valmir9 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 33 Vendi : Theranda (Slloveni) Registration date : 27/03/2009
| Titulli: Shqipëria e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë Sat Apr 04, 2009 7:25 pm | |
| Shqipëria e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, që në ditën e parë të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën Veriatlantike, shprehu gatishmërinë që vendi i tij të dërgojë trupa paqeruajtëse në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
“Sa i përket pjesëmarrjes në Kosovë, gatishmëria e Shqipërisë është e plotë, por do të jetë NATO që do të vendosë... Shqipëria do të diskutojë me sekretarin e Përgjithshëm dhe do të vendosim bashkërisht”, tha Berisha, në një konferencë shtypi në Strasburg.
Kryeministri shqiptar tha se shteti i ri anëtar ka përgjegjësi për t’iu përgjigjur kërkesave të NATO-s.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për mundësinë e zëvendësimit të trupave spanjolle të KFOR-it me paqeruajtës nga Shqipëria, Berisha tha se tani për tani nuk ka ndonjë indikacion se NATO ka nevojë për trupa shtesë në Kosovë.
Kryeministri Berisha deklaroi se me anëtarësimin në NATO, hapet një kapitull i ri për Shqipërinë. Shefi i qeverise shqiptare theksoi se shqiptarët tani janë përkrah kombeve më të lira dhe më të mëdha.
”Ky ishte një akt madhor i historisë. Prej sot çdo qytetar shqiptar është si qytetarët e tjerë të NATO-s dhe Shqipëria është pjesë e aleancës më të madhe ushtarake”, u shpreh Berisha, ndërsa falënderoi vendet anëtare të NATO-s për mbështetjen e madhe dhënë shtetit shqiptar.
Sipas tij, anëtarësimi në NATO është një përgjegjësi e madhe për konsolidimin e vlerave të demokracisë për t'iu përgjigjur kërkesave të Aleancës në luftën kundër terrorizmit.
Me këtë rast, Berisha bëri të ditur se Shqipëria do të dërgojë një kompani shtesë prej rreth 130 ushtarakësh në Afganistan, 20 infermierë si dhe do të marrë pjesë në ndërtimin civil të Afganistanit.
Më tutje në konferencën për shtyp në Strasburg, kryeministri shqiptar deklaroi se pasaporta e NATO-s është një kredit shumë i madh i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa premtoi se do të bëjë përpjekje maksimale për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Komenti im: Pse trupat dergohen tash? Pse ne emer te NATO-s i dergon Shqiperia trupat ne Kosove e jo ne emer te nje popullit? | |
|
detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Shqipëria e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë Sat Apr 04, 2009 7:38 pm | |
| Gënjeshtrat e panevojshme të Berishës për Kosovën | Publikuar më 02 prill, 2009 në orën 14:57 ( Para 2 ditë e 3 orëve ) |
Opinion | |
|
| Kryeministri, Sali Berisha, është një politikan i respektuar në Kosovë dhe ai duhet ta respektojë Kosovën. Për dhjetëra arsye, që nisin nga historia e politika e përfundojnë te gjeografia, Sali Berisha është parë dhe vazhdon të shikohet aty dhe si udhëheqës i tyre.
Nga Mero Baze
Është ndoshta i vetmi lider që e duan dhe marksistët, dhe enveristët që dominuan partitë e dala nga UÇK, por dhe një pjesë e LDK dhe shoqërisë së Kosovës. Për këtë arsye Sali Berisha duhet të jetë i kujdesshëm dhe të dëshmojë respekt ndaj tyre, dhe sidomos kur flet për raportet e tij politike me Kosovën.
Në intervistën e dhënë për gazetën “Express” e vetmja gjë e sinqertë ishte “mahnitja” e gazetarëve prej karizmës së tij. Mënyra se si Berisha ka filluar t’i riformojë në mendje të tij ngjarjet kyçe që lidhen me Kosovën në funksion të së sotmes së tij politike, është e padobishme dhe nuk është se ndryshon ndonjë gjë nga raportet e mira të Kosovës me të. Thjesht dëshmon një mungesë respekti të tij për të vërtetat rreth Kosovës, të cilat, dhe ashtu siç janë, nuk janë kundër tij.
Do të desha të veçoja këtu disa nga këto gënjeshtra të panevojshme.
E para është “atentati “ ndaj Ibrahim Rugovës në vitin 1991. Unë jam gazetari i parë që kam shkruar për këtë ngjarje që në pranverën e vitit 1992, pra ende pa u mbushur një vit nga kjo ngjarje. Nuk bëhet fjalë për një skenë atentati klasike, por për një kërcënim të dy ish-oficerëve të Sigurimit të Shtetit që u revoltuan përse Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi, që kishin mbërritur në Shqipëri në javën e dytë të muajit shkurt 1991, në Tiranë, shkuan te monumenti “Nënë Shqipëri”, vendosën aty një kurorë me lule dhe nuk u kthyen të vendosnin kurorën me lule pranë varrit të Enver Hoxhës, në të cilin ishin rreshtuar veteranët. Sipas një dokumenti që ka pas dhënë në atë kohë ish-shefi i arshivës i Sigurimit të Shteti, zoti Goxhaj, tregohej se dy oficerë ishin revoltuar dhe kishin kërkuar armë të vrisnin Ibrahim Rugovën. Kaq ishte e gjitha. Sali Berisha s’ka lidhje me këtë kërcënim, përveç faktit se pas vizitës në Varrezat e Dëshmorëve Rugova dhe Bukoshi u takuan me Sali Berishën. Natyrisht që gjesti i fortë antikomunist i Rugovës ishte shokues për komunistët shqiptarë, dhe ishte i vetmi gjest i qartë kundër Enver Hoxhës nga gjithë politikanët shqiptarë, përfshi dhe Sali Berishën deri në atë kohë. Madje, ishte ky akt që e armiqësoi Rugovën me të majtën shqiptare, e cila mbajti një distancë të ligë ndaj tij. Ky dokument që unë kam botuar në vitin 1992 është ribotuar disa herë në shtypin shqiptar dhe Sali Berisha nuk ka thënë asnjëherë se ka qenë pjesë e rrezikut nga ky kërcënim. Duke qenë lider i opozitës antikomuniste në Shqipëri, ai ishte potencialisht i rrezikuar të vritej në atë kohë, por ai regjim ishte kalbur dhe s’kishte fuqi të vriste liderë politikë, sidomos liderë, të cilët ende shpresonin se ishin të tyret. E vërteta reale është se Ramiz Alia ishte lideri i fundit komunist i Shqipërisë, i cili kishte tezën se “pa Shqipëri nuk ka Kosovë”, çka do të thoshte se ai vinte interesat e tij politike në pushtet para Kosovës. Por problemet që pasuan paraushtarakët e Kosovës që stërviteshin në Labinot dhe Tiranë në vitin 1991, Berisha po i ekspozon për herë të parë si tradhti të Ramiz Alisë. Në të vërtetë për shumë kohë ai i ka quajtur vepra të njerëzve të Kosovës që punonin në zyrat e Kosovës në Tiranë dhe që mund të kishin lidhje me UDB, por dhe me veprimtarinë e UDB në Tiranë, e cila ka pas boll lidhje me administratën e shtetit shqiptar. Sigurisht, po t’i duhej Ramiz Alisë për interes të vet politik, do t’i kishte shitur me gjithë qejf, por më 1991 s’kishte më asnjë shpresë që të mbetej në politikë, dhe sikur të shiste Enver Hoxhën, siç e shiti.
Momenti i dytë reflektiv i Berishës ishte viti 1996. Kriza politike që po akumulohej në Shqipëri, dhe kriza e Berishës me komunitetin ndërkombëtar u pasuan dhe me ftohjen e tij reale me Ibrahim Rugovën. Në të vërtetë, prej vitit 1995 ata nuk kishin marrëdhënie shumë të ngrohta, për shkak të distancës që Rugovës i krijoi Berisha që tentonte të merrej me problemet brenda LDK. Në vitin 1996, Berisha kërkonte një nxitje të revoltave dhe protestave në Kosovë paralelisht me opozitën serbe në Beograd, jo aq për të rrëzuar Millosheviçin apo për të rrëzuar Rugovën, por për të tërhequr vëmendjen e Perëndimit nga kriza shqiptare. Rugova, nga ana tjetër, e refuzoi ashpër këtë ofertë, jo për qëllimet e Berishës, por për stilin e vet paqësor dhe inaktiv, të cilin nuk e ndryshoi në asnjë rrethanë, duke e kthyer në identitet të tij. Për këtë arsye interpretimi i ri i Berishës në këtë pikë nuk është i nevojshëm, pasi ai kishte probleme të ndryshme nga të Rugovës dhe nuk ishin në konflikt për pikëpamjet e tyre për Kosovën, por për hallet e tyre të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë. Sa për përfshirjen e serbëve në skemat piramidale në Shqipëri, duhet thënë se kjo është një histori qesharake. Problemi i skemave piramidale nuk janë aktorët e tyre, por ata që i lejojnë. Në ato skema kanë futur lekë shqiptarët, por ka patur dhe grekë, bullgarë, maqedonas e ndoshta dhe serbë, por ata janë viktima dhe jo autorë. Përgjegjësia është shqiptare dhe zyrtare. Për atë përgjegjësi Sali Berishës i ka rënë shteti para syve të vet, dhe s’ka mundur ta ndalë. Është mirë që të mos shpiken armiq për çdo histori dështimi të tij.
Së treti, është shumë kontroverse historia e raporteve të Berishës me UÇK. E vërteta është se ushtarët e UÇK adhuronin dy politikanë shqiptarë, Enver Hoxhën dhe Sali Berishën. Por liderët politikë të UÇK ishin enveristë dhe ata u lidhën fort me kundërshtarët e Berishës në Tiranë. Madje, në disa raste ata dhe u keqpërdorën kundër tij. Kur ata zunë shtëpinë ku ka lindur Sali Berisha në Viçidol, nuk është e vërtetë se kanë marrë leje nga Berisha, por thjesht u rekomanduan aty nga segmente të Shërbimit Informativ të Tiranës dhe qeveria zyrtare në Tiranë e përdori këtë në shtypin ndërkombëtar se UÇK po e organizon Berisha. Madje, simbolika të tilla perverse bënë që të justifikohej më vonë dhe vrasja e Azem Hajdarit, që nën zë raportohej si pastrim fushe nga përzierja e opozitës së Berishës me luftën e UÇK, çka nuk ishte fare-fare e vërtetë.
Berisha ka qenë në dilema të mëdha gjatë konfliktit të Kosovës, për shkak të izolimit të tij dhe pafuqisë për të ndikuar në ato ngjarje dhe jo për shkak të protagonizmit. Ai ishte nervoz, se s’kishte rol në një periudhë të historisë, e cila po ndryshonte historinë e kombit tonë. Unë kam qenë në Konferencën e Rambujesë dhe shpesh komunikoja me Berishën. Problemi i tij ishte se ai donte të jepte konferenca të panevojshme shtypi përditë, për gjëra që ndodhnin aty. Kjo krijoi dhe atë keqkuptimin e madh se ai ishte kundër firmosjes së marrëveshjes. Berisha nuk ka qenë kundër Marrëveshjes së Rambujesë. Berisha ka qenë i izoluar dhe si i tillë ai bënte deklarata të përditshme për gjëra që shpesh nuk ishin ashtu siç i dinte ai. Rasti kur ai ka thënë të mos firmoset, ka qenë një provokim diplomatik mbi palët për t’i krijuar negociatorit amerikan, Krist Hill, mundësinë të bisedonte për herë të fundit me Millosheviçin. Thjesht Berisha nuk e dinte ç’po ndodhte dhe duke folur ia ka futur kot. Por nuk ishte kundër marrëveshjes, por ishte duke protestuar në njëfarë mënyre ndaj izolimit dhe mospërfilljes ndërkombëtare për të. Për këtë arsye nuk është e nevojshme që ai të rikrijojë një sfond për të justifikuar deklaratën e tij. Njësoj si ai atë ditë, ka folur dhe Surroi, dhe gazetat e Kosovës, dhe gjithkush tjetër. Kundërshtarët e tij ngritën mitin e asaj deklarate dhe ia përdorën politikisht. Dhe, ç’është e vërteta, ia përdorën pse mbështeti Ibrahim Rugovën, kur ai mbeti peng në Prishtinë dhe doli në fotografi me Millosheviçin. Atëherë Tirana zyrtare nuk ia fali dhe ia rikujtoi këtë deklaratë krejt të parëndësishme.
Dilemat e Berishës, nëse duhet të ishte me Rugovën apo UÇK, nuk reshtën asnjëherë. Dhe kjo ishte arsyeja që dhe Rugova ruajti distancën me të dhe pas rikthimit në Kosovë dhe ishte pjesë e enturazhit politik që ndaloi vizitën e tij në Kosovë.
Duke lexuar intervistën e Sali Berishës të krijohet ideja se ai tani po përpiqet të ringrejë një histori sipas versionit të vet për Kosovën, duke menduar se në këto momente kështu është më mirë. Në të vërtetë, ai është një politikan që i ka shërbyer me karizmën e vet Kosovës, duke i forcuar besimin asaj shoqërie që vuante ëndrrën e “shtetit amë” se ekziston një lider i fortë shqiptar, autoritar, i pamposhtur, dhe duke krijuar kështu një lloj “nacionalizmi demokratik”, në vijim të nacional-komunizmit që ngjallte Enver Hoxha në Kosovë. Kjo është arsyeja, pse deformimet e tij për rrjedhën e historisë në Kosovë dhe raportet me të janë të panevojshme. Ata e duan për atë që ai ka bërë dhe jo për atë që ai mendon se duhet të kishte bërë.
Gazeta TEMA | Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht |
| |
|
detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Shqipëria e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë Sat Apr 04, 2009 7:41 pm | |
| po ky tradhtare,pse si qon ne kufi te ruaj atdheun prej greqise ja serbise. Se pari duhet te perze fazliqat jenullatosat e shume tjere! Ky dhnderr serb-ka me ja lujt nane shqiptareve dal ngadal! duhet larguar nga politika kete shka bir shkau.. | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Shqipëria e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë | |
| |
|