Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Skënderbeu, peng i oborreve totalitariste. Wed Jan 21, 2009 3:30 pm | |
| Skenderbeu,peng i oborreve totalitariste. | |
|
Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Skënderbeu, peng i oborreve totalitariste. Wed Jan 21, 2009 3:32 pm | |
| [[size=21] Skënderbeu, peng i oborreve totalitariste. Nga Ergys Mertiri Te mendimtarët dhe teoricienët e historisë ekziston një diskutim i gjerë lidhur me objektivitetin e kësaj shkence, si dhe mundësitë që ajo ka për të na sjellë të vërtetën reale për ngjarjet që ajo përpiqet të hedhë dritë. Në të vërtetë, ka një hendek të gjerë midis ngjarjeve historike në vetvete dhe të tashmes prej nga ato vështrohen, i cili përcakton edhe nivelin e variueshmërisë së gjykimeve të kësaj shkence. Në këtë kuptim, debati mbi historinë ngërthen pashmangshmërisht një diskutim ontologjik midis objektivizmit dhe subjektivizmit, në një luftë për të pushtuar truallin themeltar të teorisë së njohjes, ku subjektivizmi e sheh subjektin njohës, si dhe të tashmen si determinues në njohjen historike, ndërkohë që objektivizmi pretendon një njohje përfundimtare dhe shteruese mbi to. Në të vërtetë, distanca midis subjektit njohës dhe objektit historik që synohet të njihet është një fushë e minuar, ku e tashmja mbetet një grackë që kërcënon të shkuarën, duke kushtëzuar zbardhjen e saj nëpërmjet pikëpamjeve subjektive që njohësi i vesh pashmangshmërisht objektit që synon të njohë. Por po aq mund të themi që edhe e shkuara ngre leqet e saj ndaj të tashmes, duke kushtëzuar gjykimet, mendimet, preferencat, apo qëndrimet tona, për sa kohë, e tashmja është produkt i së shkuarës, por edhe për sa kohë që e shkuara, kujtesa, përvoja historike, ndikojnë ndjeshëm në qëndrimet tona të sotme, duke krijuar edhe skemat, me të cilat perceptojmë edhe vetë historinë. Mund të themi që kjo luftë hakmarrëse midis së tashmes dhe së shkuarës shpesh mban peng të ardhmen tonë, e cila mbetet e varur midis efektit që e kaluara ka mbi ne, si dhe të efektit që sjell mënyra se si ne i qasemi kësaj të kaluare. Duke e lënë mënjanë dialektikën hegeliane mbi determinizmin historik, vlen të hedhim një vështrim të shkurtër mbi materializmin historik, i cili realisht kontrollon ende jetën intelektuale në Shqipëri duke lëshuar rrënjë të pashkulshme në psikikën neurotike të shoqërisë shqiptare. Një qasje e tillë, në fakt vlen të bëhet gjerësisht, për sa kohë që paaftësia për t’u zhveshur prej mantelit ideologjik të së shkuarës, mbetet sfida kryesore e mendimit intelektual shqiptar, në një kohë kur shoqëria shqiptare vuan ende efektet e kthetrave të skemave botëkuptimore të së shkuarës. Pikërisht kjo ka sjellë efektet e saj, jo vetëm në paqartësinë kolektive intelektuale lidhur me të ardhmen e këtij vendi, por gjithashtu edhe lidhur me të shkuarën e tij, gjë që mbetet edhe arsyeja kryesore përse rishkrimi i historisë, i pranuar sot si domosdoshmëri nga të gjithë intelektualët, nuk gjen dot alfabetin e duhur për t’u materializuar. Lidhur me këtë, Walter Benjamin shkruante në prag të Luftës së Dytë Botërore se e tashmja e kushtëzon në mënyrë determinuese mendimin materialist historik. Sipas tij, "materializmi historik nuk mund të bëjë pa nocionin e së tashmes, e cila nuk është tranzicion, por destinacion". Pra, në këtë mënyrë materializmi historik e njeh të tashmen si cak të historisë njerëzore. Koha për të ka ndaluar dhe ajo tashmë ridefinon të kaluarën, për të ofruar të vërtetat e saj përfundimtare, të cilat synojnë të përmbushin definitivisht të gjithë rendin botëror. Pikërisht për këtë arsye, mendimi totalitarist nuk mund të pranojë dot mundësinë e të qenit i ndryshueshëm, i adaptueshëm, e rrjedhimisht edhe i kritikueshëm, i diskutueshëm, i testueshëm, gjë e dërgon atë pashmangshmërisht drejt sistemeve totalitariste diktatoriale. Kjo vjen, pasi një gjë e tillë do ta bënte atë të përkohshëm. Për të zgjidhja vjen vetëm duke ndaluar kohën dhe duke i vendosur historisë, filozofisë, zhvillimit një kufi, përtej të cilit asnjë e vërtetë nuk mund të ekzistojë. Ai duhet të jetë e vërteta përfundimtare, e cila mbetet definicion i historisë njerëzore dhe jo më një stacion i saj në rrugën e vet drejt zhvillimit, plotësimit apo përkryerjes. Përkundrazi, e tashmja mesianike është ajo që zotëron të vërtetën përfundimtare, e cila synon të njëtrajtësojë të ardhmen, duke ribërë njëkohësisht të shkuarën. Sipas Benjamin, "historicizmi jep tablonë ‘e përjetshme’ të së kaluarës, ndërkohë që materialisti historik shton aty përvojën unike". Ky është fundi i filozofisë, i rrjedhur te Marksi që prej Platonit, i cili rrjedhimisht është edhe fundi, por njëkohësisht edhe fillimi i historisë njerëzore, e cila pretendohej të kishte gjetur tashmë rendin e vet përfundimtar. Sipas Popper-it ky është tipari thelbësor i historicizmit, i cili karakterizon shoqëritë e mbyllura të përvojës së shkuar totalitariste, dhe që është i prirur që faktet t’ia diktojë ideologjisë dhe jo ideologjinë fakteve. E gjithë kjo i bën totalitarizma të tillë të mosnjohin asnjë gjuhë kompromisi, si dhe të mos njohin kurrfarë modifikimi apo përshtatjeje, përveç shembjes nga stuhitë e kohës, që gjithsesi ndryshon. Kjo i bën ato të mbeten të pandryshueshëm, pa pranuar kurrfarë ndërhyrjeje në strukturën e tyre. E vetmja mënyrë për të sjellë ndryshime në to mbetet përmbysja. Ajo që vihet re në debatet e zhvilluara për historinë shqiptare është se shumica e protagonistëve operojnë pikërisht me një strukturë logjike historiciste, romanticiste, materialiste, e cila bën që historia të kthehet në një produkt universal i së tashmes sonë. Debati për Skënderbeun risolli në pah një pafundësi elementësh të mendësive të tilla, të cilat më tepër të shërbejnë për material antropologjik sesa për zhvillimin e ideve në lidhje me objektin për të cilin debatohet. Bartësit e kësaj mendësie, të cilët tashmë janë angazhuar së tepërmi për ta sunduar këtë debat me forcën e numrit të individëve të rreshtuar përkrah tyre, janë edhe trashëguesit realë të pushtetit intelektual të regjimit të shkuar. Rrjedhimisht, edhe produkti i tyre nuk ka se si të jetë diçka tjetër, përveç asaj që paraqet debati i sotëm për Skënderbeun, ashtu si edhe në çdo diskutim tjetër historik apo kulturor. Shohim rëndom një mori syresh të shprehen në mënyrë gati poetike për vlerat e përjetshme të heroit tonë kombëtar, për vlerat universale të tij, duke prodhuar rrjedhimisht si efekt dytësor një ligjërim profetik historicist, i cili ofron verdiktet e tij mesianike definitive. Shtrirja e këtij verdikti shkon jo vetëm përtej kohës ("përgjithmonë"), por ajo del edhe përtej hapësirës kombëtare duke mbushur të gjithë hapësirën qytetërimore ("vlerat universale evropiane të heroit"). Gjithçka jashtë gjuhës racionale dhe larg argumenteve konkrete shkencore, të cilat ofrojnë rrjedhimisht edhe një qartësi lidhur me efektet reale shoqërore dhe kulturore të simboleve kombëtare. Mbi të gjitha, verdiktet e tyre ofrohen përdhunshëm duke synuar asgjësimin e kujtdo që operon me një tjetër logjikë për t’iu qasur mendimit historik nëpërmjet teorive të tjera të mendimit. Kurrfarë dijeje tjetër alternative nuk pranohet si pjesë e debatit, pavarësisht faktit se dije të tilla janë prej gati një gjysmë shekulli pjesë serioze e mendimit filozofik perëndimor. Përkundrazi, verdikti përfundimtar në fushën e dijes ofrohet nga dije, të cilat prej më tepër se gjysmë shekulli janë tashmë të diskutueshme dhe të pasigurta. Në të kundërt, jo vetëm që këto prurje të reja përjashtohen nga pjesëmarrja në çdo diskutim, por shpesh nuk ngurrohet që produktet e tyre të klasifikohen në kategorinë e dijeve armiqësore për kombin shqiptar. Madje, mjaft zëra në këtë debat shkuan deri aty, sa ta përdorin figurën e heroit kombëtar si letër lakmusi për të detektuar armiqtë e kombit. Sipas tyre, kushdo që propozon këndvështrime të tjera nga ato të historiografisë zyrtare, është antishqiptar dhe se Skënderbeu, sipas tyre, është vija ndarëse midis shqiptarëve dhe antishqiptarëve. Të duket se Skënderbeu po përdoret nga një pjesë e inteligjencës shqiptare si një armë shantazhuese që kërcënon me izolim çdo gjykim alternativ në opinionin publik. Duke parë se të gjithë ata që sot janë angazhuar të "mbrojnë" (?) heroin kombëtar janë karakterizuar nga pikëpamje jo-nacionaliste, atëherë bëhet e qartë që figura e heroit përdoret thjesht si instrument për të legjitimuar dhunën intelektuale. Realisht, figura e Skënderbeut jo vetëm që nuk paraqitet këtu si një objekt unifikues për kombin, por e kundërta, ai shfrytëzohet si një objekt uniformizues, duke u përdorur për të përjashtuar çdo gjë që del jashtë kornizave të imponuara nga klasa sunduese e inteligjencës, gjë që përbën rrjedhimisht një faktor përçarës. Në këtë mënyrë, mund të thuhet se heroi ynë kombëtar gjendet i prangosur në piedestalet ku e kanë mbërthyer të tashmet tona që nuk duan të spostohen në rrjedhën e kohës, megjithëse ajo u ka kaluar tashmë. Përpjekjet e tyre synojnë më tepër ta ndalin kohën, për sa kohë që e ardhmja e aspiruar e tyre është një projeksion i së shkuarës që largohet gjithnjë e më shumë. Në këtë mënyrë, e kemi dënuar heroin të bëhet digë në rrjedhën e historisë, për të mos e lënë atë të rrjedhë përgjatë rrugëtimit të shoqërisë shqiptare drejt stadeve të tjera të zhvillimit, por për ta kthyer stadin provizor dhe stacional ku ndodhemi në një destinacion përfundimtar. Rrjedhimisht, mund të thuhet se e tashmja historiciste e inteligjencës shqiptare aktualisht mban peng të ardhmen e shoqërisë, duke mos pasur kurrfarë projekti serioz për këtë të ardhme. Kjo shpjegon edhe përse tranzicioni shqiptar duket kaq jetëgjatë. Janë pikërisht mendësitë e së shkuarës, të cilat, së bashku me mungesën e vullnetit për të lëshuar pushtetin intelektual, kulturor, politik etj., të cilat bëjnë që rrugët e shoqërisë shqiptare drejt së ardhmes të jenë bllokuar nga dhjamëra apo tumore të tillë ideologjikë që bukosin mendjet e njerëzve me tulatjen e tyre intelektuale. Kjo është edhe arsyeja përse nuk kemi histori, përtej legjendave urbane me piedestale të ftohta që nuk ofrojnë asnjë referueshmëri identitare apo orientim kulturor ndaj një shoqërie që kërkon të definojë në mënyrën më të mirë vetveten. "Historia është subjekt i një ndërtimi, vendi i të cilit nuk është koha homogjene dhe e zbrazët, por një kohë e mbushur nga e tashmja" (Jetzzeit). E duke parë këtë të tashme, si dhe projektet e mbrapshta që ajo thur për të ardhmen, nuk është e vështirë të kuptosh edhe se përse historia jonë është kaq e errët. Me rrespekte nga Muja e Halili. /size] | |
|
Muja e Halili Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 29 Vendi : GalaxY Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet Registration date : 15/01/2009
| Titulli: Re: Skënderbeu, peng i oborreve totalitariste. Wed Jan 21, 2009 3:33 pm | |
| Ja kjo eshte nje histori e shenuar nga Ergys Mertiri . | |
|
PeriiKeputur Anëtar
Numri i postimeve : 342 Age : 111 Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA Profesioni/Hobi : ANTI-SERB Registration date : 12/05/2008
| Titulli: Re: Skënderbeu, peng i oborreve totalitariste. Thu Jan 22, 2009 12:20 am | |
| - Muja e Halili shkruajti:
- Ja kjo eshte nje histori e shenuar nga Ergys Mertiri .
Bravo Muja e Halili per kete teme e qelluar na mahnite me fakte ! | |
|