Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dëshmorët janë emblemë e kombit, pa dallim

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Dëshmorët janë emblemë e kombit, pa dallim Empty
MesazhTitulli: Dëshmorët janë emblemë e kombit, pa dallim   Dëshmorët janë emblemë e kombit, pa dallim EmptySat Apr 25, 2009 10:11 am

Beteja e Kosharës do të mbetet në faqet më të ndritura të historisë për faktin se është thyer miti I pathyeshmërisë së kufirit shqiptaro-shqiptarë.

Mitrovicë, prill
-Dëshmorët janë emblemë e kombit, ndërsa që Beteja e Kosharës do të mbetet në faqet më të ndritura të historisë për faktin se është thyer miti i pathyeshmërisë së kufirit shqiptaro-shqiptarë. Por t'u e pa se një pjese e dëshmorëve të Kombit po anashkalohen si dhe nga shqetësimet e familjarëve kam zgjedhuar këtë mënyrë ti përkujtojë dëshmorët e rajonit të Mitrovicës në Betejen e Kosharës. Të ndëruar qytëtar të Mitrovicës me rrethin me qëllim që të mos i harrojmë dëshmorët e rënë në fushëbetejen e Kosharës nga ky regjion ju sjelle në përkujtim emërta e të rënëve në këtë betejë të njohur si Beteja e Kosharës. Brigada 138 e cila është vazhdimësi e Brigadës 131 e formuar në Lug të Baranit me 13 korrik të 1998 në rrethana dhe kushte të jashtëzakonshmë kohore ishte e përkushtuar për çlirimin e vendit nga okupatori.
Brigada veproi për disa muaj në Zonën Operative të Dukagjinit, mbas disa betejave të sukseshmë si beteja e Loxhës, Kosuriqit, Buqanit, Gllogjanit, Nepoles, Këpuzit dhe fshatrave tjera të asaj zone dhe pas mungesës së municionit detyrohemi të tërhiqemi, në kufirin Kosovë –Shqipëri pasi që në këtë kohë forcatë ushtarako-policore dhe paramilitare serbe kishim marrë një ofenzivë të madhe me të gjithë armatimin që kishte në përdorim. Brigada 131 pas pozicionimit në kufirin Shqiptarë konsolidon radhët e veta me njerëz, armatime dhe mjete teknike dhe me këtë përgaditët që ti jap grushtin e fundit forcave të mëdha armike që në atë kohë ishin pozicionuar në kufirin Shqipëri-Kosovë. Në kuadër të kësaj Brigade rreshtohen djemët më të mirë të të gjitha trevave Shqiptarëve si dhe miqë nga mbanë bota demokratike. Për hirë të së vertetës më duhet të përmend edhe pjesmarrjen e luftarëve të vendeve tjera si Gjerman, Francez, Italian, Turk, Algjerian, Kanadez, Britanik e Finlandez për të cilët kisha dashur të shprehë një faliminderim të veqant.
Me gjithë respektin dhe faliminderimin e përjetëshëm për gjakun që derdhën këta djemë për lirin e Kosovës, kësaj radhe do të përkujtojë djemët e rajonit të Mitrovicës që dhanë jetën në Koshare. Më 8 prill 1999 në orët e herëshmë brigada ka filluar një sulmë të furishëm dhe të shpejtë mbi pozicionet e armikut, luftetarët e UÇK-së dhanë cdo gjë por edhe jetën e tyrë në këtë beteje duke shti në dorë për pakë orë edhe karakollin e forcave armike në Koshare. Në kryerjen e këtyre detyrave ndaj Atdheut ranë edhe dëshmorët e parë e ata ishin pikërishtë nga regjioni i Mitrovicës. Me këtë rënje vertetohet edhe diqka jo e restësishme, bien dëshmorë krahë për krahë një shaljan dhe një drenicas, Sylejman Shala dhe Driton Veliu. Gjatë kësaj betje historike për popullin shqiptarë për lirin e Atdheut nga rajoni i Mitrovicës dhanë jetën: Sylejman Shala, Driton Veliu, Rifat Çelaj, Harun Beka, Lutfi Musiqi, Rifat Kastrati, Behxhet Shabani, Tafil Osmani, Besim Nuka, Abaz Thaqi, Safet Gjinovci, Xhemshir Islami, Hamdi Sheremeti dhe Ali Fejzullahu të gjithë të rënë në vijën e parë të foronit në kufirin Shqiptaro-Shqiptarë në betejen e Kosharës. Në mbarim përshëndes të gjitha familjet e dëshmorëve të të gjitha viseve shqiptare të gjithë veteranët dhe pjesmarrësit në çlirimin e Kosovës, lavdia dhe nderi për të gjithë të rënët për liri dhe pavarsi të Kosovës. Me nderime Musa Draga, Komandant për mobilizim për vijë të frontit në Betejen e Kosharës dhe veteranët e Brigadës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Dëshmorët janë emblemë e kombit, pa dallim Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët janë emblemë e kombit, pa dallim   Dëshmorët janë emblemë e kombit, pa dallim EmptySun Apr 26, 2009 3:04 am

Dëshmorët e kombit janë dritë dhe udhërrëfyes i së ardhëms se si duhet t'i dilet zotë atdheut kur ai është në rrezik....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dëshmorët janë emblemë e kombit, pa dallim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?
» Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo
» DËSHMORËT E SHQIPËRISË QË RANË PËR KOSOVËN E TROJET ETNIKE N

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: