|
| Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? | |
|
+26murturi akrepi rolling eri M luan mreti interesant Guximi Albea Euridika beri Riki30 Urata dibranja E_Bukura Hana Sy kaltri drenusha besa-bese rrebelja shaban cakolli Sofra meli azzurra Beton Vista Kosovarja 30 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Fri Oct 26, 2007 12:07 pm | |
|
Ne shume diskutime me shoqerin kam verejtur se perdoret termi Katundar dhe Qytetare, ,qe shpesh here Termi Katundare ngerthen ne vete nga shume individ si njereze te prapambetur??
Cfare mendoni ju forumist te nderuar? A duhet te ekzistoje ky fenomen apo jo? A do dukej me mire sikur ne te dallonim njeriun nepermes sjelljeve dhe edukates e jo ti therrasim me nofka si Katundare apo Qytetare?
Vazhim te mire.....
| |
| | | Vista Anëtar i ri
Numri i postimeve : 154 Registration date : 18/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Fri Oct 26, 2007 2:05 pm | |
| Besoj qe ne ne pergjithesi nuk e kemi te qart kuptimin e drejt te ketyre termave pasiqe tek ne perdoren ne menyren fyese ashtu siq e keni cekur ju me lart e kuptimi i vertet i tyre esht shum i thjesht dmth indentifikohet nga ajo se ku jeton njeriu dhe asgje me shum. A e verteta ketu qendron ne at se njeriu vlersohet nga ajo se sa ka virtyte te njeriut te kulturuar qe e ka kultivuar nga familja dhe shoqeria e jo nga ajo se a jeton ne qytet apo katund se ne te dy vendet ka njerez te prapambetur dhe te ngritur intelektualisht,e sidomos ne ne Kosove nuk guxojm te bejm keto dallime pasi qe jemi ber miks ne te gjitha qytetet e sidomos Prishtina e cila esht e perbere nga familjet e ardhura. Keshtu qe per mendimin tim vetem njerezit qe i takojn shtreses se ult te shoqeris sone mund te bejn keto dallime. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Fri Oct 26, 2007 3:27 pm | |
| E pa besushme por e vertet ka njeher ''disa'' ka qe bejne keta dallime e konsideroi turp te flasim per dallimin ne shoqerin tone katundar apo qytetar para shume pak viteve ç'do qyetet shqiptar ka qen fshat mire e ka vista ne shumicen e qyteteve jane perber nga fshataret,do te thote ç'do qytetar i ka rrenjet nga nje fshat. Nuk mund edhe te ekzistojne qytetaret pa katundar,apo katundari pa qytetar. Une personalishte mendoi se kushtet ne fshatrat tone ne pergjithesi kan mbetur te pa zhvilluar por nuk do te thote se edhe njerzit jane te pazhvilluar edhe ne ç'do qytet ka njerez te pa zhvilluar kam takuar njerez te pa zhvilluar edhe ne NEW YORK,ai qe eshte shtrese e ulet eshte edhe ne qytet,por jo diskutimet te shkojne ne dallim te hapura dhe nenqmim te katundareve apo qytetareve. ..by to Beton | |
| | | azzurra Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1294 Vendi : Kosove e dashure Registration date : 28/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Fri Oct 26, 2007 3:50 pm | |
| Kosovare me ke prek ne damar tash hahahahaha jam nje ish katundare, ja opra mendimi ime
Me zemer ne dore po them Qnje rast i till me ka ndodhur, kur shkojsha tek gjyshja ime ne qytet komishit e gjyshen me thirrshin Oj katundare hahahaha tash kur i kujtoj ato momente me te vertet me vjen me qesh shume Nje individ qe vlerson nje person tjeter ne baz te perardhjen e tij sipas mendimit tim eshte Injorant,se nje persone vlersohet ne baz te edukate inteligjences e sjelljeve te tij
Tash jo qe jetoj ne qytet por te kisha jetiar akoma ne katund nuk e kisha lejuar as kurr tem askurr te me vleron nje person ne menyre te perardhjes time.
Por fatkeqesisht ne Kosov ka akoma njerze te tille qe vlersojn ne baze te perardhjes. Katundar apo qytetar jemi njerz te gjithe kudo q'te shkosh ka njerze inteligjent dhe ata qejan me te ulur.
Siq Jam krenare qe jam Shqiptare ashtu jam krenare qe jam Ish fshatare hahahaha
Edituar për herë të fundit nga në Fri Oct 26, 2007 7:56 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | meli V.I.P
Numri i postimeve : 842 Age : 41 Vendi : diku ne gyrbet Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Fri Oct 26, 2007 3:51 pm | |
| Une mendoi qe per ket tem as nuk duhet te diskotohet,per mendimin tim ata njerz qe i ndajn katundar e qytetar jan shum te dobet ne te gjitha aspektet,nuk do te thot se je qytetar e ke ndoi gje me shum se nje katundar.Per fat te keq ka shum asi njerzish qe mendojn keshtu . | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Fri Oct 26, 2007 4:51 pm | |
| Unë përndryshe mendimit tëndë meli them se ka shumë dallime ha ha ha.
- Dallimi i parë është se fshati apo katundi ka shumë e shumë më përparsi se sa Qyteti. Mjafton zhurma e makinave edhe ndotja e ajriti në Qytet.
- Dallimi tjetër është se janë bërë rrokada në shah, qytetarët po ikin në katund nga katundarët që po vijnë në qytet e katundarët po ikin nga katundi të etur për qytet apo të bëhen sheherli ha ha ha.
- Për mua nuk kanë dallim fare se një person nga është me rëndësi është respekti reciprok.
- Nejse kta katundarët që kanë ardh në Qytet po i fshijnë nga pak hundët nëpër trotuare por me kohë do të mësohen se nuk banë ha ha ha. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Fri Oct 26, 2007 6:55 pm | |
| Ha ha Sofra sa kam qesh me kete se eshte nje realitet i hidhur, sepse nuk do duhej te kete aspak dallim, mirpo e shoh se ne shume familje edhe tek martesa luan rol, shumica e nenave qe jane "sheherlike" nuk duan qe vajzat e tyre te martohen neper fshatra ,sepse arsyeja Nuk e kam qiken per Katund:P Mirpo une sa kam vizituar Fshatra te ndryshme ,sepse sic tha edhe Azzurra edhe une jam nje ish fshatare ,mirpo kushtet jane 80% me te mira per jetese, ne dallim me qytetin sic p.sh ke cdo qe te fresket nga ushqimet,duke filluar nga patatet,domatet e shume e shume ushqime tjera ,ndersa ne qytet e merr mirpo pasi qe fillon te kalbet haha ,keshtu qe mendoj se edhe fshati ka shume perparsi
...By Kosovarja | |
| | | meli V.I.P
Numri i postimeve : 842 Age : 41 Vendi : diku ne gyrbet Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Fri Oct 26, 2007 9:40 pm | |
| Une mendoi Sofra se ka dallim per te mire katundi apo fshati si vend eshte fjala,ka qytetar qe i hedh mbeturinat prej dritare,edhe me sa kam kuptuar une nuk behet fjal per vendin QYTET dhe FSHAT por per katundar dhe qytetar. Rendesi ka njeri nuk ka dallim katunar qytetar mvaret krej t se si eshte personi kultura e ti . Po e ceki nje thenje: Njeru kur te lind eshte 1 Me fillore eshte 10 Me gjimnaz eshte 100 Me fakultet eshte 1000 Po qe nuk eshte 1 tjerat mbesin ooo do te thot nje hiq Kshtu qe nuk ka rendesi vendi as shkolla, asnjera nuk te ben njeri ne qoft se nuk je. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Fri Oct 26, 2007 10:56 pm | |
| Meli e kisha më shumë me shaka. Kosovare thuaj nënës çka e ke më së shumti mërzi prite në shtëpi ha ha ha..... ..ndëgjone sheherli dhe katundar
- Hashim Shala & Tahir Drenica Video - Sheherli e Katunar
- Hashim Shala, Tahir Drenica & Aida Baraku - Leze, Leze
| |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Fri Oct 26, 2007 11:17 pm | |
| Sofra boll mir e paske qellu ka dallim se përpara ju ka ardh era pleh e tash asht njejt si qytet edhe fshat asht jeta ma me mir ne fshat se qytet po qka ti bajsh të gjith pi ikin ne qytet a qytetart tash duhet të ikin ne fashatra që të jetojn me qet . |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Sat Oct 27, 2007 12:25 am | |
| Keto 34 gjera vlejne per te gjithe,mirpo me shume per mua dhe Azzurren sepse i kemi rrenjet Katundare,mirpo jemi krenare apo jo ? 35 sene qi duhet mi dite per jeten n'katun
1. Kur thushe zastoje,kojshija pernime t'marrin vesh ku e ki fjalen. 2. Din me mjele lopen n'15 menyra. 3. Pa marre parasysh qysh dokesh me 20 vjet t'martojne. 4. Me qu ferk me najkon,mas veti i ki 6 vllazni,8 djem t'migjs edhe gjysen e katunit. 5. Me ardhe n'sheher t'doket trip edhe knaqesh ni jave me qat sen. 6. Kejte sheherliket t'doken femna t'qarta. 7. S'ki probleme qa me veshe se ton diten je n'arre e mas 8 aksham n'shpi. 8. Bile 4-5 here n'jave han sene t'saqit. 9. S'ki qa me shku neper ben afa e interexa se qa se marron n'shpi e merr n'zadrug t'katunit veresije. 10.Party i thushe kur mledhen burrat n'ode e i pijne ka 18 qaja t'rone edhe dy boksa kaqak magjari. 11.T'doket interesant me pa Naim Abazin a Mahmut Feratin live. 12.Bohesh babe per here t'katert me 25 vjet. 13.S'ki nevoje me majte n'men ditlindje t'fmive,t'nones a babes a vllaznive a motrave. 14.S'hargjitesh me ble dhurata mu per at fakt se s'ki nevoje me ja majte n'men kerkujte ditlindjen. 15.Kejte veglave t'arres ja u din emnat prej teslice dej te grabulja. 16.Ni vlla e ka emnin gjithqysh Leutrim edhe ni moter Marigona. 18.Me t'thone naj femen qi e ka emnin Zana i thushe - rrospija qi tuk je. 19.Qysh prej moshes 10 vjecare ki dite mi grah traktorit. 20.Qysh bebe ni mujsh je shku n'opqin t'nones n'prikolice t'traktorit. 21.Plaku katunit osht edhe milic edhe mjek edhe gjykats edhe msus. 22.Nese kojshija marron diqka,ti duhesh me marru ma t'qart edhe ma t'madhe edhe ma t'forte. 23.Kejte n'klase i ki kusheri ja vllazen e motra. 24.Nuk kan nevoje mu bo merak pleqt ku e ki motren se kurre so dale jasht pragut t'deres. 25.Kur veshe dikush kule n'dasem,nuk t'doket najsen me keshe. 26.Ja u ki inate sheherlive. 27.Sheherlite ta kan inati. 28.Qfardo muzike qi s'ka qiteli nuk osht muzike. 29.Nihere n'vjet t'vjen vllau i madh prej Gjermanije edhe djali i mixhs prej Zvicrre e knaqesh ty e ngu Dj Bobo edhe Modern Talking. 3 0.Ferken ma t'madhe e ki kur lopa hin n'arre t'kojshise. 31.Je kone n'sheher edhe tash jeta n'katun po t'doket palidhje. 32.Vendose me shite pasunine n'katun edhe me ble banese n'sheher. 33.Bahesh n'sheher me traktor. 34.Ja u merr inati sheherlive edhe ma shume. 35.Vendose me banu midis shehri njejte si qysh ki banu n'katun veq per inati t'sheherlive.
Azzurra special moter jane per ty dhe mua haha dhe te gjithe ata qe e ndiejne veten se kane rrenjet nga Fshati. | |
| | | azzurra Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1294 Vendi : Kosove e dashure Registration date : 28/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Sat Oct 27, 2007 9:14 am | |
| Moter ja ke qillu te gjitha por kishe harr dishka ja po i shtoj une
Qika kurt fejohet nuk duhet me pa burrin deri ne dite te martese
Tash ka dal moda se qikat po doj burr me letra se po doj me shku ne shfajcari hahaha
Kur te behesh nuse duhet mu zgju me heret mbi te gjitha ne ora 4 te mengjesit me fshi rrugen e te mahalles, se per ndryshe zgjohet nusa e kojshis me heter se ti e ti pastaj i ke punet keq me vjerren se ja ke marru fytyrn hahahaha
Kur te rrin unlet duhet me nejt tek dera e jo ne midis apo ne krye te dhomes
Nuk duhet me pi qaj apo kafe bashk me vjerrin e vjerren se eshte turb
Edhe femija i 2 vjeq te kumandon
Ne mbramje duhet nga vjerra deri tek me i vogli i shtepis me ja u la kembet edhe kepuct perjashte, se perndryshe thon nusja pa maryfet qenka
mbrenda 1 viti martes duhet mi lind 2 femij edhe ata djem bile se me lind qika jan te gjitha te ders huj e nuk vun dy pare iq
nese don me vazhdu shkollen ne katund thon qe je rrespie e kurv
Nese ke shoqeri me mashkuj i ke met babas ne der se askush nuk vjen me te lyp
nese ne darsem shkon pak e lyme me kozmetik ja filloj me them kjo ne keto dite kam me u grabite
Kur te ecosh rruges duhet me mbajt koken ulet edhe mos me qesh se per ndryshe te thoj q'ke dal me lyp burre
[/b]Kosovare ka edhe shume te tjera ma nuk kam kohe tash hahahaha | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Sat Oct 27, 2007 11:59 am | |
| DY NGJYRA JETE-QYTETAR DHE FSHATAR
Është mirë që inicohen këto tema,sa për të shprehur mendimet.Më heret është inicuar tema"Jam krenarë që jam shqiptarë",e cila ndërlidhet me këtë temë,qytetar-fshatarë,apo katundar!Pra qytetar-fshatar,me një fjalë shqiptarë,dhe jemi krenarë që jemi shqiptarë.Tani ne nuk jemi pak,ata sa jemi nuk do kishin vend qytetet,sikur mos të kishim edhe fshatrat.Të qenunit krenarë pse je qytetar dhepse je fshatarë kanë ekzistuar kaherë,të cilat sot më duken se kanë kaluar.Mbajë mend kur fshatari zbriste në qytet,qytetari për ta përulur pak i thoshte:Ku je katundarë,kurse fshatari ia kthente në këmbë e në dorë,qe ku je ti zorragji!!!Dallimet kanë qenë,portani duket se janë flakur.Tëqenunit qytetar nuk edij pse ishte si më privilegj,ndoshta ata llogaritnin vetën pak më të civilizuar,ndoshta pse kishin shitoret më afër edhe pse nuk kishin aq para,pastaj trenin,spitalin.....Një njeri punonte në qytet,për të mbajtur 7-8 anëtarë,kuptohet në fshat punonin të gjithë dhe jetonin më mirë,por që duhej më shumë punë!Psh.Prishtina që është kryeqyteti i Kosovës i ngjante një fshati të sotëm,e cila një hov zhvillimi pat marrur viteve 1970-1980,dhe thuajse sot aty ka ngelur.Të qenunit me rrënjë qytetar në Kosovë ishte një krenari e gabuar,trashëguar nga pushtuesit që nambajtën me shekuj.Ata zaptuan administrimin në pak qytete si ishin atëherë Novobërda,Prizreni,Gjilani dhe Prishtina,dhe tani neve nalanë dobësitë e kulturës pushtuese dhe barbarizmat.Ta zëmë pushtuesi turk pretendonte që njeriu që jetonte në qytet duhej të i përshtatej civilizimit të administratës së tyre dhe të zotonte turqishten!Pasi iku turku nga ne,shqiptarët garonin në qytetrimin rrënjësor si kusht se kush flet turqisht është qytetar me rrënjë,edhe pse të gjithë flisnin një turqishte të gjymtuar,qka fatkeqësisht edhe sot e përdorin në disa qytete.Dallimet u flakën,kur njerëzit filluan të arsimohen,dhe të ndërtojnë personalitetin dhe vetëdijen e tyre.Padyshim se jeta diku bëhët më e mirë në fshat,diku më e mirë në qytet,mirëpo arsimimi ishte ai që namungonte,pate nuk i dallonim mirë gjërat,që sot falë zotit mund të matemi edhe me evropianët,si njerëz të arsimuar në të gjitha lëmitë.Tani termi qytetarë-fshatarë nuk do duhej të bënte dallime në shoqëri,sikur mos të na mundonte një dukuri mjaft e shëmtuar.Pas luftës shumë fshatra u shpërngulen tërsisht dhe erdhen i zunë frymën qyteteve,e që më së shumëti ngulfaten Prishtinën,të cilët unë i quaj pa adresë,pra qytetar pa adresë.Pse?Ata nuk kanë shumica shtëpi të tyre në qytet,po ose paguajnë qira,ose dikush u ka ofruar banim falas.Këta qytetar pa adresë ngarkojnë shumë Prishtinën,e cila ishte e ngarkuar edhe pa ta.Ata nuk kanë vende pune,pa punë vështirë jetohet,vështirë shkollohet...Ata i lanë pasoja edhe Kosovës,erdhën pa adresë,lanë me hektarë toka pune të djerra dhe tani vuajnë për bukë.Lëre që ata vuajnë,por Kosova i detyrohet më të pa dëshirueshmës Vojvodinës,nga ajo kërkon bukë,kurse ajo ose të bojkoton,ose të dyfishon çmimet!Pse?Sepse pa drithëra nuk ka bukë,drithërat nuk bëhen pa punuar tokat.A kanë drejtpeshuar hapin e tyre mirë qytetarët pa adresë që lanë tokat e djerra?Kjo më ka munduar shpesh.Kohën kur isha në Kosovë bëra disa biseda mu në tregun e prishtinës me fshatarët që kanë lënë tokat dhekanë ardhur në Prishtinë të bëjnë jetë pa adresë.Fillimisht mendova tëi botoj në Prishtinë,por nuk ja dola,nga se desha të qmallem me njerëz të aferm dhe as që i mora të i pregadis.Kur erdha në perendim i botova në gazetat shqipe që botohen në perendim me titull"DYNGJYRA JETE".Shkrimet tregojnë qartë se fshatari që erdhi pas lufte në qytet,nuk ka bërë planifikimin si të jetoj atje,por ka hy symbyllur nga dëshira të jetoj në qytet.Tani sa po gjeta ne inqizimin e një kasete bisedën e njërës nga bisedat me fshatarin tonë në tregun e Prishtinës,dhe po e japi paasnjë intervenim,ashtu si eka dhënë ai:
Zotëriu M.N Iu afrova dhe e përshëndeta:Mirë dita zotëri:Ai mu përgjegj-tu ngatë me t´mier! Si jeni zotëri e pyeta?Ai mu përgjegj:Vallha kurqysh,ktu bre njeri smun me kanë mier hiq,nuk po jetohet,as nuk din njeriu nga ja nisë,as ruana zo bre piss ëhane krejt veq ishalla i madhi zot e banë mier. Prej nga jeni zotërinjë e pyeta?Valla jam pej Prapashtice
MIRë;JU ATJE SIGURISHT KENI PASUR SHTëPI Të BUKUR;TOKë PUNE,?Po valla,edhe shumë bile,nja 6 ekterr tokë,e tre a kater mal,e tavanaj bukur do frymë gja,e i lam valla erdhem në Prishtinë:Po pse e lat fshatin e pyeta?M.N,përgjigjet:Po valla kushtet bre kurqysh,shkolla pak larg,zadruga pak larg,tavanaj ambullanta ska hiq ktu,edhe shum1% punë bre u mytshim tuj punue,e kurgja ndritë nuk qitshim.
Po këtu si jetoni,e pyeta? M.N,përgjigjet,valahi ktu kurqysh,po punoj me nje kolic npazar,per 50 cent turra kush ka nevoj me bajt diqka,po u mushë po na e marrin nëpër thoj punen,ska punë jo!!
PO fëmijët si janë me mësime? -e pyeta N.M,përgjigjet:Thmija,per thmi po vet,aa?Vallha nuk jam tuj que hiq në shkollë,ato libra ,lapca,fleta,tana shtrejt mixho,spo kemi,edhe thmia qitu npazar me mue po punojnë me kolica,sa për ni kashatë. Po mirë,me shëndetin si jeni? M.N,kurqysh,bash nifar kokerdhoki pom dhem qitu,kurriz a qka pi thoni,spo muj me u drejtue! A evizitoni mjekun,barnatoret,sa ju ndihmon mjeku,medikamentet? M.N,shuj,shuj,mos hi atje mixho,une spo kam pare per buk,jo me ble ilaqne,a e di sa shtrejt jane ato.
Kjo më bëri të mendoj thell,fshatari thotë se nuk kishte kushte të jetonte në fshat,se shkollat i kishin larg,kurse këtu në qytet nuk i qon në shkollë fare,se nuk ka ambulanca në fshat,kurse këtu në qytet nuk shkon te mjeku fare,se atje i kishte shitoret larg,këtu para hunde,por nuk ka para,se ka lënë hektarë toke të djerrë në fshat,e punon në treg me karrocë për 50 cent,etj......Këta janë qytetarët e pa adresë.
Ndryshe dallimi qytetarë-fshatarë sot nuk duhet të ekzistoj,së paku për njerëz me një personalitet të ndërtuar.Ne duhet të kemi një kulturë qytetrimi,kudo që jetojmë në fshat,apo qytet.Të jetojmë me krenarinë shqiptare.Njeriu pa një imazh të mirë nuk dallon jetoj në qytet,fshat,apo qoftë edhe në Njujork.Sot ne shqiptarët jemi shpërnda nëpër evropë,dhe duhet bërë shumë,shumë punë të mira për të vërejtur i huaji se jenjkë shqiptarë me imazh,kurse duhet vetëm një sjelleje e vogël pa hijeshije,sa për të drejtuar gishtin,nuk të quan asqytetar♪7,as fshatarë,por KosovaAlbaner.Erëndësishme është të jesh njeri i formuar me gjitha tiparet,andaj si njeri i qmuar zgjidh ku do të jetosh,në qytet,apo në fshat-jeto si njeri. | |
| | | azzurra Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1294 Vendi : Kosove e dashure Registration date : 28/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Sat Oct 27, 2007 12:41 pm | |
| Shaban nje katundare e ka shume veshtir te jeton ne qytet me te vertet po te them kur u mesu te punon e ti ket te gjitha gjerat ushqimore te vetet, po filloj nga qumeshti e po mbaroj tek buka. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Sat Oct 27, 2007 12:49 pm | |
| po,tani kemi mundesi tëzgjedhim ku të jetojmë,në qytet apo në fshat,më parë kjo mundësi ishte e vogël. | |
| | | rrebelja V.I.P
Numri i postimeve : 2960 Registration date : 06/10/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Sat Oct 27, 2007 1:07 pm | |
| edhe une jam nga fshati por vijoj mesimet ne qytet ,shum njerz qe jetojn ne qytet ju duket vetja e lart ama nuk e din se edhe ata vet e kan pas preiardhjen nga katundi ,e na shesin mend se qyteti pa fshat as qe mund te jetoj,psh ne shkollen time fshatart jan ata qe e mbajn shkollen ata qe tregojn suksese me te medha e disa kishe na ma te nelt ama qe jan ma posht se na se din valla une jam krenare pse kjo esht jeta ime smund ta ndryshoj sado we mundohem njerzit me njohin | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Sat Oct 27, 2007 1:15 pm | |
| Te lumtë rrebele,ne jemi krenar që jemi shqiptar,pa marrë parasyshë fshatarë apo qytetarë. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Sat Oct 27, 2007 2:07 pm | |
| Shaban Cakolli: Me p'lqeu shume mendimi juaj respekt. Eshte me se e vertet se ç'do qytet para shume pak viteve ka qen nje fshat i sodit. Mendoj se eshte nje smundje e pazhvilluar tek shume qe jetoin ne Fshatra e ju ka shpik ne koke pa fare arsye te ikje e te jeton ne qytet. Por te ja leme kohes te tjerat, kam lexuar Historin e Romes te Italis. Roma eshte nje qytet qe futet ne Historin botrore,qyteti i Romes eshte nje qytet qe ka kaluar nje milion banore i pari ne Bote,por sote nese viziton Romen e soteme te gjithe ata qe shume vite me pare jane shperngul nga fshatrat, ata jane perseri qe mundohet edhe te pa munduren ta bejen te mundur qe te k'thehen neper Fshatra. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Sat Oct 27, 2007 2:44 pm | |
| - rrebelja shkruajti:
- edhe une jam nga fshati por vijoj mesimet ne qytet ,shum njerz qe jetojn ne qytet ju duket vetja e lart ama nuk e din se edhe ata vet e kan pas preiardhjen nga katundi ,e na shesin mend se qyteti pa fshat as qe mund te jetoj,psh ne shkollen time fshatart jan ata qe e mbajn shkollen ata qe tregojn suksese me te medha e disa kishe na ma te nelt ama qe jan ma posht se na se din valla une jam krenare pse kjo esht jeta ime smund ta ndryshoj sado we mundohem njerzit me njohin
[/b]Rrebele jam me mendimin tend moter, se fshati ka te gjitha te mirat qe te duhen per nje jete te shendoshe,mirpo ajo e vetmja qe me pengon eshte vijimi i mesimit dhe udhetimi qe duhet bere qe te ndjekesh mesimet, Kjo eshte perparesia kryesore e qytetit,pra institucionet shkollore e kam fjalen per fakultet i jane me afer ,ndersa per te gjitha te tjerat do martohesha ne fshate dhe do isha shume me e lumtur sesa nje jete ne qytet .[b] | |
| | | azzurra Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1294 Vendi : Kosove e dashure Registration date : 28/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Sat Oct 27, 2007 7:20 pm | |
| Siq e kam shkruar me lare edhe une jam ish fshatare,qe disa vite para luftes jetoj ne qytet. Por dua te them disha qe kurr nuk kam pas turb qe jam fshatare gjithmon kam ecur me koke te larte siq po eci edhe ketu ne perendim qe jam krenare q'jam shqiptare. Para se te jem fshatare jam edhe une nje person kam nje edukat nje kulture sipas traditave kam sjelljet e mija. Mendimi ime eshte se para se te vlersoj nje individ duhet me u mendu pak.
Kam lexu nje mendim te Shabanit ku ju ka pergjegj pyetje xilit Azzurra pse nuk flet????Prgj Shabani...Pse sepse Azzurra 3 her po mendonyte 1 her po fliste... Pra te mendona 3 her e nje her te flasim se ateher jemi te sigur se q'far po thojm.
Katundi (fshati)ka edhe privilegjin e tij.. ja disa gjera 1...Ajri eshte me i paste 2...Kur vjen pranvera e shen gjithe bukurin e natyres gjelbrinin e gjetheve 3...Uji eshte me i paster sepse vjen nga malet te larta 4...Ushqimi eshte gjithmon i fresket sepse e ki ne kopshtin tem te mbjellur 5...Nuk i paguan mbeturinat 6...Nuk i paguan ujin 7...Q'do feste eshte me e bukur se ne qytet 9...Q'do darsem eshte me shyret se ne qytet 10...Nuk jeton ne zhurem por ne qetesi.
Fshatar apo qytetar jemi te gjithe persona jemi te gjithe krijesa te "Zotit". Ne fund edhe dishka [/b]Nje qytetar qe i rrejt perardhjem fshatare nuk mund te beht kurr sheherli apo qytetar....per deri sa nje shqiptare edhe pse linfìd ne perendim nuk mundet te jet as italian as zvicrran por as gjerman se rrrejet i ka shqioptar.[b] | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Sat Oct 27, 2007 10:43 pm | |
| I dalloj keto 2 fjale, katunari jeton ne KATUND ndersa qytetari ne QYTET Por qe mjerisht tek ne kudo ne shoqeri njelloset katundaret, kjo eshte mungesa e kultures dhe mentaliteti i ulet i shoqerise. Perndryshe kthehuni nga e kaluara, fetyrat me te medha, njerezit me te medhenj te Kombit vijne nga katundet, por kjo eshte edhe sot prezente nese analizoni figurat me te njohura te dekades qe po e jetojme, per te perfunduar me temen rasti me i mire qe ju te bindeni me katundaret apo qytetaret eshte lufta e fundit ne Kosove e cila ne gjiun e saj (edhe deshmore) dukshem ka pase me teper katundare se sa qytetare. pershendetje | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Sat Oct 27, 2007 10:50 pm | |
| Besa-besë,e përkrahu plotësisht mendimin tuaj të shprehur kaq drejt. | |
| | | rrebelja V.I.P
Numri i postimeve : 2960 Registration date : 06/10/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Fri Nov 02, 2007 6:15 pm | |
| valla boll te mir jena boll na kqyrin shtremt qytetart po mua tybe ma nin po flas per qytetin tim po na jena ma t mir breeeeeeeeee | |
| | | drenusha Anëtar
Numri i postimeve : 201 Registration date : 23/10/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Fri Nov 02, 2007 6:20 pm | |
| une mendoj se tere njerzit nuk mund te jen qytetare, qyteti pa katundin ,nuk ka jete ashtu dhe dhe katundi pa qytetin katundi eshte, nji fortifikat e qytetit, dhe nuk nen cmohet njeri katundar apo fshatarake cmohen cilcit e njeriut dhe cdo njeri qe jeton banon ne fashat, duhet te jet krenare per vendin qe eka rritur dhe edukuare . | |
| | | azzurra Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1294 Vendi : Kosove e dashure Registration date : 28/08/2007
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? Sat Nov 03, 2007 12:44 am | |
| S'pari then q'jam krenare q'jam ish fshatare....
Para se te jemi katunare apo qytetare jemi persoma me kulture,edukat respekt me karakter,e pastaj jemi nje katunare apo fshatare. Kur kam jetuar ende ne katund nuk e kam ndiher veten kurr te ulure,sepse kam pas nje sjelljse nje edukat e cila me ka lejuar te jem krenare.
Mendimi ime eshte se te jesh nje ish katunare eshte nje + plus per veteveten, sepse ne katund meson shume gjera se ne qytet,prandaj per q'do gje ne jete jam e gatshme.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? | |
| |
| | | | Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |