Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI EmptyMon Jun 01, 2009 2:06 pm

Natyrisht kur ishin në jetë emrat e Beqir Ballukut, Hysni Kapos, Kadri Hazbiut apo Mehmet Shehut, nuk mund të mendohej apo të merrej me mend në opinion se trashëgimtar i pushtetit të Enver Hoxhës mund të ishte Ramiz Alia.

Po kush ishte “djali me zë të hollë”?

Ramiz Alia kishte lindur në Shkodër më 18 tetor 1925 në një familje të varfër. Në kohën e monarkisë zogiste, babai i tij Taip Alia ishte vendosur në Tiranë dhe punonte në punë të rëndomta ku herë herës ndihmohej nga biri i tij Ramiz. Gjatë kohës që Ramizi kryete gjimnazin në Tiranë fillimisht kishte qenë fashist në bindje. Më vonë pasi ishte konvertuar në komunist, ishte burgosur disa herë nga regjimi i atëhershëm për këto pikpamje të tij. Megjthatë në të gjitha rastet Alia ishte liruar falë miqësisë që kishin njerëzit e tij me prefektin e Tiranës Qazim Mulleti. Gjatë luftës Alia kishte qenë sekretar i rinisë komuniste për Beratin. Në mes të viti 1944 pas përfundimit të një kursi ishte emëruar si anëtar i seksionit politik të Brigadës së 7-të. Në dhjetor 1944, me urdhër të Enver Hoxhës, Ramiz Alia u emërua komisar politik i Divizionit të V-të që gjendej në kosovë për të ndihmuar planet serbomadhe në nënshtrimin e Kosovës dhe aneksimin e saj tek Jugosllavia. Në këtë pikë personi i Ramiz Alisë ishte një individ që kishte nam të mirë në qarqet jugosllave si një njeri që nuk iu ishte ishte dridhur dora aspask në krime kundër shqiptarëve të Kosovës. Në të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë, e sidomos nga ata të pretendimit të pushtetit kryesor, emri i Ramiz Alisë ka qenë më i shquari për zellin e tij serbofil. Nga ana tjetër duhet theksuar se tek gjithë udhëheqja e PPSH-së, ekzistonin ndjenja të fuqishme sllavofile deri në vënie të tyre në shërbim të agjenturave të tilla si UDB-ja, KGB-ja etj.

Është për t‘u habitur gjithashtu që Ramiz Alia nuk u provua kurrë si duhet në ekzekutivin shqiptar nga Enver Hoxha. Vetëm në qershor 1955 Ramiz Alia zuri vendin e Bedri Spahiut si ministër i Kulturës dhe Arsimit, post të cilin e mbajti deri në vitin 1958.

Alia plotësonte më mirë kushtet e kërkuara nga Enver Hoxha. Ishte servil e shërbëtor i bindur tej çdo parashikimi i Hoxhës dhe jepte garanci për ruajtjen e familjes Hoxha dhe vërvitjen e mëtejshme dhe pa probleme të Shqipërisë në orbitën jugosllave.

Në këtë mënyrë “djali me zë të hollë”, siç quhej ai nga Enveri, ka plotësuar shumë kushte për familjen Hoxha.

Një favor tjetër për “djalin me zë të hollë” ishte edhe lidhja e një krushqie midis familjeve Hoxha e Alia.

Në mes të vitit 1974, Ramiz Alia ia kishte dalë të bënte një krushqi mjaft domethënëse dhe fitimprurëse me famijen Hoxha. Vajza e vëllait të tij Reshatit, Teuta, u fejua me djalin e madh të Enver Hoxhës, Ilirin. Tashmë Ramiz Alia ishte njeri i shtëpisë së Enverit dhe duke shtuar këtu edhe servilizmin deri natyral de hipokrit të tij, ai ishte personi më i afërt dhe më i besueshëm për Enver Hoxhën qysh në kohën kur akoma nuk kishin vdekur Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu.

Reshat Alia, vëlla i Ramizit, punonte në atë kohë në Arkivin e Shtetit, ndërsa gruaja e tij punonte në një pikë të rëndësishme financiare të vendit siç ishte sektori i pranimit të arit nga Rubiku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI EmptyMon Jun 01, 2009 2:07 pm

Në rrethana të tilla ambicja e Ramiz Alisë për pushtet rritej dita-ditës. Nga ana tjetër rivali i tij Mehmet Shehu nuk kishte asnjë lidhje krushqie me Enver Hoxhën apo “shokët e tjerë të Byrosë”. Nga kjo pikpamje Mehmet Shehu nuk kishte shfrytëzuar aspak shanset që të jepnin martesat me karakter politik brenda të ashtuquajturit “Bllok”. Në funksion të hirearkisë së re komuniste, u krijua edhe infrastruktura e nevojshme që do të mbështeste Ramiz Alinë në detyrën e tij të pritshme. Kjo gjë u duk edhe më mirë në kongreset e PPSH-së të viteve 1976, 1981 dhe 1986. Dhe ja më konkretisht si u paraqit gjendja në kongreset e këtyre viteve.

Në kongresin e 7-të të PPSH-së (1-7 nëntor 1976), zgjodhën këta anëtarë të Byrosë Politike: Enver Hoxha, Adil Çarçani, Haki Toska, Hekuran Isai, Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, Manush Myftiu, Mehmet Shehu, Pali Miska, Ramiz Alia, Rita Marko dhe Spiro Koleka (renditja e emrave në këtë rast dhe rastet e mëposhtme është sipas shtypit të PPSH-së). Natyrisht që njeri nga këta do të ishte trashëgimtar i Enver Hoxhës pas vdekjes së pritshme të tij. Në ndryshim nga kongresi paraardhës i PPSH-së (1-7 nëntor 1973), ishte eliminuar një kandidat potencial por që gjithsesi nuk mendohej fare se mund të zëvendësonte Hoxhën si Beqir Balluku.

Në kongresin e 8-të të PPSH-së, që u zhvillua më 1-7 nëntor 1981 u zhgjodh kjo Byro Politike: Enver Hoxha, Adil Çarçani, Hajredin Çeliku, Hekuran Isai, Kadri Hazbiu, Lenka Çuko, Manush Myftiu, Mehmet Shehu, Muho Asllani, Pali Miska, Ramiz Alia, Rita Marko, Simon Stefani. Sekretarë të KQ të PPSH-së u zgjodhën Enver Hoxha, Hekuran Isai, Ramiz Alia dhe Simon Stefani.

Në krahasim me kongresin paraardhës anëtarë të rinj të Byrosë Politike ishin Lenka Çuko, Muho Asllani, Hajredin Çeliku dhe Simon Stefani

Pasi u kryen eliminimet tashmë të njohura, në kongresin e 9-të të PPSH-së (3-8 nëntor 1986) që u quajt edhe “kongresi i vazhdimësisë” enveriste, u zgjodhën anëtarë të Byrosë Politike këta “shokë”: Ramiz Alia, Adil Çarçani, Besnik Bekteshi, Foto Çami, Hajredin Çeliku, Lenka Çuko, Manush Myftiu, Muho Asllani, Pali Miska, Prokop Murra, Rita Marko dhe Simon Stefani. Sekretarë të KQ të PPSH-së u zgjodhën Ramiz Alia, Foto Çami, Lenka Çuko, Simon Stefani dhe Vangjel Çërrava.

Në krahasim me kongresin paraardhës, “shokët e rinj” të Byrosë Politike ishin Prokop Murra, Besnik Bekteshi dhe Foto Çami.

Padyshim që në vitet kur “spastroheshin grupet armiqësore” të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Feçor Shehut etj, u pa qartë se njeriu që po i afrohej pushtetit të ardhshëm pas vdekjes së pritshme të Hoxhës ishte Ramiz Alia. Ky i fundit kishte qenë në krye të të gjitha lojrave politike të organizura nga Enver Hoxha kundër Shehut, Hazbiut etj.

Në kongresin e 8-të të PPSH-së të zhvilluar në nëntor 1981, Ramiz Alia siç e thamë edhe më lart u zgjodh sekretar i i KQ të PPSH-së. Ai shihet në pjesën më të madhe të jetës politike të vendit si dhe në veprimtari të ndryshme të organizuara atëherë. Në këtë mënyrë po përgatitej figura e Ramiz Alisë si udhëheqës shteti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI EmptyMon Jun 01, 2009 2:07 pm

Më 25 gusht 1982 Ramiz Alia uroi përvjetorin 40-të të gazetës “Zëri i Popullit” dhe më 15 shtator të po këtij viti mori pjesë në mbledhjen jubilare të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik ku u shfaq në krah të Enver Hoxhës.

Më 2 nëntor 1982 Ramiz Alia përuroi Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti -Skënderbeu” në Krujë. Me këtë rast preu edhe shiritin e përurimit në ceremoninë e zhvilluar këtu. Të pranishëm në këtë ngjarje veç Alisë kanë qenë edhe Adil Çarçani dhe Nexhmije Hoxha.

Në prag të “zgjedhjeve për Kuvendin Popullor darës të 14 nëntor 1982, Enver Hoxha mbajti si zakonisht fjalën e tij përpara zgjedhësve. Këtë herë ai foli nga salla e seancave plenare të Kuvendit Popullor. Në fjalën e tij Enver Hoxha, duke u mbështetur edhe tek “tabloja sinoptike për veprimtarinë agjenturore të armikut Mehmet Shehu”, e sulmoi mjaft ashpër ish numurin 2 të Shqipërisë. Ai e cilësoi atë agjent të UDB-së, CIA-s, KGB-së etj, madje theksoi se UDB-ja e kishte detyruar Shehun të vriste Enver Hoxhës.

Pas përfundimit të fortunës së madhe politike që mori kokën e kryeministrit dhe disa ministrave, dhe pas zhvillimit të “zgjedhjeve” të 14 nëntorit 1982, Ramiz Alia u zgjodh në krye të shtetit shqiptar. Padyshim që kjo nuk mund të ishte rastësi.

Presidiumi i Kuvendit Popullor i “zgjedhur” më 22 nëntor 1982 kishte disa të veçanta. Për herë të parë në përbërje të presidimumit mungonin Enver Hoxha (që do të vdiste pas tre vjetësh) dhe Myslim Peza (që do të vdiste pas dy vjetësh).

Pas një periudhe 29 vjeçare në krye të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi i la vendin Ramiz Alisë. Përbërja e këtij presidiumi ishte si më poshtë:

Ramiz Alia -kryetar

Rita Marko -nënkryetar

Xhaferr Spahiu -nënkryetar

Emine Guri -nënkryetare

Sihat Tozaj -sekretar

Eleni Selenica -anëtare

Elmaz Puto- anëtar

Faik Çinaj-anëtar

Ibrahim Gjevori-anëtar

Lumturi Rexha-anëtar

Nik Pjetër Shyti-anëtar

Petrit Gaçe-anëtar

Rahman Hanku-anëtar

Simon Ballabani-anëtar

Stefan Qiriako-anëtar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI EmptyMon Jun 01, 2009 2:07 pm

Vetë Ramiz Alia në librin “Unë Ramiz Alia dëshmoj për historinë”, në lidhje me ardhjen e tij në pushtet thotë:

“...Efektivisht kjo erdhi në mënyrë logjike, sepse në atë kohë unë u zgjodha edhe si kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Po ashtu ishte edhe funksioni i lartë partiak. Prandaj pas vdekjes së Enverit, të thuash ishte krejt e logjikshme që erdha në krye të shtetit”.

Natyrisht çështja nuk është kaq e thjeshtë sa e bën Ramiz Alia por vijim i një skeme të caktuar, të cilën Alia nuk ka dëshirë ta tregojë për vetë veçoritë e kësaj skeme dhe pjesëmarrjes së tij në të.



PSE E QUAJTI TELEVIZIONI ITALIAN (RAIUNO) RAMIZ ALINË "SHEF TË POLICISË SEKRETE TË ENVER HOXHËS" MË 13 PRILL 1985?

Zgjedhja formale e Ramiz Alisë pas vdekjes së Enver Hoxhës u bë më 13 prill 1985, dmth vetëm dy ditë pas vdekjes së diktatorit.

Në mbrëmje të kësaj date, kanali shtetëror italian RAIUNO, në edicionin e lajmeve të orës 20.00 (TG1), përdori një fjali surprizë, e cila nuk u dha në edicionet e tjera të lajmeve. Ndër të tjera RAI emetoi këtë lajm:

“Sot në vend të Enver Hoxhës u zgjodh në postin e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, ish shefi i policisë sekrete të Enver Hoxhës, Ramiz Alia”.

Në fakt RAI sa kishte prekur një të fshehtë të madhe që funksiononte brenda piramidës partiako-shtetërore komuniste. Sipas informacioneve tepër të sigurta që kemi, në Shqipëri qysh prej vitit 1948 funksionote edhe një polici e fshehtë sekrete e Enver Hoxhës, e cila ishte një strukturë e veçantë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe hallka e saj Sigurimi i Shtetit dhe ishte tërësisht e panjohur. Në këtë strukturë kanë bërë pjesë njerëz që nuk e kishin vlerën nga funksioni legal i tyre, por nga pesha që kishin në këtë rrjet. Në këtë lloj policie kanë bërë pjesë njerëz të niveleve të ndryshme, të cilët kurdoherë kanë qenë të gjithpushtetshëm dhe të pacënueshëm. Rrjeti informativ i organizuar dhe i drejtuar nga Ramiz Alia, kishte si bashkëdrejtuese bashkëshorten e Hoxhës, Nexhmijen. Pikërisht kjo është pika e bashkëpunimit të Ramiz Alisë me Nexhmije Hoxhën. Ky bashkëpunim ka qenë i gjatë dhe i përjetshëm, por në raste të caktuara në mënyrë folklorizante, janë hapur fjalë për gjoja ekzistencën e ndonjë konflikti midis tyre.

Ekzisten e kësaj policie sekrete e ka pranuar në vitin 2000 edhe një ish drejtues i lartë i Sigurimit të Shtetit, oficeri i zbulimit, Hasan Luçi. Ky i fundit në një rrëfim për gazetën “Gazeta Shqiptare” të datës 13 qershor 2000, faqë 13, kolona e parë, thotë:

“Enver Hoxha ka pasur edhe një rrjet agjenturor shërbimesh sekrete të zbulimit dhe kundrazbulimit jashtë strukturave legale të cilin e drejtonte vetë personalisht. Për këtë gjë nuk mund të flas më tepër”.

Sipas këtij përcaktimi i bie që Luçi ose nuk dashur ta zërë me gojë emrin e Ramiz Alisë, dmth nuk ka dashur “të falë më tepër” ose nuk e ka ditur që strukturën në fjalë e ka drejtuar pikërisht Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha.

Ndoshta është për t‘u kujtuar fakti se në shkurt 1981, me rasti e 60 vjetorit të lindjes, Nexhmija Hoxha u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me dekoratën e lartë “Hero i punës socialiste”. Në këtë ceremoni krahas Haxhi Lleshit-kryetar, kanë marrë pjesë anash Nexhmijes edhe Ramiz Alia dhe Mehmet Shehu. Imagjinoni jemi në një periudhë më pak se 10 mujore nga vrasja e Mehmet Shehut. Në foton e rastit duken dy rivalët Ramiz Alia dhe Mehmet Shehu. Ndër të tjera ka folur edhe Mehmet Shehu, i cili ka thënë se Nexhmija “mishëron tiparet karakteristike të partisë”.

Nga ana tjetër duhet thënë se Mehmet Shehu nuk zotëronte atë nivel informacioni që zotëronin krërët e shërbimit më të panjohur personal të Enver Hoxhës, Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha. Thënë ndryshe ky shërbim kishte marrë formën e një shërbimi familjar dhe luante rolin edhe të një lloj kundërzbulimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI EmptyMon Jun 01, 2009 2:08 pm

Në mënyrën më të qartë, rrjeti i veçantë personal i Enver Hoxhës nuk mund të ishte jashtë ndikimit të shërbimit sekret jugosllav UDB. Dy nga njerëzit e këtij shërbimi kanë qenë Myslim Peza dhe Shefqet Peçi. Të parin Hoxha e përdori kundër grupit të ashtuquajtuar të deputetëve dhe të dytin kundër grupit të ushtarakëve.

Vetë Enver Hoxha njihej në jetën e tij si një njeri që nuk ka pasur besim të madh tek njeri. Shto këtu edhe faktin se ai ka qenë cilësisht një njeri i pabesë, ngritja e një lloj policie të fshehtë personale tregon që Hoxha nuk ka pasur besimin e duhur as tek arma e Sigurimit të Shtetit, e cila sidoqoftë ishte një armë besnike e tij, por që nuk kishte garanci absolute se nuk kontrollohej nga ndonjë agjenturë tjetër e interesuar.

Këtu ia vlen të theksojmë edhe njëherë sipas të dhënave të mirëinformuara, se takim i parë i Enver Hoxhës me Ramiz Alinë është bërë jo në takimin e Panaritit në mars 1944, siç thotë Ramiz Alia në librin e tij erotiko-politik “Enveri ynë”(Tiranë 1988, faqe 51). Për herë të parë Alia dhe Hoxha janë takuar në shtëpinë e Adivije Agollit në Tiranë, në të cilën sa për kujtesë është zhvilluar edhe Konferenca e Jashtëzakonshme e PKSH-së më 28-29 qershor 1942, ku u përjashtuan nga kjo parti Anastas Lula, Sadik Premtja, etj. Natyrisht që Ramiz Alia e ka pasur një shkak dhe një “turp” ta kujtojë këtë takim të parë me mësuesin e tij shpirtëror që më pas do ta thirrte me përkëdheli “djali me zë të hollë”.

Nga ana tjetër, duhet thënë se vetë Alia në librin e tij erotiko-politik të sipërpërmendur thotë:

“E konsideroj fat të madh që qysh nga dita e parë e lirisë, kam pasur lidhje të drejtpërdrejta pune e shoqërore me të (me Enverin-shënim)”.

Gjithkush mund të shtrojë pyetjen se ç‘farë kupton Ramiz Alia me “lidhje të drejtpërdrejta”, në një kohë që para tij kanë qenë më lart në detyrë funksionarë të tjerë komunistë. E pra kjo është mënyra më elegante që i ka lejuar vetes të shkruajë Ramiz Alia. Fjala është pikërisht për policinë sekrete të Enver Hoxhës e drejtuar nga “djali me zë të hollë” Ramiz Alia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI EmptyMon Jun 01, 2009 2:08 pm

JA MOMENTET E FUNDIT TË JETËS SË FIQIRET SHEHUT

Pas mbrarimit të versionit të “vetëvrasje”, Enver Hoxha vazhdoi luftën e tij egërsisht edhe mbi famijen e Mehmet Shehut. Në qershor 1982, në Gramsh (i internuar këtu) djali i madh i Mehmet Shehut, Vladimiri, sipas versionit zyrtar vrau veten. Ndërsa bashkëshortja e Mehmetit dhe djemtë e tij Skënderi dhe Bashkimi, pas një internimi të shkurtër, u arrëstuan në fillim të vitit 1982, u “gjykuan”, dhe u burgosën. Djemtë e Mehemtit u burgosën në Burrel ndërsa Fiqireti në burgun 313 në Tiranë. Gazeta ka mundur të sjellë para lexuesit dëshimnë e një bashkëvuajtëse të Fiqiret Shehut. Ajo është Vjollca Leka nga Elbasani ka qenë për mëse tre vjet në një qeli në burgun 313 në Tiranë më bashkëshorten e Mehmet Shehut, Fiqereten. Për diçka më tepër i morëm këtë intervistë:

-Kush është Vjollca Leka?

Kam lindur në Elbasan më 3 qershor 1948. Kam mbaruar shkollën e mesme për ekonomik dhe për shumë vite kam punuar në ndërmarrjen tregtare të Elbasanit. Në vitin 1984, regjimi i atëhershëm më dënoi me 25 vjet burg me akuzën e “dëmtimit të ekonomisë socialiste”.

-Ku e vuajtët dënimin?

Në burgun e Kosovës në Elbasan, më pas u transferova në Tiranë në burgun 313.

-Kur jeni njohur për herë të parë me Fiqeret Shehun?

Në burgun e Tiranës. Ka qenë janari i 1986. Mua dhe një të dënuare tjetër na çuan në një qeli me Fiqerete Shehun. Më parë aty kishin qenë dy gra të tjera. Kjo ishte edhe njohja ime e parë me të.

-Kush ishte e dënuara tjetër në një qeli me ju?

Sose Demiri nga Tropoja.

-Si ishte gjendja shëndetësore e Fiqeret Shehut?

Fizikisht Fiqereti ishte e dobët. Diçka ndryshoi kur ne filluam të gatuajmë brenda në qeli.

-A fliste Fiqereti me ju për shqetësimet që kishte pasur?

Fiqeteti fliste shumë pak.

-A ju ka folur për ndonjë pasuri të familjes së saj?

Jo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI EmptyMon Jun 01, 2009 2:09 pm

Jo.

-A kishte dyshime ajo në lidhje me “vetëvrasjen” e Mehmet Shehut?

E sigurtë fare në vetëvrasje Fiqireti nuk ishte, mirëpo ajo nuk fliste më tej.

-Përdorej shpesh tortura mbi Fiqeret Shehun?

Më kujtohet që hetuesi i çështjes së saj, të cilit nuk ja mbaj mend emrin, i drejtohej shpesh me fjalët: “Hartë do të bëj në mur, kërmë do të bëj”.

-Në ato raste që Fiqereti fliste, a zinte me gojë ndonjë udhëheqës të lartë komunist për mirë ose për keq?

Përgjithsisht ajo fliste për gratë e tyre. Kujtonte që Nexhmije Hoxhën e kishte pasur shoqe të ngushtë. Keq i erdhi çuditërisht për vdekjen e gruas së Ramiz Alisë në pranverë të vitit 1986. Njëherë tjetër ajo na tha që emrat e dy djemve të saj i kishte vënë vetë Enver Hoxha.

-Pati takim me djemtë e saj Fiqireti në burg?

Po, dhe ky takim ka qenë rreth muajit qershor 1981, pra pak javë para se të vdiste. Ky takim u zhvillua në mjediset e burgut të Tiranës.

-Cilat kanë qenë rrethanat e vdekjes së Fiqetit?

Në dyjavëshin e parë të shtatorit 1981, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua shpejt. U dyshua për sëmundjen e verdhëzës, por shpejt u pa se nuk ishte kjo. Në orën 21.00 të datës 11 shtator 1988, që më kujtohet mjaft mirë pasi ishte dita e novatorëvë, ajo u sëmur mjaft keq dhe pas disa minutash dha shpirt.

-Ç‘farë ruani si kujtim prej saj?

Shaminë e dorës, e cila është kjo që kam në dorë.

-Kur u liruat nga burgu?

Në dhjetor 1988 pasi u aministova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI EmptyMon Jun 01, 2009 2:09 pm

PSE U ELEMINUAR KADRI HAZBIU?

Pas eliminimit të të kryeministrit Mehmet Shehu, Enver Hoxha në daljen e tij të parë në publik, gjatë një vizite në Galerinë e Arteve Figurative më 24 dhjetor 1981 në Tiranë, u pa i shoqëruar nga sekretari i KQ të PPSH-së Ramiz Alia dhe nga ministri i Mbrojtjes Popullore Kadri Hazbiu. Për opiniomin ishte e qartë se njeri nga të dy mund të ishte trashëgimtari Enver Hoxhës. Mirëpo shumë shpejt u pa se njeriu i caktuar ishte Ramiz Alia. Figura e mitizuar e Kadri Hazbiut do të shënonte një rënie mjaft të shpejtë brenda vitit 1982 dhe pas arrestimit ai do të “gjykohej”, do të dënohej me vdekje dhe do të vdiste pak orë para se të ekzekutoheshin të dënuarit e tjerë bashkë me të si Feçor Shehu, Llambi Peçini, Mihallaq Ziçishti etj.

Ndaj Kadri Hazbiut u ndërmor një skenar i ngjashëm me atë që u përdor me Mehmet Shehun. E kam fjalën për “gjyqin” e zhvilluar brenda Byrosë Politike kundër veprimtarisë rreth 30 vjeçare të Kadri Hazbiut.

Paraprakisht SG-ja (Sigurimi i Shtetit) me anë të një njeriu të tij të quajtur Halit Riza Bajrami (Arifi) dhe të një tjetri që ka qenë agjent i UDB-së ( Uprava Drzavne Bezbednosti.-Drejtoria e Sigurimit Shtetëror) e që vepronte brenda grupit të Xhevdet Mustafës (pa dijeninë e tij), sajoi një lojë të atillë që do t‘i shërbente vetëm eliminimit të Kadri Hazbiut dhe personave të tjerë që u dënuan bashkë me të. Në këtë mënyrë vërtetohet në një farë forme edhe bashkëpunimi i sinqertë midis Sigurimit dhe UDB-së. Vërtetimi shtohet edhe më tepër po të kemi parasysh faktin se ka qenë vetë Enver Hoxha ai që e ka quajtur “vepër të titistëve dhe UDB-së”, “grupin e banditëve të Xhevdet Mustafës”. Vini re këto fjalë të Enver Hoxhës të thëna gjatë fjalimit para zgjedhësve më 10 nëntor 1982 në sallën e Kuvendit Popullor në Tiranë:

“Ne e kemi të faktuar se janë titistët jugosllavë ata që dërguan në bregdetin tonë, grupin e banditëve të Xhevdet Mustafës, të cilët, pa marrë akoma frymë dhe pa e parë diellin e Shqipërisë, i shpartalluam pa mëshirë. Në momentin më të përshtatshëm, bota do t`i marrë vesh në hollësi ndodhinë dhe qëllimet e saj. Por e rrezikshme është ajo që jugosllavët, duke shkelur sovranitetin e dy vendeve mike tona dhe pa dijeninë e tyre, përgatitën dhe hodhën kriminelë te ne. Të përgatitësh banda terroriste dhe t`i hedhësh në një vend tjetër, është një akt i rëndë kriminal, i dënueshëm në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Kështu para kemi një bashkëpunim klasik të Sigurimit të Shtetit me UDB-në.

Që Halit Bajrami ka qenë njeri i Sigurimit, provohet edhe nga dëshmia vullnetare e Ramiz Alisë në librin e tij “Unë Ramiz Alia dëshmoj për historinë” (Tiranë 1992), ku në faqen 102 të librit ai thotë se “Halit Bajrami ishte i Sigurimit”. Pra nga të gjithë provohet se grupi i Xhevdet Mustafës ishte i tradhëtuar qysh në fillim dhe nuk mund të bëhej fjalë aspak për të vrarë Enver Hoxhën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI EmptyMon Jun 01, 2009 2:10 pm

Në lidhje po me këtë çështje, duke marrë parasysh faktin se Xhevdet Mustafa ishte legalist, kanë interes edhe deklaratat e Mbretit Leka Zogu, i cili në maj 1999 i ka dhënë një intervistë një televizioni të Tiranës, meqë edhe ai është akuzuar nga Enver Hoxha se ka pasur lidhje me një ngjarje të tillë. Ndër të tjera Leka i Parë ka thënë:

“...kam qenë në dijeni vetëm 24 orë përpara se të arrinte Xhevdet Mustafa në Shqipëri. Më vjen keq se nuk më kanë vënë në dijeni se do t`i thosha se dy nga grupi i tij (ata ishin pesë, por njëri mbeti në mjetin lundrues), njeri ishte agjent i jugosllavëve dhe një i Tiranës ( i Sigurimit të Shtetit-shënim). Ne e dinim këtë, por ne ishim në Afrikën e Jugut. Unë rastësisht shkova në Paris kur nipi vjen e më thotë gjithçka, madje më thotë se e kemi pajisur me materiale....Ai tha emrin dhe unë bëra një ankesë menjëherë. Ai tha se donte të shkonte në Shqipëri e nuk dinte ku të gjente material. ....Deri atëherë nuk dinim kush ishte në grup sa doli lajmi që Xhevdeti u kap e u vra në Shqipëri. Atë lajm e mora atë ditë që mësova edhe kush ishte në grup”.

Pak ditë para se të zbarkonte grupi i Mustafës, Kadri Hazbiu ishte parë më 16 shtator 1982 në Pezë, me rastin e përvjetorit të Konferencës së Pezës përkrah Manush Myftiut, Simon Stefanit, Foto Çamit, Prokop Murrës, Haxhi Lleshit, Myslim Pezës, Pilo Peristerit, Jashar Mezlenxhiut dhe Spiro Kolekës. Ky i fundit ka mbajtur edhe fjalën e rastit. Diferencimi që i kanë bërë Hazbiut në këtë takim duket fare qartë.

Kështu zbarkimi i grupit të Xhevdet Mustafës u bë më 25 shtator 1982.

Vetëm një ditë më parë, pra më 24 shtator 1982, ishte mbledhur pleniumi i 4-t i KQ të PPSH-së, ku u lexua e famshmja “tablo sinoptike për veprimtarinë agjenturore të armikut Mehmet Shehu”. Nuk është pa rëndësi të thuhet se pikërisht një ditë përpara “zbarkimit të madh”, u publikua “tabloja” e sipërpërmendur.

Megjithatë na duket me rëndësi të përmendim një fakt të papublikuar më parë. Kështu në prill 1982, veprimtari kosovar Enver Hadri, i ka dërguar një letër një miku të tij që banonte në Elbasan, me anë të së cilës e lajmëron se së shpejti do të zbarkonte në Shqipëri “një bandë e cila kishte lidhje me sekretarët e PPSH-së, njëri nga të cilët ndodhej në Elbasan”. Pikërisht për shpjegimin e fundit kjo letër erdhi në Elbasan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI EmptyMon Jun 01, 2009 2:11 pm

Marrësi i kësaj letre Q.R., (që ka qenë deputet në Kuvendin Popullor të dalë nga zgjedhjet e 31 marsit 1991) që banon edhe sot e kësaj dite në Elbasan, duke menduar se letra ishte hapur më parë, dhe për siguri të familjes së tij, e dorëzoi atë në degën e Punëve të Brendshme të Elbasanit ku ishte kryetar Gëzim Hila. Pak orë më vonë në Elbasan ka ardhur edhe funksionari i lartë i Sigurimit Hasan Luçi (që mund ta dëshmojë edhe vetë këtë ngjarje), i cili ka kërkuar më kot të lidhet në telefon në PTT-në e Elbasanit me Belgjikën nga ku ishte dërguar letra në fjalë. Nga Elbasani nuk i është mundësuar lidhja telefonike me jashtë sepse numuri i kërkuar nuk është përgjigjur.

Marrjen e informacionit “nga një veprimtar kosovar” e ka pranuar në vija të përgjithshme edhe Hasan Luçi, kur në “Gazeta Shqiptare” të datës 20 qershor 2000, thotë se informacioni i parë për “bandën” është dhënë nëpërmjet “një veprimtari kosovar që jetonte në Perëndim”. Gazeta jonë kohët e fundit ka arritur të sigurojë të dhëna të plota për këtë ngjarje. Kështu që “veprimtari kosovar” është Enver Hadri. Ky i fundit kishte mike të tij të ngushtë një sekretare të Parlamentit Evropian me kombësi gjermane. Në sajë të kësaj miqësie, Hadri ka mësuar edhe sekretin e “bandës së Xhevdet Mustafës” për vetë faktin e thjeshtë se mikesha e tij ka qenë një punonjëse e shërbimit sekret amerikan. Ky shërbim e dinte fare mirë se grupi i Xhevdet Mustafës, kontrollohej nga Sigurimi i Shtetit me anë të Halit Bajramit. Vetë CIA nuk ka qenë përzier fare në çështjen e Xhevdet Mustafës, sepse ajo nuk merrej me aksione të tilla që kishin dështimin që në fillim dhe i shërbenin një qëllimi të udhëheqjes komuniste ne Shqipëri.

Nuk po e vazhdojmë më tej këtë histori e cila na shërben vetëm për të thënë se “bandës” i mungonte çdo lloj konspiracioni.

Agjenti i Sigurimit të Shtetit, Halit Bajrami kishte mundur të bindëte jashtë Shqipërisë Xhevdet Mustafën dhe pjesëtarin tjetër të grupit dhe i kishte bindur ata se në Shqipëri kishte njerëz që ishin të gatshëm të luftonin regjimin dhe se këtu vlonte një lëvizje e madhe antikomuniste që kishte nevojë për njerëz si Xhevdet Mustafa. Pikërisht këtu fillon edhe fataliteti i Mustafës dhe rënia në grackë e tij, ndonëse ai ishte i bindur se me dy-tri vetë regjimit kriminal të Hoxhës nuk i shkaktohej ndonjë goditje e madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI EmptyMon Jun 01, 2009 2:11 pm

Ndërkohë grupi i Xhevdet Mustafës zbarkoi në bregdetin e Divjakës dhe depërtoi në atë mënyrë që dukesh sikur donte të binte në sy të njerëzve.

Në brendësi të territorit vritet anëtari i parë i grupit ndërsa Xhevdet Mustafa lejohet të futet në një shtëpi nga ku u eliminua disa orë më pas. Ndërkohë Halit Bajrami pasi e kishte mbaruar detyrën iu dorëzua forcave policore në Rrogozhinë. Ai u mbajt për disa kohë në burg ku dëshmoi ndër të tjera edhe kundër Kadri Hazbiut dhe më pas doli në gjyq.

Po kush ishte Halit Bajrami?

Nëse marrim deri diku si referencë gjyqin fals të zhvilluar ndaj tij nga n/kryetarja e Gjykatës së Lartë Eleni Selenica në vitin 1984, marrim vesh se Halit Bajrami në kohën e Luftës së Dytë Botërore kishte qenë partizan në Brigadën e Tretë. Në periudhën 1947-1950 ai kishte kryer detyrën e zv/shefit të Sigurimit në divizionin e Korçës. Më 4 gusht 1950 ai ishte arratisur nga Shqipëria bashkë me Sabaudin Haznedarin dhe kishin përfunduar në Zelandën e Re. Nga gjyqi nuk del fare e qartë nëse arratisja e tij ishte bërë sipas një skeme të Sigurimit apo jo, pavarësisht se ai vetë thotë se është vënë plotësisht në shërbim të Sigurimit në vitin 1958. Me Xhevdet Mustafën, Bajrami ishte njohur në vitin 1975, dhe duke përfituar nga kjo njohje kishte marrë pjesë edhe në dasmën e Mbretit Leka në tetor 1975 në Madrid.

Bajrami ka thënë ndër të tjera se ka lëvizur në disa vende të Evropës si në Belgjikë(ku kanë blerë disa armë) etj, për të përfunduar në Italinë e jugut nga ku janë nisur me skaf për në Shqipëri. Përveç Bajramit në këtë grup kanë qenë edhe Xhevdet Mustafa, Sabaudin Haznedari dhe Fadil Kaceli. Nuk dihet gjë mbi fatin e këtij të fundit. Sipas Bajramit pikat më të mundshme për të zbarkuar kanë qenë përveç pikës së njohur tashmë edhe grykderdhja e lumit Erzen dhe Golemi i Kavajës.

Në “përfundim” të procesit gjyqtarja Eleni Selenica e dënoi “të pandehurin” gazmor me 9 vjet heqje lirie. Pak ditë më vonë ai do të largohej nga Shqipëria dhe do të udhëtonte qindra e qindra kilometra larg në Zelandën e Re ku do të niste një jetë të re, por pa harruar të vihej në shërbimtë Sigurimit në ndonjë rast të veçantë. Atje jeton edhe sot.

Nga ana tjetër Komunikata e Ministrisë së Punëve të Brendshme e datës 27 shtator 1982, në lidhje me këtë ngjarje ishte kjo:

“Natën e datës 25 shtator 1982, zbriti në bregdetin tonë një bandë kriminelësh shqiptarë të arratisur së bashku me banditin Xhevdet Mustafa. Në orën 6-të mëngjezit, banditët u diktuan dhe brenda 5 orëve u asgjesuan të tërë nga forcat e ndjekjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, njësi të reparteve të Ushtrisë Popullore dhe nga populli i zonës ku desantuan kriminelët. Pas likujdimit të bandës, u zunë një sasi armësh automatike e pistoleta të kompletuara me dylbi e pisje të tjera, radio komunikuese, monedha në dollarë amerikanë, lireta italiane, lekë shqiptare, mjete të nevojshme për makiazh, veshje të ndryshme etj” (“ZP” 28 shtator 1982).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI EmptyMon Jun 01, 2009 2:12 pm

Më 8 tetor 1982, Kadri Hazbiut i bëhet “gjyqi” siç i ishte bërë pak muaj më parë edhe Mehmet Shehut, ku kishte kontribuar edhe ai vetë. Të gjithë “shokët e Byrosë” janë tashmë kundër tij dhe e akuzojnë për atë që ai ka bërë në rreth 30 vjet. Në përfundim të mbledhjes Hoxha kërcënon Hazbiun se do ta arrestojë. Pak çaste më vonë e mohon një gjë të tillë. Pak ditë më vonë Kadri Hazbiu, Llambi Peçini, Llambi Ziçishti etj u arrestuan dhe ju dhanë për dënim Aranit Çelës. Në vitin 1983 ata u pushkatuan dhe u varrosën në Linzë të Tiranës për t`u zhvarrosur disa vjet më vonë.

Në këtë mënyrë kishte “mbaruar” edhe grupi i Kadri Hazbiut. Për t`u kujtuar është se ish ministri i Shëndetësisë Llambi Ziçishti nuk kishte pranuar “vetëvrasjen” e Mehmet Shehut pasi nuk kishte qenë i bindur për një version të tillë.

Eliminimi i Kadri Hazbiut sidomos ishte një kërkesë e domosdoshme për familjen Hoxha dhe trashëgimtarin e planifikuar Ramiz Alia. Hazbiu paraqiste rrezikshmëri për të ardhmen e familjes Hoxha, pasi ai për shumë vite kishte drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme që përfshinte edhe organin famëkeq Sigurimi i Shtetit. Thënë ndryshe, Hazbiu kishte krijuar një lob apo një klan të fortë në këto organe. Po ashtu ai njihte mjaft sekrete të shtetit komunist dhe mund të cilësohej si një njeri mjaft energjik për realizimin e qëllimeve që i vinte vetes. Kjo do të thotë që familja Hoxha nuk kishte asnjë garanci nga një njeri si Kadri Hazbiu. Mirëpo është për t‘u kujtuar që Sigurimi dublohej ose kontrollohej në punën e tij edhe nga shërbimi sekret personal i Enver Hoxhës dhe nga ata që mbulonin punët e këtij organi në Komitetin Qendror ku ndër emrat më të njohur ishin Nexhmije Hoxha, Sulo Gradeci, Simon Stefani, Pëllumb Kapo etj.

Nga ana tjetër Kadri Hazbiu është përfolur se ka pasur lidhje në mos e ka kryer vetë me vrasjen e Mehmet Shehut në mëngjezin e 18 dhjetorit 1981. Siç e thamë edhe më lart dëshmitarë të atij mëngjezi e kanë shquar Hazbiun të veshur keq të dalë nga drejtimi i vilës së Mehmet Shehut dhe të futet në vilën e Enver Hoxhës. Në atë kohë Hoxha ka pasur nevojë për një bashkëpunim me Hazbiun pasi ministër i Punëve të Brendshme ishte njeriu i Mehmet Shehut, Feçor Shehu.

Nuk duhet harruar që Hazbiu ishte në krah të Hoxhës në ditën e parë të shfaqjes së tij në publik më 24 dhejtor në Tiranë. Një element tjetër që të bën të dyshosh shumë për eliminimin e Hazbiut është edhe fakti se atij ju shkulën të gjitha dhëmbët nga “diktatura e proletariatit” gjatë ditëve të hetuesisë, mbase për të mos qenë në gjendje për të folur ndonjë sekret të madh.

Vdekja e Kadri Hazbiut dobësoi gjithashtu një klan të fortë të krijuar prej shumë kohës dhe garantoi mbylljen përfundimtare të mjaft sekreteve të rëndësishme. Nga ana tjetër Hazbiu plotësoi edhe një skemë sipas së cilës të gjithë ministrat e Punëve të Brendshme ishin pushkatuar nga pushteti që ata i shërbyen me aq devocion.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI EmptyMon Jun 01, 2009 2:12 pm

KUSH I KONTROLLOI LLOGARITË BANKARE NË PERËNDIM PAS VRASJES SË MEHMET SHEHUT?

Pas vrasjes së Mehmet Shehut, sikurse e thamë edhe më lart, u rritën pozitat e Ramiz Alisë, i cili u bë për pak kohë kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe pas vdekjes së Hoxhës edhe Sekretar i Parë i PPSH-së. Natyrisht që njerëzit e Enver Hoxhës si bashkëshortja e tij Nexhmija dhe fëmijët vazhduan të kontrolljnë llogaritë e tyre bankare në perëndim pa shqetësimin më të vogël. Pas përfundimit të fortunës së madhe kundër Mehmet Shehut, pyetja që u shtrua ishte se ku përfundoi llogaria bankare e këtij të fundit pas shkatërrimit të plotë që pësoi klani i tij.

Për të shtënë në dorë llogaritë bankare të Mehmet Shehut u gjet një mënyrë e thjeshtë që kishte të bënte me bashkëshorten e burgosur të tij, Fiqeretin. Prej disa vitesh ajo vuajti dënimin e dhënë nga gjykata, në burgun e Tiranës. Ajo vdiq më 11 shtator 1981 në “ditën e novatorëve”. Pak kohë para vdekjes së saj, nga burgu i Tiranës u arrit të merrej edhe numuri i llogarisë bankare të saj nëpërmjet një plani të mirëmenduar të Sigurimit. Pas shtënies në dorë të këtij numuri, Fiqeret Shehu do të sëmurej, do të vdiste pas një muaji dhe do të varrosej në Zejmen të Lezhës.

Një tjetër version që ka qarkulluar në lidhje me pasurinë e Mehmet Shehut është edhe ekzistenca e një sasie fliriri brenda shtëpisë së tij të mbuluar nga një mur që është zbuluar pas vrasjes së tij. Gjithsesi ku opcion do prova që të vërtetohet plotësisht.

Nga ana tjetër mund të kujtojmë që llogaritë bankare të klanit Kapo kanë qenë të paprekura dhe shpeshherë edhe shtypi ndërkombëtar ka përmendur fuqinë ekonomike dhe financiare të këtij klani, të cilit i pëlqen mjaft fjala “klan”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI EmptyMon Jun 01, 2009 2:12 pm

SI RRODHI HISTORIA PAS ELEMINIMIT TË MEHMET SHEHUT DHE "GRUPIT" TË TIJ?

Vrasja e Mehmet Shehut dhe eliminimi më pas i njërit prej arkitektëve të diktaturës komuniste në Shqipëri si Kadri Hazbiu, nxorri në pah më shumë kurrë vetitë e njeriut hije në politikën koministe të Shqipërisë, Ramiz Alia.

Si garancia më absolute e famijles Hoxha, ai vazhdoi pa asnjë lëkundje rrugën e babait të tij shpirtëror Enver Hoxha që e pat quajtur me përkëdheli “djali me zë të hollë”. Pak kohë pas zgjedhjes së tij në vend të Enver Hoxhës, Ramiz Alia hoqi dorë nga posti i kryetarit të Frontit Demokratik dhe ia la këtë vend Nexhmije Hoxhës. Për herë të parë pra në historinë e Frontit, ky funksion nuk u ushtrua nga Sekretari i Parë i PPSH-së, por nga e veja e diktatorit Hoxha, Nexhmija. Siç duket Alia donte t`i jepte patjetër rolin e protagonistes së hapur politike bashkëpunëtores më të ngushtë të tij në gjithë ato vjet.

Ramiz Alia ishte gjithashtu edhe personi që bëri të mundur garantimin e pozitave të familjes Hoxha në periudhën e ndërrimit të detyrueshëm të sistemeve për shkak të falimentit të sistemit komunist. Edhe pasardhësi i Ramiz Alisë në Partinë Socialiste në vitin 1991, doli nga oborri i familjes Hoxha. Në dallim nga herët e tjera, këtë herë s‘kishte nevojë të kryheshin “vetëvrasje” apo “shpartallime grupesh armiqësore” për t‘i hapur rrugën beniaminit të ri të familjes Hoxha, i cili shumë shpejt para disa fanatikëve komunistë në Zvicër e quajti Enver Hoxhës “babë”.

Pasardhësi i Alisë, Fatos Nano iu përmbajt besnikërisht vijës së mirëpërcaktuar nga dyshja Ramiz Alia-Nexhmije Hoxha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI   RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1-
» Shqiptarët e Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar
» Rruga drejt: Protesta për ndryshimin e Kushtetutës -Shikon
» Perse rruga Durres-Nish dhe jo rruga e Arberit?
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: