(Nga i madhi Ilia DILO SHEPERI te martirja Kaliopi Dilo e gjer te famozja Anxhela u përshfaq në teatrin e jetës së familjes së madhe të Dilajve sheperiotë një mozaik i tërë jetësor e dramatik ngjyrash ku gjithkush sheh qartë, se si rrinë të ngjizur përbërësit e këtij mozaiku: dituria dhe krijimtaria, idealizmi dhe atdhetarizmi, pasioni dhe përkushtimi, dinjiteti e krenaria,vuajtjet nga persekucioni dhe lengatat nga internimet e burgimet, shpirti i qëndresës dhe trishtimet, lotët e vetmisë dhe lotët e mallit, diskriminimi dhe dhuna, përjetimi i ofezave dhe i terrorizmit absurd, poshtërimet, provokimet, tmerri dhe vdekjet e njëpasnjëshme gjer te krimi makabër ndaj një jete të pafajshme, që shkaktoi lotët e paterur të lamtumirës, duke vazhduar me rendjen drejt dritave të ndezura të shpresës. Të GJITHA KËTO BRENDA NJË FAMILJEJE TË MADHE… Nderim e respekt për këtë fis qëndrestar, të përvuajtur e me nje të personalitet të përndritur në krye të tij!)
Jorgo Telo