kishte edhe dr nga Kosova, Ilirida e diaspora), për herë të parë me insistimin tim, arrijtem t'i bashkojmë antarësitë e LPK-së e LDK-së tok! Edhe ishte ndër tubimet ma revolucionare, që njeh diaspora!

Të thuash atëherë POPULL I MASHTRUAR symësy, duhej të kishje o dhunëti, o një ushtri me vete...hahaa, e tu thuashe symësy moton (ma e fortë asht një ushtri gomarësh, që kanë për prijës Luanin - se sa një ushtri luanësh, që kanë për prijës gomarin), veç zoti i fortë (siç thonin disa)!


Mediat e politika, e ngjashme me temen - kombi a politika, tema te nxehta, e si mund te injorohen keto dy tema dhe kush i injoron, përveç atyreve që duan të hanë me dy lugë (do thoja).

A po dihet, pse edhe tek tema kombi e politika, po injorohet?

Të bën përshtypje negative psh. si mbeti radio-kosova e lirë, radio lokale, joveç e pafinansuar zyrtarisht, po edhe e dëmtuar, e rrahur për vdekje zyrtarisht(do thoja), e pse? Sepse është radio e lirë, e mendimit të lirë, paksa larg politizimit!

Këtu në këtë temë, po duket, sikur duam të mos jemi të politizuar (që është mirë) dhe në anën tjetër, bash si atje tek temat - i politizuari thrret: kape të politizuarin! (do thoja).

Shtypi (mediat), gjithkund janë të politizuara, po ku janë ma pak të politizuara - aty ku është SYRI i fuqishëm i popullit, që populli ta hajë në sy (se syri e han zemrën, me sy i hahet zemra njeriut), ia merr guximin, symësy! Mediat tona, shtypi e elektronike, aty ku bëhet politizim në DËM TË POPULLIT, e quajta prore - shtypi i shkulur (i shkulavur), jo i nxierrur (shkulje-nxierrje me rrënjë), zgjatë derisa të rrahë fuqishëm mendimi i lirë i bashkuar, në trurin politik! E kur bëhet? Kur të dali një shtyp, a media elektronike e fuqishme, me një grup redaktorësh, editorësh luanë! Se një, ose e shkatrrojnë, ose e vrasin, ose ia imponojnë largimin... edhe e njolosin me damkat ma të zeza të papara!

Mediat kur bëhen biznes, e jo interes i popullt, masave të gjëra,aty pak ka hair! Por, lexo e kundërvëju aty ku duhet e mundesh, e ku ke moment adekuat dhe mos lexo veçsa ta zhgënjesh vetveten, e të humesh shpresat edhe apetitin, shijen e drekës e darkës...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptyFri Oct 17, 2008 7:02 am

njeriu politik dhe apolitik, apo ma thjeshtë: shqiptari i politizuar dhe i papolitizuar, formojnë media, e cila media, medius yni është apolitik, këtë po e dijmë të gjithë, mund t'i numrojmë në gishta prej qindra mediave tona.

Përderisa të jenë mediat tona të politizuara, fjala emendimi i lirë, janë të robëruara dhe sado që të duam liri me të drejtat bile themelore, a e kuptojmë se, vetiu i vejmë pranga fjalës së lirë?

Po diç a mund të ndryshojmë nëse kuptojmë se disa jemi të politizuar? Duhet kuptuar se edhe ky forum është një medius elektronik dhe a duhet t'i ofrohemi të papolitizuar, apo si shqiptarë apolitik?

Kush është shqiptari apolitik?

Shqiptari apolitik, është ai që vështron me sy kritik çdo rrymë politike, duke i qitur në peshojë dy anët e medaljes, me dituri, drejtësi e guxim, qoftë edhe nëse flas për babain tim. Pavarësisht a je antarë i ndonjë partie politike, apo je ithtarë, adhurues më misheshpirt i një lideri politik, këtu duhet të jemi apolitik, që ky forum të ketë peshen e emrit të tij - Bashkimi Kombëtar! Secili njeri ka të drejten e tij themelore të adhurimit, idolit të vet - por një gjë duhet të dihet kjartë, kthjelltë, se vlera dhe antivlera nuk barazohen, por janë dy paralele, me drejtime të kundërta, që askund jo që nuk takohen, por nga kahjet e kundërta të tyre, shkojnë secila në infinit, pambarim - e pse dikush don të ndjeku antivleren në infinit, pambarim, kur mund ta korrigjoj vetveten me kohë edhe nëse e vrenë apo e sheh e përfundon se vërtet, ishte gabim!
Psh. kur sot lexohet fakti se si ishte origjina e një liderit I.R. ku mbiemri i tij është njëkohësish toponomi i një treve shqiptare rugova, si ndihet antari i asaj partie politike sot, a e brenë ndërgjegja dhe edhe sa kohë i duhet ta kuptoj realitetin? Apo, të marrim rrymat zogiste, balliste, enveriste etj., Zogu e Enveri ishin udhëheqës të Shqipërisë së cunguar, të dytë janë idole të dikujt,kanë ithtarët e tyre - po a duhet përsëri të vijnë sistemet e tyre politike në Shqipëri? Po edhe nëse imagjinojmë se po vijnë, a mund të ekzistojnë ato sisteme sot?

Duket sikur bëhen gara, pooo lidri im - jooo lideri yt! Krijohet konflikt ndërvllazëror, theorik a praktik pa pikënevoje! Jovetëm kaq, por forjmojmë ndasi ideore edhe në rininë tonë, që shihen disa të habitur, kur vijnë këtu dhe shohin sa e sa shprehje konfliktuoze, deri tek ofendime personale, e çkado tjetër... Në vend se të shkohet përpara, numrohet në vend dhe dikush vendnumron vetvetiu, qëllimisht, i dehur nga idoli i tij politik!

Derikurë duhet të presim të formohet mendimi kombëtar mbipolitik, nëse nuk mundemi të jemi apolitik, të papolitizuar?

A jemi vërtet, të vetëdijshëm, se vetëm kombi na bashkon dhe çdo gjë tjetër alternative, na ndanë e përçanë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika EmptyMon Nov 10, 2008 5:26 pm

I nderuari Nezir ke bërë një postim shumë të mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Mediat dhe Politika Empty
MesazhTitulli: Re: Mediat dhe Politika   Mediat dhe Politika Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mediat dhe Politika
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qasja Sistemore,bashkimikombetar dhe politika
» Pavarsia e Kosoves
» POLITIKA DHE POLITIKËBËRJA NË KOSOVË?!
» Lutfi coka/Politika jone
» ...Politika-akitiloP...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: