Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo EmptySat Apr 05, 2008 8:49 am

Lefter Bicaj – KOMANDANT TELI (1969-2001)
Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo 00915


Është i Lindur në f.Polican –Berat në Shqipëri. I martuar kishte dy Fëmijë djal e vajze. Ishte pjestar I dalluar I njesitit per kryerjen e detyrave speciale “BRISKU”ne Shqiperi, po ashtu edhe ne lufterat ne Kosove dhe ne Presheve. Kulminacioni I trimerise tij arrihet ne luften e 2001-shit Ku si komandant I njesise speciale”Teli” mbetet legjende e paharruar e kombit shqiptare.Me strategjine dhe shkathtesine qe tregoi ne luftimet neper betejat me te ashpra si ne Sllupcan, Matec dhe Haracine u be I njohur dhe I dashur per te gjitha ata qe ishin bashk me te.Me 7 gusht 2001 u vra ne nje tradheti me pese bashkelutetar me te ngusht te tij ne Gazi Babe Shkup. U varros ne vendlindje ne Berat- Shqiperi

Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo EmptySat Apr 05, 2008 8:51 am

Ndriçim Koxha (15.03.1971-07.08.2001)
Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo 01511
https://i.servimg.com/u/f43/12/13/66/99/01511.jpg

U lind në fshatin Gizavezh të Librazhdit-Shqipëri ku edhe e kreu shkollën fillore, rrjedh nga një familje e vjetër me virtyte të larta kombëtare. Me fillimin e luftës në Maqedoni ai me plot zell bashkangjitet në rradhët e UÇK-së si dhe shumë luftëtarë nga Shqipëria që dhan kontribut të madh e sidomos në fshatrat Sllupçan, Mateç dhe Haraçinë. Edhe ky ishte ushtarë i njësisë së famshme “Teli”. Vdiq me 07 Gusht 2001 në tradhëtinë e Gazi Babës për të mbetur mungesë e përjetshme e djalit të tij të vetëm. I varrosur në Vendëlindje në f. Gizavezh Librazhd- Shqipëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo EmptySat Apr 05, 2008 8:53 am

Pajtim Roci (05.02.1980-07.08.2001)
Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo 01210
https://i.servimg.com/u/f43/12/13/66/99/01210.jpg

U lind në fshatin Krumë të Hasit-Shqipëri, ku edhe e kreu shkollën fillore që më pas të shpërngulet në Tiranë me çka vazhdon edhe gjimnazin e përgjithshëm, ishte pjestarë i UÇPMB-së ku tregoi guxim të madh si luftëtarë dhe më pas ai u rradhit në UÇK ku veproi në Sllupcan, Matec si dhe në Betejën e ashpër të Haraçinës. Me 7 Gusht 2001 vritet mizorisht si rezultat i tradhëtisë së Gazi Babës së bashku me 5 bashkluftëtarët nga njësia “Teli”. U varros në varrezat e Tiranës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo EmptySat Apr 05, 2008 8:55 am

Kushtuar 5 deshmoreve shqiptare, te cilet u torturuan dhe u ekzekutuan barbarisht nga
forcat sllavomaqedonase. DESHMORET NUK VDESIN
Udha e mbare, Trim!
TE PESEVE*
Nisu Trim,
capit drejt agut te pergjakur
atje plumbat
shkruajne germa lirie
atje, plumbat grisin heshtjen
vrapo si i ri-si veriu
lufto si plaku.
Trimi im,
perpara ke jeten...ke vdekjen.


Nisu Trim,
drejt lavdise se heshtur
drejt te embelit-hidherakut
a-t-dh-e-u-t.
Ku armet renkojne shqip
ku buzet vjellin hekur
nisu Trim
se nata kemben e theu.

Nisu Trim!
shtij nje pushke edhe per mua,
melcine e nates
copetoje me maje te bajonetes,
flake vdekjen nga supet tane
femijet
jetimet
ne syte e tu te lexojne
himnet e jetes.

Nisu Trim!
buzethare...se shteren burimet
se u dogj u be shkrumb
gruri ne are
se nenat, nenat
nuk flene gjithe naten nga renkimet
per djemte e tyre te vrare...
Nisu Trim
ti je i fundit...
se une,
nuk kam per te te qare

Shko Trimi im!
Te qofte udha e mbare...

autorin nuk e dij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo EmptySat Apr 05, 2008 8:56 am

Luan Kondi

Ka lindur në Tiranë, me origjinë është nga Kosova, dhe ka rënë në luftën
chlirimtare të shqiptarëve të Maqedonisë. La në shtëpi nënën, babanë dhe
motrën pa ju treguar asgjë rreth misionit të tij, që e shkroi përjetësisht
në histori, luftën për chështjen kombëtare.
Ish-"ramboja" shqiptar i forcave speciale "Brisku", la repartin për të
shkuar atje ku e thërriste detyra ndaj kombit. Skerdi Llagami, një nga 28
luftëtarët vullnetarë nga Shqipëria që ranë dëshmorë në luftën e Kosovës dhe
shqiptarëve të Maqedonisë, sot është simboli i shqiptarisë, pasi dha jetën
për kombin e kujtimi i tij do të jetë i paharruar. Po mbushen gati dy vjet
nga koha e rënies së tij në krye të detyrës, për liritë e të drejtat e
mohuara të shqiptarëve. Skerdilaidi, ish-drejtuesi i njësive speciale të
UCHK-së, ku luftoi deri në pikën e fundit të gjakut, dha jetën në Maqedoni.
"Ai ka qenë gjithnjë atje ku vdekja ishte e sigurtë në drejtim të batalionit
të dytë të Br.134 të UCHK-së, në Koshare, (zonë e Dukagjinit), por edhe në
Preshevë e Maqedoni", të thonë bashkëluftëtarët e Skerdit. Komandant
"Shpendi", sich e pagëzuan në luftë, ishte trimi nga Shqipëria, tashmë
dëshmor i kombit, që kujtohet me respekt nga të gjithë. E ndërsa Bardhyli, e
ka quajtur Skerdilaid, pasi e kishte tërhequr figura e mbretit ilir,
legjendë e historisë së lashtë shqiptare, nuk e dinte se i biri do të ishte
legjenda e kohës së sotme. Babai i dëshmorit, që është rreth të 60-tave,
tregon për gazetën se si ra heroikisht i biri në Bogovi të Maqedonisë. Edhe
pse ka humbur djalin e vetëm, nuk derdh lotë dhe kur ndonjë pikë loti i
shpëton pa dashur, ai për t'u "justifikuar" të thotë një shprehje të Leon
Tolstoit: "S'po më largohet kjo e shkretë rrufë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo EmptySat Apr 05, 2008 8:56 am

Bardhyli: "Ju tregoj se si e edukova tim bir"

"Është e chuditshme - thotë Bardhyli - se si rrodhi jeta e tim biri. Ai që
fëmijë ishte një djalë i dhembshur, i urtë, i ndrojtur dhe fjalëpak. Ky
karakter vazhdoi që ta shoqëronte edhe më vonë". Halli i tjetrit ishte
preokupacion edhe për Skerdin, i cili, mbas të 14-ve, u muar me stërvitje
fizike dhe krijoi një trup të jashtëzakonshëm. Duke u rritur, ai u bë edhe
më i heshtur dhe kishte për zemër historinë e Shqipërisë, e nëpërmjet saj
njihte të gjitha trevat brenda dhe jashtë vendit. "Gjatë gjithë kohës, që
Skerdi rritej, i kam treguar ngjarje të ndryshme, ku spikatnin figura të
shquara të kombit shqiptar për trimëri, besë e menchuri. Mbi të gjitha, i
kisha shpjeguar mirë se prejardhja jonë e hershme ishte nga Gryka e Rugovës.
Këtë informacion më duket se e "treti" në vete, duke e ruajtur si gjënë më
të shtrenjtë të të gjithë veprimtarisë së tij të mëvonshme. Historia më
interesante, që i mbeti në mendje, ishte ajo e stërgjyshit të tonë, Moch
Llagami, i cili në moshë tepër të re, kur luftonte kundër serbëve, vrau
komandantin armik e dogji post-komandën. Që nga ajo ditë, Mochi u largua për
të mos u kthyer përgjithmonë në vendlindje. Kështu u formua tre shekuj më
parë fisi Llagami, në Tiranë", tregon Bardhyli, i ati i Skerdi Llagamit.
Skerdi ishte krenar që ishte pasardhës i avokatit të parë të Tiranës,
patriotit të trevave të Shqipërisë së mesme, Myslim Llagami, gjyshi i të
atit, që e kaloi jetën në burgje e internime, nga turqit, serbët dhe që u
dënua me vdekje nga Esat Pashë Toptani. "I kisha treguar se si u dënua me
vdekje im gjysh, por vendimi nuk u ekzekutua falë ndërhyrjes së gjyshit të
Aleksandës Meksit, i cili mundi ta kthejë dënimin e Myslimit në internim.
Skerdi ndihej mirë kur i tregoja histori të tilla, por, njëkohësisht, u
mbrujt me urrejtjen kundër serbëve, për shkak të veprimtarisë së tyre të
shëmtuar antishqiptare. Këto histori, ai nuk i harronte kurrë", rrëfen
Bardhyl Llagami. Më vonë, ndjenja e burrërisë, e përkushtimit ndaj atdheut
të stërgjyshëve të tij, u bë tema kryesore e bisedës së Skerdit me shkokët,
të cilët ishin chuditërisht më të mëdhenj në moshë se ai. Sipas Bardhylit, i
biri, pasi mbaroi shkollën e mesme, për një farë kohe, u mor me punë të
ndryshme si elektromekanik. Ndërsa në vitin 1997, Skerdi u ingranua në
strukturat e Ministrisë së Rendit. Në trazirat e marsit të atij viti,
28-vjechari me muaj të tërë nuk ka fjetur në shtëpi, por në autoblindat e
policisë, që kanë stabilizuar rendin në kryeqytet. Më pas, për një kohë të
gjatë, ka punuar në repartin special "Brisku", ku ka realizuar detyra tejet
të vështira për vënien në pranga të shumë personave në kërkim. Shokët e
Skerdit tregojnë se ai ishte njeri që nuk e njihte frikën dhe këtë ia kishin
transmetuar edhe familjes së tij, e cila ishte e shqetësuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo EmptySat Apr 05, 2008 8:57 am

Skerdi, në shërbim të chështjes kombëtare

Revoltat e shqiptarëve të Kosovës e prekën thellësisht ndërgjegjen e
Skerdit. Në qershor të vitit 1998, si rezultat i një pjekurie të arrirë
plotësisht, lidhur me detyrën që ndjente ndaj kombit, Skerdi, pasi ka
trajnuar rreth 400 persona shqiptarë, që kishin ardhur nga e gjithë bota për
të luftuar kundër serbëve, duke ndjekur rrugën Burrel-Tropojë, hyri në
Kosovë. "Kishte kohë që bënte biseda për chështjen kosovare në shtëpi.
Madje, që nga viti 1993, nga persona të afërt, që i kam kontaktuar më vonë,
mësova më tepër rreth vizionit dhe veprimtarisë së tij të mirëfilltë
kombëtare. E them me sinqeritet se, përvech kontributit që unë kam dhënë,
duke i folur për origjinën e fisit tonë, nuk kam ndonjë meritë në
aktivizimin e Skerdit në luftën e Kosovës", vazhdon Bardhyli. Skerdi merr
kështu me ndërgjegje të plotë vendimin për të qenë krah vëllezërve kosovarë
në luftën e tyre të drejtë për liri dhe pavarësi. Në shtëpi kishte thënë se
do të shkonte në Itali për të punuar, pasi ndjente keqardhje për prindërit
që po i linte vetëm. Në fakt, ndodhi krejt e kundërta, gjë e cila nuk i
kishte shkuar në mendje as familjes së tij, pasi Skerdi shkoi të radhitej në
formacionet e UCHK-së, duke u vënë në krye të shqiptarëve të tjerë të ardhur
nga të katër anët e botës për të njëjtin qëllim. Bashkëluftëtarët e tij kanë
thënë se Skerdi, i shndërroi këta atdhetarë të flaktë në luftëtarë të zotë,
pasi ata nuk kishin prekur ndonjëherë armë me dorë e jo më të ishin
përdorues të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo EmptySat Apr 05, 2008 8:57 am

Komandant "Shpendi", ose tmerri i serbëve

Formacioni ku bënte pjesë Skerdi Llagami vepronte në Koshare, Junik, zona të
Dukagjinit, por edhe në zonën e Pejës. Në UCHK, ai do të kryente detyrën e
komandantit të batalionit të dytë të Br.134, e më pas po në këtë batalion,
por që tashmë i përkiste Br.138 të UCHK-së. Në luftë e pagëzuan me emrin
komandant "Shpendi", kjo për arsyen e thjeshtë që si shpend guximtar ai
kishte fluturuar ngë Tirana në Kosovë. Një bashkëluftëtar i Skerdi Llagamit,
nga Kukësi, kur tregon se si ua punonte serbëve komandant "Shpendi" thotë:
"Serbët e njihnin mirë për fytyrë komandant Shpendin. Madje, ata arrinin të
dallonin edhe zërin e tij sa herë ai fliste me komandën eprore, apo dhe me
luftëtarët në radion marrëse-dhënëse. Komandant Shpendi ishte bërë për ta
një tmerr i vërtetë dhe për këtë ishte një nga personat më të kërkuar.
Serbët donin të identifikonin vendndodhjen e tij me patjetër për ta goditur
e asgjesuar më pas. Komandant Shpendi i kishte parashikuar këto gjëra dhe e
kishte porositur efektivin se vendndodhja e tij në fushën e betejës do të
ishte numri që komunikonte në radio plus edhe shifrën tetë. Ka ndodhur
shpesh që ai thoshte numrin dhe serbët bombardonin fuqishëm kuotën që kishin
dëgjuar në radio, por habiteshin kur e dëgjonin përsëri zërin e tij.
Komandant Shpendi, i ndërronte shpesh kodet për të ruajtur efektivin nga
armiku. Ai ishte i lidhur shumë me vartësit, të cilët shikonin te komandant
Shpendi eprorin trim, të paepur dhe të sakrificave. Nuk mund të harroj se si
ai i merrte në krah shokët e plagosur dhe i ngjitej malit me shpejtësi. Sa i
rreptë ishte në detyrë, aq i dhembshur ishte kur përcillte për në banesën e
fundit shokët e vrarë". Raste si këto i kanë treguar shpesh Bardhylit,
babait të komandant Shpendit, i cili tashmë e ka kuptuar se i biri nuk i
përket vetëm atj, por gjithë kombit shqiptar. Drejtuesit e luftës në Kosovë
e Maqedoni, e kanë cilësuar komandant Shpendin si luftëtar tejet të zotin.
Ata nuk ngurrojnë të thonë se ai kishte mirë të ngulitur në mendje thënien e
një strategu të madh ushtarak dhe shpesh u thoshte ushtarëve: "Shokë, po më
patë që sulem përpara më ndiqni, po vutë re se kthehem prapa më vrisni". Kjo
kishte të bënte me formimin e mirë ushtarak që tashmë kishte marrë ky njeri.
Ata që e kanë njohur në betejë komandant Shpendin thonë se karakterizohej
nga profesonializmi i lartë dhe nuk e njihte aspak frikën. Madje, sipas
tyre, në zgjidhjen e situatave të vështira ai ishte i pari. "Një herë duhej
të sulmonim drejt një bunkeri, nga i cili qëllonte papushuar një mitraloz
serb. Komandant Shpendi, i veshur tërësisht me dinamit, u vërsul mbi ta.
Serbët të alarmuar e lanë bunkerin dhe u larguan të tmerruar".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo EmptySat Apr 05, 2008 8:58 am

Familja, asnjë dijeni për Skerdin

Gjatë gjithë periudhës së largimit, familja e Skerdit nuk dinte asgjë për
vendndodhjen e tij në Itali, ku kishte thënë se do të shkonte. Ata, madje,
ishin të shqetësuar. "Një herë, një kushërira jonë na tha gjithë gëzim se
kishte dëgjuar në edicionin e lajmeve të kanalit 5 italian se një shqiptar
kishte fituar chmimin e parë për trupin më të bukur. Ajo mendonte se ky
ishte Skerdi. Mbasi u interesuam, u sqaruam se nuk ishte ashtu. Dhe kjo do
të vazhdonte deri kur pas mbarimit të lutës në Kosovë në një gazetë të
përditshme u botua intervista me një nga komandantët e UCHK-së, nga
Shqipëria, që quhej Artan Dyrmishi. I intervistuari pyetjes së gazetarit se
a kishte të tjerë shqiptarë që luftonin në Kosovë iu përgjigj: "Aty ku
vdekja ishte më e sigurtë Skerdi Llagami ishte komandant batalioni".
Nëpërmjet këtij lajmi ne mësuam vendndodhjen e djalit tonë, por ishte e
pamundur të kontaktonim me të. Më pas, Skerdi na ka bërë një telefonatë të
shkurtër, ku na tha se do të shiheshim së shpejti. Vonë e mësuam se
telefonata na ishte bërë nga Lugina e Preshevës", vijon Bardhyli. Me
mbarimin e luftës në krahinën e Preshevës, komandant Shpendi u kthye në
Kosovë e vazhdoi veprimtarinë e tij fillimisht në përbërje të forcave të
TMK-së, efektiva të Ministrisë së Rendit Publik të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo EmptySat Apr 05, 2008 8:58 am

Skerdi vullnetar edhe në luftën e shqiptarëve të Maqedonisë

Pas fillimit të veprimeve luftarake në territorin e Maqedonisë, komandant
Shpendi bashkë me 40-50 persona të tjerë vullnetarë shkoi në Prizëren, për
t'u përshëndetur me shokët që do të qëndronin në Kosovë, pasi do të nisej
për në Maqedoni. Valboni, zëvendëskomandanti i batalionit, që drejtonte
komandant Shpendi, duke e ditur se sa i njohur dhe i kërkuar ishte eprori i
tij nga armiku, i thotë me zë të drithëruar në mes të burrave: "Komandant
Shpendi, unë mendoj se ti ke luftuar boll. Ke qenë në disa luftra dhe mos
rreziko, pasi armiqtë të kanë në shënjestër". Komandant Shpendi e përqafoi
Valbonin në shenjë miratimi dhe tha: "Edhe sikur shtatë luftra të bëhen për
Shqipërinë, te të shtata do të jem", dhe u nis për në shtabin e Ali Ahmetit.
Me të mbërritur atje, organizoi njësitet speciale për vendosjen e situatës
dhe komandant u emërua ai vetë. Kishte përzgjedhur djem trima, të
përkushtuar dhe të përgatitur fizikisht. Komandant Shpendi drejtoi situata
të rrezikshme luftarake dhe doli gjithnjë me sukses në zgjidhjen e detyrave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo EmptySat Apr 05, 2008 8:58 am

Si u vra komandant Shpendi

Ditën e diel, më datën 1 korrik të vitit 2001, në orën pesë pasdite, në
zbatim të një urdhri, u vra në krye të detyrës komandant Shpendi. Kishte
marrë përsipër të spastronte nga elementët armiq qytezën e Bogovisë. Ai
ishte në krye të njësitit dhe u godit me dy plumba, në pritë, nga një
snajper. Plumbat e mbërthyen për vdekje, njëri në zemër dhe tjetri në bark.
Shokët e njësitit, të papërmbajtur dhe në shenjë hakmarrjeje, e shkretuan të
gjithë vendin, ku u vra komandanti i tyre. Komandantin trim, të njohur me
emrin Shpend, e varrosën në Malësinë e Sharrit, në fshatin Selcë e Keqe,
pranë një xhamije. Edhe pse komandant Shpendi u vra, shokët e tij vazhdonin
të raportonin te varri i tij detyrat që kryenin në misionet e tyre tepër të
vështira. Njesitit special që drejtonte iu dha emri "Shpendi", në kujtim të
tij. Të gjithë specialët veshën bluzat me simbolin UCHK, ku në krahun e
djathtë shënohej "Njësia Speciale Shpendi". Megjithëse po bëhen dy vjet që
nga rënia e komandant Shpendit, bashkëluftëtarët e tij dhe të gjithë
njerëzit që e kanë njohur, të asaj zone, vazhdojnë të flasin për të sikur të
ishte gjallë, e midis tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo EmptySat Apr 05, 2008 8:59 am

Tubimet për ndër të të rënëve në luftë

Më 5 maj të vitit 2003, Bardhyl Llagamin e ftuan në Sllupchan, pranë
Kumanovës, sepse atje do të organizohej një tubim, nga Partia Demokratike
për Integrim, me rastin e njësimit të 5 majit si Ditë e Dëshmorëve dhe të
rënëve të Ushtrisë Chlirimtare në Maqedoni. Atje, pas përshëndetjeve të Ali
Ahmetit, Faslli Veliut (Daja), e të tjerëve, figura të shquara të UCHK-së,
foli edhe babai i dëshmorit Skerdilaid Llagami, Bardhyli. Të gjithë të
pranishmit u mrekulluan nga thëniet e tij të matura, ku ndër të tjera citoi:
"... Ne edhe mund të na vrasin, por nuk mund të na zhdukin. Ne do të
vazhdojmë të jetojmë përjetësisht në trojet tona". Dy ditë më vonë, në një
tjetër tubim në Bogovi, vendi ku ka rënë edhe komandant Shpendi, me rastin e
shkuarjes atje të profesor Bardhylit, babait të tij, pas bashkëluftëtarëve
fjalën e mori poeti i atyre anëve, Agimi, i cili u shpreh: "Ne nuk do të
vendosim trandafila mbi varrin e komandant Shpendit, sepse ai ishte më i
bukur se chdo trëndafil. Ai ka qenë komandanti më i hijshëm që kam njohur
mbi dhe. Mbi varr do të mbajmë ngritur flamurin shqiptar që na ka lënë ai
dhe nuk do të harrojmë kurrë porositë e tij". Bashkëluftëtari i komandant
Shpendit, me emrin "Bejdo", i komunikoi babait të tij, Bardhylit, se dy prej
shokëve të batalionit, që kishte drejtuar i biri, u kishin lindur djem, të
cilët ishin pagëzuar njëri me emrin Shpend, e tjetrin Skerdilaid. Ndërkohë,
edhe në Tiranë shoqata me të njëjtin emër, kërkon të vlerësohet denjësisht
figura e Skerdilaid Llagamit, ose sich e njohin atyre anëve, komandant
Shpendi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo EmptySat Apr 05, 2008 9:00 am

DËSHMORËT E SHQIPËRISË PËR KOSOVËN E TROJET ETNIKE NË MAQEDONI

Kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës, në formacionet e UCHK-së, më shumë se
100 shqiptarë. Disa prej tyre kanë qenë edhe në postet drejtuese në Shtabin
e Përgjithshëm, apo dhe në krye të njësive e reparteve. Nga lista e
publikuar nga UCHK, rezulton se 28 shqiptarë janë dëshmorë të rënë në krye
të detyrës në luftë me serbët. Dëshmorët janë nga Tropoja, Hasi, Kukësi, por
edhe nga Tirana, Pogradeci, Kavaja, Berati e Vlora.

1- Arjan Brahimi nga Shkodra. Rënë më 18 korrik 1998 në Rahovec
2- Fatmir Dochi nga Tropoja. Rënë më gusht 1998 në Smolnicë (Drechan)
3- Hazir Malaj mjek nga Tropoja. Rënë më 8 maj 1998 në Qafë Mali
4- Indrit Cara nga Kavaja. Rënë më 31 mars 1999 në mal të Gallushës,
Pagarushë
5- Halil Coka nga Kukësi, banues në Bathore, Tiranë. Rënë më 3 prill 1999 në
Ratishë, Drechan
6- Artan Kovachi nga Vlana, Krumë. Rënë në maj 1999 në Pashtrik
7- Ramë Geca nga Kruma. Rënë në maj 1999 në Pashtrik
8- Astrit Suli nga Lumasi, Berat. Rënë më 27 maj 1999 në Gorozhup
9- Xhem Bardhoshi nga Letaj, Krumë. Rënë më 15 maj 1999 në Majën e Zezë,
Pashtik
10- B. Brechani nga Markaj, Tropojë. Rënë më 25 maj 1999 në Shkozë, Koshare
11- Qazim Dautaj nga Tropoja. Rënë në maj 1999 në Shkozë, Koshare
12- Arif Dautaj nga Tropoja. Rënë në qershor 1999 në Koshare
13- Besnik Brati nga Golaj, Krumë. Rënë më 26 gusht 1998 në afërsi të
Godenit
14- Naim Cema nga Kruma. Rënë më 26 gusht 1998 në afërsi të Godenit
15- Astrit Prushi nga Qarri, Krumë. Rënë më 26 gusht 1998 në afërsi të
Godenit
16- Dine Koleci nga Kishaj, Krumë. Rënë më 2 qershor 1998 në afërsi të
Godenit
17- Agim Muja nga Kruma
18- Hamdi Mula nga Dobruna e Hasit
19- Xheladin Dautaj nga Golaj, Krumë
20- Muharrem Dauti nga Zahrishta e Hasit
21- Adem Mazreku nga Vranishti i Hasit
22- Xhevat Lleshi nga Kishaj i Hasit
23- Isa Malaj nga Peraj i Hasit
24- Enver Vila (nuk dihet nga është). Rënë në vitin 1999
25- Lefter Bica nga Berati. Rënë në qershor 2001 në Shkup
26- Skerdilaid Llagami nga Tirana. Rënë më 1 korrik 2001 në Bogovinë,
Maqedoni
27- Ndrichim (mbiemri nuk dihet) nga Pogradeci. Rënë në qershor 2001 në
Shkup
28- Gusel (mbiemri nuk dihet) nga Vlora. Rënë në qershor 2001 në Shkup
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo EmptySat Apr 05, 2008 12:42 pm

LETER E NJE LUFTETARI TE UCK-SE NGA SHQIPERIA

Bija ime!


Aq e kisha dashur qe te jem afer teje. Te shoh ses sa je rritur.Por edhe pse jam larg.Larg saqe ne ndajn dy botera,une e ndjej veten krenar dhe shum afer teje,kur e di se per çka u sakrifikova, e ti bija ime e dashur ,duhet te jesh shume krenar gjithmone te ecesh me koke te ngritur lart te mos dorezohesh edhe pse disa te mendojne per jetime.Un jam larg, thash sa dy botera , por shpirti, im çdo mbremje vie ne nate ne dhomen tende ti perkedhel floket e arta arsyetohem per ikjen time pa fjale pa gjurme, por te te them se edhe pse une vdiqa, ketije populli te pervuajtur duhej t'i ndale dikush ne krah.
Un isha i fundit qe mora kete guxim, sepse shoket e vellezerit e mi, m'u atehere kur u paraqita per ne lufte ata vetem se kishin ujtur token me gjakun e tyre, e lulet e lirise sa vijne rriten.

Bija ime !

Ngre koken lart, se nuk deshiroj te te shoh se e ndjen veten jetime. Ta lash nenen, e cila ishte frymezimi im per te shkuar ne lufte zemra e cila gjakoi per mua, qe juve t'ju shoh te lir, te kenaqur ne atdheu tone te shkelur nga çIzmja e felliqur. Ajo prej tani do te jete udhezimi yt, por te perkujtoj, kujdes shum per te.

Bija ime!

Letren qe po e lexon, eshte shkruar mu ne front , ku dominon fryma e barotit fryma e lirise, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejne, e as shitjet e patrioteve nuk bejne para, nese nuk je ne front te luftes, e te shikohesh me armikun nepermjet shenjestres. kjo eshte kenaqesia e vetme, qe mund ta perjetoje secili qe deshiron te vdese e jo te luftoje me shprese qe te kthehet ne familje.

Te lutem bija ime!

Mos me kerko varrin se nuk do te ma gjesh. Dije edhe mbaje mend se varri im eshte ne Sllupçan, ne Tanush, ne Kalane e Tetoves. Ketu prehen eshtrat e mia. Te lutem mos nguro, dhe thuaju te gjitheve qe mos te ngurojne qe te me ngrisen permendoren e per strofa kengesh por vetem e vetem qe te fitoj kenaqesine e Zotit qe e falenderoj shume qe me gatoi aq mire.
E di se thash duke i lexuar keto rreshta te pikojne lotet, por me vie shume e qarte se ato jane lotet e krenarise, e jo lotet e dhimbjes per babane e vdekur, per babane i cili flijoi veten sikur shum baballare tjere.

Bija ime!
Jan keto fjalet e mia te fundit, sepse pas kesaj nisem ne nje beteje ne te cilen nuk ka mbrapa. Behu vajze e mire, e ndershme, e degjueshme ndaj nenes, behu vajze e diturise, e sinqerte. Mos lejo qe kjo bote mashtruese se te kape me thojnte e saj te felliqur e te te çoj ku jan shum vajza te mbetura rrugeve te Italise e Evropes. Nese bija ime nuk perfundon kjo lufte e ti rritesh, do te kisha dashur qe edhe ti te jesh ne radhet e ushtrise se popullit, sepse vdekja nuk eshte asgje per ata qe i ofrohen vullnetarishte.
Ajo eshte faze qe kerkon haraçin e saj, por qe shperblehet me nje bote, do te ngarendnin te gjithe qe ta marrin me shpate.

Te lutem bija ime, pershendeti te gjithe njerezit qe me kan njohur, te gjithe miqt. Pershendete nenen tende dhe ruaje si syte e ballit, sepse shume e respektova dhe me respektoj.
Mire u pafshim ne boten e amshuar, ne boten ku nuk ka me brenga. Dhashte Zoti qe te gjith bashke, ne njerin kopsh te Xhenetit.


..by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty
MesazhTitulli: Re: Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo   Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dëshmorët E Shqipërisë Për Kosovën E Trojet Etnike Në Maqedo
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DËSHMORËT E SHQIPËRISË QË RANË PËR KOSOVËN E TROJET ETNIKE N
» Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë
» PAPA, PATRIARKU DHE KOSOVA
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» KUFIJTË HISTORIKË TË SHQIPËRISË ETNIKE TË DHËNAVE ONOMASTIKE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: